Koha Jone http://www.kohajone.com/
E
Hene, 28 Korrik 2003
NESE MULOSMANAJ DO TE ISHTE GJALLE
Nga Gavrosh Levonja
Dhjete vjet me pare, me se fundi shkeli per here te pare ne token amtare Oborri
Mbreteror Shqiptar. Ndonese ne kushtet e sotme zor se nje ngjarje e tille mund
te thuhet se perben nje eveniment, ne rrethanat e atehershme, zbarkimi i
entourage-it te Mbretit Leka i I-re, per shume arsye ishte nje ngjarje e
rendesishme per politiken shqiptare te fillimit te viteve 90-te. Ne ate kohe
figura e Mbretit Zog sapo kishte nisur te pastrohej nga balta dhe boja e zeze me
te cilen propaganda e regjimit komunist kishte nxire periudhen me pozitive te
shtetit shqiptar qe pas shpalljes se pavaresise. Nderkohe Mbreti Leka per shume
shqiptare vazhdonte te shihej me shume si nje trafikant armesh e droge duke
pasur si pike referimi vetem vleresimet e Enver Hoxhes. Keshtu as mund te
pretendohej qe njerezit e Oborrit Mbreteror, duke qene dhe te panjohur, te
luanin ndonje rol te rendesishem ne ekuilibret shqiptare te asaj kohe. Nga ana
tjeter, drejtuesit e PD-se ne pushtet, pavaresisht nga propaganda kunder
socialisteve nen flamurin e antikomunizmit, me shume i trembeshin nje rritjeje
te popullaritetit te Mbretit Leka dhe shtrirjes se ndikimit te "Levizjes se
Legalitetit" partise qe si pike kryesore te statutit te saj kishte
zhvillimin e referendumit per formen e regjimit. Ne gusht te vitit 1991, vetem
nje dite pas pucit te ushtarakeve ne Bashkimin Sovjetik te athershem, kryetari i
PD-se Sali Berisha ne mitingje, ne faqet e gazetes se tij "RD", madje
duke perdorur dhe valet e "Zerit te Amerikes" do te hidhte versionin
sa absurd aq dhe qesharak te nje "komploti ne krye te te cilit ishte Leka
Zogu, i cili, ne bashkepunim te ngushte me ekstremistet e majte dhe reaksionaret
e djathte si dhe me shovinistet serbe do te realizonte vepren qe la pergjysem i
ati i tij qe erdhi ne pushtet me ndihmen e Beogradit...?!?" (Sot, pa dyshim,
nese dikush do t'ia vinte Dr. Berishes, shiritin me deklaratat e mesiperme, do
ta bente ate te skuqej). Nderkohe shtypi i PD-se qe me pas do te behej dhe
shteteror, shpesh do te rezervonte vend per shkrime kunder Ahmet Zogut dhe
epokes se tij, ne kohen qe do te vazhdonte te glorifikonte te ashtuquajturin
"Revolucion demokratiko-borgjez" te vitit 1924 dhe protagonistet e tij.
Madje, kjo do te vazhdonte dhe gjate vitit 1997, kur Berisha po rrezohej nga
pushtetit me nje levizje identike qe per ironi te fatit fillonte po nga Vlora.
Por, PD, pas ardhjes ne pushtet "u tregoi deren" disa prej shtresave
perfaqesuesit e te cilave i dhane voten me shpresen se ajo do tu kompensonte ne
mos gjithcka, nje pjese te konsideueshme te padrejtesive te pesuara mbi kurrizin
e tyre nga diktatura komuniste. Le te kujtojme dhunen e perdorur ne grevat e
urise te pronareve te ligjshem dhe te ish-te perndjekurve si dhe silurimin e
rrymes se kryesuar nga dyshja Baleta-Kalakulla ne gjirin e PD-se. Megjithate,
duke gjykuar nga veprimet e pushtetit te PD-se, te krijohej pershtypja se
Berisha ishte i interesuar te asfiksonte te djathten reale shqiptare ne menyre
qe te monopolizonte perdorimin e kartes se "antikomunizmit" kunder
socialisteve. Ne kete aspekt, drejtuesit e PD-se se atehershme nje rrezik
potencial shikonin tek avancimi i "Levizjes se Legalitetit" e cila nen
drejtimin e Nerim Kupit po fitonte dita-dites terren duke terhequr pas vetes
shtresat e mesiperme te anatemuara nga PD dhe duke fituar atributet e
perfaqesueses se te djathtes reale shqiptare. Deshmi per kete ishte shtimi i
radheve nga dita ne dite ne mitingjet e takimet qe organizonte kjo parti ne
qytete te ndryshme te vendit. Kjo do te vazhdonte madje edhe pas ndarjes se
pesuar nga legalistet me zhvillimin e dy kongreseve ne majin e vitit 1993. Nuk
mund te lihet pa permendur dhe roli i PD-se per te nxitur carjen ne fjale.
Gjithcka ne kete drejtim do te kulmonte ne 18 dhjetorin e po atij viti me
izolimin e me pas debimin skandaloz nga vendlindja te Mbretit Leka i I-re. Pra
duke pasur parasysh te tilla rrethana, nje vizite e Oborrit Mbreteror Shqiptar
dhe e pjesetareve te familjes mbreterore dukej si nje aventure apo me prane
kufijve te nje dickaje utopike. Por, mbi keto rrethana do te dominonte shpirti i
iniciatives dhe vendosmeria e ministrit te Oborrit Mbreteror, Abedin Mulosmanaj,
nje individ i cili nuk njihte kompromis kur ishte fjala per mbretin dhe te
drejtat e ketij si dhe e nje intelektuali te vertete sic ishte ing. Skender Zogu
qe se bashku me Hyll Spahine dhe miqte franceze te Mbretit Leka, shquhen edhe
sot per kontributin konkret, jo vetem me fjale ne mbeshtetje te ceshtjes se
mbretit. Me te vertete, ne kushtet e mesiperme, ardhja e Oborrit Mbreteror ne
atdhe perbente nje domosdoshmeri. E para, prania fizike e zotit Abedin
Mulosmanaj, autoriteti i te cilit tek legalistet ishte i padiskutueshem mund ti
sherbente riparimit te carjes ne radhet e "Levizjes se Legalitetit"
duke bere te luante rolin qe i takonte ne politiken shqiptare. E dyta,
perfaqesuesit e oborrit do te ndriconin elektoratin shqiptar jo vetem per te
vertetat mbi epoken e monarkise, qartesimin persa i perket nevojes se
referendumit per formen e regjimit, por dhe mbi alternativat qe ofronte mbreti
Leka lidhur me menyren e ndertimit te demokracise ne Shqiperi. Por, kryesorja
kishte te bente me ate qe zbarkimi i Oborrit Mbreteror ishte nje tatim pulsi per
nje ardhje te vete trashegimtarit te fronit brenda nje kohe te shkurter. Por,
fatkeqesisht, ne kete pike te fundit testi nuk do te rezultonte efektiv. Kjo u
pa ne qendrimin skandaloz te pushtetit te PD-se pak muaj me vone kur Mbreti Leka
do te debohej nga vendlindja e tij ne nje menyre te tille qe as te huajte
kundershtare veshtire se do te mund ta benin. Ne fakt, akoma pa ndodhur
incidenti me Leken e I-re ne dhjetor te vitit 1993, kuptohej se tolerimi, madje
dhe nje fare perkujdesje ndaj aktiviteteve te ministrit Mulosmanaj dhe
perfaqesuesve te tjere te oborrit, ishin me teper nje veprim taktik i Berishes.
Kreu i shtetit shqiptar te asaj kohe duke qene ne dijeni te mosperputhjeve te
Mulosmanajt dhe Nerim Kupit, i krijoi hapesire te parit ne menyre qe te fitonte
terren pjesa e LL-se "antiKupi", e cila sic do te dukej dhe me pas,
ishte nen kontrollin e Berishes. Madje, segmente te pushtetit te asaj kohe do te
infiltronin njerez dhe prane rrethit te zotit Mulosmanaj, gje qe u pa qarte dhe
ne ngjarjet e vitit 1997, ku Mbretin Leka tentuan ta shfrytezojne si nje mjet
per te destabilizuar vendin fillimisht me kontestimin e rezultatit te zgjedhjeve
te 29 qershorit te vitit 1997. Se dyti, duke qene se koha e qendrimit ne
Shqiperi e njerezve te Oborrit Mbreteror, ishte tejet e kufizuar, Mulosmanaj dhe
te tjeret, nuk shiheshin si nje rrezik imediat per pushtetin e PD-se, e cila
ishte akoma nen euforine e 22 marsit te nje viti me pare. Pavaresisht nga keto,
vizita e njerezve me te afert te Mbretit Leka ne Shqiperi ishte nje sukses. Pas
kesaj alternativa e nje force te trete qe do te ndryshonte ekuilibret ne
politiken shqiptare u be me e prekshme. Krahas kesaj, aktiviteti i njerezve te
oborrit, me ne krye Abedin Mulosmanajn, do t'i sherbente dhe heqjes se baltes
shumevjecare qe ishte hedhur nga propaganda komuniste dhe e kundershtareve te
tjere mbi figuren dhe epoken e Mbretit Zog. Por, mbi te gjitha, me kete u shtrua
dhe traseja per nje ardhje te mundshme te Mbretit Leka si dhe nje aktivizim i
tij ne zhvillimet politike te Shqiperise. Tashme, e djathta reale shqiptare
dukej se e kishte vetem nje hap larg simbolin e saj, personaliteti i te cilit do
ta drejtonte e konsolidonte duke sjelle prane pushtetit. Sot kur jane mbushur
dhjete vjet nga vizita e Oborrit Mbreteror ne Shqiperi ia vlen te hapet dhe nje
paranteze. Nuk ka si te mos duket nje paradoks qendrimi mosperfilles i krereve
te sotem legaliste ndaj nje evenimenti historik per "Legalitetin" por
dhe gjithe mbreteroret sic ishte vizita e pare e perfaqesuesve te Oborrit
Mbreteror. Aq me teper mund te thuhet kjo dhe persa i perket "harreses"
ndaj te ndjerit Abedin Mulosmanaj, njeriu qe ne cdo hap ishte me mbretin dhe
prane mbretit. Mbi te gjitha, po te merret ne konsiderate fakti se dhe njerezit
e lidershipit te sotem legalist e shohin veten ne ato pozita vetem fale
sugjerimeve te Abedin Mulosmanajt. Nuk dihet nese ndokush ne seline e PLL-se
mban te varur ne zyre ndonje fotografi te tij. Se fundi, nese Mulosmanaj do te
ishte gjalle, ashtu parimor sic ishte, do t'i flakte me perbuzje oferta per
pazare qe lidhin pronat dhe te drejtat legjitime te mbretit me voten per mandate
ministrash.