28/11/2003   http://www.korrieri.com/

Pershendetje e NMT Leka I -Mbret i Shqiptareve per Festen Kombetare - 28 Nentori 2003
"Te dashur motra dhe vellezer, Ne ju dergojme pershendetjet vellazerore dhe urimet me te mira per Festen tone Kombetare, 28 Nentorin, diten e shenjte te shpalljes se Pavaresise dhe te ngritjes se Flamurit Kombetar ne Vloren historike. Kjo dite e bekuar, qe i bashkoi te gjithe shqiptaret do te jete gjithmone Dita e Kombit Shqiptar. Flamuri Kombetar eshte pjese e ndergjegjes te te gjithe shqiptareve, ne te gjitha trojet e te pareve tane. Shqiptaret, te shperndare ne bote, tek Flamuri Kombetar kane zemrat e tyre dhe shohin te ardhmen e tyre, gjithmone te lidhur me Atdheun. Ne shprehim bindjen se politika kombetare eshte rruga me dinjitoze per vazhdimesine e Kombit Shqiptar dhe zgjidhjen e Ceshtjes Kombetare. Kjo duhet te jete baza e veprimtarise sone, sipas motos "Atdheu mbi te gjitha!" Duke jetuar bashke me shqiptaret, ketu ne Shqiperi, ne e dime se duhet punuar ne shume drejtime, per te rritur dinjitetin e cdo shqiptari, per te siguruar nje shtet qe te punoje me mire per te gjithe shiptaret. Le ta fillojme kete detyre kombetare te gjithe bashke, qe shqiptaret te sigurojne nje shtet ligjor, me rend e drejtesi, qe u garanton pune per familjet e tyre dhe u siguron rnireqenie dhe dinjitet. Motra dhe vellezer, Gezuar Festen tone Kombetare, Diten e Flamurit!

Rrofte Kombi Shqiptar!

Vellazerisht Leka I - Mbret i Shqiptareve


Faqja 19 - RAJON

Nentor 28, 2003

 
Rugova: Ju tregoj flamurin e ri tė Kosovės
 

Francesko Battistini
"Corriere della Sera"

PRISHTINE

Njė shqiponjė dykrenare nė njė qark tė kuq, e vendosur nė sfondin blu, njė yll gjashtėcepėsh si ai i Skėnderbeut dhe mbishkrimi Dardania. Kėto do tė jenė elementėt e rinj tė flamurit tė Kosovės, e cila pret tė fitojė pavarėsinė madje para vitit 2005, siē deklaron edhe presidenti i saj, Ibrahim Rugova. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Corriere della Sera", lideri kosovar tregon pėrgatitjet pėr pavarėsinė dhe zbulon projektet e tij pėr tė ardhmen e vendit.

Presidenti Rugova, ėshtė e vėrtetė qė keni ndėrruar fenė tuaj nė atė kristiane?
Tė themi qė tashmė ushqej njė farė simpatie pėr kulturėn kristiane dhe atė perėndimore.

A mund ta quajmė njė rrugė tė re shpirtėrore kėtė tuajėn?
Kultura jonė ėshtė perėndimore. Edhe historikisht, besimi i parė fetar i praktikuar nga populli shqiptar ishte kristianizmi. Xhamitė dhe tė tjerat mbėrritėn te ne mė vonė. Me ardhjen e osmanėve, njė pjesė e popullsisė ndėrroi fenė me detyrim. Kjo vazhdoi edhe pas rėnies sė Skėnderbeut dhe rezistėncės sė tij ndaj invazionit turk.
Njė rikthim te rrėnjėt atėherė…
Ka patur njė ndikim mysliman shumė tė thellė, i cili edhe sot shfaqet te emrat dhe traditat e popullit tonė. Myslimanė dhe tė krishterė janė integruar me njė farė harmonie mes tyre. I vetmi shkak i mbijetesės sonė ishte toleranca reciproke. Pa tė do tė ishim zhdukur prej kohėsh. Tashmė secili mund tė zgjedhė lirisht fenė e tij…
Por ju jeni presidenti i vendit…
Interesi im kulturor dhe shpirtėror ėshtė krejtėsisht personal. E shihni atė pikturė (tregon njė pikturė nė sfond tė gjelbėr). Ėshtė vepėr e Pjeter Bogdanit. Ishte peshkop i Kosovės, qė nė vitin 600 luftoi hyrjen e islamit nė kėtė vend. Njė figurė e jashtėzakonshme dhe shumė aktuale pėr atė qė kėrkon tė kuptojė kėto epoka pėrballjesh mes qytetėrimeve tė ndryshme.

Kur do tė pagėzoheni?
Tė shohim, tani pėr tani synimi im ėshtė mbi tė gjitha politik. Unė kam pėr qėllim tė promovoj njė tolerancė tė vėrtetė mes kristianėve dhe mylimanėve.

Keni ndėrmend tė ndėrtoni njė mauzoleum pėr Nėnė Terezėn?
Ėshtė ėndrra ime; njė muze pėr Nėnė Terezėn e Kalkutės, njė shqiptare dhe njė kristiane e madhe. Ėshtė projektuar nga dy arkitektė italianė, Bruno Valente e Giuseppe Durastanti.

Por, a nuk mund t'i pėrdorni kėto fonde pėr nevoja mė urgjente?
Projekti do tė financohet nga donacione individuale. Sidoqoftė, ne na duhen kėto simbole. Dhe fundi i fundit, me fondet e njė kishe nuk mund tė ndryshojė ekonomia e vendit.
E cilit vend ? Ju flisni pėr pavarėsi dhe amerikanėt kanė caktuar vitin 2005 si datė pėr diskutimet e statusit, por Kosova varet ende nga Serbia, tė paktėn zyrtarisht...
Do tė jemi tė pavarur para vitit 2005. Dhe kjo ėshtė hipotezė realiste.

Ju jeni nė favor tė kthimit tė serbėve nė zona si Peja, qė kontrollohen nga ushtarėt italiane, ku bashkėjetesa ėshtė e thuajse pamundur?
Po, tashmė janė kthyer rreth 7 000 serbė. Por kjo varet nga zgjedhjet individuale dhe jo nga propaganda e Beogradit, qė krijon shpesh destabilitet.

Nė Vjenė, nė bisedimet e para Prishtinė-Beograd, ishit vetėm ju. Krerėt e lartė tė ish-UĒK-sė dezertuan. Pse ?
Ndodhesha atje si president i Kosovės. Tė tjerėt hezituan. Por kjo bėn pjesė nė dialektikėn normale tė demokracisė.

Ėshtė e vėrtetė qė Beogradi ėshtė gati tė heqė dorė nga Kosova nė kėmbim tė dy miliardė dollarėve dhe hyrjes nė BE?
Nuk di asgjė. Pėr ne ēmimi i paguar ėshtė lufta. Pastaj, nėse serbėt duan tė hyjnė nė BE, kjo ėshtė puna e tyre.

Sa duhet tė zgjasė prania ndėrkombėtare nė Kosovė?
Misioni i OKB-sė po i transferon thuajse tė gjitha kompetencat autoriteteve tona. Pėrsa i pėrket NATO-s, bazat do tė vazhdojnė tė jenė kėtu.

Si do tė jetė Kosova e pavarur ? Ēfarė flamuri do tė ketė? A do tė ndryshojnė kufijtė?
Flamuri ynė ėshtė gati tashmė. Njė shqiponjė shqiptare nė njė qark tė kuq tė vendosur nė sfondin blu, si qielli, symbol i tolerancės dhe Europės. Do tė jetė edhe mbishkrimi Dardania, emri i lashtė i Kosovės, si dhe njė yll me gjashtė cepa, ylli i Skėnderbeut. Ndėrsa, kufijtė nuk do tė ndryshojnė; nėse e bėjmė kėtė do tė kemi konflikte nė tė gjithė Ballkanin.

A do tė valėvitet ky flamur nė katedralen e Nėnė Terezės?
Shpejt pėr ta thėnė njė gjė tė tillė. Ekzistion terreni, guri i parė ėshtė hedhur. Nė vitin 2004 do tė nisin punimet dhe mė pas na duhet ta mbarojmė shpejt ndėrtimin e katedrales.

Pse ?
I kam kėrkuar Papės tė vijė kėtu pėr ta inaguruar atė.