29/05/2003

 http://www.korrieri.com/

 
Legalistet, ngrijne bisedimet e opozites
Mosnjohja me ndryshimet e parashikuara ne Kodin Zgjedhor detyron PLL te terhiqet nga negociatat me partite opozitare, per bashkepunimin ne zgjedhjet lokale. Rritet tensioni ne seline blu

TIRANE - Partia "Levizja e Legalitetit" ngrin bisedimet me partite opozitare, ne lidhje me formulat e ballafaqimit ne zgjedhjet vendore te vjeshtes se ketij viti. Ky vendim politik i legalisteve, do te jete ne fuqi deri ne sqarimin e plote te kuadrit ligjor per zgjedhjet. Lajmi eshte bere publik nga ana e kryetarit te PLL, Eqrem Spahiu. Sipas tij, per te kthjelluar me mire situaten rreth ndryshimeve ne ligjin per zgjedhjet, PLL eshte e angazhuar plotesisht ne baze dhe ne takime dypaleshe me partite parlamentare per reformen zgjedhore. "PLL keto dite do te organizoje nje tryeze te perbashket me partite parlamentare per te unifikuar qendrimet e tyre per Kodin Zgjedhor", ka theksuar Spahiu. Sipas tij, nuk eshte e veshtire te dalesh ne konkluzionin se mosrespektimi dhe cenimi i votes se lire, eshte shkaku kryesor i kesaj qe po vuan shoqeria dhe shteti shqiptar. Kreu i legalisteve informon se ne kalendarin 2-javor (26 maj-5 qershor 2003) te punimeve te Kuvendit, eshte jane vene ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. "Sipas kalendarit, projektligji do te shqyrtohej vetem ne Komisionin e Ligjeve ne datat 27 dhe 28 maj, dhe do te kalonte ne seance plenare per miratim me daten 29 maj 2003, ne nje kohe qe projektligji nuk u ishte shperndare deputeteve, e aq me teper kryetareve te grupeve parlamentare qe jane anetare te Byrose se Kuvendit. Ketu fillon cudia dhe dyshimi me i madh", thote Spahiu, duke pretenduar per shkelje te te gjitha procedurave parlamentare. "Duke u nisur nga kjo, PLL i ben thirrje Kryetarit te Kuvendit Servet Pellumbi, qe te vere ne dispozicion te deputeteve, sa me shpejt, projektligjin per Kodin Zgjedhor, qe eshte nder ligjet me te rendesishme te Kuvendit dhe ka te beje direkt me proceset e ardhshme zgjedhore, qe jane jetike per shqiptaret dhe Shqiperine", ka theksuar Spahiu. Sipas tij, eshte ky konfuzion persa i perket reformes zgjedhore, ai qe ka shtyre PLL qe te ngrije per momentin negociatat ne lidhje me formulat e ballafaqimit ne zgjedhjet vendore. Spahiu eshte i mendimit se projektligji duhet t'i nenshtrohet nje debati dhe shqyrtimi te gjere ne te gjitha komisionet dhe grupet parlamentare per cdo kapitull, nen, paragraf, rresht, fjale, pike dhe presje. Kreu i PLL u ka bere thirrje socialisteve qe te mos perdorin shumicen e kartonave ne Kuvend per te kaluar nje projektligj, qe eshte ne dem te pluralizmit dhe demokracise ne Shqiperi, si dhe kryetarit te PD Sali Berisha, qe te mos behet pale, por t'i kundervihet skenarit te PS.

A. META


Ndryshuar: E Enjte, 29 Maj, 2003

Copyright 2002 Shekulli http://www.shekulli.com.al/

Spahia: Berisha tė mos bėhet palė me PS pėr reformėn zgjedhore

TIRANE- Vazhdojnė negociatat pėr zhvillimin e njė tryeze tė pėrbashkėt opozitare mes reformatorėve dhe legalistėve. Pas takimit Pollo- Spahia dje nė zyrat e kryesisė, nėnkryetari i PLL, Murat Basha dhe ai i reformatorėve Nard Ndoka zhvilluan njė tjetėr takim pikėrisht pėr procedurat qė do tė ndiqen pėr mbajtjen e njė tryeze tė pėrbashkėt pėr mundėsinė e bashkėpumimit dhe platformėn zgjedhore. Ndėrkohė nė tryezėn e ardhshme pritet tė marrin pjesė tė gjitha partitė e vogla pėr tė kundėrshtuar marrėveshjen PS-PD pėr reformėn zgjedhore. Kjo iniciativė u rikonfirmua dje edhe nga kryelegalisti Eqerem Spahia. Nė njė deklarim pėr shtypin, ai u shpreh se PD duhet tė japė sqarime pėr marrėveshjen e dytė tė nėnshkruar nė zyrat e OSBE me PS lidhur me reformėn zgjedhore. “PLL i bėn thirrje PD dhe Sali Berishės si rithemelues i pluralizimit nė Shqipėri, qė tė mos bėhet palė, por t’i kundėrvihet skenarit tė PS. Aktualisht PLL ka ngrirė bisedimet me partitė opozitare pėr zgjedhjet e ardhshme tė pushtetit lokal, por ėshtė e angazhuar totalisht nė bazė dhe nė takime bilaterale me partitė parlamentare pėr reformėn zgjedhore”, -tha Spahia. Ai gjithashtu i kėrkoi kryetarit tė Kuvendit Servet Pėllumbi qė ky i fundit tė vendosė nė dispozicion tė deputetėve projektligjin pėr Kodin Zgjedhor. “Projektligji duhet t’i nėnshtrohet njė debati dhe shqyrtimi tė gjerė nė tė gjitha komisionet dhe grupet parlamentare”, -shtoi Spahia.
N.P


 

Spahia pezullohet nga punimet, s'pranon tė dalė nga salla

Lajmi i ores 1:30 PM

Parlamenti shqiptar

TIRANE (29 Maj) - Ndėrpritet pėrkohėsisht seanca plenare e paradites sė sotme. Gjatė raportimit tė ministrit tė rendit Luan Rama, mbi qėndrimin e forcave tė policisė nė protestėn e ish-tė pėrndjekurve, ka reaguar deputeti legalist Ekrem Spahia. Ky i fundit ka fyer dhe sharė ministrin, duke u pėrpjekur tė hedhė poshtė deklaratat, sipas tė cilave, policia ka zbatuar ligjin. Qėndrimi i Spahisė ka deturuar kryetarin e Kuvendit Servet Pėllumbi, tė urdhėrojė pezullimin e tij pėr 15 ditė dhe largimin e menjėhershėm nga salla. Spahia nuk ka pranuar tu bindet rojeve tė parlamentit, qė kėrkonin ta shoqėronin pėrjashta dhe kjo ka sjellė ndėrprerjen e seancės. Pėr disa minuta deputetėt kanė qėndruar nė sallė, nė pritje tė largimit tė Spahisė, dhe seanca ka rifilluar kur ai ka dalė nga salla. anjo/ro (BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/

 
 
Faqja 4 - POLITIKE

Maj 30, 2003

Maj 29, 2003

 
 
SHKURT
 
Legalistėt tryezė pėr Kodin

Legalistėt i kėrkuan dje kryetarit tė PD-sė, Sali Berisha, qė tė mos bėhet palė me socialistėt lidhur me miratimin e Kodit tė ri Zgjedhor. Spahia vuri nė dukje se partia e tij kėto ditė do tė organizojė njė tryezė tė pėrbashkėt me partitė parlamentare pėr tė unifikuar qėndrimet e tyre mbi Kodin Zgjedhor.