E Shtune, 29 Nentor 2003 Copyright ? KOHA JONE
LEKA I PARE, URON FESTEN E PAVARESISE
Trashegimtari i fronit Mbreteror Leka i Pare, uroi dje gjithe shqiptaret per
festen e shpalljes se pavaresise. Nepermjet nje mesazhi qe percolli dje permes
mediave, djali i vetem i mbretit Ahmet Zogu, u shpreh se Dita e Flamurit ishte e
shenjte per mbare kombin shqiptar ne te gjitha trojet, ku jetojne shqiptaret.
Sipas tij, festa e Pavaresise, zinte nje vend te rendesishem ne historine
kombetare te atdheut tone. "Atdheu mbi te gjitha eshte edhe sot motoja jone.
Shqiptaret kudo qe jane vazhdojne te nderojne festen kombetare si simbolin e
krijimit te kombit" thuhej ne mesazhin e Mbretit Leka. Pinjoli i familjes
mbreterore, tha gjithashtu se te gjithe se politikanet kane detyren kryesore dhe
pergjegjesine per te cuar perpara zhvillimet demokratike te vendit. Sipas tij
duhet te shtoheshin perpjekjet nga te gjithe shqiptaret kudo ku ndodhen, qe
vendi te permiresoje imazhin e tij. Kjo eshte festa e dyte e paveresise qe
familja e mbretit Zog feston ne Shqiperi, pas kthimit te tyre para nje viti e
gjysem nga megimi i gjate prej 63 vjetesh.