29/12/2003 Shekulli

BBC 1, fyen flamurin tonė kombėtar

 

Shekulli online

Njė incident i rėndė ka ndodhur nė studiot e BBC 1. Himni kombėtar shqiptar ėshtė nėpėrkėmbur nė njė prej emisioneve tė televizionit britanik BBC 1. Incidenti ka ndodhur gjatė transmetimit tė telenovelės sė quajtur "Easteanders" ditėn e mėrkurė, nė orėn 20-21, ku janė hedhur fjalė fyese nga regjisorja e emisionit, ndaj aktorit kryesor Shane Riēi (Shane Ritchie), nė rolin e Alfi Munit (Alfie Moon). Fjalėt qė ajo ka thėnė nė anglisht kanė qenė "An she fart the Albanian anthem?" , qė nė gjuhėn shqipe pėrkthehen "Dhe ajo i lėshoi gazra himnit shqiptar?". Qindra emaile i janė drejtuar redaksisė sė BBC qėndrore, ku thuhej se pėr shqiptarėt, ajo qė ndodhi nė Eastenders ėshtė njė akt i turpshėm, qė komb i madh dhe mik i vendit tonė bėn ndaj njė kombi tė vogėl. Flitet pėr masa tė rrepta qė mund tė merren ndaj regjisores, ndėrkohė qė stafi i kėtij telvizioni e ka konsidruar ngjarjen si njė lapsus. Ndėrkohė qė mesazhe pa fund i janė drejtuar redaksisė sė gazetės “Shekulli” online, ku kėrkohet publikimi i kėtij lajmi si dhe njė notė protestė qė stafi i BBC nė gjuhėn shqipe duhet tė bėjė ndaj regjisores qė fyeu simbolin tonė kombėtar.


 

Faqja 2 - FAQE E PARE

Dhjetor29, 2003

 
PAS PROTESTAVE TE EMIGRANTEVE NE ANGLI
BBC u kėrkon ndjesė shqiptarėve
Deklarata: Emisioni nuk kishte qėllim fyerjen
 

 

LONDER

BBC u kėrkon ndjesė emigrantėve shqiptarė, nėse u ka fyer himnin nė njė emision tė saj. Nė kėtė mėnyrė emigrantėt tanė nė Angli kanė arritur tė mbrojnė me dinjitet dhe qytetari simbolin e tyre, himnin kombėtar shqiptar. Dy ditė pas reagimeve indinjuese tė komunitetit shqiptar nė Londėr, ka reaguar edhe gjiganti televiziv BBC, nė njė emision tė tė cilit u poshtėrua himni kombėtar. Ky ėshtė rasti i parė gjatė kėtyre viteve qė emigrantėt shqiptarė kėrkojnė me insistim respektimin e kombėsisė sė tyre dhe tregohen kaq tė ndjeshėm ndaj ndjenjave tė tyre nacionale.

Reagimi
Televizioni BBC dje ėshtė detyruar tė sqarojė me anė tė njė komunikate publike teleshikuesit e saj shqiptarė, qėllimin e programit televiziv, ku pretendohet se ėshtė fyer himni kombėtar shqiptar. Sipas zėdhėnėses sė gjigantit televiziv, programi "Eastenders Christmas Party" (ku ėshtė konsumuar dialogu fyes) ishte njė program argėtues dhe nuk kishte aspak si synim qė tė shkaktonte ndonjė fyerje tė qėllimshme ndaj shqiptarėve. "Ky ishte njė program special pėr Krishtlindje me aktorėt e telenovelės sė famshme tė televizionit tė BBC-sė, 'Eastenders' ", thuhet nė reagimin e Zyrės sė Shtypit tė BBC-sė. Pas kėtij sqarimi zėdhėnsja e BBC-sė, ėshtė shprehur se kėrkon falje publike nė rast se programi nė fjalė ka shkaktuar fyerje te shqiptarėt.

Fyerja
Protestat e emigran-tėve shqiptarė ndaj televizionit BBC kanė nisur mbrėmjen e sė mėrku-rės, duke vazhduar deri dje, kur erdhi edhe reagimi. Incidenti ka ndodhur nė njė nga emisionet mė tė famshme tė BBC1, "Easteanders", njė telenovelė qė transmetohet katėr herė nė javė. Mbrėmjen e sė mėrkurės njė nga aktorėt kryesorė tė telenovelės ishte i ftuar nė njė mbrėmje tė veēantė me rastin e Krishtlindjeve, ku ėshtė konsumuar edhe dialogu fyes ndaj himnit kombėtar shqiptar. Gjatė bashkėbisedimit regjisorja dhe njėkohėsisht njė nga aktoret mė tė famshme komikė nė Angli, Jo Brand, i drejtohet aktorit kryesor Shane Ritchie me fjalėt: "An she fart tė Albanian anthem", qė nė shqip pėrkthehet, "a mund tė pjerdhė ajo himnin shqiptar". Tė indinjuar nga ky dialog, tek i cili ishte e pakuptimtė logjika qė dontė tė shprehte batuta, me himnin shqiptar, emigrantėt tanė kanė reaguar menjėherė me anė tė letrave ndaj stacionit televiziv BBC. Madje njė prej emigrantėve ėshtė shprehur se "ėshtė shumė poshtėruese qė kur njerėzit bashkohen pranė familjeve nė kėtė ditė gėzimi, producentėt e kėsaj telenovele gjejnė momentin pėr tė abuzuar dhe fyer himnin shqiptar".


Kush ėshtė artistja qė fyeu himnin shqiptar

Fillimet e Jo Brandit nė botėn e artit anglez janė tejet tė rastėsishme. Ajo ka lindur nė qytetin Kent nė Jug tė Anglisė, ku, pasi ka mbaruar shkollėn fillore dhe tė mesme, filloi tė punojė si infermiere, duke ndjekur hapat e nėnės sė saj. Puna ēdo ditė me njerėz tė droguar, abuzues alkoli dhe tejet tė dėshpėruar, nė njė ambient tejet tė vėshtirė pėr tė punuar bėri qė sensi i saj i humorist tė shtohej edhe mė shumė. Duke punuar si infermiere Jo kuptoi se ajo kishte ndjesinė pėr t'i dashur njerėzit, kishte mundėsinė tė komunikonte me ta. Pas suksesit tė saj tė parė me pjesė komike, ku vė nė lojė politikanėt dhe njerėzit e shėndoshė, ajo gjithnjė e mė shpesh filloi tė ishte e pranishme nė programe tė ndryshme televizive, madje tė prodhojė edhe emisione tė saj humoristike. Ajo ėshtė fituese e shumė ēmimeve si dhe autore e disa librave dhe disa skenareve pėr telekomedi.


Emigrantėt shqiptarė tė pakėnaqur nga ndjesa e BBC

Duket se reagimi i djeshėm i BBC-sė nuk i ka qetėsuar emigrantėt shqiptarė, tė fyer nga tallja me himnin kombėtar. Tė kontaktuar nga Gazeta disa prej tyre janė shprehur se ndjesa qė kėrkoi gjiganti televiziv ishte tepėr e zbehtė. "Ne jemi ofenduar dhe nuk ka asnjė mėdyshje pėr kėtė, siē shprehet zėdhėnėsja e BBC-sė", thotė njė nga emigrantėt. Edhe gjatė ditės sė djeshme emigrantė tė ndryshėm shqiptarė, qė punojnė e jetojnė nė Londėr por edhe nė kryeqytete tė tjera tė botės, kanė vazhduar tė protestojnė nėpėrmjet letrave dhe postės elektronike jo vetėm pėr talljen qė iu bė himnit, por edhe pėr ndjesėn aspak serioze tė drejtuesve tė televizionit BBC. "Duhet t'i kėrkojnė falje tė vėrtetė tė gjithė shqiptarėve dhe tė pranojnė qė kanė gabuar". Ndėrkohė protestave ndaj BBC i ėshtė bashkuar edhe Forumi Rinor Demokrat Shqiptar.