29/12/2003 Shekulli

Ulqini: “Rama 62%, Ngjela 38%” Kreu i PS-sė sė Tiranės: “Fitorja ishte e qartė dhe spektakolare”

Kryetari i PS-sė sė Tiranės konfirmoi dje fitoren e Edi Ramės. Sipas tij, PS-ja mori 52%, ndėrsa PD-ja 40%

Edi Rama konfirmon fitoren

Ulqini: “Rama 62%, Ngjela 38%” Kreu i PS-sė sė Tiranės: “Fitorja ishte e qartė dhe spektakolare”

Darina Tanushi

TIRANĖ – Partia Socialiste e Tiranės nxori dje rreth mesnatės rezultatet paraprake tė zgjedhjeve nė Tiranė, ku sipas tyre doli firues Edi Rama me mbi 62% tė votave, ndėrsa Partia Socialiste si subjekt ka marrė rreth 52%. Vetė Rama, i shoqėruar edhe nga deputeti Erjon Braēe, ka qenė mbrėmė rreth orės 23.30 nė selinė e PS-sė pėr tė dėgjuar rezultatet e shpallura nga Ulqini. Ndėrkaq, sipas kėtyre rezultateve paraprake tė PS-sė sė Tiranės, tė publikuara nga kryetari i saj Musa Ulqini, kandidati i PD-sė Ngjela ka marrė rreth 38%, ndėrsa PD-ja si subjekt ka marrė nėn 40%. Burimet nga PS-ja bėnė tė ditur se nė zgjedhjet e 12 tetorit nė kėto qendra ku u pėrsėritėn zgjedhjet, votuan 48 mijė zgjedhės, ndėrkohė qė dje, kanė marrė pjesė 29100 ose 60.7% e zgjedhėsve qė morėn pjesė nė 12 tetor. E pėrllogaritur me pėrafėrsi kjo arrin nė njė pjesėmarrje rreth 27%. Tė njėjtat burime thanė se rreth 600 vota kanė qenė tė pavlefshme. Edi Rama ka ngritje nė njėsinė 3 nė Kombinat, nė njėsinė 5 nė Tiranė tė Re, por nuk mund tė thuhet njė gjė e tillė pėr Laprakėn. Kryetari i PS-sė pėr Tiranėn Musa Ulqini tha se kjo ėshtė njė fitore historike e PS-sė nė kryeqytet. “Asnjė komisioner nuk ka braktisur punėn nė 118 qendrat e votimit nga asnjė forcė politike dhe i gjithė dokumentacioni ėshtė i firmosur nga tė gjithė komisioneret”, - tha Ulqini. Unė besoj, tha ai, se komisoni i bashkisė do tė konfirmojė fiks, rezultatin qė ne parashtruam dhe me siguri do tė ketė edhe ndonjė shtesė nė numrin e votave sidomos pėr kandidatin Rama. “Dua tė them se me gjithė pėrpjekjen qė bėri zoti Berisha dhe gjithė tė tijtė pėr tė zhbėrė fitoren e PS-sė dhe tė zotit Edi Rama nė qytetin e Tiranės, ai nuk arriti ta bėnte njė gjė tė tillė. Kjo fitore pėr ne ėshtė historike”, - u shpreh Ulqini. Ai ka falenderuar “tė gjithė qytetarėt e kryeqytetit qė me gjithė neverinė dhe pėrbuzjen qė kishin pėr vendimin absurd tė Kolegjit Zgjedhor dhe pėr mėnyrėn se si e trajtoi kėtė ēėshtje PD-ja, Ngjela dhe gjithė stafi i tij arritėn t’i pėrgjigjeshin ftesės sonė pėr tė marrė pjesė nė votime 60% e tyre votuan nė qytetin e Tiranės dhe PS-ja dhe kandidati i saj arritėn njė rezultat spektakolar”, tha kreu i PS-sė pėr Tiranėn. Ai ka falenderuar edhe socialistėt dhe sidomos stafet qė ndihmuan nė kėto zgjedhje. “Falenderoj edhe komisionerėt qė kėtė herė nuk bėnė shaka me ligjin dhe zbatuan me rigorozitet atė. Kjo ėshtė njė fitore e thellė e qartė dhe e padiskutueshme dhe i ka brenda tė gjitha pėrgjigjet pėr Berishėn, Ngjelėn dhe pėr zotin Vili Minarrolli”, tha Ulqini.




Rezultatet e deklaruara nga PS
Edi Rama 62%
Spartak Ngjela 38%


PS 52%
PD 40%

Votues gjithsej 129 000
Votuan 29 100 ose 27%
Vota tė pavlefshme 600
Votuan mė 12 tetor 48 000

 

Zgjedhjet nė Tiranė, Rama rikonfirmohet kryebashkiak

Lajmi i ores 8:15 AM

Edi Rama

TIRANE (29 Dhjetor) - Socialistėt kanė rikonfirmuar edhe njėherė fitoren e tyre nė kryeqytet. Rezultati i djeshėm i orėve tė vona tė mbrėmjes, sipas kryetarit tė PS-sė sė Tiranės, Musa Ulqini nxorri fitues kandidatin socialist Edi Rama me 60% tė votave kundrejt 40% tė tyre tė marra nga kandidati demokrat Spartak Ngjela. Ndėrsa PS ka deklaruar se Edi Rama ka fituar zgjedhjet, PD e ka mohuar kėtė rezultat vetėm ka evidentuar faktin se ka pasur njė pjesmarrje tė vogėl nė votime dhe nuk janė lejuar tė votojnė sėrish ata njerėz qė janė nė zonat elektorale ku zhvilloheshin zgjedhjet. Ndryshe nga procesi i votimit tė 12 tetorit, asnjė nga shtabet elektorale tė kandidatėve nuk dha asnjė informacion nė lidhje me rezultatet paraprakle tė votimit, para orės 23:00, pasi tė ishin dorėzuar tė gjitha procesverbalet. 12 tetori dhe mėnyra se si u operua nga tė dy shtabet, duket se e bllokoi informacionin e rezultatit para dorėzimit tė tė gjitha procesverbaleve nė KZQV e bashkisė sė Tiranės. Shtabet elektorale i frikėsoheshin largimit tė komisionerėve dhe mosfirmosjes sė procesverbaleve ngė ata, nėse do tė mėsohej rezultati paraprak i votimit. Votimi i djeshėm ėshtė cilėsuar si mė demokratiku, ku ka mbizotėruar toleranca dhe mirėkuptimi mes anėta-rėve tė komisioneve tė qendrave tė votimit. Kryetari i PS Tiranė, Musa Ulqini, i cili ishte dhe kreu i shtabit elektoral tė Ramės e karakterizoi votimin e djeshėm si procesin mė korrekt zgjedhor nė Shqipėri. Por nė votimin e djeshėm ra ndjeshėm nė sy pjesėmarrja mjaft e ulėt e qytetarėve nė votim, tė cilėt ishin nė nivelin e 27% tė tyre. Sipas Ulqinit, nė krahasim me 12 tetorin, morėn pjesė 60.7% e votuesve kryeqytetas. Megjithėse KQZ-ja kishte shpėrndarė nė ēdo shtėpi qytetarėve, fletėpalosjen me anėn e sė cilės lajmėroheshin qytetarėt se ku do tė votonin, pėrsėri kryeqytetasit u treguan mjaft indiferentė ndaj votimit. Pothuaj nga tė gjithė aktorėt qytetarėve iu bė thirrje pėr tė votuar. Rivotimi nė 118 qendra, u vendos nga Kolegji Zgjedhor, i cili mori nė shqyrtim kėrkesėn e kandidatit demokrat Ngjela, pėr tė rikthyer votimin nė kėto qendra tė cilat KQZ-ja i kishte nxjerrė tė pavlefshme. Nė zgjedhjet vendopre tė 12 tetorit, kandidati socialist Edi Rama fitoi pėrballė Ngjelės me njė diferncė prej 25 mijė votash. dxh/dxh (GazetaShqiptare/Balkaneb)
 
 
Faqja 4 - POLITIKE

Dhjetor29, 2003

 
NENSHKRUHET MARREVESHJA E KOALICIONIT
 
Nano siguron votat pėr qeverinė
Presidenti Moisiu dekreton kabinetin tė hėnėn

Aristir Lumezi


Nano mbėrriti dje pasdite me marrėveshjen e re nė dorė tek Presidenti i Republikės, pėr tė marrė afatin se kur do tė bėhen dekretimet e emrave tė ministrave. Ndėrkohė pritet qė kėto dekrete tė bėhen tė hėnėn paradite dhe pasdite tė kalojnė nė parlament. Gjatė negociatave tė mesditės sė djeshme dhe finalizimit tė tyre me njė marrėveshje, u ra dakord qė brenda javės sė dytė tė janarit 2004, tė nėnshkruhen marrėveshje bilaterale me tė gjitha partitė dhe Partisė Socialiste. Ndėrsa dje edhe Lufter Xhuveli iu bashkangjit tė majtės. Tre votat e PAA do tė shkojnė pėr qeverinė e Fatos Nano. Arritja e kėsaj marrėveshjeje, u finalizua edhe me nga njė gotė shampanjė nė fund. Koalicioni Alenaca pėr Shtetin ndėrron emrin, por jo pėrbėrjen e saj. Partitė e koalicionit tė vjetėr, PS, PSD, PBDNJ, PAA, PAD dhe PDS zyrtarizuan dje bashkėpunimin e tyre duke e pagėzuar atė me emrin "Koalicioni pėr Integrim". Nano e Ruēi mblodhėn nė Pallatin e Kongreseve, Gjinushin, Dulen, Xhuvelin, Cekėn, Milon dhe sekretarėt e pėrgjithshėm tė tyre pėr tė nėnshkruar marrėveshjen nė fjalė. Nė kėtė marrėveshje, anėtarėt e tij angazhohen tė mbėshtesin qeverinė e rikompozozuar sipas vullnetit tė tyre politik. Por partitė pėrbėrėse tė koalicionit do tė jenė aktive nė kėtė rikompozim duke u pėrfaqėsuar me mirėkuptim nė nivele tė ndryshme tė qeverisjes ekzekutive. Nė njė nga pikat e kėsaj marrėveshje, grupet parlamentare tė partive pėrbėrėse tė koalicionit, detyrohen tė votojnė "pro" tė gjithė projektligjeve tė rėndėsishėm qė mbėshtesin reformat pėr integrimin e vendit nė strukturat euroatlantike. Me nėnshkrimin e kėsaj marrėveshje kabineti i ri qeveritar, i cili pritet tė votohet tė hėnėn nė parlament, do tė ketė votat e duhura pėr t'u miratuar. Edhe njėherė alenaca e majtė del e bashkuar dhe me njė votė tė vetme pėr vendime tė rėndėsishme. Por duket se ky koalicion ngacmoi dhe tė djathtėn e pėrgjumur, ku Mediu kėrkoi thirrjen e njė tryeze tė tė gjitha partive tė djathta, pėr tė diskutuar rreth qėndrimit tė tyre rreth qeverisė nė parlament. Por arritja e Koalicionit pėr integrim, nuk qe njė ndėrmarrje e lehtė. Nano fillimisht siguroi bashkėpunimin nė qeverisje me dy partitė mė rebele tė majta, PSD dhe PBDNJ, tė cilėt kishin dhėnė shenja bashkėpunimi si me Berishėn ashtu dhe me oponentėt e Nanos nė PS. Ne njė fazė tė dytė, Nano afroi bashkėpunimin dhe me tre partitė e tjera, PAA, PAD dhe PDS, tė cilėt nga ana e tyre kishin deklaruar votėn e tyre kundėr nė rast mosbashkėpunimi.

 
 
Faqe 2 - Politikė

29Dhjetor 2003

Qeveria
 
Ky kabinet vjen si njė koalicion i klanit tė Zemunit me Baēin dhe Maēin, Mirin e Xhikes dhe Shkėmbin e Pėllumbave”, tha lideri i selisė blu
 
Kreu i PD-sė rikėrkon nga Moisiu mosdekretimin e ministrave
 
Berisha: Nano po ngre qeverinė mbi klanet e krimit
 

Agim Haxhiu

Koalicioni i ri i krijuar nga Nano nuk ėshtė tjetėr veēse bashkim i klaneve tė kontrabandės, krimit dhe korrupsionit, deklaroi Berisha.

Kryetari i Partisė Demokratike, u shpreh se kabineti i ndėrtuar nga Kryeministri nuk duhet tė dekretohet nga Presidenti, pasi, ai u themelua mbi bazėn e interesave tė klaneve mė tė rrezikshme tė vendit. “Kurrė ndonjėherė nė historinė e tij, qė nga viti 1913, Shqipėria nuk ka patur njė kabinet mė tė korruptuar se ky qė u krijua nga Fatos Nano. Ky kabinet vjen si njė koalicion i klanit tė Zemunit me Baēin dhe Maēin, Mirin e Xhikes dhe Shkėmbin e Pėllumbave”, tha lideri i selisė blu. Sipas tij, ai ėshtė kabineti nė tė cilin financat e vendit i jepen ndėrtuesit tė katėr piramidave, Arben Malajt, Adhamudhit tė skemave piramidale, njeriut qė vodhi dhe grabiti miliona dollarė. “Ėshtė dhjetė herė mė e ndershme tė vendosėsh nė krye tė Financave, Lefter Cenėn, se sa tė vendosėsh Malajn”, tha ai. Berisha tha se ky kabinet, i cili mund tė cilėsohet si kabineti i konfrontimit me mbarė shoqėrinė shqiptare, po ngrihet me pėrpjekjet e Nanos pėr tė blerė deputetėt. “Rol kryesor nė krijimin e kėtij kabineti ka luajtur klani i Zemunit, i cili ka vazhduar edhe nė mbrėmjen e sė premtes tė blejė deputetė, apo aleatė tė dorės sė dytė, qė kishin ngelur pėrreth tij. Ne pa dyshim jemi tė vendosur t’i pėrgjigjemi kėtij koalicioni tė krimit, babėzisė dhe korrupsionit me tė gjitha mjetet demokratike”, tha ai. Sipas tij, pavarėsisht se Nano mund tė ketė siguruar votat e nevojshme, Presidenti Moisiu duhet tė pengojė kėtė veprim me mos dekretimin e ministrave. “Shpresoj qė Presidenti t’u drejtohet institucioneve pėr informacion si dhe tė mos pranojė tė mposhtet nga klanet qė po uzurpojnė qeverinė”, tha ai.

 

PD, akuzon sėrish Igli Toskėn

Berisha ka deklaruar se pėrfshirja e Igli Toskės nė kabinetin qeveritar si ministėr i Rendit, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė pėrpjekje e Nanos pėr tė shtėnė nė dorė klanet e drogės. “Kabineti ėshtė pėrpjekja pėrfundimtare e Nanos pėr tė shtėnė nė dorė nėpėrmjet Igli Toskės klanet e drogės. Ky i fundit dje mashtroi sėrish, duke deklaruar se ėshtė i pafajshėm dhe kėtė e ka me vendim gjykate, duke u bėrė edhe mė mėkatar se ē’ėshtė”, tha Berisha. Sipas liderit demokrat, ēėshtja e Toskės pėr abuzim me detyrėn, vėrtetė ėshtė shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, por ka qenė Gjykata e Lartė, ajo e cila i ka dhėnė fajėsinė. Ēėshtja Toska ėshtė gjykuar nė sistemin tre shkallėsh dhe ai e ka humbur tė drejtėn e pafajėsisė nė Gjykatėn e Lartė, e cila e ka nxjerrė fajtor”, tha Berisha. Kreu demokrat shtoi se ėshtė nė nderin e Toskės qė tė japė dorėheqjen. “Ėshtė mė mirė qė edhe ky tė japė dorėheqjen, pasi nuk ėshtė aspak i denjė pėr administratėn shtetėrore, sikurse edhe paraardhėsi i tij Rama, i cili po ashtu deshi tė shtinte nė dorė klanin e drogės e tė bėhej drejtues i saj”, tha Berisha.

 

Igli Toska reagon pas akuzave
“Tė hėnėn padis Berishėn dhe Palokėn”

Igli Toska zv.ministri i Rendit Publik nesėr do tė ngrejė padi civile ndaj kreut tė Partisė Demokratike, Sali Berisha dhe zėdhėnėsit tė kėsaj partie Edi Paloka. Sipas Toskės, njė akuzė pėr njė dosje korrupsioni nė ngarkim tė tij, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shpifja e radhės sė bėrė nga zyrtarėt e lartė tė Partisė Demokratike. “Shtetasi Igli Toska nuk ėshtė as padibėrės dhe nuk ka qenė e nuk ėshtė as i paditur qė nga krijimi i kėsaj Gjykate e deri mė sot”. Kėshtu shkruhet nė njė njoftim pėr shtyp tė dhėnė nga Ministria e Rendit Publik, nė lidhje me akuzat e fundit qė i janė faturuar zv.ministrit tė kėtij institucioni. Reagimi i Toskės vjen menjėherė pas deklaratės pėr shtyp tė Berishės, i cili nuk hezitoi tė deklaronte se dy nga ministrat e propozuar pėr qeverinė ishin me dosje penale. Sipas Berishės, njė nga ministrat me precedent penal ishte edhe drejtuesi aktual i uniformave blu. Ndėrsa ministrit tė dytė nuk iu bė publik emri pėr ruajtje tė sekretit shtetėror. Por tė gjithė kėto deklarata u hodhėn poshtė nga Toska dhe ky i fundit e cilėsoi si shpifje tė radhės sė Berishės. Sipas kėtij tė fundit, Toska ishte larguar nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė pėr korrupsion. Ndėrkohė qė ky fakt u bė publik nga Berisha, vetėm disa ditė mė parė, edhe pse Toska prej disa muajsh ėshtė drejtuesi kryesor i uniformave blu. Duket se Toska nuk ka ndėrmend t`i kalojė lehtė kėto akuza. Ai ka bėrė publike se tė hėnėn qė vjen do tė depozitojė padinė civile si ndaj Berishės ashtu edhe ndaj Palokės. Mė pas tė gjithė situatėn e krijuar do ta gjykojė Gjykata e Faktit tė Tiranės. Gjatė seancave tė para gjyqėsore do tė bėhet publike edhe shuma qė do tė kėrkojė Toska pėr dėmshpėrblim moral pas kėtyre akuzave qė, sipas tij, janė shpifje. Ndėrkohė qė edhe pala tjetėr qė do tė jetė e paditur do tė ketė mundėsi tė parashtrojė provat pėr tė vėrtetuar akuzat e ngritura para disa ditėsh nė drejtim tė zv.ministrit. Mė pas do tė jetė njė nga gjyqtarėt qė do tė gjykojė nėse Toska do tė dėmshpėrblehet nga Berisha dhe Paloka. Pėrveē kėsaj do tė sqarohet edhe nėse Toska ka qenė ndonjėherė i paditur nė Gjykatėn e Lartė pėr korrupsion.

 

Lesi kėrkon bashkim me PD

Kėshilli Kombėtar i Partisė Demokristiane ka vendosur dje qė kryetari Nikollė Lesi tė fillojė negociatat me Partinė Demokratike pėr bashkėpunim. “Ky kėshill autorizon kryetarin Lesi tė fillojė bisedimet me PD-nė, pėr tė lidhur marrėveshje tė pėrbashkėt, nė mėnyrė qė vendi tė shkojė drejt zgjedhjeve tė parakohshme”, theksohet nė njė deklaratė tė dalė pas punimeve tė Kėshillit Kombėtar. Nė kėtė mbledhje, drejtuesi demokristian, Lesi, theksoi nevojėn e bashkimit tė forcave tė qendrės sė djathtė dhe tė partive tė djathta, nėse kėto tė fundit realisht synojnė fitoren nė zgjedhjet e ardhshme. Ndonėse kjo parti deklaroi dje se ėshtė e hapur pėr njė bashkėpunim me selinė blu apo edhe partitė e tjera tė spektrit tė djathtė, ende nuk ka ndonjė reagim pėr pjesėmarrjen e saj nė tryezėn politike tė sė djathtės, e iniciuar nga kreu republikan, Mediu. Kjo heshtje lidhet edhe me faktin se iniciativa e mėsipėrme ende nuk ėshtė bėrė e njohur pėr tė gjitha partitė, pasi njė pjesė e tyre janė njohur me kėtė kėrkesė nėpėrmjet medias. Kėshilli Kombėtar i PDK-sė ka zgjedhur dje nėnkryetar tė partisė, Aida Joanidhi dhe Vladimir Bejėn, ndėrsa sekretar tė pėrgjithshėm, Kolė Tonaj.

 

Tė djathtėt kėrkojnė njė qėndrim pėr rrėzimin e qeverisė sė re
Opozita mbledhje para seancės
Do vendoset pėr votimin dhe unifikimin e sė djathtės

Qėndrimi nė parlament ndaj kabinetit tė ri qeveritar, i cili pritet tė marrė tė hėnėn pasdite votėn e deputetėve, do tė mbledhė paraditen e po kėsaj dite partitė e spektrit tė djathė nė njė tryezė politike. Ideja e kėtij takimi, tė hedhur nga kryetari i Partisė Republikane, Fatmir Mediu, nuk ka gjetur mbėshtetjen e tė gjitha partive tė djathta. “Kjo tryezė ėshtė mėse e nevojshme, pasi opozita duhet tė pėrcaktojė njė qėndrim tė qartė, jo vetėm pėr votimin nė Kuvend, i cili mendoj se do tė jetė kundėr kabinetit tė propozuar nga njė kryeministėr i dėshtuar si Fatos Nano, por edhe pėr hartimin e njė platformne pėrballė kėsaj situate politike, e cila e ka ēuar vendin nė njė krizė tė thellė”, tha Mediu. Por kėsaj ftese deri tani i janė pėrgjigjur pozitivisht Partia Demokratike dhe Liberal Demokrate, si dhe Ballistėt, ndėrkohė qė Legalistėt ende nuk kanė dhėnė ndonjė koment. Nga selia blu shprehet njė gatishmėri pėr tė marrė pjesė nė kėtė tryezė, pasi, sipas kėsaj partie, askush nuk mund tė shmanget pėrballė betejės me njė qeveri tė dėshtuar. Ndėrsa Partia Demokrate ėshtė shprehur skeptike ndaj njė tryeze tė tillė, madje e ka refuzuar atė, pasi nuk ka njė ide tė qartė apo alternativė pėrse zhvillohet kjo mbledhje. “Ne kemi qenė dhe do tė jemi pro tė gjitha kėrkesave qė vijnė nga spektri i djathtė, tė cilat i shėrbejnė forcimit tė saj. Por nė kėtė kėrkesė, unė nuk shoh ide dhe alternativė tė qartė se si mund tė rrėzohet kjo qeveri. Mazhoranca nuk mund tė bjerė me fjalė apo dėshira tė shfaqura nė tryeza, por me veprime konkrete, tė cilat pa dyshim duan njė bashkėpunim konkret mes gjithė spektrit tė djathtė”, u shpreh kryetari i Grupit parlamentar tė PDR-sė, Nard Ndoka.

 
© 2003 Gazeta Panorama
 
Faqe 3 - Politikė

29Dhjetor 2003

Qeveria
 
Pas disa dėshtimeve nė negociatat me kėto parti, Nano ka mundur tė mbledhė 11 votat e tyre nė parlament, duke rritur shanset pėr votimin e qeverisė nė Kuvend
 
“Koalicioni pėr integrim” pret vetėm seancėn parlametare pėr tė filluar qeverisjen e vendit
 
Qeveria merr miratimin e aletėve

Bashkohen si nė 97, Gjinushi, Ceka, Dule, Milo dhe Xhuveli

 

 

“Koalicioni pėr Integrimin Euroatlantik”, do tė jetė aleanca mė e re e PS-sė me PSD-nė, PBDNJ-nė, PAD-nė, PAA-nė, PDS-nė pėr qeverisje deri nė fund tė mandatit qeverisės.

Kjo marrėveshje ėshtė nėnshkruar dje nė Pallatin e Kongreseve nė njė tryzė ku ishin tė pranishėm krerėt e PS-sė dhe pesė partive aleate tė saj. Pas disa dėshtimeve nė negociatat me kėto parti, Nano ka mundur tė mbledhė 11 votat e tyre nė parlament, duke rritur shanset pėr votimin e qeverisė nė Kuvend. Nė mesditėn e djeshme, Nano i shoqėruar nga Ruēi ka nėnshkruar marrėveshjen nė parim me krerėt e kėtyre pesė partive, ndėrsa faza tjetėr do tė jetė nėnshkrimi i marrėveshjes bilaterale tė PS-sė me secilėn prej pesė partive aleate nė “Koalicionin pėr Integrim”. I pari qė ka nėnshkruar marrėveshjen bilaterale me PS-nė ka qenė PSD-ja. Menjėherė pas pėrfundimit tė tryezės ku u arrit marrėveshja, Nano ka pritur nė Vilėn 30 kryetarin e PSD-sė, Skėnder Gjinushi, ku kanė nėnshkruar marrėveshjen bilaterale mes dy partive. “Tė pėrbėjnė boshtin politik tė koalicionit tė ri qeverisės tė emėruar ‘Koalicioni pėr Integrim’. Ky koalicion tė shtrihet nė tė gjitha nivelet nga pushteti qendror deri tek ai vendor nė tė gjithė territorin e vendit, sipas marrėveshjeve pėrkatėse”, thuhet nė tekstin e marrėveshjes PS-PSD, e nėnshkruar dje nė mesditė nga kryetarėt e kėtyre dy partive. Partitė e tjera aleate do tė nėnshkruajnė marrėveshjen e tyre bilaterale me PS-nė nė fillim tė vitit tė ardhshėm, pasi tė jenė krijuar kushtet qė PS-ja tė mund t’i pėrmbahet marrėveshjes, duke i dhėnė postet e premtuara partive aleate.

Marrėveshja
Marrėveshjen e nėnshkruar dje prej krerėve tė kėtyre partive ėshtė rėnė dakord qė tė ndėrrohet emėrtimi i “Aleancės pėr Shtetin” nė “Koalicioni pėr Integrim”. Ėshtė vendosur qė koalicioni tė mbėshtetet nga anėtarėt e kėtij koalicioni pėr vazhdimin e reformave qė i shėrbejnė integrimit euroatlatik si dhe pėr tė fituar njė mandat tė ri nė zgjedhjet e 2005-ės. Objektiv kryesor i kėsaj marrėveshje ėshtė pėrcaktuar: ”Nėnshkrimi i marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit tė Shqipėrisė me Bashkimin Evropian dhe anėtarėsimi i saj nė NATO” dhe “Objektivi afatgjatė i koalicionit ėshtė anėtarėsimi i Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian”. Nė marrėveshjen e nėnshkruar dje mes PS-sė dhe pesė partive aleate tė saj ėshtė rėnė dakord qė: ”Anėtarėt zbatojnė disiplinėn politike tė vendimmarrjes sė pėrbashkėt pėr ēėshtje prioritare dhe politike tė ‘Koalicionit pėr Integrim’”. Menjėherė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, krerėt e partive tė vogla aleate tė PS-sė janė shprehur optimistė pėr kėtė marrėveshje, megjithė rezervat qė kanė shfaqur pak ditė para nėnshkrimit tė marrėveshjes. “Ishte i nevojshėm, i domosdoshėm pėr kalimin e situatės”, ka deklaruar nėnkryetari i PSD-sė, Gaqo Apostoli, i cili ishte i pranishėm nė ceremoninė e nėnshkrimit tė marrėveshjes. Kreu i PBDNJ-sė, i cili ka qenė i pari aleat qė nuk ka shkaktuar probleme gjatė procesit tė negociatave, e shikon kėtė marrėveshje si marrėveshje interesash: ”Marrėveshjet dypalėshe janė marrėveshje interesash, nė radhė tė parė rėndėsinė e tyre kanė marrėveshjet nė parim”, tha Dule. “Ishim skeptik, sepse ende nuk kishim negociuar me PS-nė dhe nuk mund tė jepnim pėlqimin tonė pėr marrėveshjen pa negociuar”, tha kryetari i PDS-sė, Paskal Milo, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes pėr bashkėpunim nė aleancėn e re “Koalicioni pėr Integrim”. Kryetari i PAA-sė i ėshtė shmangur komenteve pėr nėnshkrimin e marrėveshjes, ndėrsa kreu i PAD-sė, Neritan Ceka, e vlerėsoi tryezėn e djeshme arritje pėr koalicionin e ri qeveritar.

 

Sa fitojnė aleatėt

  1. PSD
    Njė ministri (Ministrinė e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale), tre zėvendėsministra, njė prefekt, njė sekretar tė pėrgjithshėm tė prefekturave, njė drejtor tė pėrgjithshėm funksion politik
  2. PBDNJ
    Njė ministėr (ministri i Shėndetėsisė) dy zėvendėsministra, drejtor drejtorish, prefekt
  3. PAD
    Tre zėvendėsministra, njė drejtor tė pėrgjithshėm, i cili do tė jetė post politik, drejtor drejtorish dhe prefekt
  4. PAA
    Tre zėvendėsministra, drejtor i pėrgjithshėm, post politik dhe prefektė
  5. PDS
    Dy zėvendėsministra, drejtor tė pėrgjithshėm, prefekt, poste tė tjera nė pushtet vendor

 

Presidenti do tė japė OK pėr emrat e rinj para seancės nė Kuvend

Presidenti Moisiu do tė dekretojė emrat e rinj tė kabinetit qeveritar pėr t’i dėrguar ato mėngjesin e ditės sė nesėrme nė parlament. Dita e hėnė kur pritet tė shkojnė dekretet e Presidentit nė parlament ėshtė edhe afati i fundit pėr mbledhjen e seancės parlamentare tė votimit tė qeverisė. Qė nė momentin e mbėrritjes nė Presidencė tė listės me emrat e rinj tė qeverisė, kreu i shtetit i ėshtė drejtuar organeve kompetente pėr tė verifikuar figurėn e ministrave tė rinj. Ai nuk ka marrė ende njė pėrgjigje prej tyre dhe ėshtė nė pritje pėr tė pėrfunduar kjo procedurė dhe pėr t’i hapur rrugėn procesit konkret tė dekretimit tė ministrave tė rinj tė kabinetit qeveritar, qė do tė drejtohet nga Fatos Nano. Gjatė kėtyre ditėve qė emrat e kabinetit tė ri ndodhen nė Presidencė, ka patur edhe konsultime mes institucionit tė Presidencės dhe atij tė Kryeministrisė nė lidhje me figurat e reja qė do tė drejtojnė Ekzekutivin shqiptar. Kryeministri Nano ka sinjalizuar herė pas here kreun e shtetit, qė ky i fundit tė pėrshpejtojė procedurat e dekretimit nė mėnyrė qė qeveria e re tė miratohet nė parlament para Vitit tė Ri. Sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė, Gramoz Ruēi, tha dje se nuk pritet ndonjė surprizė nga ana e Presidentit tė vendit, pasi nuk ka arsye kushtetuese tė ndodhė njė gjė e tillė. Ai tha se ėshtė detyrė e Presidentit tė dekretojė ministrat: ”Nuk kam se ē’tė pres ndonjė surprizė pėr arsye se kam besim te pėrmbushja e detyrės sė Presidentit, qė detyra e tij ėshtė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe, sipas Kushtetutės, Presidenti do tė pėrcjellė dekretet e propozuara nga Kryeministri nė seancėn e Parlamentit”, tha Ruēi. Presidenti ka nė dispozicion tė tij shtatė ditė kohė pėr tė dekretuar qeverinė, ndėrsa kanė kaluar vetėm tre ditė tė kėtij afati, pritet qė sot ai tė dekretojė kabinetin e ri, nė mėnyrė qė tė votohet nesėr nė parlament nė njė seancė tė jashtėzakonshme. Gjithashtu thuhet se Presidenti Moisiu ka kundėrshtuar pėrsėri kėrkesėn e Nanos qė ministrat e dekretuar tė fillojnė menjėherė punė, duke bėrė betimin nga Presidenti.

 

Moisiu: Unė, presidenti pa gazetė

Presidenti Alfred Moisiu festoi mbrėmė me gazetarėt festat e fundvitit, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė medias sė shkruar dhe audiovizive. Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, zoti Moisiu theksoi se ai e konsideronte kėtė njė takim jo zyrtar. Me nota humori ai u shpreh se ai ishte njė “president pa gazetė”, duke nėnkuptuar se pjesa tjetėr e lidershpit kishte median e vet influenciale. Mė pas zoti Moisiu tha se median e kishte kėshilltarin numėr njė dhe se ai vlerėsonte lart punėn qė ka bėrė media gjatė kėtij viti. Mė pas zoti Moisiu u takua me gazetarėt duke shkėmbyer pikpamje tė lira pėr problemet e medias, rolin e saj nė zhvillimet e brendshme politike, ekonomike, sociale dhe pėr ēėshtjet e sigurisė e integrimit. Presidenti theksoi se ishte shumė e rėndėsishme pėr vendin njė media e lirė dhe e pavarur, njė media jashtė ndikimeve politike dhe presioneve tė ndryshme.

 
© 2003 Gazeta Panorama