Leka Zogu,
vizite ne Britanine e Madhe
TIRANE -
Trashegimtari i familjes mbreterore shqiptare Leka Zogu eshte nisur per nje
vizite ne Londer, me ftese te perfaqesuesve te Kurores Mbreterore Britanike.
Kjo eshte vizita e tij e pare jashte vendit, qe kur u rikthye ne Shqiperi.
Sipas njoftimit per shtyp te Oborrit Mbreteror, vizita e Lekes ne Mbreterine e
Bashkuar, eshte realizuar pas shume takimeve dhe vizitave qe i kane bere
familjes mbreterore shqiptare, perfaqesues te ndryshem nga Britania e Madhe,
nga Kurora Mbreterore Britanike, biznesmene dhe shkrimtare te ndryshem
britanik. "Gjate vizites ne Londer per nder te Mbretit Leka I, do te
shtrohet edhe nje dreke ne Dhomen e Lordeve. Ai do te zhvilloje takime me
perfaqesuesit me te larte te Dhomes se Lordeve, me zyrtare te larte te
qeverise, si dhe drejtues te Partise Konservatore", theksohet ne
njoftimin per shtyp te Oborrit Mbreteror. Sipas po ketij njoftimit per shtyp,
behet e ditur se Mbreti Leka pak perpara nisjes theksoi se "ka shume
rendesi qe ne shqiptaret te tregojme, se jo vetem kemi plane dhe projekte qe
do ta rrisin dinjitetin tone kombetar, por edhe qe dime te punojme dhe ta
cojme perpara Kombin shqiptar". "Ne duhet te kembengulim per kete,
duke punuar sebashku, larg agresiviteteve partiake. Kete e them jo vetem per
ketu ne Tirane, por edhe per Prishtinen etj.,", ka nenvizuar pretendenti
i fronit mbreteror Leka Zogu.
A. META
29/04/2003 - Korrieri
Mbreti i
shqiptareve shikon ndermarrjen e qingjave
Qingjat nga
Uellsi jane te gatshem te fitojne nje treg te ri, fale fermave familjare ne
Uellsin Perendimor. Nje delegacion nga familja mbreterore shqiptare vizitoi
fermen e familjes Douglas, prane Lampeter per te pare fermen ku qingjat
shumoheshin. Familja Douglas) te cilet perfshijne Eales jane pak a shume nje
lloj institucioni fshatin e tyre te Cemann. Babai Jim ka ndertuar nje
ndermarrje te licensuar se bashku me djemte e tij Shane, Jamie, Carl. Tashme
vellezerit Douglas po perfitojne nje pakete prej 2.4 milione sterlina nga
"Objective One" dhe Agjencia per Zhvillimin e Uellsit.
Mbreti Leka Zogu i
Shqiperise, i cili u kthyen ne Shqiperi, vitin qe shkoi, 63 vjet pasi babai
i tij u perzu nga komunistet, eshte duke konsideruar nje propozim per te
eksportuar qingja nga Cemann ne Shqiperi dhe dergoi nje te derguar special
per te kontrolluar progresin e projektit. I derguari, Zenel Hoxha, udhetoi
ne Cemann, pasi konsullenti i Douglasit dhe bijve te tij, Alf Carter,
vizitoi Shqiperine per te bere porosite.
Mark Douglas tha: "Sipermarrja
jone eshte pothuajse e kompletuar dhe do te jete gati e do te filloje ne
gusht, keshtu qe ne jemi duke pare dhe kerkuar per te gjetur biznes te
disponueshem".
Zhvillimi, i cili po ashtu
perfshin nje proces te ri investimesh, si nje therrtore moderne, mund te
krijoje 25 vende te reja pune ne zone, sikurse dhe do te kete dhe fitimin ne
biznesin e eksportit ne Uells. Z. Douglas tha: "Do te komisionojme
pjesen e humbur te biznesit ne kater apo pese jave kohe per legjislacionin e
ri."
Skemat qeverisese ngarkojne
fermat me deri 200 pound ne vit nese kane grumbulluar rezerva, si ndermarrja
e vellezerve Douglas. Do te hyje ne fuqi me 1 maj.
Posta Perendimore, Gazeta
Kombetare e Uellsit