*

30/08/2003
http://www.korrieri.com/
*

 

Deklarata e Parlamentit te Serbise per Kosoven
Botohet i plote teksti i deklarates se Parlamentit serb, ku Kosova percaktohet si pjese e sovranitetit dhe integritetit territorial te Republikes se Serbise

Duke u nisur nga fakti se Bashkimi i Shteteve te Serbise dhe Malit te Zi eshte anetar i Kombeve te Bashkuara dhe sipas parimeve te sovranitetit te shtetit dhe te integritetit territorial te Bashkimit te Shteteve dhe te Republikes se Serbise si anetar i tij, qe garantohen nga e drejta kushtetuese dhe riafirmohen nga Rezoluta e Keshillit te Sigurmit te Kombeve te Bashkuara 1244, njoftohet qeveria e Republikes se Serbise, si shtet pjestar i Bashkimit te Shteteve te Serbise dhe Malit te Zi, t'i jape mbeshtetje te plote zbatimit teresor te:

- Rezolutes se KS te KB 1244 te 10 qershorit 1999;

- Marreveshjes Ushtarako- Teknike ne Kosove te 9 qershorit 1999;

- Dokumentit te perbashket te RFJ- UNMIK te 5 nentorit 2001;

Duke patur parasysh interesat me te larta dhe gjeresisht te pranuara te shtetit:

- Stabilizimin dhe zhvillimin e shoqerise demokratike ne Republiken e Serbise, e cila eshte e bazuar ne rregullat ligjore dhe qe merr masa per zbatimin e te drejtave te njeriut,

- Ruajtjen dhe perforcimin e stabilitetit ne bashkepunim me Europen Juglindore,

- Perafrimin dhe pjesemarrjen e Republikes se Serbise, nepermjet anetaresimit ne Bashkimin e Shteteve te Serbise dhe Malit te Zi, ne shoqatat europiane, me hyrjen ne BE si objektiv perfundimtar;

Duke i vleresuar perpjekjet e institucioneve te rendesishme nderkombetare, organizatave qeveritare dhe joqeveritare (Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim Evropian, Komisariati I Larte per Refugjatet, Avokati nderkombetar i Popullit ne Kosove, OJQ Amnesty International etj..) per permiresimin e te drejtave te njeriut dhe situates politike dhe te sigurise ne Kosove;

Duke theksuar me vendosmeri ne katastrofen humanitare ne Republiken e Serbise, katastrofe e shkaktuar nga numri i madh i migranteve jovullnetare, 250.000 prej te cileve jane shperngulur brenda Kosoves,

Duke kembengulur ne parimet dhe qellimet e Kartes se KB, sidomos ne ato qe kane lidhje me te drejtat e njeriut, te drejtes se refugjateve dhe migranteve per t'u kthyer ne shtepi, lirise se te drejtes se qarkullimit, te drejtes se pronesise, dhe te drejtave te tjera njerezore dhe qytetare,

Kane sjelle vleresimin e meposhtem:

1. Zbatimi i Rezolutes se KS te KB, 1244 ka qene i pakenaqshem dhe shqetesues gjithashtu, i shoqeruar nga shkelje te shpeshta te mandatit nga stafi i administrimit nderkombetar,

2. Procesi i ndertimit te nje shoqerie demokratike dhe multietnike ne Kosove ka qene i pakenaqshem dhe i pambeshtetshem, i shoqeruar nga diskriminimi etnik ne institucionet provizore te vet-qeverisjes dhe vendimet e tyre te njeanshme kane thyer ne menyre flagrante zbatimet e rezolutes se KS te OKB 1244, si deklarata e legalizimit te aktiviteteve te se ashtuquajtures UCK, transferimi i nxituar i pergjegjesise nga administrata nderkombetare tek institucionet provizore te vetqeverisjes, ndersa mekanizmi i vertete i ndertimit te shoqerise demokratike, si procesi i decentralizimit, eshte perjashtuar.

3. Gjendja e te drejtave te njeriut ne Kosove dhe gjendja e sigurise se pergjithshme kane qene jashte mase jo te favorshme, te shoqeruara nga aksione terroriste te shpeshta, abuzime fizike, vrasje per arsye etnie, perhapje drastike e krimit te organizuar, vjedhje, bllokim dhe shkaterrim te prones private, liri levizjeje te kufizuar, pamundesi e pjestareve te komunitetit etnik serb per te perdorur dhe marre pjese ne punet e institucioneve, etj.

4. Procesi i kthimit te refugjateve dhe te larguarve ne brendesi te vendit ka qene krejt i pasuksesshem. Qe atehere me pak se dy perqind e refugjateve dhe te larguarve ne brendesi te vendit te komunitetit etnik serb jane kthyer ne kater vjet.

Parlamenti gjithashtu ka shenuar se Republika Federale e Jugosllavise, Serbia dhe Mali i Zi dhe Republika e Serbise si shtet perberes i ketij Bashkimi Shtetesh, ka, qe nga fillimi i zbatimeve te rezolutes se OKB-se 1244,

1. Jane angazhuar sipas aprovimit te Rezolutes se Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara 1244 te 10 qershorit 1999 dhe Akordimit Teknik Ushtarak midis Forcave te Sigurimit Nderkombetar (KFOR) dhe Qeverise se RF te Jugosllavise dhe Republikes se Serbise te 9 qershorit 1999.

2. Ka dhene kontribut thelbesor ne pjesemarrjen e bashkesise etnike serbe ne zbatimin e dokumentave te siperpermendura, duke inkurajuar bashkesine etnike serbe per te marre pjese ne zgjedhjet per institucionet provizore te vetqeverisjes parlamentare dhe bashkiake.

3. Ka investuar me mbeshtetje te jashtezakonshme ne ndihme te bashkesise etnike serbe ne Kosove per hyrjen ne punet e institucioneve provizore te vetqeverisjes, megjithe diskriminimin e dukshem, mazhoritarizmin, dhe kushtet jashtezakonisht jo te favorshme te punes ne keto institucione.



Parlamenti ka arritur ne konkluzionet e meposhtme:

1. Republika e Serbise, si shtet pjestar i Bashkimit te Shteteve te Serbise dhe Malit te Zi, me gjithe institucionet dhe agjensite e saj, eshte plotesisht e vendosur te perdori Rezoluten e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara 1244 si plani i punes thelbesore per drejtimin e problemit te Kosoves, dhe per kete perfundim, kembengul ne zbatimin e tij te plote dhe thelbesor, sic parashikohet nga Dokumenti i Perbashket i FRJ- UNMIK i 5 nentorit 2001.

2. Sovraniteti i shtetit dhe integriteti territorial i Republikes se Serbise, si pjestare e Bashkimit te Shteteve te Serbise dhe Malit te Zi perfshin Kosoven, pa iu permbajtur Administrates provizore nderkombetare, sic deklarohet nga Rezoluta e KS te OKB, 1244.

3. Republika e Serbise, si pjestare e Bashkimit te Shteteve te Serbise dhe Malit te Zi, eshte plotesisht e perfshire ne proceset e integrimit europian dhe euro-atlantik, te cilat jane edhe mekanizmat me efikase per stabilizimin e problemit te Kosoves, sipas zbatimeve konsistente te Rezolutes se KS te KB, 1244.

4. Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove, eshte ende i nevojshem, me ndihme dhe mbeshtetje te plote te Republikes Serbe, per te treguar se eshte e vendosur te zbatoje objektivat e nenvizuara nga Rezoluta e KS te KB, 1244, te paaneshme dhe ne akordim te plote me kete mandat, te cliruar nga konfliktet e interesit personal ose te ndonje natyre tjeter, dhe per te krijuar mjedisin e tolerances, e cila do te thjeshtesoje "zhvillimin e nje shoqerie demokratike dhe multietnike dhe te institucioneve te vetqeverisjes ne Kosove, e cila do te sigurohet qe te gjithe banoret ne Kosove te gezojne autonomine thelbesore ndaj RF te Jugosllavise, Serbi dhe Mali i Zi", qe eshte dhe objektivi primar i Misionit, si i perkufizuar edhe ne Rezoluten e KS te KB, 1244, dhe nje parakerkese per bashkimin me "standartet perpara statutit" objektiv i vene nga KS te KB.

5. Institutet dhe agjensite me rendesi te Republikes se Serbise jane ketu te autorizuara dhe urdherohen te japin mbeshtetjen dhe asistencen maksimale Misionit te OKB ne Kosove, nepermjet Qendres se Koordinimit te Serbise dhe Malit te Zi dhe Republika e Serbise per Kosoven ne njohje te zbatimeve konsistente te Rezolutes se KS te KB, 1244, qe te ndreqe shkeljet e renda ne zbatimet e meparshme te Rezolutes, te cilat kane cuar deri ne legalizimin e aktiviteteve terroriste, legalizimit te pronave te bllokuara, etj. Institucionet dhe agjensite me rendesi te Republikes se Serbise jane ketu te autorizuara gjithashtu dhe te urdheruara te japin mbeshtetjen maksimale pranise se sigurimit nderkombetar ne Kosove, duke siguruar nje mjedis te sigurt per te tere qytetaret e Kosoves dhe ne luften kunder terrorizmit dhe krimit te organizuar.

6. Institucionet dhe agjensite e rendesishme te Republikes se Serbise jane ketu te autorizuara dhe te urdheruara te marrin te gjitha masat ligjore dhe legjitime dhe inisiativat ndaj Qendres Koordinuese te Serbise dhe Malit te Zi dhe Republikes se Serbise per Kosoven, ne menyre qe te mbroje te drejtat e komunitetit etnik serb dhe komuniteteve etnike te tjera ose individeve qe jane sistematikisht privuar nga te drejtat e tyre ne Kosove, ne menyre qe te mbroje interesat e Republikes se Serbise. Entitetet ligjore jane baza e, po aq entiteteve dhe organizatave ligjore, pronat dhe te drejtat e tjera te te cilave ne Kosove jane shkelur hapur, dhe ne menyre qe te mbroje trashegimine kulturore te cmuar te Serbise dhe te Evropes ne Krahine.

7. Institutet dhe agjensite e rendesishme te Republikes se Serbise jane ketu te autorizuara dhe te urdheruara te marrin masat nepermjet Qendres se Koordinimit te Serbise dhe Malit te Zi dhe Republika e Serbise per Kosoven, dhe ne bashkepunim me UNESKO-n dhe UNMIK-un, ne menyre qe t'i jape fund shkaterrimit te trashegimise kulturore te zonave te mbrojtura dhe me te rendesishme, masa mbrojtese per monumentet kulturore dhe historike, dhe duke marre masa mbrojtese me afat te gjate ndaj trashegimise tone kulturore dhe historike.

8. Statuti i Kosoves nuk mund te ndryshohet derisa te gjitha pikat e Rezolutes se KS te OKB,1244 te jene zbatuar, derisa standartet e jetes multietnike te njihen si perfundimtare nga Keshilli i Sigurimit te KB, derisa decentralizimi te mbaroje sipas vendimeve te Keshillit te Europes, dhe derisa Marreveshja Ushtarako-Teknike dhe dokumenti i perbashket RFJ-UNMIK te jene zbatuar plotesisht.

9. Institucionet dhe agjensite e rendesishme te Republikes se Serbise duhet, nepermjet Qendres se Koordinimit te Serbise dhe Malit te Zi dhe Republika e Serbise, dhe ne bashkepunim me UNMIK-un, institutet provizore te vetqeverisjes, dhe organizata dhe grupe te rendesishme nderkombetare (CoE, BE, OSBE, Grupi i Kontaktit) te sigurojne qe standartet jane funksionante dhe se mekanizma te pershtatshme monitorizimi jane vendosur per te vleresuar progresin ne perputhje me standartet dhe kohen per te cilat eshte rene dakord.

10. Institutet dhe agjensite e rendesishme te Republikes se Serbise jane ketu te autorizuara dhe urdheruara, si shtese e aktiviteteve te perditeshme ne bashkepunim me Misionin KB te shkaktuar nga zbatimi i plote i Rezolutes se KS te KB 1244, qe jane nxjerre ne menyre qe te drejtohen prioritetet me te larta, ne menyre qe te zgjidhet ceshtja e njerezve te zhdukur, te nxise procesin e kthimit thelbesor te migranteve, te garantoje siguri dhe liri levizje, dhe per te vazhduar procesin e decentralizimit ne Kosove, si nje mekanizem qe do te garantoje statutin e perbashket dhe te drejtat e perbashketa te bashkesise etnike serbe ne Kosove, te hyje, nepermjet Qendres Koordinuese te Serbise dhe Malit te Zi dhe Republikes se Serbise per Kosoven nen mbikqyrjen e Grupit te punonjesve te nivelit te larte, ne bisedime per probleme teknike dhe probleme te jetes se perditshme te banoreve te Kosoves (si prodhim dhe shperndarje te energjise elektrike, ujesjellesa, mbrojtje te mjedisit, etj.)

11. Institucionet dhe agjensite e rendesishme te Republikes se Serbise dhe Malit te Zi jane ketu te autorizuara dhe urdheruara, ne bashkepunim me Parlamentin e Malit te Zi dhe Parlamentin e Serbise dhe Malit te Zi dhe agjensive dhe institucioneve te tyre me rendesi, mbasi gjithe pikat e Rezolutes se KS te KB, 1244 te jene zbatuar dhe Keshilli i Sigurise te KB te takohet, per te dhene kontributin e tij te plote, nepermjet Qendres se Koordinimit te Serbise dhe Malit te Zi dhe Republikes se Serbise dhe ne keshillim me Grupin e Kontaktit, per te pershkruar nje platforme per vendosjen e nje autonomie kaq te rendesishme te Kosoves qe do te mund t'i lejoje banoret ne Kosove te gezojne autonomine substanciale me Republiken e Serbise si pjestare e Bashkimit te Shteteve te Serbise dhe Malit te Zi, sic eshte vendosur ne rezoluten e KS te KB 1244 dhe dokumentet shoqeruese, ne pajtim me urdherat kushtetuese dhe legjislacionit te Bashkimit te Shteteve te Serbise dhe Malit te Zi dhe Republikes se Serbise si Shtet Pjestar.

12. Institucionet dhe agjensite e rendesishme te Republikes se Serbise jane ketu te autorizuara dhe te urdheruara, me bashkepunimin e rregullt me Gjykaten e Krimineleve per Ish-Jugosllavine ne Hage, te kembengule qe gjithe perhapesit e akteve kriminale qe jane nen jurisdiksionin e Gjykates qe jane kryer ne territorin e Kosoves, dhe per aktet kriminale te kryera kunder antareve te Bashkesise etnike serbe ne vecanti, te procesohen dhe t'i jepet gjithe ndihma e nevojshme hetuesve te Gjykates per kete ceshtje.