PLL denoncon deklaratėn e miratuar nga parlamenti serb pėr Kosovėn

Lajmi i ores 4:10 PM
TIRANE (30 Gusht) - Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, dėnoi sot miratimin nga Parlamenti serb tė deklaratės pėr Kosovėn, si tentativė politike pėr tė ndėrhyrė nė ēėshtjet e brendshme tė Kosovės. Spahia tha se "Partia Lėvizja e Legalitetit denoncon tentativat e politikės serbe, qė e konsiderojnė territorin e Kosovės si pjesė e ish-Jugosllavisė. Sipas tij, "Kosova ėshtė njė interes euro-amerikan dhe si e tillė aty nuk ka vend pėr ushtrim tė ndonjė vullneti tjetėr politik". Spahia shprehu domosdoshmėrinė e "respektimit tė vullnetit politik tė shqiptarėve tė Kosovės dhe kontributit tė rėndėsishėm ndėrkombėtar pėr stabilitetin nė Kosovė dhe rajon. http://www.balkanweb.com/
 

 
Faqja 7 - SPECIALE

Gusht 31, 2003

 

FLET ZEDHENESI I OBORRIT MBRETEROR
 
"Shėn Naumin nuk e fali Zogu"
"Propozim i Frashėrit e Myfit Bej Libohovės"
 

Zėdhėnėsi i oborrit mbretėror nė Tiranė, Fluturak Gėrmenji, shpjegoi dje se shkėmbimi i tokave me Serbinė, qė pėrfshiu dhurimin njėrės prej perlave natyrore, Shen Naumit, u bė me vendim tė Parlamentit dhe propozim tė Myfit bej Libohovės dhe Mehdi Frashėrit.

LAJMI

Shkėmbimi i Shėn Naumit me disa fshatra dhe kullota nė veri tė vendit, ėshtė bėrė me vendim tė Parlamentit dhe me propozim tė Myfit Bej Libohovės, Mehdi Frashėrit dhe Mithat Frashėrit". Kėshtu deklaroi dje zėdhėnėsi i oborrit mbretėror, Fluturak Gėrmenji, lidhur me debatin qė ėshtė hapur mbi aktin e "dhurimit" tė Shėn Naumit tek Serbia, nga Ahmet Zogu. Nė kėtė mėnyrė, Gėrmenji mohoi qė pėrgjegjėsia pėr kėtė shkėmbim tokash tė ishte ekskluzivisht e Ahmet Zogut.

Qėndrimi
Fluturak Gėrmenji shpjegoi dje se nė vitin 1925 Komisioni Ndėrkombėtar i Kufijve vendosi qė Shėn Naumi tė ishte pjesė e Serbisė. Ai shtoi se marrėveshja pėr shkėmbimin e tokave iu propozua Parlamentit Shqiptar nga Mehdi Frashėri dhe Myfit bej Libohova. Sipas Gėrmenjit, nuk ėshtė e vėrtetė qė Shqipėria nga ky shkėmbim pėrfitoi vetėm disa kullota. "Zoti Milo me siguri gabohet, sepse Shqipėria nuk mori vetėm kullota por disa fshatra tė mėdha nė veri tė vendit. Plus kėtyre, mori edhe disa kullota", deklaroi ai. Gėrmenji shpjegoi se manastiri i Shėn Naumit, qė iu dha serbėve, nuk ishte aq i vjetėr. "Kėshtu, Parlamenti i atėhershėm e vlerėsoi si pozitiv shkėmbimin e tokave", tha zėdhėnėsi i oborrit mbretėror.

Polemika
Qėndrimi aktual i oborrit mbretėror nė lidhje me "dhurimin" e Shėn Naumit tek Serbia bie nė kontradiktė mė alternativėn e parashtruar nga historiani Paskal Milo, por edhe me dėshmitė e Mehdi Frashėrit. Nė letrėn shpjeguese drejtuar Ahmet Zogut, Mehdi Frashėri thotė se Komisioni Ndėrkombėtar i Kufijve i sugjeroi Shqipėrisė dhėnien e Shėn Naumit, pra ky komision ka njohur se kėto toka ishin shqiptare. Ndėrsa, nė dėshminė e Gėrmenjit thuhet se komisioni vendosi qė Shėn Naumi tė ishte pjesė e Serbisė. Ndėrsa historiani Paskal Milo jep njė opsion tjetėr pėr "dhurimin" e Shėn Naumit. Sipas tij, Ahmet Zogu i dhuroi Serbisė Shėn Naumin, si shpėrblim pėr Pashiqin, pasi ky e ndihmoi tė rikthehej nė pushtet nė vitin 1924. Shkėmbimi i tokave me Serbinė ka qenė gjithnjė njė temė qė ka ngjallur shumė debate nė tė kaluarėn nė Shqipėri. Nė librin Historia e Shqipėrisė, tė para viteve '90, ky akt i Zogut konsiderohej si tradhtia mė e madhe ndaj atdheut.


Milo: Zogu i fali Serbisė padrejtėsisht manastirin

Historiani Paskal Milo deklaroi pak ditė mė parė se Ahmet Zogu i dhuroi Serbisė njėrėn prej perlave natyrore tė Shqipėrisė, Shėn Naumin, pasi serbėt e mbėshtetėn atė pėr t'u rikthyer nė pushtet. Ai tregoi pėr Gazetėn se e vėrteta pėr dhurimin e Shėn Naumit nuk ėshtė ajo qė ėshtė pretenduar gjithmonė nga Zogu dhe oborri mbretėror. "Zakonisht nuk ėshtė praktikė dhurimi i tokave tė njė shteti dhe ky ishte njė veprim i gabuar dhe i dėnueshėm. Aq mė tepėr qė Konferenca e Londrės e njohu Shėn Naumin si tokė shqiptare. Por, nė fakt, Ahmet Zogu e paraqiti kėtė akt nė vitin 1925 si njė marrėveshje mes dy vendeve. E vėrteta ėshtė qė Zogu i ktheu Serbisė nderin qė ata i bėnė duke e sjellė nė pushtet", deklaroi Milo.


Mehdi Bej Frashėri negocioi marrėveshjen pėr Shėn Naumin

Ish-pėrfaqėsuesi i Zogut nė Gjenevė, nė vitin 1925, Mehdi Frashėri, shpjegon nė njė letėr drejtuar mbretit tė shqiptarėve arsyet pse ai i propozoi Parlamentit shkėmbimin e tokave me Serbinė. "Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me njė mėnyrė nuk do t'ia linte kėtė vend Shqipėrisė. Komisioni i Kufijve i kėshilloi Shqipėrisė qė Shėn Naumin ta shkėmbente me njė tjetėr vend, pse serbėt me kėtė pretekst do tė krijonin vėshtirėsina tė mėdha. Nė bazė tė kėtyre konsideratave qeveria shqiptare mė ngarkoi mua, me caktue mėnyrėn e shkėmbimit", thuhet nė letrėn shpjeguese qė Frashėri i dėrgonte Zogut. Ai shprehet se me mbajtjen e katundeve pėrreth Linit, Shqipėria dobėsohej nė vend qė tė forcohej.

 

 
Faqja 16 - GAZETA E TIRANES

Gusht 31, 2003

 
RUBRIKA/ TIRANA ISHTE DHE ESHTE
 
Nga Musolini te Rruga e Kavajės
Lidhja e Shkrimtarėve, relikja qė i rėzistoi kohės
 

Rezarta Delisula

TIRANE

Gjithkujt prej udhėtarėve qė vinin nė Shqipėri nė vitet 1930 u binte nė sy qendra e Tiranės e sidomos rrugėt kryesore qė lidheshin me zemrėn e qytetit. Ato kanė qenė mjaft tė gjera nė krahasim me qytetin, i cili nė atė kohė numėronte rreth 40 mijė banorė. "Gazeta Shqiptare" mes fotove tė vjetra do tė nisė njė rubrikė "Tirana ishte dhe ėshtė" ku e shkuara do tė pėrballet me evoluimin. Arkitektėt e dikurshėm nuk kanė menduar plane strategjike urbanistike shumėvjeēare, megjithatė ata kanė mundur tė kuptojnė zhvillimin e kėtij qyteti tė vogėl, i cili nė fillim tė viteve '20 u shpall kryeqytet i vendit. Aksi qė sot quhet rruga e Kavajės, dikur emėrtohej me emrin "Musolini". Rruga nisi tė zgjerohej nė vitin 1928-1929 kur vendi udhėhiqej nga mbreti Zog. Aleanca me shtetin fqinj bėri qė edhe aorta kryesore e Tiranės tė merrte emrin e liderit tė fashizmit, Betino Musolinit. Segmenti nė atė kohė ishte i gjatė 1100 metra dhe i gjerė 30 metra. Nė pamje tė parė asgjė nuk ka ndryshuar nga dikur. Madje bashkiakėt e sotėm janė kujdesur qė nė trotuarin e mesit tė kėsaj rruge tė mbjellin kumbullėn e kuqe, simbol nė kohėn e mbretit Zog. Duket paradaksole qė rruga e Kavajės nga ajo qė quhej dikur "Musolini" tė mos ketė ndryshuar shumė, madje gjerėsia e saj ka shėrbyer nė sistemimin e transportit kryeqytetas. Ndarjet e shumta tė trotuarit tė mesit qė dikur shėrbenin pėr kalimin e pajtoneve dhe makinave tė rralla tani janė reduktuar nė shėrbim tė trafikut. Ndryshimet mė tė mėdha vihen re nė dy anėt e rrugės dikur "Musolini". Vendin e vilave tri katėshe e kanė zėnė pallatet e ndėrtuara pas viteve '60, ndėrsa relike e atyre koherave mbetet godina e Lidhjes sė Shkrimtarėve."Musolini" apo sot rruga e Kavajės ėshtė njė prej akseve mė tė pėrshtatshėm duke marrė parasysh zhvillimin e qytetit.


HISTORIA E RRUGES SE KAVAJES

- Rruga nisi tė zgjerohej nė vitin 1928-1929.
- Emėrtimi i dikurshėm ka qenė rruga "Musolini" nė nder tė ish-liderit tė fashizmit Betino Musolini.
- Segmenti nė atė kohė ishte i 1100 metra i gjatė
- Ndėrsa gjerėsia 30 metra.
- Trotuari i mesit ka pasur rreth 8 ndarje pėr kalimin e pajtonėve.
- Pas viteve '60 aksi qė u quajt "Rruga e Kavajės" pėsoi ndryshime nė pjesėt anėsore, ku vendin e vilave trekatėshe e zunė pallatet shumėkatėshe.
- Kumbulla e kuqe ėshtė rimbjellė pas 72 vjetėsh nga bashkiakėt pėr tė ruajtur identitetin e dikurshėm.