E Diele, 30 Nentor 2003 Copyright © KOHA JONE

SPAHIA: "S'DO MUNGOJME NE VOTIMIN E MINISTRAVE"

Kreu i Partise Levizja e Legalitetit beri te ditur dje se deputetet e kesaj partie nuk do te mungojne me gjate seancave per miratimin e dekreteve te ministrave. "Nuk do te ndodhe si heret e tjera, kur deputetet tane munguan dhe u kritikuan nga lideri i opozites per kete fakt" tha Spahia. Nga ana tjeter, ai ka bere te ditur qe tani mungesen e vetme te nje deputeti legalist, i cili ndodhet tashme jashte shtetit. "E kemi qe tani te ditur se njeri nga deputetet tane perfaqesues ne Kuvend eshte jashte shtetit dhe nuk mund te jete i pranishem nese kete jave votohen ministrat e rinj te kabinetit Nano" shton Spahia. Gjithashtu, ai shton faktin se votat e legalisteve te pranishem ne seancen ku do votohen ministrat e kabinetit Nano do te jene te gjitha kundra. Nje muaj me pare, pas mungeses se dy deputeteve legaliste ne seancen e votimit te dy ministrave Dokle dhe Xhafaj, kreu i PLL-se shprehu ne menyre publike shqetesimin e tij per kete fakt. Ai u shpreh per kerkimin e deputeteve te humbur Sadedin Balla dhe Bahri Kollcaku. Nga ana tjeter, ne kete periudhe, Spahia beri te ditur edhe qendrimin e PLL-se per votimin ndaj Partise Socialiste. "Qendrimin e Partise Levizja e Legalitetit nuk e kompromenton asnje deputet. Asnje vote e PLL-se nuk ka per te shkuar ndonjehere pro PS-se dhe qeverise se saj" sqaron Spahia.