Koha Jone - 30/12/2003 http://www.kohajone.com/
MBRETI, REFUGJAT NE ATDHE
Nga Gavrosh Levonja
Kthimi i familjes mbreterore ne atdhe, rreth nje vit e gjysem me pare, nga cdo
kendveshtrim, ka qene nje nga zhvillimet me pozitive te jetes politike shqiptare
ne keto vitet e fundit. Aq me teper bie ne sy kjo po te kihen parasysh
paradokset qe prodhon vazhdimisht politika shqiptare. Me kete, familjes
mbreterore i u dha nje e drejte legjitime, e mohuar padrejtesisht. Duke
eliminuar barrierat artificiale e absurde qe pengonin kthimin e Lekes se I-re,
te paharruares, Nenes Mbretereshe dhe pjesetareve te tjere te familjes
mbreterore, politika shqiptare, si te thuash beri nje autokritike edhe ndaj
akteve te tilla indinjuese per cdo shqiptar, si debimi pas 18 oresh qendrimi ne
dhjetorin e vitit 1993, apo procesi farse i viti 1997 i cili degjeneroi ne nje
tragjikomedi te turpshme per klasen politike ne pushtet dhe drejtesine e
manipuluar prej saj. Vec kesaj, duke qendruar ne atdhe, Mbretit Leka i zgjerohej
dhe hapesira per te vepruar si nje faktor i pazevendesueshem ne dobi te kombit,
gje qe e tregoi dhe vizita ne Kosove, ku ai u prit me nje respekt te tille qe do
ta kishin zili te gjithe politikanet e hapesires mbareshqiptare. Per nje moment,
u duk sikur me kthimin ne atdhe, moren fund dhe sakrificat e peripecite e
shtegtimeve te detyruara te tij ne vende te ndryshme te botes, ndonjehere dhe si
ndeshkim per qendrimet e tij pa kompromis, ne mbrojtje te te drejtave te
bashkekombasve dhe ceshtjes shqiptare ne pergjithesi. Por, politika shqiptare, e
cila e ka te veshtire t'i coje gjerat deri ne fund, nuk do te mungonte ta
pasqyronte kete edhe ne kete rast. Megjithese po mbushet viti i dyte nga dita
kur familja mbreterore u kthye ne Shqiperi, mund te thuhet se ajo perseri i
eshte nenshtruar nje minishtegtimi ne vila te ndryshme, fillimisht ne Tirane, e
tani se fundi ne nje fshat te Kavajes duke u detyruar te kthehet ne nje
qiraxhine nje kohe kur ka nje numer vilash e terrenesh.. Kjo sepse, qeveritaret
shqiptare, nuk dihet per c'arsye, nuk vendosin t'i kthejne mbretit pronat e
trasheguara familjare, te cilat ne fund te fundit, nuk kane asnje lidhje me
pozitat shteterore qe ka pasur babai i tij Mbreti Zog. Eshte absurde ne cdo
aspekt qe zyrtaret dhe institucionet e shtetit shqiptar nuk i kane kthyer
Mbretit Leka, te pakten nje objekt, fjala vjen vilen e Durresit ku te banoje
normalisht me familjen duke mos mbetur pre e qirave te kripura apo qofte dhe
filantropise se ndonje individi qe ushqen respekt per te. Nuk mungojne zerat qe
atij do t'i kthehen pronat njesoj si pronareve te tjere, por kjo, eshte shume
pak. Pavaresisht se ai, per te mos nxitur tensione, pranon te jete pjese e nje
zgjidhjeje te pergjithshme, per pozit`n qe ka ne jeten mbareshqiptare si dhe per
permasat e personalitetit te tij eshte e papranueshme qe ai te vendoset ne
kushtet e nje qiraxhiu te rendomte duke qene i shtrenguar te kaloje nga nje
banese ne tjetren. Nje individ ne poziten e tij, sipas logjikes me te thjeshte
nuk mund te futet ne tufe me mijera pronare te ligjshem te cilet po presin
pafundesisht kthimin e pronave te tyre. Ne kushtet e mesiperme, edhe sikur
Mbreti Leka te mos kishte trasheguar asgje, duhej te ishte shteti shqiptar ai qe
duhej ta kishte sistemuar ate ne nje banese te perhershme, ne perputhje me
poziten dhe aktivitetin qe zhvillon ne dobi te kombit. Mirepo kthimi i munguar i
pronave per mbretin, te pakten i viles se Durresit, ku ai te vendoset nje here e
mire, eshte dhe nje fakt tjeter qe demaskon karakterin demagogjik e mashtrues te
kryeministrit dhe kryesocialistit, Fatos Nano. Dihet se pak muaj me pare,
pikerisht ne momentin kur do te votohej kandidatura e pasardhesit te ministrit
te jashtem Meta, ai filloi te trumbetonte se qeveria kishte vendosur t'i kthente
Mbretit Leka vilen e Durresit. Mirepo ndonese kane kaluar disa muaj, vec zhurmes
se atehershme, asgje konkrete nuk eshte bere ne kete drejtim. Ne kete menyre
rezulton se zhurma per kthimin e viles se Durresit, ka qene thjesht vetem nje
manover bizantine e Nanos per te marre votat e deputetetve legaliste ne favor te
kandidatit te tij per minister te jashtem. Ndoshta dhe tani ai e ka arkivuar
problemin e strehimit te mbretit ne nje nga pronat e tij per te perdorur ne te
ardhmen si monedhe shkembimi me votat e grupit legalist, per me teper kur, pak
kohe me pare u pa se ketij grupimi i mungonte kohezioni dhe homogjeniteti.