Copyright - KOHA JONE 31 Mars 2003
LEGALISTET JASHTE KOMISONIT TE FAJDEVE
Perberja e komisionit, per diskutim ne byrone parlamentare. Sipas PLL-se duhet
te rritet numri i anetareve per t'u perfaqesuar edhe ajo ne komision. Por
socialistet kundershtojne, sepse tashme procedurat jane votuar per ngritjen e
komisionit, dhe ajo e numrit te anetareve. Prandaj, legalistet do mbeten jashte
komisionit.
Edlira Prenga
Komisioni i transparences se transparences se firmave rentiere eshte bllokuar
akoma pa nisur punen e tij. Shkak per kete eshte bere Partia Levizja e
Legalitetit, e cila kerkoi te perfaqesohej me nje anetar ne komision. Parlamenti
shqiptar ne nje nga seancat plenare miratoi objektin e ketij hetimi, numrin e
anetareve, perberjen e tyre, menyren se si do te hetohet si dhe kohezgjatjen e
ketij komisioni. Ne kohen kur do te votohej per kryetarin dhe nenkryetarin e tij,
ishte kryetari i PLL-se, Eqerem Spahia i cili kerkoi perfaqesim ne kete komision.
Pas ketij veprimi, komisioni ne vend qe te fillonte punen, u detyrua te kaloje
edhe nje here ne diskutim ne byrone parlamentare. Pretendimi i PLL-se ishte qe
te rritej numri i anetareve te ketij komisioni, ne menyre qe te perfaqesoheshin
dhe ata. Por kane qene socialistet te cilet e kane kundershtuar kete ide, pasi
sipas tyre tashme kane kaluar te gjithe procedurat e votimit ne parlament per
ngritjen e ketij komisioni. Sipas tyre, eshte votuar edhe numri i anetareve dhe
nuk ka perse te kete nje procedure te fillimit per ngritjen e komisionit. Ne
kete menyre legalistet do te mbeten jashte komisionit hetimor te transparences
se fajdeve. Por nese nuk do te ndryshohet numri i anetareve ka te gjitha gjasat
qe te ndryshoje perberja e tij.