http://www.korrieri.com/  31/08/2003

 

PLL: Komisionet po pengojne regjistrimin e keshilltareve
TIRANE  Legalistet kane ngritur shqetesimet e tyre per menyren se si po organizohen zgjedhjet vendore te 12 tetorit. Kryetari i PLL, Ekrem Spahiu, ne nje takim me median ka deklaruar se KZQV-te nuk po funksionojne dhe po behen pengese per regjistrimin e kandidateve dhe keshilltareve te njesive vendore. I kerkojme Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, qe te nderhyje urgjentisht per funksionimin normal te KZQV-ve, per ti paraprire procesit te regjistrimeve te kandidateve, ka deklaruar Spahiu. Sipas kreut te legalisteve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marre nje vendim jashte Kodit Zgjedhor, qe jo vetem kandidatet per kryetare bashkish e komunash, por edhe kandidatet per keshilltare te keshillave bashkiake dhe komunale te pajisen me certifikata me fotografi, cka e ben mjaft te veshtire marrjen e ketij dokumenti, pasi ne shume njesi vendore zyrat e Gjendjes Civile nuk funksionojne. Kerkojme nderhyrjen urgjente te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, prane institucioneve perkatese, per zbatimin e vendimit te saj, sepse eshte bere pengese serioze per plotesimin e dokumentacionit te kandidateve, ka deklaruar Spahiu. PLL me kete rast ka denoncuar edhe njehere dhunen e organeve policore mbi perfaqesuesit politike te PLL, si nje akt antiligjor, antinjerezor, antidemokratik e i qellimshem ne kete fillim te fushates zgjedhore.

Sipas Spahise, megjithe keto akte terroriste ndaj kandidateve, drejtuesve e strukturave te PLL, nuk do te ndalin legalistet qe ne zgjedhjet e 12 tetorit te jene fituese dhe te arrijne suksesin me te madh elektoral ne keto vite.

A. META


PLL: Kuvendi tė miratojė njė rezolute pėr Kosovėn

Lajmi i ores 4:05 PM
TIRANE (1 Shtator) - Kryetari i Partisė "Lėvizja e Legalitetit", Ekrem Spahia, kėrkoi sot mbledhjen e byrosė parlamentare, miratimin nga Kuvendi tė njė rezolute "pėr mbrojtjen e interesave tė shqiptarėve nė Kosovė". Kryetari i PLL-sė bėri njė kėrkesė tė tillė, pas zhvillimeve tė ditėve tė fundit, ku Parlamenti i Serbisė miratoi njė document tė hartuar nga qeveria serbe, nė tė cilin theksohet ndėr tė tjera "sovraniteti" i Serbisė mbi Kosovėn dhe "karakteri i pandashėm i kėtij territori nga republika serbe". Lidhur me kėtė kėrkesė tė Spahias, kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi, sqaroi se sot nė mesditė do tė mblidhet komisioni i Jashtėm parlamentar, qė pritet tė hartojė njė projekt-rezolutė pėr Kosovėn. Ndėrkohė, nė seancėn plenare tė pasdites kjo p/rezolutė do tė parashtrohet pėr miratim. ro/dxh (BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/