Faqe 7 - Politikė

31Tetor 2003

 

 

 
Kriza
 
“Kryetari i Parlamentit, Servet Pėllumbi, tė ndėrhyjė urgjentisht pranė Presidentit tė Republikės, qė tė shkarkojė Kryeministrin, nėpėrmjet votėbesimit, ndryshe do tė bllokojmė seancat si nė rastin e komisionit ‘anti-Rama’
 
Parlamenti ėshtė kthyer dje nė njė arenė akuzash dhe kundėrakuzash ndėrmjet opozitės dhe mazhorancės
 
Berisha: S’ka Kuvend pa ikur Nano
Ruēi: Harroni variantin qė pozita t’i japė pushtetin opozitės
 

Elisabeta Ilnica

Kreu demokrat, Berisha, ėshtė i vendosur qė tė bllokojė tė gjithė seancat parlamentare, nėse Kryeministri Nano nuk do tė shkarkohet.

“Kryetari i Parlamentit, Servet Pėllumbi, tė ndėrhyjė urgjentisht pranė Presidentit tė Republikės, qė tė shkarkojė Kryeministrin, nėpėrmjet votėbesimit, ndryshe do tė bllokojmė seancat si nė rastin e komisionit ‘anti-Rama’”. Kėshtu ka “kėrcėnuar” dje gjatė seancės plenare lideri demokrat Sali Berisha, ku nuk ka pritur sa t’ia jepte fjalėn Pėllumbi, por direkt i ėshtė drejtuar podiumit. Ndėrkohė, ai ka uruar disi me ironi edhe anėtarėsimin e PS-sė nė Internacionalen Socialiste, teksa deputetėt “rozė” shoqėruan me duartrokitje urimet e Berishės.

Akuzat
Kreu i PD-sė, i ka anashkaluar shumė shpejt “komplimentet”, duke u shprehur se, “qeveria ka shkelur nenin 100 dhe 102 tė Kushtetutės, duke qenė se po lė dy zėvendėsministra tė drejtojnė ministritė. Kryeministri Nano tė japė dorėheqjen, pasi ėshtė rrėzuar tri herė nė parlament dhe, kjo mjafton tė vėrtetojė se ai ka humbur votėbesimin”. Berisha nuk e ka ndėrprerė fjalėn edhe pas vėrejtjeve tė njėpasnjėshme tė Pėllumbit, derisa ky i fundit deklaroi se, “ne kemi detyrėn tonė si institucion dhe nuk pėrzihemi me institucionet e tjera. Unė kam kontaktuar me Presidentin dhe do tė vijoj tė kontaktoj, por nuk do t’i kėrkoj shkarkimin e Kryeministrit, pasi nuk ėshtė e drejtė e tij”. Megjithatė, shefi demokrat, nuk ka pranuar qė tė ulet dhe teksa ka hedhur sytė drejt deputetėve socialistė, qė deklaruan votėn kundėr dekreteve tė Presidentit Moisiu nė parlament, tha se, “unė e di se nuk e kishit inatin me Namik Doklen apo me Fatmir Xhafėn, por me Nanon, sepse ai ėshtė njė tiran. Ministria e Jashtme dhe ajo e Rendit, nuk ka mė urdhra e udhėzime, sepse nuk ka se kush t’i firmosė ato”.

Debati
Nė kėtė pikė, kur situata po shkonte gjithnjė e mė shumė drejt acarimit, ka qenė sekretari i Pėrgjithshėm, Gramoz Ruēi, i cili i ka kėrkuar Berishės qė tė hartojė mocionin e mosbesimit, nėse ka dėshirė qė tė shkarkojė Nanon dhe tė mos pėrzihet me deputetėt e PS-sė. “Variantin qė pozita t’i dhurojė pushtetin opozitės, harrojeni tė dashur opozitarė. Keni njė rrugė tė dytė ta fitoni me mjete demokratike, keni dhe njė rrugė tjetėr qė do ta krihni, siē keni deklaruar ju zoti Berisha nė Rinas, me vinē, me top, me mitraloz. Besoj qė kanė perėnduar kėto kohė. Ju ftojmė qė tė pėrdorni mjetet institucionale, provoni Kushetutėn. Mos i bėni presione politike Presidentit, sepse ai ėshtė institucioni i unitetit tė vendit”, tha Ruēi. Sipas tij, do tė ishte gabimi mė i madh i opozitės nėse do tė ngatėrronte edhe Presidentin e Republikės nė kėtė mes. Kaq ėshtė dashur dhe Berisha nga emra tė pėrgjithshėm, ka kaluar nė ato tė pėrveēėm, por duke “sulmuar” tashmė ministrin e Ekonomisė, Arben Malaj, pėr mashtrim. “Ti gėnjen, se nuk ke nėnshkruar asnjė lloj marrėveshjeje me FMN-nė, sepse pėr shkak tė krizės nė qeverinė tuaj, FMN-ja ju ka lėnė jashtė investimeve”, deklaroi lideri demokrat, i cili ka hasur ende pa mbaruar akuzėn nė kundėrpėrgjigjen e Malajt. Ai ka mohuar ndėrprerjen e marrėdhėnieve me FMN-nė, pasi qeveria ėshtė nė funksionim normal. Berishės i ka ardhur nė ndihmė edhe kryetari i Grupit parlamentar, Bamir Topi, i cili theksoi qė, “fillimisht tė nxirret qeveria nga kriza, pasi ne jemi tė bindur qė ajo ėshtė nė njė pozicion tė tillė, duke kėmbėngulur nė dorėheqjen e Nanos”.


Protesta ndaj errėsirės nė Kuvend
Opozita ndez qirinj pėr Shkodrėn

Qirinjtė e ndezur pėr Shkodrėn “ndriēojnė” edhe sallėn e deputetėve nė mes tė ditės. Krejt ndryshe nga ē’pritej, nė njė moment kur Kuvendi po “plaste” nga debatet e ashpra mes socialistėve dhe demokratėve pėr ministrat qė mungojnė, ish-kryetari i parlamentit, Pjetėr Arbnori, ka devijuar gjithė replikat, duke pėrqendruar vėmendjen tek energjia e munguar nė Shkodėr. “Qeveria po mban njė qėndrim politik ndaj qytetit tė Shkodrės, qė nė ēastin kur nė kėtė zonė fitoi kandidati demokrat pėr kryetar bashkie, Artan Haxhi”. Sipas tij, nė kėtė qytet, mbi 86 pėr qind e banorėve e paguajnė energjinė elektrike qė konsumojnė. Arbnori u shpreh se, “diskriminimi nė Shkodėr vjen, pasi socialistėt nuk mundėn qė ta marrin dot bastionin e demokratėve. Ndaj edhe protestat qė po bėjnė bashkėqytetarėt e mi janė krejt tė drejta dhe tė ligjshme. Shkodra nuk ėshtė qyteti i vetėm qė nuk paguan 100 pėr qind energjinė elektrike, e megjithatė ėshtė ndėshkuar deri nė racizėm”. Ai ka kėrkuar marrjen e masave tė menjėhershme si dhe furnizimin me energji elektrike njėlloj si kryeqyteti, ose tė paktėn me kufizime nė njė masė tė konsiderueshme. Arbnori ka premtuar se do ta ndjekė sėrish me fanatizėm kėtė problem dhe nuk do t’i ndahet parlamentit, derisa tė marrė zgjidhjen qė dėshiron. “Shkodra ka vetėm 6 orė drita nė 24 orė, madje shpeshherė edhe me ditė tė tėra mungon energjia elektrike. Nuk duhet harruar se dimri ėshtė pėrpara dhe shkodranėt tė mos diskriminohen”, ka pėrfunduar fjalėn e tij Arbnori.


Askush nuk pėrgjigjet
Lesi: Dua interpelancė, por nuk ka ministra

Kryetari i Partisė Demokristiane, deputeti Nikollė Lesi, i ka lėnė dje gjatė seancės parlamentare tė gjithė deputetėt me gisht nė gojė, teksa komentoi diēka shumė interesante pėrsa u pėrket vendeve bosh nė drejtimin e dy ministrive. “Nėse unė dua tė bėj interpelancė me ministrin e Rendit Publik apo ministrin e Jashtėm, kujt do t’i drejtohen pyetjet e mia dhe nga kush duhet qė tė marr pėrgjigjet qė dua?!”, u shpreh Lesi. Sipas tij, ēdo deputet mund tė ketė vėnė re shumė gjėra qė nuk po funksionojnė si duhet nė kėto dy ministri, po nuk kanė se me kė tė bėjnė interpelancė, ashtu siē veprohet normalisht. Kjo deklaratė e Lesit, ka bėrė qė tė pushojnė tė gjitha debatet gjatė seancės, madje, duke ndryshuar edhe temėn e diskutimeve, kurse disa deputetė tė tjerė bėnė sikur nuk dėgjuan asgjė, por vijuan tė “kapen” me Berishėn.


Reagon kreu i PLL-sė, Spahia
“Afat pėr dėmshpėrblimin e ish-tė pėrndjekurve”

Kreu i Partisė Lėvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, u ka dalė nė mbrojtje nė parlament ish-tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė, ndėrkohė qė kėta tė fundit ishin nė minutat e para tė protestave. Ai i ka propozuar kryetarit tė parlamentit, Servet Pėllumbi, qė tė vihet nė plan tė parė dėmshpėrblimi i ish-tė pėrndjekurve dhe burgosurve politikė, pastaj tė kalohet nė ēėshtje tė tjera. “Tė pėrndjekurit kanė filluar sėrsish nga protestat. Ju nuk jeni i pėrgjegjshėm zoti Pėllumbi, sepse ju nuk caktoni njė afat konkret pėr dėmshpėrblimin e atyre njerėzve”, u shpreh Spahia, ku menjėherė hasi nė reagimin e kryetarit tė parlamentit. “Ne e kemi bėrė kėrkesėn institucionale dhe ia kemi drejtuar qeverisė, nga ku dhe jemi nė pritje tė njė pėrgjigjeje”, u pėrgjigj Pėllumbi.

 
© 2003 Gazeta Panorama