Rugova, mesazh urimi popullit kosovar pėr Vitin e Ri 2004
Lajmi i ores 8:30 AM

Ibrahim Rugova

PRISHTINE (31 Dhjetor) - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova u ka drejtuar qytetarėve tė Kosovės njė mesazh tradicional urimi pėr Vitin e Ri, me urimet mė tė pėrzemėrta pėr 2004. "Nė kėtė natė tė Vitit tė Ri, kur zemrat i kemi tė hapura pėr gėzim, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta me dėshirat mė tė sinqerta pėr lumturinė Tuaj dhe tė familjeve Tuaja. Viti qė po lėmė pas ishte njė vit i forcimit tė progresit nė tė gjitha fushat e jetės pėr vendin tonė. Ishte njė vit pune me sukses i institucioneve shtetėrore tė Kosovės. Viti nė tė cilin po hyjmė do tė jetė njė vit i sukseseve mė tė mėdha tė Kosovės. Vėmendje tė veēantė do t'i kushtojmė zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit tė tė gjithė qytetarėve. Njė punė tė mirė do tė bėjmė nė mbartjen e pėrgjegjėsive te institucionet shtetėrore nė bashkėpunim me UNMIK-un. Do tė gjejmė forma mė tė frytshme tė veprimit tė pėrbashkėt. Po ashtu do tė punojmė nė integrimin mė tė shpejtė tė Kosovės nė BE, nė NATO, nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA. Njėherėsh do tė veprojmė nė pėrfaqėsimin diplomatik tė vendit tonė nė arenėn ndėrkombėtare. Me fqinjėt tanė do tė bėjmė pėrpjekje tė kultivojmė marrėdhėnie tė mira", thuhet nė mesazhin e Rugovės. ro/ro (QIK/BalkanWeb)

 
 
Haradinaj: Viti 2004, vit i pėrpjekjeve pėr njė Kosovė tė pavarur
Lajmi i ores 9:10 AM
PRISHTINE (31 Dhjetor) - "Viti qė po vjen le tė jetė vit i realizimit tė synimeve tė qytetarit, familjes dhe shoqėrisė kosovare nė pėrgjithėsi e nė radhė tė parė edhe vit i realizimit tė pėrpjekjeve tona tė vazhdueshme pėr njė Kosovė tė pavarur, themelet e fuqishme tė sė cilės i shėnuam me sakrifica tė shumta e tė pandėrprera", thuhet nė urimin e kreut tė AAK-sė, Ramush Haradinaj, me rastin e festės sė Vitit tė Ri. Nė urimin e tij Haradinaj thekson se pavarėsisht pengesave tė shumta dhe vėshtirėsive, "ne nė Kosovė, gjatė kėtij viti, dėshmuam se mund t'ia dalim mė tej nė rrugėn pėr jetėsimin e synimeve tona politike dhe se mund tė bėjmė kthesa pozitive." "Urojmė qė vitin e ardhshėm tė jemi mė tė pėrkushtuar nė arritjen e objektivave tanė madhor, mė kėmbėngulės dhe mė tė vendosur. Viti 2004 le tė jetė vit i konkretizimit tė vullnetit dhe pėrpjekjeve tona pėr mirėqenie e pavarėsi," thuhet nė urim, njofton Zyra pėr Informim pranė AAK-sė. ro/ro (Kosovapress/BalkanWeb)
 

 

  • Parlamenti maqedonas miratoi buxhetin pėr vitin 2004 31 Dec 2003
  • http://www.lajmet.com/index.php
  • Ahmeti: Gjatė 2004-it do tė vazhdojmė realizimin e obligimeve tė Marrėveshjes sė Ohrit 30 Dec 2003

    "Gjendemi nė fillim edhe tė njė viti tė mbarė. Ky ėshtė moment ideal pėr tė reflektuar pėr pėrgjegjėsitė tona nė vitin para nesh. Viti 2004 do tė jetė vit i sfidave - vit i reformave dhe ndryshimeve tė mėdha. Neve na presin edhe shumė punė dhe pėrgjegjėsi para jush”, theksoi kryetari i BDI-sė Ali Ahmeti.

    Kryetari i Bashkimit Demokratik pėr Integrim Ali Ahmeti nė Tetovė organizoi njė takim me gazetarėt e tė gjitha mediave me ērast theksoi se subjektin e tij politik gjatė vitit tė ardhshėm e presin shumė aktivitete dhe obligime ne rrafshin politik.
    "Gjendemi nė fillim edhe tė njė viti tė mbarė. Ky ėshtė moment ideal pėr tė reflektuar pėr pėrgjegjėsitė tona nė vitin para nesh. Viti 2004 do tė jetė vit i sfidave - vit i reformave dhe ndryshimeve tė mėdha. Neve na presin edhe shumė punė dhe pėrgjegjėsi para jush. Sinqerisht besoj se sė bashku do t'u qėndrojmė ballė sprovave me tė cilat do tė pėrballemi, e me qėllim tė sigurimit tė jetesės mė tė mirė dhe mirėqenies sonė tė pėrbashkėt politike, ekonomike, sociale. Nė fund, mė lejoni t'u siguroj se edhe nė vitin 2004, Bashkimi Demokratik pėr Integrim do tė vazhdojė tė punojė nė drejtim tė realizimit tė obligimeve tona para jush nė mėnyrė qė tė gjithė sė bashku t'i gėzojmė tė drejtat dhe liritė tė cilat na takojnė tė gjithėve njėsoj ", theksoi kryetari i BDI-sė, Ali Ahmetit. Ai me kėtė rast uroi tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė me rastin e festės sė Vitit tė Ri.
    "Qytetarė tė nderuar tė Republikės sė Maqedonisė, u uroj Vitin e Ri 2004 dhe me rastin e ndėrrimit tė viteve, u dėshiroj tė gjitha tė mirat", theksoi kryetari i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmetit me rastin e festės sė Vitit tė Ri./I.M./Liria