GAZETA SHQIPTARE  Mars 2, 2003

 
Faqja 19 - RAJON & BOTE

 

Qeveria maqedonase e konsideron Armatėn tė paaftė pėr tė destabilizuar vendin
Shkup: AKSH ekziston, por s'ka mbėshtetje

SHKUP

Gjendja e sigurisė nė Republikėn e Maqedonisė ėshtė e qetė dhe nėn kontrollin e organeve kompetente. Ky ėshtė pėrfundimi i mbledhjes sė Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar, i riorganizuar sė fundmi.

Nė takim u tha se ekzistojnė individė dhe grupe qė deklarohen si anėtarė tė Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH), por vlerėsimi ėshtė se ata nuk kanė mbėshtetje nga popullata, si dhe potencial, kapacitet dhe fuqi pėr ta rrezikuar stabilitetin e vendit. "Ato janė grupe guerile mbi baza fshati, tė veshur me uniforma ushtarake dhe qė e quajnė veten AKSH", deklarojnė zyrtarė tė lartė tė NATO-s. AKSH-ja ka pėrcjellė njė sėrė deklaratash tė ashpra nė faqen e saj tė internetit, duke shprehur kundėrshtinė pėr Marrėveshjen paqėsore tė Ohrit. Duke shprehur haptazi se kėrkon tė bashkojė tokat shqiptare ajo ka marrė pėrsipėr disa atentate, mes sė cilave edhe sulmin me bombė kundėr gjykatės sė Strugės. AKSH-ja ka kėrcėnuar ndėrmarrjen e "njė ofensive ushtarake nė pranverė", duke deklaruar se ka njėsi, si nė Maqedoni, ashtu edhe nė Preshevė. Deklarata tė tilla tė risjellin ndėr mend krjimin e grupeve guerile shqiptare nė Luginėn e Preshevės nė vitin 2000 dhe nė Maqedoni nė fillim tė vitit 2001. Tė dy kėto konflikte pėrfunduan kur Ushtria Ēlirimtare Kombėtare (UĒK) nė Maqedoni dhe Ushtria pėr Ēlirimin e Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit (UĒPMB) ulėn armėt pas arritjes sė njė marrėveshje paqėsore (e Ohrit), qė u siguroi mė shumė tė drejta pakicės shqiptare. Pas zgje-dhjeve lokale tė tetorit tė kaluar u rrit pjesėmarrja e shqiptarėve nė qeverisje. UĒK-ja, fillimisht e shpėrberė me ndėrhyjen e Perėndimit, u shndėrrua me sukses nė njė parti politike parlamentare, BDI, qė drejtohet nga ish-lideri i UĒK-sė, Ali Ahmeti. Kėshilli i Sigurimit propozon qė organet kompetente tė vazhdojnė me ndėrmarrjen e tė gjitha masave tė domosdoshme pėr pėrforcimin e mėtejshėm tė stabilitetit tė vendit.


GAZETA SHQIPTARE - Faqja 19 - RAJON & BOTE - Shkurt 25, 2003

http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

Prefekti shqiptar i komunės sė Bujanovcit: S'ėshtė kohė konfliktesh tė armatosura
AKSH: Vramė policin serb
Ēoviē akuzon UĒPMB-nė pėr atentatin

PRESHEVE

Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH) mori pėrsipėr atentatin e sė dielės me minė nė rrugėn afėr fshatit Muhoē, i komunės sė Bujanovcit, ku humbi jetėn njė polic serb dhe u plagosėn lehtė dy tė tjerė nė momentin kur automjeti i tyre shkeli mbi njė minė.

"Aksionin e sė dielės e mori pėrsipėr njė njėsit qė vepron nėn divizionin 'Adem Jashari', ne lokalitetet e Kosovės Lindore", thuhet nė komunikatėn e lėshuar nė faqen e internetit tė AKSH-sė. Nga shpėrthimi i ndodhur nė njė rrugė qė tė ēon nė veri tė Bujanocit, ku kalojnė random, si civilė shqiptarė, ashtu edhe forca serbe, humbi jetėn Millan Vujoviē dhe u plagosėn lehtė: Goran Peroviē dhe Zoran Ziziē. Pėrpara se AKSH-ja tė merrte pėrsipėr atentatin, zv/kryeministri serb, Nebojsha Ēoviē, akuzoi si autorė tė atentatit ish-komandantėt e UĒPMB-sė: Shefket Musliu, Lirimin Jakupi dhe Besim Tahiri. Ēoviē tha se ata ndodhen nė Kosovė dhe u kėrkoi forcave tė KFOR-it dhe UNMIK-ut t'i ekstradojnė nė Serbi. Deklarata e Ēoviēit u pėrgėnjeshtrua menjėherė nga Shefket Musliu. Deklarata e AKSH-sė me firmėn e Besfort Karadakut e quan incidentin njė aksion tė suksesshėm tė kryer "kundėr pjesėtarėve kriminelė tė xhandarmėrisė serbe nė fshati Muhoē, tė komunės sė Bujanocit". "Kėtė aksion e ka drejtuar komandant Korabi, i cili edhe merr pėrgjegjėsinė pėr kėtė sulm", thuhet nė komunikatė. Ky incident pritet t'i intensifikojė mė tej tensionet nė luginėn e Preshevės nė jug tė Serbisė, ku forca tė sigurisė serbe u pėrleshėn me guerile shqiptarė tė UĒPMB-sė gjatė konfliktit tė vitit 2000-2001, qė shihej me frikė nga Perėndimi si vatėr e mundshme pėr fillimin e njė konflikti mė tė gjerė ballkanik. Gjendja nė luginėn e varfėr, nė lindje tė Kosovės qė administrohet nga OKB-ja, ka qenė relativisht e qetė, pasi guerilet ranė dakord tė ulnin armėt nė kėmbim tė mė shumė tė drejtave pėr komunitetin e gjerė tė shqiptarėve etnikė. Gjendja u acarua pas vrasjes, mė 4 shkurt, nė qytetin e Bujanocit, tė njė agjenti shqiptar tė shėrbimeve tė fshehta. Zyrtarė serbė bėnė fajtorė ish-guerilet pėr vrasjen e tij. Prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi, tha pėr median se tė gjithė duhet tė jenė tė qartė se nuk ėshtė koha e konflikteve tė armatosura.


23/02/2003 http://www.korrieri.com/

Shqiperi-Maqedoni: AKSH nuk ekziston
Ministrat e Mbrojtjes dhe Rendit te te dy vendeve takohen ne Pogradec dhe Struge. Buckovski: "Nuk mund te pohoj se ne territorin e Maqedonise ekziston nje armate e tille". Majko: "Spekullime te mediave dhe internetit"

Dyshimi per ekzistencen e formacionit ushtarak, e ashtuquajtur "Armata Kombetare Shqiptare" ishte ceshtja kyc ne bisedimet mes ministrave te Mbrojtjes dhe te Rendit te Shqiperise dhe Maqedonise. AKSH eshte deklaruar si krahu ushtarak i Frontit per Bashkimin Kombetar Shqiptar dhe kohet e fundit ka intensifikuar komunikatat, ku behet thirrje per Shqiperine e Madhe. Ndonese per ekzistencen reale te ketij formacioni ka dyshime te forta. Paraditen e djeshme shefat e mbrojtjes te te dy vendeve, Pandeli Pajko dhe Vllado Buckovski jane takuar ne Pojske te Pogradecit, zyrtarisht per te nenshkruar nje memorandum mirekuptimi per bashkepunimin mes Forcave te Armatosura shqiptare dhe maqedonase. Pas takimit, Majko dhe Buckovski kane mohuar ekzistencen e nje Armate Kombetare Shqiptare. Nje dite para vizites ne Shqiperi, Buckovski kishte deklaruar per "Dojce Vele"-n se do t'i konfirmonte homologut shqiptar te dhenat qe disponon Ministria e Mbrojtjes maqedonase, ku flitet per nje pjesemarrje te gjeneraleve te Shqiperise ne radhet e Armates Kombetare shqiptare. Vete Majko ka pranuar je ne nje interviste per TV "KLAN" se fillimi i takimit kishte qene paksa nervoz, derisa pala maqedonase kishte deklaruar ne nje fare menyre te kunderten e asaj te thene nje dite me pare per ekzistencen e AKSH-se. Pas bisedimeve me Majkon, zyrtari i larte i Shkupit prere ka mohuar nje fakt te tille. I pyetur nga gazetaret per lidhje te mundshme te se ashtuquajtures AKSH me Shqiperine, Buckovski ka deklaruar se "nuk ka pohuar zyrtarisht asgje per kete problem". Ndersa ministri Majko i ka konsideruar keto publikime, si "spekulime te mediave dhe internetit". Me tej, ministri maqedon i Mbrojtjes eshte shprehur ne kete moment nuk mund te pohonte se ne territorin e Maqedonise ekziston nje armate e tille, por la te kuptohej se nuk e mohonte plotesisht ekzistencen e ndonje veprimtarie ilegale ushtarake, kur u shpreh se "duke degjuar ate cfare ndodhi javen e kaluar ne Struge, mund te them se kjo mund te perbeje kercenim per stabilitetin ne rajon". Per ministrin Majko, "AKSH me shume eshte nje problem per shqiptaret, pasi ajo mund te perdoret shume mire si nje justifikim te individeve apo korenteve, jo vetem ne Maqedoni e Kosove, por dhe me gjere, ne Serbi dhe me tutje, per ta perdorur si nje thike pas shpine te proceseve shume delikate, por shume domethenese, shume te rendesishme, qe kane filluar ne Kosove".

I njejti shqetesim ka qene ne qender te takimit te ministrit te Rendit Publik, Luan Rama dhe atij maqedonas Hari Kostov ne Struge te shtetit fqinj. Rama dhe Kostov jane shprehur pas takimit, se rruga e vetme per bashkepunimin mes dy vendeve fqinj mbetet ajo e integrimit euroatlantik. "Qendrimi yne i perbashket eshte se cfaredolloj ideje per Serbine, Shqiperine apo Maqedonine e Madhe, i takon se kaluares dhe nuk gjen mbeshtetje, as nga zyrtaret e Shkupit dhe as nga ata te Tiranes", mesohet te kete qene deklarat e Rames. Ai ka nenvizuar rendesine e integrimit te faktorit politik shqiptar ne Maqedoni, por ka hedhur poshte njoftimet e fundit se ne Shqiperi ekzistojne kampe ku sterviten grupe te AKSH-se. "Ne vendin tim nuk ka asnje grup, qe punon per te stimuluar destabilitet ose veprimtari kriminale ne rajon. Do te punojme se bashku dhe do te kembejme te gjitha informacionet per cdo individ qe mund te rezultoje si i implikuar dhe qe mund te tentoje te behet pjese e atyre forcave qe tentojne te bllokojne procesin e stabilizimit", eshte shprehur Rama. Nderkohe Kostov ka deklaruar se nuk ka gjasa, qe ne kete vit te kete nje ofensive pranverore, e cila mund ta conte vendin edhe nje here ne konfliktin e vitit 2001.

Tirana zyrtare ka shprehur me force qendrimin e saj se nuk njeh asnje formacion me siglen e AKSH apo FBKSH. Shefi i diplomacise shqiptare Ilir Meta ka nenvizuar, gjate vizites te pak diteve me pare ne Tirane, te ministrit se Jashtem te Beogradit, qendrimin e qeverise shqiptare, e cila "nuk njeh dhe nuk mbeshtet asnje formacion me emra te tille".

Al.My


23/02/203 http://www.shekulli.com.al/

“Do tė ngrihen ndonjė ditė dhe do tė kėrkojnė komision pėr mbjelljen e preshve”


Ministri shqiptar i Mbrojtjes dhe homologu i tij maqedonas firmosin Memorandumin e Mirėkuptimit.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes dhe homologu i tij maqedonas firmosin Memorandumin e Mirėkuptimit.

Majko-Buēkovski: AKSH nuk ekziston

Majko: “Nuk jemi kėtu tė konfirmojmė emrin e ndonjė armate qė del nė internet”

TIRANĖ - Ministrat e Mbrojtjes sė Shqipėrisė dhe tė Maqedonisė nėnshkruan dje marrėveshjen e mirėkuptimit dhe tė bashkėpunimit ushtarak dypalėsh. Tė dy homologėt, Majko e Buēkovski kanė firmosur Memorandumin e Mirėkuptimit midis dy dikastereve respektive. Nė kėtė memorandum pėrfshihen vendosja e sistemit tė komunikimit midis dy ministrive e shtabeve pėr zhvillimin e “Stėrvitjeve tė pėrbashkėta, trajnimeve, ngritje ekipeve tė eksperteve, bashkėpunimi me njėsitė fqinje. Objektivi final i kėtij “Memorandumi” ėshtė anėtarėsimi i Shqipėrisė dhe i Maqedonisė nė NATO. Nė muajin mars tė kėtij viti parashikohet qė trupat shqiptare tė hyjnė nė Maqedoni, me qėllim zhvillimin e njė stėrvitjeje tė pėrbashkėt ushtrake. Nė qendėr tė takimit Majko-Buēkovksi ishte intesifikimi i mėtejshėm i bashkėpunimit nė fushėn e mbrojtjes dhe tė sigurisė, duke hartuar e zbatuar plane tė pėrbashkėta vepruese sipas angazhimeve dhe rekomandimeve tė samitit tė Pragės tė NATO-s. “Ne sot firmosėm Memorandumin e Mirėkuptimit dhe u rakorduam pėr njė varg veprimtarish tė pėrbashkėta. Ju siguroj se nė tė ardhmen do tė ketė takime shumė tė shpeshta, sepse jemi fqinj e do tė vemė e do tė vijmė shpesh tek njėri-tjetri Nė muajin mars do tė ketė njė stėrvitje ushtarake ku do tė shkojnė forcat ushtarake shqiptare nė Maqedoni dhe siē do tė ketė edhe nė Shqipėri njė stėrvitje ku do tė marrin pjesė forca ushtarake maqedonase, kjo do t’i shėrbejė familjarizimit tė strukturave ushtarake. E veēantė do tė jetė ftesa e komandantit tė KFOR-it dhe Gjeneral Agim Ēekun tė TMK-sė, pėr tė diskutuar edhe problemin e kufirit qė do tė organizohet nga NATO”,-tha Majko nė konferencėn e djeshme pėr shtyp. Ndėrsa ministri maqedonas Buēkovksi e cilėsoi kėtė memorandum si njė promovim i njė aleance mes dy shteteve. “Sė pari shpreh kėnaqėsinė pėr takimin e tė gjitha kėto aktiviteteve me kėtė Memorandum qė ne firmosėm, se si do tė bashkėpunojnė 2 shtetet qė tė promovojnė njė aleancė nė kėtė pjesė tė Europės, e cila do tė stabilizojė edhe bashkėpunėtorėt tanė, duke zhvilluar stėrvitjen e pėrbashkėt ushtarake. Nė Krivanllak do tė shkėmbejnė informacione kundėrzbuluese dhe sekrete dhe mund tė them se nuk ka ēėshtje qė mund t’i ngarkojė marrėdhėniet tona, madje ne do tė jemi model edhe pėr shtetet e tjera tė rajonit”,-tha Buēkovksi.

AKSH-ja
Njė nga ēėshtjet mė insistuese pėr median maqedonase ka qenė deklarata e hedhur nga Buēkovksi pėr stėrvitjen e trupave tė AKSH-sė nė Shqipėri. Gazetarėt maqedonas kanė kėmbėngulur nė kėtė pikė, duke i kėrkuar shpjegime si Buēkovskit, ashtu edhe Majkos. “Nė kėtė moment nuk mund tė pohoj se ka armatė shqiptare nė Maqedoni, madje ajo qė ndodhi javėn e kaluar nė Strugė, kurrė nuk duhet mohuar, atė qė mund tė jetė nė kėrkim pėr destabilitet tė shtetit. Unė besoj se nė kėtė moment nuk ka asnjė rrezik pėr destabilizim tė shtetit. Nuk mund tė konfirmoj nėse ka trupa tė AKSH-sė nė Shqipėri”,-tha dje Buēkovski. Ndėrsa ministri shqiptar i Mbrojtjes ka hedhur poshtė kėto hipoteza, duke e cilėsuar si njė vepėr e mediave. “Ne nuk kemi ardhur sot kėtu tė konfirmojmė ekzistencėn e ndonjė armate qė del nė internet. Ju duhet ta kuptoni se nė mars ushtarėt shqiptarė do tė shkojnė nė Maqedoni. Nuk e them as pėr publicitet e as pėr reklamė por kjo bėhet nga dy vende qė janė tė vendosur tė shkojnė nė NATO. Jam i kėnaqur nga pėrgjigja qė mora nga kolegu im dhe kjo ėshtė edhe njė pėrgjigje ndaj disa mediave qė e trajtojnė ndryshe kėtė problem”,-theksoi Majko pėr kėtė ēėshtje. Mė pas tė dy ministrat Majko e Bushkovski kanė kaluar njė drekė pune, pėr tė pritur takimin e orės 16.00 nė Drilon me ministrin e Rendit, Luan Rama dhe ministrin e Brendshėm maqedonas Hari Kostov
Bardhyl Berberi

Ministri i Rendit, Luan Rama takon nė Strugė homologun maqedonas, Kostov

Rama: Nuk ka baza tė AKSH-sė nė Shqipėri

TIRANĖ- Nė Shqipėri nuk ekzistojnė baza stėrvitore tė grupeve tė Armatės Kombėtare Shqiptare. Ministri i Rendit, Luan Rama ka dhėnė kėtė deklaratė pas takimit me homologun e tij maqedonas, Hari Kostov. “Unė dua t’i siguroj gazetarėt maqedonas se nė Shqipėri nuk ka grupe tė AKSH-sė, as nė Tropojė, as nė Kukės apo Peshkopi. Kjo ėshtė kategorike, nė asnjė cep tė Shqipėrisė nuk pėrgatiten grup tė AKSH-sė, sepse nė Shqipėri asnjė shqiptar nuk do qė nė Maqedoni tė ketė destabilitet”,-tha ministri Rama pėr median e pranishme. Ministri maqedonas Kostov ka shprehur kėnaqėsinė e tij nė lidhje me njė deklaratė tė tillė, duke u shprehur se “ideja e njė Shqipėrie tė madhe qė propagandohet tepėr ėshtė e vjetėr dhe se s’ka asnjė bazė”. Tė dy ministrat e Rendit tė vendeve fqinje kanė ranė dakord pėr tė bashkėpunuar nė luftėn e tė gjitha llojeve tė krimit. Pėr kėtė Rama dhe Kostov kanė pranuar idenė e krijimit tė njė forumi tė pėrbashkėt mes ministrave tė Rendit tė rajonit tė Ballkanit, me qėllim pėr tė luftuar krimin e organizuar, si dhe nė shkėmbimin e listave tė personave tė kėrkuara pėr tė dy vendet. “Ramė dakord me homologun tim Rama, qė sė bashku tė luftojmė trafiqet dhe tė ruajmė tė paprekur stabilitetin e rajonit tė Ballkanit”,-tha Kostov nė konferencėn e djeshme dhėnė nė rezidencės qeveritare “Gorica”. Ministri shqiptar e ka mbėshtetur kėtė deklaratė tė tij duke u shprehur se “Do tė punojmė sė bashku dhe do tė kėmbejmė tė gjitha informacionet pėr ēdo individ qė mund tė rezultojė si implikuar dhe qė mund tė tentojė tė bėhet pjesė e atyre forcave qė tentojnė tė bllokojme procesin e stabilizimit”. Ndėrsa pėr vrasjet nė kufi, ministri maqedonas ka argumentuar se ato kanė ndodhur pėr tė ulur ndjeshėm numrin e kalimit tė paligjshėm tė kufirit maqedonas. “Ato vrasje qė janė bėrė kanė ndikuar nė uljen e kalimit tė paligjshėm tė kufirit. Kėshtu unė po ju sjell njė shifėr, nė vitin 2001 kishte 1200 kalime tė paligjshme tė kufirit, ndėrsa nė vitin 2002 kjo shifėr zbriti nė 879”,-theksoi Kostov. Rama, fillimisht sė bashku me stafin e tij, ka ndaluar nė komisiariatin e Policisė sė Strugės, pėr tė pritur homologun e tij, Kostov. Tė dy ministrat pas takimit paraprak kanė shkuar pėr njė vizitė nė Gjykatėn e Strugės, ku njė javė mė parė u krye njė shpėrthim eksplozivi me telekomandė. Ministri maqedonas ka shprehur vlerėsimet e tij pėr qėndrimin e mbajtur nga qeveria shqiptare, e cila e ka dėnuar kėtė akt tė rėndė. Rama ka takuar mė pas kryetarin e Partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmetin. Nė tė merrte pjesė edhe zv/ministri i Rendit i qeverisė maqedonase, Fatmir Behari, njėkohėsisht edhe anėtar i BDI-sė. Biseda mes Ramės dhe Ahmetit ėshtė pėrqėndruar nė zbatimin e marrėveshjes sė Ohrit, nė rolin qė luajnė partitė politike shqiptare, ku nė plan tė parė ka dalė konstruktiviteti i tyre.
Bardhyl Berberi


BalkanWeb - http://www.balkanweb.com/

Majko: AKSH njė thikė pas shpine

Lajmi i ores 7:50 PM

Pandeli Majko

TIRANE (22 Shkurt) - "Armata Kombėtare shqiptare ėshtė njė thike pas shpine". Kėshtu u shpreh sot nė njė intervistė ekskluzive pėr TVKlan, ministri shqiptar i Mbrojtjes Pandeli Majko vetėm disa orė pas takimit me homologun maqedonas Vllado Buēkovski. Sipas tij kjo organizatė pėrbėn njė problem jo vetėm pėr shqiptarėt e Maqedonisė por edhe ato tė Kosovės. Majko u shpreh, se para takimit me Buēkovskin nuk e ka fshehur tensionin dhe akthin pėr shkak tė publikimeve njė ditė mė parė nė disa faqe interneti, tė njė deklarate tė zėdhėnėsit tė Ministrisė sė Mbrojtjes maqedonase, pėr pėrfshirjen e disa oficerėve shqiptarė nė stėrvitjen e kėtyre grupeve ekstremiste. Majko duke folur mė tej pėr problemet nė vendet fqinje, ka shprehur edhe shqetėsimin e politikanėve shqiptarė pėr arrestimin e numrit 'dy' tė partisė sė Thaēit, Fatmir Limaj, I cili akuzohet nga TPI pėr krime lufte gjatė vitit 1999. dxh/mr (BalkanWeb)

 

Rama pas takimit me Kostov: Nuk ekzistojnė kampe pėr grupe tė AKSH (UPDATE)

Lajmi i ores 3:30 PM

Luan Rama

OHER (22 Shkurt) - "Qendrimi ynė i pėrbashkėt ėshtė se cfarėdolloj ideje pėr Serbinė, Shqipėrinė apo Maqedoninė e Madhe, i takojnė sė kaluarės dhe nuk gjejnė mbėshtetje as nga zyrtarėt e Shkupit dhe as nga ata tė Tiranės". Kėshtu u shpreh sot pas takimit me ministrin e Rendit Publik Luan Rama, ministri maqedon i Mbrojtjes Hari Kostov. Sipas tij rruga e vetme pėr bashkėpunim mes dy vendeve fqinje ėshtė rruga drejt integrimit euroatlanitik. Ndėrsa nga ana e tij ministri shqiptar Rama pėrveē vlerėsimeve tė integrimit tė faktorit politik shqiptar nė Maqedoni ka hedhur poshtė njoftimet e fundit se nė Shqipėri ekzistojnė kampe ku stėrviten grupe tė Armatės Kombėtare Shqiptare. " Nė vendin tim nuk ka asnjė grup, qė punon pėr tė stimuluar destabilitet ose veprimtari kriminele nė rajon", u shpreh Rama. Ndėrkohė Kostov ka deklaruar se nuk ka gjasa qė nė kėtė vit tė ketė njė ofensive pranverore, e cila mund ta ēonte vendin edhe njė herė nė konfliktin e vitit 2001. Ministri Rama nė vazhdim tė deklaratave tė pėrbashkėta tha se mes tyre ėshtė arritur njė marrėveshje pėr bashkėpunim mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė pėr tė ruajtur stabilietetin nė rajon. "Do te punojme se bashku dhe do tė kėmbejmė te gjitha informacionet per cdo individ qe mund te rezultojė si implikuar dhe qe mund te tentoje te bėhet pjese e atyre forcave qė tentojnė tė bllokojme procesin e stabilizimit", tha Rama. Mėsohet se gjatė qėndrimit tė tė Ministrit tė Strugė, ka patur edhe njė takim me liderin e Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti ku ėshtė diskutuar pėr zhvillimet mė tė fundit nė vend dhe zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit. zh/ko (BalkanWeb)


GAZETA55 - 23/02/2003 http://www.gazeta55.com/

Ministri maqedonas i Mbrojtjes nuk shprehet zyrtarisht pėr ekzistencė tė AKSH‑sė

Ministri maqedonas i Mbrojtjes, Vlado Buēkovski, nė njė takim zyrtar qė zhvilloi sot (e Shtunė) nė Pojskė tė Pogradecit, nuk pranoi zyrtarisht ekzistencėn e tė ashtuquajturės Armatė Kombėtare Shqiptare (AKSH) nė vendin fqinj.

I pyetur nga gazetarėt, ministri maqedonas i Mbrojtjes Buēkovski, tha se "nė kėtė moment nuk mund tė pohoj se nė territorin e Maqedonisė egziston njė armatė e tillė".

Por, ai la tė kuptohet se nuk e mohon plotėsisht ekzistencėn e ndonjė veprimtarie ilegale ushtarake, kur u shpreh nė vazhdim se "duke dėgjuar atė ēfarė ndodhi javėn e kaluar nė Strugė, mund tė them se kjo mund tė jetė kėrcėnim pėr stabilitetin nė rajon".

Ai pėrfundoi pėrgjigjen e tij duke u shprehur se, "tani pėr tani nuk ka kurfarė kėrcėnimi dhe rreziku pėr stabilitetin nė rajon".

Edhe ministri shiptar i Mbrojtjes, Pandeli Majko, mohoi ekzistenėn e ndonjė force ushtarake tė pakontrolluar nė Maqedoni, duke i konsideruar njoftimet e pėrhapura njė ditė mė parė "si spekulime tė mediave dhe internetit".

Takimi Majko‑Buēkovski nė Pogradec u realizua pėr nėnshkrimin e njė "Memorandum Mirkuptimi" midis Ministrive tė Mbrojtjes sė Shqipėrisė dhe Maqedonisė.

"Me nėnshkrimin e Memorandumit tė sotėm, krerėt e dikastereve tė mbrojtjes tė tė dy vendeve qė i bashkon jo vetėm aspirata e pėrbashkėt, integrimi nė strukturat Euroatlantike tė sigurisė, por edhe tė qėnit fqinjė kufitarė, dėshmuan pajtueshmėrinė e tyre tė plotė pėr stabilitetin nė rajon, pengimin e konflikteve, ruajtjen e paqes tė demokracisė dhe tė drejtave njerėzore", deklaroi zėdhėnėsja e Ministrisė sė Mbrojtjes, Mariana Zegali.                 

 


Faqja 4 - POLITIKE Shkurt 23, 2003 http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

 

Nėnshkruhet memorandumi mes ushtrive shqiptare dhe maqedonase

Majko-Buēkovski: AKSH nuk ekziston

Roland Beqiraj

POGRADEC

Ministrat e Mbrojtjes tė Shqipėrisė dhe Maqedonisė, Majko dhe Buēkovski, mohuan dje ekzistencėn zyrtare tė tė ashtuquajturės AKSH (Armata Kombėtare Shqiptare). Dy ministrat janė takuar dje nė Pojskė, (Pogradec) dhe e kanė diskutuar kėtė ēėshjtje.

Majko dhe Buēkovski nėnshkruan dje njė memorandum mirėkuptimi mes ushtrisė shqiptare dhe asaj maqedonase. Palėt ranė dakord pėr vendosjen e sistemit tė komunikimit midis dy ministrive dhe dy shtabeve pėr kryerjen e stėrvitjeve tė pėrbashkėta, ngritjen e grupit tė ekspertėve si dhe planifi-kimi i aktiviteteve tė ndryshme pėr trainim pėr luftė tė pėrbashkėt kundėr trafiqeve tė organizuara dhe terrorizmit.

AKSH
Pas nėnshkrimit tė memorandumit ministrat duket se kanė trajtuar edhe ēėshtjen e AKSH-sė. Duket se Majko e ka bindur Buēkovskin se s'ka asnjė ushtarak shqiptar nė tė ashtuquajturėn AKSH dhe se njė strukturė e tillė edhe nėse egziston njė e tillė s'ka asnjė mbėshtetje nga Shqipėria. "Kjo strukturė, edhe nėse egziston, ėshtė njė thikė pas shpine pėr shqiptarėt", tha Majko dje nė lidhje me kėtė ēėshtje. Ndėrsa ministri i Mbrojtjes i Maqedonisė, Vlado Buēkovski, i pyetur pėr qėndrimin zyrtar tė ekzistences sė AKSH-sė nė Maqedoni, u pėrgjigj: Nė kėtė moment nuk mund tė pohoj se ekzistoin njė armatė e tillė nė territorin e Maqedonisė, por duke dėgjuar ato ēfarė ndodhėn nė Strugė javėn e kaluar, mund tu them se ngjarje tė tilla mund tė jenė kėrcė-nime pėr stabilitetin nė vend. Por momentalisht nuk ka kurrėfarė kėr-cėnimi dhe rreziku pėr tė destabilizuar Maqedoninė. Pas tij Majko tha se njė armatė e tė tillė ėshtė spekullim i mediave dhe tė njė lufte vizuale nė internet. "Tė dy vendet tona janė tė vendosur ti bashkojnė forcat kundėr tė gjithė atyre qė mundohen tė destabilizojnė rajonin", tha Majko.