4 Prill, 2003


Pas bisedimeve Simitis-Nano, flet kreu i shoqatės “Ēamėria”. Pronat nė Greqi, 2,5 milionė USD

“Ēamėria”: Duam kthimin e pronave, jo kompensim

Kryetari Selman Sheme: Kėrkojmė riatdhesimin e ēamėve. Kompensimi ėshtė tradhti ndaj ēėshtjes

TIRANĖ – Kryetari i shoqėrisė politike-atdhetare “Ēamėria”, Selman Sheme deklaroi dje, se ēamėt kėrkojnė kthim fizik tė pronave dhe jo kompensim tė tyre. I pyetur nga “Shekulli”, lidhur me deklaratėn e njė dite me parė tė kryeministrit grek Kosta Simitis, Sheme e cilėsoi si njė deklaratė qė tregon njė lloj evoluzioni tė politikės greke drejt njohjes sė disa tė vėrtetave historike. Por, tha ai kryesia e shoqėrisė nė emėr tė tė gjithė ēamėve do tė besojė se ka nisur t’i jepet rrugėzgjidhje ēėshtjes ēame, vetėm atėherė “kur amendamentet t’i kalojnė Parlamentit dhe ai tė abrogojė ligjin e luftės”. “Ne mendojmė qė edhe me heqjen e ligjit tė luftės nuk realizohet zgjidhja tėrėsore e problemit ēam. Ne kemi deklaruar si kryesi e shoqatės se kėrkojmė sė pari riatdhesimin dhe riatdhesimi kėrkohet pėr faktin se komuniteti ēam, prej 250 mijė vetėsh jetojnė si refugjatė dhe ėshtė i vetmi rast unik pas Luftės sė Dytė Botėrore qė njė komunitet dėbohet me forcė dhe nuk i jepet e drejta tė kthehet nė pronat e veta”, -sqaroi Sheme. Ai theksoi se “Greqia duhet tė kėrkojė falje publike”. Megjithatė ata janė tė pėrgatitur t’i drejtohen Gjykatės sė Hagės, sepse spastrimi etnik, sipas Shemes, pėrbėn krim kundėr njerėzimit. “Greqia ėshtė e detyruar tė dėmshpėrblejė komunitetin ēam pėr humbjet njerėzore dhe materiale qė ka shkaktuar nė vitet 1944-1945 nėpėrmjet kėtij spastrimi etnik, kėtij genocidi tė ushtruar nė kėto vite”.

Pasuria
Ndėrkaq pronat e ēamėve llogariten nė njė shifėr mbi 2.5 milionė dollarė, ku futen vreshta, agrume, ullishte, troje, shtėpi, dyqane, kullota, pyje, tė cilat kapin njė sipėrfaqe prej 5000 km2. Sekuestrimi mė i madh i pronave tė ēamėve ėshtė bėrė gjatė viteve 1944-1945. Kryetari i shoqėrisė “Ēamėria” tha se nė fakt deklarata e Simitis ishte pak evazive. “Nėse ėshtė fjala pėr kompensim, ai ėshtė pėr shfrytėzimin qė i ėshtė bėrė kėsaj prone prej 60 vjetėsh”, -sqaroi Sheme.
Rrugėt
Ndėrkohė rrugėt qė do tė ndiqen pėr t’i dhėnė njė zgjidhje pėrfundimtare ēėshtjes ēame janė dy, sipas kryetarit tė kėsaj shoqėria. “Do t’i drejtohemi Gjykatės sė Hagės dhe kemi filluar procedurat, e cila tė bėjė njė zgjidhje pėrfundimtare ku e paditur ėshtė pala greke, qė genocidi kundėr popullsisė ēame pėrbėn krim kundėr njerėzimit”, -tha ai. Ndėrsa rruga e dytė ėshtė gjyqi i Strasburgut. Po kėshtu ēėshtja do tė ndiqet edhe nė gjykatat greke. Sipas tij, lajme nga Athina bėjnė tė ditur se po pėrgatiten amendamente nga qeveria greke e cila mendon tė zgjidhė ēėshtjen nėpėrmjet kompensimit. “Nėse ėshtė fjala pėr kompensim tė tė gjithė pronave, kjo ėshtė e papranueshme. Nėse ėshtė fjala pėr kthim fizik tė pronave dhe pėr kompensim nė ato raste kur nė pikpamje teknike kthimi ėshtė i pamundur , kėto zgjidhen me marrėveshje dhe janė tė pranueshme”, -nėnvizoi Sheme. Ai tha se “nuk pranojmė kompensim, sepse kompensimi do tė thotė tradhti ndaj ēėshtjes kombėtare ēame”.
Darina Tanushi

Pronat e ēamėve
Nė shifra: 2.5 milionė dollarė
Sipėrfaqe prej 5000 km2vreshta
agrume
ullishte
troje
shtėpi
dyqane
kullota
pyje 


GAZETA55 - 03/04/2003 http://www.gazeta55.com/

Mustafaj: Nano po spekulon me ēėshtjen e "Ligjit tė Luftės" me Greqinė

Sekretari i marrėdhėnieve me jashtė ne PD z.Besnik Mustafaj, nė emėr tė partisė qė pėrfaqėson, ka reaguar mbi deklarimet pas takimit tė nje dite me parė tė kryeministrit Nano dhe atij grek Kostas Simitis, mbi heqjen e "Ligjit tė Luftės" me Shqipėrinė. Mė tej, z.Mustafaj ėshtė shprehur se "kryeministri Nano po spekulon mbi ēėshtjen nė fjalė, gjithashtu ai vuri nė dukje se marrėdheniet midis dy vendeve rregullohen me ligjet e parlamentit dhe jo me qeveritė. Ai shtoi, se ne konstatojmė se nuk eshte ekzerkutivi qe vendos pėr abrogimin e ketij ligji, pra ekzekutivi grek, por ėshtė parlamenti dhe ne kete rast, theksojme se spekulimet politike pėr konsultė tė brendshme nga ana e kryeministrit Nano pėr kėtė deklarim tė z.Simitis, nuk i sherbejne as zgjidhjes se problemit, as mirekuptimit tė nevojshem midis dy vendeve". Lidhur me pėrgjegjėsitė qė mund tė kete kryeministri Nano nė kėtė mes, z.Mustafaj ėshtė shprehur "kjo  ėshtė nje pergjegjesi jo e vogėl, nėse z.Nano bėn spekulime te tilla nga padija sesi abrogohet nje ligj, kjo ėshtė njė gjė e kuptueshme, po te kemi parasysh se kemi nje kryeministėr, i cili qofte ndėrtimin e ligjeve, qoftė respektimin e tyre, nuk e ka princip themelor, nese e ben nga qėllime te kėqija, atėhere kjo gje ėshtė akoma me e rėndė. Gjithashtu, z.Mustafaj ėshtė shprehur se "PD i konsideron prioriare dhe shumė tė rėndėsishme marrėdhėniet mes dy vendeve", duke shtuar, se "kėto marrėdhėnie kanė arritur njė nivel tė mirė zhvillimi". Ai shprehu bindjen se nė tė ardhmen, kėto marrėdhėnie do tė njohin njė prespektivė mė tė mirė nė fushėn diplomatike, politike, ekonomike, ushtarake. Sipas z. Mustafaj, "mbyllja juridike pėrfundimtare i kėtij ligji, bėhet pėrmes njė ligji tjetėr dhe vendimit tė parlamentit tė shtetit grek". Ne vlerėsojmė vullnetin e mirė tė qeverisė greke dhe mazhorancės qeverisėse atje, pėr tė abroguar njė ligj absurd", theksoi ai. Kryeministri shqiptar, Fatos Nano dhe ai grek, Kostas Simitis, gjatė njė takimi tė zhvilluar nė Athinė, e konsideruan ēėshtjen e "Ligjit tė Luftės" mes dy vendeve, "politikisht dhe juridikisht tė mbyllur". Kryeministri grek Simitis u shpreh, se "ēėshtja e kėtij ligji, pėrfundimisht, politikisht dhe juridikisht ėshtė e mbyllur, sepse Traktati i Miqėsisė dhe i Bashkėpunimit, i ratifikuar nga tė dy parlamentet, ai i Greqisė dhe i Shqipėrisė, i ka dhėnė fund nė mėnyrė ligjore, duke e mbyllur kėtė ēėshtje". Ndėrkohė qė parlamenti shqiptar nuk e ka hequr nje ligj tė tillė, sepse sipas opozitės, heqja e njė ligji zėvendėsohet me nje ligj tjetėr.

e.gj

 

 Korrieri - http://www.korrieri.com/ 03/04/2003

Greqia, do te ktheje pronat came
Shefi i qeverise greke Kostas Simitis deklaron se po punohet per korrigjimin e pasojave te ligjit te luftes. I cili sherbeu ne vitin 1944 si baza ligjore per konfiskimin e pronave came ne veri te Greqise. Gjate takimit ne Athine me homologun shqiptar Fatos Nano, kryeministri grek u shpreh se ligji i luftes me Shqiperine eshte "politikisht dhe juridikisht i mbyllur". Sipas tij, pala greke ka gati projektin per korrigjimin e pasojave negative te tij. Por qe lufta ne Irak ka vonuar firmosjen e tij

Nga Athina Elton METAJ

Greqia pergatitet per kthimin e pronave came, te konfiskuara ne vitin 1944. Ky fakt ka dale nga takimi per rreth 45 minuta ne Athine mes kryeministrit shqiptar Fatos Nano me homologun grek Kostas Simitis. Burime prane kryeministrit shqiptar thane per "Korrieri" se Simitis dhe Nano kane disktuar edhe per rregullimin dhe korrigjimin e pasojave negative te sjella nga ligji i luftes. Nje grup pune i pales greke mesohet te kete hartuar nje projekt per kete qellim, qe ndodhet tashme ne tryzen e punes se Presidentit Stefanopulos dhe eshte vonuar per shkak te angazhimive lidhur me krizen ne Irak. Kjo u pohua, ndonese jo drejtperdrejte edhe nga vete Simitis. Ndonese si Nano dhe Simitis jane treguar te kujdesshem para mediave duke mos i permendur pronat came. Levizja e fundit e Athines te ben te mendosh se ligji i luftes qe ajo konservon me Shqiperine prej 60 vjetesh nuk ka qene gje tjeter vecse garanti per moskthimin e pronave te popullsise came te shperngulur ne 1945 nga veriu i Greqise. Zevendesministri i Puneve te Jashtme Ilir Meta deklaroi ne parlament ne dhjetor te vitit te kaluar se sekuestrimi i pronave came ishte pasoje e ligjit te luftes qe Greqia vendosi me Shqiperine me 28 nentor te 1940, kur territoti yne, atehere i pushtuar, u perdor nga Italia fashiste per te sulmuar Greqine sovrane. Me vone, nga ky ligj derivuan edhe nje sere aktesh nenligjore dhe dekretesh, te cilat ligjeruan edhe sekuestrimin e pronave te popullsise came ne veri te Greqise. "Me 10 nentor me dekret mbreteror 2636 u vendos sekuestroja ndaj pasurive armike dhe veprimet juridike mbi to. Ligji eshte pasuruar edhe me dekrete e akte nenligjore, qe kane te bejne me trajtimin civil e juridik te popullise came", tha Meta. Ne 1987 qeveria e Papandreut miratoi vendimin per heqjen e ligjit te luftes. Por qe nuk u ratifikua asnje here nga parlamenti, ndersa ne vitin 1996 u ratikua Traktati i Miqesise mes dy vendve. Ne kete menyre, vendimi i Athines per "te korrigjuar pasojat e ketij ligji" do te thote jo vetem veprime konkrete ligjore per abrogimin e tij, por edhe rregullimin e ceshtjes came. Lidhur me ligjin e luftes te dy kryeministrat pranuan se kjo ceshtje quhet e zgjidhur politikisht dhe juridikisht. Gjate ketij takimi, kryeministri grek mesohet ta kete quajtur si qesharak dhe te pavlere ekzistencen e nje ligji lufte mes dy vendeve, ndersa Tirana dhe Athina kane firmosur edhe Traktatin e Miqesise. Kryeministri Simitis u shpreh se "ceshtja e ketij ligji, perfundimisht, politikisht dhe juridikisht eshte e mbyllur, sepse Traktati i Miqesise dhe i Bashkepunimit, i ratifikuar nga te dy Parlamentet, ai i Greqise dhe i Shqiperise, i ka dhene fund ne menyre ligjore, duke e mbyllur kete ceshtje". Madje Athina zyrtare duket se i ka shkuar ne fund problemit kur deklaron permes shefit te qeverise se saj se "tashme te dy palet po angazhohen dhe do te vazhdojne punen per te zgjidhur ne menyre teknike problemet e krijuara nga ky moment". Megjithase, burimet mohuan faktin qe te dy Kryeministrat te kene folur dje ne menyre te vecante per ceshtjen came, duke preferuar zgjidhjen e saj ne kuader te rregulimit te pasojave qe ka sjelle ligji i luftes, me gjuhe diplomatike ata treguan se ceshtja e pronave came ka hyre ne axhenden e dites ne dialogun mes dy vendeve.

Fundi i luftes 63 vjecare
Kryeministri helen Kostas Simitis, e ka quajtur qesharak dhe te pavlere, ekzistencen e nje ligji lufte mes Greqise dhe Shqiperise, ndersa eshte firmosur Traktati i Miqesise mes dy vendeve. Pavaresisht se ai e cilesoi kete ceshtje, perfundimisht te mbyllur si politikisht ashtu edhe juridikisht, ajo vazhdon te jete nje barriere jo e vogel ne nje marredhenie krejtesisht te sinqerte mes dy fqinjeve, por edhe ne percaktimin e prioriteteve tona ne politiken e jashtme, ne marredheniet me fqinjet. Nje pengese mbi 60 vjecare mes 2 shteteve, i vendosur ne menyre te njeanshme nga nje vend qe eshte anetar i NATO dhe BE.

Edhe pse Greqia u pushtua nga Italia, nepermjet territorit tone, kur ne vete ishim te pushtuar, Parlamenti Grek, me 28 nentor 1940, miratoi ligjin e luftes me Shqiperine. Nje ligj i plotesuar edhe me disa akte nenligjore dhe dekrete, ligjeroi sekuestrimin e pronave te shqiptareve. Pavaresisht se 47 vjet me vone, ne vitin 1987, qeveria e Papandreut miratoi vendimin e heqjes se ligjit te luftes mes dy vendeve, Parlamenti helen nuk e ka votuar kurre rrezimin e tij. Keshtu qe pavaresisht se "de facto" ky ligj, sic deklaroi dje edhe Kryeministri Simitis nuk ekziston, "de jure" ai vazhdon te jete ende ne fuqi.

Kjo gjendje ne dukje absurde per llogjiken e politikes se fillimshekullit te 21, nuk eshte e tille per Athinen zyrtare. E cila nuk ishte dhe nuk duket se eshte plotesisht e gatshme dhe pa asnje ekuivok, te riktheje pronat shqiptare ne pergjithesi dhe ato came ne vecanti, qe u sekuestruan per shkak te miratimit te ligjit te luftes. Nga ana tjeter, politika e Tiranes vetem tani, me rastin e shqyrtimit te kerkeses ne Parlamentin shqiptar per "dhenien" e Bazes se Bisht Palles ushtrise greke, duket se ka nisur te ndergjegjesohet. Duke kutpuar se politika dhe diplomacia, me shume se nenshtrim pa kushte i nje vendi te varfer ndaj nje me te pasuri, eshte nje loje interesash te ndersjellta. Ndaj, pavaresisht se Simitis i deklaroi dje Nanos se ligji i luftes mes dy vendeve, eshte "politikisht dhe juridikisht i mbyllur", askush nuk mund ta besoje kete, per aq kohe sa ai nuk eshte rrezuar nga votimi i shumices se deputeteve greke. Klasa politike shqiptare, eshte aq e pjekur tashme, sa te gjeje rruget, per te mos i besuar plotesisht vetem deklaratave si ajo e djeshme e kryeministrit te Greqise.
 
Parlament: Jo grekeve ne bazen e Bishtit te Palles
Komisioni parlamentar i Mbrojtjes nuk pranon marreveshjen ushtarake me Greqine per financimin e ndertimit tw godines se Komandes, kanalit hyres dhe te basenit te bazes detare te Bisht-Palles. Sipas kryetarit tw komisionit, Dashamir Shehi, "ne 12 vjet shume forca ushtarake te huaja kane hyre dhe dale nga territori i Shqiperise, por ka ardhur koha qe marrwveshje tw tilla te mos te kalojne thjesht me paraqitjen e njw cope letre"

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes nuk pranoi marreveshjen ushtarake me Greqine per ndertimin e godines se Komandes, kanalit hyres dhe te basenit te bazes detare te Bisht-Palles. Opozita e argumentoi voten e saj kunder saj me faktin se marreveshja nuk eshte bindese si per nga niveli i investimit dhe e dyshimte ne formulinin e nene te saj. Kryetari i komisioni Dashamir Shehi u shpreh se ne keto 12 vjet shume forca ushtarake te huaja kane hyre dhe dale nga territori i Shqiperise, por ka ardhur koha qe marrwveshje tw tilla te mos te kalojne thjesht me "paraqitjen e disa copave letre". Sipas duhet, duhet nje rregullim i sakte ligjor per pranine e ketyre forcave ne token shqiptare. Nje tjeter argument i perdorur nga opozita kunder marreveshjes ushtarake ishte ekzistenca e ligjit te luftes qe Greqia konservon me Shqiperine prej 60 vjetesh, cka e ben absurde kete dokument. Ne fakt, paralelisht me mbledhjen e komisionit, kryeministri shqiptar Fatos Nano dhe ai grek Kostas Simitis do te deklaronin se kjo ceshtje eshte zgjidhur si politikisht ashtu dhe juridikisht me ratifikimin e Traktatit te Miqesise nga parlamentet e te dy vendeve. Kjo duket se do t'i heqe mundesine opozites per ta perdorur ligjin e luftes si karte per refuzimin e marreveshjes, gjate diskutimit te saj sot ne seance plenare. Ndersa ministrit te Mbrojtjes Pandeli Majko iu desh edhe njehere te shpjegonte modalitetet e saj. "Asnje ushtar grek nuk do te hyje ne baze. Behet fjale vetem per personelin inxhinjero-teknik qe do te drejtoje punimet e punetoreve shqiptare", u shpreh Majko. Qeveria greke do te financoje per 5 vitet e arshme ndertimin e mjediseve te komandes ne nje siperfaqe prej 1600 m2 dhe te kanalit hyres per anijet ushtarake qe do te ankorohen ne baze, me nje vlere prej 5.5 milion euro. Pala greke merr persiper financimin e punimeve, perzgjedhjen e firmes ndertuese dhe pagat mujore te personelit ndertues, grafikun e punimeve, per te cilet do te jape miratimin dhe pala shqiptare, si dhe mirembajtjen e qendres per nje periudhe 15 mujore nga perfundimi i projektit. Ndersa pala shqiptare do te siguroje hyrjen e personelit inxhinjerik grek ne baze, te anijeve ushtarake greke qe do te sjellin pajisjet, si dhe te punetoreve te firmes se ndertimit, furnizimin me uje dhe energji elektrike.

Historia e nje marreveshjeje

Marreveshja per rehabilitimin e bazes ushtarake te Bisht-Palles ka mese nje muaj qe hyn dhe del nga kalendari i punimeve te Kuvendit, pa arritur te marre miratimin e parlamentit. Shkas per mos kalimin e saj per miratim u bene deputetet e opozites, te cilet e lidhen ate me ekzistencen e ligjit te luftes me Greqine. Pas ketyre kudnershtimeve, ministri Majko kerkoi shtyrjen e saj dhe diskutimin nga e para ne komisionet parlamentare. Komisioni i ligjeve ne mbledhjen e tij te para dy javeve pas debateve e miratoi me shumice marreveshjen. E cila u perfshi ne rendin e dites te seances plenare te se enjtes se kaluares. Por ajo serish doli nga rendi i dites, me pretendimin e komisionit te Mbrojtjes kishet nevoje per me shume kohe, si dhe per pranine e ministrit te Mbrojtjes Majko, i cili ato dite ndodhej per nje vizite zyrtare ne Hollande. Kjo beri qe marreveshja te shtyhej per kete jave. Sot ajo kalon per shqyrtim ne parlament.




http://www.shekulli.com.al/ 03/04/2003

Kryeministri grek premton dhe miratimin e ligjit pėr kthimin e kompensimin e pasurive tė shqiptarėve nė Greqi

Simitis-Nanos: Ligji i luftės, kapitull i mbyllur

“Ēėshtja e kėtij ligji, pėrfundimisht, politikisht dhe juridikisht ėshtė mbyllur, qė nė nėnshkrimin e traktatit tė miqėsisė”

TIRANĖ-Greqia e cilėson tė mbyllur ēėshtjen e ligjit tė luftės me Shqipėrinė. Kryeministri grek, Kosta Simitis, gjatė njė takimi tė djeshėm me shefin e qeverisė shqiptare, Fatos Nano, e ka cilėsuar si tė rrėzuar juridikisht e politikisht. Nė kėtė takim tė zhvilluar dje nė mesditė mes Nanos dhe Simitisit, i cili ka zgjatur mė tepėr se sa ishte parashikuar, njė orė e gjysėm, nė kryebisedimet ka qenė ēėshtja e ligjit grek tė luftės. Sipas burimeve qeveritare, Simitis e ka cilėsuar kėtė ligj tė rrėzuar, qė nuk ka vlerė juridike. “Ky ligj ėshtė i pavlerė dhe qesharak, pasi unė po pres kryeministrin e njė vendi fqinj dhe mik dhe kėto gjėra nuk shkojnė bashkė me ligjin e luftės”,-kėshtu mėsohet se i ėshtė drejtuar Simitis, Nanos. Kryeministri i Greqisė, e ka argumentuar mė tej kėtė qėndrim tė tij, me faktin se ligji i luftės ėshtė rrėzuar juridikisht me nėnshkrimin e traktatit tė miqėsisė dhe tė fqinjėsisė sė mirė mes dy vendeve vite mė parė.
“Kjo ēėshtje ėshtė vlerėsuar nga tė dy Kryeministrat me tė njėjtėn optikė. Kryeministri Simitis ėshtė shprehur se ēėshtja e kėtij ligji, pėrfundimisht, politikisht dhe juridikisht ėshtė mbyllur, sepse Traktati i Miqėsisė dhe i Bashkėpunimit, i ratifikuar nga tė dy Parlamentet, ai i Greqisė dhe i Shqipėrisė, i ka dhėnė fund nė mėnyrė ligjore, duke e mbyllur kėtė ēėshtje dhe tashmė tė dy palėt po angazhohen dhe do tė vazhdojnė punėn pėr tė zgjidhur nė mėnyrė teknike problemet e krijuara nga ky moment”,-theksohet nė njoftimin pėr shtyp tė Kėshillit tė Ministrave tė Shqipėrisė. Por edhe pse “de fakto” pėr kryeministrin grek nuk ekziston, de jure, ai ėshtė nė fuqi prej mėse 60 vitesh. Burimeve pranė stafit tė kryeministrit, mėsohet se Simitis ka bėrė tė ditur ekzistencėn e njė grupi pune tė qeverisė greke, i cili ėshtė duke studiuar dhe hartuar amendamentet e nevojshme pėr heqjen e ligjit tė luftės. Pas kėtij takimi, tė dy kryeministrat, Nano dhe Simitis, nuk kanė dhėnė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp. Kreu i qeverisė shqiptare ka dhėnė prononcime pėr median e pranishme. Ligji i luftės i Greqisė me Shqipėrinė mban peng kthimin tė njė pjese tė konsiderueshme tė pronave dhe tė pasurive tė popullsisė etnike, tė krahinės sė Ēamėrisė. Njė ligj i tillė bėri tė mundur konfiskimin e tė gjithė pasurive dhe tė pronave tė popullsisė ēame, duke sjellė njėkohėsisht shpėrnguljen masive nga vendbanimet e tyre tė mijėra familjeve.
Ēėshtja ēame
Nė lidhje me kėtė ēėshtje, sipas burimeve tė ndryshme, mėsohet se kryeministri grek i ka bėrė tė ditur homologut tė tij shqiptar Nano, pėr hartimin e njė projektligji pėr kthimin e kompensimin e pasurive tė shqiptarėve nė Greqi. Njė draft i tillė, sipas burimeve, “ndodhet nė tavolinėn e presidentit grek”. Autoritetet shqiptare e kanė cilėsuar si absurde lėnien e ligjit tė luftės nė fuqi nga shteti grek, nė njė kohė kur mes dy vendeve fqinje, ekzistojnė dhjetėra marrėveshje, tė firmosura mbi bazėn e traktatit tė fqinjėsisė sė mirė dhe bashkėpunimit reciprok (nėnshkruar nė vitin 1992). Pėr shumė kohė, njė ligj i tillė, ka qenė tabu pėr politikėn shqiptare, por qė vetėm nė vitet e fundit ėshtė futur nė axhendėn e diskutimeve mes dy vendeve dhe ėshtė bėrė objekt i gjėrė trajtimi nga ana e medias vizive dhe tė shkruar. Kjo pėr faktin se pala greke prej kohėsh nuk ka pranuar tė bisedohej nė rrugė diplomatike pėr ligjin e luftės, pėr shkak se ai pengon ligjėrisht edhe kthimin e pronave tė popullsisė ēame.
Investimet
Investimet greke nė Shqipėri do tė jenė nė kuadėr tė planit pėr rindėrtimin e Ballkanit, me njė shumė prej 50 milionė eurosh. Nė tė pėrfshihen linja e tensionit tė lartė 400 KW, segmentet rrugore Pogradec-Korēė dhe Konispol - Sarandė, si dhe lėvrimin e kredisė pėr strehimin, maternitetin dhe qendrat shėndetėsore nė jug tė Shqipėrisė. Nano nė kėtė takim ka kėrkuar qė Kosova tė jetė prezent si njė njėsi mė vete nė samitin e Selanikun, i cili do tė mbahet nė qershor tė kėtij viti. Simitis ka shprehur angazhimin e qeverisė pėr tė mbėshtetur Shqiėprinė nė procesin e reformave dhe tė integrimit europian. Kryeministri Nano ka ftuar zyrtarisht homologun e tij, Simitis pėr njė vizitė nė Tiranė.
Bledar Hoti