GAZETA55 - 25/03/2003
Letra e Mbretit qė shpėtoi Kosovėn
Beqir Ajazi
".... e dei di che furon l'assalse il sovenir..."
A. Manzoni
Aty nga fillimet e viteve '40, pasi kishin qenė kapėrthyer nė njė luftė pėr jetė a vdekje nė mes tė tyre shtete europiane, sapo qe bėrė paqa, ia kishin hyrė me zell tė madh punės sė tyre pėr tė shėruar plagėt e luftės, si dhe shumė punėve tė tjera qė mund tė quheshin rrasallitje tė vogla, pas njė tėrmeti tė madh. Njė nga kėto probleme tė rrasallitjes qė duhej tė pėrballonin, sidomos popujt e Ballkanit, ishte dhe ai demografik, do tė thotė qė ta shtonin numrin e banorėve tė tyre pėrkatės, pėr tė plotėsuar jo vetėm humbjet e luftės me anė tė njė politike dhe lehtėsirash tė ndryshme demografike, po duke marrė dhe masa tė tjera nė kėtė drejtim.
Tė tillė shtete qė e ndiqnin kryeparit kėtė politikė, ishin ndėr tė tjerėt Serbia dhe Turqia.
Jugosllavia, tė cilėn e kishte lėnė baba sllavomongol me shumė kushėrinj dhe me ndrikulla si nė lindje e si nė perėndim, falė njė politike mashtruese dhe servile ndaj fuqive tė mėdha, kishte qenė vendi mė i fituar qė kishte dalė pas mbarimit tė luftės. Europa, pas mundjes sė komunizmit nė Rusi, pėrpiqej tė krijonte njė shtet tė madh ndėrmjet saj dhe Rusisė bolshevike, i cili do t'i shėrbente asaj si njė shtet kuzhinete, ku dhėmbėt dhuneqare tė bolshevizmit tė mos e gėrvishnin dot atė, po vetėm shtetin kuzhnetė dhe vetė ajo tė dilte fare pa lagur. Kėtė rol jo fort tė lavdishėm, e kishte marrė shteti serb i Karagjorgjoviēit. Kėshtu, shohim qė nė atė kohė puna e Jugosllavisė, ishte bėrė si ajo e puna e pėrrallės "Kjo" "ga" dhe "Europa "na".
Falė kėsaj politike, Serbia ishte transformuar shpejt e shpejt nga njė rritės derrash nė njė fuqi shtetėrore, koka e sė cilės kapej nė shkėmbin e Semeringut dhe kėmbėt i kishte tė ngujuara nė djerrinat e zhuritura tė Egjeut.
Por, duke u rritur nė kėtė mėnyrė fare artificiale, s'do mend se ajo do tė kishte gllabėruar njė mori popujsh e kombesh tė huaj, lidhjet shpirtėrore tė sė cilės me ta mbėshteteshin vetėm nė aktin se ishin ngrohur nė njė diell, e asgjė tjetėr. Ky konglomerat popujsh, nuk e trembte fare Jugosllavinė se do tė bėnte si tė bėnte me ta dhe, mund qė t'i bėnte, sado vonė fare pėr vete. Halli i madh qė e brengoste pa masė Jugosllavinė, ishte puna e kosovarėve. Nuk e donin, nuk e pranonin dhe nuk ia ndanin luftėn kurrė pushtuesit "shka". Kėshtu, qė shteti jugosllav ishte i detyruar tė jetonte gjithmonė me pushkė nė dorė si nė luftė, pėr shkak tė kėtyre kosovarėve kokėngjeshur, qė nuk gdhėndeshin kurrė po qė egersoheshin pėr ditė e mė tepėr. Ndonėse ajo i vriste kosovarėt pėr njė fjalė goje dhe i ēfaroste me rob e me robi, "spastrimin etnik ajo nuk po e realizonte dot, sepse nėnat kosovare pillnin shumė dhe gati mė shumė meshkuj. Ishte pra, Jugosllavia nė njė hall tė madh nė fillimet e viteve '40. Nė tė njėjtėn kohė, Turqia me njė territor njė herė e gjysėm sa tė Francės, sapo dilte nga lufta e dobėsuar nė pasuri dhe nė banorė. Me njė popullsi sa mezi i kalonte 20 milionėt, Turqia kemaliste kishte nxjerrė njė dekret me anė tė tė cilit u bėhej e mundur tė gjithė atyre qė kishin qenė dikur qytetarė tė perandorisė osmane, qė tė shkonin tė instaloheshin nė Turqi, ku sipas aftėsisė, klimės dhe zanatit i jepej gjithkujt tokė, punė e shtėpi krejt falas.
Kėtė variant e studioi Jugosllavia dhe e pėrshėndeti me gjithė qejf. Kėshtu, duke iu puqur interesat nė mėnyrė tė ndėrsjelltė, Jugosllavia e Turqia priti tė nisė sakaq njė eksod tė madh qė e vinte nė rrezik tė sigurt ekzistencėn e Kosovės. Mbreti Zog e nuhati dhe e pa rrezikun qė i kanosej vendit, por duke e ditur veten tė vogėl, tė pa miq, tė pa konsoliduar dhe nga ana tjetėr, i sigurtė se tė 14 pikat e Presidentit Wilson nuk e lejonin mė qė tė bėhej asgjė me dhunė po vetėm me referendum, mendja e tij gjeniale hoqi dorė nga veprimet e vrazhda dhe zuri tė mendohej qė t'ia gjente zgjidhjen kėtij problemi me mjete demokratike dhe paqėsore. Sille mendjen kėtej e sille andej, Mbretit Zog iu kujtua Mustafa Qemal Ataturku.
Kėshtu, nė njė nga frymėzimet e tij gjeniale, atij i kishte vajtur mendja qė t'i shkruante njė letėr personale kėtij biri tė madh tė gjakut shqiptar dhe njėheri, kėtij babai tė madh tė kombit turk.
Nėn tendosjen shpirtėrore tė kėtij frymėzimi, Mbreti Zog mori njė letėr dhe, duke e shkruar kėtė osmanisht e me dorė tė vet, i thotė pėrafėrsisht:
Shkėlqesia e juaj!
Po buēet toka dhe po tundet dheu se Shkėlqesia e juaj, duke ndjekur interesat e vendit tuaj tė dashur, ua keni hapur kosovarėve portat e Turqisė qė tė vijnė nė masė aty. Sigurisht, qė njė masė e tillė, kosovarėt i rehaton dhe turqit i shton e i begaton, veē ama Shqipėrinė e mjeron, e shkatėrron dhe nocionin Kosovė e fut nė dhe njė herė e mirė.
Kėshtu, qė i bindur se pėrfaqėsoi kėtu gjithė brengėn e shqiptarėve jashtė e brenda atdheut, si dhe tė gjithė atyre jo shqiptareve qė e duan Shqipėrinė, i bėj apel atij rremi gjak shqiptari qė ju qarkullon nė vena qė t'ua mbyllni dyert e Turqisė, tė gjithė atyre kosovarėve qė do tė vazhdojnė ta lenė vendin dhe tė vijnė nė Turqi.
Megjithėse padrejtėsia e bėrė nė kurriz tė shqiptareve ka marrė formė tė prerė e zyrtare, unė mendoj se politika nuk e ka thėnė akoma fjalėn e saj tė fundit. Nuk ka dyshim se do tė endet moti me ndryshe dhe nė mėnyrė tė tillė qė sado vonė tė bėhet i mundur plebishti nė Kosovė. Atėhere, nė kėtė rast, duke u ditur se fushat dhe malet e Kosovės nuk kanė gojė qė t'i pėrgjigjen referendumit, kush pra do tė fliste atėhere nė favor tė Kosovės?
Pra, duke e boshatisur Kosovėn nga kosovarėt, ju po ia dhuroni Serbisė kėtė tokė nėnė tė shqiptarėve, duke ia bėrė kėshtu Jugosllavisė krejt tė panevojshėm mbajtjen e plebishitit nė njė kohė qė ne besojmė me bindje tė plotė tek Zoti dhe e drejta e jonė, se ardhja e njė dite ku do tė zgjidhet problemi kosovar ėshtė e domosdoshme dhe krejt e pamundur qė tė shmanget nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr.
Dhe sot, ėshtė urdhri i Zotit qė Ti je i joni dhe atė qė nuk mund ta bėjė asnjeri nga ne, dmth shpėtimin e Kosovės nga kthetrat serbe si ka ardhur rasti qė ta bėjė ai rrem gjaku shqiptar qė tė qarkullon nėpėr vena.
Dhe me tė vėrtetė, kronikat e atyre viteve, duke konstatuar ndėrprerjen e thekur tė fluksit tė kosovarėve drejt Anadollit, nuk qenė kurrė nė gjendje qė t'ia zbulonin shkakun dhe arsyen kėsaj ndėrprerje pėr vetė faktin se letra e Mbretit Zog, ishte personale, intime dhe nuk u pa e arsyeshme as nga njėra palė qė ta bėnte atė publike. Por ja, qė kėtė tė vėrtetė e thonė kujtimet, sot pas kaq e kaq vitesh, duke ua bėrė tė mundur historianėve tė brezave qė ta gjejnė kėtė dokument nė Tiranė, nė mos e pastė zhdukur diktatura, ashtu siē ka zhdukur dhe shumė tė tjerė e atėhere, nė Ankara. Shtoj nė kėtė rast se personalitetet e larta tė Shqipėrisė Fejzi Alizoti bashkė dhe me diplomatin Xhavid Leskoviku mė kanė siguruar se kėtė letėr tė Zogut nė osmanishte e kanė parė qė tė dy me sytė e tyre, i pari nė Tiranė, kurse i dyti nė Ankara, ku ka qenė shumė vjet Ministėr Fuqiplotė i Shqipėrisė.
Dhe kur tė vij dikur koha e sė vėrtetės sė hapur dhe do tė gjendet e do tė publikohet kjo letėr, atėhere shqiptarėt intelektualė do ta kenė tė qartė se pėr Kosovėn e ēliruar nderi dhe lavdia vėrtetė qė u bie Amerikės dhe Evropės sė bashkuar, po ama njė nder e njė lavdi i bie dhe Mustafa Kemal Ataturk si dhe Mbretit Zog qė kontribuan jo pak nė ruajtjen e karakterit shqiptar tė atij trualli, ku Amerika dhe Evropa e Bashkuar gjetėn aty truallin e pėrshtatshėm dhe kushtet pėr tė ngritur Pallatin madhėshtor tė lirisė dhe tė pavarėsisė kosovare.... Kot nuk thonė se historia dhe mund tė vonojė, po nuk mungon kurrė.
Kėtė shkrim nuk e kam bėrė me qėllim qė tė bėj demostratė memorialistike, po sa pėr t'i orientuar historianėt e sė ardhmes qė t'ia japin drejtė hakun historik secilit, ashtu siē i pėrket dhe jo ashtu siē ėshtė bėrė deri mė sot, duke ia dhėnė atij qė i intereson politikės nė fuqi.
Kam patur besim nė seriozitetin dhe burrėrinė e kėtyre burrave dhe nuk mė mbetet pikė dyshimi se kjo letėr ekziston dhe do tė gjendėt, dhe se ata historianė tė ardhshėm nuk do tė punojnė si prof.Arben Puto, i cili duke kėrkuar nėpėr arkivat e Anglisė, ato dokumenta qė u interesonin komunizmit dhe Enver Hoxhės i botonte, kurse tė tjerėt i injoronte ose dhe i tjetėrsonte. Kam besim se koha qė vjen, do t'ua zėrė kokėn me derė tė opinionit, atyre qė do ta shkėrzejnė historinė sipas oreksit tė atyre qė kanė kalanė.
____________________________________________________________
Rishikuar 03.25.2003
Nuk kam jetuar ne nje fole pellumbash
Kujtimet e nje diplomati italian per oborin e Zogut. Si funksiononte rrethi i afert i mbretit. Motrat qe kerkonin nje jete mondane, por qe kishin edhe shume privime. Dora e hekurt e nenes mbretereshe. Dyshimet per vrasjen e Ceno bej Kryeziut dhe roli qe luante Lale Krosi.
Nga Pietro Kuaroni
Ahmet Zogu dhe e nena mbretereshe. |
Nuk e dic'ka ndodhur me vone, por ne 1928 dhe gjate viteve te qendrimit tim ne Shqiperi, fati i te pese motrave te Zogut nuk ishte aspak per t'u pasur zili. Nuk mund te thuhet me ndergjegje te paster, se ato ishin vecanerisht te bukura: por do te kishin qene te tilla... Po te kishin mbetur motrat te beut te Matit, ato do te kishin patur nje jete pak a shume te qete, por tradicionale, gra shqiptare. Ngjitja e familjes e perjashtonte per tri motrat me te vogla mundesine normale per nje martese shqiptare. Pervoja e dy motrave te medha, per me teper nuk ofronte asgje inkurajuese: ato ishin te veja dhe njerezit thoshnin, jo pa kembengulje, se ne vdekjen, te pakten te njerit nga te dy burrat e ndjere, vellai i tyre nuk ishte i huaj. Keto jane ceshtje qe nuk mund te gjykohen sipas kritereve tona.
Me emrin Ahmet bej Zogolli, Zogu kishte zene per nje kohe mjaft te gjate postin e ministrit te Brendshem, duke manifestuar cilesi qe te lejonin shume mire te parashihej e ardhmja. Nje nga revolucionet e zakonshme e detyroi ate te emigronte ne Jugosllavi, si erdhi qe andej dhe si i rregulloi punet me ne.
Te binte dakord me ne, duke menjanuar keshtu nje veprim te hapet tonin kunder tij e regjimit te tij, qe pak a shume e lehte. Mbetej, nderkaq, problem shume i mprehte te hiqte qafe miqte e tij te meparshem, anglezet dhe jugosllavet. Per anglezet, u zotuam ne. Ishte koha e flirtit italo-britanik, nen mbrojtjen e ser A. Cemberlenit, dhe qe mjaft e lehte per ne te neutralizonim inisiativat e ndryshme "private" me origjine angleze qe synonin te vinin dore mbi Shqiperine: me Anglo-Persianen ne arritem me ne fund ne nje formule pajtimi duke i dhene seciles pale gjysmen e terreneve naftembajtese me premtuese.
Por Jugosllavia nga ana e saj nuk e linte veten ta eleminonin kaq lehte: dhe ketu pikerisht kunati i Zogut, Kryeziu, i hapte me te vertete shume pune.
Kufijte e 1913 kishin lene ne territorin e Serbise se atehershme minoritete te rendesishme shqiptare, grupuar ne krahinen e Kosoves. Statistikat etnike te ish-perandorise otomane kane qene perhere te ndryshueshme, sipas rrethanave: kishin arritur bile te shkonin gjer atje, sa te pohonin qe shqiptaret ishin me shume jashte, sesa brenda kufijve, sido qe te jete, ata ishin shume. Kryezinjte, familje e vjeter feudale me influence e Kosoves, mund te ngrinin lehte kontigjente te forta luftetaresh: pjesa shqiptare ne ekspediten e Zogut perbehej ne pjesen me te madhe nga njerezit e Kryeziut. Kjo gjendje paraqiste shume leverdi per jugosllavet, kur ata donin te shkaktonin turbullira ne Shqiperi: sherbeheshin nga shqiptaret, rekrutuar ne territorin e tyre. Me t'u futur ne Shqiperi, a mund t'u kerkoje atyre pasaporte dhe certifikaten e lindjes?
Pra, per Zogun qe kishte ndermarre politiken e "shkeputjes" nga Jugosllavia, ky kunat perbente nje pengese serioze, pa llogaritur qe ai nuk ishte njeri qe ngurronte perpara plumbit te revolverit. Ceshtja shtrohej kujt do t'i ndodhte te parit: Zogu e rrembeu palmen.
Kjo pervoje e kaluar, pra, ishte nje pengese per perspektivat martesore te motrave te tij: disa fejesa tanime ishin prishur. Nuk u mbetej ndonje gje e madhe as ne fushen e argetimeve.
Pak ushtrime me kuaj: mjeshtri i tyre ishte nje oficer Italian, kapiten Fragi, organizator i gardes kalorse. Nje spektakel i vertete: Fragi ne krye, ne largesi te respektueshme, prapa varg njera pas tjetres, princeshat, nje sinfoni e gjelber. Cizme me lekure te gjelber, shume te erret, kostume prej nje stofi te gjelber paksa me te celet, kaska koloniale pajisur me vel te holle te gjelber, ne shijen me te mire te shekullit XIX.
Pak automobilizem. Nje Italian, Liberti, administronte nje koncension te vogel bujqesor ne rrugen midis Durresit e Tiranes. Si nje gjenovez i mire, ai kishte gjetur nje mjet te shkelqyer per te shtuar te ardhurat e ndermarrjes se vet, te administruar shume mire. Nje nga traktoret e tij rrinte panderprerje ne afersi te njefare kthese me shume se te ngushte per te nderhyre cdo here kur njera nga princeshat e hidhte veturen e saj ne hendek: kurse ato e shperblenin bujarisht me monedha ari.
Ne raste te rralla, ato dilnin gjate ceremonive zyrtare me kostume kombetare shqiptare qe u rrinin per mrekulli. Por vellai i tyre i inkurajonte shume pak keto dukuri. Atij i pelqente te perseriste qe Mali i Zi qe shkaterruar nga Vejusha Gazmore.
Familja qeverisej nga Nena mbretereshe, nje zonje grua me te cilen nuk mund te behej shaka. Mbetur e ve, me te birin ende femije, ajo e kishte udhehequr fisin me zotesi e vendosmeri: mirepo, te mbash ne dore nje tribu shqiptare nuk eshte ndonje gje e vogel.
Trupvogel, pak si shulake: nje fytyre e gjere me molleza te dala, me pjese te sheshta a la mongole; sy te vegjel, te gjalle e shume te zinj, pak te care nga lart. Floket e saj te thinjur ia shtrengonin koken e ngushte e te gjate, lidhur ne qafe me nje nyje te madhe, si ato qe perdornin gjyshet tona. E gjalle, inteligjente, autoritare. Por, sa keq, ajo nuk fliste vecse shqipen dhe cdo bisede me te kerkonte nje perkthyes, gje qe i pengonte takimet direkte. Pergjigjet e saj ishin, megjithate, perhere te shpejta e te sakta.
Kur Grandi shkoi ne Shqiperi per vizite zyrtare, programi parashikonte edhe nje vizite Nenes mbretereshe. Ajo i mbajti atij nje fjalim fort competent, sa te thoshje se ia kishte pergatitur qe me pare ndonje keshilltar. Mirepo me pas, duke vene ne dukje nje pasazh nga pergjigja e Grandit, ajo u leshua ne nje tirade te dyte, kryeveper e vertete, pa asnje fjale te teper ose te manget.
Ne mos u gabofsha, ajo ishte nje Toptanase, nga familja e madhe feudale e krahines se Tiranes; ajo kishte predikuar me bindje, papushim, domosdoshmerine e nje politike mirekuptimi me ne. Ajo e adhuronte te birin, me te cilin ishte e lidhur, besoj, si asnje tjeter ne bote. Ne te gjitha rrethanat, vetem ne shtepi te saj, nen syte e saj, i pergatitnin ushqimet e mbretit. Pallati i saj ishte i ndare nga pallati mbreteror nga nje kopesht i vogel publik: kohe me kohe mund te shihje te dilte qe andej nje sherbetor me livre, me doreza te bardha dhe shoqeruar nga dy ushtare te gardes bajonete mberthyer, qe mbante denjesisht, mbuluar me nje nape te bardhe te thjeshte dreken e sovranit.
Personazhi me piktoresk i familjes ishte nje personazh mjaft i cuditshem, qe pergjigjej me emrin e Abdurrahmanit, thene zyrtarisht Mati, per shkak te vendlindjes se tij, kurse pergjithesisht Krosi, domethene i Zgjebosuri.
Titulli i tij zyrtar: kumbar i mbretit. Persa i perket asaj sec'do te thote kjo, kete akoma nuk e di. Ishte fjala, dukej, per nje lloj intendenti te shtepise Zogolli, qe gjate periudhes te veshtire te vejnise kishte ndihmuar besnikerisht Nenen mbretereshe ne administrimin e pasurise se fisit. Ai tregonte ndaj mbretit nje besnikeri jashte cdo prove: asnje dyshim per kete. Mjaftonte ta shihje si sillej perqark tij, sikur do ta "inte me sy", te mbushur tej e tej njeheresh me dashuri dhe admirim: ai kishte gjestet prekese te nje qeni te vjeter rene ne dashuri. Gjate ceremonive zyrtare duke treguar perbuzjen me te madhe ndaj rregullave te etikes, ai manovronte ne menyre te atille sa te ndodhej perhere dy hapa nga mbreti i vet.
Veshja e tij, ne teresi - mjaft korrekte, kishte, megjithate, tipare me shume se te cuditshme: brezi brezi mezi e fshihte prezencen e te pakten dy pistoletave, kurse preferenca e tij shkonte, ne menyre te padiskutueshme, te kalibrat me te forte.
Trupmadh, masiv, kafken si prej leter qelqi, nje cehre te cuditshme, goja e gjere me buze mishtore mbi nje nofull katrore, syte te vegjel, te celet, perhere pak si te mjegulluar, por qe ndiznin kohe me kohe rrufene e nje dashakeqesie shume te thelle.
Thoshnin se dikur kishte qene i orientuar me shume drejt Jugosllavise, prandaj e konsideroj si nje nga fitoret e mia diplomatike faktin qe e lidha haptas me kampin Italian. Ndjeja shume simpati per te: personazhi me argetonte. Pervec shqipes nuk dinte vecse dy fjale turqisht, afersisht sa c'dija une, vetem se dhjete fjalet e mia nuk ishin ato te tijat, prandaj kjo gje nuk na ndihmonte fare dhe duhej te kerkonim vazhdimisht ndihmen e nje perkthyesi. Bisedat me te nuk ishin aspak te shpejta per t'u dhene udhe puneve: si oriental i mire, ai kishte zakon t'i zinte gjerat nga shume larg dhe ta stoliste tere biseden me parabola dhe anekdota. Sidoqofte, me t'i shterruar hyrjet paraprake, ne arrinim tek fakti dhe pastaj diskutimi zhvillohej mjaft shpejt.
Tani, pas ngjarjeve, kam frike se fitorja ime diplomatike nuk ka qene aq e madhe, sac'e kam besuar: politika, ne vecanti politika e jashtme, pak e interesonte Krosin. Ai kufizohej te permbushte vullnetin e mbretit: po kjo nuk e pengonte te merrej shume e fort mire me punet e veta. Koncepti i tij per organizimin e shtetit shqiptar ishte shume i thjeshte. Administrata, nga kryetari i Keshillit te sekretari i fundit i prefektures, duhej te perbehej perjashtimisht nga njerez te miqve te tij dhe cdo pune, e madhe apo e vogel, duhej te kalonte neper duart e tij, duke leshuar ne to, ne kalim e siper, disa pupla. Per te qene me i sakte, besoj qe suksesi im relativ ka pasur kete arsye te vetme qe, duke e njohur pranine dhe ndikimin e tij, une kisha menduar qe e vlente me shume ta benim kete njeri te na sherbente ne, sesa te ishim te detyruar ta perballonim frontalisht.
Eshte e qarte, ai nuk kishte mundur ta organizonte Shqiperine sipas deshirave te veta, por megjithate ishte perpjekur ta organizonte sa me mire. Ai kishte ne qytet nje zyre te vogel, perhere plot e perplot me hallexhinj: ai bente kujdes te mos nenvleftesonte edhe ceshtjet me te vogla. Kerkuesit dilnin prej aty te pajisur me nje shuk shume te vogel letre me disa fjale te shkarravitura persiper.
-Bej cfare kerkon filani, eshte miku im.
Ka mundesi qe pasuria qe ai kishte grumbulluar te ishte shume me e pakte ne krahasim me cfare i atribuonte thashethemnaja publike; por eshte fakt qe ate e urrenin, te rinjte sidomos, ne vecanti ata qe ishin edukuar ne Evrope dhe qe enderronin si patriote te mire per nje Shqiperi te organizuar pak me mire, me te ndryshme. Te ndergjegjshem per kete trafik influencash politike dhe ekonomike, ata e konsideronin Krosin, gjithe permasat ruajtur, si nje lloj Rasputini te Shqiperise.
Per hir te se vertetes, une mendoj qe, gjithe duke e adhuruar mbretin dhe duke pandehur se po i sherbente atij besnikerisht, sipas menyres se vet, ai ishte ne numrin e atyre qe i shkaktonin atij te keqen me te madhe.
Mbreti, a ishte ai ne dijeni te ketyre aktiviteteve shume pak te painteresa? Di vetem qe nje dite, kur nje nga te mbrojturit e kumbares nguli kembe me force ne nje ceshtje te vogel qe ne na interesonte, per nje cmim pak te tepruar duke perdorur nje doze mosbesimi jo me pak te tepruar, une e humba durimin. Duke e biseduar kete ceshtje me mbretin, nuk munda te permbahesha dhe bera njefare aluzioni per mbrojtjen mjaft te interesuar qe fisniku Abdurrahman i akordonte ministrit ne fjale.
Mesova me vone se Zogu, pasi e kishte thirrur kumbaren, e kishte qortuar rende: ne ate shkalle sa Abdurrahman Mati me qendroi me turinj per shume kohe.
Zogu ishte shume i izoluar; kishte pak njerez te sigurte mbi te cilet mund te shpresonte ne nje cast te veshtire. I bindur ne besnikerine jashte cdo prove te Abdurrahmanit, ai me sa duket, e kishte cmuar qe ia vlente me mire te mbyllte nje sy.
Ndoshta i rrethuar sic ishte nga nje mur i padepertueshem - mallkimi i njerezve qe jane ne pushtet - shkonte me mendimin qe keto praktika katandiseshin ne pako gje, kohe me kohe.
Zanati i mbretit te Shqiperise nuk i ngjiste ne asgje, nje foleje pellumbash.
Autori ka qene diplomat italian. Ai ka shkruar nje liber voluminoz "Valixhia Diplomatike" per te gjithe aktivitetin e tij qe eshte mbyllur ne vitet e luftes se ftote ne Rusi. Por shume kapitujt te tij ia ka kushtuar edhe Shqiperise, figurave si, Iliaz Bej Vrioni, Shefqet Verlaci, tre vellezerve Libohova etj. Klan ka shkeputur nje fragment interesant qe ka te beje me jeten ne oborrin mbreteror te Zogut