Faqja 14 - GAZETA E TIRANES

Janar 9, 2003

 

 

Viti i Ri sjell surpriza pėr 35 azilantėt. Ja njerėzit qė i "begenisėn" tė vetmuarit

 

Suzana, parį pėr tė moshuarit

Mbretėresha, nė Azilin e Tiranės pėr festat

TIRANE

Tė vetmuar, me probleme tė shumta qė nė moshėn e tyre u ngjiten edhe mė shumė, 35 tė moshuarit e Azilit tė Tiranės e kanė pritur mė entuziastė kėtė Vit tė Ri.

Suzana, gruaja e mbretit Leka Zogu, sė bashku me Miranda Malon kanė vizituar tė moshuarit dhe u kanė dhuruar nga njė zarf me 10 mijė lekė. U mungon dashuria, u mungojnė fėmijėt. Pėrplasen ēdo ditė me indiferencėn. Tė strukur nė botėn e tyre, tė moshuarit nuk mund t'i harrojnė ata njerėz tė cilėt, siē thuhet nė gjuhėn e popullit, i begenisin. Mjaft tė kalosh pragun e Shtėpisė sė tė Moshuarve dhe e kupton lehtė se ata nuk janė tė ndryshėm nga tė tjerėt, nga ata qė gėzojnė njė pleqėri tė ngrohtė pranė familjes sė tyre. "Fati i keq..., jeta..." - thonė ata. Nė shtėpinė dykatėshe, por tė rregulluar mirė tė azilantėve, ky Vit i Ri u ka sjellė shumė miq e dhurata. E kjo situatė festash jo e zakonshme i ka gėzuar pleqtė e mjerė, duke i larguar, tė paktėn pėr disa orė, nga hallet qė i brejnė. Kisha Ortodokse e kreu ritin e fundvitit, duke u shtruar tė moshuarve njė drekė tė madhe jashtė Tiranės. Ditėt e fundit tė 2002-shit ministrja e Punės dhe e Ēėshtjeve Sociale, Valentina Leskaj, sė bashku me drejtoreshėn Natasha Hodaj kanė vizituar Azilin. Premtimet pėr vitin 2003 kanė qenė nė fokusin e ministres. "Me thėnė tė drejtėn, na u bė qejfi qė erdhėt, por ne jemi mirė edhe nė kėto kushte, tė cilat janė shumė mė tė mira se nė shtėpitė qė kemi pasur dikur", thonė tė moshuarit. Nata e ndėrrimit tė viteve ka qenė njė festė e vėrtetė nė Shtėpi. Drejtori Simon Leka ka qėndruar me tė moshuarit deri nė fund tė festės, e cila pėrfundoi nė mesnatė. Nė Azil erdhėn edhe pėrfaqėsues tė kompanisė celulare "Vo-dafon", tė cilėt u dhuruan tė moshuarve nga njė kartė telefoni 2 mijė lekėshe dhe njė celular mes tė cilit tė moshuarit mund tė lidhen nė ēdo moment me ata qė i merr malli. "U shprehim mirėnjohjen mė tė thellė atyre njerėzve qė na kanė ardhur nė Shtėpinė e tė Moshuarve dhe na kanė parė e dhuruar ndonjė gjė". Kėshtu shprehen tė gjithė tė moshuarit, duke e etiketuar veten e tyre me njė tjetėr shprehje: "Pleqėria si fėmija".