PROPOZOHET KRIJIMI I UNIONIT SHQIPERI-KOSOVE
Deputeti i LPK-se ne Kuvendin e Kosoves, ushtron kete propozim pe
futjen ne rendin e punes per diskutim dhe vendosje ne Kuvendin e Kosoves te
Propozim-amendamentit per Formimin e Unionit Shqiperi-Kosove.
Ne pajtim me nenin 9, pika 1, aliente 23 dhe 40 te Kornizes Kushtetuese per
veteqeverisje te Perkohshme ne Kosove, dhe ne pajtim me kompetnecat e Kuvendit
te Kosoves, Kreu 9, neni 9, pika 1, alinea 1, si institucion me i larte
perfaqesues dhe ligjvenes ne Kosove, ushtron kete:
Amendament
1.Kuvendi i Kosoves, si institucion me i larte perfaqesues e ligjvenes ne
Kosove, dhe si bartes i sovranitetit e integritetit te Kosoves, merr vendim
per formimin e Unionit Shqiperi-Kosove ne rruge demokratike.
2.Kuvendi i Kosoves kerkon nga Kuvendi i Shqiperise, qe ne seancen e rradhes
te ketij Kuvendi, te Deklarohet per Bashkim me Kosoven ne nje Union te
Perbashket.
3.Per hartimin e Kartes Kushtetuese te Unionit Kosove-Shqiperi, formohet
komision i perbashket me eksperte te se drejtes nga Shqiperia dhe Kosova.
4.Te dy shtetet e Unionit te sapoformuar pajtohen qe prania e NATO-s ne
Unionin Shqiperi-Kosove, te jete ne afat te pacaktuar, si akt i vullnetit te
mire, dhe ne mision te ruajtjes se paqes dhe sigurise ne Evropen Juglindore.
Arsyetim:
Populli i Kosoves dhe i Shqiperise kane luftuar nder shekuj per liri,
integritet dhe sovranitet.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), si institucion i karakterit shteteror e
kombetar, ne programin e vet derguar edhe Kongresit te Berlinit, ka parapare
te "veproj aktivisht, me te gjitha mjetet per te mbrojtur integritetin e
vendit". Kosova eshte ndare me dhune nga trungu i vet Shqiperia me 1913.
Perdorimi i dhunes kunder popullit shqiptar ka bere qe te mos vendoset
asnjehere paqja e qetesia ne kete pjese te rajonit.
Qeveria e Ismail Qemalit me Memorandumin e 2 janarit 1913, te derguar
Konferences se Ambasadoreve ne Londer, ka kerkuar decidivisht: "Qe tokat
shqiptare te cilat me pa te drejte i jane dhene Serbise, Malit te Zi dhe
Greqise, duhet t'i kthehen nen sovranitet te perhershem Shqiperise". Nje
memorandum identik, udheheqesi i Delegacionit shqiptar, dhe kryetar i shtetit
shqiptar Turhan Pasha, ua dorezoi me 15 shkurt 1920, udheheqesve te
Konferences se Paqes ne Versaje, me Klemansonin ne krye. Mirepo, edhe
perkunder 14 pikave te Vilsonit per shtetet etnike, ata ne tryezen e
diplomacise nuk e perfillen kete kerkese te drejte me justifikimin se "keto
toka i jepen Serbise si kompensim lufte dhe si aleate e francezeve".
E drejta ne bashkengjitje te trojeve etnike shtetit ame, ka qene gjithnje
proces i vazhdueshem, i pandalshem dhe se kjo e drejte duhet t'u takoje edhe
shqiptareve si te gjithe popujve tjere.
Ndarja e Shqiperise dhe shqiptareve, mbi te gjitha ishte ne kundershtim me
vullnetin e gjysmes se popullit qe ngeli i okupuar nga Mbreteria
Serbo-Kroato-Sllovene, e pastaj te disa kreaturave artificiale te "ish
jugosllavive" te cilat tanime, as faktikisht e as juridikisht nuk
ekzistojne si subjekt nderkombetar.
Kjo mbreteri, e as te ashtuquajturat "ish Jugosllavi", asnjehere nuk
kane vene pushtetin e plote politik mbi tokat shqiptare te okupuara, kusht ky
i parapare per cdo subjekt nderkombetar per t'u quajtur shtet, me aktet
nderkombetare te qetesise dhe te sovranitetit te plote politik ne territorin e
saj.
Konfereca e Bujanit e mbajtur me 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, miratoi
Rezoluten ne te cilen konfirmohet se "Shqiptaret e Kosoves dhe Rrafshit
te Dukagjinit si gjithmone ne te kaluaren, edhe sot deshirojne bashkimin me
Shqiperine". Ky deklarim ishte i bazuar ne nenet 3 e 6 te Kartes se
Atlantikut te vitit 1941, ku deklarohet e drejta universale e vetevendosjes se
popujve deri ne shkeputje. "E vetmja rruge qe populli shqiptar i Kosoves
dhe i Rrafshit te Dukagjinit te bashkohet me Shqipnine, asht lufta e
perbashket kunder okupatorit...dhe se pas kesaj lufte populli shqiptar do te
kete mundesi me vetevendos mbi fatin dhe te drejten e vetevendosjes deri ne
shkeputje...Per kete te drejte garantojne aleatet tone te medhenj Bashkimi
Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskes dhe e
Teheranit)". Kete rezolute e kane nenshkruar dhe perfaqesuesit e
minoritetit serb.
Me te gjitha Rezolutat e OKB-se dhe konventat per dekolonizim, e drejta ne
vetevendosje deri ne shkeputje eshte akt i vullnetit te shenjte, qe
detyrimisht duhet ta zbatojne organizmat e sigurise kolektive ne bote dhe
shtetet anetare te OKB-se.
Bashkepunimi i Shqiperise dhe Kosoves gjithnje ka qene i natyrshem dhe
konstruktiv dhe u ka sjelle vetem dobi qytetareve pa dallim por edhe paqes ne
rajon.
Shqiperia i eshte gjendur Kosoves ne kohet me te veshtira. Popullata e Kosoves
ne Shqiperi e kane ndier veten me mire se gjithkund ne vendet perreth ne kohen
e eksodit biblik nga terrori i ushtrise dhe policise serbe.
Kosova dhe Shqiperia ne rruge demokratike kane te drejte te integrohen. Ne
rrethanat e tashme forma me e mire eshte krijimi i Unionit Shqiperi-Kosove.
Unioni Shqiperi-Kosove eshte nje zgjidhje optimale dhe e kompromisit per
rendin e ri ne rajon.
Unioni Shqiperi-Kosove, nuk u sjell dem por vetem dobi popujve dhe vendeve
fqinje.
Unioni Shqiperi-Kosove, do t'u njohe me mire minoriteteve te drejtat sipas
standardeve te Bashkimit Evropian dhe te gjitha dokumenteve nderkombetare.
Unioni Shqiperi-Kosove do te ndikoje ne vendosjen e rendit e qetesise se
perhershme dhe demokracise ne Evropen Juglindore.
Unioni Shqiperi-Kosove eshte i frymezuar nga nismat e Bashkimit Evropian ne
Evropen Juglindore dhe eshte ne pajtim me integrimin e pergjithshem ne
kontinent.
Ushtrues i propozimit amandamentit
Mr.Hasan Meta