http://www.korrieri.com/

  04/03/2003

Leka Zogu I gjen ditelindjen
Pretendenti i fronit mbreteror verteton juridikisht ne Gjykaten e Tiranes faktin e lindjes me 5 prill te vitit 1939. Fakti i njohur boterisht dhe telegrami i urimit te Kryeministrit te atehershem, drejtuar mbretit per lindjen e trashegimtarit, i dhane Lekes se I-re, te drejten per t'u regjistruar ne regjistrat e Zyres se Gjendjes Civile, ashtu si cdo shtetas shqiptar

Fatos PELLUMBI

"Ne baze te faktit qe njihet boterisht dhe telegramit te urimit te kryeministrit Koco Kota drejtuar mbretit Ahmet Zogu I, i dates 5 prill 1939, gjykata vendosi vertetimin e faktit juridik te lindjes se shtetasit Leka Zogu, i biri i Ahmetit dhe Geraldines me 5 prill te vitit 1939". Ky vendim i marre dje ne gjykaten e Tiranes nga gjyqtari Gerdi Hoxha ben qe edhe pretendenti i fronit mbreteror te kete mundesi te regjistrohet ne zyrat e Gjendjes Civile dhe te pajiset me certifikate lindjeje, ashtu si cdo shtetas shqiptar tjeter. Kerkesa per vertetimin e faktit juridik te lindjes, Leka I, u depozitua pak dite me pare ne sekretarine e Gjykates se Tiranes, nepermjet avokatit te vet, Shaqir Hasanaj. Pas hedhjes se shortit kryetari i gjytkates ngarkoi gjyqtarin Hoxha te shqyrtoje kete kerkese. Hoxha i rikrijoi dje te birit te Ahmet Zogut mundesine e regjistrimit ne regjistrat e Gjendjes Civile, ate qe ligji shqiptar ia kishte kerkuar para 64 vjetesh, qe ne momentin e lindjes.

Si mbeti pa u regjistruar Leka I?

Sipas dokumentacionit qe ekzistonte deri dje djali i vetem i mbretit Zog, nuk rezulton te jete regjistruar ne asnje zyre te Gjendjes Civile ne Shqiperi, megjithese i ka kapur 64 vjetet. Shkak per kete ka qene largimi i shpejte i familjes mbreterore nga Shqiperia, ende pa u mbushur dy dite nga lindja e trashgimtarit Leka, pasi zbarkuan ushtrite italiane. Nga kujtimet e ardhura per here te pare nga Familja Mbreterore, te hartuara nga adjutanti i Zogut te I, kolonelit Hysein Selmani, shkruhet se: "Me 5 prill 1939, ne oren 5 te mengjesit, lindi Princi Trashegimtari i Shqiperise". Ne kroniken e asaj dite, duke iu referuar kujtimeve, shtohet se:" Ne oren 8 te mengjesit erdhi per te uruar Kryeministri Koco Kota me gjithe Qeverine. Po ashtu arriten edhe Kryetari i Parlamentit Pandeli Evangjeli, me nje delegacion, per te paraqitur urimet gazmore te Lindjes se Trashegimtarit te Kombit". Por, ate dite, mbreteresha nuk mund t'i priste per shkak se ndodhej shume e semure ndaj nje infeksioni. Ne oren 10 te mengjesit filluan te hidhen 101 topa, qe eshte shenje e nje ngjarje te jashtezakonshme ne vend. Pas kesaj filluan parakalimet para Pallatit Mbreteror ne lulishten e tij. "Ishin te radhitur shkollat, populli i veshur me kostum kombetar, ushtria e bandat luanin Himnin Mbreteror e te Flamurit". E vecante per kete dite eshte se ka ardhur nje nga Ultimatumet e Italise per pushtimin, kur ne te njejten kohe, ministri i Italise ne Tirane (atehere diplomati i pare emerohej minister), Jakomoni, i paraqiti per lindjen e Princit, pershendetjet e tij Mbretit Zog i I. Nje reference tjeter jane kujtimet e Kontit Ciano,ish-minister i Jashtem i Italise, qe tregon se eshte shfrytezuar edhe momenti i ardhjes ne jete te Princit Leka per pushtimin.

Familja e Zogut, me pasaporte diplomatike

Leka I, bashkeshortja e tij Suzane dhe djali i tyre Leka, jane pajisur me pasaporte diplomatike, nje dite pas vendimit te qeverise. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Puneve te Jashtme, me te dale vendimi i qeverise eshte bere edhe pajisja e tre personave me pasaporte diplomatike. Me kete vendim, sipas burimeve zyrtare, qeveria synonte rehabilitimin civil dhe qytetar te familjes se ish-mbretit Zog, duke e pare kete edhe ne kendveshtrimin e frymes se re politike ne vend, si dhe te precedenteve te tjere te ngjashem, qe kane ndodhur kohet e fundit ne vendet e tjera evropiane. Qeveria ka vleresuar se me kete rast, duke qene se Shqiperia ka hyre ne nje faze te re, cilesisht te re, ate te integrimit evropian eshte cmuar se edhe familja e ish-mbretit Zog duhet te jete pjese e ketyre zhvillimeve. Familja e pretendentit te fronit mbreteror u rikthye per te jetuar pergjithmone ne Shqiperi ne fund te qershorit 2002, duke i thene fund nje shtegrimi te gjate disavjecar ne shume vende te botes.

Provat qe vertetuan lindjen e Leka Zogut I

Fakti qe Leka Zogu ekziston si njeri eshte konsideruar i njohur boterisht prej gjyqtarit Hoxha. Ndersa percaktimi i dates se lindjes eshte bere nepermjet nje telegram urimi me ane te te cilit Koco Kota, Kryeministri i atehershem i vendit, uron mbretin Ahmet Zogu per lindjen e princit trashgimtar Leka i I. Kryeministri Kota kete telegram ia kishte dorezuar zyrtarisht mbretit dhe mbante daten 5 prill. Duke e konsideruar te plote bazen juridike, gjykata dha verdiktin mbi vertetesine e faktit juridik te lindjes se tij. Fotokopja e noterizuar e telegramit e nxjerre nga fondi i Arkivit te Shtetit dhe e paraqitur nga avokati Hasanaj, mjaftoi per te vertetuar 5 prillin e '39-tes si datelindje te pretendentit te fronit mbreteror, si dhe shkurtoi procedurat gjyqesore, duke ezauruar pyetjen e deshmitareve etj.

Dokumentat qe duhen per te marre pasaporten shqiptare

Shtetesine shqiptare Lekes I-re, ligji shqiptar ia ka njohur ne baze te ekzistimit te faktit se ka lindur nga nje prind shqiptar. Ndersa marrja e nje pasaporte shqiptare ne sportelet e Komisariateve te Policise, sipas kreut te Sektorit te Pasaportave ne policine e Tiranes Vladimir Nano, kerkon permbushjen e disa procedurave. Se bashku me kerkesen per t'u pajisur me pasaporte shtetasit duhet te dorezojne ne sportel nje certifikate me fotografi e cila te rezultoje e leshuar nga zyrat e Gjendjes Civile jo me teper se nje muaj nga data e paraqitijes, si dhe kater fotografi te formatit 4x6. Nano shpjegoi se deri tani ne sportelet e policise se Tiranes nuk eshte paraqitur asnje prej anetareve te familjes mbreterore per t'u pajisur me pasaporte.