Berisha
dhe familja Mbreterore, vizitojne Panairin e Artizanatit
Kryetari i
Partise Demkratike dhe anetare te familjes mbreterore shqiptare kane vizituar
Panairin e Artizanatit shqiptar. Interesi dhe kersheria qe ngjalli panairi nuk
mundi te qendroje larg vemendjes se tyre. Komenteve te liderit demokrat i
eshte shtuar dhe vleresimi i Mbretereshes Suzan per punet e mrekullueshme te
artizanatit
TIRANE - Panairi i Artizanatit
shqiptar, ne diten e katert te hapjes se tij, ka pasur disa vizitore mjaft te
vecante. Ky panair eshte vizituar nga ish- Presidenti Sali Berisha, si dhe
pjestare te familjes mbreterore shqiptare. Vizita e tyre duket se ka marre
shkas edhe nga interesi mjaft i gjere publik qe ngjalli ky panair. Por jehona
e ketij panairi, duket se nuk mberriti dot deri ne zyrat e zyrtareve te larte
te shtetit dhe sidomos te Ministrise se Kultures, e cila nuk ngurron te
sponsorizoje gjithfarelloje grupesh, ekspozitash e kengetaresh nga me
mediokrit, dhe ti ktheje kurrizin asaj qe eshte pjesa me vitale e kombit,
tradites artizanale shqiptare. Kreu i PD ne komentet e tij rreth ketij panairi,
nuk ngurron te shprehe vleresimin per nismetaret e ketij aktiviteti si dhe
pjesemarresit. Sipas tij, ne kete panair shperthen fuqishem tradita me e
shkelqyer e gjenise krijuese shekullore te shqiptareve. "Eshte nje
ekspozite e tradites sone artistike dhe kulturore. Te vjen keq qe ne vend qe
kjo tradite te njohe dimensione te reja, te mbeshtetet fuqimisht me kredi dhe
te shnderrohet ne nje gjenerator te fuqishem te punesimit, te prodhimeve, qe
perfaqeojne me mire dhe me me dinjitet se kush do tjeter Shqiperine dhe
shqiptaret, kjo tradite eshte lene jetime. Ajo nuk do te mund te mbijetonte,
nese nuk do te ishte pasioni, vullneti dhe deshira e brendshme e ketyre
artizaneve, te cilet e kane mbajtur kete gjalle", thekson Berisha. Ai me
kete rast ka siguruar pjesemarresit ne kete panair se PD do te kete nje
platforme te vecante per zhvillimin e kesaj tradite dhe se ne Kuvend, do te
kete nje angazhim serioz per cdo lloj ligji qe favorizon veprimtarine e tyre.
Indiferencen e shfaqur nga shtetaret ndaj ketij panairi kreu i PD e ka
komentuar ne menyre mjaft lakonike se "kur kultura ka mbetur ne dore te
antikultures, them se nuk ka nevoje per komente". Interes te vecante per
panairin e artizanatit shqiptare, ka shfaqur edhe familja mbreterore.
Mbreteresha Suzane e shoqeruar nga Princi Leka dhe pjesetare te oborrit
mbreteror ka vrojtuar me kujdes punimet e ekspozuara, duke mos ngurruar me
kete rast te beje edhe komplimentat e rastit per njerezit, te cilet ne kushte
mjaft te veshtira perpiqen te mbajne gjalle traditen shqiptare. Nga ana tjeter
pjesemarresit ne panair nuk kane ngurruar qe t'u shprehin mirenjohjen e tyre,
duke i bere Berishes dhe familjes mbreterore nje mori dhuratash nga punimet e
tyre. Keto dhurata kryesisht ishin punime ne dru, ne gur, ne balte, qendisma,
si dhe mjaft objekte karakteristike.
A. META