Kosova "do tė pagėzojė" pasaportėn diplomatike tė Leka Zogut

Lajmi i ores 8:40 AM

Leka Zogu

TIRANE (5 Shkurt) - Kosova "do ta pagėzojė" kartėn e re tė identitetit tė Leka Zogut. Pretendenti pėr fron, nė udhėtimin e parė pėrtej kufijve, tashmė me pasaportėn diplomatike nė dorė, ka menduar tė takojė shqiptarėt e trojeve etnike nė ish-Jugosllavi. pak rėndėsi ka se kur pareashikohet rruga. Zėdhėnėsi i oborrit Fluturak Gėrmenji, sqaron se "si fillim ėshtė planifikuar Kosova nė axhendėn e mbretit, me gjithė ftesat nga vende tė ndryshme tė Europės, si Anglia e Franca, qė gjithsesi do tė respektohen mė vonė". Gėrmenji sqaron se ideja pėr tė vizituar Kosovėn ka lindur gjatė vizitės sė autoriteteve kosovare nė Shqipėri 28 Nėntorin e vitit tė kaluar. "Dy muaj mė parė u bė ftesa. Mbreti Leka u takua nė pėrvjetorin e ēlirimit me kryeministrin Bajram Rexhepi, liderin e demokratėve kosovarė Ashim Thaēi dhe homologun e tij maqedonas Arbėn Xhaferri, tė cilėt e ftuan mbretin nė Kosovė e Maqedoni". Leka Zogu ėshtė shprehur i gatshėm t'ua respektojė ftesėn krerėve tė politikės shqiptare pėrtej kufijve. Megjithatė, sipas zėdhėnėsit, mungesa e pasaportave diplomatike nuk ka qenė aspak shkak pėr tė penguar lėvizjet jashtė Shqipėrisė. "Familja mbretėrore e kishte ok-in e Ministrisė sė Jashtme pėr tė tilla udhėtime, pavarėsisht se kjo lejė ėshtė shfrytėzuar vetėm njė herė, kur nėna mbretėreshė u kurua nė Francė", thotė mė tej Gėrmenji. Geraldina u largua nga Sqipėria pėr t'u mjekuar nė Francė, pa qenė nevoja e pasaportės diplomatike. ro/mr (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

 

 Korrieri -  5 Shkurt 2003   

 

Kryeministri: Pse pajisa me pasaporta familjen mbreterore
Pa kaluar 24 ore nga publikimi i vendimit te qeverise per pajisjen me pasaporta diplomatike te familjes mbreterore, Kryeministri Nano u ka kerkuar deputeteve te tij "te mos e shnderrojne ne nje problem kete ceshtje". "Pajisjen me pasaporta diplomatike te familjes se Zogut, nuk duhet ta shohim si problem", mesohet te kete qene kerkesa e Nanos per deputetet socialiste. Vendim ky qe ne fakt befasoi pjesen derrmuese te grupit parlamentar, te cilet e kane mesuar kete fakt nga faqet e shtypit te dites. Ne mbledhjen e djeshme te grupit, Nano e ka justifikuar vendimin e qeverise, ndonese indirekt, me ndihmen qe deputetet legaliste i dhane mazhorances per votimin e mbylljes se "Duty Free Shop"-ve. "Ai ishte nje veprim real ndaj familjes se ish-mbretit Zog. Aq me teper qe ishin dhe deputetet legaliste qe votuan per mbylljen e dyqaneve "Duty Free", per shkak se nuk erdhen deputetet tane ne seance", mesohet te jete shprehur pak a shume Nano. Dy dite me pare, ne nje njoftim te shkurter per shtyp, zyra e shtypit e qeverise njoftonte se "Keshilli i Ministrave vendosi t'i akordoje familjes mbreterore pasaporta diplomatike, duke synuar rehabilitimin civil dhe qytetar te familjes se ish-mbretit Zog, duke e pare kete ne frymen e re politike ne vend dhe te precedenteve te tjere te ngjajshem qe kane ndodhur kohet e fundit ne vendet e tjera evropiane". Burime prane Kryeministrit Nano pohuan se veprimi i tij, i marre me urgjence pa pritur mbledhjen e radhes se qeverise, ishte nje shenje kompensimi per votat e tre deputeteve legaliste ne mbeshtetje te mbylljes se dyqaneve pa taksa ne pikat kufitare tokesore nje jave me pare.

Meta: I kenaqur per pasaporten e Lekes
Zedhenesi i ministrise se Jashtme deklaroi se dje se "ministri Meta shpreh kenaqesine per pajisjen e familjes se Mbretit Zog me pasaporta diplomatike, duke i dhene fund keshtu odisese se tyre per nenshtetesi shqiptare". Ne deklaraten e zedhenesit Agim Neza, thuhet se "z. Meta, megjithese nuk eshte mbeshtetes i Monarkise, duke respektuar historine e shtetit, respekton familjen mbreterore qe ka vuajtur nga padrejtesite ne te kaluaren dhe cdo akt respekti dhe vleresimi per te eshte vleresim per historine e shtetit tone dhe ne sherbim te paqes sociale". Duke shtuar se "ministri Meta shpreh deshiren qe te gjitha kerkesat e drejta te familjes mbreterore te plotesohen bazuar ne Kushtetuten e Shqiperise". 
 
Copyright © KOHA JONE  05 Shkurt 2003

 

 
META: JAM I KENAQUR PER PASAPORTEN E LEKES

Ilir Meta, Minister i Puneve te Jashtme, eshte shprehur i kenaqur sot ne nje njoftim per shtyp per paisjen me pasaporte diplomatike te familjes se Mbretit Zog, "duke i dhene fund keshtu odisese se tyre per nenshtetesi shqiptare", thuhet ne deklaraten e zedhenesit Agim Neza. Me tej ai shton se Meta, megjithese nuk eshte mbeshtetes i Monarkise, duke respektuar historine e shtetit, respekton familjen mbreterore qe ka vuajtur nga padrejtesite ne te kaluaren dhe cdo akt respekti dhe vleresimi per te eshte vleresim per historine e shtetit tone dhe ne sherbim te paqes sociale. "Zoti Meta shpreh deshiren qe te gjitha kerkesat e drejta te familjes mbreterore te plotesohen bazuar ne Kushtetuten e Shqiperise", perfundon kjo deklarate.
 
10 MINUTAT PER PO-NE E SPAHISE

Projektligji per statusin e familjes mbreterore eshte firmosur nga te gjithe deputetet e opozites, perfshire kryetarin e PD-se, Berisha. Nese ky projekt do te kthehet ne ligj, atehere Leka Zogu dhe familja e tij do te kene shume lehtesira: do te mbajne koleksionin e armeve trofe te sekuestruara pak kohe me pare nga forcat e rendit, do te mundesojne kthimin e eshtrave te Ahmet Zogut ne Shqiperi, do te marrin nje pjese te mire te pronave te familjes Zogolli etj

Erl Murati

Kishte mbetur vetem nje ore qe nga momenti kur do te shtrohej per votim, ligji i cili vendoste perfundimisht mbylljen e dyqaneve pa taksa ne pikat doganore dhe kryeministri Nano ishte i shqetesuar. Mungesa e Ilir Metes dhe Ermelinda Meksit ne seancen plenare, plus rreziku qe ndonje deputet socialist do te votonte kunder, mund te benin te deshtonte miratimi i ligjit, nje kerkese e vazhdueshme e Fondit Monetar Nderkombetar. Pak i merzitur, Nano psheretiu lehtas dhe thirri prane tij sekretarin e pergjithshem, Gramoz Ruci. Dic i peshperiti ne vesh, dhe Ruci doli jashte salles se Kuvendit. 60 minuta me vone, shefi i qeverise sfidonte me shikime dhe buzeqeshjen e tij, deputetet e opozites. 86 parlamentare kishin votuar pro mbylljes se Duty Free Shop-eve, nje numer i mjaftueshem per t'i rikthyer Nanos qetesine, dhe Berishes, inatin.

Te pakten 84 deputete duhet te votonin pro, ne menyre qe dyqanet pa taksa ne pikat doganore, te mbylleshin perfundimisht. Duke pasur friken e nje deshtimi, kryeministri Nano i kerkoi sekretarit Ruci qe te negocionte me deputetet e Partise Levizja e Legalitetit per te marre mbeshtetjen e tyre. Vetem 10 minuta para votimit, Ruci i propozoi kryetarit te PLL-se, Eqerem Spahiu se mazhoranca do te miratonte ne parlament statusin special te familjes mbreterore, nese legalistet do te voonin mbylljen e Free Shop-eve.

Projektligji per statusin e familjes mbreterore eshte firmosur nga te gjithe deputetet e opozites, perfshire kryetarin e PD-se, Berisha. Nese ky projekt do te kthehet ne ligj, atehere Leka Zogu dhe familja e tij do te kene shume lehtesira: do te mbajne koleksionin e armeve trofe te sekuestruara pak kohe me pare nga forcat e rendit, do te mundesojne kthimin e eshtrave te Ahmet Zogut ne Shqiperi, do te marrin nje pjese te mire te pronave te familjes Zogolli etj.

Eqerem Spahiu i kishte dhene fjalen demokratit Bamir Topi se nuk do t'i bashkonte votat e tij me mazhorancen, por do te votonte kunder mbylljes se dyqaneve pa taksa. Mjaftoi numri "dy" i socialisteve per t'i ndryshuar mendjen. Ruci i premtoi Spahiut miratimin e statusit te familjes mbreterore, dhe Spahiu i premtoi Rucit se PLL-ja do te votonte pro mbylljes se Free Shop-eve. Ketu "pazari" u mbyll. Si per te treguar se eshte nje njeri i fjales, kryeministri Nano urdheroi dy nete me pare qeverine e tij te miratoje dhenien e pasaportave diplomatike, familjes mbreterore te Leka Zogut. "Vendimi per paisjen me pasaporta diplomatike, shpresojme qe te jete fillimi i plotesimit te te drejtave, familjes mbreterore, per ate qe ajo meriton plotesisht", tha dje per "KJ", kryetari i PLL-se Eqerem Spahia.


 GAZETA SHQIPTARE 05/02/2003

 

 
Faqja 3 - FAQE E PARE

Shkurt 5, 2003

 
Kryetari i grupit parlamentar tė PS Gramoz Ruēi bėri marrėveshjen me deputetėt legalistė njė javė mė parė
 
Oborri merr pasaporta diplomatike
U jepen nė shkėmbim tė tre votave pėr Duty Free

Altin Kreka

TIRANE

Kryeministri Nano e mbajti premtimin qė ju bė legalistėve. Nė shkėmbim tė tri votave tė tyre pėr mbylljen e Duty Free Shop, ai dha tri pasaporta diplomatike pėr anėtarėt e familjes mbretėrore. Kryetari i grupit parlamentar tė PS Gramoz Ruēi kishte arritur "pazarin" me legalistėt pėr Duty Free Shop dhe menjėherė pas kėsaj Kryeministri vendosi qė tė pajisė me kėtė dokument Leka Zogun, bashkėshorten e tij, Suzanė, dhe Leka Zogun Junior.

Dje ndodhi ajo qė ishte paralajmėruar 6 ditė para pėr njė marrėveshje mes legalistėve dhe socialistėve, nė shkėmbim tė favoreve pėr familjen mbretėrore. Ruēi mėsohet tė ketė arritur marrėveshjen me PLL, tre vota nė shkėmbim tė tre pashaportave dhe skema e tij u realizua brenda njė jave.

Legalistėt
Salla e Kuvendit u elektrizua kur dy deputetėt e Partisė pėr Lėvizjen e Legalitetit votuan pro kėrkesės sė qeverisė dhe kundėr qėndrimit tė PD-sė. Vota e tyre siguroi fitoren e Nanos nė lidhje me ēėshtjen e Duty Free Shop, duke sjellė edhe evitimin e njė krize qeveritare, nėse kėrkesa pėr mbylljen e kėtyre dyqaneve pa taksa nuk miratohej. Atė ditė menjėherė u fol pėr njė pakt mes legalistėve dhe socialistėve. Debatet e shumta nė Kuvend e detyruan edhe kryetarin e PLL-sė, Ekrem Spahia, qė tė votonte pro kėrkesės sė qeverisė. Dy deputetėt legalistė qė edhe mė parė janė dalluar pėr qėndrime tė ndryshme nga ato tė pjesės tjetėr tė opozitės, thanė se ky ishte vendim i grupit tė tyre parlamentar dhe se ēėshtjen do ta sqaronte kryetari i partisė sė tyre. Spahia tė nesėrmen tha se kishte njė marrėveshje me PS-nė nė lidhje me miratimin e njė ligji pėr trajtimin e familjes mbretėrore shqiptare. Marrėveshja e nisi zbatimin me dhėnien e tri votave tė legalistėve pro qeverisė dhe tani me vendimin e Nanos pėr t'i pajisur me pasaporta diplomatike tre anėtarėt e familjes mbretėrore shqiptare.

Pasaportat
Leka Zogu i ka telefonuar dje Nanos pėr ta falėnderuar pėr kėtė vendim dhe thuhet se kryeministri dhe pasardhėsi i tė vetmit mbret tė shqiptarėve do tė takohen sė shpjeti nė njė drekė pune. Kryeministri Nano duket se do tė kujdeset vetė pėr t'ia dorėzuar pasaportat diplomatike Leka Zogut tė Parė, bashkėshortes sė tij, Suzanė, dhe Leka Zogut Junior. Arsyetimi zyrtar pėr marrjen e kėtij vendimi nga ana e kryeministrit Nano ka qenė pėr tė ndihmuar familjen mbretėrore qė tė lėvizė lirisht nė tė gjitha vendet e botės. Familja mbretėrore dispononte pasaporta me stemat e mbretėsisė sė vjetėr. Tentativa e parė e Leka Zogut pėr t'u kthyer, dėshtoi kur policia e ndaloi atė nė ambientet e hotel "Dajtit" pėr ta kthyer sėrish pas, duke nxjerrė si argument pasaportėn e tij, ku thuhej "Mbret i shqiptarėve". Vizita e dytė u bė nė 1997-n pėr referendumin dhe qė pėrfundoi jo mirė pėr Leka Zogun: ndaj tij u hap njė gjyq. Rreth 5 vjet mė vonė njė grup deputetėsh nga PD-ja, PS-ja dhe parti tė tjera kėrkuan kthimin e familjes mbre-tėrore nė Shqipėri dhe e realizuan kėtė. Pak pas kthimit, nėna mbre-tėreshė vdiq nė Shqipėri, duke plotėsuar njė nga dėshirat e saj pėr t'u prehur nė vendin ku u shpall mbretėreshė.

 
Flet shefi i Oborrit, Fluturak Gėrmenji
"Privilegjet" e tjera pėr mbetėrorėt presin miratim

Altin Kreka

TIRANE

Shefi i oborrit mbretėror, Fluturak Gėrmenji, thotė se pritej vendimi i Nanos pėr dhėnien e pasaportave diplomatike familjes mbretėrore. "Ēėshtja e nėnshtetėsisė ėshtė zgjidhur", thotė ai dhe se ėshtė rėnė dakord me kryeministrin Nano dhe me qeverinė qė familja mbretėrore tė vazhdohet tė ndihmohet. "Deri nė zgjidhjen e ēėshtjes sė pronave presim qė tė jepet vendimi qė familja mbretėrore tė ketė mundėsi tė jetojė nė vilen e Durrėsit", thotė ai. Kjo vilė ka qenė pronė e ish-mbretit Zog. Gėrmenji thotė se ėshtė rėnė dakord qė familja mbretėrore tė futet nė pozitėn protokollare dhe tė marrė pjesė nė ceremonitė shtetėrore. Veē kėsaj, ai pėrmend edhe kthimin e koleksionit tė armėve dhe tė koleksioneve tė tjera pėr tė krijuar njė muzeum tė familjes mbretėrore. Gėrmenji pėrmend edhe njė iniciativė ligjore tė nisur nga disa deputetė, tė cilėt propozojnė miratimin e njė ligji pėr dhėnien e njė statusi tė veēantė familjes mbretėrore pėr vetė vlerat historike qė pėrfaqėson ajo pėr Shqipėrinė. Gėrmenji thotė se diēka e tillė ėshtė duke u bėrė me tė gjitha familjet mbretėrore tė Ballkanit, si nė Bullgari, Rumani, Serbi, por sė fundi edhe nė Itali.

PRIVILEGJET E FAMILJES MBRETERORE

o Pasaporta diplomatike pėr Lekėn e Parė, gruan e tij, Suzanė, dhe djalin e tij, Leka i Dytė
o Kthimi i ish-vilės sė mbretit Ahmet Zog nė Durrės, deri sa tė zgjidhet ēėshtja e pronave tė ish-pronarėve, si dhe tė familjes mbretėrore
o Futja e familjes mbretėrore nė protokollin e shtetit
o Kthimi i koleksionit tė armėve dhe i koleksioneve tė tjera, pėr tė krijuar njė muze tė familjes mbretėrore shqiptare
o Miratimi i njė ligji pėr statusin e familjes mbretėrore
o Kthimi nė atdhe dhe rivarrosja me nderime, nga ana e shtetit, e eshtrave tė Ahmet Zogut

Pėrfitimet e pasaportės diplomatike

Ēdo shtetas, i pajisur me pasaportė diplomatike, gėzon tė drejtėn qė tė lėvizė pa pasur nevojė pėr vizė, nė shumė shtete tė botės. Veēanėrisht nė ato shtete me tė cilat Shqipėria ka lidhur marrėveshje pėr kėto pasaporta. Sipas ligjit shqiptar, me pasaporta diplomatike pajisen vetėm zyrtarėt e lartė shtetėrorė ose persona me detyra tepėr tė veēanta

 
 
Si u zgjidh ēėshtja e shtetėsisė

Ēėshtja e nėnshtetėsisė sė familjes mbretė-rore duket se ėshtė zgjidhur. Shefi i oborrit, Fluturak Gėrmenji, thotė se zgjidhja u gjet kur ndėrroi jetė nėna mbretėreshė, Geraldina. Nė atė kohė u gjet certifikata e martesės sė saj me mbretin Ahmet Zogu dhe nė kėtė mėnyrė edhe ēėshtja e nėnshtetėsisė u sqarua. Gėrmenji thotė se tashmė anėtarėt e familjes mbretėrore janė regjistruar nė gjendjen civile dhe figurojnė si shtetas shqiptarė.

Familja mbretėrore shqiptare ka vuajtur nga problemi i nėnshtetėsisė. Ajo ėshtė larguar qė nga viti 1939, pak para se ushtria e Italisė fashiste tė pushtonte Shqipėrinė. Leka Zogu kishte vetėm pak orė qė ishte lindur. Babai dhe nėna e tij kishin nėnshtetėsi shqiptare, ndėrsa ai vetė nuk e kishte, pėr shkak se nuk jetoi nė Shqipėri. Kjo i krijoi atij probleme kur u kthye nė vitet e para tė '90-s, kur qeveria e PD-sė e dėboi nga Shqipėria, duke nxjerrė si arsyetim pasaportėn dhe mungesėn e nėnshtetėsisė.

 

 
Faqja 2 - FAQE E PARE

Gazeta Shqiptare Shkurt 5, 2003

 
Kuvendi nis shqyrtimin e dokumentit. Oborri ka ngritur grup ekspertėsh
Ligji qė i kthen pronat familjes mbretėrore

al.kre.

TIRANE

Leka Zogut, pasardhėsit tė mbretit Ahmet Zogu i parė, qeveria parashikon qė ti kthehen pronat. Ligji i ri pėr kthimin dhe kompensimin e pronave tė paluajtshme ish-pronarėve parashikon qė familja mbretėrore tė jetė nė grupin e shtetasve tė cilėt do tė marrin pronat qė kanė patur para vitit 1944.

Dy ditė mė parė Qeveria shqiptare me njė vendim qarkullues vendosi dhėnien e pasaportave diplomatike pėr tre anėtarėt e familjes mbretėrore shqiptare. Kthimi i pronave ėshtė njė nga pikat ku ėshtė arritur kompromis mes socialistėve dhe familjes mbretėrore.

Kthimi
Fluturak Gėrmenji, shef i oborrit mbretėror shqiptar, thotė se nuk ekziston njė listė pronash pėr tė cilėn do tė kėrkohet kthimi ose kompensimi, por "ēėshtja do tė ndiqet rast pas rasti". Ai shton se oborri mbretėror ka zgjedhur disa ekspertė tė cilėt janė duke punuar me deputetin e Legalitetit Ethem Fejzollari. Ky i fundit ėshtė prezent nė Kuvend nė diskutimin e ligjit tė ri pėr kthimin e pronave ish-pronarėve, pėrfshi edhe familjen mbretėrore. Nė projektligjin e ri nuk pėrmendet nė mėnyrė specifike familja mbretėrore, por emri i saj nuk rezulton as nė nenet qė parashikojnė moskthimin e pronave.

Ligji
Nė relacionin e paraqitur nga ana e Kėshillit tė Ministrave pėr kėtė ligj thuhet se "nė ndryshim nga kuadri ligjor nė fuqi, ėshtė zgjeruar rrethi i subjekteve qė pėrfitojnė nga ky projektligj, duke pėrfshirė edhe familjen mbretėrore". Nga ana tjetėr nuk njihet asnjė nga tapitė apo tokat e dhėna shtetasve nga regjimi komunist duket nisur qė nga viti 1944 deri nė vitin 1993. Kėtė vit nisi shpėrndarja e tokave nė bazė tė ligjit numėr 7501.

Vendimet e tjera
Aktualisht ėshtė miratuar vetėm vendimi pėr dhėnien e pasaportave diplomatike tre anėtarėve tė familjes mbretėrore shqiptare. Qeveria e ka miratuar ligjin pėr kthimin e pronave, por ai hyn nė fuqi vetėm pasi tė miratohet nė Kuvend. Burime pranė oborrit mbretėror thonė se me socialistėt ėshtė rėnė dakord edhe pėr disa "pėrfitime" tė tjera. Mė e afėrta duket se do tė jetė futja nė protokollet e shtetit shqiptar tė anėtarėve tė familjes mbretėrore. Nėse merret ky vendim atėherė nė festimet, cermoninė dhe pritjet shtetėrore do tė jetė i pranishėm edhe Leka Zogu i parė, gruaja e tij dhe Leka Zogu Junior. Nė listė janė edhe kthimi i eshtrave tė mbretit Ahmet Zog nė Shqipėri si dhe kthimi i koleksionit tė armėve pėr tė krijuar njė muzeum tė familjes mbretėrore.


LISTA E DISA PREJ PRONAVE QE FAMILJA MBRETĖRORE PRET T'I KTHEHEN

o Vila e Durrėsit
o Pronat nė Burgajet, vendlindja e Ahmet Zogut
o Pronat nė Qafė-Shtamė
o Ndėrtesa nė Shkodėr
o Ndėrtesa nė Shirokė
o Pallati i Princeshave nė Tiranė
o Toka nė Sauk
o Grupi i ekspertėve do tė vėrtetojė pronėsinė e ndėrtesave dhe tokave pėr tė kėrkuar kthimin e tyre familjes mbretėrore

 
 
Reagon Meta
"Respektoj familjen mbretėrore"

Njė ditė pas vendimit pėr dhėnien e pasaportave diplomatike familjes mbretėrore ka reaguar zėvendėskryeministri Meta. Nė njė deklaratė tė zėdhėnėsit tė tij thuhet se "Meta, megjithėse nuk ėshtė mbėshtetės i monarkisė, duke respektuar historinė e shtetit, respekton familjen mbretėrore qė ka vuajtur nga padrejtėsitė nė tė kaluarėn dhe ēdo akt respekti dhe vlerėsimi ėshtė vlerėsim pėr historinė e shtetit tonė dhe nė shėrbim tė paqes sociale".

 

Me pasaportėn diplomatike
"Mbreti udhėtimin e parė do ta bėjė nė Kosovė"

o.h.

TIRANE

Kosova "do ta pagėzojė" kartėn e re tė identitetit tė Leka Zogut. Pretendenti pėr fron, nė udhėtimin e parė pėrtej kufijve, tashmė me pasaportėn diplomatike nė dorė, ka menduar tė takojė shqiptarėt e trojeve etnike nė ish-Jugosllavi. pak rėndėsi ka se kur pareashikohet rruga. Zėdhėnėsi i oborrit Fluturak Gėrmenji, sqaron se "si fillim ėshtė planifikuar Kosova nė axhendėn e mbretit, me gjithė ftesat nga vende tė ndryshme tė Europės, si Anglia e Franca, qė gjithsesi do tė respektohen mė vonė". Gėrmenji sqaron se ideja pėr tė vizituar Kosovėn ka lindur gjatė vizitės sė autoriteteve kosovare nė Shqipėri 28 Nėntorin e vitit tė kaluar. "Dy muaj mė parė u bė ftesa. Mbreti Leka u takua nė pėrvjetorin e ēlirimit me kryeministrin Bajram Rexhepi, liderin e demokratėve kosovarė Ashim Thaēi dhe homologun e tij maqedonas Arbėn Xhaferri, tė cilėt e ftuan mbretin nė Kosovė e Maqedoni". Leka Zogu ėshtė shprehur i gatshėm t'ua respektojė ftesėn krerėve tė politikės shqiptare pėrtej kufijve. Megjithatė, sipas zėdhėnėsit, mungesa e pasaportave diplomatike nuk ka qenė aspak shkak pėr tė penguar lėvizjet jashtė Shqipėrisė. "Familja mbretėrore e kishte ok-in e Ministrisė sė Jashtme pėr tė tilla udhėtime, pavarėsisht se kjo lejė ėshtė shfrytėzuar vetėm njė herė, kur nėna mbretėreshė u kurua nė Francė", thotė mė tej Gėrmenji. Geraldina u largua nga Sqipėria pėr t'u mjekuar nė Francė, pa qenė nevoja e pasaportės diplomatike

 

Telefonata e kryeministrit dy ditė mė parė
Pasaportat, Leka Zogu fton pėr darkė Nanon dhe Xhoanėn

o.h.

Nuk mund tė thuhet se pasaportat, qė i ēelin kufijtė pa qenė nevoja e ecejakeve pėr viza nė ambasada, ishin surprizė pėr Leka Zogun. "Tė paktėn, mė datė 4 kur u konfirmua lajmi kishim gjithė ditėn qė prisnim", shprehen burime zyrtare pranė oborrit. E papritur ishte vetėm ajo, telefonata e kryeministrit nė mbrėmje. Shefi i qeverisė, Nano, e njofoi vetė Leka Zogun aty nga ora 19.00, dy ditė mė parė. "Shkėlqesi, do t'i keni nė dorė shumė shpejt pasaportat tuaja", ka lajmėruar kryeministri. Pretendenti pėr fron Leka Zogu, i habitur nga identiteti i lajmėsit, nuk ka vonuar ta shpėrblejė telefonatėn, pasi ka falenderuar. "Shkėlqesi ju falenderoj dhe ju ftoj tė darkojmė njė natė bashkė me zonjėn tuaj". Nga ana tjetėr e receptorit ftesa ėshtė mirėpritur, natyrisht. "Do tė vij patjetėr, thuhet tė jetė pėrgjigjur kryeministri, dhe besoj se aty do tė kemi rast tė vijojmė bisedėn e lėnė pėrgjysmė", ka shtuar ai, duke e bėrė mė tė nevojshėm njė takim tė dytė me pretendentin e fronit mbre-tėror. Takimi i fundit i kreut tė ekzekutivit me anėtarėt e familjes mbretėrore ka qenė vizita e ngushėllimit, disa ditė pas vdekjes sė nėnės mbre-tėreshė, kur ēifti Nano udhėtoi e u ndal nė vilėn buzė autostradės.


 

04/02/2003 - 4 Shkurt 2003   

http://www.korrieri.com/

 
Nano-Meta, sherr per pasaporten e Zogut

Pasi qeveria vendos te pajise me pasaporte diplomatike familjen mbreterore, reagon ministri i Jashtem: "Nuk kemi asnje informacion". Pse Nano u detyrua te merrte nje vendim jashte rradhe, vota e legalisteve per mbylljen e "Duty Free Shop"-eve dhe mungesa e Metes ne seancen e se enjtes ne Parlament

Elton METAJ

Pasaporta diplomatike e pretendentit te fronit mbreteror Leka Zogu, ka ndare ne dysh qeverine shqiptare. Ndersa, Kryeministri Nano ka njoftuar mbremjen e djeshme se qeveria qe ai drejton kishte vendosur t'i akordonte "familjes mbreterore pasaporta diplomatike", numri dy i ekzekutivit, ministri i Jashtem, Ilir Meta, duket te mos kete patur dijeni per nje vendim te tille.

Ne nje njoftim te shkurter, zedhenesi i Kryeministrit, Aldrin Dalipi, beri te ditur se me kete vendim, "qeveria synon rehabilitimin civil dhe qytetar te familjes se ish-mbretit Zog, duke e pare kete edhe ne kendveshtrimin e frymes se re politike ne vend, si dhe precedenteve te tjere te ngjashem, qe kane ndodhur kohet e fundit ne vendet e tjera europiane". "Me kete rast, vijon me tej zedhenesi i Nanos, duke qene se Shqiperia ka hyre ne nje faze te re, ate te integrimit europian, u cmua se edhe familja e ish-mbretit Zog duhet te jete pjese e ketyre zhvillimeve". Vetem pak minuta me pas dhe ndersa mediat ishin ne vjelje te informacioneve per rrugen teknike qe do te ndiqej deri ne pajisjen me pasaporta te Leka Zogut, bashkeshortes se tij Suzane dhe djalit te tyre Leka, ka reaguar shefi i diplomacise. Zedhenesi i Ministrise se Jashtme, Agim Neza, i tha dje "Korrieri"-t nepermjet linjes telefonike, se "Ministria e Jashtme nuk asnje informacion per dhenien e pasaportes diplomatike" per familjen e ish-mbretit Zog.

Konfuzioni i krijuar mes Kryeministrise dhe Ministrise se Jashtme duket te vertetoje se vendimi i qeverise ka ardhur ne menyre krejt te papritur, ndersa nuk ishte parashikuar nje mbledhje e zakonshme e kabinetit. Kjo duket te kete krijuar edhe moskoordinimin e qendrimeve mes Nanos dhe Metes. Kreu i qeverise, sipas burimeve qe perputhen, duket te jete shtyre ne marrjen e vendimit, ne shenje kompensimi per votat e tre deputeteve legaliste ne mbeshtetje te mbylljes se dyqaneve pa taksa ne pikat tokesore te kalimit te kufirit, gjate javes se shkuar. Meta, i cili ka munguar ne seancen e se enjtes ne Kuvend per shkak te nje vizite ne Malin e Zi, kur u miratua mbyllja e "Duty Free Shop"-eve, duket te mos kete qene ne dijeni ose te pakten pjese e "paktit" me deputetet legaliste. Votat e te cileve shpetuan mazhorancen e majte per te kaluar numrin 84 te kartonave jeshile. Duke plotesuar ne kete menyre edhe kushtin e Fondit Monetar Nderkombetar.

Ndersa, mbetet te sqarohet sesi do te veproje Ministria e Jashtme pas dhenies se pasaportes diplomatike per familjen e Leka Zogut, ky veprim ka shfaqur tensionet brenda qeverise socialiste te Kryeministrit Nano. Tensione qe te dy palet ne Partine Socialiste jane munduar t'i mbulojne me kujdes prej fillimit te gushtit te shkuar, kur qeveria e trete e drejtuar nga socialistet gjate kesaj legjislature mori votebesimin ne Parlament. Nano ka marre pas vendimit falenderimet e Leka Zogut, ndersa marredheniet mes zv/kryeministrit dhe pretendentit te fronit mbreteror duket te jene miqesore. Pavaresisht kesaj, vendimi i Nanos per t'i dhene djalit te vetem te ish-mbretit Zog, pasaporten diplomatike te Republikes se Shqiperise, ka sherbyer per te sjelle reagimin e menjehershem te Metes. Duke bartur njekohesisht edhe friken e rishfaqjes se konfliktit politik brenda Partise Socialiste.

Nano, telefonate per Leka Zogun
Kryeministri Nano ka preferuar t'ia jape personalisht sihariqin pretendentit te fronit mbreteror. Mbremjen e djeshme rreth 19.00, shefi i qeverise ka komunikuar nepermjet telefonit me kreun e legalisteve Eqerem Spahia dhe me pas me Leka Zogun, duke e vene ne dijeni per vendimin qe do t'i mundesonte atij dhe familjes se tij pajisjen me pasaporta diplomatike. Pretendenti i fronit mbreteror mesohet te kete falenderuar kreun e ekzekutivit, duke uruar qe marredheniet mes tyre te permiresohen ne ditet ne vazhdim. Burime nga Kryeministria dhe oborri mbreteror thane se Nano dhe Zogu kane rene dakort te drekojne ne nje nga ditet e ardhshme. Duket per te festuar edhe pasaporten e re per pjestaret e familjes mbreterore. Pasaporta diplomatike disponohet aktualisht nga deputetet, ministrat, ambasadoret dhe familjet e tyre, zv/ministrat, si dhe disa drejtore drejtorish.

Vila e Durresit, ne rradhen e kompensimit
Kompensimi i familjareve te ish-mbretit Zog pritet te vijoje, pas marrjes se pasaportes diplomatike, edhe me vilen e Durresit. Sipas zedhenesit te oborrit mbreteror, Fluturak Germenji, vendimi i qeverise eshte ne vijim te negociatave te filluar qe me ardhjen e familjes mbreterore ne Shqiperi ne muajin qershor. Fillimisht nga shteti shqiptar eshte mundesuar qe Nena Mbretereshe Geraldina te perdore pasaporten e saj te vjeter per te udhetuar ne France per kurim. Prej ardhjes ne Shqiperi, familja mbreterore ishte e pajisur me nje leje te posacme te ish-drejtorit te pergjithshem te policise, Bilbil Mema. Afati i se ciles ishte i perkohshem. Sipas oborrit, vendimi i qeverise "Nano" per t'i dhene pasaporten diplomatike familjes mbreterore eshte ne parametrat evropiane dhe ne vijim te precendenteve ne vendet e tjera. Ku se fundmi ne Rumani u vendos kthimi i eshtrave te mbretit Karol. Gjithashtu, Germenji thote se ne sensibilizimin e anetareve te qeverise per te marre kete vendim ka ndikuar edhe botimi ne gazeten "Korrieri" i kujtimeve per jeten e mbretit Zog. "Familja mbreterore eshte pjese e historise dhe jeta e saj duhet njohur sic ka qene ne te vertete", shprehet zedhenesi i oborrit. Duke shtuar se kthimi i viles se Zogut ne qytetin e Durresit do te zgjidh edhe nje nga problemet e familjes mbreterore. E cila prej ardhjes ne Shqiperi me 28 qershor 2002 ka banuar ne ambjente te huazuara, fillimisht ne Vilen 4 prane selise se qeverise dhe tashme ne nje vile ne krah te autostrades Tirane-Durres.
 
Berisha-Spahiu, takim per tensionet PD- PLL
Votimi ne Kuvend pro mbylljes se "Free Shop"-ve nga ana e grupit parlamentar te legalisteve, ka tensionuar ndjeshem marredheniet midis zyrtareve me te larte te PLL dhe te PD. Keto tensione jane shtuar, pas disa komenteve te bera rreth kesaj vote nga krere te PD, mbi te ashtuquajturat, sipas tyre, "rekrutim te deputeteve legalist nga sherbimi sekret", "viktima te dosjeve te sigurimit", "kontrabandist" dhe "marres rryshfetesh". Keto deklarata kane bere qe te shkulmoje zemerimi ne kampin legalist. Tensionet nga ana tjeter jane reflektuar ndjeshem edhe brenda koalicionit "Bashkimi per Fitore". Duke pare se marredheniet midis PD dhe PLL kishin marre rrokullimen, kryetari demokrat Berisha ka kerkuar takim me kryetarin legaliste Eqrem Spahiu. Takimi midis dy krereve te PD dhe PLL, eshte zhvilluar ne zyren e Berishes. Qe ne sekondat e para te takimit mesohet se Spahiu ka leshuar valen disaditore te zemerimit qe vlonte ne kampin legalist. Sipas tij, eshte qarte se ka nje hipokrizi ne marredheniet midis PD-PLL. Spahiu mesohet se i ka kerkuar Berishes, qe bashkepunetoret e tij ne PD dhe ne media prane kesaj partie, te nderpresin menjehere dhe pa asnje kusht, fushaten denigruese ndaj deputeteve te PLL-se. Sipas tij, zyrtare dhe militante te PD ne baze, duhet t'u japin fund menjehere presioneve, kercenimeve dhe shantazheve ndaj deputeteve legaliste dhe anetareve te kesaj partie. Burime te besueshme bejne te ditur se Berisha nga ana e tij eshte perpjekur te zbehe tensionin e krijuar midis dy partive, duke siguruar Spahiun se ai nuk ka gisht ne fushaten antiPLL. Ne nje koment per kete takim per gazeten "Korrieri", Spahiu thekson se "per PLL jane te papranueshme disa qendrime te zyrtareve te PD". "Nuk e kuptoj se perse zyrtaret e PD hedhin gjithfarelloj ndyresirash mbi PLL, perse ajo votoi per mbylljen e "Free Shop"-ve, qe ishin nje burim i madh kontrabande, korrupsioni dhe evazioni fiskal. Kjo tregon se nje pjese e ketyre zyrtareve te PD kane qene te lidhur me keto dyqane, ndaj nuk kane pasur interes qe te mbyllen. Perpos kesaj, nuk arrij te kuptoj se si mund te fyhet dhe ofendohet lidershipi politik i PLL pse votoi nje here si socialistet dhe ne te mire te ekonomise shqiptare, kur vete Kryetari i PD per afro gjashte muaj, ishte mbeshtetesi kryesor politik i Nanos. Kjo tregon dyftyresine e disa drejtuesve te larte te PD", thekson Spahiu. Sipas tij, PLL ka vendosur te shikoje interesat e saj politike, te forcoje identitetin politik, si dhe te mos gjendet perpara surprizave ne prag te zgjedhjeve lokale. Spahiu sqaron se vota pro mbylljes se "Free Shop"-ve, eshte dhene, jo vetem se ajo u kerkua nga FMN dhe zyrtaret amerikane, por edhe per faktin se me ane te kesaj vote eshte siguruar mbeshtetje nga ana e socialisteve per nje projektligj qe ka te beje me interesat e monarkisteve.

A.META
 
04 Shkurt 2003 Copyright © KOHA JONE http://www.kohajone.com/

FAMILJA E MBRETIT ZOG ME PASAPORTA DIPLOMATIKE

Qeveria shqiptare vendosi dje ne mbremje t'i akordoje familjes mbreterore pasaporta diplomatike. Nje vendim te tille, qeveria e ka argumentuar si te domosdoshem per rehabilitimin civil dhe qytetar te familjes se ish-mbretit Zog. "Kjo behet duke e pare kete fakt edhe ne kendveshtrimin e frymes se re politike ne vend, si dhe precedenteve te tjere te ngjashem qe kane ndodhur kohet e fundit ne vendet e tjera evropiane" thuhet ne njoftimin zyrtar te qeverise shqiptare. Sipas saj, me ete rast duke qene se Shqiperia ka hyre ne nje faze te re, ate te integrimit europian qeveria cmon se edhe familja e ish-mbretit Zog duhet te jete pjese e ketyre zhvillimeve.


 

Familja mbretėrore, pasaporta diplomatike, nė shkėmbim tė votave pėr Duty Free

Lajmi i ores 8:40 AM

Leka Zogu

TIRANE (4 Shkurt) - Kryeministri Nano e mbajti premtimin qė ju bė legalistėve. Nė shkėmbim tė tri votave tė tyre pėr mbylljen e Duty Free Shop, ai dha tri pasaporta diplomatike pėr anėtarėt e familjes mbretėrore. Kryetari i grupit parlamentar tė PS Gramoz Ruēi kishte arritur "pazarin" me legalistėt pėr Duty Free Shop dhe menjėherė pas kėsaj Kryeministri vendosi qė tė pajisė me kėtė dokument Leka Zogun, bashkėshorten e tij, Suzanė, dhe Leka Zogun Junior. Dje ndodhi ajo qė ishte paralajmėruar 6 ditė para pėr njė marrėveshje mes legalistėve dhe socialistėve, nė shkėmbim tė favoreve pėr familjen mbretėrore. Ruēi mėsohet tė ketė arritur marrėveshjen me PLL, tre vota nė shkėmbim tė tre pashaportave dhe skema e tij u realizua brenda njė jave. Legalistėt Salla e Kuvendit u elektrizua kur dy deputetėt e Partisė pėr Lėvizjen e Legalitetit votuan pro kėrkesės sė qeverisė dhe kundėr qėndrimit tė PD-sė. Vota e tyre siguroi fitoren e Nanos nė lidhje me ēėshtjen e Duty Free Shop, duke sjellė edhe evitimin e njė krize qeveritare, nėse kėrkesa pėr mbylljen e kėtyre dyqaneve pa taksa nuk miratohej. Atė ditė menjėherė u fol pėr njė pakt mes legalistėve dhe socialistėve. Debatet e shumta nė Kuvend e detyruan edhe kryetarin e PLL-sė, Ekrem Spahia, qė tė votonte pro kėrkesės sė qeverisė. Dy deputetėt legalistė qė edhe mė parė janė dalluar pėr qėndrime tė ndryshme nga ato tė pjesės tjetėr tė opozitės, thanė se ky ishte vendim i grupit tė tyre parlamentar dhe se ēėshtjen do ta sqaronte kryetari i partisė sė tyre. Spahia tė nesėrmen tha se kishte njė marrėveshje me PS-nė nė lidhje me miratimin e njė ligji pėr trajtimin e familjes mbretėrore shqiptare. Marrėveshja e nisi zbatimin me dhėnien e tri votave tė legalistėve pro qeverisė dhe tani me vendimin e Nanos pėr t'i pajisur me pasaporta diplomatike tre anėtarėt e familjes mbretėrore shqiptare. Pasaportat Leka Zogu i ka telefonuar dje Nanos pėr ta falėnderuar pėr kėtė vendim dhe thuhet se kryeministri dhe pasardhėsi i tė vetmit mbret tė shqiptarėve do tė takohen sė shpjeti nė njė drekė pune. Kryeministri Nano duket se do tė kujdeset vetė pėr t'ia dorėzuar pasaportat diplomatike Leka Zogut tė Parė, bashkėshortes sė tij, Suzanė, dhe Leka Zogut Junior. Arsyetimi zyrtar pėr marrjen e kėtij vendimi nga ana e kryeministrit Nano ka qenė pėr tė ndihmuar familjen mbretėrore qė tė lėvizė lirisht nė tė gjitha vendet e botės. Familja mbretėrore dispononte pasaporta me stemat e mbretėsisė sė vjetėr. Tentativa e parė e Leka Zogut pėr t'u kthyer, dėshtoi kur policia e ndaloi atė nė ambientet e hotel "Dajtit" pėr ta kthyer sėrish pas, duke nxjerrė si argument pasaportėn e tij, ku thuhej "Mbret i shqiptarėve". Vizita e dytė u bė nė 1997-n pėr referendumin dhe qė pėrfundoi jo mirė pėr Leka Zogun: ndaj tij u hap njė gjyq. Rreth 5 vjet mė vonė njė grup deputetėsh nga PD-ja, PS-ja dhe parti tė tjera kėrkuan kthimin e familjes mbre-tėrore nė Shqipėri dhe e realizuan kėtė. Pak pas kthimit, nėna mbre-tėreshė vdiq nė Shqipėri, duke plotėsuar njė nga dėshirat e saj pėr t'u prehur nė vendin ku u shpall mbretėreshė. ro/mr (GazetaShqiptare/BalkanWeb)


 4 Shkurt, 2003

Zogu me pasaportė diplomatike

Dje Nano ka firmosur vendimin qarkullues pėr pajisjen me pasaporta diplomatike tė pasardhėsve tė Mbretit Zog


Ēifti Nano, nė familjen Zogu gjatė ngushėllimeve pėr Nėnėn Geraldin
 
 
 

Nano, pasaporta diplomatike pėr familjen mbretėrore

Gėrmenji: Sė shpejti Leka nė Vilėn e tė atit nė Durrės dhe mė pas, statusi i veēantė

TIRANĖ – Ishte njė telefonatė e vetė kryeministrit Nano qė ka njoftuar familjen mbretėrore pėr vendimin qarkullues tė marrė nga qeveria shqiptare lidhur me dhėnien e pasaportave diplomatike pėr tė gjithė anėtarėt e kėsaj familjeje. Vetė Leka Zogu , po me anė tė njė telefonate, falenderoi mbrėmė kryeministrin Nano pėr kėtė vendim dhe e ka vlerėsuar angazhimin e qeverisė nė kėtė kuadėr. Tė njėjtėn telefonatė, kryeministri i ka bėrė edhe kryetarit tė partisė Lėvizja e Legalitetit, Eqerem Spahia, i cili po ashtu e ka falenderuar Nanon pėr kėtė lėvizje tė fundit. Qeveria shqiptare e motivoi kėshtu vendimin pėr dhėnien e pasaportave: “Qeveria shqiptare vendosi t’i akordojė familjes mbretėrore pasaporta diplomatike. Me kėtė vendim, qeveria synon rehabilitimin civil dhe qytetar tė familjes sė ish-mbretit Zog, duke e parė kėtė edhe nė kėndvėshtrimin e frymės sė re politike nė vend, si dhe precedenteve tė tjerė tė ngjashėm, qė kanė ndodhur kohėt e fundit nė vendet e tjera evropiane. Me kėtė rast duke qenė se Shqipėria ka hyrė nė njė fazė tė re, atė tė integrimit europian ēmoj se edhe familja e ish -mbretit Zog duhet tė jetė pjesė e kėtyre zhvillimeve”. Duket se ky nuk do tė jetė vendimi i fundit qeveritar lidhur me familjen mbretėrore, pasi tė tjera ēėshtje presin miratimin e qeverisė. Parashikohet qė tė merren vendime pėr pėrfshirjen e familjes mbretėrore nė protokollin qeveritar, pėr pronat e familjes, nė mėnyrė qė tė plotėsohet kėshtu njė status i plot pėr kėtė familje, ashtu siē e kanė miratuar vende tė tilla evropiane si Franca, Italia, apo vende ballkanike si Rumania, Serbia apo dhe Mali i Zi. Pėrfshirja nė protokollin qeveritar do tė thotė se familja mbretėrore do tė jetė zyrtarisht e ftuar nė aktivitetet apo pėrkujtimoret qė organizohen nga shteti shqiptar. Njė ēėshtje tjetėr qė pritet tė zgjidhet sė shpejti do tė jenė edhe pronat e familjes mbretėrore, fillimisht do t’i jepet vila e Durrėsit, e cila njihet si “Vila e Zogut”. Kjo vilė do t’i jepet pėr shkak qė familja tė vendoset nė pronat e veta dhe jo tė qėndrojė mė nė rezidencat me qira. Tė gjitha hapat e mėsipėrm u konfirmuan dje pėr “Shekullin” nga zėdhėnėsi i Leka Zogut, Fluturak Grėmenji.
Kompromisi
Marrja e kėtij vendimi ėshtė arritur pas negociatash tė gjata qė stafi i familjes mbretėrore ka bėrė me pėrfaqėsues tė qeverisė shqiptare. Kėto negociata kanė filluar qė mė mbėrritjen e familjes mbretėrore nė Shqipėri, e cila ishte e pajisur me pasaportat e mbretėrisė shqiptare qė nuk njiheshin nga shteti shqiptar. Mė pas ka ardhur suksesi i parė i familjes mbretėrore kur nga drejtoria konsullore nė Ministrinė e Jashtme, Nėna Mbretėreshė u lejua tė shkonte nė Francė me pasaportėn e mbretėrisė shqiptare. Por duket se ishte pikėrisht premtimi i dhėnies sė statusit tė veēantė familjes sė ish-mbretit Zog qė bėri qė opozita tė pėrēahej nė votimin e saj pėr mbylljen e dyqaneve pranė pikave tė kufirit, ku legalistėt nė votimin e fundit dhanė votėn pro pėr mbylljen e tyre. Kjo votė u interpretua nga opozitarėt si njė pasojė e bisedimeve tė zhvilluara mes kryetarit tė legalistėve Spahia dhe kryetarit tė grupit parlamentar Ruēi.
Gilmana Bushati

 

Kreu i legalistėve, Spahia sqaron se sė shpejti maxhoranca do tė votojė njė projektligj pėr familjen mbretėrore

Spahia: U bashkuam me PS pėr t’i dhėnė Lekės status tė veēantė

TIRANĖ – Kryetari i PLL, Eqerem Spahia, e quajti vendimin e marrė nga qeveria si njė hap pėrpara tė qeverisė shqiptare drejt miratimit tė njė statusi pėr familjen mbretėrore. Ai e shpjegoi pėrsėri votėn e legalistėve dhėnė pro mbylljes sė dyqaneve nė pikat e kalimit kufitar, votė qė ndihmoi socialistėt dhe bėri qė opozita tė humbiste. “E kemi kushtėzuar votėn tonė pėr disa interesa mbretėrore, kemi hartuar njė projektligj pėr statusin e familjes mbretėrore”,- tha ai dje. Spahia theksoi se pėr tė miratuar kėtė projektligj, tė cilin e ka firmosur edhe kryetari i PD-sė Berisha, nuk mjaftojnė votat e opozitės prandaj legalistėve u duhej qė tė linin hapėsirėn e duhur qė edhe socialistėt tė mund ta votonin kėtė projektligj. Kėshtu qė ata gjetėn rastin e miratimit tė ligjit pėr mbylljen e dyqaneve nė pikat e kalimit kufitar dhe bashkuan votat e tyre me socialistėt nė mėnyrė qė t’i shkėmbenin mė vonė. “Nuk kishim se ku gjenim rast mė tė mirė, nė votimet e para nė votuam kundėr, ndėrsa nė votimin e fundit, ata na dhanė siguri se do ta jepnin votat pėr miratimin e statusit tė familjes mbretėrore”,- theksoi mė tej Spahia. Sipas tij, pas kėtij vendimi nė favor tė familjes tė Leka Zogut, pritet tė merren edhe vendime tė tjera po tė kėsaj natyre.
G.B


Gėrmenji: Vendimi erdhi pas negociatave tona me qeverinė

TIRANĖ – Fluturak Gėrmenji, zėdhėnėsi zyrtar i familjes mbretėrore, e pėrshėndeti mbrėmė vendimin e qeverisė shqiptare lidhur me dhėnien e pasaportave diplomatike tė anėtarėve tė kėsaj familjeje. Sipas tij, njė vendim i tillė ėshtė marrė nė kuadėr tė reagimit nga ana e qeverisė lidhur me familjen mbretėrore dhe tė drejtat e saj. “Mendoj se vendimi erdhi edhe si pasojė e hapjes sė negociatave pėr asociim-stablizim dhe studim i praktikave qė shumė vende perėndimore dhe ballkanike kanė ndjekur me familjet mbretėrore”, - tha Gėrmenji dje. Ai bėri tė ditur se negociatat me qeverinė shqiptare dhe me stafin e familjes mbretėrore do tė vazhdojnė edhe pėr ēėshtje tė tjera, siē ėshtė ajo e pronave. “Ne gjithnjė kemi kėmbėngulur qė kthimi dhe kompensimi i pronave tė familjes mbretėrore tė bėhet nė kuadėr tė miratimit tė njė ligji pėr tė gjithė shqiptarėt dhe nuk kemi kėrkuar qė tė kemi njė ligj tė veēantė pėr familjen mbretėrore”,- u shpreh Gėrmenji. Ai mohoi faktin se pėr kėtė vendim tė qeverisė tė kenė ndikuar dhe pėrfaqėsuesit e Partisė sė Legalitetit. Madje ai vuri nė dukje se vota pro e legalistėve pėr mbylljen e dyqaneve pranė pikave tė kalimit kufitar nuk ka lidhje me kėtė vendim tė qeverisė. “Mendoj se vota nuk ėshtė dhėnė pėr kėtė ēėshtje dhe nuk ka asnjė lidhje, vendimi ka ardhur si pasojė e punės negociuese qė ka bėrė stafi jonė me pėrfaqėsuesit e qeverisė”,- bėri tė ditur zėdhėnėsi i familjes mbretėrore, Fluturak Gėrmenji. Ky ėshtė rasti i dytė qė Leka Zogu nuk miraton veprimet e legalistėve, nė rastin e parė ndodhi nė momentin kur presidenti Moisiu mblodhi gjitha partitė parlamentare pėr tė diskutuar ēėshtjen e pronave. Nga kjo tryezė ėshtė firmosur njė deklaratė e pėrbashkėt, tė cilėn nuk e ka firmosur legalisti Spahia, i cili e kushtėzonte firmėn e tij me vendosjen nė deklaratėn e pėrbashkėt se partitė shqiptare angazhohen qė t’i kthehen pronat Zogut. Familja mbretėrore e ka kundėrshtuar kėtė fakt dhe ėshtė shprehur se pėr kėtė ēėshtje do t’i nėnshtrohet ligjit qė do tė miratohet pėr tė gjithė pronarėt.
G.Bushati


Ja lehtėsirat qė pėrfshihen nė projektligjin “Pėr statusin e Familjes Mbretėrore”

Pritet-Pėrfshirjen e familjes mbretėrore nė protokollin qeveritar
-Dhėnien e vilės nė Durrės
-Miratimi i njė statusi tė plotė pėr familjen mbretėrore

Janė dhėnė
-Lejimi i qėndrimit tė familjes mbretėrore me pasaportėn e mbretėrisė
-Kalimi i Nėnės Mbretėreshė pėr nė Francė me kėtė lloj pasaporte
-Dhėnia e pasaportave diplomatike pėr tė gjithė anėtarėt e familjes