http://www.spekter.com.al/

 14.3.2003

 

Njė princeshė pėr princin Leka

Nga Violeta Ruspi

Trashėgimtari i fronit mbretėror tregon se ditėn e tė dashuruarve e ka kaluar nė vetmi por pret nė “kėshjellėn” e izoluar, vajzėn e ėndrrave tė tij


Leka, 21- vjeēar, trashėgimtari i fronit mbretėror tė shqiptarėve, i lindur dhe rritur nė Johanesburg tė Afrikės sė Jugut, gjithmonė ka bėrė njė jetė Princi, me tė gjitha privilegjet qė i pėrkasin njė pinjolli tė familjes mbretėrore. Kėtė rrjedhė jete bėn edhe nė Shqipėri, nė njė vilė tė bukur, buzė autostradės, Tiranė – Durrės. Nuk dihet dhe pėr sa kohė kjo vilė do tė jetė rezidenca e tyre, ndėrsa Princi vetė shprehet se do t’i pėlqente mė shumė “ tė ishte nė shtėpinė e tė parėve tė tij” por pa iu larguar Kryeqytetit. Gjithashtu, njė dėshirė e tij ėshtė tė ketė sa mė shumė kontakte me jetėn kryeqytetase si dhe me shumė bashkėmoshatarė, por kjo gjė ėshtė e pamundur pėr shkak tė njė jete nėn masa tė larta sigurie. Lėvizja e tij jashtė ambientit tė vilės bėhet gjithmonė nėn shoqėrimin e eskortės mbretėrore. Sikur tė mos mjaftonte kjo, njė eskortė mė vete pėrbėjnė katėr qen tė mėdhenj, tė cilėt nuk i ndahen pėr asnjė ēast Princit. Xhelozia e tyre arrin kulmin kur Princi ėshtė nė shoqėrinė e kujtdo tjetėr pėrveē personave tė Familjes. Me miqtė e tij mė tė afėrt mban kontakte nėpėrmjet internetit, ndėrsa qė tė quhesh njė mik i vėrtetė i tij, Princi tregon se duhet tė kalojė njė kohė e gjatė. Por duket se nuk ėshtė aspak e lehtė pėr tė zėnė miqėsi dhe shoqėri me tė, pėr shkak tė “vetizolimit” dhe “privimit” tė tė qenit Princ. Gjithsesi, dashuria dhe qetėsia qė i dhuron jeta me familjen e tij, impenjimet lidhur me studimet si dhe karrierėn, hobet e tij, sportet e ndryshme si dhe bota kompjuterike, janė mėse tė mjaftueshme pėr kohėn e tij, ndaj dhe mosfrekuentimi i lirė i ambienteve publike ( merr pjesė vetėm nė ceremoni zyrtare), gjen justifikim mėse tė arsyeshėm. Nė shtėpinė mbretėrore ėshtė rreptėsisht e ndaluar tė flitet nė gjuhė tė tjera pėrveēse shqip. Pėrjashtim bėn vetėm pedagogu anglez Stjuart qė e parapėrgatit nga ana profesionale njėzetenjė vjeēarin pėr nė “Akademinė Mbretėrore” tė Londrės. Mėsimi i gjuhės shqipe ėshtė njė nga synimet kryesore qė Princi i ka vėnė vetes dhe nė njė periudhė kohe relativisht tė shkurtėr ia ka dalė mbanė.

Pėr revistėn “Spektėr”, gjithnjė nė masa ta larta sigurie, Princi tregon jo vetėm dėshirat e tij por edhe pritjen e heshtur tė princeshės nė “kėshjellėn” e izoluar nė buzė tė autostradės.

Cilat janė ėndrrat e njė Princi?
Qė i vogėl kam patur shumė ėndrra dhe shpresa pėr tė ardhmen, veēanėrisht pėr atdheun e tė parėve tė mi dhe tani qė jam kėtu, mė jepet mundėsia qė tė njoh dhe tė mendoj mė konkretisht pėr shumė gjėra. Tė studioja ka qėnė dhe mbetet njė nga prioritetet e mia. Kam mbaruar “Saint Peter College” ku kam qėnė njė nxėnės i mirė. Momentalisht, tė mėsoj sa mė mirė gjuhėn shqipe ėshtė gjėja parėsore, ( nė familjen mbretėrore ėshtė e ndaluar tė flitet nė prani tė Princit, nė cdo gjuhė tjetėr, pervecse nė gjuhėn shqipe) por ndėrkohė po pregatitem pėr tė vazhduar studimet nė Akademinė Mbretėrore nė Londėr. Pas studimeve, do t’i pėrkushtohem Atdheut tim. Tani nuk mė mungon asgjė, pasi Shqipėria ėshtė Atdheu im, (ajo qė mė mungonte), ndaj jam I lumtur dhe I kėnaqur qė ndodhem kėtu.
Keni vizituar disa qytete tė Shqipėrisė. Cilat janė pėrshtypjet dhe mbresat tuaja nga kėto vizita?
Deri mė tani kam vizituar disa qytete tė Shqipėrisė tė cilėt mė kanė mahnitur me bukurinė e tyre, gjithashtu njė kėnaqėsi e veēantė pėr mua, ishin vizitat nė ato vende pėr tė cilat mė kishte folur Babai dhe Gjyshja ime. Jemi me fat qė kemi lindur nė njė vend kaq tė bukur. Mikpritja e ngrohtė e popullit shqiptar nė momentin qė pėr herė tė parė shkela nė Atdheun tim, mė ka lėnė mbresa tė pashlyeshme.
Keni vendosur tė studioni nė Akademinė Mbretėrore tė Londrės. Ėshtė zgjedhja juaj?
Akademia Mbretėrore e Londrės, ėshtė njė zgjedhje e imja dhe njė shkollė ku njėkohėsisht mėson shumė gjėra, jo vetėm strategji mbretėrore. Mė pas, duhet tė studioj edhe nė Shqipėri, Juridik, Shkenca politike, pasi kontaktet e drejtpėrdrejta kėtu, influencojnė mė realisht.
Keni miqėsi me bashkėmoshatarėt tuaj shqiptarė?
Kam filluar tė krijoj shoqėri me shumė tė rinj nga e gjithė Shqipėria. Tek ata shoh shpresė pėr tė ardhmen dhe dėshirėn pėr tė ndryshuar ēdo gjė pėr mirė. Mund tė kemi shumė shokė, por vetėm pas njė kohe tė gjatė mund tė njohim shokun e vėrtetė.
Ē’ kuptim pati Shėn Valentini pėr Princin?
Dita e Shėn Valentinit ėshtė njė ditė plot dashuri. Njė ditė qė tė jep mundėsinė pėr tė bėrė njė vajzė tė lumtur. Unė jam ende nė pritje tė asaj vajze.
Ē’ju tėrheq mė shumė tek njė femėr?
Si fillim mė tėrheq bukuria dhe hijeshia e saj, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, ėshtė personaliteti i saj.
Si janė marrėdhėniet tuaja nė familje?
Unė jam me fat se kam shumė dashuri dhe pėrkujdesje nga prindėrit e mi, me tė cilėt kam raporte shumė tė afėrta dhe diskutojmė pėr ēdo problem. Unė gjithnjė jam i interesuar pėr tė gjitha problemet dhe si Familje pėrballohemi me ēdo gjė. Nė kėtė moment, unė jam kėtu qė tė njihem me tė gjitha problemet qė e shqetėsojnė vendin.
Cilat janė synimet tuaja lidhur me tė ardhmen tuaj?
Edhe nėse nuk do tė isha Princ do tė merresha me politikė si e vetmja mėnyrė pėr tė ndihmuar Shqipėrinė dhe shqiptarėt.
Si e organizoni ditėn tuaj?
Njė ditė e imja fillon me stėrvitjen, mė pas me mėsimin e gjuhės. Pasditeve bisedoj me Prindėrit dhe kohėn qė mė mbetet, lexoj. Nė rastet kur mė jepet mundėsia, kur kam kohė tė lirė, tė paprogramuar, marr pjesė nė aktivitete kulturore, sportive. Hobyy im janė bilardo, artet marciale, shumica e sporteve, hipizmi, ku kam fituar disa trofe. Mė pėlqen tė kaloj njė pjesė tė kohės nė kompjuter, por jo shumė kohė pasi ėshtė e lodhshme.
Kėtu ku jeni vendosur aktualisht ndiheni mė mirė ?
Akoma nuk kemi vendosur, pasi kemi shumė probleme nga gjėra tė lėna pezull, por nė kėtė vilė mė pėlqen ambienti dhe mjedisi pėrreth. Ėshtė terreni i pėrshtatshėm pėr stėrvitje. Vila 4 ishte mė shumė qetėsi por ishte tepėr zyrtare. Nuk mund tė flas me saktėsi dhe pėr sa kohė do tė qėndrojmė kėtu, aktualisht nuk mund tė zhvendosemi apo tė projektojmė se ku do tė zhvendosemi, por ajo qė dėshiroj ėshtė tė kemi njė rezidencė nė Burgajet ( vendlindja e tė parėve).
Cila ka qėnė dita mė e lumtur dhe e trishtuar e jetės tuaj?
Dita mė e bukur e jetės sime dhe qė mė ėshtė ngulitur nė mendje ėshtė dita kur pėr herė tė parė vura kėmbėn nė tokė shqiptare, ndėrsa dita mė e trishtuar, kur Gjyshja ime, aq e dashur pėr mua, ndėrroi jetė.
Nėse do tė kishit mundėsi, cili do tė ishte ndryshimi i parė qė do tė bėnit pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt ?
Sigurisht, parėsore do tė ishte evitimi i problemeve kryesore tė shqiptarėve, sigurimi i tė gjitha familjeve me energji elektrike dhe ujė, si dhe rregullimi i rrugėve dhe mjedisit, por ka shumė e shumė probleme tė tjera qė duhet tė gjejnė zgjidhje.


Odiseja e udhėtimeve tė familjes mbretėrore

Leka i Parė, ėshtė lindur mė 5 prill 1939 nė Tiranė, por qėndroi aty vetėm dy ditė, pasi pushtimi i trupave italiane e detyroi mbretin Zog tė marrė rrugėn e ekzilit, mė 7 prill 1939. Qė nga ajo kohė familja mbretėrore u transferua nga Greqia nė Turqi, Francė dhe nė Britaninė e Madhe ku Mbreti Zog do tė organizonte rezistencėn e vet nga 1940-1946. Pastaj, pas njė ftese zyrtare nga Mbretėria e Egjiptit, familja mbetėrore e Shqipėrisė u instalua nė Aleksandri. Nė 8 tetor tė 1975-s, mbreti trashėgimtar, Leka i Parė, martohet zyrtarisht, nė Biarrtiz, me njė australiane tė re, zonjushėn Susan Cullen-Ward, nė prani tė shumė dėshmitarėve shqiptarė. Nė janar tė 1979-s , mbreti Leka i Parė dhe tabora e tij e braktisėn Gadishullin Iberik dhe u transferuan nė Gabon e njė Boeing tė vėnė nė dispozicion nga mbreti i Spanjės. Ai dhe familja mbretėrore u instaluan nė Johanesburg tė Afrikės sė Jugut ku, mė 1982 u lind princi Leka II. Mė nė fund, mbreti Leka i Parė, pas njė gjysmė shekulli nė mėrgim, mbėrriti nė Tiranė, mė 12 prill 1997, i pritur nga njė turmė entuziaste prej mijėra personash. Nė 27 mars tė vitit 2002, socialistėt shqiptarė u prononcuan zyrtarisht pėr kthimin e familjes mbretėrore nė Shqipėri, me kėrkesėn e 76 deputetėve.