http://www.korrieri.com/

1939-1940


14/02/2003 14 Shkurt 2003   

Nje lufte per te gjithe
Ndersa, lufta italo-greke zhvillohet ne frontin shqiptar, nje gje eshte e vertete per te gjithe: Lufta e saponisur do te vazhdoje gjate. Por, ndersa Italia demoralizohet nga dite ne dite, per shkak te disfatave, greket e kane veshtire qe te behen miq me shqiptaret, pavaresisht se arrijne fitore per cdo dite. Ne jug te Shqiperise ata bejne propoganden e tyre dhe duket se e harrojne, qe ngecja e fashisteve i dedikohet se shumti edhe luftes se shqiptareve. Ne kohe lufte njihen te gjithe, dhe ca me teper miqte e vertete. Turqit mbeten miqte e shqiptareve dhe jane gati, qe te mbajne edhe emigrantet, qe tashme u behet jeta e veshtire ne Jugosllavi. Vete shqiptaret perpiqen sipas menyres se tyre dhe shumica syresh jane gati qe te luftojne. Por, mbreti u ben te njohur faktin se ata duhet qe te presin deri ne momentin qe do te vendose politika ne Angli. Ashtu si eshte vendosur gjithmone, politika boterore, u thote kryetari i shtetit turk, shqiptareve te mergates.

Nderkohe shqiptaret e mergates kane filluar qe te pergatiten dhe ata jane gati ne cdo moment per te treguar veten. Ne Jugosllavi i kerkojne funksionarit grek, qe te luftojne ne Greqi. Por, per nje kauze, qe duket se nuk u vleresohet. Shqiptaret ne vitet '40 gjenden te tradhetuar ne sentimentin e tyre. Ne pjesen e kujtimeve, qe jemi duke botuar, jepet sabotimi i madh qe i bene shqiptaret luftes italo-greke dhe ndihmes se tyre, pa asnje interes. Kjo shmanget nga greket, por edhe nga jugosllavet, qe duket se jane te tmeruar nga fashizmi. Ndersa greket fale dhe ndihmes britanike duket se jane ngritur shume. Ata ndjehen fitues te medhenj. Por, ka ardhur koha e invazionit gjerman dhe greket e dine se nuk do te jete njesoj si me Italine. Per shqiptaret eshte 'njesoj'. Ata jane njesoj te pushtuar dhe kushdo qe do te kaloje nga vendi i tyre do te quhet armik. Per Greqine dhe Jugosllavine ka ardhur ora e vertete dhe falimentimi "Made in Albania". B.an

Si i ndihmuam greket ne Lufte

Zog I: Sabotimi i Luftes italo-greke dhe ardhja "inkognito" e Musolinit ne Shqiperi

Qeveria shqiptare ne mergim ben te njohur publikisht sabotimin qe kane bere shqiptaret per luften italo-greke. Informacioni ka ardhur permes lajmetareve shqiptare, qe bejne lidhjen e Mergates se Jugosllavise me Shqiperine. Kulmi ka qene kur Murat Basha, Akif Lleshi dhe Profesor Mustafa Gjinishi, me mijera shqiptare, kane kerkuar qe te kalojne direkt per te shkuar ne Greqi. Ministri grek, ne Beograd, i pret mire dhe i thote se do t'i lajmeroje, qe ata te shkojne por me vone ai hesht. Nderkohe i gjithe problemi duket se eshte diplomatik. Kuptohet pak me vone se greket kane frike se shqiptaret do te pretendojne, qe te ndryshojne kufirin. Nga ana tjeter greket nuk kane hezituar dhe e kane treguar veten. Ata jane sjelle keq me te gjithe shqiptaret, ne cdo krahine ku kane shkelur. Mbreti Zog, i del te keqes perpara dhe i duhet qe te beje thirrje tashti per vellazerim me ushtrine greke

Stamboll, 5 nentor 1940

Adjutanti kujton per kete dite. Me nje raport urgjent na lajmerojne Qendrat ne Jugosllavi dhe kete raport e kane derguar me anen e Ambasades Turke ne Beograd. Ata thone:

"Sot u kthyen lajmetaret, qe ishin ngarkuar te shperndanin thirrjet qe i beheshin popullit, si edhe me udhezimet e qendrave dhe oficereve, qe he per he te mos behet asnje veprim deri ne nje urdher te dyte. Ata duhet qe te jene te gatshem dhe ngushtesisht te lidhur njeri me tjetrin ne te gjitha grupet. Ata do te marrin udhezime drejtperdrejt nga kolonel Husein Selmani, i cili ndodhet ne Greqi. Lajmetaret, detyren e kane kryer ashtu si lipset. Ku kane marre me shume persona kontakt dhe lajmet qe sjellin jane te vertetuara. Diten e pare te mesymjes, qe beri ushtria italiane kunder Greqise, u bene shume sabotime kunder ushtrise italiane, prej disa batalioneve. Madje, nje pjese oficeresh e ushtaresh u bashkuan me Greket dhe nje pjese tjeter mori malet. Sot, ne Shqiperi, eshte nje anarshi komplet kunder ushtrise italiane. Jane prere shume komunikacione dhe vertetohen ne shume vende sabotazhe. Gjithkund neper malesi e kane ne dore elementi yne. Ndersa, italianet grumbullohen neper qytete. Ndryshimi i urdherave ka shkaktuar nje moskenaqesi se eshte shume zor per ta ndaluar.

Kapiten Gani Ohri, u vra ne ndeshje dhe po ashtu edhe shume prej ushtareve. Major Fuat Dibra e Major Ndrec Prenga dhe Zeko Borshi jane terhequr me gjithe forcat e tyre e presin urdhera. Po ashtu, kane kaluar ne Resnje Toger Tahir Hoxha e Toger Hysni Vule me nje kompani ushtaresh prej Bilishti. Ata deklarojne se diten e pare te mesymjes u ndeshem me divizionet italiane ne Kapshtice dhe nje pjese e madhe kaloi ne Greqi e na moren malet. Por, nga dimri, kaluan kufirin e dolen ne Jugosllavi". Ushtaraket shqiptare kishin marre urdher, sipas fjaleve te tyre qe "ne oren 12 te nates te dates 27-28 tetorit 1949 kishim urdher per te afruar objektivat te caktuara ne kufirin grek. Ne, na kishin caktuar ne vijat e para. Kur komanda e divizionit do te jepte shenjen, ne oren 4 te mengjesit, ne do te mesynim menjehere kufirin grek ne Kapshtice. Por, sa na u dha shenja, ne menjehere filluam marshimin. Komandanti i batalionit na dha urdher: Tani eshte dita e luftes kunder Italise bashke me vellezerit greke. Kur ne morem qendrimin kunder divizionit fashist, ne kete kohe, plasi lufta dhe italianet per heren e pare u terhoqen. Lufta vazhdoi ne mes tone per 4 ore mes shqiptareve e italianeve, dhe keta u terhoqen. Kur italianet mbrapa-perparuan lehtas deri ne lartesirat e Follorines ne e patem te veshtire per t'u bashkuar shpejt me grekerit dhe kaluam ne Prespe (?), ngaqe ishte shume frohte e vendi krejt i zhveshur".

Lajmetaret shqiptare kane sjelle lajm se:"Ne gjithe viset e Shqiperise, eshte hapur fjala se Madheria e Tij Mbreti Zog eshte ne Athine. Po ashtu komandanti kolonel Husein Selmani ndodhet ne rrethet e Follorines me 20.000 ushtare te mobilizuar ne kolonine shqiptare ne Turqi. Ky ka marre persiper okupimin e Korces, Librazhdin dhe Elbasanin".

Ne kete pike vazhdon adjutanti: "Edhe greket tani pa mase zhvillojne nje propagande ne gjithe viset e Shqiperise. Duke leshuar lloj lloj fletesh anonime me titullin 'Italia te hidhet ne det me cdo kusht'; 'Te clirohet toka shqiptare'; 'Luftoni armikun fashist kudo qe te mundeni'; 'Clironi vendin tuaj te shenjte'. Keto jane pa mase, ato qe greket leshojne ne gjithe vendet shqiptare, duke shtuar se keni me vete Britanine e Madhe dhe Greket".

Lajmetaret njoftojne per shqiptaret qe luftojne ne Greqi se: "Vendi ku ndodhemi eshte krejt i tronditur. Nuk mundet te fiksojme qendrimin e saj, pavaresisht se ushtria dhe populli jane kunder Italise fashiste. Por, mos harroni qe qeveria dridhet nga frika naziste, dhe vendi eshte mbushur me agjente nazi-fashiste gjithandej. E, ne qofte se, Greqia ka per t'u okupuar prej Italise, keta do te bashkohen me Gjermanine. Keshtu flitet ketu ne shume persona me rendesi. Diten, qe mesyu Italia Greqine, sipas urdherit tuaj (Mbretit) menjehere derguam nje komision ne Ambasaden Greke ketu ne Beograd te tre grupet : Major Murat Basha, Akif Lleshi, Profesor Mustafa Gjinishi duke i uruar fitoren e plote kunder armikut te perbashket. Ata kerkua qe te lihen te lire per te kaluar ne Greqi, ne baze te telegramit, qe kishin nga kolonel Husein Selmani".

Me poshte, njoftohet per te njejten dite:"Ministri grek na priti shume mire dhe na tha: Tani po i telegrafoj Athines e sa te marre pergjigjen ju lajmeroj. Vetem se me lini nje adrese, na tha. E falenderuam dhe dolem. Por, i dhame gjithsesi nje adrese. Pas 8 oresh, kur morem telegramin dhe telefonin tuaj (adjutantit) per te ndaluar cdo veprim deri ne nje urdher te dyte, kete nuk ja komunikuam Ministrit grek. Por, edhe ajo akoma asnje pergjigje nuk na ka dhene. Duket se nuk pranojne grekerit. Arsyen e dini ju. Sic na lajmerojne disa miq ketu me mjaft kompetence ne Qeverine Jugosllave se greket e ndjejne veten te forte se Britania e Madhe nuk ka per te lene ne asnje menyre, qe ushtria italiane te perparoje ne token greke. Keshtu, grekerit kane gjetur kohen te perfitojne me nje marreveshje Vori-Epirit Shqiptare. Dhe, sa u perket puneve te shqiptareve, po e ben duke derdhur shpallje me aeroplane gjithandej, e duke e shenuar se Mbreti Zog eshte ne Athine dhe se ushtria shqiptare nen komanden e kolonel Husein Selmanit po lufton krah per krah me ushtrine aleate greke, per clirimin e Shqiperise. Pra, luftoni fashizmin me cdo sakrifice e clironi vendin tuaj.

Ne, sic ju njoftuam, jemi gjithmone te gatshem dhe prape i derguam menjehere lajmetaret dhe udhezimet ne Shqiperi, po me te njejtat keshilla. Qe, mos te demtohen pa u realizuar nje marreveshje me greket. Shume oficere, qe sabotuan ushtrine fashiste, e u bashkuan me ushtrine greke, nuk i shohin me sy te mire. E, thuhet se Zeko Borshin e kane vrare po lajmi mbetet i pakontrolluar. Mbetemi ne pritje te udhezimeve. Rrofte Mbreti".

Versace Diber Valjeva

Prof.Mustafa Gjinishi Akif Lleshi N.kolonel Kucuk Ullagaj

Prof.Hasan Reci Shaqir Dema Major Murat Basha

Agr.Abedin Cici Himce Kaba Kapiten Hamza Drini

Kap.Shaban Tirana Haxhi Lleshi Kapiten Shyqri Baftiari

Versace 5 Nentor 1940 Diber 5 Nentor 1940 Versace 5 Nentor 1940

Shenim

Kjo eshte nje pjese e leterkembimit te Mbretit Zog. Adjutanti eshte mjaftuar, qe te perfshije ne liber pjese te epistolarit te mbretit, qe ne fakt kane nevoje per nje trajtim te vecante. Jane dy letra, te pabotuara ndonjehere: nje e derguar nga Cekosllavakia per festen e saj kombetare, ku ftohet Mbreti Zog dhe nje tjeter, ku vete Lartmadheria shkruan per nder te ushtrise greke.

Londres le 4 novembre 1940

Cher et Grand Ami,

Je prie Votre Majeste d'agreer mes plus vifs remerciements pour les voeux qu'elle a bien voulum addresser, a l'occasion de notre fete nationale, pour le retablissement de la liberte de ma nation.

Je partage egalement la conviction que l'accord militaire que nous venons de signer avec la Grande Bretagne est une confirmation de plus de la continuite de notre Etat, temporairement envahi et occupe par les agresseurs. La liberation des petites nations exigera encore beaucoup d'efforts, de patience et de sacrifice, mais l'encouragement et le puissant appui que la Grand Bretagne nous accorde est la meilleure garantie pour l'avenir.

En ces jours, lu nous assistons avec indignation a une nouvelle aggression inqualifiable pres de vos frontiers tout le mond civilise et le people tchecoslavaque parmi les premiers songent avec la sympathie en meme temps qu'a la victime au people albanais opprime. Je forme des voeux les plus ardents afin que Votre people retrouve sa liberte et son Roi.

Je saisis cette occasion pour Vous reiterer, Cher et Grand Ami, les assurances de mon inalterable amitie.

A Sa Majeste Zog I Avec laquelle je suis Votre devoue

Roi des Albanais, Londres. Dr.Edouard Benes.

Tres cher et Grand Ami, Londres le 28 Novembre 1940:

En ce moment, ou l'histoire du fleeau des agresseurs prend sur le sol de Votre Pays un tournant peut-etre historique, c'est avec un reel plaisir que j'adresse a Votre Majeste et a Votre people mes meilleures felicitations a l'occasion de la fete natioale.

Je m'imagine, sans voulour meconnaitre l'heroisme de l'armee hellene, quelle part de recentes victories incombe au vaillant people albanais. J'admire sa resistance indomptable avec un sentiment particulier car, au moment, ou il rappelled a L'univers le crime commis contre le pays de Votre Majeste et ou il a deja le droit d'entrevoir l'aurore de sa proper Liberation, le people albanais offer un exemple admirable aux autres peoples opprimes ou menaces par la force que represente le veritable amour de patrie et de la liberte.

Je forme des voueux afin que l'Albanie, si durement eprouvee, retrouve bientot sa recompense en sa liberation complete et definitive.

Je saisis cette occasion pour vous reterer, Cher et Grand Ami, les assurances de mon inalterable amiti avec laquelle.....

Stamboll 20 nentor 1940

Ne kete dite mundohet qe te lidhet Mbreti me njerezit e tij. Lartmadheria e Tij Mbreti Zog I, i dergon nje leter udhezimi kolonel Husein Selmanit.

Letra eshte kjo: "I dashuri kolonel, kam marre te gjitha raportet qe me keni derguar dhe sidomos kete te fundit me 12 Nentor 1940. Megjitheqe, i mungojne hollesirat. Por, me ka ardhur shume keq per veprimet qe po behen ne vendin tone, sepse akoma nuk ka ardhur koha e padobishme.

Ju komunikoni te gjithe grupeve ne Jugosllavi e te tjereve, se une jam duke bere te gjitha per realizimin e te drejtave te barabarta me shtetet, qe sot gjenden ne lufte kunder armikut te barabarte. U mbushen 18 muaj nga okupimi i vendit tone prej armikut te perbashket dhe te popujve demokrate.

Ne e kemi luftuar invadorin dhe po e luftojme, akoma. Por duhet qe edhe e drejta jone te perfshihet ne familjen nderkombetare te Kombeve te Bashkuara ne Lufte. Pse ne asnje menyre nuk eshte me e vogel se sa ajo e te tjereve. Per disa arsye te castit politik, ne akoma nuk jemi brenda.

Te besojme ne kuptimin e drejtesise se Britanise se Madhe dhe te intensifikojme perpjekjet tona per te siguruar pranimin e Shqiperise me nje Qeveri Legale, si nje aleate e Shteteve, qe sot ndodhen ne lufte kunder armikut te perbashket. E cila do te arrihet.

Ftoj te gjithe grupet ne Jugosllavi dhe ne Shqiperi e te gjithe shqiptaret, te rrijne te gatshem dhe nuk duhet te deshperohen se lufta ka filluar, por nuk ka mbaruar. Dhe, ju siguroj se Shqiperia do te clirohet dhe do te gezoje indipendencen me kufijt e saj kombetare, ashtu si e ka fituar 28 vjet me pare kur ishte e lire dhe e lumtur. Ne menyre qe ta gezojne shqiptaret e vetem, sic jane shqiptaret e bashkuar ne flaken e shenjte te nje vllaznimi kombetar, te kulluar e te panjolle.

Me kaq, te pritni udhezimet qe shpresoj per se shpejti do i mirrni. Dhe, ju dergoj te falat e mia te gjitheve edhe juve".

Ric Hotel London 17 Nentor 1940 ZOG I.

Menjehere, u njoftuan te gjitha grupet si ne Jugosllavi, po ashtu ne Shqiperi ne udhezimet e Sovranit tone August. Pra, qe t'i permbahen denjesisht ketij veprimi.

Natyrisht, vazhdon adjutanti- mesazhi i Mbretit u rriti moralin te gjitheve, sepse pati hyre nje deshperim. Arsyeja ishte pak moskuptimi, per faktin se nuk pranohemi ne kampin aleat per te luftuar kunder Italise Fashiste, si dhe lloj lloj diskutimesh te pavend qe qarkullonin si propagande. Apo, qe prape Shqiperia po jepej si paje e te tjera. Por, kjo sot ne shekullin 20, nuk mund te behej per shkak se shqiptaret luftonin per vendin e vet e lirine e tyre.

Stamboll 20 nentor 1940

Interesante per kete dite do te mbetet takimi i perfaqesuesve shqiptare me qeveritaret turq. "Madheria e Tij-thote adjutanti,- Mbreti Zog urdheron Ministrin tone Asaf Xhaxhulin qe menjehere te shkoje ne Ankara, ku ka nje leter per presidentin Ismet Inonue. Letra eshte ne Ambasaden Britanike ne Ankara dhe aty do t'i dorezohet Ministrit Xhaxhuli. Ky i fundit me te marre duhet t'ia paraqesi Presidentit dhe te lidhet me telefon prej Ankaraje me Mbretin ne Londer".

Keshtu Ministri Asafi menjehere u nis per Ankara. "Dhe sa ka hyre tek Ambasadori Britanik i eshte dorezuar menjehere letra. Duhet thene se e ka pritur shume mire Ambasadori, por nuk ka patur kohe qe te bisedojne. E kane lene per te nesermen, se do te paraqitej ne Pallatin e Presidentit te Republikes dhe menjehere per te kerkuar nje audience tek Shkelqesia e Tij Inonue".

Kryetari i Republikes Turke Excellenca e Tij Ismet Inonue, e ka pranuar menjehere Ministrin tone Xhaxhulin dhe ky i ka paraqitur letren e Mbretit Zog. Ai si e ka lexuar i ka thene: "Zotni Minister, jemi mire ne dijeni mbi te gjitha perpjekjet qe po zhvillon Mbreti Zog ne Londer perbri Qeverise Britanike, si edhe asaj Greke. E, pra, deri sa Mbreti te zgjidhe kete problem ne Londer, nuk keni se c'te beni. Shpresohet se kerkesat e Mbretit Zog jane plot me vend prane Qeverise Britanike, sepse duhet te pranohen se ajo eshte duke bere luften e jo tjeter kush. E gjithe puna aty varet. E ne kurre nuk mungojme ne perkrahjen tuaj.

Qeveria Turke, Ju siguron t'ju perkrahe rreth mundesive, qe kemi sot si perbri Britanise se Madhe ashtu te Qeverise Greke. Me private, se ne nuk jemi ne lufte. Asqe kemi caktuar sepse do te ndjekim situaten qe zhvillohet. Jemi aleate me Britanine e Madhe po do te shihen konditat e rasteve. Dhe, po te hyjne ne lufte, atehere nuk keni nevoje se jeni aleatja jone. Por, sot sidoqofte lipset t'i perpiqeni punes prane anglezeve.

Asafi u kthye shume i kenaqur nga pritja dhe bisedimi me Kryetarin e Republikes Turke Excellencen e tij Ismet Inonue. Gjithe sa i tha Presidentit ja ka parashtruar Mbretit menjehere prej Ankaraje, me anen e Ministrise se Jashtme Turke. Kuptohet me shifer se me telefon nuk ka mundur mire qe te kuptohej".

Mehmet Konica u tha: "Telegramet dhe letrat e Mbretit Zog na tregojne haptas qellimet greke. Por, faji eshte se po te kishte qendruar edhe pak me teper Italia e mos te ishte ndihma britanike, Qeveria Greke kishte pranuar sic pranoi diten e pare te luftes me gezim Shqiperine aleate, ne luften e perbashket. Por, tani nuk shikon nevoje dhe po perfiton nga shpalljet e hafishet, qe po derdh me miliona nder gjithe vendet e Shqiperise. Duke zhvilluar nje propagande edhe emrin se edhe Mbreti Zog ndodhet ne Athine e te tjera. Ne sot e kemi te veshtire te bejme kete pergenjeshtrim, se fuqizojme armikun para popullit. Pra, nuk kemi rruge tjeter, pervec asaj qe po ben pa mase Mbreti, ku shpresohet se do te gjeje Britania e Madhe. Pra, eshte pajtimi me grekerit, qe ata te heqin dore prej atyre pretendimeve te pavend e te parealizueshme, qe sot te luftojme fashizmin se bashku ne interesat e njejta. Lufta, tashme shkon ne favorin grek. Ushtria italiane nuk perparon. Me duket se ata po terhiqen. Jane shume te demoralizuar dhe shihet se eshte nje percarje ne mes ushtrise me fashistet. Viset e okupuara per se shpejti do t'i lirojne, duke u sistemuar ne veri te kufirit shqiptaro-grek. Ata s'kane besim ne shqiptaret dhe ne ato qe gjoja jane te tyre".

Shenim

Pjese nga leterkembimi i Mbretit me Presidentin e Republikes se Cekosllavakise

Eduard Bene. Te dy personalitetet e larta bejne kortezite e rastit dhe i shprehin njeri-tjetrit konsideratat me te larta. "Korrieri" nuk e ka pare te arsyeshme per t'i perkthyer, pasi ato duket se jane ne kuader te historise, qe jemi duke botuar. Gjithsesi, ato mund te shijohen ne origjinal, per te pare gjuhen kancelarike te Lartmadherise se Tij, Mbretit te shqiptareve.

Londeres le 2 decembre 1940

Tres Cher et Grand Ami.

J'ai ete tres profondement touché de recevoir a l'occasion de notre fete nationale les felicitations de Votre Excellence.

Ces sentiments exprimes par le Chef d'un people, qui, par sa resistance continue contre la repression souvage d'un envahisseur sans pitie, provoque l'admiration du monde, ne peuvent qu'emouvoir les albanais luttant pour leur liberte la communaute dans la douleur: forge entre les people opprimes une unite que ne peut plus etremeconue.

C'est pourquoi la Pologne, j'ai conou l'espoir qu'il s'agit du debut d'une entente entre tous les peoples epprimes. Je sais que la tache est difficile, mais que une cause comme cella de liberation et de la col aboration des peoples se trouve etre le but que s'est propose un homme de votre exprerience et de votre autorite elle ne peut que tiompher.

Nos deux peoples sont a l'avant garde de l'armee du sacrifice qui fera trompher la democratic et la liberte leur exemple sera suivit j'en suis certain, par d'autres et alors tous unis les peoples etabliront un monde meuilleur.

En remerciant Votre Excellence, pour ses touchantes pensees et souhaitant le plus grand bonheur pour son people je saisis cette occasion por vous reiterer tres Cher et Grand Ami, les assurances de ma tres haute consideration et de mon inalterable amitie.



Son Excellence Monsieur de Dr.Edouard Benes Avec la quelle je

President de la Republique Tchecoslovaque, suis votre devouc

Londres. ZOG I

Cher et Grand Ami, Londres le I-er Octobre 1941:

Je prie Votre Majeste d'accepter mes sinceres remerciements pour l'aimable envoi d'une copie de la letter qu'Elle a addressee aux Gouvernements Allies, pour la defense des interets du Royaume d'Albanie a l'occasion de la reunion de la Conference interalliee.

La letter m'a vivement interesse et je la considere comme un acte juste, adequate.

Je puis assurer Votre Majeste que nous garderons a l'avenir comme jusqui'ici un vif interet et toutes nos sympathies pour le people albanais don't nous soutiendrons la juste cause autant que nous le permettront nos modesties moyens et joindrons nos efforts a tous ceux qui luttent pour la liberations de l'Europe.

Je saisis cette occasion pour vous renouveler, Cher et Grand Ami, avec les assurances de ma tres haut consideration l'expression de ma sincere amitie.

A Sa Majeste ZOG I. Roi des Albanais, Dr.Edouard Benes.

Londres.

Stamboll 8 dhjetor 1940

Madheria e Tij, Mbreti Zog I ju dergon nje telegram me udhezime kolonel Selmanit dhe Asaf Xhaxhulit. Telegrami me kete rast eshte:

"Kolonel Husein Selmanit e Excellences Tij Asaf Xhaxhulit, ne Legaten Shqiptare Stamboll.

Kam kuptuar mire te gjitha raportet tuaja stop. Jam duke bere cmos per t'u vendosur edhe e drejta jone, ashtu sic meriton stop. Mos te behet asnje veprim derisa te aprovohet Akordi i Aleances te rregullt me te drejtat e barabarta stop. Gjithmone ne harmoni vellazerore me turqit stop. Jam teper i kenaqur nga sjelljet e te gjithe bashkatdhetareve tone ne Jugosllavi stop. Te fala.

Londer 8 Dhjetor 1940 ZOG I

Morem nje raport urgjent nga Grupet ne Jugosllavi. Ku thone se lajmetaret sot u kthyen nga misioni, qe ishin derguar ne Shqiperi. Ata kane patur kontakte me shume persona tanet, pervec qendrave dhe oficereve. Lajmetaret, sipas kujtimeve te adjutantit, na pershkruajne tekstualisht keshtu:

1-Ushtria Italiane ka mberritur kulmin e demoralizimit, saqe nuk duan te luftojne. Ata lirojne vijat e qendreses pa zor. Dhe, jane terhequr krejtesisht ne crregullim, ne vijat. "Moker-Tersove-Gore-Hani Kelcyres-Jug Tepelene - Gusmare". Thuhet se kjo vije ka per t'u mbrojtur me cdo sakrifice. Jane sjelle divizione te reja dhe ne kete vije behen punime te medha difensive. Dhe, kjo vije vetem kur te shkaterrohet prej mbrapa se greket s'kane per te mundur te perparojne me asnje pellembe pa bashkepunimin me shqiptaret. Per greket, kjo do te jete vija e pakalueshme dhe arme te reja do te na sjellin nga Italia.

2 - Musolini ka ardhur ne Shqiperi. Fare i padukshem, ai ka ndenjur nje nate ne Elbasan, dhe ka shkuar direkt ne Tepelene. Nuk eshte ndaluar aspak ne Tirane. Ai ka patur me vete Gjeneral Cavaleren dhe Gjeneral Parionin dhe ka vizituar te gjithe vijat e qendreses Moker-Llogara. Ai perpiqet per lartesimin e moralit te ushtrise dhe ka sjelle me shumice materiale lufte, nga Italia. Lajmetari thote se kur u ktheva kalova ne Martanesh dhe pastaj kisha deshire qe te shkoja ne Librazhd. Por, me thane se kane marre masa te medhaja, se Musolini erdhi ne Elbasan.Ai ka qene krejt i padiktuar dhe asnje dite nuk ka qendruar ne Tirane. Eshte kthyer menjehere ne Itali.

3- Ushtria Greke perparoi pa asnje pengese deri ne keto vijat e tashme, ku tani ndodhet ne keto vija: "Starove-Hodenisht-Vaskop-Vithkuq dhe Leskovik-Delvine-Himare". Ushtria greke moralisht u rrit se tepermi dhe tani zoteron materiale lufte krejt moderne. Pothuajse eshte me superiore se ato te Italise, por tani ata kane mbetur dhe nuk munden qe te perparojne, mbasi edhe dimri i ka demtuar fort.

4-Greket, si ne Korce po ashtu dhe ne Gjirokaster, kane vene Flamurin e tyre. Jane diktuar shume oficere britanike brenda tyre. Mes tyre jane edhe Major Hill dhe Major Kripsi. Ata jane njohur mire dhe bejne propagande se Korca dhe Gjirokastra mund t'i mbeten Greqise. Flitej se Zeko Borshi duke qene kundershtim me greket per Flamurin grek ne Gjirokaster u vra prej tyre me disa shoke te tjere. Te gjithe keta paten luftuar qysh diten e pare qe u mesye Greqia prej ushtrise italiane per greket. Madje edhe u bashkuan me ta duke e sabotuar ushtrine italiane. Por, greket ne vendet qe kane okupuar sillen shume keq.

5- Flitet me kembengulje ne popull se greket nuk do te ndihmohen. Por, nese eshte se vertetohen poshtersirat greke kunder shqiptareve, sepse ky perparim i ushtrise greke deri ketu u kushtohet sakrificave te shqiptareve ne perkrahjen qe ju dha ushtrise se tyre, asnje shqiptar nuk do t'i ndihmoje me. "E pra kete vije nuk kane per ta kaluar. Ketu do te shihen trimerite greke, qe pa ndihmen shqiptare asnje pellembe nuk kane per te ecur me. Pra, derisa te miqesohen me nje aleance te barabarte me Shqiperine, duke i respektuar te drejtat shqiptare me kufijte e saj te 1913.

6-Fjalet dhe qendrimi grek ne Korce dhe Gjirokaster, ne rat se vazhdon kjo poshtersi greke, do te detyrojne shqiptaret me ju ra grekeve duke i hedhur jashte kufirit shqiptaro-grek. Kuptohet se, natyrisht kjo eshte jashte deshires shqiptare, se keto duan nje vellazerim te sinqerte me greket, e te luftojne armikun e perbashket fashizmin. Duke hedhur ne det menjehere italianet ne nje aleance greko-shqiptaro. Por, kesaj ju dhane te gjitha urdherat, qe ne asnje menyre mos te ngjase nje veprim i tille. Se keto na lene ne pozite te keqe prane Britanise se Madhe. Do te diskutohet me britaniket ne Londer, qe te ndalohen veprimet greke kunder shqiptareve. Madheria e Tij, Mbreti me Qeverine Britanike, eshte gjithnje ne bisedime. Asnje gje kunder grekeve mos te behet.

Versace Diber Valjeva

Mustafa Gjinishi Akif Lleshi N.kolonel Kucuk Ullagaj

Shaban Tirana Shaqir Dema Major Murat Basha

Kadri Vasili Jusuf Selmani Kapiten Hamza Drini

Hasan Reci Mehmet Ali Bajrakt. Kapiten Abdulla Ymeri

Abedin Cici Zejnun Binaku Kapiten Shyqyri Baftiari

Mustafa Kacaci Himce Kaba Kapiten Myslim Tushi

Ibrahim Farka Haxhi Lleshi Kapiten Kadri Rustemi

Versac 22 Dhjetor 1940 Diber 22 Dhjetor 1940 Valjeva 22 Dhjetor 1940

Ky raport teper me rendesi ju parashtrua Madherise se Tij Mbretit Zog ne Londer, tekstualisht. "Megjitheqe,-shkruan adjutanti- i kemi urdheruar qe ne asnje menyre mos te vertetohet nje akt i jashtedeshirueshem kunder ushtrise greke. Sepse, bisedimet ne Londer behen nga Madheria e Tij Mbreti Zog I dhe Qeveria Britanike e ajo greke. Po, ashtu Kryeministri yne Koco Kota eshte ne Athine dhe ka thene qe te qendroni te qete, e te organizoheni "qe kur te merrni urdherat e veprimit, vellazerisht me ushtrine aleate greke te veproni kunder fashizmit, meqe eshte armik i perbashket".

Kunder ketyre propagandave e aneksimeve e barbarizmave greke ne tokat shqiptare, si edhe te ekzekutimeve te oficereve tane, qe luftuan krah per krah me greket kunder ushtrise italiane keto veprime jane te padurueshme. Por, eshte e mira, qe edhe Qeveria Shqiptare t'i jape nje note Qeverise greke. Duke ia vene me fakte te gjithe sa sillen ne tokat shqiptare. Ushtaret greke po e pezmatojne mbare popullin shqiptar. Dhe, sic e dini, se propaganda armike kete e merr si nje arme fituese, per t'i perhapur edhe me teper se jane dhe te merren masa. Natyrisht, duke i vene ne dijeni ashpersimin e popullit kundrejt ketyre veprimeve. Dhe, kuptohet se ne rast se nuk heq dore ushtria greke nga keto keqsjellje ne popullin shqiptar, atehere mund te ngjasin edhe sende te papelqyeshme dhe te padeshirueshme. Gjera qe ne nuk i kemi deshiruar e deshirojme me ushtrine vella grek. Pavaresisht se duam qe te lidhemi ngushte dhe te luftojme armikun e perbashket sinqerisht e aleate.

Keto te gjitha, ne hollesi, ja parashtruan Mbretit Zog I ne Londer. Po ashtu edhe nje kopje e vendimit te Qeverise Mbreterore Shqiptare ne mergim Stamboll, ju dergua menjehere Kryeministrit Shqiptar Koco Kotes ne Athine per Qeverine Greke.

Dhe, presim udhezime telegrafisht nga Madheria e Tij Mbreti Zog I ne Londer qe te nisim sa me shpejt lajmetaret per Shqiperi me udhezimet, qe t'i qetesojme nervat e mbare popullit kunder barbarizmave te ushtrise greke. Qe, mos te behet asnje send me i vogel kunder ushtrise mike e aleate greke e mos te genjehen se keto jane me teper propagandat e armikut fashist. I njejti raport, iu paraqit qeverise Turke dhe Ministri yne Asaf Xhaxhuli shkoi me te shpejte ne Ankara. Aty u pranua menjehere nga Presidenti i Republikes Excellenca e tij Ismet Inonue, ku ja parashtroi te gjitha ngjarjet e shkaktuara ne viset e okupuara prej grekeve ne tokat shqiptare. Ata, me kete rast, kane shtypur edhe disa pulla me pamjen e Korces e Gjirokastres, duke deklaruar se keto jane greke. Ata nuk e kane marre parasysh gjithashtu pezmatimin e zemerimin e popullit shqiptar kunder ushtrise greke. Natyrisht kjo ndihmohet edhe nga italianet.

Presidenti Inonue, me anen e Ambasades Turke ne Londer Tufik Rushdiut, ja ka referuar tekstualisht Mbretit ne Londer e u tha: Duhet te porositni te gjithe njerezit tuaj e popullin mbare, qe ne asnje menyre mos te behet ndonje veprim kunder ushtrise greke; se mos harroni qe ky akt eshte ne pozite shume te keqe. Duke humbur cdo te drejte prane aleateve kur vihet ne veprim Qeveria Kukull, ajo qe fashizmi e ka vene ne Shqiperi. E me cdo menyre ndaloni nje gje te keqe kunder grekeve.

Stamboll 1 janar 1941

Ja kronika e kesaj dite. Madheria e Tij Mbreti Zog I dergon nje telegram urgjent kolonel Husein Selmanit, si pergjigje e raportit, ku e keshillon keshtu ne kete kohe:

"Kam marre raportin bashke me kopjen e notes. Me erdhi shume keq mbi veprimet jo miqesore. Por, ju lipset me shpejtesi te dergoni lajmetaret brenda stop. Mos te tronditen aspak per ngjarjet e ndodhura, se keto do te rregullohen stop. Te rrijne te gatshem qe kur te marrin udhezimet te hyjne menjehere ne veprim stop. Asnje veprim kunder ushtrise greke mos te behet, se nje veprim keshtu do na pengoje gjitha marreveshjet, qe jam duke zhvilluar me Qeverine Britanike dhe me ate greke stop. Nota mos te jepet deri sa do te merrni udhezimet prej ketu stop. Gjithe forcat brenda e jashte Atdheut te rrini te gatshem e morali yne eshte i larte, te presin urdherin stop. Sot per sot te rrijne krejt te qete e asnje veprim te mos behet as kunder grekeve dhe as kunder invadorit. Po te presin kohen qe po afrohet stop.

Ric Hotel London - 1 Janar 1941 ZOG I

Kolonel Husein Selmani, menjehere urgjent ju dergoi kopjen e telegramit te Mbretit Zog si edhe udhezimet e tjera te gjithe grupet ne Jugosllavi. Qellimi ishte qe menjehere te dergojne lajmetaret bashke me keto udhezime brenda ne Shqiperi.

"Ku te marrin kontakte me te gjithe elementin tone,-thote per kete dite adjutanti- duke ua dorezuar keto udhezime, si edhe te marrin pergjigjet qe ata do ju japin.Vecanerisht, lajme te tjera te reja, si mbi frontin italo-grek gjithashtu mbi qendrat tona te pergatitura dhe komunikacionet e vendit kane ardhur. Gjithashtu vepron si propaganda armike si edhe ajo greke brenda ne popull. Natyrisht, keto u derguan me anen e sherbimit turk per ne Ambasaden Turke ne Beograd. Ne kete menyre keshilluam edhe keto te Jugosllavise qe mos te kene asnje dyshim mbi sa flitet se: Greket do te aneksojne Korcen e Gjirokastren. Sepse keto me teper jane propagandat armike qe te armiqesohemi me greket. Po, ne me greket do te arrijme nje marreveshje te sinqerte me te drejta te barabarta, se ketu eshte Britania e Madhe qe lufton, si per greket ashtu per ne shqiptaret. Dhe, Shqiperia do te clirohet nga fashizmi.

Tani, forcat ne Jugosllavi kane arritur 542 oficere dhe 1765-n oficere e ushtare. Po ashtu jane 454 civile. Gjithsej kapen me se 2757(?). Per dite shtohen njerezit, qe dalin nga Shqiperia megjithese i kemi urdheruar qe mos te dalin jashte vendit, se atje duhen ne kohen e volitshme.

Por, te gjithe Qendrat ne Jugosllavi mbahen moralisht fare mire si dhe jane shume aktive ne veprimet saqe nuk i tund asgje. Ne vuajtjet e tmerrshme, qe u pesuan, per asnje minute nuk eshte lane mbrapa sherbimi programor, qe kishin persiper, po ata e kryejne me kryelartesi", e mbyll per kete dite adjutanti.

A ishte e mundur qe po te bashkohej Greqia me Shqiperine

mund te hidhej poshte Italia

Jugosllavia ne gjirin e fashizmit

Grusht shteti ne Jugosllavi

Gjermania pushton me nje fryme Jugosllavine dhe Greqine

Prapavija e Italise, ku jane ushtaret shqiptare, ne territorin e Shqiperise kane filluar dezertimet. Por, mbreti Zog mundohet qe te disiplinoje kete levizje. "Asnje veprim nuk do te bejme kunder ushtrise greke, por as per ta ndihmuar sic e patem ndihmuar", u thote ai shqiptareve. Nderkohe, Jugosllavia nenshkron paktin Tri Palesh me 2 Shkurt 1941. Kjo tregoi se ajo hyri definitivisht ne gjinine e Nazi-fashizmit. Adjutanti Hysein Selmani ve ne dijeni zyren turke ne Stamboll qe te ndermjetesoje sa me pare prane Ankaras qe Ambasada Turke ne Beograd te ndihmoje shqiptaret. "Ne rast se jugosllavet marin masa kunder oficereve e personelit tone qe ndodhet ne Jugosllavi te nderhyje Ambasada dhe t'i terheqim ketu ne Turqi". Por, ashtu si pritej, ndodh nje grusht shteti ne Jugosllavi.

Pushtetin jugosllav e merr gjeneral Simovic, i cili formon Qeverine Jugosllave dhe Madheria e Tij Mbreti Pierr II hipen ne Fron. Betohet para Parlamentit Gjeneral Nedel Kovic, qe u emerua Ministri i Luftes Jugosllave, Qeveria me teper me gjenerale. Nderkohe, Princin Paul, Stojadinovicin, Markovicin me gjithe Qeverine e tij i kane arrestuar ne Jugosllavi. Kjo eshte per pak kohe se vendin e pushton Gjermania, qe mesyn njeherazi Jugosllavine dhe Greqine. Jugosllavia nuk ben asnje rezistence dhe vetem ne Kacanik behen dy ore luftimi te parregullt. "Jugosllavia brenda 24 oreve u dorezua krejtesisht se u sulmua edhe nga italianet ne pjesen e Fiumes", kujton adjutanti. Nga ana tjeter, Greqia me nje division ne afersi te Edrenes u dorezua pa kundershtim tek turqit. Po ashtu edhe Armata ne Selanik uli armet pa lufte. Gjithandej greket u dorezuan pa lufte kunder Gjermanise dhe kjo e fundit brenda 3 diteve okupoi Athinen.

12/02/2003

Luftrat tregojne shpirtrat e popujve
Kur kane mbetur fare pak caste nga pushtimi i Frances, shqiptaret e rezistences intensifikojne punen e tyre. Ata i kane mbledhur te gjitha sakrificat dhe perpiqen qe t'i bejne presion fashizmit me te gjitha menyrat. Ne Jugosllavi jane duke u shendoshur trupat, te mbledhura ne tre qendra, qe do te luftojne kunder fashizmit. Ndersa, ne Evrope dhe atje ku fashizmi vetem ka trokitur, ka filluar paniku ndaj luftes. E vetmja Britania duket se nuk terhiqet. Po ashtu Greqia, me ndihmen e aleates se saj strategjike, Britanise eshte duke u pergatitur per luften e madhe. Fashistet kane kaluar ne delir. U shpallin lufte Fuqive te Medha dhe Musolini e Hitleri shfaqen te eksituar ne publik me te gjithe egersine e tyre. Qe shume shpejt tregon se do ta kete nje limit. Nderkohe bota demokratike duket se nuk e perball dot kete armiqesi te fqinjeve te tyre. Eshte koha kur popujt jane mobilizuar per te treguar forcen e tyre. Te gjithe kunder fashizmit dhe duket se e urrejne ate me te gjitha menyrat. Perjashtimin me te madh e ben Britania, qe duket se e ka marre 'seriozisht' luften ndaj fashizmit. E mesuar per gjate historise se saj me luftrat dhe me privacionet qe rrjedhin prej saj, Britania nuk ka frike per pasojat. Rendesine me te madhe e ka liria. Qe eshte standarti me i larte ne jeten e sotme.

Ne frontin e popujve te vegjel, ku perfshihet edhe Shqiperia, perpjekja me e madhe eshte qe te shihet nese do te dalin te fituar nga kjo lufte. Ne nje nga kasaphanat me te medha te njerezimit, duken se llogarite duan shume kohe qe te dalin. E vetmja gje, qe dihet eshte se shpirtrat e popujve te lire, gjithmone do te vendosin per luften. Dhe, vertete, fundi i luftes se Dyte Boterore do te tregonte, se fitorja anoi nga vendet, qe e shpresonin lirine. B.an

Shqiperia i shpall dy here lufte Italise

Strehimi ne Angli ne Hotel "Ritze" i Mbretit dhe deshtimi i Frances

Situata ne Paris behet gjithmone me e pasigurte dhe mbreti mendon shpernguljen e tij te re. Ai mban lidhje te vazhdueshme me qeverine e tij, ndersa i thote asaj se kerkon kryeministrin Kote ne Paris, per te diskutuar per te ardhmen. Nderkohe, qe situata per Francen eshte tragjike. Ajo eshte duke u tmerruar para pushtimit te vendit te saj nga Gjermania. Dhe, vertete, ne 12 qershor, Italia i shpalli lufte Frances dhe Anglise. Ndersa, Shqiperia e vogel i shpall lufte per here te dyte Italise. Mbreti shqiptar duke pare situaten kaotike te Frances mendon te shkoje ne Britanine e Madhe dhe vendoset atje perfundimisht ne daten 22 qershor. Ne Evrope, situata eshte e rende. Franca jashte parashikimit leshon territor, ndersa Anglia eshte duke u bombarduar ne te gjitha menyrat nga fashistet. Gjithsesi, Anglia ben rezistence dhe eshte shembulli i vetem i perpjekjeve te verteta kunder fashizmit. Ne frontin italo-grek, ne territorin shqiptar, trupat fashiste jane gati per te sulmuar

Stamboll, 7 qershor 1940

Madheria e Tij, Mbreti Zog, i dergoi nje telegram kolonel Husein Selmanit ku i thote se:" Kam marre telegramin, qe me derguat me anen e Legates. Vazhdoni, por sic keni vazhduar. Instruksionet do t'ju vijne me leter, me anen e nje personi te posacem. Situata ketu eshte shume e shqetesuar dhe prej Kryeministrit Kota nuk kam marre lajme as telegram dhe as leter qe tash tri dite. E kam kerkuar ne telefon po nuk e kam gjetur. Duket se ka nderruar adresen. Lipset qe sa me pare te niset per France.

Ne, eshte se ja dini adresen e re, telegrafisht me lajmeroni qe te hyje ne kontakt me te, sepse koha nuk prêt. Lipset, sa me pare, qe te vije ketu, ose te kthehet ne Stamboll.

Sic shihet, tani jane dukur shenjat e Italise dhe Mediterana (Mesdheu) nuk eshte aq kollaj per te kaluar me vapor. Kjo sepse vaporet greke nuk udhetojne me per France, pa prekur ne Itali. Keshtuqe vetem per Egjypt, Algjeri e France udhetohet. Kryeministri Kota e ka shume zor kalimin per France dhe Qeveria Greke akoma nuk ka mbaruar bisedimet. Por, sidoqofte udhetimi eshte i veshtire".

Sapa mora raportet e fundit me lajme te reja, dergova Toger Faik Elmazin tek atasheu ushtarak francez, kujton adjutanti. "Ishte teper i nevojshem nje bisedim, mbi gjendjen e rikrijuar ne Shqiperi ku koloneli francez eshte teper i tronditur. Por, nga ana tjeter, i kishte thene te urdheroje kolonel Selmani. Shkuam bashke me kapiten Avni Derallen. Dhe, ai na priti mire por ishte shume i merzitur. Fjala e pare qe me tha ishte se:' Akoma nuk kam marre pergjigjen e telegramit qe dergova. Kjo jep te kuptoje se nuk jane ne Paris. Sepse lufta shkon shume keq per Francen dhe flitet se kaluan ose luftohet ne Sedane dhe i shkuan lotet si nje femije'".

"Une,-thote kolonel Selmani, i thashe- Jo, miku im. Franca nuk okupohet aq kollaj se Gjermania e Franca e njohin mire njeri-tjetrin. Kjo mos t'ju merzise dhe mos harroni qe prane Frances jane edhe Anglo-Sanksonet". Kjo ishte nje kurajo, thote ai-dhe me keto fjale, ne dolem e shkuam, por ishim shume te merzitur.

Stamboll 12 qershor 1940

Ja cfare ka detajuar per kete dite adjutanti. "Lufta anglo-franceze dhe italiane: Sot me 12 Qershor 1940 Italia Fashiste i shpalli lufte Frances dhe Britanise se Madhe dhe menjehere mesyni Korsiken e kufirin francez. Ne kete kohe, Franca lekundi nga sulmet e renda gjermane. Ku e gjeti kete kohe fashizmi. Franca e ndjen veten shume febel (te brishte)para armeve te renda gjermane. Arsyeja eshte se ndjehet vetem, pasi Hollanda e Belgjika u okupuan shpejt gjithashtu. Edhe Britania e madhe akoma nuk eshte ne gjendje qe te derdhe nje armate te madhe ne France dhe sot i gjithe ky rrebesh do te mbetet ne kurrizin e Frances. 'Zoti t'i ndihmoje kunder ketyre diktatoreve'".

Tamam ne kete dite, Atasheu ushtarak francez, i telefonon kolonel Husein Selmanit dhe i thote se: a mundeni te vini pak per te biseduar.

Kolonel Selmani iu pergjigj pozitivisht. Dhe, menjehere shkoi. Francezi po e priste ne kembe dhe ishte "aq I tronditur aq sa nuk dinte se cfare te thoshte", kujton adjutanti. Ai u pergjigj se: " miku im lufta shkon shume keq. Trupat gjermane marshojne neper tokat franceze e persa u perket fortifikimeve ato mbeten krejtesisht jashte perdorimit. Armata gjermane kaloi neper Belgjike dhe pastaj kaluan edhe Sedanin. Ata jane shume me superior nga Franca. Kete rradhe Franca eshte me te vertete shume ne rrezik".

Keshilli Ministror Shqiptar u mblodh ne Legaten Mbreterore Shqiptare ne "Kunt Palace" te Stambollit dhe vendosi perseritjen e deklarimit te luftes kunder Italise fashiste. Ajo ja beri te ditur situaten legates mbreterore shqiptare ne Paris. Nje kopje te shpalljes se luftes Italise Fashiste per se dyti here ja paraqiti edhe Lidhjes se Kombeve ne Gjeneve si dhe Ambasadoreve te Frances dhe te Britanise se Madhe ne Ankara. Gjithashtu edhe Qeverise Turke e Greke, Jugosllave, Egjiptiane e Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Megjitheqe, Shqiperia ishte ne lufte me Italine Fashiste, por prape ajo e perseriti kerkesen "meqe tani me Aleatet, nuk kishin ku te zene shkak", thote adjutanti.

Stamboll 15 qershor 1940

Kolonel Selmani dhe Ministri Asaf D'jadjuli se bashku shkuan ne "Dyzem-Biro" (Sherbimi i Sigurimit) turk ne Beyogllu ne Istanbul, ku i priti shefi i zyres kolonel Emin Akyn. Ata me nje miqesi te perzemert menjehere e pyeten mbi situaten franceze se si shkonte. Dhe, ky u pergjegj, kujton adjutanti:

"Franca eshte ne rrezik, sepse nuk kishte qene aspak e pergatitur duke u bazuar ne fortifikimet e saj te rendesishme. Kjo nuk u perdor, sepse armatat gjermane kaluan Sedanin dhe fortifikimet franceze ngelen jashte perdorimit". Pastaj koloneli Emin Akyn shtoi se: "Armata Gjermane kurkundi nuk kane me ate pengese te vitit 1915. Pothuaj se marshojne me pak kundershtime. Franca tani ndodhet ne renie e siper, te pakten lajmet qe kemi deri tani jane keto. Vetem ne eshte ndonje mrekulli dhe te terhiqet ne Afrike. Por, edhe Britania e Madhe akoma nuk ka nje armate te pergatitur. Kjo eshte ne front me Francen dhe po terhiqet nen mbrojtjen franceze".

Ne ju lutem qe t'i bente nje pyetje me telegram ambasades turke ne Paris, mbi gjendjen e Mbretit Zog I, sepse Ambasada e Turqise ishte e lire dhe po ashtu edhe ne dijeni mbi Mbretin, vazhdon adjutanti. "Ne te njejten kohe, ne, ne Legaten tone ne Paris i kishim bere dy telegrame po asnje pergjigje nuk kishim marre. A nuk ndodheshin aty apo i ndalonte censura franceze. Koloneli Emin Akyni, menjehere i beri nje telegram shifer, Atasheut ushtarak turk ne Paris, duke e pyetur mbi gjendjen e Mbretit Zog I. Keto ishin fjalet e fundit dhe pas kesaj ne e falenderuan. Dolem keshtu dhe i lame porosi me na lajmeruar ne legaten tone".

Stamboll, 15 qershor 1940

Sa u kthyem ne Legate, vazhdon adjutanti- aty gjetem nje telegram prej Milto Nockes, ku na lajmeronte se Mbreti Zog me gjithe Familje e Suite ndodhej ne Boudou. Dukej se do te nisej per Angli. Fare mire ky telegram disi na qetesoi.

Sipas fletoreve, Franca pothuaj se ka mbaruar, tashme po sa doli nje fletore e posacme, qe thoshte se: "Parisi u lirua". Shihet se Qeveria Franceze ka nderhyre per armepushim prane Gjermanise. Franca lufton ne Dunkerke dhe vende te tjera, vetem per t'u dhene kohe barkimit te ushtrise Britanike per te kaluar La Manshin per Angli. Por, armata gjermane po i bombardon rende me aeroplane e duke i demtuar ne mase te gjere. Vazhdonin shpresat per nje rezistence po nuk qe e mundur, vazhdon adjutanti.

Me poshte vazhdohet: Flitet se Qeveria Franceze me nje pjese te madhe te ushtrise do te terhiqet ne Afrike, Algjeri, Marok dhe luften do ta vazhdoje deri ne fund. Por, aviacioni shume superior gjerman nuk i dha ate mundesi per t'u terhequr. Nje pjese e madhe e ushtrise franceze u dorezua dhe eshte shenuar nje panik i madh ne te gjithe Francen.

Gjendja pershkruhet keshtu: Franca ka mbaruar, Britaniket perpiqen te shpetojne forcat e tyre qe ndodhen nen zjarrin gjerman ne brigjet e La Manshit, Djepe Kale; Italia okupoi Korsiken dhe Nisen dhe po marshon per Tulone.

Nje lajm tjeter se Franca po dorezohet eshte se Gjermanise me disa kushte per kete marreveshje i ka shkuar Mareshali Peten. Ai ka ikur prej Spanje ne France dhe ka filluar bisedimet me gjermanet.

"Me daten 16 qershor 1940, kujton adjutanti-ne oren 10 te mengjesit, na vjen kolonel Emin Akyni, shef i zyres sekrete turke, me telegramin ne dore, qe ka marre nga Atasheu ushtarak turk ne Paris. Duke qeshur na thote: "Mbreti Zog me gjithe familjen e suiten jane nisur per ne Angli. Por, sa te mberrijne do ju telegrafojne dhe eshte fare mire".

E falenderuam perzemersisht per gjestin miqesor e fisnik te tij. E ndaluam per nje pije te vogel. Pas kesaj erdhen dhe ministrat e Qeverise dhe e prezantuam me te gjithe. Pasi ju lexuam telegramin, Kryetari Parlamentit Hiqmet Delvina u ngrit dhe me nje menyre krejt vllaznore falenderoi Qeverine Turke me Kryetarin e Republikes ne krye burrin e madh e heroin turk Ismet Inonue: Qe na del sot perkrah para botes mbare etj... dhe falenderoi kolonelin mik Emin Akynin.

Me poshte adjutanti vazhdon :Pasi shkoi kolonel Emin Akyni, filluam te bisedojme mbi Francen. Kjo ishte edhe per ne shqiptaret, nje fatkeqesi e madhe. Fatkeqesia ishte se Franca na kishte njohur dhe sa patem hyre ne veprime me te. E tani na mbetej qe te shihnim Britanine e Madhe se akoma Amerika ndihej pa ze. Patjeter, ajo do te hynte ne lufte kunder Gjermanise po he per he mbetej vetem Anglia.

"Ne bisedimet qe u filluan ne Keshillin Ministror mbi situaten tone duhet thene se me nje ane qe Italia hyri ne lufte me Francen dhe Britanine e Madhe na gezoi; por renia e Frances na demoralizoi se per ne he per he ishte nje humbje e madhe. Gjithsesi,-thote adjutanti- akoma kemi nje shprese se francezet qe ndodhen jashte Frances si ne Siri, Algjeri, Marok dhe Senegal e Indi-Kine, nuk kane per ta njohur armepushimin me Gjermanine. Ata do te vazhdojne luften se bashku me Britanine e Madhe. Dhe, natyrisht edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes shpejt do te jene ne lufte kunder Gjermanise. Keshtuqe, luften qind per qind anglo-saksonet e kane te fituar".

Me 22 Qershor 1940, ne oren 10 te mengjesit, na telefonoi kolonel Emin Akyni ku na thote se Mbreti Zog bashke me familjen dhe suiten mberriti fare mire ne Londer. Ai ishte instaluar ne Hotel "Ritze" ne London. Me telegrafoi per kete pune Atasheu ushtarak turk ne Londer. Ku e falenderuam dhe e ftuam qe te vije ne Legate, meqe do te jepej nje kokteil per kete lajm gazmor.

Ministri, i akredituar prane Republikes Turke, Asaf D'jadjuli menjehere ne Legaten Mbreterore Shqiptare vuri Flamurin Kombetar dhe ju telefonoi gjithe ministrave dhe kolonise shqiptare ne Stamboll. Duke derdhur lajmin se Madheria e Tij Mbreti Zog arriti fare mire ne Britanine e Madhe Londer. Ky gezim do te festohej ne Legaten Mbreterore.

Menjehere erdhen te gjithe ministrat dhe po ashtu edhe Mehmet Konica e gjithe te tjeret. Po ashtu u grumbullua kolonia burra e gra, brenda e jashte Legates. Ku u zhvillua nje ceremony aq madheshtore sa nuk pershkruhet. Kjo duke hedhur valle e tjera dhe ku moren pjese edhe te gjithe miqte turq.

Ministri Asaf D'jadjuli, ne emrin e kolonise shqiptare, i parashtroi nje telegram urimesh Madherise Tij Mbretit Zog I duke i vene ne dukje se e gjithe kolonia eshte e mbledhur ne Legaten Mbreterore duke festuar per shendetin e lumturine e Madherise Suaj.

Kryetari i Parlamentit Hiqmet Delvina, ne emrin e Qeverise, i parashtroi nje telegram me urime.

Stamboll 23 qershor 1940

Madheria e Tij Mbreti Zog I i dergon ne kete date Ministrit Asaf D'jadjulin telegramin sic po e shenojme ketu poshte, cileson adjutanti:

"Excellences tij D'jadjulit ne Legaten Mbreterore Shqiptare Stamboll. Teper i ndjeshem per sentimentet patriotike te gjithe juve dhe kolonise shqiptare qe tregojne vullnetin e gatshem per lirine e tyre.

Te gjithe shqiptaret duhet te jene te sigurte se une, do t'i bej te gjitha per clirimin e Atdheut, shume te dashur. Kam besim absolut ne te gjithe juve dhe ne kolonine shqiptare ne Turqi, se do te mbushe misionin e saj historik, ne token Hospitalier Turke, duke ndihmuar effortet tona per qellimin e shenjte. Falenderime te gjithe kompatrioteve tane dhe juve".

London Ric Hotel 23 Qershor 1940 ZOG I.

Lartmadheria e Tij, Mbreti Zog I i dergoi Qeverise Shqiptare ne Stamboll, pergjigjen e telegramit duke i falenderuar per urimet e mira qe i parashtronte dhe shtonte se me nje person te posacem do te dergonte gjithe udhezimet. Tani per tani, duhet qe ata te vazhdonin ne programin e pare. Me pas, pyeti per Kryeministrin Kota se nuk dinte asgje per ta. Mbreti prej nje jave e kerkonte adresen e tashme dhe mundesisht edhe telefonin.

Ministri Asaf D'jadjuli, dergoi e shtypi me mijera kopje te telegramit te Mbretit Zog dhe ua dergoi te gjithave fletoreve si edhe kolonise shqiptare. Ate, gjithashtu ua derguam edhe grupeve ne Jugosllavi e Greqi. Ndersa, Ministri D'jadjuli ne fletoret turke falenderonte edhe miqte turq, qe moren pjese bashke me vellezerit e tyre shqiptare ne legaten mbreterore shqiptare ne ceremonine qe u zhvillua.

Ne kete menyre, me dergimin e kopjeve te telegramit Mbretit, Grupeve ne Jugosllavi e Greqi po ju duhej qe te qendronin gjithmone te gatshem e me moral te larte.

"Se, sot, kujton adjutanti, per telegramin- Aleatet e Medhenj tonet jane ne lufte kunder Fashizmit e lufta eshte e fituar qind per qind prej aleatesh. Koha pritet dite ne dite qe te marrim pjese ne veprimtarine perbri aleateve, se anglo-francezet tani kane edhe Ameriken per se shpejti perbri tyre".

Gjermania ka filluar bombardimet me nje furi te madhe ne Londer dhe ne te gjithe vendet britanike saqe aeroplanet gjermane bejne mjaft deme. Por, anglezet aspak nuk tuten, e jane te sigurte ne fitoren e tyre.

Disa Armata Franceze, qe jane te vendosura ne Siri, Algjeri, Marok, Senegal merren vesh dhe bejne te njohur se as kembesoria dhe as marina nuk i jane dorezuar Gjermanise. Por, do te luftojne se bashku me britaniket kunder Gjermanise, deri ne fitoren qe jane krejt te sigurte. Se rezervat gjermane brenda nje viti vijne duke rene, kurse anglo-sanksionet shtohen ne mase te larte".



Ne kete leterkembim te Zogut me autoritetet e larta ceke, Cekosllavakia shprehet me nota korteziale dhe vlereson marredheniet e te dy vendeve. Nga pala ceke vleresohet roli i mbretit per lirine e popullit te tij dhe puna, qe eshte duke bere ai, ne kete kohe te veshtire per t'i kthyer lirine atdheut. Nga ana tjeter, Mbreti shqiptar e vlereson shume kete sens te qeverise ceke dhe i uron fat, ne kete bote shume te trazuar. Por, eshte prag lufte dhe te dy autoritetet e larta te dy vendeve e kuptojne se nuk kane se cfare te thone me shume

Fait a Londres le 8 Aout 1949

Mon cher et tres grand Ami,



J'ai ete tres touché des felicitations que Votre Majeste a bien voulu m'adresser pour ma personne et pour le people Tchecoslovaque. Je regretted de ne pouvoir les lui faire connaitre qu'ulterieurement. A la suite de l'aide politique que le Gouvernement de Sa Majeste Britannique vient de nous apporter la nation Tchecoslavaque est certes ecore plus inebranlable dans sa foi a la victire des Allies et en la liberation de tous les peoples.

Je suis tres sensible a ce que Votre Majeste veut bien associer mes efforts politiques a ceux des peoples de l'Europe sud-orientale et reconnaitre que la politique de l'Europe centrale prechant toujours l'harmonie avec celle de l'Europe sud-orientale que nous avons poursuivie a Prague, peut seule garantir la paix et l'heureuse existence des petits Etats. Je suis convaincu que tous les peoples qui desirent sincerement la liberte la reconquerront et joueront dans histoire le role qui leur incombe. Je suis d'autant plus convaincu que l'Albanie retrouvera sa liberte et sa place d'une nation independente sur la Peninsule Balkanique que l'usurpateur de sa Liberte n'a pu trover que des mensonges pour justifier le crime odieux qu'il a commis envers la fiere nation albanais en 1939.

A mon tour, je prie Votre Majeste, de vouloir bien agremer mes plus sinceres de meilleur avenir et de prosperite pour le vaillant people albanais ainsi que mes meilleurs voeux de bonheur personel pour son Roi.

Je saisis cette occasion pour Vous reiterer, mon Cher et tres grand Ami, l'expression de mon profound respect.

Dr.Edouard Benes

A Sa Majeste ZOG Ier Rou des Albanais,

Londres.

Cher et Grand Ami. Son Excellence Dr.Edouard Benes, President de la Republique Tchecoslavaque.

A l'occasion de la fete nationale Tchecoslovaque je me fais un grand plaisir de Vous envoyer mes plus sinceres felicitations. Le glorieux people Tchecoslovaque se voit encore une fois oblige de feter sa fete nacionale sous des conditions tragiques et douleureuses.

Mois non seulement il continue sa grande resistence, mais encore plus il donne l'exemple aux nations opprimees sur le chemin qu'il faut suivre pour regagner le liberte de l'Europe.

Je suis sur que tous les Albanais, quie souffrent et luttent pour les memes ideaux de justice, s'unissent a moi pour former les voeux les plus sinceres pour ce people et pour le bonheur personel de son grand chef qui encore une fois le conduira a l'independence.

Veuillez agreer Cher et Grand Ami, l'expression de ma grande et inalterable amitie.

ZOG I

Stamboll 18 gusht 1940

Per kete date adjutanti kujton se: Grupet, se bashku ne Jugosllavi, na dergojne nje raport urgjent me anen e Ambasades Turke ne Beograd. Ku na lajmerojme me siguri se tani lajmetaret u kthyen prej qendrave tona ne Shqiperi dhe deklarojne:

"Ushtria italiane eshte renduar kunder Greqise ne kete vije: Belisht, Voskopoje, Vaskop, Selenice, Borove, Vithkuq, Klisyre, Delvine, Permet si edhe nje Brigade Milice nen komanden e Hazis Camit ne Delvine.

Kapiten Gani Ohri, komandant i nje batarie mali, u urdherua urgjent per t'u nisur per Korce, me batarin e tij 65/27 dhe eshte caktuar ne Grupin e Artilerise 6 ne perkrahjen e batalionit te Ndrec Prenges ne Vaskope.

Toger Ahmet Cami, qe ishte lene per sigurimin e materialeve ne Librazhd, me nje kompani u urdherua per te kaluar ne Belisht ne dispozicion te Major Fuat Dibres, me gjithe materialet e punimeve.

Tani eshte krejt e qarte se Italia eshte vene ne shkallezim mesymje kunder Greqise, por edhe Greqia eshte ne dijeni. Edhe ajo po pergatitet ne thellesirat e kufirit te saj me shpejtesine me te madhe. Jane diktuar punime ne Veri-Perendim te Follorines e Gramos e Pindes. Gjithashtu vertetohet se ka edhe trupa, qe jane qenderzuar ne keto vende sipas italianeve".

Te gjitha qendrat ne Shqiperi, sipas fjaleve te adjutantit- si komandantet e batalioneve ne afersirat e kufirit grek, si edhe kreshniket dhe Mesuesit e Rinia, kerkojne me shpejtesi udhezime se koha me nuk prêt: Kjo eshte dite ne dite lufta italo-greke. Kjo anon nga ana e italianeve se flitet haptas, per mesymjen kunder Greqise. Dhe, se batalionet shqiptare diten qe ushtria italiane ka per te mesyer Greqine, keta do t'i bijne ushtrise italiane. Dhe ka dy menyra: a te bashkohen me ushtrine greke, a do te terhiqen neper male. Dhe, lipim sa me shpejt udhezime.

Versace Diber Valjeva

Mustafa Gjinishi Akif Lleshi N/kolonel Kucuk Ullagaj

Shaban Tirana Shaqir Dema Major Murat Basha

Kadri Vasili Gani Serdari Kapiten Hamza Drini

Hasan Reci Haxhi Lleshi Kapter Shyqyri Baftiari

Abedin Cici Himce Kaba Kapter Abdulla Ymeri

Versace 14 Gusht 1940 Diber 14 Gusht 1940 Valjev 14 Gusht 1940

Kete raport shkurtimisht e teper rezervat ja parashtruam Madherise se Tij Mbretit Zog I ne Londer, duke kerkuar se si duhet te veprojme, thote adjutanti.

Stamboll 18 gusht 1940

Madheria e Tij Mbreti Zog i dergoi nje telegram kolonel Husein Selmanit ne pergjigjen e raportit si po e shenojme.

"Kolonel Husein Selmanit Stamboll; Kam marre raportet. Te gjitha i kuptova qellimet qe parashtroni, pritni instruksone me leter. Me Kryeministrin Kota, a jeni ne kontakt, adresen e tij ma dergoni telegrafisht.

Ric Hotel Londer 18 Gusht 1940 ZOG I

Kolonel Husein Selmani menjehere i parashtroi Madherise se Tij Mbretit Zog pergjigjen e telegramit: "Madherise Tij Mbretit Zog, Rice Hotel London.

Kryeministri Kota, eshte ne Hotel Britani, Athine, jemi ne kontakt. Asafi sot u nis per Ankara sipas urdherit dhe ne lidhje me raportin e fundit jemi ne pritje te udhezimeve, respekt".

Stamboll 18 Gusht 1940 Husein Selmani

Per kete dite adjutanti vazhdon me tej: Qeveria Britanike, Madherise Tij Mbretit Zog I, i ka lene ne dispozicion Ministrin Fuqiplote qe ishte ne Shqiperi Sir Andreu Ryan si edhe Gjeneral Jocelyn Percy per te gjitha lehtesirat. Fatkeqesisht e gjithe perpjekja e Mbretit Zog per t'u njohur Qeveria Shqiptare ne mergim, prej Britanise se Madhe dhe te pranohemi si Aleate, akoma kjo nuk eshte arritur. Mbase, kjo eshte edhe ajo qe e pengon Mbretin Zog ne dhenien e udhezimeve mbi veprimet tona te pergatitura kunder ushtrise italiane. Por, kuptohet qe mund te jete edhe ndonje pengim grek.

Mbreti Zog I, me nje kujdes te imte, po ndjek e shikon ngjarjet qe po zhvillohen. Duket haptas se Italia do te mesyje Greqine, ndaj edhe Kryeministri Kota, ne Athine gjithnje eshte ne bisedime me Kryeministrin Grek Metaksain. Deri me sot asnje perfundim nuk eshte perfunduar ne nje marreveshje. Kjo na le "te dyshojme mbi qendrimin grek se ku do te dale me keto vonesa, e koha nuk prêt".

"Greqia pretendon, shkruan Hysein Selmani-dhe ka filluar nje mobilizim gjoja te fshehte, por agjentet gjermane e italiane i gjurmojne vend ne vend. Greqia tani eshte e sigurte se Britania e Madhe eshte ne lufte me Italine dhe thuhet se kane hyre ne Greqi, nje sasi e madhe organizatoresh britanike te veshur ne robe civile. Mjaft materiale lufte, e kane gati ne brigjet e Volosit e gjithkund per ta shkarkuar ne Greqi. Po sidoqofte Fllota Detare dhe ajo ajrore britanike ne Mesdhe eshte shume me superiore se e Italise. Saqe, nuk e lejon ne asnje menyre ne afersirat e ujrave greke. Dhe, kjo tani ja rriti hunden Greqise qe nuk merrej nje vendim me Kryeministrin tone Koco Koten".

Tani, ne keto koherat e fundit, flitet se edhe nje pjese e aviacionit Britanik i eshte dhene Greqise e shume pilote grek sterviten ne Krete, mbi keto makina.



Stamboll 7 shtator 1940

Ministri yne Asaf D'jadjuli u kthye i kenaqur nga Ankaraja, sepse Kryetari i Republikes Shkelqesia e Tij Ismet Inonue, e ka pranuar menjehere si edhe me nje vemendje i ka degjuar te gjithe sa i ka parashtruar mbi gjendjen ne Shqiperi, gjithashtu edhe per qendrimin e Mbretit Zog ne Britanine e Madhe dhe po ashtu edhe levizjet italiane perreth kufirit grek.

Presidenti Inonue, i tha Ministrit tone Asaf D'jadjulit: "Zotni Minister, sic ju kam thene edhe me pare, Turqia kurre nuk ka per te munguar ne perkrahjen e Shqiperise, kur ishim ne Yallove. Une, Mbretit Zog I, i propozova qe te rrinte ketu, se vendi me i pershtatshem per Mbretin eshte Turqia. Por, me kete ndryshim te madh qe solli atmosfera, beri shume mire qe sot ndodhet ne Britanine e Madhe. Pse edhe nese do te ishte ketu, ne keto rrethana lipsej te shkonte ne Angli, se aty zgjidhet cdo gje. I gjithe celesi i politikes aty zgjidhet.

Kam urdheruar Ambasadorin Turk, ne Angli, Dr.Tofik Ruzhdium, qe te jete ne kontakt te ngushte me Madherine e Tij Mbretin Zog I. Dhe kam lajme te mira. Presidenti shtoi se Turqia ne cdo rrethane do ta perkrahe Shqiperine dhe tezen e saj. Jo vetem se kemi interesat tona por Turqia nuk harron kurre sakrificat e gjakut, qe kane derdhur shqiptaret ne interesin turk. E, pra, per cdo ngjarje te jeni te lidhur me Qeverine Turke. Persa i perket Italise per okupimin e Greqise, sot nuk eshte me ajo kohe, sikur Shqiperia ishte krejtesisht e izoluar. Po, sot Italia eshte ne lufte me Britanine e Madhe dhe okupimi i Greqise nuk eshte i kollajshem. Madje, aspak se Flota Detare dhe ajo ajrore Britanike ne Mediterrane eshte shume me superiore se ajo e Italise. Por, mendja e madhe e Musolinit nuk ka per te menduar gjate e do ta mesyje, por pa fitime dhe me nje humbje tjeter per Italine.

Nuk kuptoj gje,- tha Presidenti Inonue- se c'eshte arsyeja e Greqise, tani qe nuk merret vesh me ju, qe ne rast te nje sulmi italiane qe edhe forcat shqiptare te bashkohen me greket. Po, si aleate, dhe kryeministri juaj ne Athine me Metaksain akoma nuk ka arritur asgje. E c'kupton cfare pretendimesh kane, por ketu eshte edhe faji i anglezeve e greket si gjithmone duan te perfitojne nga rastet. Persa i perket pakicave greke ne Shqiperi, se nuk ka tjeter arsye.

Greqia ka filluar tani te beje nje mobilizim. Por, jane britaniket qe po interesohen ne mbrojtjen e Greqise. Ata kane marre masa te medhaja e nuk do te lejojne qe Greqia te okupohet nga ushtria italiane, por sidoqofte duhet edhe ju te jeni te pergatitur brenda dhe merrni kontakte me britaniket. E, sic thoni, mos mungoni qe me greket te arrini te nje marreveshje miqesore te sinqerte dhe aleate ne luften eventuale kunder Italise qe eshte armiku i perbashket".

Me keto fjale, me shume perzemersi, Ministri yne Asaf D'jadjuli mori leje e doli. Ai shkoi direkt tek Kryeministri Turk Shyqri Saraxhollu.

Kryeministri Turk Shyqri Saraxhollu, e priti shume mire Ministrin tone D'jadjulin dhe ne bisedimet e vuri ne dijeni mbi gjithe problemet, qe i takonin ceshtjes shqiptare. Kryeministri turk, sipas doreshkrimit te adjutantit, i degjoi me nje interesim te vecante dhe i tha: "Sic ju ka spjeguar Presidenti, ne i ndjekim me nje vemendje te madhe ceshtjet shqiptare dhe ku flitet se Italia ka vendosur te mesyje Greqine. Kjo mund te jete po sot per Italine kunder Greqise. Kjo eshte teper vone, se Flota detare dhe ajrore britanike ne Mesdhe, nuk ka per te lejuar italianet qe te perparojne asnje hap.

Vetem se ju duhet me Greqine te merreni vesh, qe ne rastin e mesymjes italiane kunder Greqise te jeni aleate e te luftoni krah per krah me grekerit kunder Italise, qe eshte armik i perbashket. Ju thoni se forcat tuaja deri diku jane te gatshme ne Shqiperi qe keshtu te nderlidhi qysh tani me nje program te rregullt me grekerit. Qe ato batalionet tuaja rreth kufirit grek, qe ndodhen ne rradhet e ushtrise italiane, po ashtu bandat brenda te jene te pergatitura ne programin se si duhet te veprojne ne kohen e duhur dhe si te nderlidhen me ushtrine greke. Ose edhe nje komande e juaja, qe ne ate kohe do te ndodhet ne Greqi.

Edhe, Kryeministri Kota ne Athine akoma nuk ka bere asnje marreveshje ne bisedimet me Kryeministrin Grek Metaksain. Kjo u shkaktua nga situata e re, qe Italia i shpalli lufte Britanise se Madhe dhe Frances e qe tani grekerit rezervohen ne bisedimet".

Ministri D'jadjuli ju pergjigj: "Po, per sa i perket te shkuarit te Kryeministrit Shqiptar Kotes ne Athine, kjo ka qene me thirrjen qe ju be prej Kryeministrit Grek Metaksait per nje bisedim ne interesat e te dy shteteve. Dhe, Kryeministri Kota, me urdherin e Mbretit Zog, u ndalua ne Athine, po ne ate kohe nuk ishte ne gjendje se Italia nuk i kishte deklaruar lufte Britanise se Madhe, e kjo e pengoi Kryeministrin Kota. Dhe pa vajtur ne France e gjithnje jane ne bisedime, po pa asnje perfundim. Po mire, ku eshte arsyeja greke qe nuk perfundojne? A i kane deklaruar gje Kryeministrit Kota? Se qysh duan a vetem si shkak frikesimi. E, pra sot, greket nuk kane frike prej italianeve. Po, ketu prape jane fajet angleze se po te duan anglezet kjo realizohet menjehere".

"Nuk ka tjeter arsye,- tha Kryeministri Turk Saraxholu, -vetem se tani greket e ndjejne veten te siguruar, e te forte. Prej kesaj mendojne te perfitojne mbi interesat e tyre. Nuk jam krejt i sigurt ne kete lajm, por grekerit jane te cuditshem kur e gjejne tjetrin ne ndonje zor. Keshtu, i nxjerrin pengesa, por juve ju duhet te arrini me nje marreveshje leale mundesisht me greket. Sepse, ne, sic ju kemi gjithnje, po ashtu ua ka perseritur dhe Kryetari i Republikes Ismet Inonue, jemi te vendosur per perkrahjen e Shqiperise ne te gjitha fazat, po te na jepet rasti".

Me keto fjale u ndane. Ministri Asaf D'jadjuli u kthye ne Stamboll teper i kenaqur. Tekstualisht, keto ja ka parashtruar Keshillit Ministror shqiptar, ku u vendos te perpiloje nje raport mbi te gjitha, per t'ja parashtruar Madherise se Tij Mbretit Zog, ne Londer. Kuptohet, keto, bashke me lajmet e reja te marrura nga Shqiperia.

Leterkembimi me Churchill

Dhe letrat e tjere derguar personaliteteve

Sulmi ndaj Greqise

Nga territori i Shqiperise, ashtu si dihej prej shume kohesh, Italia ne 28 tetor te vitit 1940 ka mesyre Greqine ne shkalle te gjere. Qeveria ne mergim i dergon telegram kryeministrit grek Metaksait duke e siguruar per miqesine e saj. Nderkohe luftetaret shqiptare organizohen qe te perballojne sulmin dhe te ndihmojne greket. Jane bere 5000 veta, qe presin qe te futen ne Selanik dhe qe andej nen drejtimin e Adjutantit Hysen Selmani t'i binden urdhrave te autoriteteve greke kunder fashizmit. Por, greket hezitojne dhe bashke me ta edhe anglezet. Te dyja vendet zyrtarisht, ende nuk e njohin qeverine ne mergim te shqiptareve, ndersa jane futur ne lufte kunder Italise. Vete Mbreti i ben nje thirrje popullit shqiptar, qe jeton ne Shqiperi, kunder fashizmit dhe mundesise per t'u larguar nga propoganda e fashizmit


11/02/2003

Kujtimet, qe vine nga e panjohura
Per cdo dite, ne memuaret e kohes se Mbretit Zog, te percjella nga adjutanti i tij, sillen ne evidence ngjarje dhe personazhe, qe koha duket se i kishte fshehur. Ne numrin e sotem flitet per dy njerez 'gati pa ze', qe duken se jane gati qe te luftojne dhe te kryejne nje mision per Shqiprine. Kadri Rustemi dhe Myslim Tushi jane dy personazhet e reja, qe lakohen ne kujtime dhe qe jane nisur me mision nga mbreti i tyre ne drejtim te Shqiperise. Edhe ata, si shume ushtarake jane ne Jugosllavi, dhe presin qe te ndihmoje Shqiperine me cdo mundesi. Ne morine e gjerave, qe mund te njihen nga keto kujtime, mbetet nje gje e mire. Sepse sillen ne jete dhe figura gati te panjohura, qe kane bere dicka per Atdheun. Ne kete kujtime nuk mund te marresh vesh ndonje gje te madhe per misionin e tyre ne Shqiperi. Por e vecanta eshte se historia na tregon ne kete rast se ate nuk e bejne vetem te "Te medhenjte".

Eshte kjo arsyeja, qe mbreti di te llogarise edhe se kush jane mbeshtetesit e tij te vertete. Ka mundur qe t'i provoje te gjithe ne 7 prill 1939 dhe tashme rrethi i tij nuk eshte aq i madh sa dukej dikur. Ne grupin e ketyre njerezve, bejne pjese edhe dy oficeret, qe jane te bindur per cdo mision, qe i jep Zogu.

Historia e tyre ngjan 'e vogel', me ate qe ka lidhje me ditet e pushtimit te Frances dhe vendeve te tjera. Ndersa shpresa qe fillon nga pune si misioni i tyre eshte e madhe. Ajo jep garancite e verteta te suksesit te luftes, gjera te cilat jane te nevojshme per kohen. Kjo eshte nje nga arsyet qe ne po permendim ketu, dy njerez 'te panjohur', ne kujtimet e mbretit. Ne kete episod, puna e tyre i bashkohet punes se vazhdueshme, qe jane duke bere te gjithe emigrantet e luftes ne Jugosllavi, per Shqiperine.

Eshte ende viti 1940 dhe monarkistet shpresojne. Shprese, qe ka filluar te zbehet me kalimin e kohes, me kalvarin e madh, qe hoqen ne kurrizin e tyre legalistet. B.an

Veprimet diplomatike te Shqiperise

Mbreti Zog dergon emisare sekret ne Shqiperi, per te pare situaten

Ndersa, ka ardhur pranvera e vitit 1940, per te gjithe eshte e qarte se Gjermania do te sulmoje dy Fuqite e Medha te Evropes: Angli dhe France. Eshte koha kur Greqia dhe Jugosllavia e presin me ore sulmin ndaj vendit te tyre. Kjo eshte edhe koha e pershtatshme, kur mbreti shqiptar eshte duke pare per fushen e re te veprimtarise se tij. Kryeministri grek Metaksai i afrohet qeverise shqiptare per bisedime. Vazhdojne dezertimet ne mase ne ushtrine shqiptare. Mbreti u ben te qarte, qe ata nuk duhet qe te largohen, sepse u duhet qe te pergatiten per te ardhmen. Nderkohe, italianet internojne shume shqiptare ne Itali. Gjermania, me date 1 Qershor 1940, me nje shpejtesi e furi te madhe mesyn Hollanden, Belgjiken, Luksemburgun dhe Francen. Lufta behet shume e ashper, ku ushtria gjermane okupoi krejtesisht Hollanden dhe nje pjese te Belgjikes. Zogu adreson ne Shqiperi dy misionare te tij Kadri Rustemin dhe Myslim Tushin per te vepruar dhe per te infiltruar aty. Nga interesi per kete mision shikohet interesi tek te dy ushtaraket. Per here te pare, jepen letra origjinale te Zogut, kushtuar njerezve te tij, ne kete serial

Stamboll 10 mars 1940

Kryeministrit Kota i erdhi pergjigja prej Kryeministrit Grek Metaksait. Ky e lajmeronte se do te ishte teper e nevojshme, qe te behej nje bisedim ne interesa te dy shteteve, qe lidheshin me ngjarjet e perbashketa. Me fjaline "Ju pres ne Athine", perfundonte letra.

"Ky lajm, na gezoi se tepermi. Kjo na dha te kuptojme qe tani erdhi koha per nje marreveshje me Greqine. Mund qe te bisedohej per nje aleance reciproke ne mes te Greqise e Shqiperise dhe kete prisnim po te shikonim se Italia nuk do te shkonte shume gjate pa e mesyer Greqine", kujton adjutanti.

Kryeministri Kota, me nje menyre krejt sekret, i parashtroi Mbretit Zog pergjigjen e Kryeministrit Grek Metaksai. Ai shfaqi nje keshille: "vetem se mos te bjere ne veshin e italianeve". Dhe priste instruksione para se te nisej per Athine. Pergjigjen e Kryeministrit Metaksai, nuk e vuri ne bisedim ne Keshillin Ministror Kryeministri Kota. "Kjo ishte nje gje shume sekrete dhe pervec meje dhe Asaf D'jadjulit askush nuk e dinte. Gjithsesi, nisja natyrisht ishte e ditur. Po jo kjo e Metaksait", thote adjutanti.



Stamboll 12 mars 1940

Per kete dite adjutanti kujton se:" Majori Murat Basha dergon nje raport urgjent nga Jugosllavia ku thote se: Lajmetaret u kthyen nga misioni i ngarkuar brenda ne Shqiperi te cilet deklarojne: Prape sot kane kaluar kufirin ne Struge vende te tjera 2 oficere e 16 n/oficere dhe 83 ushtare. Gjithsej jane 101 vete. Ata na deklarojne se do te arratisen te gjithe dhe se nuk rrijne ne sherbimin Italian. Ne ate dite jane arratisur shume oficere e ushtare ne kufirin grek, por Greqia nga frika italiane i ka internuar te gjithe neper ishujt e saj. Italianet, kane filluar prape te internojne me shumice dhe i dergojne ne Itali. Prej ketyre shumica jane profesore e mesues dhe kreshnike. Por menjehere kemi derguar lajmetaret, qe ne asnje menyre nuk duhet te arratisen oficeret dhe ushtaret, po te qendrojne ne vendet ku jane caktuar. Deri sa do te marrin udhezimet e veprimtarise se tyre. Kjo na demton, sepse interesi eshte te jene brenda personeli ne kohen e duhur. Gjithashtu kemi folur edhe mbi moshapjen e alarmit, para kohes, se keto internime na feblojne (dobesojne). Pas kesaj, lajmetaret u derguan menjehere me plot hafishe.

Toger Jusuf Alushi, nga Kukesi, ishte komandant i kompanise dyte te batalionit Tarabosh, eshte arratisur prej Tepelene. Ai cili deklaron se gjithe ushtria shqiptare eshte gati te arratiset vetem se prêt urdher prej kendej Ata njekohesisht presin udhezime qe ne rast qe Italia ka per te mesyer Greqine, keta te fundit do i bijne ushtrise italiane dhe do te bashkohen me ushtrine aleate greke kunder armikut te perbashket. E tani italianet nuk kane besim ne ushtrine shqiptare. Ata kane filluar te terhiqen prapa vijave te tyre se kane nje lajm se ushtria shqiptare ne rast te nje lufte italo-greke, keto do vihen perbri ushtrise greke tamam ne kohen e mesymjes.

Ne ushtrine italiane ka filluar nje grindje ne mes tyre, dhe ndihet nje demoralizim i madh me fashizmin. Ne rast te nje lufte te forte, qe mund te beje Greqia, keta jane gati te hedhin armet se nuk pajtohen aspak oficeret e karrieres me ato te fashizmit, se ato jane si te dehur, dhe shihem perdite ngjarje ne mes tyre.

Te gjitha qendrat ne Jugosllavi, jane ngarkuar per te ndaluar arratisjen e oficereve dhe ushtareve nga vendet ku ndodhen te sistemuar . Prandaj, menjehere jane marre masat e shpejta duke derguar me mijera hafishe qe te shperndahen ne qendrat dhe neper oficeret e profesoret. Sic do ta shihni, ku po ju dergojme nje kopje edhe lajmetaret jane porositur qe te marrin kontakt me shume persona te caktuar":

Shpallja:

VËLLAZËR SHQIPTARË

Ora e clirimit nuk eshte akoma. Mos demtohi para kohes, mos i jepni shkas arratisjeve, burgimeve, internimeve etj. Italia fashiste do te dermohet. Skllaveruesit e popujve, fashistet zullumqare shpejt do japin hesap.

Shqiperia do te jete varri i fashizmit dhe epopeja e Vlores do te perseritet. Zaptuesit e vendit tone do te flaken ne det perfundimisht, ndertesa e genjeshtert qe fashizmi musolinian e ka ngrehur si vegla do shemben. Tradhetaret do t'a paguajne me koke tradhetine e tyre.

Pra, he per he, rrini te qete. Mos i jepni asnje shkak demtimeve se per se shpejti do ju lajmerojme oren e arritjes per te cliruar Atdheun, per te qene te gjithe te bashkuar e te organizuar ne detyren e shenjte qe shpejt do na kerkoje.

"Rrofte Shqiperia", "Rrofte Mbreti".

Duhet te keni durim, se cdo gje o levizje para kohe shkakton humbjen e fitores, e per kete ju keshillojme urtesi e durim. Mos i jepni ne asnje menyre mosbesimit qe t'ju shperndajne.

Versace Diber Valjava

Mustafa Gjinishi Akif Lleshi N/kolonel Kucuk Ullagaj

Hasan Reci Jusuf Selmani Major Murat Basha

Abedin Cici Himce Kaba Kapiten Shyqri Baftijari

Shaban Tirana Haxhi Lleshi Kapiten Hamza Drini

Keto ishin Kryetaret e Qendrave ne Jugosllavi, qe ishin shume aktive. Ata i kane kryer sherbimet me plot sakrifica e ndershmeri, vazhdon adjutanti.

Stamboll 20 mars 1940

Mbreti Zog, ne kete dite, i dergoi nje leter udhezimi kolonel Husein Selmanit, sic po e shenojme:

"I dashuri kolonel. Raportet qe me dergonit me date 7 Mars 1940 si tuajat, po ashtu pjeset e Grupeve ne Jugosllavi i lexova me shume verejtje. Ato me kane bere pershtypjen me te madhe. Ju faleminderit per te gjitha veprimet aktive.

Derisa te piqemi se bashku, veproni sic jeni duke vepruar. Ka qene nje veper shume e madhe ajo e sigurimit te ndihmave, te elementit ne Jugosllavi, te gjitha grupeve ne veprim, e sidomos atyre ne Jugosllavi. Ju komunikoj: Kam ndjekur veprimet tuaja me verejtje, pra veprat patriotike e sakrificat ne zor te madh, qe ju i perballoni e jeni te gatshem kohe ne kohe ne krye te detyre. Keto me japin shpresa te medhaja.

Jemi duke bere cmos per rregullimin e gjendjes ne te cilen ndodhemi, ku shpresojme se casti i volitshem qe presim s'ka per te vonuar shume. Ne kemi ndermend per t'ju permbledhur ne vendin e qellimeve qe po ndjekim.

Pra, durimi, urtesia, patriotizmi juaj me jep shpresat se ne ate cast,te na jepet mundesia per te hyre ne radhet e Aleateve. Nuk kane per te ndodhur kurre akte te papelqyeshem. Jam teper i kenaqur nga durimi e patriotizmi juaj, te cilat jane te njohura prej nesh. Per se shpejti shpresoj t'ju jap udhezime te tjera me kete rast ju dergoj pershendetjet e mia te perzemerta", citon letren adjutanti.

Chaeteau Mery Paris 16 Mars 1940 ZOG I

Menjehere mesazhin e Madherise se Tij Mbretit Zog I ua komunikuam te gjitheve qendrave ne Jugosllavi dhe e fotokopjuam tekstualisht, kujton adjutanti.

Grupet ne Jugosllavi, mesazhin e Madherise se Tij, e priten me nje entuziazem te papershkruar ku na shkruajne se nuk na shkaktojne gje as vuajtjet as lodhjet, po jemi gjithmone te gatshem ne urdherat e shkelqyera te Prijsit Tone Gjenial e Shpetimtar i Kombit, Zogut I Mbretit te Shqiptareve. "Rrofte Mbreti" e "Rrofte Shqiperia", nenshkrimet.

Versace Diber Valjevo

Mustafa Gjinishi Akif Lleshi N/kolonel Kucuk Ullagaje

Hasan Reci Gani Serdari Major Murat Basha

Shaban Tirana Shaqir Dema Kapiten Hamza Drini

Abedin Cici Haxhi Lleshi Kapiten Shyqyri Bahtijari

Stamboll 10 maj 1940

Lartmadheria e Tij Mbreti Zog I i dergon nje leter udhezimesh kolonel Husein Selmanit, te cilen po e shenojme ketu:

"I dashuri kolonel. Me kenaqesi lexova raportet tuaja te dates 6 Prill 1940. Jam teper i kenaqur ne aktivitetin tuaj te palodhur e me cilesira te larta.

Per se shpejti do ju jap udhezimet me anen e njeriut te posacem, qe do te dergoj atje. Bashke me te kam per t'ju derguar edhe programin e organizimit. Mos harroni se cdo gje duhet te mbahet e fshehte, pa ra ne sy te askujt e ne urtesi.

Me te gjithe shoket tane, sic ju kam thene, te shkoni mire dhe gjithnje te vazhdoni marredheniet me oficeret e te tjeret ne Jugosllavi dhe ne viset e tjera, ne te cilet kam besim absolut se do te mbushin misionin e tyre historik. Te cileve nje sasi te hollash sipas listes suaj ua kam derguar me anen e Bankes, ku shpresoj t'i kene marre.Kryeministrit Kotes, do t'i shkruaj e ju gjithmone vazhdoni qe te diskutoni me Koten. Jam dakord qe organizimin ta vazhdoni brenda ketij programi. Ju dergoj te falat e mia te perzemerta juve dhe te gjitheve, si oficereve e grupeve te tjera.

Paris Cheateau Mery 6 Maj 1940 ZOG I



"Sa lexova letren e Mbretit, menjehere shkova tek Kryeministri Kota, kujton adjutanti. Koco Kota po sa me dha doren me tha:

'Oh sa mire keni bere qe erdhet. Tani porsa mora nje leter prej Mbretit. Ja po jua lexoj'". Une i thashe: "Po edhe une mora nje leter. Me leje t'ua lexoj une. Me teper per kete erdha". Si lexuam te dyja letrat pame se ajo e Kryeministrit kishte detaje me teper. Kuptohet, qe ajo kishte edhe pjesen e te shkuarit ne Greqi. Pas kesaj, biseduam mbi gjendjen ne Shqiperi, sipas raporteve qe na kishin ardhur nga Jugosllavia. Pasi u studjua ne imtesi e gjithe gjendja ne Shqiperi, mbetem dakort per t'i parashtruar menjehere ne hollesi Mbretit ne Paris nje raport mbi ngjarjet e fundit. Kjo meqe gjendja paraqitej shume keq dhe kuptohet edhe per t'i kerkuar instruksionet. Ne rast se Italia mesyn Greqine, qe kjo duket krejt e sakte. "Vetem se pritet dita. Po ashtu ne bisedimet me Kryeministrin Grek Metaksain ishte keshilluar se deri kur duhet me ju hap mbi gjendjen tone ne Shqiperi", kujton adjutanti.

I telefonuam Ministrit tone Asaf D'jadjulit dhe menjehere erdhi, ku u bisedua mbi nje program bisedimi, ne mes te Kryeministrit Kota e Kryeministrit Metaksait. Kjo u vendos qe ne rast se ka formen e sinqerte per nje marreveshje te drejte, te bisedohet edhe mbi veprimet tona kunder Italise, ne kohen e nje mesymje te saj kunder Greqise. Dhe, ne qofte se bisedimet behen jo te sinqerta e pa ndonje shprese aleance, ashtu sikur rezervohet ai, ashtu edhe te rezervohet edhe Kryeministri Kota", vazhdon adjutanti.



Stamboll 13 maj 1940

Kolonel Husein Selmani, mori nje leter nga Legata Mbreterore Shqiptare ne Paris, nga Charge D'Afaire Milto Nocka me te cilen ai i komunikon nje urdher te Mbretit Zog i sic po shenohet: 'I ndershmi Zotni Kolonel sipas urdhrave te Lartmadherise Tij Mbretit Sovranit tone August dhe konformisht me interesat tona kombetare jeni te lutur te hyni ne kontakt te ngushte me personin qe sjell kete leter. T'i jepni te gjitha informatat pa rezerve qe keni dhe qe do te merrni nga Atdheu'.

"Sic do t'ju shkruaj dhe Mbreti vete, jeni te lutur me ju komunikuar sa me pare kapiteneve Kadri Rustemit dhe Myslim Tushit qe ndodhen ne Jugosllavi se urdheri i Sovranit eshte qe keta zoteri duhet ta plotesojne pikerisht dhe teresisht instruksionet qe kane per te marre prej nje personi, qe do te paraqitet me nje leter te drejtuar prej Legates sone ne Paris. Njekohesisht, kapitenet ne fjale, do te porositen qe misioni i tyre do te mbetet krejt sekret d.m.th. pa u marre vesh prej asnje personi. Gjithashtu dhe kontakti juaj me pruresin e kesaj letre do te mbahet krejt i fshehte dhe sekret. Por, vetem Mbreti do te vihet ne korent mbi keto veprime me nje raport te vecante dhe rezervat.

Pranoni, ju lutem, Zotni kolonel pershendetjet e mia me te perzemerta me nderime te vecanta.

I ngarkuari me pune te Mbreteris Shqiptare

Ne France, Charge d'Affair, Milto Nocka

Paris 9 Maj 1940

Kolonel Husein Selmani menjehere urdheroi kapitenet Kadri Rustemin dhe Myslim Tushin, qe ishin ne Tuzlla 'Nicolla Pasic Ulica-112', ne Jugosllavi. Ai ka vene ne dijeni mbi misionin e ngarkuar dhe i porositi si kujton per ate kohe:

Menjehere, te vihi ne dispozicion te personit qe ka per t'ju sjelle nje leter nga Legatat Mbreterore Shqiptare ne Paris. Dhe, me plot bindje e cdo sakrifice, do te zbatoni pike per pike direktivat qe permban letra dhe deshirat e personit qe do te bashkepunoni me te.

Duhet ta kuptoni se ky mision qe u eshte besuar juve ka nje rendesi te vecante qe lidh interesat e larta te Atdheut. Pra, duke ju njohur mire zotesine dhe karakterin tuaj ju dha ky besim me bindje se do ta kryeni me shkelqim e burreri. Misioni juaj si edhe emri i personit qe do t'ju sjelle letren e do te jete ne bashkepunim me ju duhet te mbahet ne fshehtesine me te madhe. Mos te bjere ne vesh te askujt, por te mbahet teper sekret.

Duke ju uruar plotesimin e kesaj detyre me plot sukses e burreri, ju pershendes vellazerisht. Dhe, por sa te merrni kete leter me lajmeroni.

Zoterive tyre kapiten Kadri Rustemi e Myslim Tushit

Tuzlla Nicolla Pasic, Ulica Nr.112, Jugosllavia.

Koloneli

Husein Selmani

Kapitenet Kadri Rustemi dhe Myslim Tushi menjehere u pergjigjen letres se derguar si po kopjohet ketu poshte, vazhdon adjutanti:

"I nderuari Zotni Kolonel, urdherat qe Zoteria juaj na derguat me daten 13 Maj 1940 sot i morem. I kemi kuptuar hollesisht te gjitha porosite qe na urdheroni. Jemi teper mirenjohes e ju falemindereit per besimin e larte, qe formoni kundrejt personave tane, ne misionin aq me rendesi qe na ngarkoni ne ne besim.

Ju sigurojme, i ndershmi komandant, se me cdo sakrifice e mundim kemi per te plotesuar detyren me se miri ne te gjitha sa na urdheroni. Dhe ju sigurojme qe te keni besimin e plote, se prej nesh, as me e vogla shenje nuk ka per t'u diktuar prej askujt.

Jemi gati, ne pritjen e personit, me letren sic na urdheroni per t'ju vene ne dispozicion. Menjehere, ne kemi per te ndjekur pikerisht, sa te na urdherohet me plot bindje se sipas urdherave te Zoterise Suaj. "Rrofte Mbreti".



Tuzlla 18 Maj 1940

Nicolla Pasic, Jugosllavi

Kapiten Kapiten

Kadri Rustemi Myslim Tushi

Menjehere kolonel Husein Selmani vuri ne dijeni Legaten Mbreterore ne Paris, Charge d'Affairin Milto Nocken, duke i derguar dhe kopjet e letrave te dy kapiteneve.

"Gjithashtu, kujton ai,- edhe takimin e pare qe une pata me personin qe me solli letren. Ku ai vuri ne dispozicion toger Faik Elmazin, qe per cdo nevoje ta konfirmoje mbi te gjitha sa kemi prej raporteve qe na vijne per cdo jave. Dhe kur ka ndonje gje me me rendesi vete edhe vete e bisedoj me to, ne te gjitha".

"Kam biseduar dhe studjuar nje organizim mjaft me rendesi. Por, ky i ka propozuar komandes se atjeshme per aprovime. Kjo me te vertete eshte krejt e nevojshme dhe ne na lehteson shume mbi gjithe veprimet tona. Po, natyrisht kjo nuk mund te behet pa rene ne sy te Qeverise Jugosllave.

Miku, deri tani, eshte teper i kenaqur. E kam patur dy here per darke, natyrisht se pervec kapiten Avni Derralles e toger Faik Elmazit askush nuk e dine. Kam dashur qe te ve ne dijeni Asafin, po pres po si ta gjykoni se as turqit nuk jane ne dijeni mbi kete punim. Por, kjo ka pak kohe, lipset te shihni ne komanden atje, mbi propozimin qe ky ka bere.

Stamboll 25 maj 1940

Madheria e Tij, Mbreti Zog i I, i dergoi nje udhezim kolonel Husein Selmanit te cilin ky i fundit e ka shenuar tekstualisht:

"I dashur kolonel. Per se shpejti nje personalitet ka per t'ju dorezuar nje leter te drejtuar prej Legates sone ketu ne Paris. Gjithe informatat qe do te keni ose qe do te merrni pas kesaj prej Atdheut ketij personi keni per t'ja transmetuar menjehere dhe pa rezerve.

Me te marre kete leter keni per te urdheruar pa vonese dy kapitenet Kadri Rustemin dhe Myslim Tushin qe te konfirmohen pikerisht e plotesisht letren, qe ju drejtoi Legata jone e Parisit, me anen e nje personi.

Keta Zoterinj jane te ngarkuar me misionin qe te kalojne kufirin dhe te hyjne ne Shqiperi per te marre informata te cdo lloji. Lehtesirat e rastit dhe instruksionet precise kane per t'ju dhene prej personit te siperpermendur, qe ju dorezon letren e legates.

Njekohesisht do urdheroni kapitenet ne fjale se misioni i tyre duket te mbetet krejt i fshehte, d.m.th. pervec jush dhe te interesuarve askush nuk duhet te vihet ne korent.

Per interesat e larta te Atdheut, duam te besojme dhe deshirojme, se kete pune me rendesi qe po ju ngarkohet kane per ta kryer me sukses te plote dhe zgjuaresi te vecante. Ne rast se keta dy persona qe keni caktuar nuk jane te afte per te kryer kete mision te larte, na lajmeroni dhe njekohesisht caktoni dy persona te tjere per t'i zevendesuar.

Pritni, i dashuri kolonel, pershendetjet dhe miqesine time te perzemert".

Paris - 19 Maj 1940 ZOG I

Pak me vone ishte vete kolonel Husein Selmani, bashke me lajmet e reja, qe kishin mberritur prej Atdheut me anen e grupeve ne Jugosllavi, qe i parashtroj nje raport te gjere me te gjitha detajet qe po u zhvillonin ne Shqiperi, Madherise se Tij Mbretit Zog I. Ai ja parashtroi kete ne nje menyre krejt rezervate.

Vecanerisht, persa u perket, dy kapiteneve Kadri Rustemit dhe Myslim Tushit: "Keta jane oficera shume te afte te karrieres dhe besnike. Bashke, i parashtrova edhe urdherin qe ju dhashe dhe pergjigjet qe me dergonin kapitenet. Ashtu, sic ja pata derguar me pare Legates tone ne Paris".

Gjithashtu, i bera nje parashtrim mbi nje bisedim qe pata me personin qe me solli letren prej Legates tone ne Paris. Ky propozim qe me beri me duket se eshte shume ne favorin tone. Ky ia ka parashtruar komandes vete dhe "i kame lene ne dispozicion toger Faik Elmazin", thote adjutanti.

Stamboll 24 maj 1940

Ja cfare kujton per kete dite adjutanti: Kryeministri Koco Kota, sot me daten 24 Maj 1940, u nis per France ku sipas urdherit te Mbretit Zog I do te ndalohet per disa dite ne Athine Greqi. Ky do te kete nje takim me Kryeministrin Grek Metaksain. Pasi te mbaroje punimet ne Athine do te niset per France. Por, ne lidhje me bisedimet me Qeverine Greke, do te jete ne lidhje telefonike me Mbretin Zog ne Paris, si edhe per udhezime.

Kryeministri Mbreteror Shqiptar Koco Kota, me kete rast, beri nje mbledhje te Keshillit Ministror para se te nisej ne oren 10 te mengjezit po te kesaj date ne Legaten Mbreterore Shqiptare Kunt Palace te Stambollit. Ai i komunikoi nisjen per Paris, sipas urdherit te Mbretit. Por, me pare, do te ndalohej ne Athine per disa dite, ku edhe do te na telefononte.

"U bisedua mbi Qeverine qe do te mbetej ne Stamboll derisa te vendoset ne Paris me Mbretin. U bisedua se ku eshte me teper interesi qe te qendroje Qeveria ne France apo ne Turqi?!"

Me poshte kryeministri tha: "Ne eshte se do te vendoset per ne Paris, atje do te zejme nje vend bashke me Legaten dhe ne menjehere do t'ju dergojme vizat dhe shpenzimet. Sa per te zevendesuar Keshillin Ministror, deri sa une te kthehem, do te jete Kryetari Parlamentit Hiqmet Delvina. Por, nese eshte se Qeveria do te rrije ketu ne Turqi atehere une do te kthehem menjehere ketu. Shpresoj edhe Mbreti Zog I se kemi mbledhjen e Kongresit Kombetar prej kolonive. Gjithsesi do t'ju mbaje ne korent".

Keto ishin porosite e Kryeministrit Kota, diten e fundit, qe po nisej me date 24 Maj 1940 ne oren 16 pasdite. Ne oren 16 pasdite, te dates 24 Maj 1940, Kryeministri Shqiptar Koco Kota u percoll prej Qeverise, Mehmet Konices dhe nje pjese te kryetareve te kolonise shqiptare ne Stamboll deri ne stacionin Sekreci, te Shemendiferit. Ku aty shoqerohej deri ne Athine prej nje nenpunesi te Legates Greke deri ne Athine. Ne oren 16.30 treni u nis direkt per Athine e kjo ishte pershendetja e fundit e Kryeministrit Koco Kota, patriot e burre zakonesh. Ministri i akredituar ne Republiken Turke Asaf D'jadjuli, me nje shifer lajmeroi Madherine e Tij Mbretin Zog I mbi nisjen e Kryeministrit Kota, per Athine, e France.

Me daten 27 Maj 1940, Kryeministri Koco Kota, me nje telegram, lajmeronte Ministrin Asaf D'jadjulin, qe te vinte ne dijeni shoket se kishte arritur mire:

"Jam ketu ne Athine ne Hotel 'Britain'. Po nuk di se sa kam per te qendruar?! Jam rregullisht ne kontakt me Mbretin Zog I ne Paris, si dhe me Legaten". Pastaj me poshte shtonte se "ne eshte nevoja per ardhjen e kolonel Selmanit, ai duhet te vij. Po me pare do t'i udhezoj Mbretit prej Parisi" .

Ministri Asaf D'jadjuli, menjehere i vuri ne dijeni te gjithe Ministrat mbi telegramin e Kryeministrit. Ne kete dite, vecanerisht Ministri D'jadjuli dhe kolonel Selmani, paten nje bisedim te gjere mbi kete parulle te Kryeministrit Kota.

"Ata duket qe jane ne marreveshje te nje aleance me Kryeministrin Metaksait. Eshte kjo qe lipset, qe Selmani duhej te ishte atje per organizimin e fuqive shqiptare", thuhet ne kujtime.

Stamboll 1 qershor 1940

Gjermania, me date 1 Qershor 1940, me nje shpejtesi e furi te madhe mesyu Hollanden dhe Belgjiken e Luksemburgun e Francen. Lufta behet shume e ashper ku ushtria gjermane okupoi krejtesisht Hollanden dhe nje pjese te Belgjikes. Ata marshojne me nje shpejtesi kunder Frances dhe sic vertetohet, armet gjermane ne aviacion e motorra jane shume me superiore se te Frances.

Ne kete moment, kolonel Husein Selmani, heroi i kujtimeve tona, ishte duke e biseduar me Atasheun ushtarak francez ne Stamboll, mbi organizimin e legjioneve shqiptare si dhe mbi disa baza te informative ne kufirin shqiptaro-jugosllav. Komanda franceze e kishte pelqyer dhe pranuar propozimin qe i ishte bere. Se bashku me Atasheun ushtarak francez kolonel Husein Selmanin, po bisedonte nese do te vinte autorizimi nga Parisi, si do te behej per t'a vene menjehere ne zbatim.

Kjo pune kolonel Husein Selmanin, e gezoi se tepermi. Po vetem se priste autorizimin e Madherise se Tij Mbretit Zog I. I njejti raport i ishte parashtruar me gjithe nje pasqyre qe perfshinte nje division ushtaresh shqiptare, si edhe 4 qendra te lira ne kufirin jugosllavo-shqiptar. Natyrisht parashikohej edhe shpenzimi i transportimeve te personelit te nje pjese nga Shqiperia, Jugosllavia, Turqia me qender ne Siri. Ishte dhe nje pjese e madhe nga kolonia shqiptare e Turqise, oficere e ushtare. Ky raport ishte i nenshkruar edhe prej kolonel Selmanit dhe prej Atasheut ushtarak francez si ai i Mbretit Zog, po ashtu ai i komandes Franceze.

Me daten 3 qershor 1940, kolonel Husein Selmani me kapiten Avni Dorallen e Toger Faik Elmazin shkuan tek Atasheu Ushtarak francez sic e kishin lene per te biseduar mbi formimin e kuadrove te divizionit shqiptar. Do te flitej, po ashtu, edhe mbi qendrat rreth kufirit shqiptaro-jugosllav, si dhe autorizimin e komandes.

Ja c'kujton per kete dite adjutanti:" Perfaqesuesi Francez kishte ardhur. Por, po e shohim se ishte aq i merzitur dhe i tronditur, qe as qe mundet me dhene asnje pergjigje". Kolonel Selmani kujton, fjalet qe i tha francezit: "C'eshte kolonel? Nuk ju shoh mire. Keni ndonje lajm jo te favorshem?"

Ai ju pergjigj kolonel Selmanit:"Oh, miku im. Franca po mbaron. Lufta shkon shume keq, sepse armet gjermane si ne ajer dhe motorize, jane shume me superiore se ato te Frances. Me mire t'i leme bisedimet sot se nuk jam aspak mire". Ne kete menyre e lame bisedimin per nje dite tjeter. Por, nuk mungova dhe i drejtova nje telegram shifer Mbretit ne Paris, ne Legaten tone.

Pushtimi i Frances dhe mbreti Zog

Udhetimi i monarkut drejt Anglise

******************************

Mbreti Zog percjell ne Paris me shqetesim gjendjen e rende te Frances. Per kete arsye, ai kerkon me insistim ne Stamboll, kryeministrin e tij Koco Koten. Qe nuk i pergjigjet prej tre ditesh. Eshte 7 qershori i vitit 1940, kur vjen koha e sulmit ndaj Frances nga ana e Italise dhe Gjermanise. Konsulli ushtarak francez ka kohe qe ka kerkuar bashkepunim ne Stamboll dhe do te bisedoje me perfaqesuesit shqiptare. Duket se francezet nuk e perballojne dot luften. Nderkohe qe kane filluar bisedimet e fshehta per nje armepushim, mes Frances dhe Gjermanise. Kjo e fundit ka filluar bombardimet me nje furi te madhe ne Londer dhe gjithe vendet britanike. Dhe, ne te vertete, aeroplanet gjermane bejne mjaft deme ne Londer. "Por anglezet aspak nuk tuten, e jane te sigurte ne fitoren e tyre", thote adjutanti. Bashke me ta, ne Arike ka filluar lufta dhe me disa Armata Franceze. Ata luftojne bashke ne Siri, Algjeri, Marok, Senegal. Ushtria italiane eshte perforcuar kunder Greqise ne Shqiperi ne kete vije: Belisht, Voskopoje, Vaskop, Selenice, Borove, Vithkuq, Kelcyre, Delvine, Permet si edhe nje Brigade milicesh nen komanden e Hazis Camit ne Delvine


 29012002

 
Lamtumire Shqiperi
Ne daten 9 prill te vitit 1939, Mbreti Zog i le lamtumiren Shqiperise. Ne momentet e fundit, ne piken e Kapshtices ka puthur flamurin dhe pastaj e ka marre me vete, ne drejtim te Greqise, kujton adjutanti Hysein Selmani. Nje ritual, qe perseritet shpesh me shqiptaret e dashuruar mbas atdheut. Por, me mire se ai vete, askush nuk e parashikon, qe nuk do te kthehet me ne Shqiperi. Kjo eshte njekohesisht edhe pika qe eshte perfolur me shume ne historine e tij, ikja nga Shqiperia. Nje histori qe eshte bere dhe qe eshte ribere nga kundershtaret e tij, ashtu si u ka pelqyer. Nderkohe, ne Shqiperi, ndryshe nga veprimi i mbretit, flamuri shqiptar eshte falur, nga ata zyrtare qe kane mbetur. Nuk ka me ate atmosfere armiqesore, qe mendon mbreti kundra italianeve, ndersa puthadoret kane vrapuar, qe te afrohen me regjimin e ri. Realiteti i ri nuk e cudit, mbretin shqiptar, i cili ka filluar nje jete te re, kete here larg Shqiperise. Por, ketu mbretin e pret nje cudi e re. Konsulli shqiptar ne Greqi ka hequr flamurin shqiptar duke e zevendesuar ate me flamurin e Italise.

Jane momentet e fundit, qe Zogu ndjen impaktin e nderimit per te nga Shqiperia. Kjo sepse ne Greqi e presin me shume nderime, ndryshe nga parashikimi i pare dhe me sllogane kunder Italise. Te njejten gje, por kuptohet ne nje sens tjeter, e ben edhe Turqia. E cila, me ane te kryetarit te saj, i afron strehimin mbretit shqiptar me te gjithe njerezit e tij. Ne keto momente shfaqen aleancat historike. Packa qe vitet e paketa te ndare, e qe vijuan nga simbioza e gjate shekullore mes te dy vendeve, vetem i ka tkurrur. Por, Turqia mbetet nje mik dhe pavaresisht anatemes, qe i kane bere shqiptaret, per origjinen e prapambetjes se tyre, ai eshte vendi i tyre me i afert mik. Kete e ndjen edhe Mbreti Zog, kur eshte i bindur se ne ate vend, bashke me mbretereshen dhe princin e vogel 20 ditesh do te jete me i sigurte se kurre. Por, ky afrim ka brenda edhe fatkeqesine e madhe: Shqiperia kurre nuk do te shihet me nga Mbreti shqiptar, Ahmet Zogu. Mbase, kjo pjese e kujtimeve eshte pjesa me e panjohur, qe rrefehet nga adjutanti, per mbretin e shqiptareve. B.an

9 Prill 1939, Mbreti Zog i le lamtumiren Shqiperise

Ne daten 8 prill per Zogun eshte e qarte cdo gje. Ushtaraket e tij nuk kane asgje ne dore. Situata ne vend eshte shume e renduar, ndersa italianet po ia afrohen Tiranes. Ne kete kohe komandantet e tij te ushtrise e keshillojne qe te largohet bashke me njerezit e qeverise. Mbreti largohet ne oren 2 te mengjezit te dates 8 prill. Ndalon ne Qaf-Thane ku perpiqet qe te lidhet me komandantet e tij lokale. Por, gjithkund merr pergjigje negative. Shumica e tyre jane terhequr ose larguar jashte atdheut. Ne oren 10 te dates 8 qershor mbreti eshte ne Pogradec. Atje mban fjalen drejtuar te gjithe njerezve te parlamentit te tij. "Une e kisha kuptuar nga perfaqesuesit franceze, angleze dhe amerikane se Italia kishte dore te lire", thote Mbreti. Ai sugjeron qe disa nga komandantet te mundeshin qe te fillonin luften guerrile ne male, sepse lufta evropiane do te fillonte shpejt. Por, kjo duket se nuk eshte e lehte. Mbreti Zog I, ne kete ore, qe perkon me oren 2 pasdite, ne daten 9 prill, kujton adjutanti- bashke me Qeverine dhe Parlamentin dhe nje shumice te madhe oficeresh e nenpunesa, u nis nga Pogradeci e shkoi ne Zemblake. Aty qendroi nje kohe mjaft te gjate. Ne 9 prill ne mbremje vone mberrin ne Kapshtice. Puth flamurin kombetar dhe e merr me vete. Qe andej eshte ne Follorine, ne oren 10 te mengjezit te dites ne vazhdim, ku pritet me nderime nga qytetaret

Tirane 7-8 prill 1939

Komandanti i Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranitasi, kryetari shtatmadherise gjeneral Gostaq Mirdaici, komandanti i xhandarmerise kolonel Shefki Shatku, ne oren 1 pas mesnate u paraqiten para Lartmadherise se Tij Zog I, Mbret i shqiptareve. Ata, kujton adjutanti, i parashtruan se jo qe nuk ka asnje mundesi per nje pergatitje qofte edhe e vogel, por nje kundermesymje eshte e pamundur. Tani propagandat italo-jugosllave kane hyre kudo, si edhe sado qe ju bejme thirrje komandanteve te zonave asnje pergjigje nuk japin. "Pervec kolonel Ali Rizaja, qe tani pas ngjarjes se Gjirokastres eshte terhequr ne grykat e Kelcyres, por vetem me kompanine e R.Kufirit nen kapiten Dod Nikollen e sa kapiten Haxhi Xhillaga me dy kompanite e kufirit eshte terhequr ne Gjirokaster".Ata i parashtruan mbretit:" Madheri, tani lipset te terhiqemi nga Tirana, sepse Madheria Juaj po ashtu Qeveria se nuk ka asnje arsye ndejtja ketu. Se mos te pesojme ndonje ngjarje te padobishme". Komandantet kur po i parashtrojne Mbretit kete gjendje te re, te shkaktuar shume kritike, ishin teper te shqetesuar e te tronditur. Mbreti Zog menjehere i urdheroi qe keto ngjarje ne hollesi te ja parashtrojne qeverise dhe se bashku si Qeveria ashtu dhe komandantet te vijne ne Pallat. Ketu do te diskutohet mbi largimin si edhe menyra e terheqjes. Natyrisht, duke lene nje fuqi ne kryeqytet, qe kryeqyteti mos te bjere ne dore para nje jave kurse komandantet i parashtruan se: "Kete do ta studjojme po pa fryt, se forcat motorike italiane tani po i afrohen Vores dhe marshojne mbi Rrogozhine, se nuk jemi mire dhe ne asnje menyre nuk na lejon situata e rikrijuar, te marrim nje mase persa eshte deshira e Madherise Suaj". Menjehere ata pastaj shkuan ne Kryeministri.

Ne kete date, ne oren 2 pas mesnate, u mblodh qeveria dhe komandantet ne Pallat, pasi u moren hollesisht ne bisedim. Persa parashtruan komandantet, ata moren vendimin per t'u terhequr ne Elbasan dhe me vone ne Librazhd, Pogradec. Ne kete te fundit ndodhej edhe Parlamenti bashke me Keshillin e Shtetit. Menjehere u moren masat e sigurimit mbi Peqin-Elbasan per cdo ndodhi e sa propaganda e madhe ore ne ore qe zhvillohej prej Italise dhe Jugosllavise gjoja se ne Shqiperi ka plasur nje kryengritje shume e madhe dhe jane kerkuar forcat italiane te hyjne ne Shqiperi per te stabilizuar qetesine e vendit, kujton adjutanti. "Pas ketij vendimi, ne oren 3 pas mesnate, Madheria e Tij Mbreti Zog, Qeveria Mbreterore dhe Komanda liruan kryeqytetin e Tiranes dhe u nisen per ne Elbasan, Librazhd, Qafethane. Mbreti ne Elbasan nuk qendroi, po ne Rejce, zone e Librazhdit dhe Qafthane qendroi disa ore. Nga Qafthana na urdheroi komanden qe te nderlidhej me Tiranen, Krraben, Bejlike dhe eventualisht edhe me vende te tjera, por nuk qe e mundur, se dukej qe vijat telefonike ishin te prera nga agjentet italo-jugosllave".

Nga ora 10 e dates 8 Prill 1939 arriti ne Pogradec bashke me Qeverine. Aty sic u permend ndodhej edhe Parlamenti. "Mbreti me njehere, vazhdon adjutanti- urdheroi Komandantet qe aty te nderlidhen me Tiranen, Shkodren, Burrelin dhe Diber, Kukes, Belgjike, Elbasan dhe Kelcyres me anen e radios R.3 e sa Kryeministrin bashke me kolonel Husein Selmanin i dergoi ne Korce per te hyre mundesisht ne kontakte me kryeministrin Grek Metaksai, me anen e Konsullit Grek ne Korce.

Qeveria Greke shume e frikesuar, jo qe nuk na u pergjigj kerkesave tona per nje ndihme armesh, por me kembengulje insistuan qe brenda 10 oreve do mbyllin kufirin nga nje note shume e ashper italiane, e te tjera gjera qe ne asnje menyre prej grekeve nuk pritej kurrgje. Pastaj shkuam ne Prefekture. Aty ishte Prefekti Vili Vasjari. Qetesia e Korces ishte e mire, megjitheqe nuk kishte xhandare. Por, menjehere urdheruam kolonel Preng Previzin qe me garnizonin e Korces si edhe batalioni i instruksionit te kufirit, qe nuk kishte shkuar per Kelcyre i vume ne dispozicionin e Prefektit dhe u kthyem ne Pogradec. Aty, natyrisht, qeveria bashke me parlamentin, nen kryesine e Mbretit Zog, po bisedojne duke rrahur te gjitha problemet. Kryeministri Kota i parashtroi mbi sa bisedoi me Athinen, si edhe mbi situaten e Korces. Mbreti tha: "Kjo nuk na habit, se e kemi kuptuar me kohe, se qysh kur pashe bisedimet qe pata me perfaqesuesat e shteteve te medhaja si te Britanise se Madhe, Frances dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, u vertetua se Musolinit i ishte lene dore e lire ne Shqiperi. Kjo jo vetem nga aleati i tij Hitleri, por terthorazi edhe nga bota demokrate. Sepse keta te fundit shpresonin se me nje qendrim te tille do te shpetonin nga nje lufte e pergjithshme. Mjerisht, shembullat e Austrise e Cekosllovakise, duket se nuk kane qene te mjaftueshme per t'i dhene te kuptonin se qellimi i Boshtit-Berlin-Rome, ishte predominimi i Europes mbare dhe ne kete drejtim okupimi i Shqiperise nuk u paraqit si nje zmadhim per Italine fashiste. Por, me teper vlente si nje krye-ure mesymje kunder shteteve ballkanike".

Njekohesisht, vazhdon adjutanti- dy pika e vertetuan qartazi qellimin e Musolinit: E para kur ushtria fashiste po grumbullohej ne Brindizi e ne Bari, Musolini mundohej me premtime te ndryshme per ta bindur Mbretin Zog te pranonte kushtet e tij; e dyta, Jugosllavia dhe Greqia, te kercenuar nga nazi-fashizmi, u tremben, dhe me shprese shpetimi i lane dore te lire fashizmit ne Shqiperi, duke i dhene te kuptonin njekohesisht Qeverise Shqiptare se nuk e shihnin me sy te mire qendrimin e saj kunder Italise. Dhe ishin te shtrenguar ne mos lejuam asnje levizje luftarake ne afersite e kufirit te tyre. Shqiperia pra, jo vetem, qe nuk kishte asnje shprese perkrahje materiale, por i mungonte edhe cdo ndihme morale nga fqinjet e saj. Sic eshte permendur edhe me pare, se, plani i Zogut i Mbretit te shqiptareve, ishte per te vazhduar qendresen kunder fuqive fashiste, e paketa per 6 muaj. Por, duke mos pasur asnje shprese perkrahje, qe ju refuzuan kryekeput nga fqinjet e medha dhe te fqinjeve te Shqiperise, ky plan deshtoi. Mbreti Zog eshte munduar deri minuten e fundit te bindi keto shtete, qe te pakten mos te pengonin me rrugen terthorazi qendresen shqiptare, kur aeroplanet e Duces, bombardonin portat e Shqiperise e fluturonin jo me lart se 100 metra mbi shtepite e qyteteve shqiptare dhe te kryeqytetit dhe te Pallatit Mbreteror. Shtetet e Ballkanit benin sere, dhe nuk na u pergjigjen.

Pogradec 8 prill 1939 - ora 4 pasdite

"Mbreti Zog, ishte i vendosur te luftoje me shprese se Fuqite e Medhaja si edhe Fqinjet tane do te kuptonin rrezikun dhe do te nderronin politiken e tyre kundrejt veprimeve fashiste. Por, keto fatkeqesisht nuk u realizuan. Per me teper detyruan Mbretin Zog me Qeverine. Ai ne mengjesin e 8 Prillit 1939 do te linte Tiranen dhe u nis per ne Pogradec. Po, ne kete dite, ne Pogradec, pasdite, Qeveria preu te gjitha nderhyrjet qe beri. Ajo nuk pati asnje shprese ndihme, perkundrazi nga pergjigjet e ndryshme qe mori nga Greqia qe sot do te mbyllte kufirin. Jugosllavia bente c'ishte e mundur per te krijuar ndonje kryengritje, ne perkrahjen fashiste e shume trazira te tjera qe keto ishin me fakte, vazhdon adjutanti. Gjithashtu dhe situata e brendshme tani nuk mbetej e qete, e aspak e mire, se edhe Komandantet nuk ishin komplet ne rregull, ne kontakt mbi veprimet e ndodhirat e komandave te tyre. Po, ashtu Ministri i Brendshem kishte humbur kontaktet me nje pjese te Prefekteve, qe ishin terhequr prej vendeve, e situata nuk shihej e favorshme.



Pogradec 8 prill 1939 - ora 5 pasdite

"Ne kete date, ne oren 5 pasdite, duke u bazuar ne gjendjen e veshtire te lartpermendur, Parlamenti bashke me Qeverine, te mbledhur ne forme Asambleje, duke e studjuar ne imtesi rrethanat si perjashta, po ashtu te brendshmet, pas nje bisedimi te gjate, duke e gjykuar ne pergjithesi u pa se, cdo veprim ushtarak nuk do te sillte asnje dobi, perkundrazi mund te shkaktonte deme. Ai vendosi per heren e dyte duke veshur Lartmadherine e Tij Zog I Mbret i shqiptareve me gjithe fuqite kushtetuese, qe te veproje si brenda dhe jashte Shqiperise bashke me Qeverine, per te mbrojtur lirisht e sa me mire te drejtat dhe interesat e Kombit. Kryeministri Kota, ne emrin e Qeverise Mbreterore, si edhe N/kryetari i Parlamentit Hiqmet Delvina me nje perfaqesi deputetesh ne emrin e Parlamentit, shkuan dhe ja parashtruan Mbretit Zog vendimin e Asamblese Kombetare, qe u muar ne lidhje me ngjarjet e dites qofshin nga shtetet e huaja, po ashtu ne situaten e brendshme. Duke pare qe cdo veprime nuk sjell asnje dobi, duke u bazuar ne fakte, ai vendosi daljen jashte shtetit shqiptar". Mbreti Zog ishte teper i merzitur dhe akoma po shtrengonte me cdo menyre komandantet, qe te nderlidhen me trupat ne zonat e para. Sado te pakta, ato duhet qe te terhiqen ne vijat e dyta te caktuara me pare si ne Vithkuq, Kukes, Martanesh, Qaf Murre, Neshte dhe Puke, e ne keto qendra malore, edhe me ato pak arme e municione. "Ai priste qe te caktohen ne grupe cetash te vogla, qe edhe lufta kunder okupatorit fashist nuk prehet si dhe levizjet e tyre jane te lehta, te kollajshme e he per he, nuk e pranoi vendimin e Asamblese Kombetare, vazhdon adjutanti.

Komandantet bene cmos per t'u nderlidhur me komandat e zonave. Por, ata nuk jepnin ze kur me ne fund u lajmerua se Grupi III ne Shkoder, me te gjithe forcat ka kaluar kufirin e hyne ne Jugosllavi ne Podgorice, po ashtu nje pjese e madhe e Kreshnikeve dhe oficereve kane hyre ne Jugosllavi, si Major Murat Kaloshi, e shume te tjere. Po ashtu Major Abaz Kupi, Murat Basha, Hamza Drini me 400 oficere kaluan ne Diber te madhe, e sa zona ne Bejlik te Elbasanit si edhe Berati nuk japin ze. Vetem kolonel Ali Rizaja, po terhiqet ne Grykat e Krisyres e kapiten Haxhi Xhillaga hyri ne Gjirokaster, kete ja parashtruan Mbretit e komandantet nuk shohin asnje menyre per te plotesuar deshirat e Mbretit".

Me poshte adjutanti vazhdon: Edhe Ministri i Brendshem ka humbur kontaktet me disa prefekte, e tani nuk eshte aspak i kenaqur mbi qetesine e brendshme. Po ashtu, ne rrethet e Vlores, te Prefektures Beratit, te Elbasanit dhe te Shkodres, nuk japim ze aspak. Tani, qe mbetet ajo e Kukesit e Dibres dhe kjo e Korces. Po ashtu sa propaganda jugosllave eshte shume e perhapur gjithandej, dhe perpiqet mbi krijimin e nje kryengritje ne disa vende te Shqiperise, per te vertetuar ate qe pa mase beri Qeveria Italiane para botes, duke shpifur se ne Shqiperi ka plasur nje revolucion I madh e kerkojne shkarkimin e ushtrise italiane etj.

Mbreti Zog I mblodhi edhe nje here komandantet si dhe Ministrin e Brendshem, per te thirrur disa persona ne emer e per t'i ngarkuar qe ata te formojne disa ceta ne male. Sepse influenca e tyre ne popull ka te beje shume. "Qellimi im eshte,- tha Mbreti- mos te shuhet lufta kunder okupatorit, me ceta sado te vogla. Kam bindjen e plote se lufta e pergjithshme Europiane nuk ka per te kaluar vitin. Keshtu te kemi disa qendra luftimi ne malet e Shqiperise, qe ne ate kohe te nderlidhen me ato shtete eventualisht qe do te jene ne lufte".

Por as komandantet, as Ministri i Brendshem nuk kishin asnje shprese he per he, mbi nje veprim te tille. Kishte ne fakt posibilitete me vone qe keto te funksionojne, sic urdheronte Mbreti. Qeveria bashke me Parlamentin, i parashtruan Mbretit duke i vene ne dukje edhe ndodhira te rikrijuara qe nuk pajtoheshin aspak me interesat e Atdheut. "Madheria Juaj, duhet qe te pranoni vendimin e Asamblese Kombetare, se cdo ore vjen duke u keqesuar, nga propagandat armike", i thane mbretit .

Pogradec 8 Prill-ora 06.00 pasdite

Vendimin per t'u larguar nga Shqiperia, qe i paraqiti Mbretit Zog I, Asambleja Kombetare, ne lidhje me ngjarjet e dites te shenuara dhe me qendrimin negativ te Shteteve fqinje, Jugosllavise e Greqise me teper ishte per mos t'i dhene shkak lajmeve te pavend, qe perhapte me qellim fashizmi. Kjo, se gjoja ne Shqiperi ka shperthyer nje kryengritje e madhe dhe forcat fashiste jane duke zbarkuar per te shuar kete revolucion. Gjithashtu, ne kete dite, Qeveria Greke teper e presionuar dhe e frikesuar prej Musolinit dhe aleatet Anglo-Franceze qe keshillonin te rrinin urte e mos t'i jepnin shkak zemerimit, se asnje garanci nuk kishin e kjo per t'u shpetuar ketyre rreziqeve, lajmerojne Kryeministrin tone Koten, se ishin te detyruar per ta mbyllur kufirin, "e ju bejme te ditur se ne 12 te nates te kesaj date kufiri do te jete i mbyllur".

Te gjitha keto ngjarje, si edhe duke mos pasur asnje mundesi per te zbatuar planin e vendosur per mbrojtjen e Atdheut dhe jashte deshires Tuaj personale, si edhe ne baze te "Statutit Themeltar te Mbreterise Shqiptare" u vendos qe te pranohej vendimi i Asamblese Kombetare, per te dale nga toka shqiptare.

Mbreti Zog I, te njejten kohe, urdheroi Komandantin e Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranitasin, si edhe komandantin e Pergjithshem te Xhandarmerise kolonel Shefki Shatkun, qe edhe ato pak forca qe kishin mbetur ne vija te ndryshme duke rezistuar kunder armikut te terhiqen ne male. Brenda atyre zonave qe ishin caktuar, e provizorisht e ne forme cetash mundesisht mos te ndalojne luften kunder okupatorit deri ne momentin qe lufta e pergjithshme evropiane te filloje. Duke qene se Mbreti Zog kishte bindjen e plote se pa u mbushur viti do te plaste Lufta e Dyte Boterore, e cila deshirohet qe ne ate kohe te ndodhe dhe sado te pakta disa trupa tonat pa e nderprere rezistencen.

Pas kesaj, Mbreti Zog I, mblodhi Qeverine se bashku me Parlamentin nen kryesine e Tij dhe ju spjegoi ne hollesi gjendjen boterore, se si qendron dhe mbi veprimet e shpejta te diktatoreve Hitler e Musolin. "Ne heren e pare, ka thene mbreti- i gjithe Ballkani do te okupohet prej forcave fashiste. Po ashtu Polonia, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria ku me force, ku me miqesi po do te okupohen nga forcat gjermane, qe jane te pergatitura aq rende sa nuk ta merr mendja. Por, ne okupimin e Polonise as Britania e Madhe as Franca nuk kane per te mbetur te paanshem. Menjehere ato do te jene ne lufte kunder Gjermanise dhe kunder Italise, se keto shtetet e medhaja e kane kuptuar mire gjithe sa u deshirohet nazi-fashizmit si edhe ne vendimet e marra te tyre. Dhe, me plot siguri, po ju them se: Nazi-fashizmi luften qind per qind e kane te humbur. Se rezervat e tyre jane po keto qe na tregojne sot. Kur do t'u mbarohen keto nuk do te jene me ne gjendje per t'i bere balle materialit te madh e te pashterur te anglo-sanksoneve e francezeve, qe rezervat e tyre vijne dita dites duke u zmadhuar. Kurse te ketyre vijne cdo dite duke u mbaruar, e kjo eshte krejtesisht e sigurte. Por, ne, sot per sot po shkojme viktime nga pameshira e burreria e ketyre diktatoreve".

"Ky ka qene vendimi, ka thene mbreti-qe ishte parapare per te rezistuar te pakten 6 muaj ne rrethet e maleve te Shqiperise dhe me pak forca dhe pak arme. Vetem qe rezistenca mos te presi, duke pritur kohen e volitshme qe te hape zjarr ne te gjithe Ballkanin dhe Europen. Qe keshtu t'u ndodhemi brenda, ku atehere Fqinjet tane qe sot po bejne sehir e indirekt aleate te fashizmit, do te na lutnin me qene aleate kunder armikut te perbashket, e kjo eshte e sigurte. Se sikur mos te na kishte penguar Jugosllavia nuk do te ndryshonim planin e pare. Dhe, meqenese sot do te ishim te grumbulluar si Parlamenti dhe Qeveria, e gjithe funksionimet e tjera ne Mat. Ku, aty do te ishim krejtesisht ne gjendje te zhvillonim te gjitha tentativat luftarake dhe diplomatike. Po ashtu edhe persa i perket ushqimeve do te kishim perkrahjen e popullit Mat-Diber-Mirdite e Kosove, e sigurisht edhe te vendeve te tjera gjithandej te Shqiperise. Keto, qe ju spjegova lidhen me emigrimin tone brenda atyre shteteve, qe do te kemi perkrahjet dhe relatat miqesore, se sot per sot Greqia nuk ka per te lejuar te qendrojme ne token e saj, por per here te pare do instalohemi ne Turqi, se ajo asqe e perfill fashizmin".

Pogradec 9 prill 1939 - ora 2 pasdite

Mbreti Zog I, ne kete ore 2 pasdite, kujton adjutanti- bashke me Qeverine dhe Parlamentin dhe nje shumice e madhe oficeresh e nenpunesa, u nis nga Pogradeci e shkoi ne Zemblake. Aty qendroi nje kohe mjaft te gjate. Me pas, dergoi prape ne Korce Kryeministrin Kota, Ministrin e Puneve te Brendshme Musa Juken, komandantin e Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranitasin, kolonel Husein Selmanin, Komandantin e Xhandarmerise kolonel Shefki Shatkun si edhe Prefektin e Korces Veli Vasjarin. Keta ishin urdheruar, per te bere cmos per te hyre ne kontakt me forcat e sidomos te Bejlikut te Elbasanit, dhe te Beratit, si edhe keta te Ali Rizase. Nderkohe, po terhiqeshin keto forca ne Vithkuq, Skrapar, Ternove e Moker, qe eventualisht kjo fuqi kishte 3 batalione ushtare dhe 2 batari mali 65/17, e dy stacione radio R.3. Ky battalion xhandaresh, ai i Major Mahmut Golemit dhe i Major Xhafer Shkambit, po te kete mundesi per t'u lidhur me keto forca te urdherohen me shpejtesi per t'u terhequr ne keto vija, se persa i perket kolonel Ali Riza Topallit, ai eshte i gatshem me dy batalionet e R.Kufirit.

"E, neqoftese keni per te pasur kete mundesi,-ka thene mbreti- per t'u siguruar me keto reparte, e te bini dakord per t'u terhequr ne keto vende, une nuk kam per t'u ngutur per te lene sot token shqiptare. Se po te siguroj keto vende, ketu mundemi per te formuar nje vije qendrese, se me anen e ketushme jemi ne gjendje te bejme rezistenca edhe ne vende te tjera si p.sh. ne Mat, Diber. Keshtu dergojme kolonel Husein Selmanin, kolonel Fiqri Dinen me nje shumice te oficereve dhe kreshniket, megjitheqe nje pjese e madhe kane kaluar ne Jugosllavi, po kjo nuk na ndalon.

Njekohesisht, Kryeministri Kota, te fliste edhe nje here me Kryeministrin Grek Metaksain, mbi kete plot rezistimi, i cili eshte edhe teper ne favorin grek e po te rregullohen keto tentative, ne he per he mbetemi ketu. Ministri i brendshem mundesisht te marre kontakt me Prefekturat qe ende funksionojne".

Ne oren 4 pasdite, po te kesaj date, u kthye Kryeministri Kota me te gjithe te tjeret nga Korca, pa asnje rezultat. Ata nuk kane mundur te hyjne ne kontakt me asnje repart gjithashtu edhe Kryeministri Grek Metaksai, teper i shqetesuar i lajmeronte se:" Sic ju kemi bere te ditur, sot, ne oren 12 te nates mbyllet kufiri. Dhe sa per kete radhe nuk mundemi ne asnje menyre t'u vijme ne ndihme as morale".

Pas kesaj, ne nje bisede te gjate me Asamblene Kombetare, vendosen he per he te linin token shqiptare dhe u nisen per ne Kapshtice, Mbreti Zog, Qeveria, Parlamenti, nje shumice oficeresh si edhe nje shumice nepunesash.

Kapshtice 9 prill 1939 0 ora 19 e mbremjes

Kur mberrine ne posten e Kapshtices, Lartmadheria e Tij Mbreti Zog I u ngrit ne kembe dhe i leshoi syte me plot mallengjim drejt tokes shqiptare. Ai urdheroi me nderime per te ulur Flamurin Kombetar dhe e puthi, e mori me vete e ne kete kohe kaloi kufirin shqiptar.



Follorino 10 prill 1939 - ora 2 e mengjesit

"Kur hyme ne kufirin grek, aty pritnin nje kolonel dhe nje major grek me nje kompani ushtaresh ne nderim. Ata menjehere i prine automobilit te Mbretit Zog, me automobila e motocikleta per Follorine. Por, rruga e mbushur me bore, megjitheqe e kishin zbuluar mjaft me punetore. Aty mezi marshonin automobilat jo me teper se 20 kilometra ne ore, kur arriten ne Follorine ishte ora 1 pas mesnate. Kur arritem ne Follorino megjitheqe ishte vone, dhe shume ftohte, por N/prefekti Follorines me gjithe autoritetet civile e ushtarake te Follorines, si edhe nje pjese e madhe e popullit e pritnin aty ku fillonte hyrja e qytetit Lartmadherine e Tij, Zog I Mbretin e shqiptareve. Menjehere sa erdhi mbreti, kujton adjutanti- populli thirri: "Rrofte Mbreti Zog" e "Poshte Italia fashiste", etj. Dhe N/prefekti u paraqit tek Mbreti e ju vu ne dispozicion. Mbreti pati zbritur nga automobili e po ecte ne kembe duke falenderuar popullin, i shoqeruar nga N/prefekti, koloneli qe ishte dhe ne. Dhe qeveria e parlamenti pothuajse i gjithe personeli behej me mbi 2000 vete. Ata shkuan ne sallonin e hotelit, ku kishte rene Mbreteresha. Natyrisht, ishte nje hotel i vogel dhe Mbreti hyri ne sallonin e Hotelit, bashke me Qeverine dhe nje pjese e deputeteve dhe N/prefekti Follorines pasi e falenderoi N/prefektin. Ky i fundit i tha Kryeministrit Kota qe te bisedonte me te qe te angazhoje nje tren per Selanik qe menjehere te niseshim, brenda ores 10 te dites. Pasi N/prefekti bashke me Prefektin e Korces Veli Vasjarin iken per te rezervuar nje tren, per Selanik, qe te ishte gati ne oren 10 te dites 10 Prill 1939, Mbreti la Kryeministrin ne sallon dhe hipi pak per te pare Mbretereshen dhe Princin. Po Mbreteresha ishte mjaft e lodhur. Ajo nuk qendroi as 20 minuta dhe erdhi ne sallon. Nderkohe populli therriste: "Poshte Italia fashiste". Ne kete kohe, policia i ndaloi per te permendur Italine. Mbreti Zog urdheroi Kryeministrin Koco Koten, te hynte ne kontakt me kryeministrin grek Metaksain, duke i lajmeruar se Mbreti deshiron te niset menjehere per Selanik si edhe per ta falenderuar per gjithe sa pritjet miqesore te N/prefektit dhe autoriteteve e popullit te Follorines dhe i tha: "Haptazi i thuaj se qe tani nese e lejon situata greke, deshironi te qendrojme ne Greqi, lirisht me te drejtat diplomatike apo do te shkojme ne ndonje shtet tjeter".


Mbreti Zog ftohet zyrtarisht nga qeveria turke
Financat qe ka marre me vete mbreti i shqiptareve

Kerkesa per te afruar Fan Nolin dhe Faik Konicen ne qeveri

Kryeministri grek Metaksai i ben te gjithe nderimet mbretit Zog, por nderkohe eshte shume i frikesuar. Frika duket kur greket shkaktojne nje incident ne tren duke dashur qe te ndajne grupin shqiptar. Pas nje dialogu kortezial me kryeministrin Metaksa gjithshka zgjidhet qetesisht. Gjithsesi, mbreti pritet me nderime ne Larisa, ku i theksohet se ishte ne atdheun e tij te dyte. Ketu behet prezent problemi financiar per here te pare. Bashke me Zogun udhetojne shume njerez te tij. Ministri i Finances Kole Thaci ben prezent per here te pare shumen, qe eshte terhequr nga buxheti i shtetit shqiptar. Rregullohet nje komision, qe do te merret me financat. Ai do te paguaje per legatat qe jane jashte dhe po ashtu edhe per personelin qe ka udhetuar jashte vendit me familjen mbreterore. Nderkohe Zogu i kerkon kryetarit te shtetit turk qe te mbeshtetet. Ai e pranon dhe i thote qe: Turqine, Zogu duhet te konsideroje si miken e tij. Fillojne procedurat e pranimit ne Turqi, ne ambasaden qe eshte ne Athine. Nderkohe mbretin e ndjekin disa incidente. Ambasada shqiptare ne Athine ka ulur flamurin shqiptar dhe ka vene ne vend te saj flamurin e Italise. Konsullin shqiptar e vrasin per kete veprim, ashtu si vrasin edhe dy oficeret greke, qe duan ta mbrojne. Priten ndryshime edhe ne qeverine qe tani eshte ne mergim. Mbreti Zog kishte ne mend sic u bisedua per thirrjen e delegacioneve prej kolonive shqiptare, per te vendosur per qeverine e re ne mergim. "Sa te mberrije ne Instanbul te therrase Faik Konicen, Ministrin tone ne Uashington dhe Imzot Nolin qe brenda delegacioneve te Kolonise te Amerikes te jene edhe keta brenda e njerin prej tyre ta emerojme te marre vendin e Ministrit te Jashtem, se Ekremi (Libohova) nuk kthehet me nga Athina", thote Zogu.

28/01/2003 - KORRIERI

Mbreti Zog I falenderoi Kryetarin e Asamblese Kombwtare Pandeli Evangjelin bashkw me Mbledhjen pwr vendimin e marrur, kujton adjutanti. E, pastaj ju tha: "Nuk duhet tw harroni se sot jemi pwrpara luftws, e jo pwrpara Ceremonive. Mbretwresha wshtw pak e swmurw dhe pwr kwtw qwllim wshtw vendosur ta dwrgojmw nw spitalin e shtetit, natyrisht edhe djali me tw. Pwrsa i pwrket largimit nga Tirana, ajo nuk pranohet, sepse edhe Mbretwresha wshtw po e njwjtw me familjet e popullit. Dhe, bile djemtw e tyre kanw pwr tw vdekur pwr Atdhe. Mbretwresha do tw ndjekw po tw njwjtat vuajtje me familjen e popullit shqiptar, por gjithashtu edhe unw vetw, krah pwr krah me trimat shqiptarw, kam pwr tw vuajtur sic kam vuajtur. Po tani ta lwmw kwtw, por tw shikojmw detyrwn e rwndw e besimin qw populli na ka dhwnw pwr ta mbrojtur nga rreziqet". Kjo qe fjala e falenderimit tw Mbretit Zog para Asamblesw Kombwtare.


Pas kwtyre fjalwve u ngrit Mehdi Frashwri dhe parashtroi: "Madhwri, bashkohem me gjithw fuqinw e vullnetin tonw me vendimin e marrw me plot vend prej Parlamentit. Edhe kjo i takon nderit tw gjithw shqiptarwve, e nuk lihen kwtu nw zjarr, Madhwri. Por, ju lutem Madhwri, qw tw pranoni vendimin e Parlamentit dhe tw merren masat e shpejta pwr nisjen sa mw parw, urdhwroni kolonel Selmani qw tw pwrgatis sigurimin?!"

U ngrit Kryetari i Parlamentit Pandeli Evangjeli e ju lut Mbretit kwshtu, kujton adjutanti: "Madhwri, pse tw gjitha dwshirat e lutjet e tw gjithw kwtyre tw tjerwve, janw tw miat dhe se jam plak, e pra, jepna fjalwn se e pranoni vendimin e Pwrfaqwsuesve tw popullit. Nuk ulem pa e marrw fjalwn se 'Po'; se ky vendim nuk wshtw marrw pwr hatwr, por lidhen interesat e kombit me to historikisht", tha Pandeli Evangjeli nw emwr tw gjithw Parlamentit dhe nuk u ul pa marrw fjalwn e Mbretit se 'Po'.

Zog i, Mbreti i Shqiptarwve, nga hatri i madh i Kryetarit tw Parlamentit Pandeli Evangjelit, e pranoi dhe me buzwqeshje i tha: "Mirw xhaxha, e pranova. Vetwm prej jush, vazhdoni bisedimet", ju tha Mbreti.

Pasi u muar pwlqimi i largimit tw Madhwrisw Saj, Mbretwreshws e i Princit Trashwgimtar i parashtruan Mbretit tw gjitha sa kishin rrahur e studjuar dhe vendimet e marra mbi tw gjitha ndodhitw eventuale. Mw e pwrshtatshme u caktua Korca me krahinat e saj. Pasi i parashtruan, kujton adjutanti, tw gjitha, nw orwn 12.00 tw natws morwn leje e dolwn. Vetwm Kryeministri Kota u ndalua pak dhe mw tha: "Kolonel shpejtwsoni pwrgatitjen dhe nisjen e Mbretwreshes. Ju lutem para se tw niset mw lajmwroni se dua ta pwrshwndes kur tw niset". Pastaj u ndamw, ai shkoi direkt dhe Kryeministri po nw zyrw.

Pasi Mbreti Zog pranoi vendimin e Parlamentit pwr nisjen e Madhwrisw sw Saj Mbretwreshws bashkw me Princin Trashwgimtar prej Tirane nw Korcw, adjutanti kolonel Husein Selmani kujton se, menjwherw u morwn masat e pwrgatitjes, si tw mjeteve dhe tw sigurimit, qw do tw shoqwronin Mbretwreshwn. Po ashtu dhe pwr sigurimin, si pwr rrugwn, ashtu edhe pwr vendet e qwndrimit. Me Madhwrinw e Saj Mbretwreshwn, do tw ishin edhe Princeshat, meqw Mbretwresha ishte mjaft e lodhur e me shumw temperaturw.

Tiranw mw 7 prill 1939 - ora 4 e mwngjesit

Mbretwresha dhe Princi trashwgimtar u

niswn prej Tirane pwr Korcw

Personeli mjekwsor ishte i pajisur me tw gjitha mjetet e nevojshme pwr Madhwrinw e Saj Mbretwreshwn, dhe pwr Princin e vogwl Trashwgimtar. Po ashtu kishte edhe mjete tw tjera ushqimore dhe ilacet e nevojshme. Nw orwn 4 tw mwngjesit, tw datws 7 Prill 1939, tw gjitha ishin gati pwr t'u nisur. "Profesori Veibel, preferoi ta vendosim nw njw automobil 'Mersedes' Mbretwreshwn shtruar njw masllakw, e jo nw autoambulancw se rruga e gjatw dhe jo e mirw nuk ishte e pwrshtatshme. Prandaj nuk e vendosi nw ambulancw. Princi Trashwgimtar me njw tjetwr automobil Mercedes, i pwrcjellw prej Princeswsh Adile, Doktor Mouhin Shahinit, kapiten Zenel Shehut, dy infermiere dhe Qazim Prenit. Po ashtu dhe tw gjitha plackat e nevojshme tw Princit me njw automobil tjetwr mbrapa. Princeshat Mbretwrore, vazhdon adjutanti,- ndjekin Mbretwreshwn me dy automobila tw tjerw dhe baronesha me Stavro Stavrin me njw automobil tjetwr. Po ashtu ndjekin Mbretwreshwn edhe dy kamiona me placka dhe Mbretwresha shoqwruar nga Princi Trashwgimtar. Tre kamiona me ushtarw me toger Hilmi Kullwn, prinin kolonwn pwrpara, po gjithnjw nw lidhje me qendrwn e kolonws pwr sigurimin e Madhwrisw sw Saj Mbretwreshws e tw Princit Trashwgimtar. Shtatw kamiona me ushtarw me kapiten Halil Branicwn, ndjekin kolonwn mbrapa, dhe kanw me vete njw stacion radio R.3, pwr cdo eventualitet. Pwr t'u ndwrlidhur me Komandwn e Gardws Mbretwrore me njw parrullw tw vecantw si edhe njw shifwr po tw Komandws Gardws. Lartmadhwria e saj Mbretwresha bashkw me Princin Trashwgimtar nw orwn 4/15 tw mwngjesit tw datws 7 Prill 1939, u niswn prej Tirane pwr nw Korcw me drejtim Krrabw, Elbasan, Librazhd, Qaf Thanw dhe Pogradec e Korcw. U pwrshwndet Mbretwresha me Kryeministrin Kota si dhe me Ministrin e Punwve tw Jashtme Ekrem Libohovwn, dhe me kolonel Husein Selmanin dhe u niswn. Ashtu sic u shwnua mw lart, kur drita sa po u celte".

Mw pas adjutanti vazhdon: Zog I Mbreti shqiptarwve, nw kwtw kohw, po shwtitte bashkw me ne: Kryeministrin Koco Koten dhe Ministrin e Jashtwm Ekrem Libohovwn e kolonel Selmanin. Po pas 10 minutash Kryeministri Kota bashkw me Ministrin e Jashtwm Ekrem Libohovwn i morwn leje Mbretit e shkuan, ndwrsa Mbreti i lodhur mw tha:"Po shkoj pak tw pushoj. Hymw nw kontakt me Durrwsin, si edhe mundwsisht me Vlorwn, me kolonel Ali Rizanw, se a kanw mundur tw plotwsojnw fuqitw dhe sidomos qw mwrziteni apo jo qw nuk janw shpwrndarw armwt? A nuk janw marrw vesh njeri me tjetrin parwsia? E kjo nuk di. Nga Sadik Shaska nuk kemi asnjw lajm?!", mw tha Mbreti.

"Jo asgjw. Deri tani nuk kam, po nwse wshtw se koha do tw na lejojw unw mendoj pwr njw ditw tw shkoj vetw nw Vlorw", i thashw mbretit. Mbreti qeshi: Jo kolonel, s'ka mw kohw. Bile mendoj qw sot jemi nw luftw". Pas kwtyre fjalwve hyri brenda Mbreti.

Lufta me Italinw

Tiranw mw 7 prill 1939 - ora 5 e mwngjesit

Madhwria e Saj Mbretwresha ishte nisur, ndwrsa Mbreti Zog, po shwtite pak nw lulishte tw Pallatit. Nw kwtw kohw, po mw urdhwronte qw tw shkoja nw Komandwn e Mbrojtjes Kombwtare pwr tw parw se a i kanw plotwsuar gjithw mungesat. Pa mbaruar fjalwn na vjen Adjutanti toger Qemal Shtina dhe thotw se: Urgjent ju thwrrasin nw telefon, Saranda, Vlora, Shwngjini e Durrwsi. Mbreti, kujton adjutanti, mw urdhwroi tw shkoja nw telefon dhe u fut brenda nw Pallat. M'u drejtua dhe mw tha: "Mw lajmwroni kur tw mbarojni punw me to. Unw sapo mora telefonin mw deklaruan: Tamam ora 5 e mwngjesit, data 7 Prill 1939:

Komandat e kwtyre qendrave deklarojnw:

A- Saranda, Toger Taifur Dibra thotw nw telefon: "Flora Italiane hyri nw Portin e Sarandws dhe filloi shkarkimin nw tokat tona. Kam nw dispozicion vetwm njw togw ushtarw tw Rojes Kufirit. Luftwn e fillova. Kam pwr tw bwrw detyrwn pwr tw vdekur pwr Mbret e Atdhe. Rroftw Mbreti e Rroftw Shqipwria. Toger Taifur Dibra".

B- Vlora kolonel Ali Riza Topalli lajmwron me telefon: "Flota italiane tani filloi bombardimet prej detit e ajrit dhe shkarkoi nw Portin e Vlorws e Karaburun. Luftwn e fillova vetwm me njw kompani ushtarake tw R.Kufirit nwn komandwn e kapiten Dod Nikollws e 50 xhandarwsh. Asnjw fuqi tjetwr akoma nuk kam. Jam duke u twrhequr ndwr shpatet e Sevasterit e tw Llogarasw pwr sistemimin e ndwrlidhjeve me fuqitw tona qw po i presim orw mw orw. Rroftw Mbreti, Rroftw Shqipwria. Kolonel Ali Rizaja".

C- Durrwsi Major Abas Kupi, lajmwron me telefon: "Flota italiane ka rrethuar Durrwsin dhe hyri nw Port. Janw mwse 30 copw anije nw Durrws, Porta Romane e Zonat e Banjave. Nuk patwm kohw pwr tw minuar portin. Ne do tw bwjmw detyrwn, aviacioni po na dwmton shumw. Urdhwroni komandwn e Shijakut, qw tw na vijnw nw ndihmw, e sidomos tw sigurojw Zonwn e Banjave". Kur po bisedojmw nw telefon filloi bombardimi dhe mitralozat, ndjeheshin nw telefon dhe menjwherw u pre telefoni. Lufta vazhdonte, por menjwherw dwrguam njw stacion radio R.3 nw Shijak.

D- Shwngjini H.Bekteshi lajmwron me telefon e thotw: "Flota italiane filloi shkarkimin nw zonat e Shwngjinit. Luftwn e filluam me njw togw ushtarwsh tw R.Kufirit nwn komandwn e toger Marka Jakut dhe 15 xhandarwsh. Jemi nw pritjen e ndihmave dhe jemi duke luftuar nw afwrsi tw Kakariqit. Do ta vazhdojmw deri nw fund. Rroftw mbreti, H.Bektashi e toger Marka Jaku".

Pasi i mora tw gjitha kwto njoftime, menjwherw shkova e ja parashtrova Madhwrisw sw Tij Mbretit Zog. Ai mw urdhwroi, qw menjwherw t'u telefonoj, Kryeministrit Koco Kotes me Qeverinw, si edhe Kryetarit tw Parlamentit tw marrw pwrfaqwsinw e Parlamentit dhe tw vijw menjwherw nw Pallat. Gjithashtu Komandantin e Mbrojtjes me atw tw Shtatmadhwrisw dhe Komandantin e Xhandarmwrisw qw tw vijnw nw Pallat.

Dhe mw urdhwroi qw t'ju drejtohem Qendrave qw po luftojnw: Sarandw, Vlorw, Durrws, Shwngjin pwr t'u dhwnw kwtw mesazh. Ja mesazhi i mbretit Zog i: Djemtw e mij, ju dhuroj lwvdatat mw tw cmueshme pwr trimwrinw e patriotizmin qw po tregoni me kraharorin tuaj kundwr forcave tw mwdhaja armike, tw pajisura me armwt e rwnda e moderne, det, ajwr e tokw. Ku ju, me forca tw vogla pa armw e me gjakun tuaj po e mbroni tokwn e bekuar.

Luftoni trimwrisht, luanw tw Kombit! Mos lejoni pa gjak armikun tw shkelw tokat e shenjta tonat. Shtojani edhe njw fletw historisw sw stwrgjyshwrve tanw, ku do tw shkruhet me gwrma tw arta heroizmi juaj. Gjaku i paster i juaji, ka pwr tw siguruar me plot ndershmwri e shkwlqim indipendencwn e Pavarwsinw sovrane tw Shqipwrisw.

Qendroni bijtw e mi, me plot kryelartwsi pwr Atdheun e dashur. Tregojeni trimwrinw tuaj qw Perwndia ju ka falur. Tw gjithw vwllezwrit tuaj po vrapojnw duke ju ardhur nw ndihmw ju; Zoti qoftw me ju e ju ndihmoftw! Rroftw Shqipwria! Zog I. Pasi u dha mesazhi i Mbretit tw shqiptarwve Zog I, unw menjwherw shkova nw Pallat. Aty kishte ardhur Kryeministri Kota, Ministri i Jashtwm Ekrem Libohova dhe, adjutanti i parashtroi se: "luftohet me forcat e vogla tw bregdetit, tw cilat vazhdojnw luftwn trimwrisht. Por italianwt kanw filluar tw bombardojnw rwndw si me det, ashtu dhe me ajwr, nw Sarandw, Vlorw, Durrws, Shwngjin.Ju tregova mesazhin qw ju dwrgoi Mbreti.

"Tw lumtw kolonel, mw tha me gjithw zemwr Kryeministri Kota, "se ju shikoj sot si njw luan, me plot gaz e kurajo, sikur me qenw njw daswm e jo luftw, ku kjo ju dwshmon se jeni ushtar i vwrtetw".

Mbreti mw urdhwroi, vazhdon adjutanti,- qw menjwherw tw gjithw Ministrat tw vijnw, si edhe kryetari i Parlamentit me Pwrfaqwsinw e Parlamentit. Tw gjithwve ju telefonova menjwherw. Dhe ata erdhwn menjwherw, si Kwshilli Ministror, bashkw me Parlamentin.

Parlamenti i Bashkuar me Qeverinw menjwherw filluan tw diskutojnw gjendjen dhe duke pwrgatitur protestat kundwr sulmeve italiane. Ministri i Punwve tw Jashtme, Ekrem Libohova, u ngarkua pwr tw vwnw nw dijeni menjwherw tw gjithw Pwrfaqwsuesit e huaj nw Shqipwri mbi luftwn me Italinw Fashiste. Pas kwsaj Ministri i Jashtwm doli me shpejtwsi e shkoi nw Ministri, pwr tw vwnw nw dijeni tw gjithw Ministrat e Shteteve si dhe Lidhjen e Kombeve. Ndwrsa Kwshilli Ministror pwrcaktoi se ai duhej tw merrej me pwrpilimin e protestave pwr t'ia dwrguar tw gjithw Botws mbarw kundwr Italisw Fashiste. Zogu i, Mbreti Shqiptarwve, po sa mbaroi bisedimet me mbledhjen, mw urdhwroi tw shkoja nw komandwn e Mbrojtjes Kombwtare, pwr tw parw mbi sa kishte urdhwruar Komandantin pwr njw pwrgatitje forcash sa mw shpejt. Si edhe pwr tw bwrw njw kundwrmwsymje kundwr forcave italiane, qw kishin shkarkuar dhe hyrw brenda nw tokat shqiptare. Arsyeja ishte qw me cdo kusht e sakrificw ata tw hidheshin nw det, jashtw tokave shqiptare. Prandaj unw shkova nw orwn 6.30 e mwngjesit, bashkw me komandantin e kryetarin e shtatmadhwrisw, dhe u morwn masat e kwsaj pwrgatitje nga rezerva qw kishte komanda dhe nga 6000 kreshnikw Mat-Dibwr e Mirditw. Por ende nuk kishin arritur tw gjithw kwto rendime, tw cilat duhet tw ishin tw gatshwm pwr tw mwsyer nw Yzberish, Limuth, Prezw, drejtim, Durrws-Kavajw. "Komanda e mbrojtjes kombwtare, tepwr e shqetwsuar nga thirrjet qw ju bwnte komandave tw zonave, nuk merrte asnjw pwrgjigje. Kjo sic rezulton se janw twrhequr nw vija tw dyta e nuk janw tw sistemuar, po kjo e len pwr tw dyshu. Vetwm sa u pwrket kreshnikwve me tw gjitha kolonat, si Burrel, Derven, Shtamw, Murrizw qw marshojnw me shpejtwsi, sa qw mbrwmja ka pwr t'i zwnw duke arritur. Po ashtu edhe Milot, Krujw, Beshw, Tuajwn. Po gjithashtu dy grupe ushtarwsh njwri nw Yzberish nwn komandwn e N/kolonel Shaban Begws dhe tjetri nw zonwn e Prezws me N/komandwn tw N/kolonel Qamil Boksit, si edhe njw grup artileri nwn komandwn e Major Ahmet Rrojte, e tjera reparte. Pwr atw ditw adjutanti kujton se:" Por, nuk shihet aq shpresw pwr aq sa Mbreti Zog dwshironte. Qw nw kwtw mbrwmje tw bwhej dicka pwr t'i dhwnw njw grusht tw madh dhe qw cdo forcw e armikut fashist qw kishte dalw nw tokat shqiptare tw hidhej nw det. Kjo sepse aviacioni nuk lejonte marrwdhwniet e rregullta dhe ishin nw vonesw. Gjithashtu propaganda Jugosllave qw kishte hyrw gjithkund se ushtria e saj po okupon Shkodrwn e Dibrwn. Por, Mbreti Zog vazhdonte me insistim e kwrkonte qw kjo fuqi tw rwndohet nw vendet e caktuara nw plan pwr kundwrmwsymje, nga rezerva e Komandws dhe Kreshnikwt. Nga kujtimet e asaj dite, adjutanti pwrmend: "Populli i kryeqytetit me burra, gra, shkolla, wshtw shpwrthyer. Me i madh dhe i vogwl wshtw nw demostratw duke shkuar portw mw portw tw Legatave tw huaja. Si edhe duke thirrur kundwr Italisw Fashiste si dhe duke kwrkuar ndihmwn e tyre nga Amerika, Britania e Madhe, Franca, Turqia, Greqia e tw tjera. Fashizmi pa turpwsisht na sulmoi me gjithw fuqinw e tij, sic po e shikoni dhe kwrkojnw armw pwr tw vdekur pwr Atdheu kundwr kwsaj bishws sw egwr e barbare".

Tiranw mw 7 prill 1939 - ora 7 e mwngjesit


 
Ja ngjarjet e datws 7 prill me syrin e adjutantit. "Kwshilli Ministror, sw bashku me pwrfaqwsinw e Parlamentit, tw mbledhur nw Pallat nwn kryesinw e Mbretit Zog vazhdojnw bisedimet. Protestat u dhanw tw gjithwve Shteteve tw Botws dhe Lidhjes sw Kombeve. Po tani po na vihet nw qarkullim tw madh propaganda jugosllave, si nw Shkodwr, Kosovw, Dibwr dhe Cermenikw tw Elbasanit, qw nuk durojnw lwvizje ushtarake. Kjo qw i ashpwrsoi qenw mbi thirrjet e fuqive civile pwr t'i armatosur. Ishte njw shqetwsim tw madh ndwr kwto prefektura. Dhe kjo natyrisht vjen nga ndwrhyrja e Italisw pranw Jugosllavisw, ku flitet se si shpwrblim do t'i jepet Shkodra Jugosllavisw. Kjo na shqetwsoi sw tepwrmi. Por, turp pwr Jugosllavinw qw nuk po na lejon tw mbrojmw vendin tonw".


Fuqitw bregdetare janw twrhequr nw bazat e dyta, sipas lajmwrimit tw Komandws Mbrojtjes Kombwtare. Mw poshtw vazhdohet se: "Saranda nw lartwsirat e Muzinws, wshtw okupuar nga forcat armike, se armiku pwrparon nwn mbrojtjen e aviacionit, e fuqitw tona janw urdhwruar tw grumbullohen e tw sistemohen nw rrethet e Delvinws, ku do tw ndwrlidhen me kolonel Ali Rizanw nw Sevaster.Vlora qyteti, Karaburuni dhe sa vise nw afwrsirat e Vjosws, janw okupuar prej armikut. Forcat ajrore armike manovrojnw duke zbuluar tw gjitha viset dhe sidomos Llogaranw, Sevasterin, Grykat e Kwlcyrws, Libohovwn etj. Kolonel Ali Rizaja lajmwron se N/kolonel Bilal Nivica as nuk wshtw prezantuar dhe as nuk e di se ku ndodhet. Natyrisht armwt nuk i kemi patur mundwsi me i transportuar nga Vlora prej aviacionit armik. Ato kanw mbetur nw Vlorw, e tani po sa lajmwrohen se nw twrheqjen e forcave tw vogla nga Muzina e Sarandws dhe kur kapiten Haxhi Xhilaga, po fillon tw sistemojw nw vijat e dyta nw rrethet mbi Delvinw. Major Gjok Mirashi, ka burgosur Prefektin e Gjirokastwr Ali Kokwn dhe ka liruar e armatosur gjithw tw burgosurit, e me batalionin e xhandarmwrisw ka sulmuar kundwr kapiten Haxhi Xhilagws. Nw ndeshjet e para qw u bwnw nw afwrsitw e Jergucatit, si Major Gjek Mirashi dhe Gjergj Marka Gega, kanw mbetur tw vdekur e batalioni u shpwrnda. Major Gjek Mirashi kishte qenw i lidhur me italianwt dhe gruaja e tij wshtw marrw nw vwrejtje tw kapiten Haxhi Xhilagws. Nw Gjirokastwr ka dwrguar toger Hysni Vocin, me njw togw ushtarwsh, nw mwnyrw qw tw lirojw nga burgu Prefektin Ali Kokwn, dhe nwnpunwsat e Prefekturws.Durrwsi, qyteti deri nw Shwnavlash, Rrashbull dhe Pjeshkwz, wshtw okupuar prej armikut. Forcat tona janw tw sistemuara nw Ndroq, lartwsirat e Shijakut, Manzw. Parullat e zbulimit janw nw Arapaj, Qafzotaj dhe Rrushkull.

Shwngjini wshtw twrhequr nw lartwsitw e Kokariqit. Janw bwrwdisa ndeshje tw vogla, meqw Komanda e Zonws nuk japin pwrgjigje. Kjo duket e dwshpwruar si nga propaganda jugosllave, po ashtu nga manovrimet e aviacionit qw nuk i lejon pwr tw lwvizur.

As komanda e zonws tretw me N/kolonel Faik Cuku, nuk jep pwrgjigje dhe po ashtu as Komandanti Xhandarmwrisw Beratit Major Mahmut Golemi me batalionin e xhandarmwrisw. Ky i fundit ishte urdhwruar pwr t'u sistemuar tek Ura e Hasa Beut, nw lidhje me N/kolonel Faik Cukun". Kjo ishte gjwndja nw orwn 9 tw mwngjezit datw 7 Prill 1939. Por shpresohet qw nw wshtw se Jugosllavia, nuk ka pwr tw ndwrhyrw tw pwrmirwsohen tw gjitha mungesat dhe resistenca tw vazhdojw mw me furi kundwr armikut, kudo nw tokat shqiptare.

Zog i, Mbreti shqiptarwve mw urdhwroi, kujton adjutanti, pwr tw vizituar Shijakun qw i ishte besuar Major Sabri Gjilanit me njw batalion ushtarwsh; njw bateri mali 65/17 dhe dy kompani ushtarw nw Shkallnuer; njw togw Z.M dhe njw stacion Radio R.3; 300 vullnetarw nwn komandwn e Ramazan Jellws. Pasi nw kwtw kohw Major Abas Kupi kishte ardhur nw komandwn e Gardws nw Tiranw. "Shkova dhe kam vizituar tw gjithw vijwn e resistencws nga Ndroqi, nw Mansw dhe e gjeta krejtwsisht nw rregull. Morali wshtw i lartw nw oficerwt, ashtu nw ushtarwt. Vetwm se vendi wshtw shumw i zbuluar pa gjethe dhe si aviacioni dhe marina i dwmtojnw rwndw. Presin me padurim qw tw erret, pwr tw bwrw disa mwsymje kundwr Rrashbullit e Shwnavlashws. Ndwrkohw, sa u kthye nga Shijaku i parashtrova Madhwrisw sw Tij Mbretit, mbi sistemin e vijws sw dytw Ndroq, Mansw, ku Mbreti mbeti i kwnaqur sw tepwrmi kur i thashw se: Morali i oficerwve dhe ushtarwve wshtw i lartw e i pathyeshwm. Aty ishte edhe Kryeministri Kota, e mw bwri fjalw mbi zonat e tjera. I erdhi shumw keq pwr tradhwtinw e Major Gjek Mirashit, njw familje e mirw e Bajraktarit tw Shkrelit, qw e kishte mw tw besueshmin dhe prej kwtij pritej njw shwrbim patriotic. Po ky kishte edhe tw vwllanw Major Llesh Mirashin nw Shkodwr me njw batalion xhandarwsh, por ky mbeti besnik".

Pas kwsaj, mw urdhwroi Mbreti pwr tw shkuar nw Komandwn e Mbrojtjes Kombwtare, si edhe pwr tw siguruar mbi tw gjitha vijat e qwndresave dhe po ashtu tw jap njoftime mbi rezervwn e komandws, sa shkova nw komandw aty duke biseduar me Komandantin Gjeneral Xhemal Aranitasin. Ai mw deklaroi se ishte shumw i shqetwsuar dhe me plot habi mbi tradhwtinw e Major Gjek Mirashit, qw kishte batalionin mw tw plotwsuar tw xhandarmwrisw, si edhe mos pwrgjigjen e Major Mahmut Golemit, komandant i batalionit tw xhandarmwrisw sw Beratit. Po ashtu sipas kolonel Ali Rizasw, N/kolonel Bilal Nevica, nuk wshtw pwrgjigjur edhe po ashtu grupi i tretw i Shkodrws nuk jep pwrgjigje. Dhe kam dwshminw mbi Major Llesh Mirashin, komandant i xhandarmwrisw Shkodrws, ka njw battalion xhandarwsh, e mund tw ketw lindur ndonjw konflikt si me atw tw Gjirokastrws Major Gjek Mirashin, qw paskan qwnw tw shitur me kohw tek italianwt dhe tani na shkatwrruan gjithw sa kishin vendosur. Edhe, pwrsa i pwrket N/kolonel Faik Cukut, ai nuk wshtw aspak tradhwtar. Por kam dyshim nw batalionin e xhandarmwrisw nwn Major Xhafer Shkambin dhe tw batalionit xhandarmwrisw nwn Major Mahmut Golemit, qw ata plotwsojnw Grupin e zonws dytw tw n/kolonel Faik Cukut. Kwta mos tw jenw tw kompromentuar me italianwt si Major Gjek Mirashi. Grupi II vetwm ka njw batalion me kapiten Hamdi Jusufin tw R.kufirit e njw batari 65/17, malit dhe bazohej nw batalionin e xhandarmwrisw".

Kur po doja tw dija se komandanti ka shpresw dhe premton nw organizimin e rezervws pwr sa Mbreti dwshironte mw tha nw wshtw se koha do tw na lejojw, pasdite kam pwr tw ardhur tw bisedoj mbi tw gjitha se ku kam shpresw qw tw ndwrlidhem me trupa, jo tw xhandarmwrisw, po tw ushtrisw, e kam shpresw po jo tani.

 

 
Dita e pushtimit fashist


Me ne fund agoi 7 prill i vitit 1939, ne kujtimet e adjutantit te lartmadherise, Hysein Selmani. Ndersa, parlamenti vazhdon bisedimet dhe kerkon qe familja mbreterore duhet te largohet, italianet kane zbarkuar ne Shqiperi. "Pa shume buje", thone kronikat e kohes. Ashtu si Mbreti Zog ka kohe ne te vertete qe ka paralajmeruar, italianet ne oren 5 te mengjezit kane zene portet kryesore te Shqiperise. Ajo qe eshte interesante ne kujtimet e adjutantit te lartmadherise eshte se me gjithe dezertimet dhe tradhetite, shqiptaret e kane pritur me arme pushtuesin. Kuptohet se kane qene inferiore, per shkak se sulmi italian ka qene i pergatitur nga nje prej ushtrive me te pergatitura te kohes. Gjithsesi vendi eshte mbrojtur. E vecante ne keto ore ankthi mbetet kerkesa e disa komandanteve per te thithur ndihma dhe zhgenjimi i tyre, per trupat qe do t'i mbeshtesnin. Nderkohe i cuditshem mbetet edhe insistimi i italianeve, me ane te telegrameve, edhe ne 7 prill, per 'te shprehur konsiderata'. Dhe, mbreti dhe zyrtaret shqiptare, megjithese e dine dergojne nje nga njerezit e ekzukutivit shqiptar ne Durres, Ministrin Rrok Gera per te negociuar me gjeneral Guzonin. Lene nje ore zjarr-pushimi, qe italianet si pushtues tregojne se nuk deshirojne qe ta respektojne. Te kater komandantet shqiptare, qe mbrojne Atdheun, ne Durres, Vlore, Shengjin dhe Sarande jane te betuar per te luftuar packa se perberja e ushtrise se tyre eshte modeste. Ata nuk kane me shume ushtri sesa njesi me ushtare qe numerohen me gishtat e duarve. Keto njesi simbolike jane te tilla, si rezultat i nje pune speciale te bere nga spiunet italiane, ne rradhet e ushtrise shqiptare. Packa kesaj, ushtria shqiptare i ktheu armet ne vitin 1939, ushtrise italiane, megjithe inferioritetin teknik dhe shifror. Kjo eshte ajo qe mesojme nga kujtimet e adjutantit... B.an

 

 
Ikja e Mbretit Zog ne 8 prill te vitit 1939


Mesdita e 7 prillit e gjen Shqiperine gati te okupuar. Aviacioni bombardon gjithandej. Mbreti e shikon dobesine e formacioneve te tij mbrojtese dhe shikon se eshte e pamundur qe te kundersulmohet. Megjithate mbreti insiston ne ate qe forcat vullnetare do te bejne te pakten nje kundersulm mbi armikun ne zonen Shkumbin-Milot. Nderkohe nga Italia vijne dy telegrame dhe qeveria shqiptare vendos qe te dergoj ministrin Rrok Gera dhe nenkolonel Sami Koken per te folur me komandantin italian te zbarkimit Guzzoni. Gjenerali italian gjendet ende ne anije dhe vjen me motoskaf ne breg. Behet nje akord i perkohshem me delegatet shqiptare per te nderprere zjarrin. Ndersa mbaron afati kohor i pushim-zjarrit, italianet avancojne. Vija e dyte mbrojtese pergatitet per mbrojtje. Ndersa, leviz drejt Pogradecit mbasditen e kesaj date edhe Lartmadheria me qeverine shqiptare, per te mos u kthyer me ne Shqiperi


KORRIERI   26/01/2003 


Erdhi 7 prilli i perfolur ne kujtime


Kujtimet e mbretit Zog, te ritreguara nepermjet dores se adjutantit Hysein Selmani, tashme arrijne ne piken kritike. Atje ku eshte kontestuar gjithmone Mbreti shqiptar. Largimi i tij dhe i familjes mbreterore nga 7 prilli i vitit 1939. Eshte nje dite fatale, e cila leshon shpesh hijen e saj te dhimbshme. Por, historia ose njerezit qe merren me te, gjithmone e kane percudnuar, sipas interesave. Per te gjithe, deri pak vjet me pare, ka qene "e precizuar" se Mbreti u largua ne 7 Prill dhe e la Shqiperine. Kjo eshte arsyeja qe kujtimet, te cilat sillen per here te pare nga "Korrieri", jane te vlefshme sepse tregojne nje realitet ndryshe nepermjet syve te personazheve te gjalla te asaj kohe. Pothuaj te panjohura, ato do te sherbejne per nje ridimensionim jo vetem te familjes mbreterore, por bashke me te edhe te personazheve te asaj kohe. Nga keto kujtime duket se ka pak njerez, qe ne ato dite e kane merituar te jene "Nder i kombit", pavaresisht nga inflacioni i shume emrave patetike ne vitet e fundit. Ndersa, homazhi i pak prej tyreve, eshte "harruar" nga rrjedhat qe ka marre historia me vone. Vete Mbreti shqiptar eshte koshient per 7 prillin dhe per realitetin, qe erdhi nga Italia. Sepse, vendi i vogel dhe i varfer qe ai drejtonte nuk mund te jetonte pa ndihmen e nje fuqie te madhe. Ne diten e fundit, te qendrimit ne vendin e tij, kur ai u perserit qeveritareve shqiptare, se nese ndonje do te ishte i afte qe te negocionte per te miren e atdheut, apo do te paraqiste ndonje alternative, qofte edhe ne kurriz te Fronit, ai do t'i pergjigjej, duket si serioziteti i tij i fundit. Por, koha nuk pret. Anijet italiane jane afruar ne breg, ndersa per te shpetuar imazhin e Shqiperise, ai merr nje keshille nga Parlamenti qe te largoje fillimisht Princin e vogel dhe Mbretereshen Geraldina nga ky realitet. .. b.an

Parlamenti shqiptar ne 6 prill 1939: Monarket te largohen

Fjalimi i Ministrit te Brendshem Musa Jukes, perpara parlamentit, i ka shokuar te gjithe. Mbi te gjithe, monarkun shqiptar, qe nuk e besonte kete shkrehje perpara kesaj situate. Gjithsesi, Lartmadherija vendos qe te referoje vete para Asamblese duke shpjeguar periudhen e gjate te marredhenieve shqiptaro-italiane. Ai eshte i zhgenjyer me Fuqite e Medha dhe shpjegon se ka dyshuar gjithmone tek Italia. Nderkohe, Mbreti eshte koshient per gjendjen ne Shqiperi dhe shpjegon se me planin e mbrojtjes, paraqitur nga Komanda e Pergjithshme me 18 mars 1939, vendi mund te mbrohej. Por, komandantet e tij nuk jane ne lartesine e detyres. Ky tashme eshte nje realitet. Ne mesnaten e 6-7prillit, parlamenti shqiptar e fton perfundimisht mbretereshen dhe princin qe te largohet

"Ne kete ore qe ndodhemi, situata e brendshme eshte ne kete gjendje sic u shpjegua. Prandaj dhe lipset te mirren masat e shpejta per te realizuar persa e shohin te nevojshme per te vepruar Prefektat. Sepse ne rast se nuk do te autorizohen ne kerkesat qe parashtrojne, une nuk mundem te mbaje me asnje pergjegjesi mbi situaten e vendit, se si po e shikoni propagandat jane aq shume saqe ne cdo dite vjen duke u keqesuar dhe xhandarmeria eshte terhequr nga postat. Kjo duhet te studjohet mire", tha Ministri Brendshem Musa Juka, para mbledhjes me 6 Prill 1939, para Qeverise dhe Parlamentit, kujton adjutanti.

Kryeministri Koco Kota, kujton adjutanti Selmani, ju drejtua Ministrit te Brendshem Musa Jukes, dhe i tha: "Keto qe na sqarove mbi gjendjen e brendshme i morem vesh. Po pse na thua sot e jo me pare. Nuk e kuptoni se tani jemi ne pragun e ngjarjeve dhe ju Zotni Minister deri dje na keni thene se qetesia eshte ne rregull, dhe cdo pergjegjesi e merrnit ju. Ndersa sot nuk eshte me nje justifikim per ju. Ju jeni pergjegjes per mbajtjen e qetesise se vendit. Keni patur e keni te gjithe kompetencat, kjo pergjegjesi nuk ju falet", iu drejtua Kryeministri Kota. Me pas, kryeministri Kota, u ngrit dhe me tha qe:"A mundej te shikonte Mbretin nje minute?" Une, kujton adjutanti,- hyra ne zyre ku ishte Mbreti dhe Mehmet Konica e i parashtrova se Kryeministri Kota, deshiron nje minute per t'u pare. "Po, me tha Mbreti, te vije". Pasi hyri kryeministri brenda mbreti me tha:"Hajdeni dhe ju kolonel". Kota i parashtroi Mbretit per sa Musa Juka foli mbi situaten e brendshme. "E gjeta shume te shqetesuar kete here Ministrin, mbi sa na parashtroi", i tha mbretit Kryeministri Kota.

Mbreti me urdheroi te therras Komandantin e Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranitasin, Kryetarin e Shtatmadherise Gjeneral Gustav Mirdaicin e komandantin e Xhandarmerise kolonel Shefki Shatku dhe N/kolonel Sami Koken. Ata duhet qe te vinin menjehere ne Pallat. "Sa te vijne futi ne keshill e me lajmeroni", me tha mbreti. Me keto dolem. Kryeministri hyri ne Mbledhje e une u telefonova komandanteve qe te vijne ne Pallat. Menjehere erdhen si Komandanti i Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranitasi, me te dy vartesit: Kryetarin e nenkryetarin e Shtatmadherise si dhe Komandantin e Xhandarmerise kolonel Shefki Shatku. Pasi i futa brenda ne mbledhje e kam lajmeruar menjehere Mbretin. Ne kete kohe Mbreti hyri brenda ne Keshill e Mehmet Konica doli. Pas kesaj, kujton adjutanti,- Mbreti me urdheroi ta percillja e dolem. "Po sa po kalonim ne lulishte me shtriu krahun dhe me tha: 'Kolonel veni mend shume Mbretit e hapi syte, sepse punet nuk jane aspak mire. Une po nisem pas dy oresh per Jugosllavi dhe ja parashtrova te gjitha Mbretit. Me ate qe me tha nen goje Ministri Milcic, ma hodhi se ka posibilitet, qe Shkodren ta okupoje Jugosllavia e dhene si shperblim prej italianeve'.

Une i thashe: Se perse shkoni ne Jugosllavi, apo ju dergoi Mbreti. 'Jo, une shkoj per t'u siguruar se neser ka mundesi qe edhe automobil te (mos) gjendet'. Une kam marre gruan dhe dy vajzat e Osam Tarakun. Me keto fjale u ndame me Mehmet Konicen.

Kur hyra brenda ne Mbledhje, Zogu I Mbreti i Shqiptareve, po ju fliste Asamblese, mbi te gjitha ngjarjet e kaluara me sa Italia ka patur gjithmone qellimet e erreta kundrejt Shqiperise. Ja cfare thoshte ai: "Sot ndodhemi ne situaten me kritike, gati te thuash se ne lufte me Italine. Sic e dini qellimet e Musolinit, asnjehere nuk kane qene te sinqerta kundrejt Shqiperise, si ajo e 26 Dhjetorit 1926 me Baron Aloisin. Me zor te madh e kaluam dhe ajo e 1933, me Koke, e sa qe ishte nje situate shume kritike por ne ate kohe disa interesa te Shteteve te Medhaja nuk e lejonin te bente kete qe do te beje sot, prandaj e kaluam. Kur Italia sulmoi Abisinine, ne si aleate i ndenjem lealisht besnike, ndersa e gjithe bota i vune sanksione. Ne, nga ana jone, i ndenjem besnike dhe si aleate abstenuam, se nuk mund te vinin kundra Aleates. Dhe nga kjo sjellje jona filloi te permiresohej pak miqesia si ne ngrohtesi me relata me te buta. Keshtu thame se e kaluam. Ne Dhjetorin 1937 marreveshjet Stojadinovic, qe ishte Kryeministri Jugosllav dhe Konti Ciano, Minister i Puneve te Jashtme te Italise, ne Beograd na preken shume. Sepse Ministri i Shqiperise ne Beograd Tahir Shtylla, nuk mori pjese ne bisedimet, e as qe u thirr d.m.th., se sipas Paktit te Aleances nuk u perfill. Dhe ne, megjithese kishim hollesisht lajmet e akordeve, te cilat ishin ne demin e Shqiperise nuk beme asnje ze.

Konti Ciano, pasi u kthye prej Jugosllavise, na erdhi zyrtarisht per t'i bere vizite Qeverise Shqiptare ku i shpjegoi sipas qejfit te tij se bisedimet Italo-Jugosllave nuk kane asgje mbi Shqiperine. Na deshironte qe te leshohej nje komunikate se bashku me Ministrin e Jashtem te Shqiperise. Natyrisht, kjo nuk u pranua dhe prej kesaj kohe e kuptova se Konti Ciano ka shume influence tek Musolini. Ai u perpoq te na afroje ne nje menyre miqesie, por ishte shume megaloman dhe i paqendrueshem ne bisedimet e tij dhe mendjemadh.

Kontit Ciano, prej 5 diteve te qendrimit te tij ne Shqiperi, ju bene gjithandej nderimet si mik e aleat. Ai me shume dhe gjithandej u shoqerua nga Ministrat me shume nderime se i kishte deshire e i pelqenin. Por, ne bisedimet qe pata me ta, diten e pare nuk ishin te ngrohta aq shume. Megjitheqe e mbajta shume mire, por diten e dyte kur e kisha per dreke, bisedova me haptas me te dhe me premtoi personalisht si nje lloj besimi, dhe ai do te bente cmos per nje miqesi te sinqerte Italo-shqiptare. Saqe, sic e dini per te perfituar nga kjo, e bera edhe deshmitarin e marteses sime. Po ashtu e ndalova dy dite prapa e fola me te, ku me dha mjaft premtime, po te kota. E ketu une e kuptova se Musolini e degjon shume, dhe ky ia mbushte mendjen Musolinit. Te gjitha keto pengesa , me pak fjale i shpjeguam nga rrethanat. Nga perpjekjet qe kemi kaluar me zor te madh dhe ashtu sic e dini, u bene me mungesa ekonomike e financiare dhe me varferi. Por, ne cdo moment, nuk kemi lene pas zhvillimet e vendit. Pra, une sic ju thashe, se qysh ne Nentorin 1926 e kam kuptuar haptas qellimin e erret te Musolinit kunder Shqiperise. Asnjehere nuk jam gabuar ne ta, por nevojat e medha sic e dini na lane gjithmone t'i arrijme ne frikesimet italiane. Nuk kam lene mjet pa perdorur per sigurimin e Shqiperise, qysh ne vitin 1934. I kam propozuar ballkanasve per nje lidhje ballkanike, duke qene edhe Shqiperia brenda. I jam lutur Ataturkut, qe ky te nderhyje perbri Greqise e Jugosllavise, qe kishin nje aleance ne mes tyre, qe te pranohej edhe Shqiperia. Ai me tregonte Greqine te ciles i kisha propozuar shume here, sa qe ra ne vesh te Musolinit. Greket vete ja treguan qe ne ate kohe. Per kete na dha nje proteste Qeveria Italiane se si mund Qeveria Shqiptare te hyje ne marreveshje me Shtetet Ballkanike, per te bere aleance pa u diskutuar me aleaten e vet Italine, sipas traktatit te aleances. Por, ajo vete me Jugosllavine e te tjere nuk ka gajle. Natyrisht, ne perpara kesaj nuk e mohuam se me greket kemi pasur nje bisedim. Por, kur ta shihnim se do te mberrinim ne nje akorde, atehere sic na imponon aleanca, kishim per te diskutuar me aleaten tone Italine me perpara se te nenshkruhej nje aleance, qe mos te cenohen interesat e aleates sone". Pastaj mbreti vazhdoi: "Si edhe ne keto koherat e fundit qysh me 14 Shkurt 1939, si Jugosllavine, Greqine dhe Turqine, realisht i kam vene ne dijeni mbi kerkesat e Italise, dhe sepse: Shperblimet e ndryshme na premtonin per nje Shqiperi te madhe etj. Po ashtu duke i ndricuar se Italia do te okupoje Shqiperine per nje Kreu-ure kunder Jugosllavise e Greqise. Sepse ky eshte plani i nazifashizmit, e kjo me teper se Gjermania do te kete siguruar me nje armate italiane Ballkanin. Kjo per te qene i lire ne veprimet kunder Polonise dhe se kryelartesia e Gjermanise se sotme nuk e len pa okupuar Dancingun. Aty eshte lufte jo vetem se Polonia eshte e forte por as Britania e Madhe as Franca ne kete nuk do te mbeten me te menjanuara e painters, sepse jane ne lufte. Shtetet Ballkanike, i kane kuptuar mire qellimet Fashiste, por tremben. Ato nuk kane sigurine. Dhe, pasi pane Austrine, Cekosllovakine qe ishte e garantuar nga Anglo-Francezet dhe Rusia, u terhoqen se nuk ishin gati; kjo i ka frikesuar edhe ballkanasit qe sot behen indirekt aleate te Fashizmit kunder Shqiperise. Duke harruar qe neser e kane tek porta e tyre. Edhe Shteteve te Medhaja, Britanise se Madhe e Frances dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, haptazi ua kam spjeguar qellimet sepse Italia kerkon keto baza ne Shqiperi. Dhe premtimet e garancite, shperblimet qe na ofron gjithashtu edhe te Gjermanise, qe na dergon me anen e Ministrit tone ne Berlin Rauf Fices, qe vete Hitleri e Geringu, na garantojne per nje Shqiperi te madhe. Por, nuk na japin as te drejte po mbyllin syte e na keshillojne urtesi. Britania e Madhe, sic ua kam spjeguar, me dergoi me 25 Mars 1939 Sir Thomas Hohler, bashke me Ministrin e akredituar ketu, Sir Andreu Ryani-n, te cilet haptazi me thane per t'u marre vesh me Italine se jeni krejtesisht te izoluar. Dhe persa u perket Greqise e Jugosllavise, keta sot varen nga kercenimet gjermane, prandaj thane: 'Ne emer te Britanise se Madhe dhe te Frances gjeni nje menyre kompromisi e kaloni kete erresire shume te rrezikshme'. Natyrisht, se ne nuk kishim asnje menyre per te pranuar kerkesat italiane. Kjo ishte nje tradheti qe do i venim Atdheut. Keto kerkesa sa here qe jane paraqitur jane diskutuar e shqyrtuar ne imtesi, si prej Qeverise dhe Parlamentit, ku jane gjetur te papajtueshme me pavaresine e Atdheut. Keshtu prej jush me plot shpirt dhe unanimisht jane zbrapsur ne menyre te papranueshme. Une me 5 Prill 1939, kur Italia na dha ultimatumin e fundit, Parlamentit e Qeverise se bashku ju deklarova te gjitha edhe ju thashe se une ne asnje menyre nuk pranoj cenimin me te vogel: qe t'i behet indipendences se Shqiperise, si shtet i lire. Dhe kurre nuk pranoj qe t'i vihet njolle Kombit Shqiptar. Por, ne eshte se Asambleja Kombetare ka mundesi qe mund ta shpetoje Atdheun nga ky rrezik, une jam gati dhe per shpetimin e Shqiperise e jap doreheqjen e terhiqem. Ju mund te proklamoni nje regjim te ri, qe te rimerrni bisedime te reja me Italine". ,ju shpjegoi Mbreti Zog. "Kundrejt kesaj, ju nuk e pranuat ne asnje menyre mbi cenimin e Pavaresise tokesore te Shqiperise dhe unanimisht votuat refuzimin kryekeput te kerkesave italiane. Duke pranuar gjendjen me te kritikeshme qe te lindi edhe lufte, e kjo eshte e papranueshme. Gjithashtu si mua po ashtu Qeverise se some, na dhate edhe me teper votbesimin me plot fuqi. Dhe, e kjo fuqi vlen brenda eventualisht edhe per jashta shtetit per t'i sherbyer interesave te Atdheut.Tani kemi mberritur perpara ketij kercenimi e mund t'ju themi se jemi ne lufte, por kam degjuar nga disa Ministra e Deputete, qe akoma kane shprese ne telegramet e Musolinit dhe flasin neper kafene, se u moren me qafe etj. Pra, po ju them se: Kjo nuk eshte aspak burrerore. Po lipset haptazi njeriu ta shfaqe mendimin e tij per te miren e interesit te Atdheut. Ja sic ju thashe se me vite e vite jam perpjekur per ta siguruar Shqiperine nga grabitesit. Po nuk kam mundur se interesat e te medhenjeve ne Shqiperi jane te pakta e aspak. Edhe njehere po ua them se ne asnje menyre me mua nuk behet kompromis kurre, se shteti nuk eshte cifliku im, por eshte Atdheu i popullit qe e ka trashegimine e te pareve te vet. Dhe, e ka lare me se me qindra here me gjakun e paster te tij edhe po me gjakun e vet do ta fitoje dhe do ta gezoje. E pra une preferoj vdekjen time edhe Fronin se te tradhetoj popullin shqiptar. E pra do te deshiroja te me thoni se a kemi tjeter rruge pervec kesaj qe kemi marre, dhe cila eshte, kjo qe ju pyes nuk eshte nje akuze. Por, nje mendim qe eshte e drejte e secilit te shfaqe me ndihmen e tij per te miren e popullit qe na ka dhane besimin per ta ruajtur me nder e te pacenueshem. A ka nje qe te me pergjigjet, nje mendim qe mundemi t'i shpetojme ketij rreziku", tha Mbreti Zog. Pas kesaj, u ngrit Kryetari i Parlamentit Pandeli Evangjeli e tha:"Madheri, ne emer te gjithe Parlamentit, i cili me ngarkoi se ne perpjekjet e studime, ne rrahje mendimesh, asnje rruge rruge nuk kemi pervec asaj qe eshte vendosur", tha Pandeli Evangjeli. Te gjithe rrahen duart se eshte e pranueshme vendimi i dhene.

Pas gjithe ketyre, Mbreti ju shpjegoi se: "Kam urdheruar Komadantin e Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Araniten, qysh me 23 shkurt 1939, qe te pergatise ne mundesi te fshehte pa rene ne sy te italianeve nje fuqi mbrojtje, duke i afruar ne baza te aferta bregdetare. Por, kjo ka qene shume e veshtire, ngaqe ne ushtrine e vogel tonen kane qene organizatoret italiane, e nuk kishte mundesi asnje levizje pa u diktuar prej tyre. Kjo nuk na interesonte, per arsye se nuk donim qe te na quanin, ne nxitesa te ngjarjeve. Qe pa asgje na kane akuzuar duke na terhequr verejtje deri tek Lidhja e Kombeve. Duke pare se kjo eshte e veshtire, urdherova po me kete date komandantin e xhandarmerise kolonel Shefki Shatkun, te pergatise 6 batalione te lehta xhandaresh brenda dhe ai i shkolles se xhandarmerise, te cilet brenda nje kohe shume te shkurter te vihen ne dispozicion te komandes Mbrojtjes Kombetare. Por, kjo e xhandarmerise nuk mund te quhet ndonje mobilizim, se vihet si shkak sigurim qetesie. Kjo eshte e pergatitur, me sa me kane lajmeruar komandantet. Me 18 Mars 1939, Komandanti i Mbrojtjes Kombetare, bashke me kryetarin e Shtatmadherise, si dhe komandantin e Xhandarmerise me kane paraqitur nje plan, qe permban 4 zonat e mbrojtjes se Atdheut, te pjesetuara ne thellesira sipas evenimenteve qe te paraqiten. Ky plan eshte shume i pershtatshem ne eshte se do te kene mundesine tani ta vene ne zbatim. Sepse sot te gjithe organizatoret italiane shkuan per Itali. Komanda e Mbrojtjes ka marre masat e shpejta, sipas urdherave te dhena, ne baze te planit qe ka paraqitur, se koha nuk prêt. Kam bindjen se me forcimin e 6 batalioneve te xhandarmerise, te cilat mund te jene sistemuar neper vendet qe me kane parashtruar me kohen, sic me thane. Sepse Durresi u plotesua krejtesisht me forcat qe ishin caktuar e gjithashtu pritet edhe Vlora, qe eshte nje pike me rendesi ne vendet e tjera. Por kemi mesuar se ende nuk eshte plotesuar aspak. Madje edhe armet: 1200 pushke akoma nuk jane shperndare. Aty zhvillohet nje propagande e madhe italiane.Gjithashtu, po me ate date 22 shkurt 1939 dhe Ministrin e Brendshem Musa Juken, bashke me komandantin e xhandarmerise kolonel Shefki Shatkun, i kam urdheruar, tha Mbreti,- per te marre masat e shpejta per sigurimin e qetesise se brendshme, duke u dhene gjithe kopetencen per te ndryshuar nepunesit duke vene ata qe jane te afte per sigurimin e brendshem. Per ne rast lufte me kane dhene sigurine si njeri po ashtu edhe tjetri, se jane marre te gjitha masat, e kane sjelle besimin e plote. Me sa me lajmeron Kryeministri, mbi disa raportime te Ministrit te Brendshem Musa Jukes, sonte kjo me habiti. Ku duket se situata vjen ne kundershtim me ato sigurime te dhena mbi sigurimin e qetesise. Dhe, kjo tani nuk mund te ndryshohet qofte mbi qarkomandantin dhe as te tjeret. Sepse koha nuk lejon, qe kjo duhet te merrej pak me pare. Une them se: Kjo mase duhej marre qysh se ju kam dhene te gjitha kopentencat. Persa i perket sjelljeve te Qeverise Jugosllave kjo nuk na habit aspak. Sepse sic e shpjeguam, ajo me teper eshte nga Fashizmi dhe nga frika mund te ndihmoje fashizmin, kunder nesh. Kjo ka qene qe po heqim dore si qender qe ishte caktuar Shkodra dhe Homezhin. Une ju thashe qe te zgjidhni nga Jugu, se Greqia akoma nuk na ka nxjerre ndonje pengese, por edhe ajo shume e frikesuar sic ju permenda nga mossigurimi nga Shtetet e Medhaja Anglo-Franceze. Ministri i Puneve te Brendshme Musa Juka dhe Komandanti i Xhandarmerise kolonel Shefki Shatku, jane pergjegjes persa i perket sigurimit te qetesise te brendshme. Te marrin masat ne cdo menyre me Prefektet e vetem se pergjegjesia eshte e ketyre te dyve e pafalshme. Ata tani duhet te vihen menjehere ne krye te sigurimit te qetesise se vendit, duke pasur te gjitha kopetencat e emerimeve, e transferimeve", ju tha Mbreti. "Komandanti i Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranitasi, e kryetari Shtatmadherise Gjeneral Gustav Mirdaici dhe N/kryetari i Shtatmadherise N/kolonel Sami Koka dhe Baron Kishner dhe si ndihmes i komandantit te ushtrise kolonel Shefki Shatku, sipas urdherave te dhena me kohe. Po ua konfirmoj edhe nje here, se e gjithe pergjegjesia e mosplotesimit dhe te zbatimit te mbrojtjes se Atdheut, jeni ju pergjegjes dhe me keni dhene te gjitha sigurimet e plotesimit persa i perket planit te paraqitur e kjo mjafton per vijat e para. Pra, deri tani te viheni ne krye te detyres e te keni te plotesuar te gjitha mungesat se koha nuk prêt. Dhe duhet ta dini veten se jeni ne lufte dhe tani nuk ju pengon asgje per cdo levizje ushtarake dhe mobilizimi, se ajo qe na pengonte me perpara ishte fakti qe mos te binim ne sy te aleates sone Italise. Ajo sot eshte e vendosur te na sulmoje ushtarakisht, pra ju viheni ne krye te detyres se shenjte qe ju perket per mbrojtjen e Atdheut, duke mos lejuar shkeljen e tokes sone pa gjak. E dime, si na dha bota mbare se ushtria jone e pa armatosur dhe e vogel kunder nje fuqie te madhe kolosale rreth 50 here me e madhe se e jona, e armatosur me armet me moderne nuk mundemi ta ndalojme. Por, ta marre vesh bota mbare, se shqiptari nuk perulet per te drejtat e veta por vdes me nder. Dhe, po ju siguroj se: gjaku i paster i ushtarit tone ka per te siguruar indipendencen e Shtetit vete, me plot ndershmeri e ngadhnjim perpara botes se qyteteruar. E pergjegjesia eshte mbi ju, e nuk ka asnje justifikim e duhet qysh ne kete minute te jemi te gatshem per te kryer detyren, se koha nuk prêt tani. Ju pergjegjesit e ushtrise kombetare viheni ne krye te detyres te shenjte dhe ju shtrengoj doren duke ju thene qe Zoti qofte me ushtrine tone trime".

Pas kesaj, komandantet menjehere dolen. Kjo ishte fjala para Asamblese Kombetare e Lartmadherise. Pasi komandantet dolen, Mbreti hipi per pak minuta lart, e la mbledhjen te bisedojne. Ajo qe pritej ishte ndonje lajm prej komandantit te Mbrojtes Kombetare mbi plotesimin e disa qendrave qe ende nuk jane plotesuar, pasi pergjithesisht ishin urdheruar per t'u sistemuar ne bazat e caktuara, kujton adjutanti.

Asambleja Kombetare ora 12 e mbremjes

Pasi doli Mbreti Zog, Mbledhja mori ne shqyrtim sa i perket Madherise se Saj Mbretereshes te semure, dhe te Princit Trashegimtar, qe akoma nuk kishte mbushur 30 ore, per menyren e vendosjes se tyre ne nje vend te sigurte dhe te pershtatshem. Po ashtu dhe sa me shpejt qe te dilnin nga Tirana, kujton adjutanti. "Duke diskutuar dhe pasi Zonat Veri-Lindore nuk jane tanime te pershtatshme nga dyshimet jugosllave, sic e marr per baze Shkodra dhe Homezhi, keto u lane vetem se ne Jug. Dhe, sa per ne Jug u pa me e arsyeshme ne cdo pikepamje ku ne ato zona do te vendosej edhe qendra e Qeverise eshte Korca. Ky ishte vendi me i sigurte per vendosjen e Madherise se Saj Mbretereshes, e Princit Trashegimtar. Pra, kjo u pa me e drejte. Pasi u rrahen mendimet duke studjuar pike per pike mundesite dhe ngjarjet eventuale qe mund te lindin, u pa me e pershtatshme Korca dhe krahinat e saj, dhe keshtu njezeri, Mbledhja e Asamblese Kombetare vendosi qe sot Madheria e Saj Mbreteresha me Princin Trashegimtar te nisen prej Tirane per ne Korce".

Zog I Mbreti Shqiptareve hyri ne Mbledhjen e pergjithshme te Asamblese Kombetare ne oren 12 te nates date 6 Prill 1939. Por, sa u ul Kryetari i Parlamentit Pandeli Evangjeli, ne emer te Asamblese Kombetare i parashtroi vendimin e marre keshtu: "Lartmadheri, Parlamenti dhe Qeveria se bashku, duke marre parasysh ngjarjet eventuale qe mund te na lindin, minute me minute, per interesin e Atdheut e te nderit te shqiptareve mbare e per te qene te lire ne veprimet qe Atdheu lyp prej nesh 'vendosi' qe Madheria e Saj Mbreteresha bashke me Princin Trashegimtar qysh sot te dalin nga Tirana per ne Korce ai vend u caktua me i pershtatshem".

Pse pranoi Mbreti qe te largohej me 7 prill

dhe fillimi i invazionit fashist ne oret e mengjezit

Mbreti nuk pranon fillimisht, qe te largohet mbreteresha dhe Princi Leka. "Ajo do te vuaje njesoj si te gjithe familjet e tjera shqiptare, qe do t'i vriten djemte. Tani te shikojme detyren e atdheut", thote ai. Por, pas pak, fjalen e merr Mehdi Frasheri dhe pas tij Pandeli Evangjeli. Ky i precizon mbretit se duhen marra masa qe edhe ai duhet te largohet, sepse realiteti eshte i veshtire. "Te gjitha deshirat e lutjet e te gjithe ketyre te tjereve jane te miat se jam plak. E pra jepna fjalen se e pranoni vendimin e Perfaqesuesve te popullit, se nuk ulem pa e marre fjalen. Sepse ky vendim nuk eshte marre per hater, por lidhen interesat e kombit me to historikisht", thote Pandeli Evangjeli. Por, ne Tirane ka aguar mengjesi. Me 7 prill 1939 dhe ne oren 4 te mengjesit, mbreteresha dhe princi trashegimtar u nisen prej Tirane per ne Korce. Nderkohe, nje ore me vone, flota italiane ka hyre ne Sarande, Vlore ,Durres dhe Shengjin. Nga raportimet e para, ashtu si pritet jane vetem pak forca qe i mbrojne portet.


20/01/2003


Mbrojtja ne 1939: Mision i pamundur

Duhet te ishe ne kohen e gjeneraleve te Zogut, Aranitasi
dhe Mirdaic, qe te kuptoje, se cfare eshte pergjegjesia e
mbrojtjes se vendit, perpara nje agresioni fashist. Te dy
ata pohojne kryelarte para mbretit se: Shqiperia megjithese
me nje potencial te vogel, do te mbroje territorin e saj.
Te dy gjeneralet, njeri kryekomandant i ushtrise dhe tjetri
shefi i shtatmadhorise, madje edhe e kane hartuar vete
planin e mbrojtjes.

Plani eshte i thjeshte dhe ai konsiston ne ndarjen e
bregdetit ne segmente, ku do te ishte ushtria, e cila do te
ishte perballe agresorit (megjithese me vetem gjashte dite
municion) dhe ne mbeshtetjen e kesaj njesie, me forcat e
xhandarmerise. Ne keto momente edhe kjo strukture mban
detyra luftarake. "Gjithshka, te behet pa i bere italianet
qe te kerkojne shkak per lufte", insiston Zogu, ne cdo
moment. Duke harruar, se gjate viteve te tij ne Shqiperi,
italianet jane futur edhe shume me teper, sesa e mendon ai.
Ata jane kudo dhe e qesendisin me veprimet e tyre
ekzekutivin shqiptar. Musa Juka, ministri i tij i
brendshem, detyrohet qe ti shprehe hapur mbretit, ate qe i
fshihet deri tani. Ushtria shqiptare, megjithese ka dite qe
ka marre detyrat e saj per te luftuar, deri tani ka marre
masa te thjeshta, qe jane shume larg skemes mbrojtese te
vendit. Per Zogun behet mese e qarte: Vendi i tij eshte
larg urdhrave dhe besimit te fryre, qe i shfaqin vartesit e
tij ushtarake. Gjithsesi, kujtimet e shkruara nga dora e
adjutantit, ne shume vende te diktuara edhe nga Mbreti Zog,
ende nuk mund te japin te qarte idene se njerezit nuk duan
qe ti binden Monarkut, ato thjesht konfirmojne se Italia e
kishte pushtuar prej kohesh Shqiperine. Nuk ka me nevoje
per "Kalin e Trojes", shqiptaret e kane mirepritur vete
kete realitet, me sa duket. Pas ketyre, te duket se edhe
perpjekjet e asaj kohe per te demostruar kunder fashizmit
kane qene shume larg bindjes se "Atdheu ishte ne rrezik".
B.an

Zogu I kupton pamundesine e mbrojtjes kombetare te
Shqiperise

Monarku shqiptar merr premtimin nga kryekomandanti i
ushtrise Xhemal Aranitasi dhe Shefi i Shtatmadhorise Gustaq
Mirdaic, per funksionimin e sistemit te mbrojtjes se
vendit. Nderkohe, Jakomoni, i derguari italian ne Shqiperi,
kerkon falje per kerkesen e Italise dhe perserit nje
kerkese te dyte. Ku Italia te kishte nje prani thjesht
Ushtarake ne Shqiperi, nen drejtimin e Zogut per sigurine e
vendit. Ky i fundit i hedh perseri poshte me delikatese
kerkesat, per te ruajtur ende Traktatin e Miqesise, qe
ekziston mes te dy vendeve. Por, mbreti shqiptar duket se
ende nuk ka llogaritur fjalet, qe i rezervohen ne audience
nga Ministri i tij i Brendshem Musa Juka: Italianet i dine
te gjitha pergatitjet e Shqiperise, ndryshe nga urdhri i
prere i mbretit. Dhe asnje nga urdhrat ne Ushtri dhe
Xhandarmeri nuk eshte zbatuar si duhet

Pallati nate e dite qendron me dyert hapur, lloj-lloj
bisedimesh behen mes tij. Mbreti duke i mbledhur si
Keshillin Ministror dhe Komandantet e ushtrise e te
xhandarmerise, ju tha: "Sic po e shihni, punet me Italine
jane mjaft te kritikueshme dhe une nuk shoh asnje
permiresim. Telegramet e letrat e Musolinit jane pluhur
syve, e per te fituar kohe, per te pare mire qendrimin e
Europes, e te ballkanasve. Musolini kete here eshte i
vendosur te perdore forcen kunder Shqiperise. Pra, sic ju
kam urdheruar me kohe: Duhet te jemi te gatshem ne cdo
cast, megjithese Shtetet e Medhaja si Britania e Madhe e
Franca, na keshillojne qe te rrime urte. E mos t'i japim ne
shkak konfliktit. Gjithsesi, Italia duke perfituar nga kjo,
qe Britania, as Franca nuk jane te gatshem, do te luaje
karten e fundit.

Edhe po ju them se Jugosllavia eshte kryekeput nga fashizmi
dhe Greqia trembet nga kercenimet e Musolinit. Ajo ka
mundesi te jete keshilluar nga Britania e Madhe, kujtoj, se
kjo ka ardhur nga mosmbajtja e premtimeve qe na pat dhene
Kryeministri Grek Mataksait, edhe pse, sa kohe me pare, ajo
trembet".

"Pra, -tha Mbreti Zog,- e gjithe veprimtaria e sakrificat e
vendimet e marrura jane per mospranimin ne asnje menyre te
sendeve, qe cenojne pamvaresine e ndershmerine e Kombit
Shqiptar".

"E kjo,- tha Mbreti,- tani varet ne ushtrine e vogel qe
kemi, se bashku me xhandarmerine per te cilen kam bindjen
se ajo: Ka per t'i zbatue me trimeri, urdherat e dhena me
kohe. Se me trimerine e saj, me vullnetin, me gjakun e
patriotizmin e saj, se gjaku i atij ushtari ka per te
ndricuar e siguruar indipendencen e pamvaresine e
Shqiperise. E pra, ky eshte mjeti kryesor, qe duhet me cdo
sakrifice e mundim ta kemi te gateshme ushtrine e vogel e
trime. Qe te jete ne cdo cast gati, qe te vdese per Atdhe
dhe te na nxjerre faqebardhe para botes se qyteteruar. Ne e
dime se, nuk ka mundesi qe ushtria jone trime te ndaloje
forcat fashiste te armatosura me mjetet me moderne, por le
ta shohe bota se shqiptari vdes per Atdheun e tij, e kjo
duhet pra".

Mbreti u kthye nga Komandanti, si ai i Mbrojtjes Kombetare
dhe ai i Xhandarmerise, e ju tha: "Zotni Komandante, jeni
dakort me sa spjegova me lart! Duhet ta dini, qysh sot, se
ka nje muaj e gjysem qe ju kam urdheruar ne pergatitjet e
forcave. Po ashtu, edhe me keni paraqitur nje plan, qe e
kam studjuar mire e jam i kenaqur me fjalen tuaj, qe me
keni premtuar se te gjitha jane te gateshme. Pra, qysh sot,
mungesat qe jane te paplotesuara, tani lirisht i plotesoni.
E qysh ne kete minute ta dini veten se jeni ne lufte. Te
merren te gjitha masat e urdheruara dhe ne baze te planit
te paraqitur me kohe, po prej jush. Moszbatimi i ketij
plani pike per pike ne kohen e duhur, ben qe e gjithe
pergjegjesia varet nga ju, nje pergjegjesi, e cila eshte e
pafalshme.

Jua perseris edhe nje here! Sot lipset te deklaroni se jeni
te gatshem ne cdo ore e minut ose jo. Koha nuk prêt me, per
te bere ndryshime. Jeni kryelarte per te kryer detyren
kombetare qe ju perket ne mbrojtjen e cdo kercenimi, qe
mund t'i vije cenimit te Atdheut tone te pavarur e te
dashur. Ma thoni burrerisht po ose jo, dhe ne rast se keni
mungesa i shfaqni tani", ju tha Mbreti para Keshillit
Ministror komandanteve te tij.

Te dy komandantet, i deklaruan Mbretit Zog para Keshillit
Ministror, se sipas planit te paraqitur dhe urdherat e
Madherise se Tij ishin te gatshem. Dhe, ato mungesa, qe
kishin penguar nga situata, per te mos u dukur, tani brenda
javes do te jene krejtesisht te plotesuara dhe urdherat e
Madheris se Tij do te zbatohen pike per pike. Keto ishin
pergjigjet e Komandanteve.

Pas kesaj, Mbreti Zog i urdheroi Kryeministrit Kotta, qe
gjithe mjetet e punimit te Botores, si xhelatina, fitila,
lopata, kazme e te tjera, t'i dorezohen nje here e mire
Komandes se Mbrojtjes Kombetare dhe Xhandarmerise.
Gjithashtu, ju kthye Ministrit te Puneve te Brendshme, Musa
Jukes, duke e porositur qe te urdheroje Prefektet, qe cdo
perkrahje t'i japin ushtrise e xhandarmerise, edhe cdo mjet
qe atyre ju nevojitet.

Nderkaq, ngjarjet shkaktohen dita dites prej italianeve si
ne Sukth, Kucove, Rroshkull, e vende te tjera ku jane
punetore. Saqe, edhe populli, u merzit teper e eshte i
alarmuar. Gjithandej thuhej se Italia do te na mesyje
ushtarakisht e do te na zaptoje pas kesaj. Keto jane edhe
bisedimet qe behen gjithandej ne popull dhe kjo eshte e
padurueshme.

Nga ana tjeter, Musolini dhe Konti Ciano, dhe i derguari i
jashtezakonshem Zef Seregji, na japin te kuptojme se nuk ka
ndonje gje te tille frikesimi, qe po qarkullon ne popull
dhe keta jane te gjitha genjeshtra".

Mbreti Zog, ju ve ne dijeni se: "Italia me provat qe kemi,
ka vendosur te sulmoje Shqiperine, se telegramet e letrat
qe na dergojne Musolini jane demonstrative vetem per te na
hedhur pluhur syve. Ndodhemi te izoluar, pothuajse nga bota
mbare, sepse ne ditet e sotme te gjithe shtetet i tremben
nazi-fashizmit. Megjithekete, jam duke u munduar te bej
c'eshte e mundur, qe kete rrezik ta kalojme edhe kete here,
si heret e tjera.

Shteteve Fqinje, si Jugosllavise dhe Greqise, jam munduar
t'ua mbush mendjen se nje okupim i Italise fashiste nuk
eshte vetem per Shqiperine. Por, qellimet jane kunder mbare
Ballkanit. Se pas Shqiperise do te jene tek portat e tyre
te Jugosllavise e Greqise.E pra fashizmi sot nuk eshte
armiku vetem i Shqiperise por i Ballkanit mbare, sic i
patem vene ne dijeni me pare. Por, pa asnje frike se
tremben, e kjo daulle pa mbushur vitin do te jete tek
portat e tyre.

Pra, ne kemi vendosur, sido qe te jete, mos te pranojme
asnje kusht qe rrezikon e cenon pavaresine e Shqiperise.
Qofte edhe nese Italia fashiste do ose mendon te na mesyje
ushtarakisht. Prandaj, po ua perseris edhe nje here se:
Keto kane qene arsyet qe ju kam urdheruar qysh para nje
muaji e gjysem me pare, per t'u pergatitur e per te qene sa
me pare te gatshem ne cdo kohe, per te kryer detyren e
shenjte qe u perket. E tani deshiroj te me siguroni se deri
ku keni arritur ne pergatitjen, sipas instruksioneve dhe te
planit te paraqitur? Me thoni: A keni mungesa qe
eventualisht situata nuk ju ka lejuar t'i plotesoni",- ju
tha Mbreti, Komandanteve.

Pas kesaj, Komandanti i Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal
Aranitasi, si edhe Komandanti Pergjithshem i Xhandarmerise,
Kolonel Shefki Shatku, u ngriten ne kembe dhe
parashtruan: "Madhni, ne baze te urdherave te Madherise
Suaj, e sipas planit te paraqitur me date 5 Mars 1939, kemi
plotesuar te gjitha ato pergatitje dhe rendimin e nevojshem
ushtarak, si edhe pjestimin e Sektoreve te veprimit, sipas
urdherit qe na u komunikua me anen e kolonel Husein
Selmanit. E sot do t'ju parashtrojme planin e pergatitjes
me te gjitha detajet e rendimit te perfunduar".

Mbreti Zog, pasi degjoi te dy komandantet mbi plotesimin e
fuqive te porositura u kenaq, dhe u kthye nga ata e u
tha: "Kenaqem kur ushtria se bashku me xhandarmerine keni
plotesuar kuadrot e urdheruar, e gjenden te gatshem per te
kryer detyren e shenjte qe ju perket per Atdheun. Tani, ju
Zoteri komandante, keni pranuar gjithe responsabilitetin e
mbrojtjes se Atdheut, brenda planit te paraqitur, kunder
cdo sulmi qe mund te ndodhe ju", tha Mbreti.

Komandanti i Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranitasi,
dhe Komandanti i Xhandarmerise Kolonel Shefki Shatku, te dy
u ngriten ne kembe dhe deklaruan:"Si urdheroni Madheri,
pranojme duke marre te gjithe pergjegjesine mbi zbatimin e
planit, nen urdherat e Madherise Suaj" i parashtruan ata
qarte Mbretit.

Pas kesaj, Mbreti Zog ju tha: "Kam besimin se keni per te
kryer detyren e rende qe merrni persiper. E duhet ta dini,
se i gjithe fati i Atdheut e ndershmeria e Kombit varen ne
ushtrine e vogel trime dhe urdheroj qe Komanda e Gardes te
kete dy batalionet e saj ne dispozicion te Komandes se
Mbrojtjes Kombetare". Dhe keshtu: ju shtrengoj doren e
dolen, dhe Mbreti mbeti vetem me kryeministrin Kota, duke
biseduar mbi Kryeministrin Grek, Metaksain.

Komandanti i Mbrojtjes Kombetare, Gjeneral Xhemal Aranitasi
dhe Kryetari i Shtatmadherise Gjeneral Gustaq Mirdaic, e
Komandanti i Pergjithshem i Xhandarmerise Kolonel Shefki
Shatku u paraqiten para Mbretit, bashke me planin e
plotesuar mbi rendimin e forcave nder sektoret, me te
gjitha hollesite. Ata ishin te gatshem, ndersa te gjithe
komandanteve u ishte komunikuar urdheri, qe te jene te
gatshem. "Por, akoma nuk ju kemi derguar planin e
veprimtarise, ne pritjen e urdherit te Madherise Suaj, qe
ta pelqeni atehere, e pastaj te vihet ne zbatim menjehere",
thane ata.

Mbreti e pelqeu dhe u shpreh: "Ju urdheroj, dhe jeni plot
kompetence te veproni sipas planit te pergatitur. Por, sic
ju kam keshilluar, pa alarm, e pa rene ne sy te
organizatoreve italiane, se ata i hetojne te gjitha keto
veprime e ne urtesi e fshehtesi. E tani e konsideroj se
jeni te gatshem. E ju jam faleminderit dhe jam teper i
kenaqur nga punet e shpejta e krejt ne rregull mbi sa
parashtruat, qe keni arritur ne plotesimin e kuadrit te
urdheruar. Pra, po ju them, kam besimin e plote, mbi
punimet dhe me sa me siguroni per keto plotesime nen
pergjegjesine tuaj."

Mbreti mbeti shume i kenaqur, persa keto i parashtruan nen
pergjegjesine e tyre. Gjithashtu, i pelqeu edhe pjestimi i
zonave dhe ju tha ne prezencen e kryeministrit e te
ministrave te Qeverise, keto fjale:"Vetem nje gje ta dini,
lufta nuk ka per te kaluar vitin, se nuk prêt Gjermania.
Ajo do nje ore e me pare te shfrytezoje armet, para se te
pergatiten te tjeret. Por keta luften qind per qind e kane
te humbur. Ja kjo eshte edhe qendrimi i fqinjeve tane, se
edhe ata e shohin fare mire, por nuk bejne ze. E ne sot
jemi ne fazen kritike. Po sikur, te na kishte ndihmuar pak
Turqia miqesisht qe te nderhynte prane Gjermanise, kishte
per te bere nje efekt. Por, edhe ajo ka zor se ka
posibilitetin qe t'i kerkoje te mbetet neutral, kurse kjo
eshte aleate me Britanine e Madhe e nuk nderhyn.

Nese Jugosllavia dhe Greqia, te pakten te mbeten neutrale e
mos te propagandojne ne favor te fashizmit, ne do mundemi
qe 6 muaj ta mbajme luften kunder Italise nder rretat e
maleve. Keshtu, do te na zinte lufta europiane, brenda ne
Shqiperi. Por, e gjithe kjo varet nga keta. Sepse, nuk do
te munden te qendrojne asnjanese dhe indirekt do te na
ndihmojne me arme e municion. Kjo varet nga Britania e
Madhe dhe Franca, se po t'i sigurojne ata na ndihmojne, e
sidomos Greqia. Por eshte mjaft e pabesueshme sepse edhe ne
na keshillojne per kompromis qe mos t'i japim shkak nje
lufte, kurse nje kompromis sic thone ata po, ajo eshte e
pamundur se cenon te gjitha rrymat e sovranitetit dhe
behemi tradhetar duke i vene nje njolle te zeze e te
pafalshme popullit shqiptar para gjithe botes.

Sidoqofte, ne, ne asnje menyre nuk kemi tjeter rruge pervec
kesaj qe po ndjekim, e mundesisht me kete ushtri te vogel
te bejme cdo sakrifice, qe lufta e madhe europiane te na
gjeje ne malet e Shqiperise brenda. Ku, ne ate kohe, do te
kemi aleate gjithe boten demokratike, e sic ju thashe se
nazi-fashizmi luften qind per qind e kane te humbur. Ne
kete te jeni te sigurte, se rezervat e tyre do te shterren
shpejte, kurse te Britanise, Frances e Amerikes vijne duke
ju shtuar", perfundoi mbreti.



Tirane me 30 mars 1939

Kryeqyteti nate e dite ne alarm. Tani edhe ku kane
shperthyer demostratat e popullit burra e gra, sillen rreth
e qark Pallatit Mbreteror, e nder legatat e Shteteve te
Amerikes, Britanise se Madhe, Frances, Turqise, Greqise
etj. Duke thirrur kunder kercenimeve te Italise fashiste, e
duke kerkuar ndihmen e Shteteve demokrate dhe duke kenduar
Himnin Mbreteror e te Flamurit e te tjera Kombetare, dhe
duke thirrur: "Rrofte Mbreti Yne i dashur, mbrojtesi i
Shqiperise", "Jemi te gjithe gati, burra e gra, me vdek per
Atdhe e Mbret". Nje thirrje aq e mallengjyeshme ka mbuluar
gjithe kryeqytetin.

Mbreti Zog, teper i mallengjyer, nga thirrjet e dhimbjes te
popullit, ne oren 10.00 te mbremjes doli vete para popullit
e djelmerise: "Motra e Vellezer te mij, kuptoj ndjenjat
tuaja patriotike, pra ju qe mos ta humbisni kurajon dhe per
cdo rast te keni parasysh mbrojtjen e Atdheut duke mos
kursyer asgje kundrejt cenimeve te lirise e sovranitetit
shqiptar. Une do te bej cfare eshte e mundur per te evituar
kete erresire qe thuret me rrugen diplomatike, por
sidoqofte ju siguroj qe me cdo sakrifice bashke me ju do ta
mbrojme Atdheun tone. Dhe shqiptareve nuk do t'u vihet
njolle nga askush: Rrofte Shqiperia".

Kur populli degjoi keto fjale te Prijsit te vet, u leshua
duke thirrur e duke u betuar se qe kjo ore nuk mundet te
pershkruhet. Nuk mbeti njeri pa u dridhur nga nje
atmosfere, qe ngumonte prej shpirtit te paster te popullit
trim, qe nuk i dhimbsej asgje per Atdhe e per Mbretin e
tyre te dashur.

Mbreti, sapo hyri brenda, urdheroi kolonel Husein Selmanin,
qe t'i thoshte Ministrit te Brendshem, qe mos te merrej
asnje mase kunder popullit e djalerise. Por, te merren masa
shume te forta per sigurimin e italianeve ne kryeqytet. Po
ashtu, duke urdheruar te gjithe prefektet me telefon, qe te
marrin masa per sigurimin e italianeve, qe asnje gje mos te
ndodhe kunder tyre. Qofte per ata qe ndodhen ne Shqiperi me
sherbime, e sidomos atyre te Kucoves e ne Sukth. Dhe,
menjehere te marrin per pergjigje ne telefon.

Pas kesaj, Mbreti urdheroi adjutantin e tij Selmani, qe te
therrase z.Mehdi Frasheri, bashke me Kasem Radovicken dhe
Abedin Neprevishten. Ata menjehere erdhen ne ora 12.30 te
nates. Sa u futen brenda tek Mbreti, Mehdi Frasheri u
shpreh: "Madheri, fjala e Madheris Suaj i terboi popullin
me teper se ishin, dhe fjalen e Madheris Suaj po e kendojne
si nje dekret, per ata e gjithe shqiptaret e ndershem".

Mbreti Zog, ju pergjigj fjaleve te Mehdi Frasherit
keshtu: "E marr vesh dhe e vertete se ato qe ju thashe jane
nje dekret i pathyeshem dhe i pandryshueshem. Pra, ju,
Mehdi Bej qysh sot, ju ngarkoj te jeni kryetar e
organizator i Rinise Shqiptare, per kunder cilitdo qofte qe
vjen per te cenuar indipendencen e ndershmerine e
Shqiperise. Vetem se lipset urtesi, se ju e dini qe nuk
duam qe te shkaktohemi per te prishur marredheniet miqesore
e cenimet e aleances ne asnje menyre. Kjo nuk duhet qe te
vije prej nesh, se ne gjithnje perpiqemi te sheshojme
punet, po kjo nuk na pengon ne pergatitjen tone".

Me keto fjale, Mehdi Frasheri me shoke dolen dhe ju prine
Djelmerise duke thirrur pa dem, e duke kenduar, demostratat
vazhdonin.



Tirane me 31 mars 1939

Ministri Fuqiplote i akredituar prane Oborrit Mbreteror
Shqiptar, Jakomani, u kthye nga Roma, dhe menjehere kerkoi
nje audience per t'u paraqitur tek Mbreti Zog. Ai u pranua
dhe ne oren 10.00 paradite te po kesaj date i parashtroi
miqesine e sinqerte e te falat e Musolinit. Ai garantoi dhe
ka dhene fjalet e Musolinit, me keto:

"Duce-ja eshte shume i tronditur per keqkuptimet qe u
shkaktuan ne mes te dy shteteve miq e aleate per asgje",
tha Jakomani dhe pastaj shtoi: "Jam i ngarkuar t'ju siguroj
Madherine Tuaj, se Duce-ja ka per te qene deri ne fund
besnik i traktatit te aleances e i miqesise qe kemi me
Shqiperine, dhe eshte mik i patundur per te miren e
Shqiperise dhe te Madherise Suaj, te rrini krejt te qete se
keto propaganda zhvillohen me teper nga armiqte qe nuk duan
miqesine italo-shqiptare si gjithmone".

Pasi mbaroi te gjitha keto garanci e premtime miqesie,
Ministri Jakomani, i skuqur ne fytyre i parashtroi keto
fjale:

"Madheri, Duce-ja, nuk ka menduar kurre per nje cenim
kunder Shqiperise as kunder Madherise Suaj, sa mbi
propozimin qe ju ka bere heq dore. Vetem, te pranoni dy
divizione ushtaresh kembesorie, e nje division motorizuar
ne token shqiptare kur te deshironi Madheria Juaj. Te cilat
do te ishin krejtesisht nen Komanden e Madheris Suaj. Keto
do te ishin vetem e vetem per te miren e Shqiperise. E, ne
eshte se i pranoni Madheria Juaj keto kondita, krejtesisht
nen komanden Tuaj, edhe kur te deshironi per te vendosur,
te gjitha shpenzimet jane te Italise per sa u perket ketyre
divizioneve. Dhe jane per Madherine Tuaj bashke me armaten
shqiptare qe t'i keni si forcim. Se sic po e shihni edhe
vete Madheri, se e gjithe situata e botes eshte e
nderlikuar e per kete qellim eshte e nevojshme qe Shqiperia
bashke me armaten e saj, te kete edhe nje korparmate
italiane si forcim nen Komanden e Madherise Suaj. Ne rast
se keni per te pranuar kete deshire te Duces, ju dhuron e
ju garanton me traktate, e ju siguron zyrtarisht:
Dinastine, Shqiperine te madhe, pasuri te medhaja per
Mbretin e te tjera, nje pallat ne Rome" Keto ishin
propozimet qe Jakomani i parashtroi Mbretit Zog I me 31
Mars 1939.

Mbreti Zog I kunder ketyre propozimeve dhe fjaleve ju
pergjigj prere Ministrit Jakomoni, me keto fjale: "I
kuptova te gjitha Zotni Minister, sa mbi sigurimin per
Shqiperine si edhe per simpatine e miqesine qe Duce-ja me
ka derguar me anen tuaj kundrejt meje e te Shqiperise, i
faleminderit.

Zoti Minister,- i tha Mbreti,- i thoni bashke me te falat e
mia te sinqerta Excellences se tij Musolinit, ju siguroj me
cdo kusht se as mua as qeverise sime nuk i bejne aspak
pershtypje propagandat e huaja, por kemi per te respektuar
deri ne fund traktatin e aleances dhe miqesise qe kemi me
Italine. Zoti Minister i thuaj Duces kam besim ne fjalet e
nje burri te madh si ju, edhe prej meje e prej qeverise
sime, kurre nuk ka per t'i ardhur tradheti Italise, por do
t'i vazhdojme me plot sinqeritet, sic na imponojne zakonet
shekullore te Shqiperise ne mes te dy popujve miq.

Pra, Zoti Minister,- i tha Jakomonit ne qofte se kjo
dashuri e miqesi qe po na tregoni prej Duces, ne qofte se e
ka me gjithe zemer tek ne, ka fituar nje simpati e admirim
te pa cmuar. Vetem nje gje duhet te dihet- Zoti Jakomoni-,
se cdo propozim ose bisedim edhe qofte, qe cenon
indipendencen sovrane te Shqiperise eshte i papranueshem
cdo perpjekje eshte e kote. Ne prej nje nacionalisti e
burri te madh Duces, gjithmone presim perkrahje e te mira.

Por,- sic thote Excellenca e tij Musolini,- ajo eshte ne
rast te ndonje lufte boterore ose Europiane. Atehere, ne
baze te traktatit e aleances qe kemi, rreth interesave
reciproke, kemi per te biseduar me plot besnikeri, por jo
sot qe nuk ekziston asnje re e zeze ne qiell.

Sa per simpatine personale qe Ducja ushqen per mua duke me
dhuruar gjera te cmueshme i faleminderit shume. Vetem,-
thuaj Duces, se keto dhurata jane shume te medhaja per mua,
sepse une jam mesuar me me pak pasuri e me pelqen te jetoj
ne nje shtepi te vogel, aq sa ben pesha e kombit tim. Por
defrimi, pasuria e shija me e madhja qe eshte per mua,
eshte t'i sherbej Atdheut tim, e te mbroj te drejtat e tij
kunder cilitdo qofte, qe i sillet per t'i cenuar pavaresine
e ndershmerine e tij.

Ju lutem zoti Minister, i thoni Duces se si nje burre
shteti i madh qe jeni, une dhe i gjithe populli i vogel
shqiptar, prêt prej jush, miqesine e sinqerte dhe
perkrahjen tuaj te madhe, e te gjithe popullit te madh
Italian, duke i zhdukur keto shkendia te idheta qe u
shkaktuan ne mes te dy popujve miq, e te kthehemi ne gezime
e be besim e cila eshte ne doren tuaj i thuaj Duces".

Keto ishin fjalet e Mbretit Zog qe ju pergjigj propozimit
te Duces nepermjet Ministrit te Italise Jakomonit. Por sa
doli Jakomoni, hyri Keshilli Ministror, dhe Mbreti ja tha
tekstualisht keto fjale qe permendem me lart. Ashtu si edhe
perkthyesit qe ka qene Ministri i Puneve te Jashtme
Shqiptar, Ekrem Libohova. Po vete Mbreti e kuptonte fare
mire italishten. Mbreti urdheroi kryeministrin Kota, qe te
gjitha keto bisedime t'i marre qeveria, si edhe t'i jepen
Parlamentit qe t'i mbaje me te tjerat.

Keto nuk ishin tjeter, pervecse manovra trashanike qe nuk
hahen prej askujt, por edhe Musolini tashme e pa edhe vete
se te gjitha mjetet i perdori por pa dobi. E tani, nuk i
mbeti tjeter pervecse te perdorte forcen ushtarake. Por,
nuk i ka aspak hije, fjalet premtimet e kota me genjeshtrat
e perditshme.

Keshilli Ministror, nen Kryesine e Mbretit, vazhdoi mbi te
gjitha sa i perket gjendjes shume te rende, qe u rikrijua
tashme nga manifestimet e popullit kunder Italise. E kjo
nuk eshte edhe ne dobi me sa gjendja eshte e kritikueshme,
se kjo ashperson dhe me nje fjale shkeput te gjitha
marredheniet me Italine. Dhe, per t'i ndaluar nuk eshte e
lehte se nuk kemi nje shprese se merremi vesh me Italine
fashiste. Po ashtu, persa i perket fjales se Musolinit nuk
i besohet me.

Nga ministrat e shteteve te medhaja asnje gje nuk po
levizte, as qe ka shprese. Vetem se keshillojne qe
shqiptaret te rrine urte, qe mos te shkaktojme ndonje
proteste nga Italia, se ate presin, e kjo e demostratave
kunder Italise mundet qe Italia te protestoje megjithese
populli gjithandej eshte i lire, por jo te atakoje.

Ne Keshillin Ministror, nje pjese e ministrave, ishin te
mendimit qe ne cdo menyre demostratat t'i ndalojme, se kjo
ka per te shkaktuar jo vetem ashpersimin me Italine, por
edhe nje proteste e rende sa per te imponuar te kerkojme
falje, se populli edhe po shane me fjale fyese, italianet e
marrin si nje arme ne dore. Dhe, jo, se eshte nje dobi se
Italia eshte ajo vete shkaktare, po vetem se mund te zeje
shkak.

Mbretin, e pashe shume te merzitur dhe te lodhur, thote
koloneli Hyseni. Ai me tha, jam duke pushuar pak, e vertete
qe kishte nje jave, qe as gjumin e as te ngrenin nuk e
kishte bere ne rregull, po pas nje ore me thirri
Kryeministri Kota, e me tha te shkoj ne Komanden Kombetare.
Kjo per te pare se a kane perfunduar te gjitha rendimet
sipas planit qe na paraqiten dhe te shikoja pak edhe
moralin e oficerave te Shtabit Komandes. Vetem se, ne
Komande, konstatova nje moskenaqesi ne mes Komandantit
Gjeneral Xhemal Aranitasi e Ministrit te Brendshem Musa
Jukes, per shume sende.

Kur po kthehesha nga Komanda e Mbrojtjes Kombetare, per ne
Pallat, aty gjeta Ministrin e Puneve te Brendshme Musa
Juken. Ai m'u afrua e me tha: "Husen Beg kam shume sende me
rendesi per t'ju parashtruar Mbretit, po deshiroja t'jua
thoja juve. Ne po i japim vete shkak ashpersimit me
Italine, se nuk behet keshtu sic po bejme ne, se ju siguroj
me fakte se prej ketyre demostratave qe therrasim nate e
dite neper rruget e legatat e huaja, qe tash e tri dite,
mos e konsideroni per nacionalizem por me teper per te
provokuar keqesimet e ashpersimet me Italine, se une i njoh
fare mire pjesen me te madhe te tyre. E bile kemi fakte se
jane te shtyre nga agjentet italiane, por duhet t'i
ndalojme".

Me shtoi, Ministri Musa Juka, doni t'ju them edhe nje gje
tjeter: "Me kane ardhur italianet ne zyre, Hysen Bej, e me
kane thene se gjithe urdherat qe Mbreti ju ka dhene
ushtrise e xhandarmerise qe tani e nje jave me pare, i dime
te gjitha, si edhe per rendimin e mobilizimit dhe forcave
si edhe per ata te xhandarmerise. Keto lajme dualen nga
Komanda e Mbrojtjes Kombetare, une kam fakte se pjesa me e
madhe e Komandes jane te lidhur me italianet, se une do
t'ia parashtroj Mbretit, por dua qe t'i bisedojme me pare
bashke, e mos besoni ne ushtrine e sotme".

Si mbaroi Ministri Musa Juka, une duke qeshur i thashe: "Po
ta paskan mbushur mendjen edhe ty italianet Zoti Minister.
Por, megjithate, i thashe mire ja parashtroni Mbretit, sa
ra mbreti poshte ne Biroin e vet". I thashe se eshte Musa
Juka. Mbreti, me urdheroi ta fusja brenda. "Dhe ti,- me tha-
 shko pak ne Komanden e Xhandarmerise, e shiko mos kane
ndonje nevoje per transportimin e batalioneve, ne vendet e
caktuara e ne rast se komandanti i Xhandarmerise deshiron
kamiona, i thuaj Komandes Mbrojtjes Kombetare". Ndersa,
ministrin e futa tek Mbreti, une menjehere shkova ne
Komanden e Xhandarmerise.

Kur u ktheva ne Pallat, me thirri Mbreti. E pashe shume te
merzitur. Ai me tha: "Me thirrni Koten, sepse nuk me
pelqyen fjalet qe me tha Ministri Musa Juka. Dhe kur te
vije kryeministri Kotte, te jeni edhe ju ketu, qe do te
bisedojme per sa me tha Musai". "Eshte mjaft me rendesi",
qesha une pak. Kur Mbreti menjehere mu pergjigj: "Pse qesh
apo ju ka thene Musai". Por, me tha eshte teper i merzitur
nga demonstratat si edhe kane nje konflikt me Komandantin e
Mbrojtjes Kombetare. Mbretit kjo i beri pershtypje dhe me
tha kur te vije Kryeministri i bisedojme te gjitha, se ka
sende serioze, e Musai ne disa sende ka te drejte.

Ne oren 02.00, pas dite erdhi Kryeministri Kota. Mbreti
ishte lart duke biseduar me kryeministrin e i thashe se
ishte Musa Juka ketu. Po nuk di se cfare paten me ne keto
fjale. Mbreti erdhi poshte. Pasi u pershendet me
Kryeministrin me urdheroi: "Me porosit tre kafe,- dhe
shtoi: rrini Kolonel". Ishte mjaft i merzitur kur
foli: "Sot kisha Ministrin e Brendshem Musa Juken, i cili
me vuri ne dijeni mbi disa gjera jo te mira dhe kane nje
rendesi te vecante. Por, duhen studjuar mire e pa alarm, se
deri ku eshte e verteta, ne disa me eshte mbushur mendja se
jane te verteta, pra po ua them.

E para me tha qe duhet te ndalojme demostratat se keto jane
te shtyre prej agjenteve italiane per me zene shkak qe te
shajne e te fyejne Italine e te bejne te madhe ceshtjen se
Italia te protestoje rende. Dhe nje pjese e madhe nder keto
demostratore jane agjente italiane. Ai vete i njihte mire
edhe ai qe tha". Pastaj shtoi:" I paskan shkuar italianet
ne zyre dhe i kane treguar te gjitha sa kemi biseduar mbi
pergatitjet ushtarake dhe te gjitha urdherat e dhena prej 6
javesh perpara: si ushtrise, ashtu edhe xhandarmerise. Keto
lajme kane dale nga Komanda e Mbrojtjes Kombetare dhe se
shume oficere jane ne lidhje me italianet dhe asnje veprim
deri tani nuk eshte bere prej ushtrise, as prej
xhandarmerise.

Kane patur nje bisedim, ku i kane shkuar ne shtepi Feizi
Alizoti, Hiqmet Delvina, Javer Rushiti, Fiqiri Rusi,
Abdurrahman Dibra, Sali Vuciterna, e sa te tjere. Ku te
gjithe jane te mendimit, qe duhet ta zbusim me Italine se
nuk besojne qe Italia Musoliniane te beje nje veprim te
turpshem per te sulmuar aleaten e vet te vogel, sot ne kete
atmosfere. Me nje fjale nuk jane te mendimit te prishemi me
Italine, se cdo veprim i yni eshte i pazbatueshem me sa
shohim, dhe persa u perket italianeve eshte e vertete me
tha Musai, se i kane shkuar ne zyre dhe ja kane thene te
gjitha.

Pergatitje

Zogu e shikon se, nuk ka shpetim ndaj agresionit te
Italise, andaj i kthehet fushes diplomatike. Nepermjet te
derguarit te tij, Rauf Fico, ne Gjermani ajo merr verdiktin
e Hitlerit, nepermjet gojes se Geringut dhe Ribentropit:"
Paraqitni homazhet tona me respektuese Zog I. Mbret I
Shqiptareve. I thoni se Hitleri dhe Qeveria Gjermane ruan
dashurine dhe miqesine me te mire per popullin bujar
shqiptar. Vecanerisht Qeveria Gjermane garanton
indipendencen e pavaresine e Shqiperise, dhe per nje
Shqiperi me te madhe etnike por te pranoni kerkesat qe u
behen nga ana e Musolinit, te cilat jane edhe ne interesin
tuaj?!" Tani eshte e qarte. Italia duhet te lihet.
Nderkohe, Parlamenti shqiptar nuk pranon edhe kerkesen e
fundit per ratifikimin e marreveshjes qe Jakomoni ka sjelle
nga Italia. Ne fushen ushtarake, asnje nga komandantet e
grupeve, te cilet jane te nderlidhur me prefektet, nuk
plotesojne urdherat. Perjashtimet jane Durresi dhe Vlora.
Italianet i bejne presion Ministrit te Brendshem Juka duke
i bere te njohur se i dine te gjitha urdhrat, qe jane dhene
per mbrojtjen e vendit. Zogu, ne te njejten kohe, eshte
kunder ndalimit te demostratave sepse e ndjen qe populli
proteston spontanisht. Duke aguar nje prilli, per te gjithe
eshte e qarte, Italia do te pushtoje Shqiperine, ne pak
oret e ardhshme. Ushtria e vogel shqiptare eshte ne kaos
dhe Zogu ben perpjekjet e fundit per te shpetuar pushtimin
e vendit


KORRIERI - 17/01/2003

Zogu I: Si do te mbroja Shqiperine ne 7 prill te vitit 1939


Ndersa, afrohen javet e fundit te dimrit, agresioni i Italise eshte i qarte. Ka ardhur koha, qe monarku shqiptar te marre ne evidence mbrojtjen e vendit te tij. Ndertimi i struktures se mbrojtjes ndaj agresionit fashist i besohet kryekomandantit te ushtrise gjeneral Xhemal Aranitasi dhe gjeneralit Gustaq Mirdaic. Por, Shqiperia ka municione vetem per gjashte dite zjarr, nje sasi qe e ben fatkeqe cdo shtet sovran. Eshte nje potencial prej "25 mije armesh e 60 mitraloza te djegun, shumica te mbetura qe nga Lufta e Pare Boterore", thote Mbreti Zog. Keto jane te mjaftueshme vetem per 6 dite zjarr. Per kete arsye Shqiperia i kerkon arme Greqise. Nderkohe, deshton nje atentat ndaj Zogut dhe agjenti italian Giro perzihet nga Shqiperia

Shqetesime ne Shqipni nga Italia fashiste e aleate

Nderkaq Italia Fashiste filloi te veproje qartazi ne dem te situates shqiptare, sa qe agjentet fashiste e sidomos Giro, qe po sillej poshte e nalte neper Shqipni filloi duke dredhur (shperndare) te holla e duke komplotuar kundra qetesise se vendit. Ky per me teper mundohej te bleje njerezit e t'i bente vegla qorre te Italise Fashiste.

Ky agjent Giro, qe qarkullonte gjithandej, ishte i ndjekur kemba-kembes prej Qeverise Mbretnore Shqiptare. Kjo e fundit ishte ne dijeni te plote mbi te gjitha veprimet e tij, sa qe perfaqesues prej paresive te Shqipnise kishin ardhur edhe tek Mbreti Zog, duke i shpjeguar te gjitha per sa u kishte propozuar Giroi. Si edhe menyrat e tij duke u dhene e premtuar te holla, por sa i perkiste qetesise se vendit, Qeveria nuk kishte as me te voglin dyshim se ai e demtonte fare mire qetesine e vendit. Per kete nuk i jepte asnje rendesi propagandave te Giros, dhe behej krejtesisht pa rene ne sy, por populli pothuajse e dinin te gjithe per te.

Mbreti Zog, e kuptonte fare mire situaten, si edhe rreziqet qe na sillen. Per kete u perpoq qe t'u mbushte mendjen Shteteve Fqinje: Jugosllavise e Greqise, e bile dhe Turqise per qellimet e Nazi-fashizmit. Ai propozoi per nje marreveshje te sinqerte ballkanike me mbrojte interesat e njejta te Ballkanit, por nuk u realizua nga keta Shtetet Fqinje. Keto te fundit, per me teper nga frika dhe pasigurimi, dukej se i shtynte te struken e mos te bejne ze.

Shtetet e Medhaja si Britanija e Madhe, Franca dhe Amerika nuk po interesohen me per Shtetet e Vogla, dhe kjo u pa mire ne Austri, e cila ishte nje anetare e Lidhjes se Kombeve. Po ashtu u zhduk pa me te voglin bisedim apo fjale Cekosllovakia, pasi ishte garantuar me pare nga Britania e Madhe, Franca dhe Rusia. Keto i terhoqen garancite, dhe prandaj vendet u okupuan pa fare kundershtimi. Kjo tregon se shtetet e vogla mbeten ne meshire te Perendise.

Mbreti Zog, duke i pare te gjitha keto, dhe faktin qe cdo tentative qe beri prane Shteteve Fqinje, nuk paten ndonje rezultat, pra per te mundur ta evitonte kete rrezik qe po na thurej, mendoi qe te beje nje vizite ne Rome, e ne kete menyre qe te bisedonte drejt per se drejti vete me Musolinin. Me ane te kesaj menyre synonte ti bente te qarte "aleates" se sjelljet e Italise Fashiste kunder Shqiperise se vogel, mike e aleate, nuk jane te hijshme e burrerore. Prandaj duhej te hiqte dore. Me kete rruge kishte shprese se do te gjendej mundesia, qe te arrije te rregulloje gjendjen. Keshtu pati vendose te shkoje ne Rome.

Kur po pergatitej per te bere demarshin e vizites ne Rome, u informua me saktesi se cdo hap qe do te behej me Musolinin, nuk do te ndryshoje programin e vet qe ishte vendosur nga Nazi-fashizmi, se Musolini ka per ta garantuar Mbretin Zog e bile dhe Hitleri, per indipendencen shqiptare e Dinastine Zogiste, dhe per nje Shqipni te madhe etnike si dhe mjaft kredira, por po te pranoheshin konditat fashiste.

Kur Mbreti Zog u informua ne kete menyre, atehere perseri kishte qellim qe te bente kete vizite ne Itali, se keto kushte ne asnje menyre prej Mbretit Zog ishin te pabisedueshme e jo te pranueshme. Por, keshtu u ndalua dhe ky mendim dhe kjo ishte e vertete, lajmi qe mori se Musolinit i ishte rritur hunda duke konstatuar se nuk ka asnje kundershtim nga Shtetet e Medhaja, sepse ata rrinin ne gjume. Edhe kjo shprese u pre, mbetemi ne ndonje ndryshim kohe tek Zoti i Madh se si mund shpike kundra ketyre diktatoreve te gabuar.



Ashpersimet me Italine fashiste haptazi

Qeveria Shqiptare sic kemi pershkruar, ishte prej shume kohesh me pare ne dijeni per sa agjentet fashiste zhvillonin ne Shqiperi, e sidomos te Giros, e te propagandave qe ai zhvillonte ne dem te qetesise se vendit e ne favor te Fashizmit. Por, duke mos dashur me i dhene dhe aq rendesi kesaj ngjarjeje, per arsye se Italia Fashiste i ishte rritur hunda, nuk iu dha ajo ngjyre serioze.

Por veprimet e ketij agjenti te pa skrupullt qe shperndante djathtas e majtas te holla fashiste, mberriti ne nje dendesi te padurueshme, dhe me daten 12 shkurt 1939 paten kulm te hapur. Edhe ne kete, Qeveria nuk kishte se si te heshtte me, Gjiro ishte bere si nje spec pervelues qe nuk kujdesohej se ne c'goje hynte.

E ne te vertete, lajmi se, Murat Kaloshi me disa te tjere, se jane thirrur prej Gjiros ne shtepine e Jak Kocit, dhe se, u ka propozuar per te vrare Mbretin Zog, mik e aleat i Italise, dhe per te filluar menjehere kryengritjet ne vendet me me rendesi te Shqiperise dhe me qender Tiranen, e plus kesaj duke dhene shuma te mjaftueshme te hollash, plasi si nje bombe me daten e siperme: 12 shkurt 1939.

Por, menjehere ne ate nate, Murat Kaloshi dhe bashke me Miftar Kaloshin, po sa dolen nga mbledhja ne shtepine e Jak Kocit u drejtuan per Pallat, dhe kerkuan Kolonel Husein Selmanin, ku i deklaruan se: "duam me pa urgjent Mbretin Zog". Megjithese ishte teper vone, kolonel Husein Selmani, ja parashtroje Mbretit Zog, se Murat e Miftar Kaloshi deshironin me ju parashtruar dicka urgjente, Mbreti i pranoi menjehere. Por sa u paraqiten tek Mbreti, Murat Kaloshi i paraqiti Mbretit Zog 5000 napolona duke i deklaruar se ua kishte dhene Gjiro, per te vrare Mbretin Zog. Mbreti qeshi dhe ju tha: "ju merrni parate dhe u befshin mire. Mos besoni fare nder keto propaganda, se Qeveria ka marre masat kunder Gjiros e te tjereve. Po ju rrini te qete." Keta i parashtruan te gjitha se sa u ishte propozuar ketyre, dhe te tjereve ne ate mbledhje, dhe dolen, ku i percolli kolonel Husein Selmani deri tek porta, dhe ju dha nje oficer per t'i shoqeruar deri tek shtepite e tyre.

Mbreti Zog, po sa dolen keta, thirri kryeministrin Koco Koten, dhe e urdheroi qe te nxirrej jashte Shtetit ky agjent i rrezikshem. Por dhe me teper urdheroi qe t'i bente nje proteste Italise, per keto sjellje aspak leale dhe burrerore. E i shpjegoje per sa kishte deklaruar Murat Kaloshi me te kusheririn Miftar Kaloshin.

Protesta shqiptare ju drejtua Qeverise se Romes menjehere. Pas kesaj, Gjiro qe perzene dhe Jak Koci, qe arrestuar, por nuk kishte dale ne gjyq per te mos shkaktuar shqetesime, e u nxorr jashte shtetit. Per me teper, Qeveria nuk beri asnje komunikate, por populli e kuptoi menjehere situaten.

Situata u pa menjehere se po behej kritike e te gjitha shenjat ishin te aferme per nje sulm ushtarak, qe do te merrte Ducja, kunder Shqiperise. Tani ndodhemi ne nje kohe krejt te turbullt dhe cdo hap qe behet jane premtime e lloj lloj garancishe. Por, nuk heq dore nga interesat e pa themelta qe Italia kerkonte prej aleates se saj.

Mbreti Zog, perpiqet me cdo menyre qe te munde te evitoje keto rrenje te erreta e te rrezikshme me rrugen e diplomacise e te miqesise. Por njekohesisht urdheron edhe per t'u pergatitur brenda mundesirave. Ne kete date, 14 shkurt 1939, mblodhi kryesine e Tij ne Pallat, Kryeministrin Koco Koten, Ministrin e Puneve te Brendshme Musa Juken, Komandantin e Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Araniten, Komandantin e Gardes Mbreterore Kolonel Husein Selmanin, Komandantin e Gjendarmerise Kolonel Shefki Shatkun. Ketyre Mbreti Zog ju urdheroi: "Sic e shihni, punet me Italine po vene nga prishja, megjithese shpresat per ndreqje jane te medhaja. Por, sidoqofte une kam vendosur mos te pranoj asgje qe te cenoje Sovranitetin dhe ndershmerine e Kombit Shqiptar, edhe nese Italia ka per te ngulur kembe me perdhunim domethene duke na shpallur lufte. E kjo eshte e mundur, pasi fashizmi don te perfitoje per shkak se Shtetet demokrate te Perendimit, Britania e Madhe dhe Franca, ende nuk jane te gatshem per lufte.

Pra qellimi im eshte ky: me u pergatit per cdo eventualitet, por pa i dhene rast ankimi Italise, domethene qe Shqiperia mos te quhet as shkaktare lufte, as prishes traktatesh, pasi ne fakt bota mbare e dine se ne s'mundemi me nxit per lufte nje shtet aq te madh e sidomos kur nuk kemi asnje perkrahje prej askujt. Urdheroj per sigurimin e qetesise se vendit.

1- Ministrit te Puneve te Brendshme i urdheroj: te therrase te gjithe Prefektat dhe t'i keshilloje qe duhet te kene nje kujdes te posacem nder keto dite per sigurimin e qetesise se vendit dhe ne bashkepunim te ngushte me komandat e xhandarmerise e te ushtrise, duke u dhene te gjitha perkrahjet qe do t'ju nevojiten. Per sa me lart, nje pengese me e vogel e gjithe pergjegjesia eshte mbi ju, kudo qe do te dyshoni mund te merrni masa transferimi ose emerimi.

2- Komandanti i Xhandarmerise kolonel Shefki Shatku, shpresoj se sic ju kam urdheruar qe prej forces se xhandarmerise te formohen 6 batalione, keto duhet sa me shpejt te jene te gatshem, duke qene brenda dhe batalioni i shkolles se Xhandarmerise, ne marreveshje te ngushte me Komanden e Mbrojtjes Kombetare, sipas pasqyres qe me keni dhene eshte kjo:

1-Major Gjek Mirashi, komandant i batalionit G.Gjirokaster, prej 600 vetesh me 4 mitraloza austrie e 12 pushke bumje hedhese.

2-Major Mahmut Golemi, komandant i batalionit G.ne Berat, prej 500 vetesh me 4 mitraloza austrie.

3-Major Xhafer Shkambi, komandant i batalionit G.Elbasan, me 400 vete dhe 4 mitraloza austrie.

4-Major Llesh Mirashi, komandant i batalionit te xhandarmerise ne Shkoder, me 400 veta e me 4 mitraloza austriake.

5-Kapiten Xhemal Herri komandant i batalionit Xhandarmerise ne Durres me 500 vete dhe 4 mitraloza austrie.

6-Kapiten Lufti Datku, komandant i batalionit G.ne Kukes, prej 400 vetesh me 4 mitraloza austrie.

7-Major Murat Basha, komandant i batalionit te shkolles se xhandarmerise ne Burrel, me 600 vete dhe nje bateri Skoda me 4 topa 75/13, dhe 12 mitraloza italiane.

Keta lipset qe te jene te gatshem dhe per mungese materiale lufte komanda e mbrojtjes kombetare ka per t'ju plotesuar nga depot qe nuk jane nen kontrollin e organizatoreve italiane, por deshiroj qe brenda javes keto batalione te jene te gatshem ne keto vende.

3-Komandanti i Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Aranita, te filloje nje pergatitje per gjendje lufte, duke bere nje mobilizim pjesor por shume ne fshehtesi qe ne asnje menyre mos te bjere ne sy te italianeve, por veprimet te fillojne menjehere, dhe te jene te gatshem. Grupet t'i pergatitni he per he keshtu:

1-Grupi i pare nen komanden e N/kolonel Shaban Beges, ne Tirane te plotesoje te tre batalionet dhe tre baterite 65/17 me nga dy topa, si edhe ne mundesi nje kompani Z.M.

2- Grupi i katerte nen komanden e N/kolonel Qamil Boksit, ne Tirane, te plotesoje dy batalione, dhe dy bateri 65/17, me nga dy topa edhe nje toge Z.M.

3- Komanda e Artilerise nen komanden e Major Ahmet Rrojte ne Tirane, te plotesoje tre bateri Skoda 75/13, me nga kater topa si edhe tre bateri fushe 75/27, po ne nje menyre te lehte pa i dhene te kuptoje se komanden e artilerise e ka N/kolonel Bombalti Italiane, por keta bateri as municion nuk kane.

4- Shkolla e nenoficereve edhe ajo e policise, t'i jepen ne organiken e Grupit te pare, edhe keta te jene te mobilizuar po me armet qe kane e te vazhdojne ne shkolle nen komanden e Major Sutki Shkupit.

5- Auto Reparti nen komanden e Major Halil Plaves, te keshillohet qe sa te jete e mundur te kete vemendje ne depot e benzines, e te materialit, po pa ra ne sy te italianeve, dhe duke pasur gjithmone sasine e madhe te gatshme.

6- Kompanite e lidhjes radio e telefona te jene te plotesuara dhe te pergatitura ne menyre qe te funksionoje mire e te plotesuara.

7- Shendetesia, ambulancat te plotesohen qe t'u caktohen vendet e tyre por pa ju treguar, vetem te jene te gatshem dhe i shenoni ne planin rendor, qe kur te ndihet nevoja menjehere te dergohen.

8- Kujtoj se depot e ushqimeve dhe te materialit tjeter te urdheruar me kohe do te kene perfunduar nder ato vende malore qe qene caktuar edhe kjo ne nje fshehtesi qe pa ra ne syrin e italianeve, dhe askujt.

9- Roja e kufirit Mbretnor, komandant kolonel Ali Rizaja, pa i rene ne sy organizatorit Italian N/kolonel Enrico Palondrit, te terheke postat kufitare, duke lene nga dy ushtare vetem, e te formoje nje battalion ne Korce nen komanden e kapiten Rexhep Radomires po ashtu dhe batalioni i Instruksionit ne Korce te plotesohet e ne rast nevoje keta te vehen nen komanden e kolonel Preng Pervizit komandant i Grupit VI kuader. Ky te mbledhe oficeret e nenoficeret dhe ushtaret, e tre batalioneve kuader, si edhe garnizonin e Korces e te formoje nje battalion qe keshtu plotesohen tre batalione ne Korce, e keta me vone do te vendosen ne grykat e Krisyres e Permet, me qender Vithkuq kur nevoja ta lype.

10- Nje battalion te plotesohet ne Delvine nen komanden e kapiten Haxhi Gilagollit, ketij ma vone do t'i caktohet vendi.

11- Nje battalion te plotesohet ne Durres, nen komanden e kapiten Shaban Tiranes, e ne dispozicion te komandantit Garnizonit te Durresit N/kolonel Ibrahim Mandoit.

12- Nje batalion te plotesohet ne Shkoder nen komanden e kapiten Hamdi Jusufit, ne dispozicion te Komandantit Grupit III N/kolonel Kucuk Ullagajte. Keta deri sa do t'u caktohen detyrat e tyre jane te lidhur administrativisht dhe disiplinisht ne Komanden e Rojes se kufirit, nen komanden e kolonel Ali Riza Tapallit.

Komanda e Mbrojtes Kombetare sic shkruam me lart qe duhet sa me pare te marre masat e rendimeve (rezervave) ushqimore, nder ato vende te paraqitura ne planin e saj dhe te materialeve luftarake, ne pergjithesi.

Ne kete menyre levizjeje trupash nuk mund te zihet, si shkak prej italianeve, sepse kurdohere mund te nxirren si shtytje nevoje per mbajtjen e qetesise se vendit. Edhe porositi qe keta fuqi te xhandarmerise te jene dakord me planin e ushtrise, dhe sa me shpejt te afrohen neper ato vende, qe Komanda ka per te caktuar, qe te jene te gatshem te perballojne nje befasi te armikut si mbeshtetese e fuqive bregdetare".

Ne baze te ketyre direktivave Mbreti Zog, urdheroi Komandantin e Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Araniten, per pergatitjen e planit te mbrojtjes mbi sa u bisedua sa me shpejt dhe se bashku me Gjeneral Mirdaicin t'a paraqesin vetem ne nje menyre pa u marre vesh nga organizatoret italiane, e duhet te kete si baze kryesore mosdukjen e asnje veprimtarie, qe te pezmatoje veprimet diplomatike, qe po perpiqemi per te evituar keto erresira qe na thuren.

Keto ishin porosite qe urdheroje Mbreti Zog, e kur u ngrit me dale ju shtoi edhe keto fjale: "pra ta dini veten, ne cdo cast, se jeni perpara ngjarjeve e jeni pergjegjes qysh sonte per cdo befasi ose trazire qetesie", dhe dolen.

Pasi shkuan keta, mbeti Kryeministri Koco Kotta, ku biseduan mbi dergimin e kryeadjutantit Mbretit Gjeneral Zef Seregjin, si te jashtezakonshem ne Rome, per te marre direkt bisedime me Musolinin. Do te takonte edhe Gjiron qe te munde te zbuse pak keto ashpersime dhe sjellje jo te hijshme kunder nje populli mik e aleat te Shqiperise, meqe Gjeneral Seregji, eshte mik me Gjiron, dhe ka shprese se do te mberriji ndonje ujdi qofte edhe provizore. Keshtu vendosen, dhe thirren Ministrin e Puneve te Jashtme Ekrem Libohoven. Si biseduan edhe me Ministrin e Jashtem, menjehere bene kerkesen prane Qeverise se Romes, per pranimin e Gjeneral Zef Seregjit, Ambasador te Jashtezakonshem prane Oborrit Mbretnor te Italise. E urdheruan Gjeneral Zef Seregjit e biseduan me ta gjate e gjere mbi tentativa prane Duces e Cianos.

Pas kesaj Mbreti Zog, foli me Kryeministrin Kotta vetem qe te vente ne dijeni hollesisht kryeministrin grek Metaksain, mbi te gjitha ngjarjet sic kemi vene edhe Ministrin Grek ketu. "Por me teper ,-tha Mbreti Zog, -na duhen nje sasi armesh se ne kemi vetem 25 mije arme e 60 mitraloza te djegun, me 6 dite zjarr e jo tjeter, e do te deshironim 20.000 arme, 100 mitraloza dhe municionet e nevojshme e keto arme jemi ne gjendje t'i terheqim pa rene ne sy te askujt, e po qe se na jepen keto arme jemi ne gjendje te rezistojme per 6 muaj ne vijat e dyta e rretave te maleve, me kondite qe mos te na trazoje Jugosllavia".

Kryeministri K.Kotta pas ketyre bisedimeve mori leje e doli, ishte edhe shume vone ora 1 pas mesnates, do te hynte ne bisedime me Kryeministrin Grek Metaksajne me anen e Ministrit Grek Skilferios, dhe do t'i dergonte nje shifer me anen e Legates Greke. Kjo ndodhte pas bisedimit, ku heren e pare kryeministri Grek Metaksaj e pranoi propozimin.

Ne kete nate, ne ora 1.30 pas mesnate, Mbreti Zog, me urdheroi me thirr Mehmet Konicen, i cili menjehere erdhi, bisedoi gjate e gjere me Konicen, e sidomos persa i perkiste Qeverise Jugosllave. Mehmet Konica i tha Mbretit, se: "ne keto rrethana qe ndodhet bota e tere, askushi nuk mund te nxjerre ze, kur Britania e Madhe e Franca tremben, atehere si mos te tremben te tjeret e sidomos Jugosllavia dhe Greqia. Pra, po ju them. Jemi vetem, Madhnie, tha Konica, lipset me u mendu mire e me gjete nje menyre marreveshje, se nuk ka tjeter rruge".

Mbreti Zog ju pergjegj: "Jo une jam menduar shume mire, sa i perket Britanise se Madhe dhe Frances, ata nuk eshte se u tremben, por si gjithmone ata terhiqen, por ne ate dite qe do te vendosin, keta me gjithe kapardisjen e medhaja kane mbaruar, por sot natyrisht nuk jane te pergatitun. Pra, ku me thoni me gjet menyren e nje marreveshje kjo me duket e pamundur, qe Fashizmi te heqe dore nga programi i saj kundra Shqiperise. E pra, une nuk pranoj ne asnje menyre bisedime qe nuk pajtohen me te drejtat sovrane te Shqiperise. Nuk jam duke munguar, as nuk jam duke nxitur kurrgje, qe mos ta ashpersoje me teper gjendjen, qe ndodhet, kam per te dhene urdher Qeverise qe ne asnje menyre mos te cenohen italianet, jam duke derguar Seregjin, si te jashtezakonshem ne Rome, qe te bisedoje direkt me Musolinin e Kontin Ciano, por nuk kam ndonje shprese", i tha Konitces.

Mehmet Konitca, si degjoi sa Mbreti i shpjegoi, e pa mire gjendjen dhe per dergimin e Seregjit, tha:" keni bere shume mire se lipset me kalu kohen". Dhe mori leje se te nesermen ne mengjes do te shkonte ne Legaten Jugosllave, por me bisedu me Ministrin mbi pershtypjet e Qeverise Jugosllave ne kete rast, qe e cila ishte vene ne dijeni hollesisht. Keshtu,- me urdheroi Mbreti, me i dhene automobilin per ta derguar ne shtepi. Por, deri tek porta e madhe e percolla une, ai me futi krahun dhe me tha se: punet shkojne shume keq, e nuk ka per te ndryshuar aspak Italia, por cfare te besh. Keshtu hipi ne automobil e shkoi.

Tirane me 22 shkurt 1939

Komandanti i Mbrojtjes Kombetare Gjeneral Xhemal Araniti bashke me kryetarin e Shtat Madheris Gjeneral Gustaq Mirdaic, u paraqiten tek Mbreti Zog dhe i parashtruan planin e urdheruar, qe permbante rendin e mbrojtjes, nder keto Zona:

Fuqia e gateshme caktohet ne 5 sektore veprimi

Batalione te kembesorise 8 Ne organike Komplet Lufte

Batalione te Rojes kufirit 4 Ne organike te lehte Lufte

Batalione te Xhandarmeris 6 Ne organike te lehte Lufte

Batari Mali 65/17, me 2 topa 8 Ne organike te vjeter Lufte

Batari Skoda 75/13 me 2 topa 4 Ne organike te vjeter Lufte

Batari Fushe 75/27 me 4 topa 2 Ne organike te vjeter Lufte

Kompani Xhenjo Z.M. 3 Ne organike Komplet Lufte

Toga Lidhje Radio R.3 6 Ne organike te vjeter Lufte

Stacione Autocar. R.5 2 Ne organike te vjeter Lufte

Autoreparti Kamiona 0250 Ne organike te vjeter Lufte

Ushtar te Autorepartit 0600 Ne organike te stervit shofer

Fuqia Kreshnike 0800 Ne arme te ndryshme Lufte



Armet qe kishte ushtria dhe ne depo

Pushke Italiane Cope 23.000 Municion tri dite zjarr

Mitraloza Fiat Italian Cope 00.060 Municion tri dite zjarr

Batari Mali 65/17,2 kan. Cope 00.016 Municion tri dite zjarr

Batari Skoda 75/13,4 kan. Cope 00.016 Municion tri dite zjarr

Batari Fushe 75/27,8 kan. Cope 00.008 Municion nje dit zjarr

Radio R.3 Tip i vjeter Cope 06.000 Tipei vjeter Organ.

Pushke austrie Cope 06.000 Municion nje dit zjarr

Mitraloza austrie Cope 00.018 Municion nje dit zjarr

Kuadri i pergjithshem qe mbante plani

Gjeneral Kolonel N/kol. Major Kapiten Togere Shuma e pergj

2 7 12 42 308 860 001200

N.oficer Ushtar R.kufirit Xhandarm. Kreshnike Shuma e pergj

2060 15000 2000 2800 8000 029.860

Topa te perzier Mitraloza Italiane Pushke ital. Pushke austr. Shuma

42 78 23000 5000 028000

Kjo ishte fuqia si dhe armet me nje municion krejt te paket sic eshte treguar me lart, dhe keta nuk funksionojne ne rregull se si armet, mitralozet dhe batarite jane prej atyre te luftes Pare Boterore, te gjetuna e pothuaj jashte perdorimit.

Kjo ishte forca qe Musolini i kercenohej, si edhe prape ne krye te ketyre armeve ende ishin organizatoret italiane, qe ishin krejtesisht ne dijeni mbi armet qe zoteronte Shteti Shqiptar per te mbrojtur kercenimet Musoliniane.

Sektoret e caktuar ne kater zona luftimi

Zona I Milot-Shkumbin Komandant N/kol. Shaban Bega

Tre batalione Kembesori ne organike te plotesuar Lufte

Nje grup Batari Mali 65/17, te vjetra per Lufte

1000 Kreshnike armatim i perzier Lufte

Nje kompani Z.M. ne organike te plotesuar Lufte

Nje stacion Radio R.3 Ne organike e vjeter Lufte

Zona II Milot - Shkoder

Komandant i Zones II N/kolonel Kucuk Ullagaj, me kete kuader force:

Dy batalione Kembesorie Ne organike te lehte Lufte

Dy batari Mali 65/17 Ne organike te vjeter Lufte

Nje battalion Xhandaresh Ne organike te lehte Lufte

Nje stacion Radio R.3 Ne organike te vjeter Lufte

500 Kreshnike Ne arme te ndryshme Lufte

Zona III Shkumbin - Vjose

Komandant i Zones III N/kolonel Faik Cuku, me kete kuader force:

Dy batalione Kembesorie Ne organike te lehte Lufte

Dy batarie Mali 65/17 Ne organike te vjeter Lufte

Nje battalion Xhandaresh Ne organike te lehte Lufte

Nje stacion Radio R.3 Ne organike te vjeter Lufte

Nje toge Z.M. Ne organike te plote Lufte

Zona IV Vjose - Sarande

Komandant i Zones IV kolonel Ali Riza Topalli me kete kuader force:

Dy batalione Te rojes kufirit Ne organike te lehte Lufte

Nje battalion Xhandarmerie Ne organike te lehte Lufte

Nje stacion Radio R.3 Ne organike te vjeter Lufte

800 Kreshnik Vlonjat e Kurvelesh me arme te ndryshme Lufte

Durresi me nje fuqi te vecante

Komandant i Durresit, Major Abas Kupi, fuqia e caktuar ne mbrojtje Durres

Nje battalion Rojes Kufirit Ne organike te lehte Lufte

Nje battalion Xhandarmerise Ne organike te lehte Lufte

Nje batari Skoda 75/13 Ne organike te plotesuar Lufte

Komanda e Garnizonit Ne organike te lehte Lufte

Togu i Marines Ne Organike te lehte Lufte

Nje kompani Xhenjo Z.M. Ne organike te plotesuar Lufte

Nje Stacion Radio R.3 Ne organike te vjeter Lufte

800 Kreshnike Ne Armatim te ndryshem Lufte

Fuqia tjeter mbetej ne dispozicion te Komandes se Mbrojtjes Kombetare, per ta perdorur ku te ndjehet nevoja, por ky plan me kete kuader te shenuar, bazohej, ne ndonje ndihme te pakten municioni qe te mund ta furnizonin e sa u perket rendimit (furnizimit) te depove te ushqimit e materialet e tjera ende nuk jane perfunduar, por jane ne punime e siper, sipas rasteve.

Pasi ky plan permbante edhe vijat e dyta e rendime te tjera, por nuk po i shenojme se nuk shihet ndonje nevoje qe te tregohen.

Mbreti Zog, pasi i studjoi me verejtje vuri ne dukje qe te ruhej sekreti. Sado qe fshehtas nuk ishte e mundur pa u duk levizja e tyre sepse fshehtas mund te mbaheshin vetem me fjale. Italianet e moren vesh dhe pati nje proteste mbi mobilizimin e pergatitjet, qe po u zhvillonin. Atehere urdheroi pasi beri disa korigjime dhe tha se te shperndahen vetem te mbahet sekreti, e he per he te perfitoni nga batalionet e xhandarmerise e te rojes se kufirit, duke plotesuar sa me pare pozitat bregdetare, ne ato vende qe jane shenuar. "E te jeni ne cdo cast te gatshem".

E nga kjo nuk mund te quhet mobilizim, sepse kjo me teper eshte si sigurim qetesie e brendshme e ne kete menyre urdheroj Ministrin e Brendshem dhe Komandantin e P. te Xhandarmerise te vihen dakort me Komanden e Mbrojtjes Kombetare per cdo nevoje e veprim, qe mund t'ju shfaqet per plotesimin e nevojave te sigurimit te mbrojtjes bregdetare.

Pas ketyre porosive dolen, duke mbetur he per he ne heshtje, duke ndjeke nje veprimtari te urte e duke ndjekur rrugen diplomatike dhe me dergimin e Seregjit si mik i Konte Cianos, per te ardhur direkt ne bisedime me Musolinin. Dhe me Cianon, te shohim se a kane per te patur ndonje rezultat te urte, ky eshte hapi i fundit.

Neser

I derguari shqiptar ne Rome, Zef Seregji, eshte optimist fillimisht per mosmarreveshjet qe kane lindur ne mes te dy vendeve. Por, nga Italia, sjell projekt-idene "e cuditshme" te aleateve per vendosjen ne qeveri te nje Ministri pa portofol te Italise dhe anasjelltas. Kerkesa vazhdon me pika te tjera "interesante":

Cdo ministri ne Shqiperi te kishte nje zv/minister italian qe te kishte te drejten e Vetos.

Bashkimi doganor dhe monetar me Italine.

Venia ne kontroll nga Italia e te gjitha mjeteve etj.

Deshtimi i komplotit ndaj qeverise se Monarkise, si rezultat i lajmerimit te arqipeshkvit te Shkodres dhe Gjon Marka Gjonit per nje kryengritje ne shkurt te 1939.

Zogu pret nje delegacion nga Anglia qe drejtohet nga Sir Thomas Hohler-in, e bashke me Ministrin Fuqiplote te akredituar prane Oborrit Mbretnor Shqiptar, Sir Andre Ryan-i, per Shqiperine.


Gjithmone, si ne vitin 1939
Shqiptaret mbeten te njejtet. Mbi te gjitha ne psikologjine e tyre. Eshte e kuptueshme, do te thote dikush, derisa jane nje nga popujt me te vjeter ne Ballkan, dhe kane jetuar per mijera vjet ne te njejtin vend. Kuptohet se per kete as nuk mund te vihet ne dyshim. Gjithsesi, shqetesues eshte fakti qe edhe ne momentet me sublime shqiptaret mbeten konfuze.

Nje paralele na e sjellin kujtimet e Mbretit shqiptar. Shumica e formacioneve te tij ushtarake, te shperndara gjeografikisht ne te gjithe Shqiperine ne vitin 1939, kishin municione vetem per gjashte dite. Deri atehere, shqiptaret sterhalleshin ne problemet e tyre, te cilat vazhdimisht nuk kane pasur fund. Pa mundur per te parashikuar nje dite te tille, e cila i ka ardhur si "per cudi" nga aleati i saj me i afert pertej detit.

Ne prill te vitit 1939 ishin gati 25.000 arme me te cilat Shqiperia do te perballe nje nga fuqite me agresive ushtarake ne fundvitet '30. Jane marre masat dhe dy gjenerale Aranitasi dhe Mirdaic kane bere planin e mbrojtjes se Shqiperise, pas kerkeses se Lartmadherise. Qe ne fakt, ne faqet e tjera te kujtimeve, do te konfirmohet se jane fare te pamjaftueshme per mbrojtjen. E sikur te mos mjaftoje kjo impotence, shqiptaret komplotojne deri ne momentin e fundit ndaj vendit te tyre. Spiunojne dhe mburren, sikur jeta do te ishte nje pafundesi. Ne kete prizem, kujtimet e Mbretit shqiptar do te japin edhe karakterin e vertete te 'njerezve te shquar' te kombit tone perpara fateve te medha te vendit. Nje kalvar, qe eshte per nder ta pershkosh. Por, qe shumica e shqiptareve e kane perdhosur per te fituar vetem te sotmen. B.an


Ankthi i Luftes se Dyte Boterore dhe Monarkia shqiptare


Nje pershkrim i periudhes se "qete" qe po kalonte Monarkia me e re ne Evrope, ne fund te viteve '30 dhe "mbeshtetja" e ZOG-ut te I-re nga Musolini dhe Italia. Fillimi i paralajmerimit te drejte qe i bente Mbreti shqiptar fqinjeve te tij Jugosllavise dhe Greqise, se pas pushtimit te tij rradha do tu vinte atyre. Mesimi i Cekosllavakise dhe Austrise, qe u braktisen nga Fuqite e Medha. Tentative per vizite e Mbretit ne Rome, qe anullohet prej informatave se kerkesat ndaj Shqiperise do te mbeteshin te njejta. Pakesimi i ushtrise kombetare dhe forcimi i xhandarmerise. Te gjitha subjektet qe perbenin xhandarmerine ne vitin 1939

GJENDJA E TURBULLT NE EUROPE

Gjermania Hitleriane e hakmarrese e traktatit te Verlles, filloi tash ma mos te njofi asnji te drejte per popujt Fqinje, okupoi Cekosllavakine, dhe ja preu ne bese Duce-s, deri Austrine e mikun e saj Dolfuss-in, Kancelierin e saj, qe qe vra ne okupim ne zyren e tij.

As konferenca e Stresa-s e as ajo e Munich-ut nuk dhane rezultat tjeter pervec se ajo qe kerkonin Fuqite aleate, me evitue luften qe tregonte indirekt dhe ligeshtine (pamundesine) e tyre dhe papergatitjen e tyre per te perballuar Gjermanine me arme.

Mbreti Zog, nga Pallati i tij e parashikonte fare mire situaten dhe vendosi te kerkoje bashkimin e Shteteve Ballkanike, per kundra rrezikut qe parashikohej se pari per Shqipnine e pastaj dhe per ate qe i kanosej vendeve te tjera ballkanike.

Mbreti Zog e vuri ne dijeni Jugosllavine, Greqine edhe Turqine, se Italia po pergatitej te okuponte Shqipnine, e prandej rradha u vinte menjihere pas kesaj edhe Shteteve te tjera ballkanike. E duke i bere ne dijeni, me qartesi keto Shtete per premtimet qe Italija u bente, garantuar edhe nga Gjermanija, se Shqipnija jo vetem se do te mbetej indipendente, por edhe do te krijohesh Shqipnija e madhe ose ethnike.

Mbreti Zog u bente te kuptonin atyre se kjo gje do te ndryshonte fare harten gjeografike te Ballkanit e natyrisht kjo ishte ne dem te Shteteve Ballkanike e jo ne favor te nji Shqipnije te madhe po, por ti bere skllavet e Boshtit Rome-Berlin.

Politika e Mbretit Zog, largpamese dhe krejtesisht ne interes te Ballkanit, nuk ishte cmuar nga Shtetet Fqinje, ku propoganda e saj ishte bere me teper frikesuese e pasigurimi i Shteteve te Medhaja dukej ne faktin se ato mbeten pa marre as nje iniciative. Ne kete menyre u pergatit edhe tragjedija e popullit Shqiptar me 7 Prill 1939, e pastaj me vone edhe ndaj Shteteve te tjera Ballkanike. Ne te njejten menyre keto do te ndiqnin rrugen e humbjes se lirise e te indipendences, ne te njejten menyre si edhe Shqiptaret nen Nazi-Fashizmin.

Ne kete kohe Italija filloje te veproje qartazi ne dem te situates Shqiptare edhe u pergatite deri ne atentate kundra Mbretit Zog, mik dhe aleat i Italise Fashiste, sa qe nji agjent italian Giro, u sillte poshte e nalte neper shqiptaret, "sa ishte bere si nji spece pervluese te cilin qi nuk mendonte se ne qysh goje hyje", tue derdhe te holla e komplotuar kundra qetesise se vendit. E nderkohe ai perpiqej per te zhvilluar nje kryengritje ne Shqipni.

Me levizjet e ketij agjenti qe qarkullonte ne mjediset shqiptare, Qeveria duke e ndjekur kemba- kembes, ishte krejtesishte ne dijeni mbi te gjitha veprimet e tija, si edhe me ata te cilit i vinte ne kontakt, por sa i perkiste prishjes se qetesise se vendit. Por, Qeverija shqiptare kishte marre te gjitha masat e nevojshme dhe e dominonte qetesine e vendit. Ajo ishte krejtesisht e siguerte, e per ket qellim nuk bante te madhe, qi mos me i dhane ndonji shkak ngatrese me Italine. Kjo mbasi ne mjediset shqiptare po e shifshin se Italia kerkonte per dite sebepe per ngaterresa. E keshtu Qeverija ndjekte por nuk alarmonte dhe prandaj as popullin e vente ne dijenie. Por, nderkohe populli e shifte e njifte mire ma'sjelljet Italjane, se kishin fillue gjithkunde te ngaterrohen me Shqiptaret. Ankimt vinin perdite, si ne Kucove, ne Sukthe, e vende te tjera, por nuk u veshin veshe.

Nderkaq situata cdo dite vete t'u keqesuem si ne Europen Centrale, po sidomos ajo e Shqipnise. Italija Fashiste tashma' po thueja se haptazi shkaktonte ngaterresa, si ne Sukthe, po ashtu me Rroshkullin, edhe me Kucoven. "Ankimet vijne te pa ndame (njesoj) nga nenpunsat e ketyne vendeve".

Ne tjetren ane, lloj-lloje propogandash qe agjentat Fashiste zhvilloshin pa damas nder krahinat e Shqipnise te pa hieshme ishin bere te pa pajtueshme me burrenine edhe me respektin e miqesise dhe te aleances. Ku Shqipnija, gjithemone pritete perkrahjet ma te sinqerta e ma miqesore nga nji burre si Duce-ja, me gjitha ata premtime te dhanuna prej tij, per mekambjen e Shqipnise.

Qeverija Shqiptare gjendet ne nji situate mjafte te veshtire, jo vetem nga keqe sjelljet e Italise Fashiste, por edhe nga ekonomija, qi po thueja se Italija vete sice e kemi pershkrue na qitete shume pengime, por ma e bukura per t'u habitur ishte se: edhe Shtetet Fqinje Ballkanas, nga kercenimet e Nazi-Fashizmit kishin nderprere marreveshtjet tona tregetare, qi kishim bamun me ta.

Kjo e Nazi-Fashizmes, me sa shikohej haptas e qarte, ishte se Ballkanasit a nuk e besoshin, apo kishin frigsim nga propoganda e rande, qi ata zhvillojshin, pra kishin mbyllun syte e qendroshin si te vdekun, dhe nderkohe rreziku u thurej rrethe e rrotull. Ja pse Mbreti Zog, ju pate deklarue sa e sa here per nji aleance Ballkanike te forte e te sinqerte per te mbrojtun interesat e barabarta. Por, as nuk doishin qi ta ndigjojne dhe kjo ishte edhe nga premtimi per sigurimin e tyne nga Shtetet e Medhaja Europijane: Britanija e Madhe dhe Franca.

Cekosllavakija, po ashtu, ishte e garantueme nga Britanija e Madhe, e Franca, dhe Rusija, por ma ne funde, te tre keta Shtete te Medhaja e terhoqen garantine tue ja lane "t'i garantonte" Gjermanija, ashtu sic u pa rezultati i tyne. E nga kjo rridhte qe Shtetet e vogela lipsej te u bashkoshin me nji aleance te sinqerte, qi te mbrojshin vendet e tyne nga cdo kercenim, qi munde t'u vinte.

Ne Shqipnie, qetesija e vendit mbretnonte ma-mire, me gjithse buxheti kishte rame ne 15.000.000 milion fr.are. Por, ma teper, zbritja qe bame ne kuadrin dhe nder zyrat e punimevet ushtarake, me qe ushtrija qysh ne vjetin 1933 qe lane mas-dore, mbasi as arme kishim per pajimin e saje. E ushtria tashma qendronte vetem, sic e kemi spjegue, per stervitje kazerme, dhe rekrutacioni (rekrutimi). Ajo mbahej 6 mueje nen arme thjesht per edukim, kendim dhe metode bujqesore.

E gjithe fuqija i qe dhane Gjendermarise, kuadri i se ciles nuk qe pakesueme, perkundrazi shtuem. Tek kjo ishte dhane besimi i qetesise se vendit, si edhe ne kohen e fundit, per vec batalionit me nji batari Skoda 13/75, me kater topa te shkolles gjendermarise. Nderkohe edhe qene vue ne plane formimi i 6 bataljoneve, nder vendet te Prefekturavet Shkoder, Elbasan, Berat, Gjinokaster, Durres, Korce.

Gjendermarija Mbretnore (Xhandarmeria)

Komanda e Pergjithshme e gjendermarise kishte komandant kolonel Shefki Shatkun. Tash ne keta kohnat e fundit Organizatoreve Britanike nuk ju qe perseritun kontrata nga mungesa e buxhetit, sic e mendem (permendem). Por nderkohe nuk ndryshohej organizimi i gjendermarise.

Ku permendem se per te sigurue n'cdo raste qetesine e vendit, qene parapame, dhe u formuen ma vone 7 batalijone te lehta te gjendermarise, tue lane nder qendrat vetem nga 2-3 gjendarme. Ne kete kuader, detyre bajshin ma teper rojtaret e kantundeve te zgjedhun.

1- Major Murat Basha, ishte komandant i batalijonit te shkolles se gjendermarise, tue pas edhe nji batari Skoda - 13/75;

2- Major Xhafer Shkambi, komandant i batalijonit te gjendermarise ne Elbasan.

3- Major Mahmut Golemi, komandant i batalijonit te gjendermarise ne Berat.

4- Major Gjek Mirashi, komandanti i batalijonit te gjendermarise ne Gjinokaster.

5- Major Llesh Mirashi, komandant i batalijonit te gjendermarise ne Shkoder.

6- Kapiten Xhemal Herri, komandant i batalijonit te gjendermarise ne Durres.

7- Kapiten Lutfi Batku, komandant i batalijonit te gjendermarise ne Korce.

Kjo organike ishte parapame dhe e vueme ne zbatim nder disa vende, por nuk binte n'asnji menyre ne sy te organizatoreve Italijan qi ishin ne ushtrie, dhe te askujte. Qetesija mbretnonte gjithandi, Prefektat punojshin se bashku me Qark komandantat e gjendermarise me nji drejtim te pa lodheshem dhe kishin krijue bindjen se dominojne qindperqinde situaten e vendit.

Natyrishte gjithkundi u ndjekshin kamba kambes agjentat Fashiste, por pa u duke dhe pa u lene as edhe me te voglin shenje dyshimi, sepse Qeverija nuk deshironte qi te nxierrte ngatrresa me Italin Fashiste. Qi kerkonte me cdo menyre dhe pretendime te kota. Te cilat nuk u pajtoshin me interesat e Atdheut, as me ndershmerine e Kombit Shqiptare, por shkonte me shprese tue kalue ditet.

Mbreti Zog, e shikonte qartazi kete situate, por kishte urdhenue Qeverine qi ne asnji menyre mos te egersohej Italia Fashiste. Mbasi koha nuk premtonte ma, se kishte arrijtun deri ne funde, vetem se politika qe po e kalonte dita dites, dhe ai perpiqej t'u mbushi mendjen si Shteteve Ballkanike, po ashtu Britanis se Madhe, Frances dhe Shteteve te Bashkueme t'Amerikes, sepse e shifte rrezikun, qe po i thuresh (kanosej) Shqipnise. Kjo ide mbetej e vetem ne politiken e urte e te holle te Mbretit Zog, qe theksonte se asgja'tjeter p.sh. nji Cekosllavaki prej 20 milionash zhduket pa za, dhe aleatet e saja Britanija e Madhe, Franca, e Rusija, kur e pane se Gjermanija po i kercenon ata u terhoqen nga garantite, e lane ma Lidhjen e Kombeve. Ishte koha kur Presidenti Benesh i Cekosllavakise dha doreheqjen. Pra, e kush do te mproj Shqipnine kurse aleatja e saj e mike Italija Fashiste po e kercenonte?!

Kohnat ishin shume te nderlikueme, sa qe askushi nuk mundet me i dallue, kur per faktin kur shikon se Europa Oksidentale shpreson e perpiqet per te evitue nji lufte botnore te dyte, e jo qi te pergatiten me mbrojtun, interesat e tyre, si edhe te Shteteve te vogel kundra ketyne, qe nuk duene te dine, pervecse interesavet te tyne pa frige.

Dergimi i nji komisioni ne Turkie

Me gjith qe ma pare ishin marre premtime si nga Shteti Jugosllave, po ashtu nga Qeverija Turke, qe nuk do te trazoshin Kosovaret, ku as Jugosllavija nuk kishte me i detyrueme te lane vendin, as Qeverija Turke nuk do t'i pranonte me i terheke ne Turqie, dhe per nji kohe ky premtim, qe majte nga te dy Qeverite ne fjale.

Kurre tashti filloje prape si egersija Jugosllave kundrejte Shqiptarevet, po ashtu pranimi i tyne nga ana e Qeveris Turke, gja qe kjo per Shqipnine ishte nji vdekje. Ne kohen kur vendet Shqiptare: Kosove e Metohi prej nji milion e gjysem Shqiptaresh, po zhbrasen, nuk ishte e denjte per Turqine, dhe aspak njerezore per Qeverine Jugosllave.

Por, tue gjetun rastin se Ismet Inonu, President i Republikes Turke, mbas vdekjes se Ataturkut, ky gjithmone kishte tregue vullnetin e mire qe mos te pranohen Shqiptaret e Kosoves e Matohise ne Turqie, dukej se kishte shpresa e madhe qi te rregullohej ndanji premtim per ndalimin e Kosovareve, ne hymjen e metejshme ne Turkie.

Mbreti Zog, tue gjete po kete raste, si edhe me i perseritun Presidentit Ismet Inonues, per sa kishte folur qysh ne vitin 1934 edhe ma ne funde ne 1937 tue e vueme ne dijeni si Ataturkun, Metaksajt, dhe Qeveris Jugosllave, e Regjentit Princit Paul, mbi te gjitha sa Mussolini i Fashizmit kerkonte e deshronte me premtime, e garancira edhe nga Gjermanija dergoi Mehmet Konitcen, Xhavit Laskoviqin, Faik Shatkun dhe Mihal Kasen, ne Ankara bashke me nji leter private te Tijne per Presidentin Inonu.

Komisionin Shqiptar, Presidenti Ismet Inonu e priti bujarishte, si edhe me nji here urdhenoje ndalimin e pranimevet te Shqiptarvet Kosovar e Matohise, per t'u strehue ne Turqie. Kjo ishte nji gjeste miqesore e njerzore, ai edhe Presidenti Inonu, u bani shume pyetje sidomos Mehmet Konices, qi e njifte shume mire, sa qi vecanerishte e thirri ne darke private vetem me Asaf D'jadjulin, i cili ishte Minister i Shqipnise ne Turkie. Nder bisedimet shfaqi dashtuni per Mbretin Zog, si edhe per Shqipni, e shfaqi vleresime ne perparimin e shpejte reformatore qi ka arritur deri sot.

Presidenti Inonu, nuk e shifte situaten ashtu sic ja spjegonte Mbreti Zog. Atij kur nuk i mbushej mendja, se Nazi-Fashizmi do te shperthejne me ndanji lufte, e bile ma teper ishte i informuar nga Ambasadori i tij ne Beograd, se nuk ashte e vertete se Qeverija italjane asht tue sjelle keq kundra Shqipnise, por ashte vete Mbreti Zog, nxites i ngatrresavet. Dhe, sipas tij, keto ngatrresa, nji dite mundene te shkaktojne nji perleshje te Ballkanit mbare.

Me gjithe kete, Presidenti Inonu, per sa i perkitete problemit te kosovarevet, burrenishte e bani dhe i ndaloje te hymit e tyne ne token Turke, tue ba te dijtun Qeverin Jugosllave, si edhe Mbretin Zog. Ketij te fundit i dergonte nji leter me plote respekte e miqesie dhe e siguronte se kurre do qi koha, me sa i thoshte do te afrohet dhe Turqija. Ai ashte i mendimit te nji miqesije Ballkanike te sinqerte, e cila do te mbroje interesat e saja vitale dhe te barabarta.

Sic kemi permendun askushi nuk e besonte se ne ket kohe do te ngjante ndonji ngatrrese, se propoganda Nazi-Fashiste ishte aq e forte sa qi nder shume Shtete bante fole, influence e besimi te plote ne propoganden, qi zhvilloshin te tyne. Kjo qe edhe demarshi i fundit me Presidentin Ismet Inonu te Turqise.

Hapa vigane ka bame Shqipnija drejt shkundjes se plogeshtise qi na la trashigim e shkumja e jone e idhet; sot mund te them me plot gojen se jetojme nji epoke ngadhnimplote qe i ka rranjet e veta te fresketa per cdo sulm drejt pushtimeve te reja e te mbara.

U desh te thyeshim vargojt, qi na lidhshin me robenin dhe keta u thyene, u desh te pastrohesh vendi nga elementa te pandergjegjshem, qi Atdheun e konsiderojshin si nji sherbetor te qellimeve te tyre landore, e pastrimi erdhi. Shqipnija desh te rendohesh (vendosesh) krenisht ne gjirin e Shteteve te Oksidentit, dhe, me nji urdhen te dhanun ne agimin e ketij Moti, u hap horizonti i reformavet.

Tashti jemi nje bllok graniti i lidhun me besa bese per te realizue gjitha sa qe na jane shnjenue prej Atij qe prine lumtenisht popullin e vet ne udhen e lulezimit Kombetar. E gjitha kjo i kushtohet Mbretit Zog.

Perpjekja Shqiptare shkruene: "duket se agoi prap ne shprese per vazhdimin e procesit Kombetare nen Regjimin Monarkik te Zogut, i cilli pati meriten e pa kontestueme qi te siguroje qetesine e mbrendshme, dhe t'i a ofroje vendit nji nga premizat e domosdoshme per formimin e tij Shtetnor dhe per bashkimin e tij Kombetar".

Me te tille sy'dhe me te tilla shpresa e shehe edhe e cemon populli Shqiptar vepren e Zogut: si premise te formimit Shtetnor dhe Kombetar. Keta e kjo gja'vjen t'a shtoje dhe t'a forcoje tani ndodhja e Mbretneshes se Shqiptarve, e cila me kulturen e Saj dhe me Europianizmin e Saj, do te dije t'u baje balle shume problemeve Shqiptare, qi presin zgjidhje e realizim.

Kendej e tutje, Monarkija Shqiptare ka per te perballue dhe per t'u dhane zgjidhje harmonike dy problemeve themeltare, te lidhuna organikishte nga mbrenda me qenien e Shqiptarizmes. Problemi i pare: racionalizmi i mbeshtetjes materjale te Shtetit me nivelimin e buxhetit ne shkallen e prodhimit dhe te fuqise ekonomike te Kombit. Problemi i dyte: racionalismi i mbeshtetjes morale te Shtetit me nivelimin e Statutit Themeltar ne shkallen e vullnetit dhe te struktures shoqnore te Kombit Shqiptar.

Fati historik i Shqiptarizmit, mbrenda konditavet te realitetit Kombetar dhe nderkombetare t'epokes s'one varet dhe vetem nga zgjedhja positive qe do t'u jepet ketej e tutje ketyne dy problemeve.

Periudha e re Monarkike, qi nisi nga 27 Prilli 1938 e kendej, i jep shpresa per nji te tille zgjidhje pozitive, qe do t'a perjetesoje ne histori perpjekjen nacionaliste Shqiptare dhe do te shpejtoje ne procesin e formimit Shtetnor e Kombetar, qe ka me pas nevoje per nji rrythme, ma te larte dhe per nji fryme idealistike te vertete per mbi kontigjencat (rastesite) e kohes dhe permbi nevojat e dites. Dhe i gjithe ky buron vecse nga nji pune e palodheshme dhe e shteg (tregon) qe Mbreti i jone eshte simbol i ringjalljes se nji Kombi ma se mije vjecar. Rroft Mbreti. Rroft Mbretnesha.

Ekonomija e vendit

Me te vertete se nder keta vjetet e fundit kemi kaluem disa kriza ekonomike, por asht per t'u pame se veprimtarija ne plotesimin perparimtare nder te gjitha deget nuk ka pase asnji pengese, po thueja se te gjitha punet perpara kohes jane kryeme me plote sukses.

Por sic u pa se Qeverija Mbretnore mori masat e shpejta, si mbas porosinat te Mbretit Zog, per zgjanimin e buqesis, blegtorise dhe te disa industrinave, qe keshtu me u shtue tregtija Kombetare, dhe shpresohej se shume shpejte do te perballohej gjendja e ekonomise se vendit mas miri, natyrishte se buxheti nder ata dikastere qe paraqiten nevoja te domosdoshme punimesh per lehtesimin e popullit nuk asht pakesue perkundrazi ne disa vende edhe shtue.

Ku u fole nder ata kohna te kritikeshme buxhetare u tha: Mbretnija e jone, ashtu sic ashte sot, e gjallnueshme, me tana prej veprash qe deshmojne kryelartesine t'one dhe qendrimin e pashenueshem per cdo mundime te kushtuem te se nesermes se lumtun te Kombit, e cila paraqitet si nje blok energjishe te fresketa.

Barra eshte e rende tha: por edhe mjaft e bukur sepse mer frymen e nji misijoni te shenjte, qe do t'a ushqeje ne te gjitha kohnat shpirtin e Shqiptarit; nder sa po marshojme urdheni i Larte bahet dita-dites, fakt eshte se; mbrapa nesh shekujte e idhet po zhduken; si ne nji muzg te t'merrshem, po shfarosen paragjykimevet.

Kemi vendosun qe te thurrim gjithe nji strukture jete me matuni dhe me guxim; kurre si tashti, nuk asht pohue ma haptas se per Shqiptarin koha dhe hapesina jane nji kange guximtare, kange qi nuk njeh sasina, matunina, dhe dorza te mira per te semuret; jetojme nji epoke ren-qethese te histories s'one, si Mbretni. Ma vone do t'a kuptojme se sa vigane kane qene hapat qe kemi bame mbrenda ketyne pak vjeteve te epokes Zogiste.

Na e dime se, para Triunfit te Legalitetit, shoqenija Shqiptare, ashtu si te gjitha shoqenite e tjera arriti edhe te pjelli mjerime te tmerreshme, vagabondash, spekullasjone, revolucione, renegasione, asi kohet ane e kande Shqipnise, u versul nji tufan meninash (armiqesish) te vogla dhe te medhaja, te cilat per pake nuk e varrosen lirin t'one te brumosun me gjak te shenjte.

Shqiptari i urte dhe plot vullnet, e humbi atehere edhe pusullen; i la arat papunue, i hodhi librat ne nji kande, i mbylli dyqanet, per te rrokun pushken dhe per t'u vra vella me vlla. A thue valle se Shqipnija do te mbaronte kaq qesharakishte ditet e veta ma te bukura?!

Mbretnesha Geraldine vizitoj institutet e kryeqytetit

Mbretnesha e Shqiptarevet Geraldine, vizitoj te gjitha institutet e Kryeqytetit si edhe ata te Durresit, e shoqenueme prej Kryeministrit Kotta, dhe nga Ministri i Arsimit, e Ministri i Oborrit Mbretnuere.

Pas parit, vizitoje shkollat e kryeqytetit dhe ata te Durresit, Shijakut, Kavajes dhe te Krujes, si edhe nder shume komune si ne Preze, Petrele e Milote. Ku ne te gjitha shkollat u prite me Himnin Mbretnuer e plote gezime e nderime, tue fillue ne institutin "Nana Mbretneshe", e mandej nder gjymnazet, e Tekniken dhe te gjitha me rradhe. Ku ne te gjitha mbeti e kenaqeme se gjeti plote rregull, disipline, veprimtarie te gjalla e krejte ne sistemin ma moderne, mbeti shume e kenaqeme, ku falenderoj dhe uroj, Direktoret dhe Direktoreshat bashke me mesuesit e mesuesat.

Mbas ketyne vizitoj Federaten Sportive, dhe Artizenatin, Entin Kombetar, po edhe ketu te njejtat rregulla e gjallnie, sa qi nuk besonte u kenaqe dhe falenderoje me gjithe zemer Direktoret e Direktoreshat per veprimet e mira te ndryeshme e gjallenie e nalte.

Mbas dy ditesh, vizitoje Spitalet, mas pari vizitoje Spitalin Zog I te Shtetit, mandej Spitalin ushtarake, dhe te gjithe laboratorite, e Spitale te tjera, ku vizitoj te gjithe te shtruemit tue i pyete per shendetin dhe per sherbimet, te semuret u ngjallen kurre pane Mbretneshen e tyne dhe kur i pyeste me ate goje te ambel, te gjitha grate i mur ne gryke (i perqafoi), ku bani pershtypjen ma te madhe ne popull sjellja bujare dhe interesimi i math e dashtnija qe tregon Mbretnesha per popullin e Saj.

Mbretnesha foli gjate e gjane me Profesoret mbi te gjitha mjetet shendetesore, a u mungonte gja. Ajo pa se Spitalet ishin krejte moderne, edhe mjetet moderne, kishte edhe sa Profesore Austrijake specialista, por ma teper dalloheshin doktore Shqiptare qe kishin stjudjue ne Viene e Gjermani, France e Italie. Mbretnesha mbeti shume e kenaqeme, dhe falenderoj e uroj Profesoret edhe Doktoret e Doktoreshat, e doli.

Mbas dy diteve, vizitoj Kryqin e Kuqe, Strehen Vorfenore, shkollen e infermijereve, vizituese, Azilet, e tjera. Degat e Kryqit te Kuqe, i gjeti te gjitha ne rregull me nji program te persosun e plote gjalleni ne veprimet programore. Mbretnesha, tue i falnderue uroj suksese, tue ju thane se: "Jam shume e kenaqeme kurr shof se zonjat shqiptare jane krejtesisht te modernizueme e ne vijat perparimtare. Ju premtoj se nuk ka me mungue perkrahja e saja kundrejte organizimit te shum te nevojshem per perparimin e Femnes Shqiptare, qi sa ma pare te arrije nivelin Europijane, dhe i pershendeti, e duele pershtypja e thelle gjithkund per interesimin e madh te Mbretneshes".

Shqetesime ne Shqipni nga Italia fashiste e aleate

Nderkaq Italia Fashiste filloi te veproje qartazi ne dem te situates shqiptare, sa qe agjentet fashiste e sidomos Giro, qe po sillej poshte e nalte neper Shqipni duke dredhur (shperndare) te holla e duke komplotuar kundra qetesise se vendit. Ky per me teper mundohej te bleje njerezit e t'i bente vegla qorre te Italise Fashiste.

Ky agjent Giro, qe qarkullonte gjithandej ishte i ndjekur kemba kembes prej Qeverise Mbretnore Shqiptare. Kjo ishte ne dijeni te plote mbi te gjitha veprimet e tij, sa qe prej paresive (drejtuesve) te Shqipnise kishin ardhur edhe tek Mbreti Zog, duke i shpjeguar te gjitha per sa u kishte propozuar Giroi, si edhe duke u dhene e premtuar te holla, por sa i perkiste prishjes se qetesise se vendit. Qeveria nuk kishte as me te voglin dyshim se e demtonte fare mire qetesine e vendit, per kete nuk i jepte asnje rendesi propagandave te Giros, dhe behej krejtesisht pa rene ne sy, por populli pothuajse e dinin te gjithe.

Mbreti Zog, e kuptonte fare mire situaten si edhe rreziqet qe na sillen, per kete u perpoq qe t'u mbushte mendjen Shteteve Fqinje, Jugosllavise e Greqise, e bile dhe Turqise per qellimet e Nazi-fashizmit; per nje marreveshje te sinqerte ballkanike me mbrojte interesat e njejta te ballkanit, por nuk u realizua nga keta Shtetet Fqinje. Per me teper frika dhe pasigurimi i shtynte te struken e mos te bejne ze keto vende.

Shtetet e Medhaja si Britanija e Madhe, Franca dhe Amerika nuk po interesohen me per Shtetet e Vogla, sepse u pane mire me ate qe ndodhi ne Austri, e cila ishte nje anetare e Lidhjes se Kombeve, qe u zhduk pa me te voglin bisedim,apo Cekosllovakia e cila ishte garantuar nga Britania e Madhe, Franca dhe Rusia. Ato i terhoqen garancite, dhe u okupuan pa fare kundershtimi, sepse kjo tregon se shtetet e vogla mbeten gjithmone ne meshire te Perendise.

Mbreti Zog, duke i pare te gjitha keto, dhe cdo tentative qe beri prane Shteteve Fqinje, nuk kishin ndonje rezultat, mendoi se per te mundur ta evitonte kete rrezik qe po na thurej, duhej qe te bente nje vizite ne Rome. E, ne kete menyre, qe te bisedonte drejt per se drejti vete me Musolinin, duke pare me pare se sjelljet e Italise Fashiste kunder Shqiperise se vogel, mike e aleate, nuk ishin te hijshme e burrerore. Ajo duhej te hiqte dore, dhe kishte shprese dhe mundesi qe te arrije te rregulloje gjendjen, prandaj pati vendose te shkoje ne Rome.

Kur po pergatitej per te bere demarshin e vizites ne Rome, u informua me saktesi se cdo hap qe te behej me Musolinin, nuk do te ndryshoje programin e vet qe eshte vendosur nga Nazi-fashizmi, se Musolini ka per ta garantuar Mbretin Zog e bile dhe Hitleri, per indipendencen shqiptare e Dinastine Zogiste, dhe per nje Shqipni te madhe etnike si dhe mjaft kredira, por te pranohen konditat fashiste.

Kur Mbreti Zog u informua ne kete menyre, atehere ai perseri kishte qellim qe te bente kete vizite ne Itali, se keto kushte ne asnje menyre prej Mbretit Zog ishin te pabisedueshme e jo te pranueshme. Gjithsesi u ndalua dhe ky mendim dhe kjo ishte e vertete, lajmi qe mori se Musolinit i ishte rritur hunda dhe duke konstatuar se nuk kishte asnje kundershtim nga Shtetet e Medhaja, sepse ato rrinin ne gjume. Edhe kjo shprese u pre, mbetemi ne ndonje ndryshim kohe qe Zoti i Madh se si te shpikte ndonje mjet kundra ketyre diktatoreve te pagabuar.


© Copyright 2001 Korrieri