http://www.korrieri.com/

1942-1943


22/02/2003

A duhet t'i kthehemi Luftes se Dyte
Eshte i cuditshem fati, qe merr ne dore jeten dhe ecurine e shume personazheve shqiptare te Luftes se Dyte Boterore. Ata jane ne nje moment nen drejtimin e mbretit, madje i raportojne atij vazhdimisht per detyrat. Nderkohe nje moment tjeter, ata jane ne nje krah gati kundershtar. Paradoksi eshte se shume vite me vone, shume syresh nuk do te 'kujtonin' asgje prej kesaj. Kuptohet , pervec lavdise dhe nje historie, ku ata kishin mbetur protagoniste. Kete, dukej se e kishte ndihmuar edhe struktura e specialisteve, e cila i sherbeu me dashje dhe pa dashje rregjimit ne fuqi. Do te ishin pas viteve '90, kujtimet e ftohta te ardhura nga pjesmarres ne lufte, qe do te tregonin se protagonistet e vertete, kishin menjanuar shume. Ja pse tema e luftes, duket ndoshta sikur ridimensionohet nga perpjekjet e shume njerezve, qe sjellin dicka te re per kete kohe.

Ne kujtimet, qe botohen tek "Korrieri", shikohen sesi eshte nje situate tjeter qe u vertitet rreth Shqiperise ne vitet '40. Nje kaos alla-Shqiperi, ku edhe vete te derguarit e huaj jane po aq konfuze. Kjo, situate e tyre duket se percillet edhe tek shqiptaret, qe gjate luftes nuk ngurruan per t'i ngritur pushken njeri-tjetrit. Ne kujtimet e botuara, qellimi ka qene krejt tjeter, duke na dhene nje kronike, te ekzistences mbreterore shqiptare. Vetem nje profesionist, ndoshta mund te kishte renditur, me ne rregull faktet, qe i mungojne historise. Gjithsesi, nuk ke pse te "habitesh", kur meson se Ekrem Libohova, i cili deri diten e fundit nuk e besonte pushtimin, eshte me gjeneral Parianin, apo se Mbreteroret u bashkuan me nacional-clirimtaren. Apo edhe elemente te tjere, qe zbulohen here pas here. Ndoshta, ata qe duhet te shikonin prapa, nuk ishte keq, qe te plotesonin here pas here Luften e Dyte Boterore dhe kontributin ndryshe te shqiptareve ne te. B.an

'Mosmarreveshja' me anglezet

Mbreti Zog tregon pse mbeten vetem Mbreteroret dhe doreheqjen e Musolinit

Ndersa adjutanti pergatitet per lufte dhe per te shkuar ne Shqiperi, nje gje nuk e llogarit. Qe anglezet 'kane marre' njoftime, se ate nuk e pret asnjeri. Cudia eshte e madhe, sepse adjutanti shtrengon ne dore, prej ditesh letren e derguar prej Abaz Kupit, qe i kerkon ndihme per tu organizuar ne Shqiperi. Pas pak gjithshka kuptohet nga mbreteroret. Konferenca e Teheranit e ka lene Shqiperine nen ndikimin rus dhe Tito eshte pike e vetme referimi ne Ballkan. Djali i Cercillit eshte ne kuartierin e tij. Nderkohe, ish njerezit e fillimit te rezistences Myslym Peza, Mustafa Gjinishi, Haxhi Lleshi dhe Spiro Moisiu jane lidhur me levizjen Nacional Clirimtare. Me tej tregohet, ne kujtimet e adjutantit Mukja dhe mosmarrveshja e grupimeve te ndryshme. Monarkistet fillojne te mendojne per t'u perfaqesuar me nje emer dhe vecmas komunisteve dhe ballisteve. Deshperimi i tyre eshte i madh per shkak te percarjes se madhe. Nderkohe Musolini zevendesohet me Badolion ne Itali dhe gjithshka ne Shqiperi merr nje drejtim tjeter

"I kemi te gjithe atje ne Shqiperi prej ketej do te marr 4 oficere qe eshte e nevojshme te jene ne Shqiperi, Major Murat Kaloshin, Kapiten Avni Dorallen, kapiten Haxhi Xhilagen e kapiten Rexhep Radomiren, te cilet tani kam per t'I thirrur dhe do te jemi gati per t'u nisur.

Abaz Kupi dhe Nacional Clirimtarja krejtesisht te percare

Mbledhja e Mukjes dhe deshtimi saj

Doreheqja e Musolinit dhe zevendesimi me Badolion

Kolonel Husein Selmani, kujton per kete moment. "Lexova letren e Mbretit dhe detajet qe me urdheronte. Pastaj, i kerkova Shefit te Zyres Britanike te Informacionit, qe te rrinte per dreke dhe kuptohet se Z.Kameron pranoi me kenaqesi". Aty, te dy personalitetet do te bisedonin per te gjitha. Ndermjet te tjerave, Zoti Kameron i tha kolonel Selmanit, se: "Gjenerali Aleksander ne Kairo prêt nje pergjigje prej jush. Te njejten leter ka edhe ai dhe me duket se duhet pak shpejte. Pastaj edhe njerezit ndodhen ne Kairo, qe do te vijne me juve".

"Une ju pergjigja, -kujton adjutanti:

1-I parashtroj nderimet e mia Gjeneralit Aleksandrit, se qysh sot jemi gati per t'u nisur ne sherbimin e urdheruar. Te cilin e kam pritur me kohe dhe e kam deshiruar qe te jem ne sherbimin me Armaten tuaj, ku jane interesat e perbashketa. Mbi te gjitha e ndjej nje kenaqesi.

2-Sic ju thashe, une jam gati per t'u nisur dhe nuk e shoh te nevojshme qe te marr shume oficere me vete. Kjo, sepse i kemi te gjithe atje ne Shqiperi. Prej ketej do te marr 4 oficere, qe eshte e nevojshme te jene ne Shqiperi. Ata jane Major Murat Kaloshi, Kapiten Avni Deralla, kapiten Haxhi Xhilaga e kapiten Rexhep Radomira. Te cilet tani kam per t'i thirrur dhe do te jemi gati per t'u nisur.

3-Siguroni gjeneralin se: miqte tane britanike qe kane per te qene ne krye te ketij misioni, ne cdo pikepamje kane per te qene te siguruar. As qe kane per te ndjere asnje vuajtje per asgje dhe kete pergjegjesi e marr une persiper.

4-Ju jap fjalen se ne mes te grupeve te ndryshme sot ne Shqiperi, ka per te mberritur nje bashkepunim vellazeror dhe gjithnje ne udhezimet qe Armata shpetimtare britanike ka per te na kerkuar. Ne do te jemi si nje pararoje e rregullt, me nje fuqi mjaft te konsiderueshme dhe, pervec kesaj kam bindjen se sherbimi do te arrihet me teper se deshirohet.

5- Tani kujtoj se u mirekuptuam. Keto ja parashtroni Excellences tij Gjeneralit Aleksander. Mbetem ne pritjen e urdherave dhe eshte e vertete se na kerkojne me kembengulje qe te shkojme ne Shqiperi.( si fakt, i thashe kapiten Avni Doralles, qe te lexonte raportin e fundit)". Ketu perfundon paraqitja qe beri adjutanti.

Kuptohet se shefi i Zyres se informacionit britanik Z.Kameron, vazhdon adjutanti- mbeti shume i kenaqur. Te njejten gje, te cilen i propozova gjeneralit Aleksander me anen e Misionit Britanik, po kete i parashtrova edhe kopjen Mbretit Zog ne Londer. Me keto fjale, Kameroni kerkoi leje e shkoi.

Po, me anen e Kameronit i parashtrova nje telegram shifer Madhnis se Tij Mbretit ne Londer, vazhdon adjutanti. Duke e vene ne dijeni se i mora letrat dhe se jam ne kontakt me komanden ne Kairo dhe kuptohet se gati per t'u nisur. "I kam parashtruar kopjen e letres, qe i dergova Gjeneralit Aleksander ne Kairo, si edhe per Murat Kaloshin, Avni Derallen, Haxhi Xhilagen, Rexhep Radomiren, qe do t'i kem me vete, shkruan adjutanti. "Askush deri sa te mberrijme nuk ka per te kuptuar kurrgje mbi nisjen tone", premton ai.

Stamboll, 17 qershor 1943

Per kete dite adjutanti i mbretit kujton se: Shefi i Zyres Britanike ne Stamboll Mr.Kameron, me vjen dhe me komunikon se Gjenerali Aleksander eshte teper i kenaqur prej fjaleve burrerore qe i kishim premtuar. "Ai dhe me dha kete urdher: Eshte duke pergatitur kohen e udhetimit. Rrini te gatshem, se sa te jete rasti do ju therrase ne Kajro, ku aty ka per t'ju prezantuar edhe misionin britanik qe do te vije me ju. Vecanerisht aty do te merrni te gjitha instruksionet mbi veprimin ne Shqiperi". Keto ishin fjalet e Kameronit, drejtuar adjutantit.

Natyrisht, sqaron adjutanti,-se ne tani ishim te gatshem dhe kishim vene ne dijeni miqte tane se po benim nje shetitje deri ne Adana e Urfa te Anadollit. Qe per mos me u dhene te kuptonin asgje, ne humbjen tone, per sa dite qe nuk do te ndodheshim aty.

Stamboll 28 qershor 1943

Ja se cfare sjell per lexuesin, per kete dite qershori adjutanti: Me vjen me nje telegram ne dore Z.Kameron, Shefi i informacionit Britanik. Ai me lexoi dicka, ku ishte nje leter nga Komandanti i Armates Britanike te Mesdheut Gjenerali Aleksander. Ja permbajtja e letres: "Te pyetet kolonel Husein Selmani se cfare mjetesh ka per te hyre ne Shqiperi, qe keshtu te rregullohemi edhe me misioneret tane. ( prês sonte pergjigje)".

Kjo ishte nje gje krejt qesharake. Natyrisht i dhashe kete pergjigje:

"Kolonel Husein Selmani nuk ka mjete te tij ne dispozicion, por eshte gati per t'u nis me ajer, me dete, me kembe, me cdo mjet qe te kete me te kollajte. Se paku me dale ne ndonje breg te tokes shqiptare dhe kudo qe atje do te ishte ne gjendje te marshonte me kembe. E, nuk duhet qe te vonohemi, se kemi vene ne dijeni disa qendra tonat ne Shqiperi dhe do te nisemi bashke me miqte britanike".

Zoti Kameron, mori keto shenime dhe me tha se tani menjehere do ja parashtroje Gjeneralit Aleksander ne Kairo. Pastaj ai mori leje e doli. I dhashe kapiten Avni Derrallen me vete bashke me nje telegram shifer per Madherine e Tij Mbretin Zog ne Londer. Duke e vene ne dijeni mbi kete, qe me kerkon Gjenerali Aleksander. Si shkuan Kameroni dhe Avniu, ju thashe shokeve:

"I bera te njohur Murat Kaloshit e Haxhi Xhilages, po ashtu dhe Rexhep Radomires se me habiti ky ndryshim i Gjeneralit Aleksander. Sepse, Komanda Britanike ne Mesdhe, ka te gjitha mjetet si aeroplane, dhe nendeteset e tjera. "Por kjo me len me deshirua qe mos te jete ndonje menyre pengimesh prej kujtdo, qe nuk duan qe ne te jemi brenda ne Shqiperi. Dhe kete vetem ne eshte se ka rene ne veshin e komunisteve. Por, le te shohim pergjigjen".

Revista "Great Britain" 1943

Jepet ne kujtimet e adjutantit, nje pjese e shenimeve, qe ka sjelle kjo reviste.

Eshte botuar artikulli i dyte i Z.H.T.Montague Bell mbi rregullimin pas lufte ne Ballkan. Shkruesi mendon se duhet te jete nje bashkim ballkanik, ku te formohet prej 6 shteteve ne vije te njejte indipendence.

"Eshte pra, per te ardhur keq, se Greqia dhe Jugosllavia nuk bejne gje per kete qellim ose per afrimin e Turqise". Shpjegohet nga dora e saj neutraliste ne kete lufte. Po, ne kete kohe, megjitheqe Mbreti Zog I Shqiptareve dhe disa prej Ministrave te tij jane ne Angli nuk u njohen zyrtarisht si Qeveri, ky dallim i tyre mund t'i ndaloje ata qe perfaqesojne pikepamjet shqiptare ne bisedimet paraprake mbi rregullimin e Ballkanit, kujton per artikullin Hysein Selmani.

"Nga ana tjeter, shqiptaret duke pa veten te anuar jashte kane dyshim se ne ndonje marreveshje greko-jugosllavet pranohet vetem pjesmarrja e shteteve te qeverisura prej qeverive te formuara lirisht dhe konstitucionalisht. Kjo eshte vene me qellim qe te perdoret si arme kundrejt Mbretit Zog, ne rast se gjendet nje autoritet tjeter, i cili te jete gati te pranoje disa ndryshime te kufirit ne favor te Greqise e Jugosllavise me kondite qe te ndihmohet te stabilizohet ne Shqiperi.

Autori thote se: keto mosmarreveshje provojne edhe percarje te medhaja. Por, megjithekete tani Turqia emeroi nje delegat prane grekeve dhe mundet te jete koha per te biseduar ceshtjen me menyra paraprake, ne kryesine e nje kryetari neuter dhe te zot. Hapi i pare, qe duhet te merret prej kesaj konference, duhet te jete sqarimi i cdo mossigurimi, qe ekziston mbi te ardhmen e Shqiperise ne gjithe kombet ballkanike, me perjashtim te Turqise. Fuqia para lufte gjendej ne duar te nje njeriu ose te nje pakice. Ne rast, pra qe kerkohet Mbreti Zog dhe Ministrat e tij te pranojne se jane nje qeveri e zgjedhur legalisht dhe lirisht ata te pyesin nese ka siguri qe Greqia pas lufte do te pranoje nje dictator si e Metaksait ose te Mbretit Gjergj. Dhe, nese nje qeveri me Mbretin Piere eshte e sigurte, qe do te pranohet ne Kroaci dhe Slloveni.

Qysh tani, Mbreti i Greqise duke ftuar greket per bashkim premtoi se problemet politike do te ujdisen dhe dihet se shqiptaret po presin nje premtim te tille dhe prej Mbretit Zog. Asnjeri s'mund te thote, por nga pikepamja e cdo shteti te konsideruar si nje bashkim gjeografik duhet t'u lihet popujve te zgjedhin formen qeveritare.

Ne rast se, Greqia dhe Jugosllavia kane per te bere nje kerkese mbi Shqiperine perfaqesuesit e tyre do ja paraqesin konferences, ku do te bisedohet dhe shqiptaret do te bejne komentet e tyre. Dhe, ne rast se kryetari i asnjeres nuk do te jete ne gjendje te siguroje marreveshjen, ceshtja mund t'i lihet Keshillit Europian, qe propozohet te ndertohet ose do nje tjeter organizimi te Kombeve te Bashkuara. Sa u perket problemeve bullgare duket se kjo duhet shpjeguar nga nje tjeter problem.

Stamboll, 6 korrik 1943

Per kete date adjutanti kujton se:"Shefi i Zyres Informacionit Britanik ne Stamboll Zoti Kameron, me vjen dhe me lajmeron:

"Komanda me urdheroi t'ju ve ne dijeni se he per he te gjitha mjetet e udhetimit jane te okupuar ne sherbime te ndryshme. Duhet te pritni, derisa te gjejme rastin e ndonje mjeti udhetimi. Kjo kuptohet se duket e pengojne agjentet sovjetike e jugosllave, se nuk ka asnje arsye tjeter po nuk me thone haptazi. Kjo, me detyroi t'i paraqes nje raport Mbretit Zog ne Londer me te gjitha detajet. Qe gati 3 jave qe rrine ne pritje e me ne fund na nxjerrin keto pengesa. Raportin ja parashtrova po me anen e Kameranit, e brenda 3 diteve besoja se e merrte".

Stamboll 14 korrik 1943

Shefi i Zyres Britanike Kameroni me erdhi ne shtepi dhe me komunikoi : "Gjenerali Aleksander me urdheroi t'ju ve ne dijeni se, kolonel Husein Selmanin nuk e deshirojne ne Shqiperi per te hyre brenda. Si nacional-clirimtarja, po ashtu edhe Abas Kupi. Keta kane kundershtuar sic na lajmeron misioni yne ne Shqiperi. E kjo ka qene arsyeja qe ju kemi ndaluar".

"Tani keni te drejte miku im, -i thashe, kujton adjutanti, Kameronit, -po jo mungese mjetesh. Sa i perket Major Abas Kupit nuk eshte e vertete. Se ata me kerkojne me shpejtesi. Po, ju jap nje leter qe tash 3 dite, qe e kam marre prej Abas Kupit. Po ta jap qe te me ktheni prape. Ndersa, sa per nje pjese te majtes, e me mire me thene komunistet, ata munden se e duan kete gje. Vertete, qe une nuk jam komunist, por une shkoj ne Shqiperi me nje program te Mbretit Tim dhe te Britanise se Madhe. Nuk shkoj me u vra me shqiptaret, por per t'i bashkuar ne luften per clirimin e vendit tone dhe ne lidhje me instruksionet, qe do te kemi prej Komandes Britanike".

Dhe vertete,- kujton adjutanti: Kameroni kur pa letren e Abas Kupit u habit. Dhe, me siguroi qe t'ja jepja letren qe t'ja paraqeste Komandes. "Dhe une kam per t'ua kthyer prape, vetem dua qe ta shohe komanda, qe nuk jane te verteta sa thuhet mbi Major Abas Kupin", i tha ushtaraku britanik.

Ja dhashe letren, kujton adjutanti dhe i thashe- qe jepi nderimet e mia Gjeneralit Aleksander dhe une kurdo jam gati per me u vene ne krye te detyres. Me keto fjale u ndame. Kur u ngrit ne kembe me tha se: "Per se shpejti do te kemi nje pergjigje e ka shprese ne favor".

Gazeta "Troon Times" 12 fruer 1943

Adjutanti i referohet nje gazete. Nen titullin "Bashkim" ben nje kqyrje te ngjarjeve te javes dhe thote: "Sa per Cianon, le te shpresojme se influenca e Vatikanit do te beje mire per te. S'kemi dashur kurre, qysh prej dites, qe u suall keq kundrejt Shqiperise ne fillimin e luftes, kur prej Italise i ishte derguar nje ultimatum Mbretit Zog I. Duke thene se ne rast , ai nuk e pranon dot qe te deklarohesh lufte, por konditat italiane Mbreti Zog I i refuzoi kategorikisht. Keto nuk pajtoheshin me sovranitetin e indipendencen shqiptare dhe vaporet kishin urdher qe te nisen italianet. Ata kaluan Adriatikun dhe me 7 Prill 1939 ata i shpallen lufte.

E mjera Mbreteresha Geraldine, me djalin e saj, po sa kish lindur u detyrua te transportohet me nje ambulance dhe te udhetoje per kufirin e Greqise.

Mbreti Zog dhe Mbreteresha Geraldine kishin bere kaq pune te mira per popullin e tyre gjysem te qyteteruar, qe kjo sjellje jashtenjerezore italiane ishte krejt tragjike. Eshte gje e mire, qe degjojme se shqiptaret u rezistojne akoma italianeve. Ka pasur shume raporte mbi punen e tyre heroike dhe ne i kujtuam pak dite me pare me rastin e dites shqiptare". Artikulli eshte firmuar nga J.S.M.

Stamboll 25 korrik 1943

Me vjen ne shtepi, kujton adjutanti-Shefi i Zyres se Informacionit Britanik ne Stamboll, Kameron. Ai me lajmeroi, thote kolonel Husein Selmanit dhe me solli letren e Major Abas Kupit duke me thene se:" Komanda e ka konfirmuar letren dhe ajo eshte e vertete. Pra, qe Major Abas Kupi, shfaq nevoje te domosdoshme per vajtjen tuaj ne Shqiperi. Per ne, tani eshte krejt ndryshe sepse: Komanda me urdheron qe t'i drejtoheni Titos se tani atij i eshte besuar e gjithe komanda ne Ballkan. Cdo levizjeje eshte drejtpersedrejti e lidhur me ate, e ne nuk mundemi te perzihemi ne levizjet e Ballkanit". Keto ishin fjalet e fundit, qe me solli Kameroni prej Komandantit Gjeneral Aleksandrit.

Kolonel Husein Selmani thote se iu pergjigja Kameronit:"Po mire miku im. Po, pas 40 diteve me keshilloni qe te mirrem vesh me Mareshall Titon. Po, ju e dini se Tito eshte komunist dhe ai nuk beson ne veprimtarine time se une nuk jam komunist. Sidoqofte, nga ana ime, nuk eshte penguar asgje. Keto jane manovrat tuaja, se une po te isha marre vesh me komunistet i isha drejtuar Moskes. E, pra, une jam nje nacionalist i lidhur ngushtesisht me Mbretin tim dhe me Anglo-Sanksonet dhe jepi nderimet e mia Gjeneralit Aleksander, se une nuk bej asnje hap tek Tito. E di qe ajo eshte e papranueshme. Ju kurdo qe te shihni nevojen, une jam gati te hyje brenda ne Shqiperi me programin qe me eshte urdheruar".

Kameroni si e degjoi kolonel Selmanin iu pergjigj: Keni plotesisht te drejte te me besoni se edhe une jam teper i prekur, per pengimin e ketij udhetimi qe e patem me plot gezim. Dhe, per me teper kur nuk besonim kete pengese. Vetem, po ju them haptazi si mik: I gjithe ky gabim u be ne konferencen e Tehranit, ku i gjithe Ballkani mbeti ne influencen sovjetike. Prandaj, sot ne kuartierin ruso-jugosllav, ne Jugosllavi prane Mareshall Titos ndodhet edhe Tom Churchilli, djali Eiston Churchillit. Ky nuk ishte aspak i kenaqur, por kembengulja e Stalinit dhe pranimi i Rooseveltit beri qe u nenshkrua qe Mareshall Tito do te ishte komandant e shef i Ballkanit. Dhe, cdo missioner anglo-amerikan do te ishte nen udhezimet e atij kartijeri. Ketu i ka rrenjet edhe pengesa e vajtjes suaj ne Shqiperi. Ku eshte degjuar dhe kane protestuar burime. E kjo nuk eshte marre vesh prej jush, po informacioni sovjetik prane Komandes Mesdheut eshte teper i forte dhe gjithkund. Dhe Londra e ka ndaluar udhetimin tuaj".

Me poshte adjutanti vazhdon: Edhe Gjenerali Aleksander eshte i prekur per kete mosveprim, me tha Kameroni. "E sa u perket britanikeve, qe do te vinin me ju,-i tha ai- ata, shkuan ne Shqiperi. Por, natyrisht te marrur vesh me agjentet te Kominformit Ruso-Jugosllav ne Shqiperi, te cilet qendrojne ne administraten e Nacional-Clirimtares".

Me keto fjale dhe duke i perseritur se gjithmone jam nje mik besnik britanik, e kurdohere do te jem i gatshem me ju sherbye si me pare, ju luta qe ky raport qe bera, duhej derguar urgjent ne Londer tek Mbreti Zog I. U pershendetem dhe ai doli i shoqeruar prej kapiten Avni Doralles.

****

Natyrisht kolonel Husein Selmani, tekstualisht sipas lajmerimit, qe i dergoi komandanti Mesdheut Gjenerali Aleksander dhe gjithashtu edhe sa i shpjegoi Kamerani, edhe ai iu pergjigj me nje raport te tijin komandes britanike ne Mesdhe ne Kairo.

***

Natyrisht, kjo na demoralizoi, kujton adjutanti- se shihej qartazi qe veprimet ne Shqiperi e si ne Jugosllavi jane ne dore te komunisteve. Dhe, sa u perket Anglo-sanksoneve eshte krejt e vertete persa me tha Kameroni. Jemi ne ndonje ndryshim te situates.

Gjendja ne Shqiperi eshte teper e koklavitur, thote ai me deshperim dhe gjithe ndihmat i shkojne nacional-clirimtares. Po ashtu edhe vellavrasjet ne mes te Ballit Kombetar e Nacional-clirimtares jane perhapur ne menyre shume te vajtueshme. Por, nacional-clirimtarja eshte me superiore dhe ka dhe ndihma materiale prej aleateve. Sot, Shqiperia po behet nje germadhe.

Mbretnoret jane me asnjeren ane, por nuk jane as te organizuar. Keshtu thuhet ne letrat qe na vijne. Tani, se fundi, mora kete leter prej Major Abas Kupit, ku ai me thote:

"I dashuri Husein Bej, jam mire ashtu lus edhe per juve te jeni mire. Ketu tani ka ndryshuar cdo gje. Nuk jemi aspak mire edhe nder vete. Lipset te vinit sa me pare

ketu dhe kujtoj se mjete keni per te ardhur ketu.

Ju presim sa me shpejt, se koha me nuk prêt. Cdo dite vjen me e nderlikuar. Ju presim dhe ju perqafoj vellazerisht. I juajti Abas Kupi.

Stamboll 27 gusht 1943

Kolonel Husein Selmani, mori kete raport prej Shqiperise ne kete date. I lajmerojne ngjarjet e shkaktuara ne mosbesim te grupeve. Dhe, sic po shenojme me poshte, shton ai:

"Me daten 1 Gusht 1943 te mbledhur ne 'Mukaj' te Qaf e Shtames, ku mirrnin pjese "Balli Kombetar dhe Nacional-clirimtarja dhe ne Mbreteroret" ne deshire te pergjithshme u pranua dhe u vendos per t'i bere nje mesymje prej te tre grupeve okupatorit. Ne zonat e caktuara nder keto vende dhe ne datat e caktuara:

A-Balli Kombetar, ne diten e caktuar, kishte per te sulmuar Beratin, Fierin e Mallakastren.

B- Nacional-clirimtarja, po ne daten e caktuar, do te sulmonte Elbasanin, Peqinin, Lushnjen, Kavajen dhe Krraben.

C- Mbretnoret, po ne te njejten date, do te sulmonin Krujen, Burrelin, Zerqanin, Dibren dhe Lumen.



2-Sipas vendimit, cdo grup ishte i pergatitur. Ne daten e caktuar, ne nje dite do te fillonte veprimi i atakimeve kunder ushtrise okupuese fashiste, ne te gjitha sektoret e caktuar. Tamam, ne daten e caktuar, ne mbretnoret menjehere i rame Qaf Shtames, Burrelit e sa vendeve te tjera. Por, fatkeqesisht asnjera nga te dy grupet e tjera si ajo e Ballit Kombetar dhe as Nacional-clirimtarja, nuk beri asnje veprim. Vetem se mbetem ne vetem, ndersa ata po benin sehir. Pra, shikonin mbi luftimet, qe benin mbreteroret.

Ne kete kohe, e gjithe ushtria italiane mori mesymje kunder Burrelit, sepse nuk qe e penguar prej grupeve te tjera. I gjithe Mati mbeti ne tym e flake, ku gjysma e Matit dhe Burreli u dogjen e u shkaterruan krejtesisht. Ja keta jane vellezerit tane qe nuk mbajne as fjalen as besen e lidhur.

3- Pas ketij demi kaq te madh, qe pesoi Mati duket se nuk kishte asnje dobi. Pra, nga kjo tradheti eshte nje pergjakje teper e madhe ne mes te Ballit dhe Nacional-clirimtares ku edhe ne do te mbetemi sehirxhi sic mbeten ata per ne. Dhe, s'kemi per te marre pjese me asnjeren ane. Pse, ata sipas vendimit e betimit, per interesat e Atdheut na lane vetem e shikonin ne gjegjejet e shkaterrimit te Matit.

4-Nacional-clirimtarja tani eshte forcuar shume e ndihmohet rregullisht nga aleatet me materiale te ndryshme. Dhe, flitet se Marshal Tito ka qene prap ne Ustren per tri dite. Pra, ku aty kane diskutuar gjithe planet e veprimeve te Nacional-clirimtares. Ndersa, per sa i perket administrimit dhe stervitjes se tyre jane organizatoret ruso-jugosllave.

5-Gjendja e sotme ne Shqiperi ka marre nje rol aq te demshem saqe nuk shihen me interesat e Atdheut, por ambiciet ne mes njeri tjetrit, e sidomos ne mes Ballit e Nacionales. Ato u pergjaken aq rende, saqe nuk pershkruhet. Ne, sic mbeten ata shikuese me ne kur luftonim okupatorin ne beslidhje me ta; edhe ne sot po i shikojme ata ne te njejten menyre. Por nacional-clirimtarja eshte me e organizuar e superiore ndaj Ballit.

6-Duhet me cdo sakrifice ju te vini ketu. Se, ne nuk jemi aspak mire ne mes njeri tjetrit dhe ka hyre nje mosbesim e percarje. Ardhja juaj do te rregulloje cdo mosmarreveshje ne mes tone. Ne tani kemi vendosur me i dhene nje emer Mbretnoreve, se deri sot kemi qendruar si neutral ne mes te dy grupeve te tjera. Kurse tani ata shohin interesat e tyre dhe ne jemi ne marreveshje me gjithe shoket per t'i vene nje emer partie Mbretnoreve. Kur do te marrim pergjigjet do ju lajmerojme ose mund te jeni edhe vete ketu.

Sic ju shpjeguam ka dite qe na erdhi Profesor Mustafa Gjinishi. I cili na vuri ne dijeni se si pas beslidhjes te Mukaj ne u diskutuam edhe me grupet e tjera te Partise Nacional-clirimtare. Por, nuk mbetem dakord me nje veprimtari te perbashket dhe sidomos me Ballistet. Qe, ne me ata jemi ne lufte. Vetem kerkojne te falura sic me thane edhe shoket qe nuk paten mundesi me ardhe para kohes. Ne te vertete, kjo ishte si nje justifikim pa asnje baze. E verteta eshte qe ne nuk i lejuam organizatoret e Kominformit jugosllav. Pra, ata ne kete lufte mos te kene ortake nacionaliste, por vetem komuniste, e ata qe sot jane dhe kane fuqine ne Nacional -Clirimtaren, si Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Baba Faja, Faik Shehi e Spiro Moisi.

Tani mbetemi ne pritjen tuaj, qe te vini sa me pare. E kur do te ndodhi ju ketu, ne jemi ne gjendje te imponojme edhe dy grupet e tjera se Haxhiu me shoke gjithnje ju kerkojne. Tani ndalohemi duke ju uruar gjithe sukseset per te miren e Atdheut dhe te Mbretit, me kaq. Rrofte Mbreti.

Vijojne firmat e

Sul Kurtit, Dyle Allamanit, Jusuf Celes, Jusuf Selmanit, Selman Menes, Mehdi Kaces, Major Murat Bashes, Major Jahja Cacit, Hamza Drinit, Sali Llanit, Bilal Koles, Xhemal Vates, Rahman Hyses, Ahmet Perhatit, Jashar Lleles, Halil Ketes e shume te tjereve.

Ju parashtroj nderimet e mija

Tirane - 17 - Gusht - 1943

Gjendja e papritme e gushtit 1943

Natyrisht ceshtja me me rendesi e kesaj jave ka qene rrezimi i Musolinit, vazhdon ne kroniken e tij Adjutanti. Gazetat e priten si shenje qe diktatoret po e mbarojne jeten e tyre. Ne Parlament partitet e se majtes mundohen te marrin nje premtim prej Qeverise, qe nuk do te njohe Qeverine e Badolios. Pse kane frike mos zbatohet nje politike, si ajo qe u be kundrejt Darlanit ne Afriken e Veriut.

Qeveria Britanike eshte shume e rezervuar ne deklaratat e saj. Parlamenti ka vakancat e tij tani, por Qeveria u shtrengon te premtoi se do ta therres ne rast se ngjasin sende te medhaja. Parlamenti bisedoi organizimin e arsimit pas lufte.

Qeveria Angleze u drejtoi Qeverive neutrale nje Note se bashku me Ameriken dhe me Rusine. Duke kerkuar, qe te mos u japin strehe personave, qe quhen pergjegjes per luften dhe mizorinat qe u bene. Neutralistet e priten kete note me pakenaqesi pse formon nje intervenim ne politiken e tyre te brendshme.

Portugal: Sapo u lajmerua rrezimi i Musolinit, filluan greve te madhe ne Lisbon. Por Qeveria siguroi urdherin me nje parade ushtarake.

Agjensia italiane 1-viii-1944

Pas 21 vjeteve tiranije personale Benitto Mussolini mbaroi pa glorie te "Diellen ne mbramje - 25.VII.1943". Ai i paraqiti Viktor Emanuelit doreheqjen e tij dhe i dorezoi Qeverine Mareshall Badoglios.

Thuhet se kur u takua Musolini me Hitlerin, ne Verona, ky i fundit i tha se:" Gjermania s'mund te ndihmoje Italine e Jugut dhe qe duhet me u abandonue Roma dhe me rezistuar ne Veri te Lumit Po".

Musolini ja propozoj kete gje Keshillit te Madh Fashist. Por, Keshilli me shtytjen e Grandit, e Cianos dhe 17-Ministrave te tjere nuk e pranuan dhe i thane Musolinit te hiqet. Vetem 9 veta u bashkuan me Musolinin. Qeveria e Badoglios mori masa per likujdimin e fashizmit, por nga ana tjeter deklaroi se lufta vazhdon dhe mori masa kundrejt partive te vjetra italiane, qe filluan te duken ne fushen politike duke perfituar nga kjo ndodhi.

Marshalli Badoglio formoi Qeverine e tij prej ushtarakeve dhe nen-punesave. Midis te cileve me i njohuri eshte Gaurilia - Ambasador ne Ankara, i cili u be Ministri i Jashtem. Badoglio eshte njeriu i Mbretit. Populli Italian sidomos ne Veri filloi nga manifestimet kunder fashizmit dhe luftes, por duket se qetesia u ristabilizua nga fundi i javes. Qeveria e Badoglios u prit ne fillim keq prej propagandes Aleate. Qeveria imponon nje ton me te rezervuar derisa u pa qe Badoglio nuk kerkoi armepushim. Tani toni u be perseri i keq kundrejt tij dhe parashihet se do te zevendesohet prej Caviglias ose Croces. Propaganda italiane i sulmon Aleatet mjaft dhe thote se Italia do te vazhdoje luften. Nuk dihet gje mbi fatin e Musolinit por lajmerohet arrestimi fashisteve.

Ciano dha doreheqjen nga Ambasada ne Vatikan. Gazetat italiane kritikojne ashpersisht fashizmin. Musolini iu hoq dhe grada e tij qe kishte fituar ne luften tjeter. Trupat italiane terhiqen nga ana e Detit, si ne Shqiperi dhe Greqi.

Mbreti i Kroacise, kusheriri i Mbretit te Italise, Duka I Spoletor abdikoi prej nje froni mbi te cilin nuk hipi kurre.

Percarja shqiptare me syte e monarkisteve

Forcimi i Levizjes Nacional-Clirimtare

Regjenca dhe qeveria kuislinge shqiptare

Gjendja e rende e monarkisteve

Porsa u dha lajmi i renies dhe burgosjes te Benito Musolinit, Gjeneral Pariani dhe Ekrem Libohova iken ne Itali, kujton adjutanti. Pritej, qe Ekrem Libohova, ish ministri i Zogut do te kthehet. Por, gjeneral Pariani nuk vjen me ne Shqiperi dhe qeverine shqiptare kurrkush nuk e pranon ta formoje. Kjo eshte gjendja e vendit, ku Shqiperia ishte ne nje anarshi komplet. "Dhe, duhej thene se sidomos ne keto koherat e fundit vellavrasja ka hyre ne mase te gjere ne mes ballistave me nacional-clirimtaren, cileson adjutanti. Si edhe ne disa reparte te Qeverise kunder komunisteve. Kjo pergjakje, sipas legalisteve, tani eshte marre dhe duket ne vrasjet "nder burra, gra e femije, dhe djegie shtepish, e te tjera, saqe nuk e kupton i pari te dytin". Edhe njehere faji i delegohet misionereve te huaj. Nderkohe, monarkistet e pranojne se populli mbeshtet Nacional-Clirimtaren.

Eshte koha, kur ne kujtime, trajtohet edhe formimi i Regjences dhe i Qeverise kuislinge shqiptare nen okupimin gjerman ne Shqiperi


19 Shkurt 2003

Sa e dobet Shqiperia
Sado qe i mbushim mendjen vetes se, ne na duan dhe se Shqiperia ka qene gjithmone e terhequr nga vemendjet e huaja, nuk mund ti fshehim vetes faktin se: Fuqite e Medha mbeten indiferente ndaj Shqiperise. Duke vecuar momentet, kur ata kane pasur nevoje per Shqiperine dhe per strategjine e perdorjes se saj, atehere duhet te bindemi se Shqiperia ka qene gjithmone ne periferi te vemendjes nderkombetare. Nje gje e tille te bind, teksa shikon perpjekjet e Mbretit per njohjen e strukturave te tij dhe nga ana tjeter ndihma qe dhane Fuqite e Medha per forcat e tij ne Shqiperi. Zogistet e marrim me veshtiresi ndihmen britanike ne Lufte dhe ne fund eksponentin kryesor te tyre, Abaz Kupin gati e braktisen. Nje gje e tille te bind, kur kujton edhe momentet e para, kur Shqiperia do te pushtohej dhe dy Fuqite e Medha evropiane, Anglia dhe Franca i mbyllen krejtesisht syte. Eshte aq e vertete kjo, sa britaniket kapeshin, sipas kujtimeve te Lartmadherise, me nje deklarate te Kontit Ciano, per mossulmimin e Shqiperise.

Ne kohet qe vijuan ne historine tone, pavaresisht rrjedhes qe moren ngjarjet, nuk ke sesi te mos habitesh me rolin e vazhdueshem te Fuqive te Medha. Duket se mbreti shqiptar duhet qe t'i shkruaj gjate dhe me shume kortezi, presidentit Ruzvelt per t'i marre nje mbeshtetje. Ndersa, ky i fundit si nga qielli, (duke marre parasysh edhe peshen e madhe te luftes, qe mban SHBA) i pergjigjet me kortezine e te fortit.

Gjthsesi Mbreti vazhdon, ashtu si do te bejne edhe pasardhesit e tij me vone, per te perfituar gjithmone ne fund cinizmin e me te fortit. Nje gje e tille e kane ndjere ne kurriz, te gjithe burrat shqiptare, qe jane ulur ne poltronin e pare te Shqiperise. Dhe paradoksalisht, asnjehere nuk kane qene ne gjendje per te perkthyer maksimen e historise, qe "nuk mesohet asnjehere nga historia". B.an



Kur ju drejtua Franklin Ruzveltit

Mbreti Zog i I tregon sesi shume nga Legalistet u bashkuan me komunistet

Per te shpetuar imazhin e vendit te tij, Zogu i drejtohet Franklin Ruzveltit, presidentit te SHBA-se, vendi i te cilit fiton per dite e me shume kredibilitet, ne Luften e Dyte Boterore. Nderkohe situata ne vend eshte me teper se e rende per Legalistet. Ata jo vetem nuk organizohen, por shume prej emrave te njohur te tyre jane bashkuar me komunistet. Teksa, organizimi tjeter, Ballistet, jane te zene me shume ne lufte me komunistet e Enver Hoxhes. Ne keto kushte, Legalistet i shkruajne me trishtim adjutantit, permes postes sekrete, qe shkon tek Lartmadheria, se gjendja e tyre eshte e keqe. Ata nuk binden dhe shume syresh jane shperndare. Kete situate, me shume se te gjithe, e vuan Lartmadheria, qe nga ana tjeter mundohet qe te rregulloje imazhin e Shqiperise ne arenen nderkombetare. Ne keto kujtime jane perfshire edhe nje interviste e Lartmadherise dhe dy shkrime te periodikeve te huaj per vendin tone. Ne njeren prej tyre flitet edhe per shumen e terhequr nga Zogu i I



Ekselences se Tij Franklin Ruzveltit

Duke vazhduar me komunikimin tone te meparshem dhe ne cilesine e autoritetit te vetem legal te Shqiperise, une kam nderin qe t'i bej Ekslences Tuaj komunikimin e meposhtem.

Shqiperia formalisht dhe shume bindshem ka pranuar marreveshjen e pershkruar si Deklarata e Kombeve te Bashkuara, qe eshte nenshkruar ne Uashington ne 1 janar te vitit 1942. Une i lutem Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, qe ka depozituar deklaraten e meposhtme, qe te marre parasysh justifikimin e vendit tim per te gjitha qellimet.

Ne te njejten kohe, une i kerkoj Ekselences Suaj, qe te pranoj situaten e Shqiperise per iniciativen e marre nga Qeveria e Shteteve te Bashkuara dhe Aleatet per te siguruar Triumfin e te Drejtave te Njeriut dhe Drejtesine Nderkombetare.

***********

His Excellency Frangly D.Roosevelt,

President of the UNITED - States, of

America, Ëashington,

In conformity with my previous communications and in my quality as the sole legal authority of Albania I have the honour to make to your Excellency's Gouvernement the following communation stop.

Albania formally and most heartily adheres to the agreement described as the declaration of the United-Nations signed in Washington on January first 1942 stop.

I beg the Gouvernement of the United-States of America as the depository of the above declaration to take notice of the adhereance of my country for all purposes stop.

At the same time I beg your Excellency to accept the felicitations of tourtured Albania for the initiative taken by the United-States Government and the Allies to secure the triumph of human rights and international justice stop.

London le 5 January 1942 ZOG I

King of the Albanians

*********************

Copie de telegramme du President F.D.Roosevelt, en reponse a l'adhesion de l'Albanie a la declaration de Ëashington, I.I. 1942: C B /II/ 16. Ces copies aut ete nontios a Perry pos le Roi, le 25/5/1942.

The folloeing message has been received from Ëashington for transmition to ZOG I King of the Albania:

Your telegram of January 6-1942 has been received with appreciation and I reciprocate your hope for the triumph of human right and international justice.

Embassy of the Franklin D.Roosevelt.

United-States of America,

London January 21.1942

*********************************

Embassy of the

United-States of America London, January 21.1942



The following message has been received from Washington for transmission to Zog I. King of the Albanais:

Your telegram of January 6.1942, has been received with appreciaton and I reciprocate your hope for the triumph of human right and international justice.

Hith Majesty

King Zog I of the Albanians, Franklin, D.Rrosevelt,

***************************

Zotni Kryetar,

Nga gazetat, qe m'u derguan prej Amerike, mesova se kini formuar nje organizate me qellim per te mbledhun fonde per te ndihmuem popullin tone ne rastin e volitshem.

Me kenaqesi, pash se perfundimet e vjetit te pare te veprimtarise suej, kane qene aqe te mira, sa qe ju japin kuraje per te vazhduem kete veper patrijotike.

Ju pergezoj nga zemra dhe jam i bindun, qe cdo shqiptar e ka per detyre te bashkohet me ju ne kete perpjekje njerzore.

Ju uroj plote sukses dhe ju dergoj te falat e mija.

Zotnis tij Nicholas J.Prift ZOG I

Chairman of the Albanian Relief fund:

431 so.Huntington Av.Jamaica, Palin, Mass.

****************

Madhnise se Tij Zog I

Mbret i Shqiptarevet,

Madhni,

Jepnani leje te shfaqim kenaqesine qe ndjeme dhe enkurajimin qe muarme me anen e letres se Madhnis Suej duke pergezuar nevojen per themelimin e organizates mirebarese dhe Kombetare "Albanian-Relief Fund".

Shikojme cdo shprese, Madhni, se cdo bashkeatdhetar nuk do t'ja kursejne percapjes tone ndihmen e tij dhe kemi besim te patundeshme se "Albanian Relief Fund" do ta realizonje idealin e saj ne nje Shqiperi te shliruar.

431. So.Huntington Avenue Me nderime

Jamaica Palin Mass. Nicholas Prift

U.S.A. Chairman

****************

Madhnija e Tij Mbreti Zog i dergon nje telegram me udhezime kolonel Husein Selmanit ne Legaten Shqiptare Istanbul:

I dashtuni kolonel,

Excellenca e tij, Asaf Xhaxhuli, do ju veje ne korent mbi situaten, qe i takon ceshtjes nacionale. Gjithashtu edhe menyren e situates qe ju impozon.

Kujtoj se, personat qe ndodhen aktualisht jashte Shtetit tone vuejne si ekonomikisht dhe moralisht. Ata do te jene me te nevojshem, kur koha te vije dhe te jene brenda ne Shqipni. Prandaj, kujtoj qe nuk duhet me i mbajte jashte. Vetem ata, qe do te jene absolutisht te nevojshem. Dhe per kete, kam caktuar nje ndihme te vogel me sa eshte e mundur me dhane.

Tue i lane te gjitha ceshtjet personale me nje ane, konsultoni ju me Zotnin e tyne Musa Juken, Abdurahman Matin e Murat Kaloshin. Dhe, shifni pervec ketyne, qe thame me lart, gjeni 2-3 te tjere qe do t'i pelqeni e t'i shifni te nevojshem, per me i mbajt aty. Njiherit, me shkroni edhe opinionin tuej.

Shpresoj te kem prej jush lajme gjithnje. Me kaq, ju dergoj te falat e mija ma te perzemerta.

London Palmoor on Henley

Thamas 29 Kallnuer 1942 ZOG I

*****************

Me poshte, referuar kujtimeve te adjutantit, vijon nje informacion. Tani sa morem nje raport nga Shqiperia, ku na deklarojne, mbi gjendjen shume kritike te krijuar tani ne Shqiperi. Dhe me teper ne radhet e mbrenda Mbreteroreve:

1-Ne mes te Mbretnoreve kane filluar grindjet. Aqsa kane humbur besimin ne mes njeri tjetrit. Ata vetem perpiqen me diskredituar njeri tjetrin e jo te organizohen. Ne rast se nuk vini ju vete ketu, ne jemi krejtesisht te shkaterruar. Kjo kerkohet sepse njerezit tane sot nuk pranojne me, as keshilla dhe as udhezime. Se po te vini ju vete ketu, kemi bindjen se do te arrihet jo vetem organizimi i Mbretnoreve, por edhe bashkimi pergjithesisht dhe me grupet e tjera dhe sidomos me ate nacional-clirimtare.

2-Sic ju kemi lajmeruar: Nacional-clirimtarja, eshte fare mire e organizuar, por e ndare ne tre grupe. Nder keto. Jane me te fortet sot, grupi komunist, qe administrohet e stervitet nga organizatoret e Kominformit jugosllav e rus. Kurse, po te vini ju ketu, me siguri grupi nacionalist do te bashkohet me ne.

3-Balli Kombetar eshte deri diku i organizuar. Por, vellavrasja me nacional-clirimtaren e ka dobesuar se tepermi. Kjo, sepse ata, jane shume me te organizuar dhe te disiplinuar dhe zoterojne arme me te mira. Po ashtu eshte edhe ndihma nga jugosllavet dhe njekohesisht edhe aleatet me propozimet e Marshallit Tito. Edhe keshilltaret britanike e amerikane, me teper, perkrahin po ata. Megjitheqe, ata nuk shfaqin nevojen se jane krejtesisht te lidhur me udhezime e organizime me Kominformin ruso-jugosllav. Kjo ndodh sepse me ata, kane si nje aleance bashkepunimi, qysh kur u nenshkrua ne Bihore nga grupi komunist shqiptar me ate jugosllav.

4-Vellavrasja eshte perhapur aq keq ne mes ballisteve e nacional-clirimtares, saqe jane shkaktuar deme te medhaja ne popull. Kjo edhe vjen duke u shtuar gjithnje. Ketu fiton armiku, qe mbetet i qete nga luftimet, qe ndodhin ne mes njeri tjetrit, ku ka vrasje, djegie, grabitje. Sepse kjo gjendje ka filluar edhe ne katunde e familje dhe eshte shume keq.

5-Ne, deri me sot, nuk kemi asnje grindje ne mes grupeve. Pra, si me ate te Ballit Kombetar, si dhe me ate nacional-clirimtaren, shkojme mire. Vetem se asnjerit nuk ju japim ndihmen, sepse nuk kemi dashur, qe te armiqesohemi ne mes te vellezerve tane shqiptare. Ne duam te luftojme okupatorin, qe na ka zaptuar vendin e jo njeri-tjetrin.

6-Sic ju kemi pas vene ne dijeni, ketu ne luftime ne mes njeri tjetrit eshte Balli Kombetar me nacional-clirimtaren. Por, edhe ata, qe nuk jane me keto, po direkt me Qeverine armike dhe ata luftojne kunder nacional-clirimtares, perbri ballisteve. E demet jane aq te tmerrshme dhe sidomos ne Jug. Tani ka filluar edhe ne Diber, mjaft rende kunder nacional-clirimtares, d.m.th. kunder komunisteve dhe te tjereve, grupeve te nacional-clirimtares. Sepse edhe ato administrohen po te njejtet prej Kominformit ruso-jugosllav.

7-Kujtojme se, ju vume mire ne dijeni. E nuk po shkojme me gjate, se ju na njihni mire si ne dhe ata qe po ngaterrojne i njihni mire. Por, kur te jeni ju vete ketu, ata me nuk guxojne te bejne te tilla ngaterresash, qe na sollen deri ne kete shkalle. Madje, edhe sot qe jemi me turp e nuk dijme per t'u sqaruar edhe perpara mases tone.

8-Nje pjese e madhe, qe lozin rol, shikojne dhe studjojne me nje kujdes te madh gjendjen tone aq te mjerueshme, qe na sollen disa persona per ambicjet e tyre personale. Ku ne ishim te bashkuar ne kulm dhe ne harmoni dhe mendonim organizimin. Por, po te vini ju vete, kemi bindjen e plote se organizimi i disiplinuar ka per te mberritur, po si ai qe kishim ne Jugosllavi. Prape fuqia jone eshte teper superiore me ato grupet e tjera. Ketu qe na prishin jane vetem disa krere, qe nuk pajtohen njeri me tjetrin. E, ne rast se nuk vini ju ketu ne nuk mbajme me asnje pergjegjesi. Jemi vetem me oficeret. Rrofte Mbreti. Duke mbetur ne nje pergjigje te shpejte ju urojme gjithe te mbarat e ju pershendesim me nderime te vecanta, Sul Kurti, Dyle Allamani, Jusuf Selmani, Jusuf Cela, Major Murat Basha, Major Jahja Caci, Selman Mena, Jashar Lela, Beqir Devishi, Hafus Hasa, Bilal Kola, Sali Lloni, Ali Kurti, Rahman Hysa ne emrin e te gjithe shokeve.

Tirane 12 Shkurt 1942 Me nderime, Gafuri d.v.

*********

Adjutanti vazhdon: Kete raport tekstualisht ja parashtrova Madhnis Se Tij Mbretit Zog ne Londer. "Dhe, mundesisht, sic ka per ta pare edhe vete eshte e domosdoshme shkuarja ime ne Shqiperi, -beson adjutanti. Se, per ndryshe, do te jemi te shkaterruar ku ka mberritur gjendja".

Adjutanti vijon qe: Ne rast se ka mundesi qe te rregullohet me Qeverine Britanike, ku kujtoj se do te jete dhe ne deshiren e tyre me nje program, qe ata ta shohin te nevojshem. Kam bindjen se, do te mberrijme bashkimin me te gjitha grupet, ne nje komande te vetme, per te luftuar armikun dhe per te qene si nje pararoje e Armates Britanike.

E perjavshme New Times end Ethiopija News

Ketu eshte nje koment i nje gazete te huaj, qe na vjen nga adjutanti:

"Me 14.02.1942, nen titullin "Lirija e Shqipnis" e perkthimin e thirrjes se Mbretit Zog I, shkruhet: Ethiopia, e cila me gjitheqe antare e Lidhjes se Kombeve e pesoi prej sulmit fashist italian dhe u sakrifikua per nje kohe prej Lidhjes se Kombeve, ka natyrisht nje simpati te madhe per Shqiperine. E cila eshte edhe ajo flije e sulmit fashist, ne nje kohe kur Lidhja e Kombeve ka rene kaq keq.

Ne Shqiperi, si ne vendet e tjera Europiane, ekzistojne levizje te se majtes dhe te se djathtes, mbi ceshtjet e brendshme. Por, gjithe shqiptaret me zemer te mire, kane shpresen per lirimin nga sundimi Italian. Mbreti Zog I, i cili pas nje rezistence te shkurter me arme kundrejt fuqise se madhe fashiste e la vendin, beri tani se fundi deklaraten qe pason ne favor te nje eforti shqiptar te bashkuar per ceshtjen e perbashket". Ketu gazeta jep thirrjen, sipas adjutantit, dhe vazhdon:

"Kjo thirrje eshte e bere mire, sepse po marrim vesh se Peshkopi Noli u bashkua me frontin e perbashket. Disa elemente te tjere shqiptare, sipas informative qe kemi deshirojne disa garanci te tjera per te siguruar parimet demokratike.

Nuk duhet te mohohen garanci te arsyeshme, por jo pa arsye. Nga ana tjeter, nuk duhet edhe te lejohen, qe diferenca partish te dobesojne ose te sabotojne kontributin qe shqiptaret me trimeri po e bejne luften e perbashket kundrejt boshtit. E cila eshte e domosdoshme per lirine dhe per mireqenien e tyre. Dhe, per ate te te gjithe demokracive. Te gjithe duhet te kujtojne se bashkimi ben fuqine dhe se fashizmi do te jete fitues prej cdo mosmarreveshje midis shqiptaresh. Shqiperia ka qene e pranuar si nje antare e Lidhjes se Kombeve dhe prej te ciles kishte te drejte te mbrohet, nga u sulmua pabesisht prej diktatures se Musolinit. Protestuan legalisht dhe me arme. Qe nuk pati ndihmen e besuar i detyrohet faktit qe Fuqite e Medhaja, qe kryesonin Lidhjen, dhane doreheqjen prej saj kur ndodhi sulmi fashist italian kundrejt Shqiperise".

Mbreti Zog, duke cituar kujtimet e adjutantit- shton duke thene se "nuk e them per te mburrur bashkeatdhetaret e mij, por Shqiperia eshte celesi i Ballkanit. Ai eshte vendi ideal per zbarkim te forcave Aleate ne nje ekspedicion per te sulmuar anen me te prekshme te Gjermanise". Skena e fjalimit te Mbretit Zog, qe kane qene ne nje sallon te Hotelit te famshem ne Ëest End ishin:

"Kam qene deshmitar i martirizimit tone prej bombave,- tha Mbreti Zog,- si shume te tjere. Kujtoja Britanine e Madhe te forte duke menduar forcen materiale te saj dhe pasurine e saj. Por tani kujtoj qe forca e popullit britanik qendron ne karakterin dhe ne durimin e tij si nje force, qe eshte morale dhe jo materiale per nje popull te larte".

Po ne kete kontekst Mbreti Zog ka thenese tre vjet kaluan qe kur Shqiperia u sulmua padrejtesisht prej Italise fashiste. "Dhe me 10 Qershor 1940, kur Italia deklaroi lufte kundrejt Britanise se Madhe dhe Aleateve te saj, Shqiperia perseriti zyrtarisht deklaraten e saj te luftes kunder Italise fashiste. Ky fakt historik nuk mund te behet asgje prej rrethanash, te cilat deri tani ndaluan pranimin e Shqiperise, si antare te aleateve e aleances se madhe te demokracive. As qenia e Shqiperise dhe as legaliteti i perfaqesuar shqiptar ne mergim, nuk mund te mohohet prej shteteve, te cilet pretendojne se bejne nje lufte te shenjte drejt drejtesise dhe ligjit. Indipendenca e Shqiperise u njoh prej traktatit te Londres, i cili i vuri fund luftes ballkanike. Ajo u njoh prej konferences se Ambasadoreve dhe pasi kufijte e saj u caktuan prej nje komiteti nderkombetar, ajo u pranua ne shoqerine e Kombeve ne Dhjetorin e vitit te 1921. Autoritetet shqiptare, qe jane tani ne mergim, jane perfaqesuesit e vetem te Shqiperise, te cilet kane mandatin e popullit te tyre.

Pushteti i tyre u konfirmua brenda nje Shqiperie prej zgjedhjeve konstitucionale te shumta dhe jashte prej njohjes te gjithe shteteve te Monarkise Statuore. Tani Shqiperia gezon akoma nje fare grade perfaqesie diplomatike".

Asnje shtet nuk ka njohur me ligj zaptimin fashist,- ka thene Mbreti Zog- te Shqiperise. Edhe sot akoma vendi im, i cili ka qene i pari qe rezistoi kundrejt invadimit te armatosur me arme ne dore nuk eshte i poshten. Italianet nuk munden te bejne qe te mbreteroje ne vullnetin e tyre ne vendin. Pra Shqiperia gjendet po ne ate ane te barrikades, ku jane edhe britaniket, amerikanet, polonezet, greket dhe jugosllavet dhe te gjithe popujt qe luftojne per demokracine e lirine. Me greket dhe me jugosllavet, Shqiperia formon nje pjese te shumices se madhe te popujve ballkanike, qe jane te angazhuar ne kete lufte per ceshtjen e perbashket.

Gjithe shqiptaret, brenda ose jashte kufijve, tane kane mendjen mbi kete pike. Nuk kemi asnje konflikt me greket. Gjate 25 vjeteve te indipendences se saj, Shqiperia i provoi botes, qe ka te drejte te jetoje e lire. Me 1920 vendi ka qene praktikisht pa shkolla, pa rruge dhe ishte e mbushur me malarie. Me 1939 kishte 700 shkolla dhe 75.000 nxenesa, prej te cilave nje e treta ishin vajza.

Shqiperia mund te behet e lire dhe e lumtur me pasurite e saj minerale dhe me punen e popullit te saj. Ka nevoje vetem prej kapitalit. Mbreti Zog ka konfirmuar se jemi vetem nje popull i vogel, gati nje million e gjysem. Vetem, se nuk duam te ekzagjerojme rendesine tone ne kuadrin Europian. Por, megjithekete, ne nje kohe krize kur kontributi edhe i nje individi ka vleften e saj, ndihma e nje kombi luftetaresh nuk mund te mos quhet asgje. Besoj, tha Mbreti Zog- se drejtesia do te fitoje ne kete lufte dhe pa ndrojtje do te them se frutet e fitores dhe te drejtesise do te jene per te gjithe ne".

Keshtu foli Mbreti Zog I, ne nje bisedim qe pati me Zotni Feorges Slocombe dhe Z.Norman Hillson. Te cilet i bene shume sugjerime, ku Mbreti i kishte dhene Britanise Madhe dhe Amerikes pa rreshtur nota per njohjen e Shqiperise ne kampin e aleateve te luftes, dhe te Qeverise Shqiptare, qe ishte ne Stamboll dhe sa u perket shqiptareve ne mergim.

*********************

Gazeta "Daily Sketch London" 17.03.1942

"Mbreti Zog dha nje kete interviste reporterit Norman Hillson, kujton adutanti. 'Do te desha qe cdo njeri te kujtoje - tha me kembengulje - se vendi im, Mbreterija e Vogel e Shqiperise ka qene ajo, qe e para i beri nje qendrim nje fuqie te armatosur me mjetet e reja te sulmit boteror. Kur u sulmua prej Italise, pa lajmerim te premten e zeze 1939, megjitheqe kishim me ate nje pakt mossulmimi, ne kundershtuam me lufte. Nuk kishim asnje shprese, s'kishim tanke, aeroplane, ose artileri, ndonje gje qe te shenohet. U mundem, por te paktem u munduam te rezistojme. Deklaruam lufte. Shqiperia eshte ne lufte dhe do te mbetet ne lufte". Bisedova me Mbretin, citohet gazetari,- dhe sugjestionin qe kishte pas lene Shqiperia duke marre me vete nje shume te madhe parash.

Mbreti u pergjegj: "Une dhe Qeveria ikem me afro 30.000 sterlina vetem. Kjo shume u perdor per Qeverine provizore ne Stamboll dhe per mbajtjen e disa Legatave prej te cileve mbeten vetem dy ne Ankara dhe ne Kairo. Kjo shume e vogel mbaroi prej kohe.

Asnje diplomat shqiptar s'merr rroge tani. Eshte i kenaqur te dije se eshte duke punuar per Shqiperi. Jam nje mergimtar, por deshiroj te shpjegoj poziten time dhe poziten e gjithe shqiptareve. Jemi fortesisht me anen e Aleateve dhe besojme ne fitoren perfundimtare aleate. Shqiperia e kishte kuptuar se s'mund te ekzistonte nje miqesi e vertete me Italine Fashiste, pas sulmimit kundrejt Abisinise. Zemrat e tyre ishin gjate luftes se zorshme dhe te barabarte me heronjt abisiniane. Ne Prillin 1939, Shqiperia u sulmua po prej atij shpendi te eger dhe pas pak, paten eksperience prej fatkeqesise se luftes kunder armikut. Bashkatdhetaret e mi po luftojne ne male, katunde dhe ne qytetet e Shqiperise".

Nga Pakistani dhe Damask Syrie

Me 1 Shtator 1928, Asambleja Konstituente e plote ne Tirane, rivendosi Monarkine Shqiptare duke zgjedhur A.Zogun si ZOG I Mbret i shqiptareve. Shume shtete derguan Misione Diplomatike dhe Legatat shqiptare u vendosen ne kryeqytetet e Evropes dhe te Amerikes, e te tjera vende ne Orient. E sidomos ne Britanine e Madhe. Te gjitha keto jane prova, se sipas ligjeve nderkombetare, Shqiperia ishte nje shtet indipendent, i njohur nga Lidhja e Kombeve. Me 7 Prill 1939, kur Italia fashiste sulmoi Shqiperine isha ne Rome, prej me pare se nje jave. Kur dy dite para sulmit, Ambasadori Britanik i tha Ministrit te Jashtem Italian Ciano se ceshtja shqiptare mund te cekte "Status-quo" ne Mesdhe sic e kishte caktuar marreveshja e dy Fuqive me 16 Prill 1938, mori sigurime se Italia do te respektonte krejtesisht indipendencen shqiptare. Dy dite pas ketij sigurimi solemn, erdhi sulmi fashist Italian kunder Shqiperise. Kur Konti Ciano i thoshte se duhet te behet nje deklarate mbi sulmin Italian kunder Shqiperise ai tha se "Aveniri i vendit varej prej vullnetit te popullit shqiptar". A nuk ishte kjo nje tallje per Europen.

Parlamenti Shqiptar, i mbledhur ne Kryeqytetin ne Tirane, vendosi te rezistoje dhe i besoi Mbretit Zog mbrojtjen e interesave te Shqiperise sipas Statutit te 1928. Ai edhe e veshi me fuqine e perfaqesimit te shtetit dhe jashte Atdheut bashke me Qeverine e tij per te mbrojtur interesat e Atdheut. Shume protestime jane bere prej botes Mohamedane kundrejt krimit Italian dhe megjithate Lidhja e Kombeve mbylli syte.

Duke mundur te kujtohen perseri me plot fryme prej Lartesise se Tij Aga Khanit. I cili fliste ne emrin e gjithe Mohamedaneve dhe i dyti prej demostratave popullore ne Damas Syrie. Atje, ku Flamuret Islamike te ulur u benin fjalime "Ka vetem nje perendi" dhe se Musolini eshte armiku i Zotit".

London 14.03.1942 Aga Khani

Stamboll 8 prill 1942

Per kete date, kujtohet se: Ministri Turk Nexhmedin Sadek, boton ne Gazeten "Akshame" kete artikull ne titullin: "Nje mevitje e vogel e humbun mbrenda ne shumicen e shqetesimit". KU zyrtari turk shkruan se:

"Tamam tri vjet ma pare, nji za perhapte ne gjith boten lajmin e nje fatkeqesije. Ky za ka qene ay i radio se Tiranes, i cili lajmeronte boten se Italia po sulmonte Shqipnine. Fatkeqesisht u duk per gjith boten si i vogel dhe pa randesi. U harrue, kur zani qe kerkonte ndihme pushoi dhe asnjeri nuk dha ndihme.

Ka tri vjet si sot, qe Italia zaptoi Shqiperine dhe disa e kuptuan randesine e fatkeqesise. Instalimi Italian ne Ballkan shenonte mbarimin e sigurimit dhe te qetesise ne kete district. Me te vertete ato qe kerkonte Italia nuk qene malet te rrepta te Shqipnise, por Ballkanin.

Sot njeriu kupton me mire arsyet e zaptimit, te Shqiperise. Zaptimi synonte "Vdekjen e Greqise, dhe te Jugosllavise", sepse ato dy shtete nuk kuptuan mire fatkeqesine qe ra mbi fqinjen e tyre. Ne rast se Jugosllavia dhe Greqia te kishin pasur njerez, qe mund te kuptonin gjendjen qe u vinte ne koke, nese kishin mjaft ushtar, ose me mire te mos kishin pranuar politiken me qellim te merzisin njera tjetren e nen mbulesen e aleances, nese nuk ishin te angazhuar ne politiken e mbeshtetjes mbi miqesine tradhetare te Italise, mundet qe Italia te mos kishte menduar kur te veje kemben mbi Shqiperi.

U lehtesua ne kete veprim duke qene e sigurte se as Greqia, as Jugosllavia nuk do te tundeshin. Me te vertete, qe te dy u prapesuan, para mundesise qe t'i japin ndihmen me te vogel Shqiperise. Dhe, duke mbyllur syte para rrezikut, u angazhuan ne rrugen e marreveshjes me Italine. Kjo politike e Fqinjeve te mire pati pak jete, ky sulm i pare lindi fatkeqesisht te tanishmen.

Ne nje artikull qe botuam nje dite pas zaptimit te Shqiperise kemi shkruar mbi qellimin e Italise, e cila eshte: Qe ta perdori Shqiperine si nje rruge per te hyre mu thelle ne Ballkan, ose a thua se eshte e mundur te kete qellim te ndihmoje ballkaniket per te ndaluar nje sulm drejt lindjes.

As zaptimi i Cekosllovakise prej gjermaneve dhe as zaptimi i Shqiperise prej italianeve, nuk jane veprime me qellim ne vetvete. Jane pergatitje te para, per zbatimin e nje plani me te madh, ne ate kohe. Ata me pas kuptuan se nje send te tille nuk ishte nje send i madh. Nderkohe, qe demokracite rrinin pa veprim dhe pse kishin frike nga lufta dhe donin paqe dhe nuk i varnin veshin per viktimat.

Anglia dhe Franca pergatiteshin, fatkeqesisht. Por per fatkeqesine e tyre te tanishme duke bere gabime dhe duke bere koncesione ne Ballkan. E megjithate Gjermania intervenoi. Koincidence e cuditshme sot ishte mevitja e zaptimit te Shqiperise prej Italise, dhe dje qe mevitja e sulmit gjerman kundrejt Jugosllavise dhe Greqise. Ajo s'ka natyrisht asnje vlefte per t'u kujtuar per keto kujtime te hidhura, por duhet per t'i mbajtur me nxjerrjen e nje mesimi per neser".

Stamboll 8 Prill 1942 Nexhmedin Sadek

Leterkembimi i Mbretit te Shqiptareve me Faik Konicen

Problemi i njohjes se Shqiperise

Fuqite e Medha: Shqiperia nuk u mbrojt si ne vitin 1920

Per kete moment, adjutanti shkruan se: "Z.Cordell Hull, beri nje deklarate ne emrin e Shteteve te Bashkuara javen qe kaloi dhe Z.Molotof po ben kete gje sot. Shqiptaret, megjithese vendi i tyre ishte sheshi i luftes gjate konfliktit Italo-Grek nuk ka treguar rezistence aq te madhe. Per kete i referohen kohes kur u larguan italianet prej vendit te tyre me 1920. Por, kjo feblese (dobesi) i detyrohet italianeve, te cilet kane perdorur aleancen mbrojtese te 1927, si nje mjet per te fituar fuqi te plote ne Shqiperi mbi ekonomine e ushtrine e vogel te vendit".

 



© Copyright 2001 Korrieri