01/05/2004 http://www.shekulli.com.al/

KATEGORIA: Politikė

 
 
 Gjatė protestave tė Bathores pėr legalizimin e banesave tė tyre njė vit mė parė
 
Kėshilli i Ministrave miraton projektligjin “Pėr legalizimin e zonave informale”. Kompensim po nuk u realizua kontrata mes ndėrtuesve tė paligjshėm dhe ish-pronarėve
 
Legalizimi, ish-pronarėt kompensohen
 
Nevila Perndoj
 
TIRANE- Hapet drita jeshile pėr projektligjin “Pėr legalizimin e zonave informale”. Qeveria miratoi dje draftin e pėrgatitur nga njė grup specialistėsh tė Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, ku parashikohet legalizimi i tė gjitha ndėrtimeve tė paligjshme dhe kriteret pėr tė zyrtarizuar legalizimin e kėtyre zonave tė vendosura pėrgjithėsisht nė periferi tė qyteteve kryesore. Por miratimi i kėtij projektligji nuk pėrcakton dispozita detyruese pėr banorėt e ndėrtimeve pa leje, nė rast se kėta tė fundit nuk realizojnė kontratėn e blerjes me pronarėt e sipėrfaqes sė zėnė, pėr legalizimin e objektit. Pėr ēėshtjen nė fjalė, projektligji pėrcakton vetėm kompensimin e pronarėve tė sipėrfaqes sė zėnė dhe shitjen e kėsaj sipėrfaqeje ndėrtuesit tė objektit, sipas ligjeve tė cituara nė kėtė projektligj. Ndėrkaq sipėrfaqja qė do tė legalizohet pėr secilin ndėrtues tė paligjshėm nuk do tė jetė mė e madhe se 300 metra katror.
Neni 10
Nė bazė tė pikės 1 tė nenit 10 tė projektligjit nė fjalė, kur sipėrfaqja e zėnė me ndėrtim ėshtė pronė jopublike e paluajtshme e shtetit, u shitet ndėrtuesve tė objekteve sipas vlerėsimit tė pėrcaktuar nė ligjin nr.8651, datė 22.12.1999, “Pėr shpronėsimet dhe marrjen nė pėrdorim tė pėrkohshėm tė pasurisė pronė private pėr interes publik”, dhe tė akteve nėnligjore nė zbatim tė tij. Pra ndėrtuesit e objekteve duhet tė paguajnė paratė tek shteti, sipas kritereve tė pėrcaktuara nė ligj. Kur sipėrfaqja e zėnė me ndėrtim ėshtė pronė private, legalizimi i objektit bėhet pas realizimit tė kontratės sė blerjes sė sipėrfaqes sė zėnė me ndėrtim, nga ndėrtuesi i objektit. Nė rastet kur nuk realizohet kjo kontratė, pronari i sipėrfaqes sė zėnė me ndėrtim kompensohet sipas pėrcaktimit tė ligjit nr. 7698, datė 15.4.1993, “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve”, tė ndryshuar. Vlerėsimi i pronės qė do tė kompensohet do tė bėhet nė mbėshtetje tė statusit qė ka pasur sipėrfaqja e zėnė nė ēastin e fitimit tė pronėsisė Ndėrsa ndėrtuesit tė objektit i shitet sipėrfaqja e zėnė me ndėrtim, sipas pėrcaktimit tė bėrė nė pikėn 1 tė kėtij neni. Vlerėsimi i pronės qė do t’i shitet ndėrtuesit tė objektit, do tė bėhet nė mbėshtetje me statusin e ri qė do tė marrė sipėrfaqja e zėnė nė momentin e legalizimit. E njėjta procedurė ndiqet edhe nė rastet kur sipėrfaqja e zėnė me ndėrtim ėshtė pronė e njohur me vendim tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave ish-Pronarėve. Ndėrsa ministri i Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, Bashkim Fino shtoi dje se nė rast se nuk realizohet njė kontrate shitblerje mes dy palėve, shteti do tė ndėrhyjė duke kompensuar pronarėt pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje, e cila ka qenė mė parė objekt kontestimi.
Procesi i legalizimit
Shtetasit qė kanė ngritur banesa pa leje detyrohen qė pėr njė periudhė 2 -mujore nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, tė bėjnė vetėdeklarimin e ndėrtimit pa leje qė kanė pėrfunduar dhe tė sipėrfaqes sė zėnė, sipas formularit qė i bashkangjitet kėtij ligji. Ky vetėdeklarim duhet tė realizohet pranė njėsisė sė urbanistikės tė njėsisė sė qeverisjes vendore pėrkatėse. Ndėrsa brenda njė viti pas miratimit tė studimit urbanistik tė zonės informale, banorėt e ndėrtimeve pa leje duhet tė paraqesin nė njėsinė urbanistikės sė njėsisė sė qeverisjes vendore pėrkatėse dokumentacionin e plotė tekniko-ligjor, sipas formularit tė miratuar me vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Nė rast se banorėt e ndėrtimeve pa leje nuk vetėdeklarojnė pasurinė brenda afatit kohor, deklarojnė jo nė mėnyrė tė saktė ndėrtimin dhe sipėrfaqen e zėnė, si dhe nuk paraqesin dokumentacionin e plotė tekniko-ligjor, do tė pėrjashtohen nga trajtimi dhe mospajisja me dokumentin e legalizimit
Zona informale
Zona tė tilla me ndėrtime pa leje masive janė Kodėr-Kamza, Bathorja, Kodra e Priftit nė Tiranė, ish -Kėneta e Durrėsit, Fusha e Aviacionit nė Vlorė dhe zona tė tjera tė ngjashme nė tė gjithė territorin e vendit, tė cilat do tė legalizohen duke marrė dokumentet sipas kėrkesave tė pėrcaktuara nė kėtė projektligj dhe kritereve tė pėrcaktuara nga studimi urbanistik i zonės informale, pas zgjidhjes sė pronėsisė mbi truallin.
 
Neni 1
Projektligji ka si objekt:
1.Urbanizimin e zonave tė zėna masivisht nga ndėrtimet pa leje, tė emėrtuara “informale”, pėr integrimin e tyre nė zhvillimin territorial e infrastrukturor tė vendit dhe pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės
2.Legalizimin e ndėrtimeve pa leje, nė zonat informale, tė pėrcaktuara sipas procedurave tė kėtij ligji
 
Neni 2
Subjektet
Efektet e kėtij ligji shtrihen tek ata shtetas, tė cilėt kanė pėrfunduar ndėrtime pa leje brenda territorit tė zonės informale, deri nė ēastin e hyrjes nė fuqi tė ligjit.
 
Neni 3
Pėrkufizimet
1.“Zonė informale”, e miratuar nga Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė quhet:
Zona e zėnė masivisht nga ndėrtime pa leje, me karakter banimi (duke mos pėrjashtuar ndėrtimet me funksion shėrbimi pėr zonėn)
Territori qė zė njė sipėrfaqe jo mė pak se 10.000 m2
Zona e ndėrtuar pa u bazuar nė studime urbanistike dhe duke mos repektuar kriteret e zhvillimit tė infrastrukturės
Zona qė nuk gėzon mbrojtje tė veēantė nga aktet ligjore e nėnligjore nė fuqi
 
2.“Ndėrtim pa leje” ėshtė objekti i ndėrtuar nga shtetasi brenda territorit tė pėrcaktuar “Zonė informale”, pėr tė cilin nuk janė respektuar procedurat e pėrcaktuara nė ligjin nr.8405,datė 17.9.1998, “Pėr urbanistikėn”
3. “Urbanizim” nėnkupton pėrcaktimin e bėrė nė pikėn 16, te nenit 1, tė ligjit nr. 8405, datė 17.9.1998, “Pėr urbanistikėn”
4.Legalizim i zonave informale” nėnkupton vlerėsimin urbanistik tė ndėrtimeve pa leje nė kėto zona, mbėshtetur nė legjislacionin nė fuqi pėr kėtė fushė
5.“Legalizim” nėnkupton pajisjen me dokumentin pėrkatės, nė pėrputhje me kėrkesat e kėtij ligji dhe kriteret e pėrcaktuara nga studimi urbanistik i zonės informale, pas zgjidhjes sė pronėsisė mbi parcelėn ndėrtimore
6.“Parcela ndėrtimore” ėshtė sipėrfaqja nėn objekt plus sipėrfaqen funksionale tė saj
 
Neni 4
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet pėr efekte urbanizimi:
1.Nė ndėrtime pa leje, qė legalizohen nė pėrputhje tė plotė me studimin urbanistik tė zonės informale tė miratuar pse--------------------------------- me studimet ekzistuese
2.Nė ndėrtime pa leje, qė ridimensionohen, pėr t’u pėrshtatur me studimin urbanistik tė zonės informale tė miratuar ose me studimet ekzistuese
3.Nė ndėrtimet pa leje, qė prishen, pasi bien nė kundėrshtim me studimin urbanistik tė zonės informale tė miratuar ose me studimet ekzistuese
 
Neni 6
Detyrimet pėr legalizimin e ndėrtimeve pa leje
Pėr ndėrtime pa leje, shtetasit detyrohen qė:
a.Pėr njė perudhė 2 -mujore nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, tė bėjnė pranė njėsisė sė urbanistikės tė njėsisė sė qeverisjes vendore pėrkatėse vetėdeklarimin e ndėrtimit pa leje qė kanė pėrfunduar dhe tė sipėrfaqes sė zėnė, sipas formularit qė i bashkangjitet kėtij ligji
b.Tė paraqesin nė njėsinė urbanistikės tė njėsisė sė qeverisjes vendore pėrkatėse dokumentacionin e plotė tektniko-ligjor, sipas formularit tė miratuar me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, brenda njė periudhe 1 -vjeēare pas miratimit tė studimit urbanistik tė zonės informale
 
Neni 8
Etapat e veprimit
Procedurat qė ndiqen pėr realizimin e procesit tė legalizimit janė:
 
1.Vetėdeklarimi nga shtetasi i ndėrtimit pa leje dhe i sipėrfaqes sė zėnė nga ky ndėrtim brenda zonės informale
2.Kėrkesa e argumentuar e njėsisė sė qeverisjes vendore, pas evidentimit tė sipėrfaqes sė zėnė nga ndėrtime pa leje, pėr pėrfshirjen e tyre nė procesin e urbanizimit dhe legalizimit
3.Kėrkesa pėr pėrfshirje nė procesin e urbanizimit dhe tė legalizimit tė sipėrfaqes sė zėnė shqyrtohet nė Kėshillin e Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė. Pėrcaktimi i “Zonės informale”, mbi tė cilin sjell pasoja juridike ky ligj, bėhet me vendim tė Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė
4.Hartimi i studimeve urbanistike tė kėtyre zonave nga njėsitė e qeverisjes vendore
Miratimi i studimeve urbanistike nga KRRTRSH
5.Lejimi pėr fillimin e legalizimeve tė ndėrtimeve pa leje nga KRRTRSH pas plotėsimit tė kushteve tė pėrcaktuara nė kėtė ligj
 
Neni 9
Dhėnia e lejes sė legalizimit
KRRTRSH nė zbatim tė studimit tė miratuar prej saj pėr zonėn informale nė shqyrtim autorizon fillimin e legalizimeve pėr ndėrtimet pa leje nė tė, vetėm pasi njėsia e qeverisjes vendore, nė bashkėpunim me strukturėn qė mbulon fushėn pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje, tė ketė realizuar lirimin e sipėrfaqeve tė parashikuara nė studim pėr funksione publike
Njėsia e qeverisjes vendore, qė mbulon sipėrfaqen e zonės informale, pėr tė cilėn ėshtė miratuar studimi urbanistik, i lėshon lejen e legalizimit kėrkuesit, sipas formularit pėrkatės, pasi tė ketė shlyer tė gjitha detyrimet financiare dhe tė jetė zgjidhur pronėsia mbi sipėrfaqen e zėnė
Mėnyra dhe afati i shlyerjes sė detyrimeve financiare, tė pėrcaktuara nė aktet ligjore nė fuqi, dhe formulari i legalizimit pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave
Zgjidhja e pronėsisė mbi sipėrfaqen e zėnė nga ndėrtime pa leje
 
Neni 10
Pronėsia mbi sipėrfaqen e zėnė
 
Zgjidhja e pronėsisė mbi sipėrfaqen e zėnė nga ndėrtimet pa leje bėhet si mė poshtė:
1.Kur sipėrfaqja e zėnė me ndėrtim ėshtė pronė jopublike e paluajtshme e shtetit, u shitet ndėrtuesve tė objekteve sipas vlerėsimit tė pėrcaktuar nė ligjin nr.8651, datė 22.12.1999, “Pėr shpronėsimet dhe marrjen nė pėrdorim tė pėrkohshėm tė pasurisė pronė private pėr interes publik”, dhe tė akteve nėnligjore nė zbatim tė tij
2.Kur sipėrfaqja e zėnė me ndėrtim ėshtė pronė private, legalizimi i objektit bėhet pas realizimit tė kontratės sė blerjes sė sipėrfaqes sė zėnė me ndėrtim, nga ndėrtuesi i objektit
Nė rastet kur nuk realizohet kjo kontratė, pronari i sipėrfaqes sė zėnė me ndėrtim kompensohet sipas pėrcaktimit tė ligjit nr. 7698, datė 15.4.1993, “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve”, tė ndryshuar. Nė kėtė rast ndėrtuesit tė objektit i shitet sipėrfaqja e zėnė me ndėrtim, sipas pėrcaktimit tė bėrė nė pikėn 1 tė kėtij neni
3.Kur sipėrfaqja e zėnė me ndėrtim ėshtė pronė e njohur me vendim tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave ish-Pronarėve, pronari kompensohet nė pėrputhje me dispozitat e ligjit nr. 7698, datė 15.4.1993, “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve”, tė ndryshuar, ndėrsa ndėrtuesit tė objektit sipėrfaqja e zėnė i shitet sipas pėrcaktimit tė bėrė nė pikėn 1 tė kėtij neni
Vlerėsimi i pronės qė do tė kompensohet sipas pikave 2 dhe 3 tė bėhet nė mbėshtetje tė statusit qė ka pasur sipėrfaqja e zėnė nė ēastin e fitimit tė pronėsisė
Vlerėsimi i pronės qė do t’i shitet ndėrtuesit tė objektit, pėr rastst e parashikuara nė pikat 1.2 e 3 tė kėtij neni, tė bėhet nė mbėshtetje me statusin e ri qė do tė marrė sipėrfaqja e zėnė
 
Neni 12
Dispozita detyruese
Mosdeklarimi brenda afatit kohor, deklarimi i pasaktė i ndėrtimit dhe i sipėrfaqes sė zėnė, si dhe mosparaqitja e dokumentacionit tė plotė tekniko-ligjor sjell pėrjashtimin nga trajtimi dhe mospajisjen me dokumentin e legalizimit
Zonat informale janė:
Bathorja
Kodėr-Kamza
Kodra e Priftit
Paskuqan
Sauk
Kėneta e Durrėsit
Fusha e Aviacionit nė Vlorė
Fusha e Bradesheshit nė Elbasan
Disa zona nė qytetin e Shkodrės