01/07/2004  http://www.korrieri.com/
PD-PLL: Jo skemes se Qeverise
Berisha u ka kerkuar deputeteve socialiste te votojne sot ne favor te demshperblimit te ish- te perndjekurve politik, mbi bazen e Kodit Penal. Kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar dje se, ligji per kompesimin dhe demshperblimin e te perndjekurve politike, eshte ligji qe ka te beje me nje proces themelor te ndarjes se shoqerise shqiptare nga diktatura. "Cdo perpjekje per t'iu shmangur demshperblimit, sipas Kodit Penal, eshte nje perpjekje per te trajtuar ne menyre klasore serish problemin e te perndjekurve, eshte nje dhunim flagrant qe i behet shtetit ligjor, bazuar mbi konceptet e shtetit klasor. Cdo qytetar dhe individ, ne parim, gezon te drejten te trajtohet sipas ligjit me te favorshem. As qe mund te diskutohet ne keto raste fuqia prapavepruese. Eshte nonsens juridik te deklarohet se, Kodi Penal nuk ka fuqi prapavepruese. Kodi dhe cdo ligj, me favorizues se precedenti, nenkupton te drejten e perfitimit prej tij", ka nenvizuar Berisha. Mbi kete baze, ai u ben thirrje deputeteve, qe te dalin nga koncepsionet klasore, te shkeputen nga qendrimi klasor i PS dhe te votojne per te demshperblyer te burgosurit e ndergjegjes. Sipas tij, cdo lloj procedure tjeter, pervec asaj te parashikuar ne Kodin Penal, eshte e inspiruar nga koncepsione klasore dhe nuk jep paqen qe meriton shoqeria shqiptare.

Futja e konceptit klasor, eshte dicka mjaft relative, pasi vete qeveria e ish- Presidentit Berisha, u konfrontua me ish- te perndjekurit, thjesht sepse ata, disa vite me pare, kerkonin te njejten gje qe kerkojne edhe sot. Nderkaq rreth kesaj ceshtje jane shprehur edhe drejtuesit e larte te PLL. Zedhenesi i kesaj partie Astrit Kola, ka nenvizuar se, PLL konstaton me keqardhje se, ne vitin e trete te depozitimit te projekt-ligjit per kompesimin e ish te denuarve politike, duket qarte qe qeveria socialiste ka vendosur te injoroje kerkesat e ligjshme te kesaj shtrese, duke e konsideruar te shlyer demshperblimin e viteve te burgut nepermjet pensioneve qesharake.

A. META


 
Pronari: Zhvarrose babain nga toka ime
Perballe nje kerkese te dhimbshme eshte gjendur Mehmet Kurti ne Dragostunje te Librazhdit, pasi fqinji i tij Qemal Cela, i kerkoi heqjen e eshtrave te te atit, nga prona e tij: "Ka gjetur nje tapi te ligjshme dhe thote se ne te kundert, do ta kryeje vete ate pune"

Fatos SALLIU

LIBRAZHD - Pronari i tokes kerkon zhvarrimin e bashkefshatarit. Rasti i pazakonte vjen nga fshati Dragostunje ne rrethin e Librazhdit, i njohur nga mbare opinjoni publik per bindjet e padiskutueshme ne fene Islame. Pronari i tokes Qemal Cela i ka kerkuar bashkefshatarit te tij Mehmet Kurti qe te zhvarrose te atin, trupi i te cilit prehet prej shume vitesh ne nje are ne ane te fshatit. Qemali e argumenton kerkesen e tij ne tapine e vjeter te tokes, ne te cilen eshte varrosur i ati i bashkefshatarit. Me tapine e vjeter ne dore ai ka shkuar t'i kerkoje Mehmet Kurtit qe te zhvarrose sa me shpejt te atin, ndryshe nuk mbante asnje pergjegjesi per varrin e babait te tij.

I shtangur perballe kesaj kerkese, Mehmet Kurti ka treguar se e ka varrosur te atin ne parcelen qe ia dha shteti me Ligjin nr 7501. Por per Qemalin ky ligj nuk ka vlere pasi i gjithe fshati i ka ndare tokat sipas tapive te vjetra duke e injoruar ligjin e Shtetit. Mehmet Kurti tashme nuk di si te veproje. Te beje rezistence duke mos e zhvarrosur te atin pasi ne dore ka Ligjin nr 7501, apo te mbledhe serish njerezit dhe te varrose per se dyti te atin se keshtu e kerkon e drejta mbi pronen sipas tapive te vjetra.

Mehmet Kurti ka vene ne dijeni pushtetin vendor dhe policine per kete qellim. Por vete strukturat shteterore deklarojne se nuk dijne si te veprojne ne kete rast, pasi ligji mbi pronen ndodhet ende ne nje kaos te vertete. Ne fakt rasti ne fjale perben thelbin e asaj qe po ndodh ne Shqiperi me pronat. Pjesa me e madhe e popullsise me banim ne fshat ka ne zoterim token e ndare sipas ligjit 7051. Ndersa nje pjese tjeter e ka injoruar prej kohesh kete ligj dhe vete banoret e kane ndare token sipas tapive te vjetra. Sidoqofte rasti i Mehmet Kurtit duhet te merret ne konsiderate nga autoritetet vendore pasi kur vjen puna per pronen, keqkuptimet shpesh perfundojne ne tragjedi te verteta. Per me teper, ne shijen e keqe te diteve te fundit, ku shenohen disa te vrare per motive pronesie, n ete gjithe vendin.


PD: Kushtet tona per pronat
Drejtuesit me te larte te PD presin qe Presidenti Alfred Moisiu, te ktheje ne Kuvend "Ligjin per Pronat". Grupi parlamentar demokrat vlereson se, arritja e nje konsensusi pozite- opozite eshte i nevojshem, ne menyre qe ligji te jete i zbatueshem dhe i qendrueshem. Per kete qellim, ata nenvizojne se kane kater kushte ndaj socialisteve, ne kembim te votes se tyre "pro" gjate rishqyrtimit ne Kuvend te ligjit, qe pritet te kthehet nga Kreu i Shtetit. Kushtet kane te bejne kryesisht me ato nene te ligjit, qe shumica socialiste miratoi, pasi grupi parlamentar i PD u largua nga salla e Kuvendit, per shkak te debatit per kreun e Komitetit Shteteror per Kthimin dhe Kompesimin e Pronave. PD kundershton hapur nenin, ku u jepet e drejta atyre qe kane pronat me qira apo ne perdorim, te kene privilegjin e parablerjes. "Behet fjale per toka me vlere te rralle ne bregdet, pas te cilave fshihen emra qeveritaresh, qe duan te perligjin grabitjet e tyre", sqarojne drejtuesit e grupit parlamentar te PD. Problem tjeter, sipas tyre, eshte kufizimi ne kthimin e pronave, pasi ka qene marreveshja, qe te mos kishte asnje lloj kufizimi, por prona te shkonte teresisht tek pronari dhe ne rast se nuk do te kishte asnje lloj mundesie per kthim, atehere te perdorej kompesimi fizik. Problem tjeter eshte edhe territori i kompesimit. PD nuk eshte dakord qe kompesimi te behet deri ne rang qarku, sic kane vendosur socialistet, por vetem ne rang fshati, komune dhe maksimumi bashkie. "Ajo cfare pretendon PS eshte absurditet, pasi i bie qe pronaret te shkojne per te marre token nga veriu ne jug e nga lindja ne perendim te Shqiperise", ka nenvizuar nenkryetari i Komisionit te Ligjeve, Fatos Beja. Ndersa, si kerkese te fundit, por edhe me kryesore, PD paraqet procesin e administrimit te kthimit te pronave, duke pasur shprehur rezerva te medha per kontrollin e plote te Qeverise mbi kete proces. Drejtuesit e larte te PD paralajmerojne se, grupi parlamentar nuk do te heqe dore, nga kerkesa qe Presidenti te caktoje Kryetarin e Komisionit Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, si dhe te kontrolloje procesin si nje moment konsensusi.

A. META


Moisiu takon Pollon per Pronat
Presidenti Moisiu, ka zhvilluar dje paradite nje takim me Kryetarin e PDR Genc Pollo, lidhur me ceshtjen e ligjit per pronat. Pas takimit Pollo deklaroi per mediat se, eshte i bindur se menyra e miratimit ne Kuvend te ligjit per kthimin e pronave, ishte krejt e gabuar, si ne permbajtje, ashtu edhe ne procedure. "E inkurajova Kryetarin e Shtetit qe t'a kthente ligjin per rishqyrtim ne Kuvend. Ne rast se ai vendos keshtu, nje shans i ofrohet spektrit politik shqiptar per te arritur nje marreveshje dhe nje ligj qe ofron nje zgjidhje te drejte dhe afatgjate", ka nenvizuar Pollo. Sipas tij, ligji duhet te permbaje si korrigjimet e nevojshme, ashtu edhe konfirmimin e domosdoshem te tapive aktuale.

A.M


01 Korrik 2004 http://www.kohajone.com/

LIPONEN-MOISIUT: BEME ME TE MIREN PER PRONAT
 
Edlira Prenga
 
Kreu i shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, menjehere pas kthimit te tij nga Samiti i NATO-se qe u mbajt ne Stamboll, ka nisur kontaktet serish per ligjin e pronave. Ne kete kuader, dje ai zhvilloi nje takim me ambasadorin e prezences se OSBE-se ne Shqiperi, Osmo Liponen. Edhe pse ka dhene doreheqjen nga kjo detyre,Liponen vazhdon te jete zyrtarisht ne krye te ketij organizmi dhe per kete arsye ai e ka pare te aresyeshme te zhvilloje nje takim me kreun e shtetit shqiptar. Burime nga ky takim bejne te ditur se takimi eshte kerkuar nga vete Liponen. Kjo dhe per faktin se OSBE-ja kishte nderhyre ne berjen e ligjit te pronave me nje grup ekspertesh. Ne paraqitjen e draftit te tyre ka patur verejtje kryesisht nga partite e vogla kuvendore. Por nuk ka qene kjo e vetmja v-rejtje qe ka marre prezenca e OSBE-se ne Shqiperi. Dhe reforma zgjedhore, ku pati nderhyrjen e saj ky organizem eshte cilesuar si i manget nga politika shqiptare. Keto arsye kane bere qe me te ardhur ne Shqiperi, Liponen te kerkoje takim me presidentin Moisiu. Burime nga ky takim bejne te ditur se biseda e tyre eshte perqendruar ne dy pika kryesore. Reforma zgjedhore dhe ligji i pronave,dy shkaqe te perfolura si arsye per doreheqje, jane vene epiqender te diskutimit mekreun e shtetit.Edhe pse takimi ka qene i mbyllur dhe larg vemendjes se medias, mesohet se Moisiu ka kerkuar nga Liponen te gjitha mundesite qe mund te afrohen ne permiresimin e ligjit te pronave, para dekretimit te tij. Liponen mesohet te kete bere te qarte se nderhyrja e OSBE-se per kete ceshtje ka qene ne nivel ekspertesh dhe ata kane afruar variantin e tyre per te. Ndersa pika e dyte e bisedes mesohet te kete qene me e nxehte, per vete faktin se reforma zgjedhore ka hapur probleme qe nga koha e miratimit te tij ne kuvend. Problemet qe u hapen menjehere pas miratimit te tij nga komisioni bipartizan u kontestua nga partite e vogla. Ky takim nuk eshte se ka patur ndonje rezultat konkret, pervec faktit se Moisiu eshte njohur me ne imtesi me ate cfare ka afruar faktori nderkombetar ne Shqiperi lidhur me keto dy ceshtje.
 
Edhe Pollo ne takim per pronat
 
Nje tjeter takim i dites se djeshme te kreut te shtetit ka qene me kryetarin e PDR-se, Genc Pollo, po per ceshtjen e pronave. Pas takimit Pollo ka pranuar te flase per mediat duke deklaruar se "mbetem i bindur se menyra e miratimit ne Kuvend te Ligjit per Kthimin e Pronave ishte krejt e gabuar si ne permbajtje ashtu edhe ne procedure. Une e inkurajova Kryetarin e Shtetit qe t'a kthente ligjin per rishqyrtim ne Kuvend. Ne rast se ai vendos keshtu nje shans i ofrohet spektrit politik shqiptar per te arritur nje marreveshje dhe nje ligj qe ofron nje zgjidhje te drejte dhe afatgjate". Sipas Pollos ligji duhet te permbaje si korrigjimet e nevojshme ashtu edhe konfirmimin e domosdoshem te tapive aktuale. "Vetem keshtu titulli i pronesise do te kete kredibilitet dhe per te arritur kete nje konsensus i gjere i bazuar ne kompromiset perkatese eshte i nevojshem", cilesoi ai duke shtuar se duhet te miratohet nje ligj sa me i drejte dhe afatgjate qe te permbaje nje rishikim te se drejtes se kthimit ne favor te pronareve ne zonat urbane si edhe nje rishikim te pjesshem te ligjit 7501 per zonat malore dhe bregdetare.
 
Moisiut dhe pese dite deri ne dekretimin e ligjit
 
Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu nuk i kane mbetur dhe shume dite deri ne dekretimin e ligjit te pronave qe u miratua ne fillim te muajit ne kuvend. Projektligji nuk mori konsensusin e mjaftueshem te partive kuvendore, pasi opozita e braktisi edhe pse ne parim e miratoi kete ligj. Per kete shkak kreu i shtetit, Alfred Moisiu eshte shprehur se nuk do te dekretoje ligjin pa gjetur konsensusin me te madh te mundshem te partive parlamentare. Gjate kesaj kohe kreu i shtetit ka patur nje sere kontaktesh me krere partish dhe me eksperte te kesaj fushe, per te marre te gjithe opinionet e mundshme per kete ceshtje. Por kreut te shtetit nuk i kane mbetur dhe shume dite deri ne dekretimin apo mos dekretimin e ketij ligji. Megjithate duke patur parasysh faktin se kartonat e mazhorances jane te mjaftueshem per te rrezuar dekretin presidencial serish, ai mund t'ijape viston ketij ligji, pasi perpjekja e tij mund te jete e kote ne kthimin e ligjit.
 

 

Kuvendi miraton projektligjin pėr ish-tė pėrndjekurit politikė

Lajmi i ores 7:30 PM

Kuvendi Shqiptar

TIRANE (1 Korrik) - Kuvendi ka miratuar gjatė seancės sė pasdites projektligjin pėr dėmshpėrblimin e tė pėrndjekurve politikė. Sipas News24, me 70 vota pro i ėshtė dhėnė fund diskutimeve nė kuvend, duke miratuar mė sė fundi projektligjin ndaj shtresės mė tė vuajtur gjatė diktaturės. Ky projektligj qė ishte mė i rėndėsishmi i seancės sė sotme, filloi tė diskutohej me vonesė, pas orėve tė mesditės, pėr shkak tė debateve tė zgjatura nė sallė lidhur me ngritjen e komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore. Ministri i Financave, Arben Malaj, nė emėr tė qeverisė prezantoi skemėn e kompensimit financiar pėr ish-tė pėrndjekurit. Ai theksoi se "strategjia dhe vlera e akorduar pėr kėtė shtresė, ėshtė hartuar nė bazė tė mundėsive financiare qė ka qeveria dhe vendi". Kėshtu, sipas tij, propozohet qė kompensimi pėr ish- tė pėrndjekurit tė konceptohet si njė shpėrblim, kostoja vjetore e tė cilit parashikohet tė jetė 2 milionė dollarė, ndėrsa periudha e dėmshpėrblimit tė zgjasė nga 10 deri nė 15 vjet". Ky fond do tė dėmshpėrblejė rreth 9807 ish-tė dėnuar nė burgjet e diktaturės komuniste, njė shifėr kjo e bazuar nė tė dhėnat e Ministrisė sė Drejtėsisė. Qeveria nė variantin e paraqitur, ka pėrllogaritur ta kompensojė kėtė shtresė sipas viteve tė kaluar nė burgje. Kėshtu, tė gjithė ata persona tė dėnuar me 1-5 vjet burg do tė shpėrblehen me 1000 lekė nė muaj, ndėrsa ata me 5-10 vjet burg me njė tarifė prej 1500 lekėsh nė muaj. Ndėrsa familjarėt e personave tė ekzekutuar gjatė periudhės sė diktaturės, do tė shpėrblehen me 5000 lekė nė muaj. Dėmshpėrblimi i tė pėrndjekurve do tė zgjasė 8 vjet. .bm/bm (BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/
 
 http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
 
 
Faqe 5 - Politikė

1Korrik 2004

Presidenti diskuton me shefin e OSBE. Shpejt tryezė edhe pėr Kodin
 

Moisiu - Liponen: Pse kthehet drafti i pronave

 

Elisabeta Ilnica

Edhe tri ditė afat pėr kthimin apo firmosjen e dekretit pėr ligjin e pronave.

Presidenti Moisiu dhe ambasadori Liponen janė takuar dje “kokė mė kokė” pėr tė thėnė fjalėn e fundit rreth kėtij ligji. Shefi i OSBE-sė ka “bujtur” dje nė zyrėn e kreut tė shtetit pėr tė arritur nė njė marrėveshje pėr zgjidhjen e duhur tė ēėshtjes sė pronave. Edhe pse Liponeni, sė bashku me PS-nė dhe PD-nė, pothuajse e kishin pėrjashtuar Moisiun nga ky proces, duket se tashmė tė gjithė u rikthyen tek ai. Burime pranė Presidencės dhe OSBE-sė konfirmojnė pėr gazetėn “Panorama”, se bisedimet janė pėrqendruar tek kritikat qė Liponeni ka bėrė 24 orė pas miratimit tė ligjit nga mazhoranca. Pėr tė dy bashkėbiseduesit ka qenė shqetėsues fakti qė konsesusi u prish gjatė orėve tė fundit tė shqyrtimit tė projektligjit. Gjithashtu, mėsohet se Liponeni ka paralajmėruar pėr kompetencat e gjera tė Komitetit pėr Kthimin Pronave, qė, sipas tij, rrisin mundėsinė pėr abuzime dhe konflikte tė reja pronėsie. Burimet pohojnė se njė tjetėr pikė e prekur mes palėve ka qenė edhe neni qė kufizon kthimin dhe kompensimin e tokės bujqėsore nė 60 hektarė, i cili u paraqit pėr t’u votuar nė fund tė seancės plenare. Ndėrkohė, mėsohet se Moisiu dhe Liponeni kanė folur edhe pėr njė sėrė ēėshtjesh tė rėndėsishme, si reforma zgjedhore dhe ish tė pėrndjekurit politikė. Kreu i OSBE-sė ka pranuar para presidentit se do tė ndjekė kėto probleme pėr sa kohė do tė vazhdojė tė qėndrojė nė Shqipėri.

Edhe Pollo te Moisiu
Veē shefit tė OSBE-sė, presidenti ka pritur dje nė zyrėn e tij edhe kryetarin e PDR-sė, Genc Pollo. Ashtu si edhe forcat e tjera opozitare, Pollo i kėrkoi Moisiut qė tė mos e dekretojė ligjin e pronave. “Mbetem i bindur se mėnyra e miratimit tė ligjit pėr kthimin e pronave nė Kuvend ishte krejt e gabuar si nė pėrmbajtje, ashtu edhe nė procedurė. Unė e inkurajova presidentin qė ta kthente ligjin pėr rishqyrtim nė Kuvend”. Sipas Pollos, nė rast se Moisiu do tė vendosė kėshtu, atėherė ai do t’i ofrojė spektrit politik shqiptar njė shans tė dytė pėr tė arritur njė marrėveshje dhe njė ligj qė jep njė zgjidhje tė drejtė dhe afatgjatė.

 

PS: Nuk pranojmė kushte

Kryenegociatori i Partisė Socialiste nė bisedimet pėr pėrmirėsimin e Kodit Zgjehdor, Ylli Bufi, thotė se socialistėt mendojnė se procesi po vonohet. Bufi mendon se bisedimet duhet tė nisin menjėherė dhe nė to palėt duhet tė hyjnė pa kushte. “Nuk mendoj se jemi ne qė po i pengojmė bisedimet pėr pėrmirėsimet e rekomanduara nga raporti i OSBE-ODIHR-it, pasi nė ēdo tryezė negociatash palėt duhet tė hyjnė pa kushte”, ka thėnė Bufi. Gjithsesi, mėsohet se socialistėt dhe demokratėt i kanė vazhduar bisedimet pėr arritjen e njė marrėveshjeje paraprake, nga e cila do tė dalė njė grup pune qė do tė arrijė pėrmirėsimet qė kėrkohen pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

Demokratėt
PD: Kemi kushte pėr Kodin

Demokratėt ende nuk kanė vendosur kushte pėr Kodin Zgjedhor. Gjithė procesi i ndryshimeve ka ngecur te firmosja e njė protokolli zgjedhor tė pėrbashkėt, i cili ka si qėllim ngritjen e njė komisioni bipartizan. Sipas negociatorėve tė selisė blu, duke qenė se kreu i PD-sė, Berisha, nuk firmos mė me Nanon asnjė lloj marrėveshjeje, atėherė, paraprakisht, ishte rėnė dakord tė rifunksiononte komisioni dypalėsh, i cili do tė merrej pastaj me ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Por, kontradiktat janė shtuar pėr shkak tė pėrfaqėsimit politik tė komisionit, si dhe tė mėnyrės sė drejtimit tė tij. Duke qenė se si PD-ja, ashtu edhe PS-ja, pretendojnė timonin e bipartizanit, asnjėra nga forcat politike nuk lėshon pe. Gjithashtu, duke qenė se socialistėt kanė propozuar qė tė gjenden ekspertė tė posaēėm pėr kėtė ēėshtje, demokratėt kėmbėngulin qė tė kenė tė drejtėn e zgjedhjes sė tyre.

 
Hashim Thaēi
Faqe 8 - Koment

1Korrik 2004

njė vit mė parė

 

Arrestohet nė Budapest kreu i UĒK-sė, Hashim Thaēi

 

 

Njė vit mė parė Hashim Thaēi do tė arrestohej nė Hungari. Nė aeroportin e Budapestit, kreut tė UĒK-sė i ėshtė dashur tė futet nė dhomat e izolimit. Arsyeja ka qenė se policėt e Budapestit, tė njohur pėr ashpėrsinė e tyre, kishin harruar qė regjimi i Milosheviēit kishte marrė fund. Ja ēfarė shkruante njė vit mė parė gazeta Panorama: “Policia hungareze nė aeroportin e Budapestit ka arrestuar Hashim Thaēin, kryetarin e Partisė Demokratike tė Kosovės, duke provokuar destabilizimin e situatės nė Kosovė. Ndėrsa ėshtė paraqitur nė linjėn tranzit pėr nė Paris, pasi ėshtė kontrolluar, policia e aeroportit e ka shoqėruar nė njė nga zyrat e posaēme, ku i ka komunikuar se ai ėshtė i ndaluar, sipas njė urdhėrarresti tė lėshuar nga ish-regjimi i Milosheviēit nė vitin 1993. Pas disa orėsh beteje diplomatike Thaēi u la i lirė tė udhėtonte pėr nė Paris. Sipas burimeve tė afėrta me ish-liderin e UĒK-sė, Thaēi i ka bėrė tė ditur policisė se ky ishte njė keqkuptim, dhe se ai duhet tė udhėtonte pėr hė Paris, sepse ai dhe Kosova nuk ka mė asnjė lidhje me Beogradin, por me UNMIK-un dhe se akuza nuk ėshtė e vėrtetė. Ndalimi ėshtė bėrė nė bazė tė njė fletarresti tė lėshuar nga autoritetet e Serbisė nė vitin 1993, nė tė cilėn Thaēi qe dėnuar nė mungesė me 10 vite heqje lirie nė vitin 1997. Sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Demokratike, Jakup Krasniqi, ka kėrkuar qė tė gjitha fletarrestet e lėshuara nga Beogradi tė shpallen tė pavlefshme.”
© 2003 Gazeta Panorama

 

Jeudi, Juillet 1, 2004 Signalé: 6:19 PM
Le Parlement albanais discute le projet de loi sur les anciens
persécutés politiques

TIRANA, 1er juillet /ATA/ Par Anila Struga/ - Le Parlement
albanais continue … discuter aujourd'hui le projet de loi "sur la
compensation des anciens persécutés politiques du régime
communiste.
La discussion de ce projet de loi qui ‚tait le plus
important de la séance d'aujourd'hui, a pris du retard. Il a
commencé ą źtre discuté aprčs-midi ą cause des longs débats sur
la mise sur pied d'une commission parlementaire pour la r‚forme
électorale.
Le ministre albanais des Finances, Arben Malaj, a présenté
au nom du gouvernement le schéma de la compensation financičre
des ex-persécutés. "La stratégie et le montant accord‚ … cette
couche, ont été élaborés sur la base des possibilités financičres
du gouvernement et du pays".
Ainsi, il propose que la compensation des ex-persécutés
soit conēue comme une rémunération dont le coūt annuel est prévu
atteindre 2 millions de dollars, alors que la période de la
compensation durera de 10 ą 15 ans".
Ce fonds servira ą compenser environ 9807 anciens
persécutés de la dictature communiste. Ce chiffre se base sur les
données du ministčre albanais de la Justice. Dans sa variante
présentée, le gouvernement a calcul‚ de compenser les anciens
persécutés selon la durée de leur peine.
Ainsi, les familles des personnes fusillées recevront une
rémunération mensuelle de 5000 leks. Tous ceux qui ont fait de 1
… 5 ans de prison, recevront 1000 leks par mois, et ceux qui ont
fait de 5 … 10 ans de prison, recevront 1500 leks.
M. Malaj a contredit le chiffre proposé par les anciens
persécutés, qui, selon lui, est trčs élevé et ne peut źtre pas
affront‚ par le budget d'Etat.
La variante propos‚e par M. Malaj, a été contestée par les
d‚put‚s de l'opposition. Ils ne sont pas tombés d'accord avec le
nombre des personnes qui profiteraient de cette compensation, et
avec le montant calcul‚ par le gouvernement, qui, selon eux, est
"ridicule".
L'adoption de ce projet de loi est prévue pour cet
aprčs-midi. /klod/JDE/
 
Mercredi, Juin 30, 2004 Signalé: 8:05 PM

Le PLL est contre la formule du gouvernement pour la rémunération
des anciens proscrits politiques pour les années de prison


TIRANA, 30 juin /ATA/ Par M.Marini: Le Parti du Mouvement de Légaliteti (PLL) a déclaré aujourd'hui źtre contre la formule du gouvernement pour la rémunération des anciens proscrits politiques pour les années de prison. "Le PLL invite les associations des anciens proscrits ą refuser toute rémunération partielle. Il demande aux députés de ne pas adopter le projet de loi du gouvernement dans la séance
pléničre du premier juillet", a déclaré le secrétaire aux relations publiques de ce parti, Neritan Kolgjini. /lola/bv/
---------------------------------------------------
 
http://www.ballkan.com/ Data e Publikimit: 01/07/2004
 
Liponen kėrkon takim me Moisiun pėr ligjin e Pronave

Autori i Lajmit: B.Gj
Tiranė - Pak ditė para se t’i skadojė afati pėr dekretimin e ligjit “pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, ambasadori i OSBE-sė, Osmo Liponen, ka kėrkuar njė takim me presidentin Alfred Moisiu pėr kėtė ēėshtje. Takimi u zhvillua dje nė Presidencė rreth orės dy tė pasditės dhe zgjati gati njė orė. Burime pranė presidentit Moisiu pohuan se takimi kishte nė qendėr tė vėmendjes ēėshtjen e pronave, por nuk bėnė komente tė tjera pėr ēfarė ishte biseduar mes dy personaliteteve. Ndėrsa burime tė rezervuara pranė Liponen sqarojnė se ambasadori i ka bėrė tė ditur presidentit qėndrimin e tij mbi kėtė ligj dhe kritikat qė ai ka shprehur publikisht pėr disa nene tė tij, tė miratuara pa konsensusin e opozitės. Po dje, Moisiu ėshtė konsultuar dhe me kreun e PDR-sė, Grenc Pollo, nga i cili ka marrė mbėshtetje pėr kthimin e ligjit. Burimet presidenciale thanė pėr “Ballkan” se Moisiu akoma nuk ka marrė njė vendim pėr dekretimin e tij, pasi do tė vazhdojė konsultimet dhe pėr disa ditė.
Liponen
Takimi me Liponen ishte njė nga mė tė rėndėsishmit nė vazhdėn e konsultimeve qė po bėhen nė Presidencė. OSBE-ja ka qenė njė nga faktorėt kryesorė nė hartimin e kėtij ligji dhe ka shprehur mjaft rezerva pėr mėnyrėn se si i miratoi PS-ja nenet e fundit tė tij. Kreu i Prezencės, Osmo Liponen, pak ditė mė parė shprehu njė farė besimi se ligji do tė kthehej nga presidenti pėr tu rishikuar. Ai tha nė mėnyrė hipotetike se “ndoshta Ligji i Pronave do tė kthehet nė parlament”, duke shtuar se “nė ligj janė dy paragrafė akoma tė diskutueshėm”. Sipas tij, kėto ndryshime duhet tė bėhen me qėllim qė tė sigurohet zbatimi i ligjit dhe duhet tė respektohen disa kėrkesa tė caktuara. “Parlamenti i dha kompetenca Komitetit Shtetėror tė Kthimit tė Pronave qė tė marrė vendime mbi ligjin 7501”, tha Liponen, duke e quajtur jo tė drejtė njė gjė tė tillė.
Pollo
Po dje paradite kryetari i Partisė Demokrate tė Re, Genc Pollo, u takua me presidentin Moisiu pėr ēėshtjen e pronave. Pas takimit, Pollo u shpreh se “mbetem i bindur se mėnyra e miratimit nė Kuvend tė Ligjit pėr Kthimin e Pronave ishte krejt e gabuar, si nė pėrmbajtje ashtu edhe nė procedurė”. Ai bėri tė ditur se i kishte dhėnė mbėshtetjen e tij kreut tė shtetit qė ta kthente ligjin pėr rishqyrtim nė Kuvend. “Nė rast se ai vendos kėshtu, i ofrohet njė shans spektrit politik shqiptar pėr tė arritur njė marrėveshje dhe njė ligj qė ofron njė zgjidhje tė drejtė dhe afatgjatė”, shtoi Pollo. Qėndrimi i PDR-sė pėr kėtė ēėshtje ėshtė qė ligji tė pėrmbajė njė rishikim tė sė drejtės sė kthimit nė favor tė pronarėve nė zonat urbane si edhe njė rishikim tė pjesshėm tė ligjit 7501 pėr zonat malore dhe bregdetare.

Data e Publikimit: 01/07/2004

 


Foto e Lajmi i Pare
Zbardhen kujtimet e Kadaresė pėr Enverin

Autori i Lajmit: Ekskluzive
Gazeta ?Ballkan? fillon tė botojė sot
nė mėnyrė ekskluzive, kujtimet e shkrimtarit tė madh Ismail Kadare pėr Enver Hoxhėn. Kėto kujtime nisėn tė botohen pas vdekjes sė udhėheqėsit komunist dhe sidomos pas udhėzimit tė Ramiz Alisė pėr tė riprodhuar tė gjitha takimet e shkrimtarėve me Enver Hoxhėn. Dhe arsyeja qė e nxit redaksinė tonė pėr botimin e kėtyre kujtimeve, duke nisur nga Ismail Kadare, nuk ka lidhje me tendencėn pėr ballafaqim apo denigrim tė veprės sė shkrimtarėve, por thjesht pėr tė hapur njė diskutim mbi tė kaluarėn tonė tė pėrbashkėt, ku diktatorėt kėrkonin tė bėheshin engjėj nėpėrmjet penelit tė artistėve. Nga ana tjetėr, gazeta ?Ballkan? pranon tė botojė mendimet e tė gjithė shkrimtarėve dhe artistėve mė tė shquar tė Shqipėrisė, duke pranuar nga secili tė japė lirshėm opinionin e tij.

?Nė verėn tė vitit 1961, klima letrare nė vendin tonė ishte sa e gjallė, aq edhe e komplikuar. Tė angazhuar nė luftėn e madhe qė bėnte populli e Partia, pėr pėrballimin e bllokadės sė re revizioniste qė porsa kishte filluar forcat krijuese, ishin nė njė aktivitet tė plotė. Ishte e natyrshme qė nė kėto kushte kur kėrkoheshin rrugė tė reja zhvillimi pėr ta bėrė letėrsinė tonė edhe mė shumė tė lidhur me problemet e kohės, tė kishte mjaft debate e polemika disa herė tė mprehta.
Klima letrare u komplikua pikėrisht nga disa keqkuptime qė lindėn gjatė debateve lidhur me traditėn dhe novatorizmin nė letėrsinė shqipe tė realizmit socialist. Polemika, e cila shpėrtheu edhe nė shtypin letrar, kishte rrezik tė ēonte drejt ndarjes artificiale tė shkrimtarėve mė tė rinj e mė tė vjetėr, gjė tepėr e dėmshme, sidomos nė kushtet ku po ndodhej vendi ynė kur mė tepėr se kurrė kėrkohej forcimi i unitetit.
Nė njė atmosferė tė tillė, nė korrik tė vitit 1961, nė Tiranė u organizua njė mbledhje e madhe e tė gjitha forcave krijuese. Mbledhja do tė ishte vendimtare pėr t?i dhėnė njė zgjidhje apo njė zhvillim tė mbarė debatit qė po vlonte prej kohėsh. Por mbledhja merrte njė rėndėsi edhe mė tė madhe, sepse nė tė asistonte shoku Enver Hoxha.
Mbledhja u bė nė njė nga sallat e Universitetit tė Tiranės. Nė njė pjesė tė materialeve tė saj u pasqyruan ato keqkuptime e teprime qė ishin shfaqur gjatė polemikės sė deriatėhershme. Duhet thėnė se pėr ne shkrimtarėt e rinj, gjendja ishte jo pak e vėshtirė. Nga disa autoritete tė kritikės e tė letėrsisė u bėnė kritika, disa herė, tė pamerituara ndaj nesh. Kishte rrezik tė thellohej ndarja artificiale nė ?tė rinj? e tė ?vjetėr? dhe zhvillimi i letėrsisė sonė tė ngadalėsohej prej koncepteve konservatore.
Shoku Enver, i cili asistoi nė tė gjitha seancat, dėgjonte me vėmendje diskutimin e secilit.
Nė njė nga pushimet, njė shok qė ishte nė presidium, mė tha:
-Pėrse nuk flet askush prej jush? Me sa kuptova unė nga biseda e tij nė pushim, shoku Enver dėshiron t?ju dėgjojė edhe ju tė rinjve.
Kėto fjalė sikur mė hoqėn nė ēast njėfarė mpirjeje qė mė kishte zėnė gjatė kėsaj mbledhjeje. Nxora njė letėr dhe fillova tė pėrgatitem me shpejtėsi.
Nė seancėn e mbasdites kėrkova fjalėn. Isha i pari qė po flisja nga ?tė rinjtė? dhe merret me mend qė auditori priste me interes se si do t`u pėrgjigjeshim ne shumė kritikave qė na u bėnė. Nė kohėn qė zura vend pėr tė folur pėrpara mikrofonit, shoku Enver, i cili me siguri e kishte kuptuar tronditjen shpirtėrore tė shkrimtarėve tė rinj nė kėtė mbledhje, mė tha:
Ja, tani t?ju dėgjojmė edhe juve. Jeni tė rinj, por jeni tė pjekur. Kėto fjalė tė tij mė dhjetėfishuan guximin dhe unė jo vetėm e lexova diskutimin me zė tė vendosur, por aty pėr aty, i nxitur nga inkurajimi i shokut Enver, shtova disa fraza qė nuk i kisha tė shkruara.
Pas meje folėn edhe tė tjerė. Shoku Enver vazhdonte tė dėgjonte me vėmendje ēdo diskutim. Tani ai dhe gjithė mbledhja kishin dėgjuar tė dy palėt polemizuese. Duhet thėnė se teprime e keqkuptime kishte nga tė dy anėt edhe nga ne ?tė rinjtė?, por megjithatė nuk mund tė thuhej se tė dy palėt kishin tė drejtė ose tė dy palėt e kishin gabim. Dikush kishte nė thelb mė tė drejtė e dikush kishte mė tepėr keqkuptime. Ishte pikėrisht ky thelb qė kapi nė mėnyrė tė shkėlqyer shoku Enver nė fjalėkalimin e tij, qė pritej me padurim. Ai i bėri njė zbėrthim tė thellė marksist leninist problemit, foli pėr raportin dialektik midis traditės dhe novatorizmit, shpjegoi se shkrimtarėt e rinj s?ka si tė kenė interesa tė tjera nga ato tė popullit e tė Partisė, se ata janė tė lidhur me vendin e me kohėn dhe se ndarja nė ?tė rinj? e ?tė vjetėr? s`i shėrben askujt.
Fjala e shokut Enver pati njė efekt tė jashtėzakonshėm mė gjithė jetėn letrare artistike. U shpėrndanė menjėherė keqkuptimet qė kishin lindur gjatė debatit, lanė mėnjanė etiketat e kota qė i kishin vėnė njėri-tjetrit, u kuptuan se shumė probleme tė ngritura nė valėn e polemikės ishin fiktive dhe se tė gjithė shkrimtarėt e rinj e tė vjetėr nė moshė punonin pėr njė qėllim.
E ēliruar kėshtu nė saje tė ndėrhyrjes sė shokut Enver prej njė tensioni tė kotė e tė dėmshėm, letėrsia jonė njohu menjėherė njė zhvillim tė ri e tė vrullshėm, nė kundėrshtim me profecitė e zymta tė hrushovianėve qė prisnin shkatėrrimin e saj. Takimi i shokut Enver me shkrimtarėt e artistėt nė korrik tė vitit 1961, hyri kėshtu nė historinė e letėrsisė shqipe?
2. Nė vitin 1963 punoja si gazetar nė gazetėn ?Drita?, kur revista ?Nėntori? botoi poemėn time ?Pėrse mendohen kėto male?.
- Ishte paradite kur mė kėrkuan nė telefonin e redaksisė.
- Jemi nga sekretaria e shokut Enver, - mė tha njė zė.
- Qėndroni te telefoni, shoku Enver dėshiron tė flasė me ju.
U hutova kaq shumė, saqė nuk arrita t?u thosha shokėve, me tė cilėt punoja nė njė zyrė, asgjė. U bėra vetėm njė shenjė me dorė tė mbanin qetėsi, ndėrsa shtrėngoja fort pas veshit receptorin.
- Kadareja? - dėgjova zėrin e shokut Enver, me timbrin e plotė karakteristik.
Nuk jam nė gjendje tė riprodhoj fjalėt e sakta qė mė tha, sepse isha tepėr i emocionuar pėr t?i fiksuar ato nė kujtesė. Mė uroi pėr poemėn ?Pėrse mendohen kėto male?, mė tha se pėrse e kishte lexuar dhe se e kishte pėlqyer shumė. Mė uroi sukses nė punėn e mėtejshme krijuese.
Nga hutimi dhe emocioni, unė nuk arrita t?i them diēka, pėrveē fjalės ?faleminderit?, qė e pėrsėrita shumė herė.
Kur shoku Enver mbylli telefonin dhe unė e vendosa receptorin nė vend, shokėt e redaksisė, tė cilėt e kishin ndėrprerė ndėrkaq bisedėn ngaqė u kishte bėrė pėrshtypje sjellja ime nė telefon, mė pyetėn:
- Ē?pate kėshtu? S?tė kemi parė ndonjėherė kaq tė emocionuar.
Unė i thashė atėherė, se me cilin kisha folur nė telefon dhe atėherė ata m?u grumbulluan pėrreth tė emocionuar, pėr tė marrė vesh ēdo detaj tė bisedės....
3. Mė 24 mars 1971, unė, gruaja dhe vajza ime shkuam pėr njė vizitė nė shtėpinė e shokut Enver. Na pritėn shoqja Nexhmije me vajzėn, Pranverėn...
Shoku Enver nuk ndodhej nė shtėpi dhe ne nuk e dinim nėse do tė kishim fat ta takonim apo jo.
Ishim duke biseduar gjallėrisht, kur u hap njė nga dyert e sallonit dhe nė tė i gjatė dhe i qeshur u duk shoku Enver? Meqenėse unė isha pėrballė derės, e pashė i pari kur hyri dhe u ngrita menjėherė nė kėmbė, duke i habitur pėr njė grimė bashkėbiseduesit, tė cilėt me siguri kanė thėnė me vete: Ē?pati ky?
- Pastaj tė gjithė kthyen kokat andej nga kishte hyrė Enveri
- Tė vij dhe unė? - tha ai duke qeshur, - s?besoj se ju prish muhabetin.
Megjithėse disa herė gjatė kohės qė po bisedonim dhe sa herė qė mė dukej se dėgjoja zhurmėn e ndonjė makine, pėrfytyroja sesi mund tė vinte shoku Enver, asnjėherė nuk mund tė pėrfytyroja njė ardhje mė tė natyrshme, tė gėzueshme e njerėzore.
Ai u ul midis nesh, duke krijuar aty pėr aty njė atmosferė jashtėzakonisht tė pėrzemėrt. Ai pyeti me radhė pėr shėndetin, e mori nė prehėr vajzėn tonė 6 vjeēe dhe i tha duke pėrdorur njė fjalė tė vjetėr gjirokastrite:
Ngalasėm ti, tė tė ngalas edhe unė (pėrqafomė ti, tė tė pėrqafoj edhe unė).
Shoku Enver mė pyeti se ē?kisha shkruar kohėt e fundit dhe unė i thashė se kisha nė shtyp njė roman pėr Gjirokastrėn, me titull ?Kronikė nė gur?.
Do ta lexoj me kėnaqėsi, - tha ai - Gjirokastra ėshtė pasionante dhe kėtė e themi jo se jemi andej, - shtoi ai duke vėshtruar me njė buzėqeshje ngacmuese tė tjerėt, - por se kėshtu ėshtė e vėrtetė. Apo jo?
Kur shoku Enver mė pyeti pastaj se me se po merresha aktualisht, unė iu pėrgjigja se ?po shkruja diēka pėr prishjen me sovjetikėt?.
Nė tė vėrtetė kisha filluar punėn pėr romanin ?Dimri i madh?, por nė pėrgjigjen time, nė vend tė fjalės ?roman? thashė diēka dhe kėtė e bėra pa menduar, si njė mbrojtje instiktive, ngaqė ende s`isha i sigurtė nėse do ta pėrballoja temėn e madhe sė cilės i kisha hyrė.
Pėr fat, shokut Enver nuk i tėrhoqi vėmendjen ky detaj. Sapo dėgjoi fjalėt ?prishjen me sovjetikėt?, fytyra e tij u bė nė ēast serioze. Ai tundi kokėn ngadalė si tė thėrriste njė kujtim jo tė kėndshėm dhe ndėrsa pinte kafenė, filloi tė fliste me njė ton tė ndryshėm nga ai qė kishte folur gjer ahere, tė rėndė e tė menduar. Ai foli shkurt pėr disa nga takimet e tij me ?hrushovianėt?, duke bėrė krahasimin e tyre me takimin e parė me Stalinin. Pastaj tregoi njė episod tė vogėl me Kosiginin nė darkėn e Kremlinit, nė prag tė mbledhjes dhe kalimthi diēka pėr vilėn ku ishte rezidenca e delegacionit tonė dhe pėr vizitat e mysafirėve tė natės, Nikojanit, Torezit etj.
Do tė dėshiroja qė ai tė fliste me orė tė tėra pėr kėtė, por pėr fat tė keq ėndrra ime pėr tė dėgjuar sa mė tepėr hollėsi nga ngjarja monumentale, personazh qendror i sė cilės ishte si vetė, qe e shkurtėr. Shoku Enver hapi njė bisedė tjetėr dhe unė s?pata guxim ta pyesja pėr Moskėn.
Mė vonė, gjatė procesit tė punės pėr romanin, unė shfrytėzova gjerėsisht arkivat, u njoha me dokumentet e Partisė, me procesverbalet e mbledhjes sė Moskės, si dhe me dėshmitė e ndryshme tė ndihmėsve tė delegacionit tonė. Megjithatė duhet ta them se ajo bisedė e rastėsishme e shokut Enver, mė dha shumė horizont dhe materie artistike pėr veprėn, se gjithēka tjetėr. Krejt atmosfera e pjesės sė dytė tė veprės, nėn titullin ?Mysafirė nė kėshtjellė?, vizioni i pėrgjithshėm i saj, ngjyrat, tingujt, tragjizmi dhe pesha e saj e kanė zanafillėn e tyre tek ajo bisedė e udhėheqėsit. Nė bisedėn e shokut Enver kishte njė kolorit tė jashtėzakonshėm, me njė frazė apo njė nėnvizim ai jepte rrezėllimin e llambadarėve tė festės mbi darkėn e Kremlinit apo hijet rembrandekse mbi fytyrėn e Mikojanit, qetėsinė monumentale tė darkės me Stalinin apo komicitetin e figurės sė Hrushovit. Dhe mbi tė gjitha, biseda e tij sado e rastit t`ishte, ngėrthente fuqishėm gjithė dimensionet e dramės.
Mė vonė, kur puna pėr romanin po avanconte, disa shokė tė mi shkrimtarė mė sugjeruan tė kėrkoja mundėsinė pėr njė takim tjetėr me shokun Enver, por unė nuk guxova ta bėj kėtė: Kisha gjithmonė drojtjen se mos nuk e mbaja dot premtimin pėr tė realizuar njė vepėr qė t?ishte e denjė pėr ngjarjen e madhe, por kisha dhe njė arsye tjetėr edhe mė tė rėndėsishme. Unė kisha punuar nė shtypin letrare dhe e dija se shoku Enver e kishte ndaluar tė shkruhej pėr figurėn e tij. Nė qoftė se unė do tė arrija tė realizoja njė takim me tė pėr veprėn qė po shkruaja, ē?do tė ndodhte sikur ai, gjatė bisedės, tė merrte vesh se unė e kisha atė personazh qendror historik nė romanin tim? Kisha shumė frikė se ashtu si nė shumė raste tė tjera me shkrimtarė tė tjerė, ai do ta refuzonte njė gjė tė tillė dhe kjo do tė ishte njė katastrofė pėr romanin tim.
Po le tė kthehemi te takimi me shokun Enver.
Pas bisedės pėr Moskėn, ra fjala pėr pasuritė shpirtėrore tė popullit tonė dhe pėr lashtėsinė e tij. Mė pyeti nėse e kisha lexuar njė libėr tė francezit Zaharia Menjani pėr etruskėt dhe gjuhėn shqipe, dhe kur unė i thashė se e kisha dėgjuar, por nuk e kisha lexuar, mė tha se do tė ma jepte.
Dėrgoi dikė ta merrte, duke i thėnė:
- E kam lėnė sipėr oxhakut.
Biseda u bė prapė e lirshme dhe e gėzueshme dhe meqė ishte fjala pėr njohjen e kulturės sonė nė vendet e tjera, unė pėrfitova nga rasti pėr t?i thėnė se kishin ardhur dy kineastė francezė, qė kėrkonin tė drejtėn e xhirimit tė njė filmi sipas romanit tim ?Gjenerali i ushtrisė sė vdekur?. M?u kujtua kjo gjė rastėsisht, por shkaku qė i thashė, ishte se pikėsisht n?atė ditė po shqyrtonim kėtė problem dhe nuk e dinim si t?i jepnim zgjidhje.
Shoku Enver u mendua njė hop.
- Dėgjoj - tha - Duam apo s?duam ne ata po tė dėshirojmė, e bėjnė filmin. Prandaj le tė pėrfitojmė aq sa mund tė pėrfitohet prej tyre, nė mėnyrė qė Shqipėria tė dalė sa mė pozitive nė kėtė film. Pėrndryshe nė qoftė se s?pranojmė tė merremi vesh me ta, ata kanė pėr ta bėrė pas qejfit.
Kjo gjė ishte kaq e vėrtetė, saqė flitej se amerikanėt kishin ndėrmend tė bėnin njė film satirik, duke defiguruar krejtėsisht romanin, njė film ku, sipas tyre, shqiptarėt e italianėt, pasi kishin luftuar vite me radhė, njėzet vjet pas luftės po grindeshin pėr kockat e ushtarėve.
Ia thashė kėtė shokut Enver dhe ai tundi kokėn duke qeshur.
- Ē?mund tė presėsh prej tyre, - tha. Pastaj shtoi:
- Prandaj ti si autor duhet tė jesh tolerant me kėta kineastė qė pranojnė tė bisedojnė me ne. Tė mos i bėsh kėrkesat siē do t?ia bėje Kinostudios sonė.
Kėshtu vetėm pėr 2 minuta, shoku Enver na zgjidhi njė problem me tė cilin kishim javė tė tėra qė po ngatėrroheshin tė gjithė, pa i dhėnė rrugė.
Shoku Enver bėri prapė shaka me vajzėn tonė tė vogėl. Pastaj bėmė disa fotografi. Ora po vente 8.30 dhe megjithėse kishim dėshirė tė madhe tė rrinim akoma, ne morėm leje tė largoheshim. Para se t?iknim, shoku Enver mė dhuroi mua dhe gruas sime nga njė libėr tė tij me autograf.
Ai mė dhuroi gjithashtu librin e Zaharia Menjanit LA fin du mistere e trusque
Ishim nė kėmbė nė ēastin qė do tė ndaheshim kur ai i tha tė shoqes Nexhmije:
-Shko nė bibliotekė dhe zgjidh diēka tjetėr.
Shoqja Nexhmije u kthye pas pak me njė komplet tė Balzakut
-O -, e mbushe me Balzak ,-bėri shaka shoku Enver.Ishte shakaja e hollė e njeriut tė informuar nė mėnyrėn mė tė plotė pėr diskutimet qė bėheshin kudo nė botė lidhur me raportin midis letėrsisė relasite tė shekullit XIX dhe asja bashkėkohore,diskutime nė tė cilat Balzaku ishte nė qėndėr tė kundėrvėnieve.
Duke e falenderuar pėr librat e dhuruar unė i thashė shokut Enver se pavarėsisht se isha shkrimtar bashkėkohor e pėlqeja shumė Balzakun.
Po si do t?i ngrini gjithė kėto libra? - tha shoku Enver kur po ndaheshin. Ai iu drejtua shoqes Nexhmije-Shiko pėr njė maqinė pėr t?i ēuar mysafirėt gjer nė shtėpi
Kėto ishin ēastet e fundit nga ky kujtim i paharrueshėm me shokun Enver

Ismail Kadare