E Diele, 01 Gusht 2004 http://www.korrieri.com/

Pronat perfundojne ne Gjykaten Kushtetuese

Partia Republikane do te kerkoje shpalljen si antikushtetues te nenit 6 te
ligjit per kthimin e pronave, qe kufizon deri ne 60 hektare token qe mund
t'u kthehet ish-pronareve: "Eshte ne kundershtim flagrant me Kushtetuten, e
cila i konsideron te gjithe qytetaret te barabarte para ligjit".

Renato KALEMI

Gjykata Kushtetuese duket se do te jete institucioni qe do te jape verdiktin
e fundit per ligjin "Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave", ose te pakten
do t'i duhet, qe shume shpejt, te vendose per njerin nga nenet e tij.
Keshtu, "telenovela" e njerit prej ligjeve me te perfolur ne Shqiperi, per
konsensusin e kerkuar nga te dyja forcat kryesore politike te vendit, do te
vazhdoje ende. Partia Republikane ka deklaruar dje, se do t'i kerkoje, ne
nje te ardhme te afert, institucionit me te larte te gjyqesorit ne vendin
tone, qe te shpalle si antikushtetues nenin 6 te ligjit ne fjale dhe ne te
njejten kohe, ta hedhe poshte ate.

Deputeti republikan, Maksim Begeja ka komentuar dje, gjate nje konference
per shtyp, miratimin e ligjit te pronave ne Kuvend, pak dite me pare, duke e
cilesuar kete akt, si nje deshtim te plote te shumices socialiste. Sipas
tij, me forcen e kartonit, deputetet e PS-se, perjashtuan te gjithe pronaret
nga e drejta e prones dhe miratuan nje ligj qe bie ne kundershtim me
Kushtetuten e Shqiperise, duke i vene perfundimisht vulen, ligjerimit te
korrupsionit dhe abuzimit, nepermjet tjetersimit te prones se pronareve te
ligjshem. "Kerkuam qe te hiqej kufizimi i kthimit te tokes bujqesore ne 60
hektare. Kjo eshte ne kundershtim flagrant me Kushtetuten, e cila i
konsideron te gjithe qytetaret te barabarte para ligjit. Per kete do te
kerkojme ne Gjykaten Kushtetuese, qe pikerisht ky nen (neni 6), te shpallet
si antikushtetues dhe te shfuqizohet", theksoi dje, deputeti i PR-se,
Begeja. Gjithashtu, ai shtoi se ligji i pronave nuk mund te jete kurrsesi,
monopol i dy forcave politike dhe nuk mund te perdoret per kapital politik,
per te mashtruar zgjedhesit ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme te vitit
2005.

Nderkohe, Kuvendi miratoi seancen e te enjtes, ne mungese te plote te
konsensusit mes PS-se dhe PD-se, ligjin qe do te tentoje t'u ktheje tokat
ish-pronareve te ligjshem. Ky konsensus i paarritur, u kerkua me force nga
Presidenti Alfred Moisiu, si dhe nga Prania e OSBE-se ne vendin tone. Madje,
keta te fundit, si nismetare te ligjit, vetem dy dite me pare, shprehen
keqardhjen e tyre per mungesen e konsensusit, si dhe per bojkotimin e
seances nga ana e deputeteve te opozites.

----------------------------------
 01 Gusht 2004 http://www.kohajone.com/

KUSHTETUESJA RREZON "PARTITE E VOGLA"


Gjykata Kushtetuese ka hodhur poshte kerkesen e partive te vogla per t'u
shprehur mbi kushtetueshmerine e ngritjes se komisionit te posaēem te
Kuvendit per reformen zgjedhore. Ky vendim u justifikua nga Gjykata
Kushtetuese me argumentin se nuk zoteron kompetencat per te vendosur nje gje
te tille. Gjykata vleresoi se komisioni bipartizan eshte marrdhenie e
brendshme e Kuvendit. Sipas ligjit, Gjykata kushtetuese kontrollon
perputhshmerine e akteve normative me Kushtetuten ose ligjet nderkombetare
te ratifikuara. Reagimi i Gjykates Kushtetuese erdhi pasi partite e vogla
politike derguan nje kerkesen per interpretimin e vendimit te Kuvendit te
Shqiperise per komisioni bipartizan per reformen zgjedhore. Puna e ketij
komisioni u kontestua nga partite e vogla pasi ato nuk kane te drejte
vendimmarrjeje, por jane te pranishme me statusin e vezhguesit. Dy jave me
pare Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nenshkruan nje protokoll
bashkepunimi per reformen zgjedhore, ne prezencen e ambasadorit te OSBE-se,
Osmo Liponen. Nderkohe, ne kryesine e Kuvendit eshte depozituar nje kerkese
e grupit parlamentar te Partise Demokrate ku kerkohet qe edhe partite e
vogla te jene pjese te vendimmarrjes per reformen.

Kryetari i grupit parlamentar te PDR-se, Nard Ndoka kerkon qe partite e
vogla ne kete komision te mos kene thjesht status vezhguesi, por edhe te
drejten e votes. "Nisur nga bojkoti qe i kane bere komisionit te gjitha
partite parlamentare, perjashto PD dhe PS, nisur nga absurditeti i pikes IV
te vendimit Nr.34, date 01.07.2004, ne te cilen shprehimisht theksohet se:
"Vendimet e Komisionit merren me shumice votash dhe quhen te miratuara kur
votojne "pro" perfaqesuesit e dy partive te medha "parlamentare", formule
kjo e cila le jashte cdo lloj vendimarrje dhe te drejte vote perfaqesuesit e
grupimeve te tjera parlamentare, si dhe eshte ne kundershtim me parimet baze
te demokracise, me Kushtetuten dhe Rregulloren e Kuvendit; Grupi Parlamentar
i Partise Demokrate te Re propozon qe: "Pika IV e vendimit nr.134, date
01.07.2004 te shfuqizohet, duke i lene ne kete menyre hapesira te barabarta
vote dhe vendimmarrje te gjithe anetareve perberes te ketij komisioni",
thuhet ne relacionin qe shoqeron propozimin e Partise Demokrate. Sipas
Ndokes, miratimi i ketij projektvendimi, ne thirrjen qe ju ben te gjithe
deputeteve, eshte nje akt emancipues per Kuvendin e Shqiperise, per dy
grupimet e medha politike. "Akt, i cili do te bente te mundur perfshirjen ne
kete komision te gjithe faktoreve politike, duke dhene kontributin e tyre ne
kete komision te rendesishem per fatin e zgjedhjeve te ardhshme ne vendin
tone", thuhet ne propozimin e tij. Kreu i grupit parlamentar shton se
Kuvendi i Shqiperise me miratimin e amendamentit te paraqitur nga PDR-ja, do
t'i jepte zgjidhje te menjehershme ngerēit institucional dhe do bente te
mundur fillimin e punes se komisionit me perberjen e tij te plote. "E
kunderta, do te thote se PD-PS kane mbetur dy forca politike te
paemancipuara, te pareformuara dhe regresive. Pasojat e demtimit te sistemit
zgjedhor do te bien mbi ta, por vendi yne do te beje mjaft hapa prapa nga
kjo papergjegjshmeri politike e binomit PS-PD", perfundon relacioni qe
shoqeron projektligjin e paraqitur nga Partia Demokrate e Re.

Nderkohe, bashkekryetari i komisionit bipartizan per reformen zgjedhore,
Jemin Gjana ka shpallur se Partia Demokratike ka gjetur nje gjuhe te
perbashket me Partine Republikane persa i perket pjesemarrjes ne kete
komision. Gjana i ftoi te gjitha partite e vogla te aleances te se djathteve
qe te jene pjese e bipartizanit ne menyre qe te marrin vendimet e
rendesishme per reformen zgjedhore. Nderkohe, negociatat jane ne vazhdim
edhe me Partine Levizja e Legalitetit dhe ato mund te konkludohen
pozitivisht gjate kesaj jave. Nderkaq, me Partine Republikane, demokratet
kane nenshkruar nje marreveshje te qarte e cila parashikon thyerjen e
konsensusit nese PD-ja nuk respekton kerkesat e partise se drejtuar nga
Mediu.

--------------------------------------
http://www.balkanweb.com/ Lajmi i ores 7:20 PM
PR: Kushtetuesja tė shpallė antikushtetues nenin 7501 tė ligjit pėr pronat


TIRANE (31 Korrik) - "Partia Republikane do t'i kėrkojė Gjykatės Kushtetuese
qė tė shpallė si antikushtetues dhe tė abrogojė nenin 7501 tė ligjit tė
pronave qė ka tė bėjė me tokėn bujqėsore". Kjo u bė e ditur sot nga kryetari
i grupit parlamentar republikan, Maksim Begeja, i cili u shpreh pėr mediat
se "PR kėrkon qė tė hiqet kufizimi deri nė 60 hektarė i kthimit dhe
kompesimit tė tokės bujqėsore". "Kjo ėshtė nė kundėrshtim me kushtetutėn, qė
i konsideron qyetarėt tė gjithė tė barabartė para ligjit. Me ligjin e
miratuar ish-pronari i tokės bujqėsore nuk merr mbi 60 ha, ndėrkohė qė
pronarėt e trojeve tė tokave pyjore, livadheve dhe kullotave i kthehet dhe i
kompesohet pa kufizim toka", tha ai. Gjithashtu, PR konsideron tė padrejtė
edhe vendimin e marrė nga KRRTRSH pėr dhėnien e 70 hektarėve tokė bujqėsore
njė firme private pėr tė ndėrtuar njė Fshat Turistik nė zonėn e Kakomesė.
ro/ro (BalkanWeb)


----------------------------------
 http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama



Faqe 6 - Politikė
1Gusht 2004

Republikanėt do t“i kėrkojnė Gjykatės Kushtetuese interpretimin e ligjit tė
sapomiratuar

"Neni 6 i Pronave, antikushtetues"

Begeja: Kufizimi ėshtė shkelje e tė drejtave themelore


Bledar Hoti

Partia Republikane do t'i drejtohet Gjykatės Kushtetuese pėr tė interpretuar
ligjin e sapomiratuar nė Kuvend "Pėr kthimin e kompensimin e pronave".

Pas shoqatės "Pronėsi me Drejtėsi", janė republikanėt qė i drejtohen
Gjykatės Kushtetuese, duke i kėrkuar kėtij institucioni tė interpretojė nene
tė veēanta tė kėtij ligji, tė miratuara pa njė konsensus politik mes pozitės
dhe opozitės. Deputeti i PR-sė, Maksim Begeja, deklaroi dje se "Gjykata
duhet tė intepretojė Nenin 6 tė Ligjit tė Pronave". "Pėr ne si republikanė,
ky nen ėshtė antikushtetues, pasi kufizon tė drejtėn e dhėnies sė pronės.
Kjo ėshtė edhe arsyeja qė ne do tė kėrkojmė intepretimin e kėtij neni, pasi
bie ndesh me Nenin 41 dhe 18 tė Kushtetutės", deklaroi Begeja. Neni 6 i
ligjit "Pėr kthimin e kompensimin e pronave" parashikon qė pronarėve u
kompensohen pronat deri nė 60 hektarė dhe jo mė shumė. Ky sanksionim i tillė
ka hasur me kundėrshtinė e PR-sė dhe partive tė tjera tė vogla tė djathta,
si dhe tė shoqatės sė pronarėve, tė cilėt kanė kėrkuar heqjen e tavanit tė
ligjit aktual pėr kthimin e pronave.

Debati pėr Nenin 6
"Subjekteve tė shpronėsuara u njihet e drejta e pronėsisė dhe u kthehen pa
kufizim pronat e paluajtshme, me pėrjashtim tė tokės bujqėsore, e cila
kthehet ose kompensohet deri nė 60 ha, edhe kur nė kėtė ligj pėrcaktohet
ndryshe", thuhet nė Nenin 6 tė kėtij ligji. Pikėrisht, ky nen ėshtė bėrė
objekt i shumė debateve politike mes socialistėve dhe republikanėve. Kohėt e
fundit edhe demokratėt kanė insistuar nė kėrkesėn e republikanėve, duke
mbrojtur tezėn e partive tė vogla. Por socialistėt nuk kanė pranuar qė ta
ndryshojnė tavanin pėr kthimin e tokės, pasi shteti nuk ka tokė disponibėl
tė mjaftueshėm. "Ne nuk mund tė pranojmė kėrkesėn e partive tė vogla,
veēanėrisht tė republikanėve, pasi shteti nuk ka mundėsi financiare tė
kompensojė mė shumė se 60 ha tokė, si dhe tė kompensojė deri nė kėtė masė",
tha Ylli Bufi.


Ligji Mediu dhe Cako

Republikanėt, sė bashku me shoqatėn "Pronėsi dhe Drejtėsi" kanė qenė tė
parėt qė kanė paraqitur njė projektligj tė vetin pėr "Kthimin dhe
kompensimin e pronave ish-pronarėve". Kjo nismė ligjore u mbėshtet edhe nga
PBKD-ja, duke u paraqitur nė Kuvend si nismė e dy deputetėve, republikanit
Fatmir Mediu dhe ballistit Alfred Cako. Ky draft i tyre nuk u pranua nė
komisionet parlamentar nga PS-ja dhe PD-ja, pasi parashikonte shfuqizimin e
Ligjit 7501 "Pėr Tokėn".


OSBE
Me pronat, dėshtim

Ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė, Osmo Liponen, shprehu keqardhjen pėr
miratimin nė Kuvend pa njė konsensus politik PS-PD tė ligjit "Pėr kthimin
dhe kompensimin e pronave". Liponen, nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp u
shpreh se "bojkoti i opozitės nxorri nė pah si dėshtimin e opozitės dhe atė
tė pozitės". Mė tej, nė deklaratėn e Prezencės sė OSBE-sė theksohej se ajo
pret me interesim zbatimin e ligjit dhe pėrsėrit pėrkushtimin pėr asistencė
tė mėtejshme teknike dhe ēdo lloj mbėshtetje nė realizimin e tij.