E Merkure, 01 Shtator 2004 http://www.korrieri.com/
Mediu: LZHK, thellon konfuzionin politik 

Kryetari i republikaneve Fatmir Mediu, vlereson se Levizja per Zhvillim Kombetar e nismuar muajt e fundit nga metonjesi per fronin mbreteror Leka Zogu, pritet te shkaktoje nje konfuzion jo te paperfillshem ne skenen politike shqiptare. Sipas tij, cdo individ ka te drejten e tij legjitime te nismoje cdo lloj levizje politike qe ai e gjykon te aresyeshme, por ne stadin aktual, kur skena politike eshte tejet e mbarsur me konflikte politike dhe sidomos me amulli dhe konfuzion, levizje te tilla nuk ndihmojne ne kthjellimin e ujrave, por perkundrazi i turbullojne ato me shume. Mediu eshte i mendimit se ky konfuzion pritet te jete akoma me i madh ne krahun e opozites, duke pasur parasysh faktin se LZHK, me se shumti, operon politikisht ne krahun e opozites. "Ajo qe vihet re eshte fakti se kjo Levizje ende nuk ka paraqitur nje program te sajin politik, gje qe krijon mjaft mjegull. Per momentin eshte verejtur se ne te jane perfshire disa subjekte politike formale me orientim te papercaktuar politik, deri dhe pa asnje orientim politik, si dhe disa individ dhe shoqata, qe ne thelb krijojne nje grup amorf", nenvizon Mediu. Sipas tij, partive thelbesore te opozites, tashme ju rendon nje barre e dyfishte mbi supe, pasi nga njera ane duhet te vijojne me betejen e ashper politike ndaj qeverisjes aktuale, dhe nga ana tjeter te perpiqet qe te mos lejoje nje fragmentarzim te metejshem te votave te opozites. Sipas tij, opozita, ne pergjithesi, ka vuajtur nga fragmentarizimi i votes ne zgjedhje, pasi edhe ne momentin qe eshte shfaqur nje hapesire per nje fragmentarizim te votave te se majtes, kane dale ne skenen politike shqiptare subjekte politike apo grupacione, te cilat me se shumti kane bere qe te kete nje pershtjellim te votave te opozites. Nga ana tjeter, edhe vezhgues politik jane te mendimit se Levizja e metonjesit per fronin mbreteror, do te kete impaktin e saj ne zgjedhje, pasi nuk do te mundesoje qe vota e opozites te futen ne nje torbe te vetme. Sipas tyre, per here te pare ne keto vite pluralizmi politik, ka nje carje serioze ne kampin e te majtes, si pasoje e shkeputjes se grupit te ish- Kryeministrit Ilir Meta, e cila do te favorizonte dukshem opoziten aktuale ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por ky avantazh, me shume psikologjik, ka pak gjasa te shfrytezohet, pasi, perpos gabimeve qe vazhdon te beje akoma edhe sot opozita aktuale, eshte edhe LZHK, e cila natyrshem do te marre hisen e saj nga shporta elektorale e opozites.
 
A.META 
 

PR kundėr lėvizjes sė Lekės I: Tė gatshėm tė shkojmė tė vetėm nė zgjedhje

Lajmi i ores 8:45 AM

Fatmir Mediu

TIRANE (1 Shtator) - Kryetari i Partisė Republikane, Fatmir Mediu, e cilėsoi lėvizjen e drejtuar nga Leka Zogu si njė lėvizje pa njė logjikė politike. Sipas tij, lėvizje tė tilla tregojnė vetėm dėshirėn pėr t'u shfaqur nė politikė me individė tė ndryshėm, subjekte tė ndryshme, pa ndonjė thelb tė veēantė. "Kjo ėshtė njė lėvizje brenda opozitės, qė ka idenė e njė bashkimi tė njerėzve pa ide tė qarta politike", tha Mediu. Kreu i republikanėve nėnvizoi se politika shqiptare ka vuajtur nė mėnyrė tė vazhdueshme nga mungesa e qartėsisė politike, tė pėrcaktimit politik tė subjekteve, si tė majta, tė djathta, apo tė qendrės. "Nėse ky konfuzion shtohet me lėvizje populiste nuk ka asgjė qė duhet ta presim me kėnaqėsi, apo si njė lėvizje pozitive brenda opozitės", tha Mediu. Sipas tij, njė lėvizje e tillė si ajo e drejtuar nga pretendenti pėr fronin mbretėror, Leka Zogu, do tė krijojė konfuzion si tek elektorati i opozitės ashtu edhe te qytetarėt shqiptarė. Kreu i republikanėve, Mediu, u shpreh se, nisur nga gjendja e rėndė nė tė cilėn ndodhet Shqipėria, "ku ka njė prezencė shumė tė fortė tė krimit tė organizuar dhe korrupsionit tė lidhur me qeverinė. Zgjidhja e vetme ėshtė bashkėpunimi i tė gjithė opozitės, rruga e vetme pėr tė pėrballuar njė realitet kaq kėrcėnues pėr tė ardhmen e vendit ėshtė njė bashkėpunimi i tė gjitha forcave tė opozitės", tha Mediu. Ai u shpreh se vetėm ky bashkėpunim i forcave tė opozitės bėn tė mundur pėrballimin e "tentativave tė segmenteve qeveritare pėr tė pėrēarė opozitėn, gjė e cila ka si qėllim manipulimin e zgjedhjeve". "Megjithatė, besoj se koha ėshtė e mjaftueshme pėr tė krijuar format e bashkėpunimit midis forcave opozitare", tha Mediu. Mediu u shpreh se pėr republikanėt, elementet mė tė rėndėsishme qė duhen parė nė refomėn zgjedhore janė sistemi zgjedhor, mėnyra e numėrimit tė votave, balancimi i KQZ-sė dhe strukturave tė tjera zgjedhore. Sipas tij, sistemi zgjedhor aktual krijon kushte dhe probleme jo tė vogla nė zhvillimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme. "Ky lloj sistemi krijon mundėsi pėr t'i manipuluar zgjedhjet, pėr shkak tė influencės sė krimeve, si dhe parave tė pista", tha Mediu. Duke u shprehur se njė nga problemet mė tė mėdha tė proceseve zgjedhore nė Shqipėri ėshtė numėrimi i votave nė mėnyrė transparente, Mediu nėnvizoi si domosdoshmėri edhe balancimin e strukturave zgjedhore, "dhe nė mėnyrė tė veēantė balancimi i KQZ-sė". Sipas tij, opozita ka pasur gjithnjė njė rakordim pėr momente tė tilla dhe "besoj qė kėtė lloj rakordimi do ta kemi dhe nė grupin e ekspertėve, pėr tė pasur proces zgjedhor sa mė tė qenėsishėm". "Megjithatė, PR-ja ėshtė e pėrgatitur si parti pėr tė ndėrtuar tė gjitha strukturat e saj elektorale dhe politike, nė rast se nuk do tė ketė njė partneritet politik", nėnvizoi kreu i republikanėve. bm/bm (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 

 
Faqja 4 - POLITIKE

Shtator 1, 2004

 
FATMIR MEDIU KOMENTON ZHVILLIMET E FUNDIT POLITIKE
 
PR kundėr lėvizjes sė Lekės I
"Jemi tė gatshėm tė shkojmė tė vetėm nė zgjedhjet 2005"

Artemida Ēollaku

Lėvizje me njė mungesė tė qartėsisė politike. Kėshtu e quajti kreu i republikanėve, Fatmir Mediu, LZHK-nė, e cila drejtohet nga pretendenti pėr fronin mbretėror, Leka Zogu. Ai nėnvizoi domosdoshmėrinė e bashkėpunimit opozitar, si pėr reformėn zgjedhore, ashtu edhe pėr anėtarėsimin e vendit nė strukturat e BE-sė.

LAJMI

Kryetari i Partisė Republikane, Fatmir Mediu, e cilėsoi lėvizjen e drejtuar nga Leka Zogu si njė lėvizje pa njė logjikė politike. Sipas tij, lėvizje tė tilla tregojnė vetėm dėshirėn pėr t'u shfaqur nė politikė me individė tė ndryshėm, subjekte tė ndryshme, pa ndonjė thelb tė veēantė. "Kjo ėshtė njė lėvizje brenda opozitės, qė ka idenė e njė bashkimi tė njerėzve pa ide tė qarta politike", tha Mediu. Kreu i republikanėve nėnvizoi se politika shqiptare ka vuajtur nė mėnyrė tė vazhdueshme nga mungesa e qartėsisė politike, tė pėrcaktimit politik tė subjekteve, si tė majta, tė djathta, apo tė qendrės. "Nėse ky konfuzion shtohet me lėvizje populiste nuk ka asgjė qė duhet ta presim me kėnaqėsi, apo si njė lėvizje pozitive brenda opozitės", tha Mediu. Sipas tij, njė lėvizje e tillė si ajo e drejtuar nga pretendenti pėr fronin mbretėror, Leka Zogu, do tė krijojė konfuzion si tek elektorati i opozitės ashtu edhe te qytetarėt shqiptarė.

Bashkėpunimi
Kreu i republikanėve, Mediu, u shpreh se, nisur nga gjendja e rėndė nė tė cilėn ndodhet Shqipėria, "ku ka njė prezencė shumė tė fortė tė krimit tė organizuar dhe korrupsionit tė lidhur me qeverinė. Zgjidhja e vetme ėshtė bashkėpunimi i tė gjithė opozitės, rruga e vetme pėr tė pėrballuar njė realitet kaq kėrcėnues pėr tė ardhmen e vendit ėshtė njė bashkėpunimi i tė gjitha forcave tė opozitės", tha Mediu. Ai u shpreh se vetėm ky bashkėpunim i forcave tė opozitės bėn tė mundur pėrballimin e "tentativave tė segmenteve qeveritare pėr tė pėrēarė opozitėn, gjė e cila ka si qėllim manipulimin e zgjedhjeve". "Megjithatė, besoj se koha ėshtė e mjaftueshme pėr tė krijuar format e bashkėpunimit midis forcave opozitare", tha Mediu.

Propozimet pėr reformėn zgjedhore
Mediu u shpreh se pėr republikanėt, elementet mė tė rėndėsishme qė duhen parė nė refomėn zgjedhore janė sistemi zgjedhor, mėnyra e numėrimit tė votave, balancimi i KQZ-sė dhe strukturave tė tjera zgjedhore. Sipas tij, sistemi zgjedhor aktual krijon kushte dhe probleme jo tė vogla nė zhvillimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme. "Ky lloj sistemi krijon mundėsi pėr t'i manipuluar zgjedhjet, pėr shkak tė influencės sė krimeve, si dhe parave tė pista", tha Mediu. Duke u shprehur se njė nga problemet mė tė mėdha tė proceseve zgjedhore nė Shqipėri ėshtė numėrimi i votave nė mėnyrė transparente, Mediu nėnvizoi si domosdoshmėri edhe balancimin e strukturave zgjedhore, "dhe nė mėnyrė tė veēantė balancimi i KQZ-sė". Sipas tij, opozita ka pasur gjithnjė njė rakordim pėr momente tė tilla dhe "besoj qė kėtė lloj rakordimi do ta kemi dhe nė grupin e ekspertėve, pėr tė pasur proces zgjedhor sa mė tė qenėsishėm". "Megjithatė, PR-ja ėshtė e pėrgatitur si parti pėr tė ndėrtuar tė gjitha strukturat e saj elektorale dhe politike, nė rast se nuk do tė ketė njė partneritet politik", nėnvizoi kreu i republikanėve.


Leka I: Lėvizja jonė i shėrben zhvillimit kombėtar tė vendit

Lėvizje e hartuar me projekte konkrete pėr tė sjellė njė zhvillim kombėtar ekonomik, politik dhe social. Kėshtu e ka cilėsuar pretendenti pėr fronin mbretėror, Leka Zogu, Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar. "Ideja pėr krijimin e kėsaj lėvizjeje buron nga shqetėsimi i madh pėr fatet e vendit dhe tė kombit dhe nga vizioni i shqiptarėve patriotė pėr ta parė atdheun mes kombeve tė zhvilluar", tha Leka I. Qėllimi i kėsaj lėvizjeje, sipas pretendentit pėr fronin mbretėror, ėshtė bashkimi i ēdo lloj lėvizjeje tjetėr, qė ka si qėllim tė saj, zhvillimin e vendit dhe dėrgimin e tij drejt Bashkimit Europian. Ai ka deklaruar se shpallja e kėsaj lėvizjeje, ėshtė paprirė nga njė konsultim i vazhdueshėm me intelektualė dhe politikanė. Njė nga detyrat qė duhet tė marrė zgjidhje nga kjo lėvizje, ėshtė ndalimi i emigrimit tė trurit dhe tė rinisė. "Kėtė ne do ta bėjmė bashkė me sigurimin e kushteve pėr tė lėvizur kudo nė botė me pasaporta shqiptare", ka deklaruar Leka I gjatė shpalljes sė platformės sė LZHK-sė.

-------------------------------------------------
 
Faqja 22 - OPINION

Shtator 1, 2004

 
MES SFIDAVE TE DIPLOMACISĖ
 

Nga Prof.Dr. Kastriot ISLAMI
*Ministri i Punėve tė Jashtme


Nė kuadėr tė objektivave aftagjtė dhe afatmesėm tė pėrcaktuar nė dokumentat themelore tė zhvillimit dhe integrimit tė vendit janė tė pėrcaktuara tashmė qartėsisht detyrat e shėrbimit diplomatik: shpalosja politikisht korrekte dhe diplomatikisht cilėsore pėrpara bashkėsisė dhe opinionit ndėrkombėtar e tė gjitha pėrpjekjeve tė qeverisė, shtetit dhe shoqėrisė sonė pėr realizimin e parametrave tė nevojshėm dhe vlerave pėr integrimin e vendit nė Bashkimin Evropian dhe anėtarėsimin e tij nė NATO; nxitja e vazhdueshme dhe me njė teknikė diplomatike profesionale sa mė tė larmishme e frytdhėnėse e marrėdhėnieve tė vendit me faktorėt kryesorė ndėrkombėtarė, qofshin kėta dy- ose shumėpalėsh; luajtja e njė roli gjithnjė mė aktiv e konstruktiv nė rajon mbi bazėn e parimit "sa mė tė harmonizuar nė rajon, aq mė tė integruar nė Evropė"; paraqitja e argumentuar dhe komprehensive nė takimet me partnerėt europiane e paketės komplekse pėr liberalizimin e lėvizjes sė lirė tė qytetarėve; pėrkrahja diplomatike e aspiratave tė ligjshme tė shqiptarėve nė rajon dhe ndjekja me vėmendje e mbrojtja me dinjitet e kompetencė e tė drejtave tė ligjshme tė shtetasve tanė qė jetojnė e punojnė jasht vendit; intensifikimi i veprimeve ne funksion tė rritjes sė dimensionit ekonomik tė diplomacisė dhe tėrheqjes sė investimeve e sipėrmarrjeve serioze ndėrkombėtare; dhe nxitja e veprimit proaktiv, zhdėrvjelltėsimi i mekanizmave tė bashkėrendimit tė brėndshėm dhe rritja e aftėsive ndėrvepruese e krijuese diplomatike ne funksion tė paraqitjes sė progresit tė realitetit dhe pėrmirėsimit tė tė vazhdueshėm tė imazhit tė vendit.

Arritjet dherealizimet kryesore
Disa nga arritjet dhe rezultatet e shėrbimi tė jashtėm pėre periudhėn janar-gussht 2004, do tė ishin:

OBJEKTIVI I INTEGRIMIT EUROPIAN E EUROATLLANTIK
Ėshtė zhvilluar veprimtari intensive politike-diplomatike pėr tė interpretuar dhe nėnvizuar me cilėsinė e nevojshme profesionale tė gjithė paketėn e masave tė ndėrmarra nga institucionet shtetėrore nė pėrmbushjen e parametrave pėr arritjen deri te nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit dhe nė hedhjen e hapave konkretė e tė vijueshėm nė procesin e anėtarėsimit nė NATO. Vizitat politike nė Bruksel tė Kryeministrit dhe Ministrit tė Punėve tė Jashtme, takimet me Presidencėn e BE-sė nė Dublin, raundet e mirėpėrgatitura tė negocimit me pėrfaqėsuesit e Komisionit Evropian, takimet e ministrit tė Punėve tė Jashtme nė selinė e NATO-s dhe vizita nė Tiranė e sekretarit tė pėrgjithshėm tė Organizatės, pėrparimi nė pėrmbushjen e ciklit V tė programit tė MAP-it, pėrfundimi i pėrgatitjes sė Strategjisė sė Sigurisė Kombėtare, konsolidimi i bashkėpunimit nė kuadrin e Kartės sė Adriatikut dhe pėrmbushja e plotė e platformės sė pėrgatitjes pėr Samitin e Stambollit, tė gjitha kėto janė disa nga veprimtaritė mė tė rėndėsishme tė pėrgatitura dhe tė realizuara me angazhim e profesionalizėm nga diplomacia. Drejtimeve kryesore tė integrimit u shėrbyen edhe kontaktet e larta politike me Kėshillin e Evropės dhe OSBE-nė, tė cilat ishin pjesė e rėndėsishme e programit tonė kryesor tė punės. Nė mėnyrė tė veēantė meritojnė tė vihen nė dukje veprimi i institucionalizuar nė grup pune ndėrdikasterial tė kryesuar nga MPJ pėr tė maksimalizuar efikasitetin dhe pėrfitimin nga projektet e organizatės sė demokracisė dhe sigurimit evropian nė Shqipėri dhe vendimi politik pėr kandidimin e vendit tonė pėr postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OSBE-sė .

VEPRIMTARITE E AKTIVITETET DY DHE SHUMĖPALĖSHE
Nė mbėshtetje tė detyrės parėsore tė shėrbimit tė jashtėm pėr integrimin europian e euroatllantik janė realizuar mjaft veprimtari dypalėshe a shumėpalėshe Vizitat e larta politike nė ShBA, Itali, Britani e Madhe, Republikėn Federale tė Gjermanisė, Francė, Turqi, Japoni, Republikėn Popullore tė Kinės e njė varg tjetėr vendesh, vizitat nė Tiranė tė Ministrave tė Jashtėm tė Belgjikės e Hollandės, pjesėmarrjet efikase nė forume tė tilla tė rėndėsishme si Gjeneva, Strasburgu, Uashingtoni, Bratislava, Salcburgu etj. Janė vetėm disa ga aktivitetet mqė tė rėndėsishme diplomatike. Nė to ėshtė shpalosur qartė dhe nė mėnyrė tė hollėsishme vullneti politik dhe platformat konkrete pėr njė zhvillim kompleks e tė ballancuar tė marrėdhėnieve, qė shkon nga fusha politike, ekonomike, konsullore, kulturore e deri te konsultimi dhe bashkėveprimi diplomatik nė forume ndėrkombėtare. Vizitat dhe kontaktet e shumta diplomatike kanė qenė natyrisht njė kontribut pozitiv dhe vlerė e shtuar edhe pėr imazhin pozitiv tė vendit dhe, pėr rrjedhojė, njė meritė e pamohueshme e shėrbimit tė jashtėm.

OBJEKTIVI I INTEGRIMIT RAJONAL
Luajtja e njė roli gjithnjė mė aktiv e konstruktiv nė rajon mbi bazėn e pėrcaktimit "sa mė tė integruar nė rajon, aq mė tė integruar nė Evropė" mund tė konsiderohet njė tjetėr kontribut i shėrbimit tonė pėr afirmimin e politikės sė jashtme tė vendit dhe pėr zhvillimet pozitive tė brendshme. Nė marrėdhėniet me vendet kufitare si Maqedonia, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi, dhe me vendet e tjera fqinjė si Turqia, Kroacia, Bosnjė dhe Hercegovina, Bullgaria e Rumania etj. ka pasur zhvillime pozitive para sė gjithash lidhur me marrėdhėniet politike. Kėto hapa nė rrafshin dypalėsh janė shoqėruar me njė veprimtari tė dendur, aktive dhe cilėsore nė kuadrin shumpalėsh, para sė gjithash nė kuadrin e Paktit tė Stabilitetit dhe tė SEECP-sė. Vlerėsimet e analizat, qėndrimet e matura, te moderuara e racionale dhe veprimet e kontaktet aktive me te gjithe drejtuesit ne Kosovė kanė ngritur vlerėsimin pėr rolin teper tė rėndėsishėm tė Shqipėrisė nė stabilitetin e rajonit. Shqipėria sė bashku me Kroacinė e Maqedonine po krijojnė njė bėrthamė tė stabilitetit e progresit dhe tė frymės sė bashkėpunimit nė Ballkanin Perėndimor ku tashmė janė pėrfshirė edhe Bosnje-Hercegovina e Serbi-Mali i Zi si njė vlerė e shtuar e tė gjithė rajonit nė afrimin e vlerave tė Bashkėsisė Europiane dhe tė Aleancės sė Atllantikut tė Veriut. Kontributi aspak modest i vendit nė pėrmirėsimin e klimės sė pėrgjithshme nė rajon dhe rritjen e stabilitetit e sigurisė pėrbėn aspektin mė tė vlerėsuar ndėrkombėtarisht tė politikės sonė tė jashtme dhe njė vlerė tė shtuar pėr progresin e vendit nė kuadėr tė proceseve integruese.

PAKETA INTEGRALE E LĖVIZJES SĖ LIRĖ
Shėrbimi i jashtėm ka kryer njė veprimtari tė shėnueshme pėr tė paraqitur nė mėnyrė tė argumentuar dhe komprehensive nė takimet me partnerėt europiane paketėn integrale pėr liberalizimin e lėvizjes sė lirė tė qytetarėve duke vendosur nė njė drejtpeshim veprimet pėr realizimin e detyrave qė lidhen me mirėmenaxhimin e kufijve, luften kundėr krimit tė organizuar e trafiqeve; rritjen e reputacionit tė data bazave dhe dokumentave tė lėvizjes sė lirė me kėrkesat pėr rritjen progresive tė levizjes sė lirė tė shtetasve dhe/ose liberalizimin sipas kategorive me integritet ndėrkomėbtar tashmė tė garantuar si ai diplomatėve, biznesėmenėve, akademikėve e profesorve, studentėve e kėshtu me rradhė. Nė kėtė konteks jemi tė ndėrgjegjshėm se kemi tė bėjmė me njė detyrė komplekse dhe veēanėrisht delikate, kur mbahen parasysh edhe zhvillimet mė tė rėndėsishme nė arenėn ndėrkombėtare, para sė gjithash lufta aktive e bashkėsisė ndėrkombėtare kundėr terrorizmit dhe nė kėtė suazė edhe kundėr tė gjitha formave tė trafiqeve me njerėzit, lėndėt narkotike, armatimet etj.etj.Mbi bazėn e paketės sė reformave tė miratuara janė pėrpunuar njė varg argumentesh, ku gėrshetohesh masat e frenimit tė dukurive negative me hapat qė duhet tė sjellin lehtėsimin e procedurave qarkullimit. Kėto argumente, nė testimin politik dhe profesional gjatė tė gjitha takimeve tė rėndėsishme dypalėshe, por edhe nėpėr forumet ndėrkombėtare, kanė rezonuar plotesisht me filozofinė dhe axhendat e partnerve tanė, ēka ėshtė shenjė serioze e aftėsisė pėrpunuese tė shėrbimit tonė dhe shėrben si shtysė besimi pėr njė punė edhe mė tė kujdesshme, tė detajuar dhe kėmbėngulėse pėr tė pėrmbushur kėtė detyrė ne vijimėsi.

PĖRKRAHJA DIPLOMATIKE E ASPIRATAVE TĖ SHQIPTARVE NĖ RAJON
Pėrkrahja diplomatike e aspiratave tė ligjshme tė shqiptarėve nė rajon vazhdon tė mbetet njė prioritet e detyrim kushtetues i realizuar pėrmes njė angazhimi e veprimi aktiv por edhe tė qėndrimeve tė matura e tė ekulibruara duke synuar jo vetėm ndėrkombėtarizimin e cėshtjeve por edhe fuqizimin e lobingjeve qė ndihmojnė zgjidhjet adekuate. Gjatė kėsaj periudhe janė kryer kontakte me Kosovėn, Maqedoninė, Malin e Zi e Luginėn e Preshevės, si dhe nė forumet ndėrkombėtare, ku objekt debatesh e analizash kanė qenė zhvillimet nė kėto treva duke arritur nė konkluzionin se shėrbimi i jashtėm ka kryer me cilėsi detyrėn e tij pėr tė zhvilluar nė praktikėn diplomatike parimet e politikės sė vendit ndaj kėsaj ēėshtjeje madhore. Nga njėra anė veprimet aktive dhe tė tejpashme, tė cilat kanė synuar forcimin e kontakteve politike, nxitjen e bashkėpunimit ekonomik e kulturor dhe zgjerimin e bazės juridike tė marrėdhėnieve me Kosovėn, Maqedoninė dhe Serbinė e Malin e Zi, nga ana tjetėr qėndrimet e matura, konstruktive e me perspektivė nė kėtė fushė kaq delikate pėr njė varg arsyesh e faktorėsh janė mirėpritur nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe kanė pėrbėrė drejtimin absolutisht mė tė vlerėsuar tė politikės sė jashtme tė ndjekur nga vendi. Nėse nė radhėt e faktorėve tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė po piqet gjithnjė e mė shpesh ideja se ēėshtjet e popullsisė shqiptare nė rajon janė pjesė e pandarė e procesit tė gjerė tė integrimit nė bashkėsinė evropiane dhe euroatlantike kjo ėshtė edhe meritė e diplomacisė sonė dhe e veprimeve dhe qėndrimeve tė saj tė qarta e tė mirėargumentuara.Kontaktet e shkembimet me faktorin shqiptar nė rajon kanė qėnė intensive duke synuar respektimin dhe implementimin e dokumentave dhe rezolutave tė rėndėsishme ndėrkombėtare nė funksion tė kthimit tė tyre nė faktor stabiliteti e zhvillimi nė rajon e njėkohėsisht realizuar klimėn e nevojshme pėr progres nė kuadrin e proceseve integruese.

NDJEKJA DHE MBROJTJA E TE DREJTAVE TĖ DIASPORĖS
Ndjekja me vėmendje e mbrojtja me dinjitet e kompetencė e tė drejtave tė ligjshme tė shtetasve tanė qė jetojnė e punojnė jasht vendit pavarėsisht mjeteve modeste vazhdon tė mbetet sfidė pėr qeverinė shqiptare po tė kemi parasysh sensibilitetin dhe pritshmėrinė ende tė lartė ndaj kėtij problemi. Nuk mund tė mohohet se shėrbimi ynė, nė qendėr dhe pėrfaqsi, ėshtė pėrpjekur tė ndjekė me njė vėmendje tė posaēme kėtė ēėshtje tė rėndėsishme, pavarėsisht aspekteve komplekse dhe shpesh problematike qė paraqet edhe pėr shkaqe objektive trajtimi i saj. Detyra e shėrbimit tė jashtėm eshtė tė marrė ne analizė me vėmendje maksimale alternativat e trajtimit tė tėrėsisė sė dukurive, qė shfaqen nė jetėn e shtetasve tanė nė emigracion, dhe tė pėrpunojmė teknologjinė strukturore dhe metodike, e cila bėn tė mundur shfrytėzimin mė racional e mė frytdhėnės tė potencialeve tė shėrbimit dhe ato tė shoqėrisė sonė nė tėrėsi. Mbi ketė bazė del nevoja pėr njė rikonceptim lidhur me angazhimet e veprimet ndaj problemeve me tė cilat pėrballet diaspora dhe sidomos nevoja pėr tė optimizuar kėto veprime me mjetet financiare ne dispozicion me synim rritjen e efikasitetit do te kėrkonte rivleresim e ridimensionim pėr tė qėnė me efikas.

DIMENSIONI EKONOMIK I DIPLOMACISĖ
Intensifikimi i veprimeve ne funksion tė rritjes sė dimensionit ekonomik tė diplomacisė dhe tėrheqjes sė investimeve e sipėrmarrjeve serioze ndėrkombėtare ka qėnė njė drejtim tjetėr ku ėshtė synuar tė arrihet progres. Pavarėsisht faktit qė teza e lidhur me dimensionin ekonomik tė diplomacisė ka qėnė prezente nė tė gjithė takimet e rėndėsishme, ende organizimi, veprimi dhe rezultati nė kėtė aspekt mbeten sfidė pėr veprimin diplomatik. Bazuar nė limitet e burimeve financiare e njerzore, efikasiteti i kėrkuar nė kėtė aspekt do tė kėrkonte njė konceptim me integral dhe ndoshta realizim nė periudhėn afatmesme pėr tė qėnė mė i dukshėm. Sidoqoftė me skemėn e re tė organizimit tė MPJ do tė synohet ti jepet njė rol i ri bashkėrendues njėsisė qė do tė ishte ne rol drejtues pėrsa i pėrket kėtij aspekti.

AKTIVITETI PĖR PERMIRĖSIMIN E IMAZHIT TĖ VENDIT
Nxitja e veprimit proaktiv, zhdėrvjelltėsimi i mekanizmave tė bashkėrendimit tė brėndshėm dhe rritja e aftėsive ndėrvepruese e krijuese diplomatike ne funksion tė paraqitjes sė progresit tė realitetit dhe pėrmirėsimit tė vazhdueshėm tė imazhit tė vendit kanė qėnė njė detyre prioritare e veprimit diplomatik. Nisur nga fakti qė kjo detyre e vėshtire e komplekse lidhet me rolin prej "ndėrfaqe" qė duhet tė luajnė strukturat nė qėndėr e pėrfaqsi tė MPJ pėr tė pasqyruar "realitetin e brėndshėm" qė gjenerohet kryesisht jo nga MPJ, po tentohet tė konceptohet njė skemė integrale ku cdo element i shtetit e i shoqėrisė ka rolin e vet dhe natyrisht strukturat.e MPJ do tė kishin njė rol shumė tė rėndėsishm e ndoshta deri primar kur bėhet fjalė pėr tė vlerėsuar perceptimin e imazhit nga jasht dhe pėrcaktuar mekanizmat e veprimet qė duhen ndėrmarrė pėr ta pėrmirėsuar atė nė mėnyrė tė vazhdueshme nė funksion tė interesave madhore te vendit. Nė njė kėndveshtrim tė ngushtė e tė pėrditshėm tė aktivitetit diplomatik, veprimi i shpejtė, cilėsia e raportimit dhe e analizave, angazhimi, aftesite krijuese e zhdėrvjelltėsia pėrballė interlokutorve e partnerve tanė dhe sidomos aftėsia pėr tė krijuar lobingje aktorėsh vendas me reputacion e kredibilitet mbeten aspekte pėr tu zhvilluar e monitoruar nė funksion tė rritjes sė perfomancės diplomatike dhe mbi tė gjitha me synimin pėr tė garantuar njė mjedis e kapacitete qė mbrojtjen dhe permirėsimin e imazhit tė vendit. Tė gjithė diplomatėt do tė vlerėsohen, motivohen e promovohen edhe ne funksion tė realizimit cilėsor tė kėsaj komponentje mjaft prioritare te veprimit diplomatik.