01/02/2004 KORRIERI http://www.korrieri.com/


PLL: Kuvendi ndodhet nė krizė tė thellė


Legalistėt vlerėsojnė se Kuvendi i Shqipėrisė ndodhet tashmė i ngėrthyer nė
darėn e njė krize tė thellė politike. Kryetari i PLL, Eqerem Spahiu,
deklaroi dje se nė kalendarin e punimeve tė Kuvendit pėr periudhėn 3-12
shkurt 2004, nuk janė pėrfshirė interpelanca, projekt-ligje, rezoluta e
komisione hetimore, tė kėrkuara nga PLL dhe opozita, gjė qė, sipas tij,
pėrbėn njė shkelje flagrante tė parlamentarizmit. Sipas tij, Qeveria dhe
disa institucione shtetėrore janė prej muajsh e vitesh nė krizė, por tani
ėshtė pėrfshirė nė njė krizė tė thellė edhe Kuvendi. "Prej kohėsh nuk
zhvillohen seanca normale. Kėtė e shohin tė gjithė shqiptarėt dhe
institucionet ndėrkombėtare nė Tiranė. Kuvendi i Shqipėrisė ėshtė bėrė edhe
objekt i Parlamentit Europian. Tė gjithė jemi dėshmitarė tė skenave absurde
nė Kuvend", ka nėnvizuar Spahiu. Sipas tij, njė grup prej 35 deputetėsh,
kanė hartuar njė projektrezolutė pėr problemin e popullsisė ēame, dhe e ka
depozituar atė nė sekretarinė e Kuvendit mė date 2 shtator 2003. Spahiu
vlerėson se tė hėnėn mbushen katėr muaj dhe Kuvendi, jo vetėm qė nuk e ka
shqyrtuar, por nuk e ka pėrfshirė atė nė kalendarin e punimeve tė dyjavorit
tė ardhshėm. "Ēėshtja ēame ėshtė ngritur nė Senatin Amerikan, nė kanceleritė
dhe institucionet europiane, ēka do tė thotė ndėrkombėtarizim i kėsaj
ēėshtjeje shumė tė rėndėsishme. Ndėrsa Kuvendi i Shqipėrisė, jo vetėm qė nuk
merret me kėtė ēėshtje, por fyen edhe deputetėt firmėtarė, duke mos zbatuar
rregulloren e Kuvendit", ka theksuar Spahiu. Sipas tij, po kėshtu, edhe
projekt-ligji pėr ish tė burgosurit dhe tė pėrndjekurit politik, ėshtė
depozituar nė sekretarinė e Kuvendit qė mė datė 23 janar 2002, dhe ndonėse
kanė kaluar dy vjet, ky projekt akoma nuk ėshtė shqyrtuar, madje as nuk
ėshtė pėrfshirė nė kalendarin dyjavor, me arsyetimin se "qeveria nuk ėshtė
shprehur pėr faturėn financiare tė tij".

A. M
----------------------------------------------------------------------------

http://www.panorama.com.al

Faqe 5 - Politikė
2Shkurt 2004


Lufta nė PS

"Gomonia e dytė jam i bindur se kishte pikėrisht atė artikull tė cilin e
pėrmendin vazhdimisht krerėt e policisė qė po e luftojnė, por natyrisht nuk
kishte miellin qė ka rritur ēmimin e bukės"


Ish kryeministri i kthen pėrgjigje akuzave tė Bardhyl Agasit dhe Ministrisė
sė Rendit

"Droga nė linjėn Tiranė-Athinė"
Meta: Pėr tė mbuluar drogėn, u la tė vdisnin 30 shqiptarė


Luljeta Progni

Me kundėrakuza mjaft tė ashpra dhe konkrete, i ėshtė pėrgjigjur dje, Ilir
Meta akuzave tė sekretarit socialist Agasi dhe zėdhėnėsit tė ministrisė sė
Rendit Publik.

"Me akuzat e tyre ata sot jo vetėm qė nuk hedhin dot asnjė fije dyshimi pėr
mua por pėrkundrazi ata kėrkojnė tė mbulojnė 2 miliardė dollarė drogė qė ka
qarkulluar sipas vetė agjencive mė serioze perėndimore nė njė vit pėrgjatė
Shqipėrisė" tha Meta. Duke akuzuar direkt tė afėrm tė krerėve tė shtetit
aktual, Meta ka deklaruar dje, tė gjithė rrugėt qė sipas tij, tė ēojnė nė
zbulimin e trafikut tė drogės. Duke konkretizuar akuzat e tij ai tha se nė
se duan tė zbulojnė trafikun le tė kontrollojnė linjat Tiranė-Athinė: "Nė
qoftė se duam tė gjejmė se kush janė ata qė bashkėpunojnė me trafikantėt e
drogės tė shikojnė vėllezėrit, nipėrit, dhe kushėrinjtė e kujt qeveritarėve,
janė ata qė janė ndaluar nga policitė italiane dhe ajo shqiptare. Po tė duan
tė gjurmojnė edhe mė tej le tė kontrollojnė linjat e autobusėve Tiranė -
Athinė, le tė kontrollojnė bizneset qė shėrbejnė si koperturė pėr tė lėvizur
sasi tė mėdha droge nėpėrmjet Shqipėrisė". Meta vlerėsoi tė pabesueshme ato
qė janė quajtur rezultate tė kapjes sė trafikut tė drogės duke deklaruar se
pushtetarėt e sotėm janė pėrgjegjėsit kryesorė pėr pengesėn e integrimit tė
Shqipėrisė: "Aritmetikėn e tyre tė kapjes sė drogės nuk e beson njeri sepse
gjithkush e di qė policitė evropiane gjatė kėtij viti kanė kapur sasi droge
qė kalon nėpėrmjet Shqipėrisė shumė mė tepėr se sa ka kapur gjatė gjithė
periudhės sė tranzicionit. Pra, unė do t“i ftoja tė mos mendojnė dhe tė mos
ėndėrrojnė se do tė mbulojnė mjerimin e shqiptarėve me pėrralla tė tilla dhe
me tablo tė tilla sinoptike. Le ta kuptojnė se janė pėrgjegjėsit kryesorė
pėr varfėrimin e shqiptarėve pėr mjerimin qė po u sjellin atyre pėr ēmimet
skandaloze dhe katastrofike qė po rrisin ēdo ditė jo pėr shkak tė reformave,
por pėr shkak tė monopoleve tė tyre qė kanė ngushtuar ēdo frymėmarrje tė
ekonomisė dhe tė demokracisė nė kėtė vend.

Lėvizjet e reja tė Metės
"Sot jam mė i lirė se asnjėherė tjetėr pėr tė provuar moralin tim dhe fakti
qė flas nė kėtė mėnyrė, prej kohėsh dhe denoncoj pa kompromis kėtė klikė,
tregon shumė qartė se akuzat e tyre janė tė rėndomta", deklaroi dje,
ish-kryeministri Meta i bindur nė luftėn politike tė tij ndaj kryeministrit
Nano dhe mbėshtetėsve tė tij nė qeveri e parti. Nė ditėn e festės sė Kurban
Bajramit ai ka fajėsuar sėrish, qeverinė shqiptare tė drejtuar prej Nanos,
duke e cilėsuar si qeveri e pashpirt qė po varfėron pėrditė e mė tepėr
shqiptarėt: "Kjo qeveri e pashpirt qė nė ditėn e Kurban Bajramit rriti
ēmimin e bukės, qė nuk ėshtė ēmimi qė duhet tė paguajnė qytetarėt e
Shqipėrisė pėr pseudoreformat e tyre, ėshtė ēmimi i varfėrimit tė pėrditshėm
qė duhet tė paguajnė shumica dėrrmuese e qytetarėve tė Shqipėrisė pėr
monopolet e tyre", tha Meta. Ai ka deklaruar se lėvizja e tij nė tė ardhmen
do tė ketė si qėllim tė qartėsojė opinionin publik, qytetarėt e ndershėm qė
tė mos pranojnė tė qeverisen, e cila duhet tė mbajė pėrgjegjėsi penale pėr
30 shqiptarėt e mbytur nė Karaburun: "Lėvizja ime ėshtė tashmė, shumė e
qartė. Ajo ėshtė njė lėvizje qė shkon drejt opinionit publik, drejt
socialistėve tė ndershėm qė nuk mund tė pranojnė tė turpėrohen mė nga kjo
klikė, e cila pėrpara se tė shpifė dhe tė akuzojė ish kryeministrin e tyre,
duhet tė mbajė pėrgjegjėsi penale pėr 30 shqiptarė qė mbyti nė Karaburun.
Sepse duke dashur tė fshehė trafiqet e saj dhe implikimet e veta pėr 15 orė,
la dhjetėra shqiptarė tė pafajshėm nė mėshirė tė detit, nė mėshirė tė njė
dite dhe tė njė nate tė tmerrshme, vetėm e vetėm pėr tė fshehur trafiqet e
tyre. Le tė gjejnė gomonen e dytė dhe se ēfarė kishte ajo, kėta tė
papėrgjegjshėm, tė cilėt kanė ardhur nė krye tė policisė pėr shkak tė
personalitetit tė tyre tė dyshimtė dhe tė panjohur ende, nga publiku por qė
padyshim, do tė njihet, moral, politik, profesional dhe familjar", tha Meta.
Duke u pėrqendruar tek ngjarja e 9 janarit, Meta akuzoi sėrish qeverinė
shqiptare dhe kėrkoi prej tyre tė pranojnė se me gomonen e dytė tė kėsaj
nate ėshtė bėrė trafik droge me dijeni tė autoriteteve tė policisė
shqiptare: "Gomonia e dytė jam i bindur se kishte pikėrisht atė artikull tė
cilin e pėrmendin vazhdimisht krerėt e policisė qė po e luftojnė, por
natyrisht nuk kishte miellin qė ka rritur ēmimin e bukės".

Akuzat e Metės

2 miliardė dollarė drogė qė ka qarkulluar sipas vetė agjencive mė serioze
perėndimore nė njė vit, pėrgjatė Shqipėrisė
bashkėpunojnė me trafikantėt e drogės vėllezėrit, nipėrit, dhe kushėrinjtė e
qeveritarėve
Linja e autobusėve Tiranė - Athinė, koperturė pėr tė lėvizur sasi tė mėdha
droge nėpėrmjet Shqipėrisė.
Policitė evropiane gjatė kėtij viti kapi sasi droge nė Shqipėri shumė mė
tepėr se ka kapur gjatė periudhės sė tranzicionit
Qeveritarėt e sotėm duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi penale pėr 30 shqiptarė qė u
mbytėn nė Karaburun