E Premte, 02 Prill 2004 http://www.kohajone.com/

CAMET, ISLAMI DHE GREKJA LUIZIDU!

Nga Martin Leka


Jam Cam, Lab, Tirons, Shkodran apo Gjakovar Kujtdo qe njeh sadopak
historine, te vjeter apo te re te kombit tone, menjehere do te te thote: Ti
je shqiptar! Pa patur nevoje aspak te perdoren tone patetite patriotizmi,
qofte epik apo emocional, mund te themi se politika, ne menyre te
riperseritshme politika, vazhdon te vuaje nje kompleks te pashpjegueshem
inferioriteti perballe trajtimit te te drejtave legjitime juridike apo
njerezore, sidomos kur ne to perfshihen fqinjet tane gjeografike. Ne rastin
konkret, e kemi fjalen per problemin cam. Keto dite, ka ridale dukshem ne
skene ceshtja came. Jane aktivizuar pena interesante ne njohjen me te mire
dhe trajtimin e kesaj ceshtjeje, nder te cilat, interesante ka qene nje
analize e zotit K. Danaj mbi "Konferencen e Potsdamit".

Kjo ceshtje, duket se eshte "e jashtme" vetem per Ministrin dhe Ministrine e
Jashtme. Nuk e di c'pershtypje do te kete lene Ministri i Jashtem shqiptar,
kur, i pyetur se si e komentonte nje rezolute qe do ti paraqitej Kuvendit te
Shqiperise per ceshtjen came, ai tha se ne Kuvend do te abstenonte"?!)
Imagjinoni ku jemi: nje minister i jashtem qe abstenon nje rezolute qe ka te
beje me te drejtat legjitime te bashkekombasve te vet?! Njeriu cuditet
vertete, por tmerrohet nga kjo cudi kur merr vesh se te gjitha grupet
parlamentare, edhe te partise se ministrit, edhe te opozites, do ta votonin
rezoluten me konsensus! Pas kesaj, nuk ke c'koment e c'dreq fjale te thuash!
Po me se merret Ministria e Jashtme? Shikoni me se merret: "Ministria e
puneve te Jashtme duke i'u referuar akteve te dates 22 mars 2004 ne Gaza dhe
Bregun perendimor, shpreh shqetesimin e saj te thelle per humbjen e
ekuilibrave e per pasoje shtimin e viktimave dhe nderlikimin ne zgjidhjen e
ketij konflikti te tejzgjatur ne Lindjen e Mesme. Ministria e Puneve te
Jashtme shpreh bindjen e saj se palet ne konflikt do te dine te gjejne
rrugen e dialogut ne c'tensionimin e kesaj situate tejet te veshtire dhe
ndergjegjesimin e paleve per te pranuar opsionet e Hartes se Rruges si te
vetmen zgjidhje ne dobi te paqes, te ardhmes se tyre dhe te krejt rajonit".
Kjo eshte fjale per fjale nje deklarate e Ministrise se Jashtme pas vrasjes
se liderit te Hamasit, Jasin ne Palestine. Sikur kjo ministri a vete
Ministri te kishte bere apo pershtatur dy rreshta te tille per ceshtjen
came, nuk do ishte keq. Islami e di mire se ne dikasterin e tij ekziston nje
dosje e plote mbi problemin cam. Nese ministri justifikonte me te drejte
pozicionin e tij "offside" ne Ministrine e Financave, nuk mendoj se "fizika
molekulare" eshte pengese per te njohur ceshtjen came. Te drejtat e cameve
jane afersisht ose perputhshmerisht te njejta me problemin e pronave greke
ne Qipron turke. Ministri, qeveria dhe politika shqiptare duhet te jete e
informuar per te ashtuquajturen "ceshtja Luizidu" ne Greqi. Ka plot 25 vjet
qe nje qtetare greke, Luizidu, vazhdon gjyqin maratone ne Gjykaten e
Strasburgut, e mbeshtetur financiarisht nga shteti grek, per pronat e saj ne
qipron turke.

Shenim: Kur po mbaroja kete shkrim, mora lajmin se parlamenti shqiptar,
paska shtyre miratimin e rezolutes per ceshtjen came. Nuk ma do mendja se
Nikolas Geixh i ka bere telefonate ndonje politikani shqiptar



E Premte, 02 Prill 2004

KUVENDI MBAN ZVARRE CESHTJEN CAME

Eglantina Nasi

Reaguan:

Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-se

- Ne themi te terhiqet kjo rezolute per disa arsye. E para sepse me Greqine
kemi marrdhenie te mira dhe s'mund te komunikojme me rezoluta dhe
ultimatume. Ka dhe shume menyra te tjera diplomatike. Arsyeja e dyte, ne
Ballkan ka nje moment te prishjes se ekuilibrit.

Uran Metko, deputet i PBK-se

- Ne falenderojme koleget tane ne byrone parlamentare te cilet kane dhene
miratimin e tyre per kalimin e rezolutes ne Kuvend. E kemi parashtruar
gjithmone si te drejte kerkesen e popullsise came si nje te drejte legjitime
dhe prandaj kerkojme zbatimin e saj.

Ekrem Spahia, kryetar i PLL-se

- Askush nuk mund te jete indiferent ndaj ceshtjes came ku u masakruan 2900
persona. Marrdheniet shume te mira bilaterale ne fakt jane per Greqine dhe
jo per Shqiperine. Sepse ajo ende nuk ka abroguar Ligjin e Luftes qe ne
vitin 1940.

Shpetim Rroqi, deputet i PBK-se

- Askush nuk duhet te frikesohet nga aplikimi i pikave te rezolutes
shqiptare per Camerine. Sepse ne ne fakt nuk kerkojme vendosjen e kufirit
shqiptar ne Athine. Kerkojme vetem te aplikohen masa per ata njerez qe vite
me pare jane masakruar nga greket.

Fatmir Mediu, kryetar i PR-se

- Qe te jemi anetare te Bashkimit Evropian, duhen respektuar rregullat e tij
dhe rezoluta per camet ka te beje me keto rregulla. Ajo duhet te respektohet
ne te gjitha pikat e saj dhe me konsensus. Per te arritur kete, ne nuk duhet
te dalim me program partie ketu.

Gramoz Ruci, kryetar i grupit te PS-se

- Une jam opozitar i Sali Berishes, por e respektoj per aktin qe ka bere ne
kohen kur ishte president lidhur me forcimin e marrdhenieve Shqiperi-Greqi.
Te mos nxitohemi me rezoluten, por te vazhdojne serish diskutimet.
Armiqesite e vjetra, nuk duhen zgjidhur me te rejat.

Kuvendi i Shqiperise nuk i dha as dje zgjidhje problemit te kompesimit te
pronave popullsise came. Kjo sepse ai serish shtyu votimin e rezolutes se
hartuar lidhur me zgjidhjen e ketij problemi. Ishte kryetari i grupit
parlamentar te socialisteve Gramoz Ruci i cili kerkoi ne fakt shtyrjen e
diskutimit te kesaj ceshtje. Sipas tij, Kuvendi nuk duhet te nxitohet me
miratimin e rezolutes came, por te vazhdojne serish diskutimet lidhur me te
ne grupet parlamentare. "Armiqesite e vjetra, nuk duhen zgjidhur me ato te
rejat" tha Ruci duke kerkuar qe Kuvendi mos kaloje ceshtjen cme. Por
nderkaq, byroja parlamentare vendosi dje qe rezoluta came te kaloje ne
Kuvend gjate seances se te enjtes se ardhshme. Nga ana tjeter, socialistet
perfaqesuar nga Ruci kane vleresuar permiresimin e marrdhenieve me Greqine
gjate viteve te fundit, duke shprehur ne kete menyre mendimin se armiqesite
e vjetra nuk mund te zgjidhen duke krijuar t- reja. "Une jam opozitar i Sali
Berishes, por e respektoj per aktin qe ka bere ne kohen kusr ishte president
lidhur me forcimin e marrdhenieve Shqiperi-Greqi. Nga ana tjeter, vleresoj
perpjekjet e ish-kryeministrit Ilir Meta gjate takimit me kryeministrin grek
Simitis, por edhe takimin e kreut aktual te qeverise Fatos Nano me Simitis"
tha kryetari i grupit parlamentar te mazhorances.

Dule: "Terhiqeni mbrapsht rezoluten"

Nga ana e tij, kryetari i partise se Bashkimit per te Drejtat e Njeriut ka
kerkuar dje terheqjen mbrapsht te rezolutes came nga ana e deputeteve. Sipas
tij, me zhvillimet e Luftes se Dyte Boterore dhe ato pas saj, eshte fituar
krijimi i nje bashkepunimi rajonal me baza te reja ne Evrope. Por edhe ne
boten perendimore duke u krijuar ne kete menyre nje sistem vlerash dhe
realitete te cilat mbeshtesin strukturat e bashkepunimit. Kush ka dashur qe
te kontestoje keto vlera deri tani, nuk ka patur fat. "Ne jemi kunder
miratimit te kesaj rezolute per disa arsye. E para ka te beje me faktin se
me Greqine aktualisht kemi marrdhenie shume te mira dhe nuk mund te
komunikojme me rezoluta dhe ultimatume. Kjo sepse ne te njejten kohe ka edhe
shume menyra te tjera te cilat jane pjese e jetes diplomatike dhe me te
cilat mund te reagohet ne menyre bashkekohore" deklaroi Dule. Nga ana
tjeter, ai ka pohuar se arsyeja e dyte e kerkeses per terheqjen e rezolutes
came nga Kuvendi ka te beje me faktin se tashme ne Ballkan ka ndodhur nje
moment i cili ka prishur ekuilibrat dhe ne nuk duam te jemi ne listen e
vendeve qe prish stabilitetin ne kete rajon. "Arsyeja e fundit qe ne
mendojme se qendron ne baze te kerkeses per terheqjen e rezolutes eshte
fakti se ne mendojme qe ekzistojne tashme mekanizma diplomatike te cilat
mund ta zgjidhin mjaft mire kete ceshtje" perfundoi qendrimin e tij Dule.

Kundershtojne legalistet dhe ballistet

Por ndaj nje deklarate te te tille te kryetarit te Partise per Te Drejtat e
Njeriut kane reagual menjehere deputetet legaliste dhe balliste. Sipas
deputeti Uran Metko, partia e tij e ka parashtruar gjithmone si te drejte
kerkesen e popullsise came dhe si nje te drejte legjitime. "Per kete arsye
ne kerkojme qe te zbatohen deri me nje pikat qe permbahen ne rezoluten came"
tha ai. Te njejtin fakt permendi edhe kryetari i PLL-se Ekrem Spahia. Sipas
tij,

askush nuk mund te jete indiferent ndaj ceshtjes came ku u masakruan 2900
persona, ne mes tyre 224 gra dhe 128 femije, nga ana tjeter 2000 persona
vdiqen rrugeve nga pasojat e masakrave, ndermjet tyre numerohen edhe 725 gra
te perdhunuara. "Marrdheniet shume te mira bilaterale ne fakt jane per
Greqine dhe jo per Shqiperine. Sepse ajo ende nuk ka abroguar Ligjin e
Luftes qe ne vitin 1940" tha deputeti legalist. Nga ana tjeter, deputeti
ballist Shpetim Rroqi u shpreh se skush nuk duhet te frikesohet nga aplikimi
i pikave te rezolutes shqiptare per Camerine. "Sepse ne ne fakt nuk kerkojme
vendosjen e kufirit shqiptar ne Athine. Kerkojme vetem te aplikohen masa per
ata njerez qe vite me pare jane masakruar nga greket per te treguar qe
qeveria shqiptare funksionon dhe per t'u dhene pak shprese qytetareve lidhur
me kete fakt" tha ai.

Vendimi i Kuvendit, acaron camet

"Grek". Kete fjale kane cilesuar me ze te larte perfaqesuesit e Shoqates
"Cameia" te cilet ishin te pranishem dje ne seance plenare, menjehere pas
fjales se mbajtur nga kryetari i Partise se Bashkimit per te Drejtat e
Njeriut, Vangjel Dule. Teper te revoltuar ndaj qendrimit te tij jane treguar
gjithe camet qe po ndiqnin dje me shume vemendje punimet e Kuvendit lidhur
me kalimin e rezolutes came. Nga ana tjeter, acarimi i tyre arriti kulmin
kur Kuvendi vendosi shtyrjen e procesit te votimit. Sipas tyre, qeveria
shqiptare duket se nuk eshte fare e interesuar per mbrojtjen e te drejtave
te qytetareve te saj. Ata kerkuan qe te pakten gjate javes se ardhshme
ceshtja came te gjeje zgjidhje nga ana e parlamentit shqiptar. Kjo per vete
faktin pasi ne daten 1 maj perfundon edhe mbrojtja e pronave te tyre. Pas
kesaj date, ato do te tjetersohen dhe perfundimisht popullata shqiptare do
te humbe te drejtat qe ka mbi to.

Ja te dhenat mbi problemin cam:

Sipas nje materiali te detajuar nga Shoqeria Politike Atdhetare "Cameria",
ceshtja came lindi si problem i mprehte ne marredheniet mes dy vendeve,
Shqiperise dhe Greqise qe ne kongresin e Berlinit ne vitin 1878 dhe u
perligj pas vendimeve te konferences se Ambasadoreve Londer 1913, ku Cameria
u shkeput dhe iu dha Greqise. Si rezultat i spastrimit etnik "genocidit) qe
u be ne 1944-1945 ne krahinen e Camerise u debuan 30.000 shqiptare mysliman
te cilet gjeten strehe ne Republiken e Shqiperise nga ku jetojne edhe sot.
Kjo popullate sot kap shifren 205.000 vete, shifer e cila lidhet me
natalitetin e larte te kesaj popullsie pas genocidit. Nderkohe ne Cameri
komuniteti autokton i shqiptareve tek besimi ortodoks kap shifren
250-300.000. Camet jane shqiptare etnike, kryesisht muslimane, nga zona e
Greqise veriperendimore. Per greket kjo zone njihet si Threspotia, ndersa
per shqiptaret si Cameria. Konflikti cam lindi si rezultat i pervijimit te
kufirit mes Greqise dhe Shqiperise. Ne vitin 1913 Konferenca e Ambasadoreve
ne Londer ia la Greqise, Camerine ndersa ne Shqiperi ndodhet rreth 7 fshatra
came. Duke njohur tragjedine came si nje nder me te dhimshmet ne kontinentin
Europian, 35 deputete shqiptare firmosen para dy ditesh nje rezolute per te
mbeshtetur zgjidhjen e problemit te popullise came. Kjo rezolute u inicua
nga deputeti i PBK, Shpetim Rroqi.

Ne kete dokument jane pasqyruar qarte te gjitha nenet e shkelura te
Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut.