02/06/2004 http://www.korrieri.com/

PD: Projektigji per pronat eshte ne pikepyetje

Zyrtaret e larte te PD-se kundershtojne ashper pika te vecanta te ligjit per
kthimin dhe kompensimin e pronave. Sekretari i Pergjthshem i PD, Ridvan
Bode, deklaroi dje se ligji ne fjale po hyn ne nje faze te rendesishme
miratimi dhe po vihet re se per interesa te ngushta te mazhorances
parlamentare, po synohet qe ne ligj te sanksionohen amendamente, te cilat e
demtojne rende dhe e komprometojne zbatimin e ligjit. Sipas tij, keto
amendamente synojne qe te marrin ne mbrojtje perfitimin e paligjshem qe
klane brenda mazhorances kane mundur te sigurojne deri me sot, permes
kontratave te qerase apo amfiteozes. "Permes ligjit, tashme ata kerkojne te
behen, jo vetem thjesht perdorues, por pronare te ketyre objekteve. Nga ana
e PD eshte bere mese i qarte qendrimi yne, i cili do te jete kategorik
kunder legjitimimit te grabitjes se pasurise nga ana e qeveritareve, qe
dreri me sot eshte zhvilluar permes praktikave korruptuese te qeverise",
nenvizon Bode. Sipas tij, parashikimet e amendamenteve te bera per nenin 8,
pika 4, do te jene percaktuese per qendrimin PD per ligjin e pronave. Bode
sqaron se, sipas amendamenteve te bera nga shumica paralemantare, synohet qe
nepermjet nenit 8, pika 4, te gjitha kontratat dhe qerate, si dhe
marreveshjet e amfiteozes, te bera mbi pasurite publike qe u takojne ish-
pronareve apo shtetit, te tjetersohen permes blerjes se truallit mbi te
cilat jane ngritur keto objekte qe shfrytezohen permes kontratave te qerase.
"Pika nje e ketij neni synon bllokimin e pronesise e te tjetersimit te
prones publike, pas futjes ne fuqi te ketij ligji, ndersa pika 4, kerkon qe
kontratat e lidhura deri me sot, ne formen e qerase, te tjetersohen ne
interes te qiramarresit aktual. Bejme te qarte se ne kete ceshtje, PD nuk
behet pjesetare e grabitjes qe i eshte bere prones publike dhe private",
nenvizon Bode. Sipas tij, PD kerkon qe ne rastet kur ekziston nje ish-
pronar ne keto troje te zena, te transferohet kontrata sipas Kodit Civil,
ndermjet ish- pronarit shtet tek ish- pronari, deri ne perfundimin e ketyre
kontratave te nenshkruara ne marreveshjet respektive. Bode sqaron se, PD nuk
kerkon prishjen e kontratave, por vetem transferim te tyre nga pronari
shtet, tek ish-pronaret. Kjo, sipas tij, do te sillte uljen e kostos,
transparence dhe drejtesi ne procesin e kompensimin dhe rikthimit te
pronave.

A. META

----------------------------------------------------------------------------


03 Qershor 2004 http://www.kohajone.com/

BERISHA: LEGALIZIMET DO TE PERGJAKIN PRONAT
Tedi Blushi

Ceshtja e legalizimeve mban peng miratimin e projektligjit per kthimin dhe
kompensimin e pronave. Pasi siguroi ne parim votat e dy forcave me te medha
politike ne vend, ky ligj rrezikon tani te mos siguroje "kartonat jeshile"
te ligjvenesve demokrate ne seancen e ardhshme plenare, nese varianti i
PS-OSBE nuk do te pesoje ndryshime ne kete nen. Kete paralajmerim dha dje
selia blu, nepermjet nje konference per shtyp qe kreu i saj, Sali Berisha,
zhvilloi nje ore pas mesdite. Ne takimin e tij te radhes me gazetaret per
kete ceshtje, kryedemokrati u perpoq fale argumenteve bindese, te
justifikonte arsyet se pse lidershipi i Partise Demokratike, ndryshoi
qendrim ne lidhje me "Ligjin per Pronat". Gjate deklarimit te tij, qe ne
ndryshim nga heret e kaluara, karakterizohej nga tone me te qeta, lideri i
opozites iu kerkoi publikisht kundershtareve te tij politike, te
kontribuojne ne arritjen e nje konsensusi te perbashket per kalimin ne
Kuvend te projektligjit ne fjale. Pasi vetem ne kete menyre, sipas tij, do
te mund t'i jepej fund nje procesi qe u ka kushtuar shume shqiptareve por
dhe qe kushtezon integrimin e shpejte te Shqiperise ne Bashkimin Europian
dhe ne NATO. E, si per te shpjeguar kete konstatim, ai u mundua te servirte
perpara opinionit publik, te gjitha pasojat negative qe rrjedhin nga
miratimi i nenit per legalizimet e me konkretisht problemet sociale qe
lindin prej tij. "Nese ky proces do te lihet per zgjidhje ne doren e
pronareve dhe banoreve te ardhur ne tokat e tyre, kjo padyshim qe do te
shkaktoje nje gjakderdhje te re mes pronareve dhe te shperngulurve",
arsyetoi kreu demokrat. Madje, ai nuk nguroi te ftoje dhe vete strukturat
shteterore te behen pale ne zgjidhjen e ketij problemi, nje nderhyrje qe ai
e percaktoi si teper te nevojshme per te shmangur keshtu nje gjakderdhje te
mundshme, qe mund te gjeneroje nga konfliktet mes qytetareve. Berisha e
vleresoi si teper te domosdoshem rolin e arbitrit qe duhet te luaje shteti
ne kete rast. "Ideja se ky problem mund te zgjidhet pa nderhyrjen e shtetit
eshte me pasoja jashtezakonisht te rrezikshme, pasi ben te pamundur
legalizimin, sjell konflikte mes popullsise dhe shtim te viktimave per
ceshtjen e pronave, ishte konkluzioni ne te cilin arriti lideri i opozites e
njekohesisht paragrafi i fundit i deklarates se tij per shtyp. Por ndersa
opozita vazhdon te publikoje sugjerimet e veta per permiresimin e
projektligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave, Kuvendi po mbush rreth
tre jave diskutime per kete ceshtje. Pas rrezimit ne seance plenare te
variantit te paraqitur nga dyshja Mediu-Cako, tani ka mbetur vetem ligji i
paraqitur nga qeveria, i plotesuar edhe nga asistenca e eksperteve
nderkombetare, kryesisht e atyre te OSBE-se. E, megjithese ka kaluar rreth
nje muaj qe ky projektligj vazhdon te mbetet ne axhenden e punimeve
parlamentare, miratimi i tij me konsensus pritet te kete nje jehone teper
pozitive, per t'u radhitur keshtu si nje nder ligjet me te bujhme te votuar
ne kete legjislature.

Berisha takohet me Liponen per pronat

Tema e prones, ishte dje dhe kryefjala e takimit qe kryedemokrati Berisha
zhvilloi me perfaqesuesin e OSBE-se, ne Tirane Osmo Liponen. Ne qender te
kesaj bisede u vendos pikerisht projektligji per kthimin dhe kompensimin e
pronave, e me konkretisht ato amendamente te hartuara nga socialistet qe
hasin ne kundershtimin e Partise Demokratike. Perpara diplomatit te huaj,
shefi i opozites theksoi edhe njehere angazhimin e selise blu, per te mos u
bere pale me abuzimet e metejshme qe jane bere me pronat. Madje, ai e
informoi ambasadorin Liponen edhe me vendimin e grupit parlamentar demokrat,
per te votuar kunder ketij projektligji nese nuk do te korrigjohet neni qe
trajton ceshtjen e te shperngulurve.

----------------------------------------------------------------------------


02/06/2004 http://www.shekulli.com.al/
Ligji i pronave ngec tek kreu i komisionit


A.Rama

TIRANE- Kryetari i komisionit tė Ekonomisė Ylli Bufi tha dje se Parlamenti
kishte pėrfunduar punėn kryesore pėr miratimin e ligjit "Pėr kthimin dhe
kompensimin e pronave ish -pronarėve". Sipas tij, Bufi tha dje se Kuvendi,
kishte mbyllur me konsensus ēėshtjet mė delikate tė projektligjit tė hartuar
nga Kuvendi nėn asistencėn e ekspertėve tė OSBE-sė. Ai sqaroi se nenet qė do
tė shqyrtohen nė seancėn e ditės sė enjte janė thjesht teknike dhe
pėrcaktimi i kompetencave qė do tė ketė Komiteti Shtetėror i Kthimit dhe
Kompensimit tė Pronave, si strukturė qė do tė zbatojė kėtė ligj. "Nenet dhe
ēėshtjet mė tė vėshtira, u miratuan. Pjesa mė e rėndėsishme e kėtij ligji,
lidhej me saktėsimin pėrfundimtar tė pronave qė nuk kthehen. Dhe kėtė ligji
e zgjidh nė mėnyrė tė qartė dhe tė drejtė", -tha Bufi. Sipas tij edhe
ēėshtja e emėrimit tė kryetarit tė Komitetit Shtetėror, nga qeveria ose
presidenti, nuk ishte thelbėsore pėr kėtė ligj, pikė kjo e parashikuar nė
nenin 15 tė ligjit. "Kjo ėshtė njė ēėshtje teknike qė nuk duhet ekzagjeruar.
Ne do tė shohim se si ka funksionuar kjo strukturė nė shtetet e tjera pėr tė
vendosur pėr versionin pėrfundimtar, pra nga cili ėshtė drejtuar", -shtoi
Bufi. Nga ana tjetėr, sekretari i pėrgjithshėm i PD-sė Ridvan Bode tha dje
se opozita nuk do tė tėrhiqet nga kėrkesa e saj pėr tė emėruar anėtarin e
5-tė tė KSHKKP-sė nga presidenti. Ai gjithashtu e konsideroi tė
panegociueshme pikėn 4 tė nenit 8 tė projektligjit. Gjatė shqyrtimit dhe
miratimit tė disa neneve nė seancėn e ditės sė hėnė, dy palėt nuk ranė
dakord se nga kush do tė emėrohet kreu i KSHKKP-sė, duke e shtyrė miratimin
e nenit 15 pėr nesėr. Opozita kėrkoi qė kryetari i kėsaj strukture qė do tė
ndjekė nga afėr tė gjithė procesin e kompensimit, tė emėrohet nga
presidenti, ashtu siē ėshtė pėrcaktuar nė draftin fillestar. Ndėrsa shumica
parlamentare kėrkon qė kryetari tė emėrohet nga qeveria, pėr tė mos e lėnė
strukturėn tė pavarur nga ekzekutivi.

----------------------------------------------------------------------------


Ligji pėr pronat, Berisha takon ambasadorin e OSBE-sė Liponen
 Lajmi i ores 6:00 PM http://www.balkanweb.com/


Osmo Liponen

 TIRANE (2 Qershor) - Kryetari demokrat Sali Berisha ka takuar sot
ambasadorin e OSBE-se Osmo Liponen. Ne qender te bisedes ka qene
projektligji per kthimin e kompensimin e pronave, ku demokratet nuk bien
dakort me disa amendamente te hartuara nga socialistet. Sipas Berishes
opozita nuk do te behet pale per abuzimet e metejshme me pronat. Ai sqaroi
ne nje konference shtypi se PD-ja do te votoje kunder nese nuk korigjohet
neni qe trajton ceshtjen e te shperngulurve. Sipas Berishės lenia e ketij
problemi mes pronareve dhe banoreve te ardhur ne tokat e tyre do te
shkaktoje nje gjakderdhje te re mes pronareve dhe te shperngulurve. "Ideja
se ky problem mund tė zgjidhet pa ndėrhyrjen e shtetit ėshtė me pasoja
jashtėzakonisht tė rrezikshme, pasi bėn tė pamundur legalizimin, sjell
konflikte mes popullsisė dhe shtim te viktimave pėr cėshtjen e pronave", u
shpreh lideri demokrat Berisha. Kuvendi nė kėto tre javė po diskuton rreth
projektligjit mė tė bujshėm atė tė pronave. Varianti Mediu-Cako i paraqitur
nė kuvend, u rrėzua nga shumica e deputetėve. Socialistėt me asistencen e
eksperteve te OSBE-se kane paraqitur variantin e projektligjit per pronat, i
cili prej disa ditesh vazhdon te jete ne axhenden e seancave plenare.
bm/bm(BalkanWeb)

-----------------
PD: Ja ku s'bashkohemi me PS, 3 kushte pėr tė miratuar "Pronat"

Lajmi i ores 10:45 AM

TIRANE (2 Qershor) - Sekretari i Pėrgjthshėm i Partisė Demokratike dhe
njėkohėsisht nėnkryetar i komisionit tė Ekonomisė, Ritvan Bode kontestoi
ēėshtje tė pėrfshira nė ligjin e ri pėr Kthimin dhe kompensimin e proanve.
Njė nga pikat tė cilėn Bode e konsideroi tė panegociueshme ishte ajo qė ka
tė bėjė me personat, tė cilėt kanė marrė me qera, apo me koncesion,
ndėrtesa, tė cilat janė ndėrtuar mbi trojet e ish pronarėve dhe qė kanė tė
drejtė pėr tė privatizuar trojet duke i blerė ato me ēmimin e tregut. Kjo
sipas demokratėve ėshtė e paligjshme. Sipas Bodes, njė gjė e tillė do tė
thotė tjetėrsim i pronave. "PD-ja kėrkon qė nė rastet kur ekziston njė ish
pronar nė kėto troje tė zėna, tė transferohet kontrata sipas kodit civil,
ndėrmjet ish pronarit shtet tek ish pronari privat, deri nė pėrfundimin e
kėtyre kontratave tė nėnshkruara nė marrėveshjet perspektive. Ēėshtja e
propozimit tė kryetarit tė Komitetit tė Kthimit dhe Kompesimit tė pronave,
ėshtė njė tjetėr kontestim nga ana e PD-sė pėr ligjin e pronave. Kėshtu,
sipas Bodes, propozimi i kryetarit tė kėtij komiteti nga ana e qeverisė, do
tė thotė se ky institucion nuk do tė jetė i pavaruar, ashtė siē edhe ėshtė
propozuar nga ekspertėt e OSBE-sė. Nė rast se mazhoranca nuk do tė tėrhiqet
nga propozimi i saj, atėherė demokratėt kėrcėnojnė me mospjesmarrje nė kėtė
komitet. "Misioni i opozitės ėshtė qė tė gjejė rrugėn e njė procesi
transparent, nėpėrmjet praktikave tė tjera parlamentare, por jo pjesė e
strukturave qeveritare", tha Bode. Pėr demokratėt njė ēėshtje e rėndėsishme
ishte kompensimi i pronave tė zėna nga ndėrtimet e paligjėshme nė zonat
interurbane. Nė nenin e miratuar nė seancėn e ditės sė hėnė u vendos qė tė
jetė pronari i banesės i cili duhet tė paguajė ēmimin e truallit mbi tė
cilin ėshtė ndėrtuar kjo ndėrtesė. PD propozoi qė shteti duhet tė paguajė
ashtu si pėr ēdo pronė tė zėnė, dhe pas miratimit tė ligjit pėr legalizimet
e zonave informale, tė shikohen mundėsitė e kthimit tė kėtij kopmensimi.
Sipas tij, njė mėnyrė e tillė do tė ulte mundėsitė e konflikteve midis
pronarėve tė tokės dhe pronarėve tė banesave. ro/ro (BalkanWeb)

----------------------------------------------------------

http://www.gazeta55.com/
Pėr kthimin e pronave, Nano jep vetėm 100 milionė dollarė

Kryetari i komisionit qeveritar pėr kthimin e pronave, Sokrat Sino, deklaroi
dje se vetėm 100 milionė dollarė ishin pėrcaktuar pėr kompensimin e 30% tė
pronave, edhe pse, sipas shikimit faktit, nuk ka troje tė pazėna pėr kthimin
fizik tė 70% tė tyre

Projektligji i njohjes sė kthimit dhe kompensimit tė pronave, pritet tė
miratojė sot njė sėrė nenesh tė mbetura nga seanca paraardhėse e sė enjtes.
28 nenet e kėtij projektligji kanė qenė nė qendėr tė njė debati tė ashpėr
mes tė gjitha forcave politike, tė pėrfaqėsuara nė parlament. Ndėrsa nga
qeveria aktuale ende nuk ka dalė ndonjė faturė se sa do tė jetė kostoja e
kompensimit tė 30 pėrqindėshit tė pronave tė cilat nuk do tė kthehen, por
sipas projektligjit qė pritet tė miratohet, do tė ketė kompensim sipas
vlerės sė tregut tė tokės.

Ndėrkohė, qė 70 pėrqind e tokave do t'i rikthehen fizikisht pronarėve. Por
fatura me tė cilėn duhet tė pėrballet shteti shqiptar pėr kompensimin e 30
pėrqindėshit tė tokave tė vendit, ėshtė shumė e madhe, pavarėsisht se
projektligji e parashikon qė problemi i pronave tė mos ekzistojė nė mbarim
tė 15-vjeēarit tė parė tė 2000-shit. Kryetari i komisionit shtetėror tė
kthimit dhe kompensimit tė pronave Sokrat Sino, ka theksuar se kjo faturė
ėshtė e papėrballueshme nga shteti. Sino shprehet pėr njė shifėr rreth 100
milionė dollarė, pėr tė bėrė kompensimin finaciar tė 30 pėrqindėshit tė
tokave.

Ndėrkohė qė, dhe deputetetėt e Partisė Demokratike kanė shprehur tė njėjtin
shqetėsim gjatė diskutimeve pėr draftin e pronave.

Kėshtu, drafti i hartuar nga OSBE dhe njė grup deputetėsh tė parlamentit,
pas diskutimeve tė shumta qė ka njohur dhe debateve qė do tė pasojnė, duhet
tė ketė dhe njė zė tė veēantė nė buxhetin e shtetit shqiptar, pėr vite mė
radhė dhe nuk mund tė jetė pjesė e njė qeverisjeje, por do tė ketė njė
shtrirje kohore disavjeēare. Zbatimi i ligjit pėr pronat, natyrisht do dhe
konsensusin e shoqėrisė shqiptare, e cila ėshtė ajo qė do tė prekė efektet e
ligjit.

Ndėrsa konsensusi i politikanėve ka kaluar njėrėn prej pikave mė tė nxehta
tė projektligjit, siē ishte ajo e tatimit tė jashtėzakonshėm, tė aplikuar nė
1945, por ende ka disa nene, pėr tė cilat debati i ditės sė sotme nė sallėn
e parlamentit, pritet tė jetė i ashpėr.

Pėrveē debatit, duhet tė ishte paraqitur njė formulė e saktė e kompensimit
ku, sipas deputetėve tė Partisė Demokratike, pjesa mė e madhe e fondeve pėr
kompensimin, duhet tė vijnė nga privatizimi i tokave tė bregdetit, tė cilat
janė dhe mė tė lakmuarat nga njerėzit e veshur me pushtet dhe rrethit tė tė
afėrmve tė tyre. Shuma prej 100 milionė dollarėsh, e parashikuar nga
kryetari i komisionit shtetėror pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, Sino,
tashmė i takon shtetit dhe punės sė kėtij komisioni, pėr tė mbledhur fondet
e duhura dhe pėr t'i ēuar nė destinacion.

Projektligji, ende pa marrė formėn e tij tė njė ligji, ka njohur
pėrnjėherėsh kundėrshtarėt e vet. Republikanėt, ballistėt, legalistėt, si
dhe shoqata "Pronėsi pėr drejtėsi", etj, kanė shprehur kundėrshtimin e
miratimit tė projektligjit, duke kėrcėnuar deri nė protesta, pėr tė marrė
nga parlamenti zgjidhjen qė, sipas tyre, ėshtė mė e mira.

Ndėrsa deputetėt e PR-sė, tė PBK-sė, tė PLL-sė, tė PDR-sė, janė shprehur se
do tė bojkotojnė seancėn e shqyrtimit tė projektligjit, pėr njohjen, kthimin
dhe kompensimin e pronave.

-----------------------------------------------------

© 2003 Gazeta Panorama 3Qershor 2004 http://www.panorama.com.al/



Faqe 5 - Politikė
3Qershor 2004

Ligji i pronave
kritikat


Diskutimi i ligjit, Federata e Shoqatės sė Pronarėve tė Ballkanit, letėr
Nanos, Berishės dhe Pėllumbit

Paradias: Ligji pėr pronat, i nxituar

"Do tė isha i lumtur tė raportoja nė BE njė zgjidhje pozitive"


Nikolin Todolli

Qeveria dhe partitė shqiptare janė nxituar nė pėrgatitjen e ligjit pėr
pronat.

Ky apel vjen nga Federata Helenike e Pronave (UIPI), e cila i ka drejtuar
njė letėr kryeministrit Nano, liderit tė opozitės, Berisha,
kryeparlamentarit Pėllumbi, si dhe dy deputetėve opozitarė, nismėtarė tė njė
projektligji pėr pronat, Mediut dhe Cakos. Dy ditė para votimit pėrfundimtar
nė Kuvend tė draftit pėr pronat, sekretari i pėrgjithshėm i UIPI-it, Strato
Paradias, thekson se komisionet parlamentare duhej tė kishin diskutuar mė me
seriozitet pikat e rėndėsishme qė prek kthimi dhe kompensimi i pronave.
Gjithashtu, partitė kryesore, PS-ja dhe PD-ja, duhej tė kishin marrė nė
konsideratė kėrkesat e ish-pronarėve shqiptarė, tė cilėt kanė paraqitur
mjaft amendamente pėr draftin pėr pronat.

Kėshtu, Federata Helenike e Pronave thekson se Shqipėria duhet tė rregullojė
nė mėnyrė korekte tė gjitha problemet qė burojnė nga dhunimet e ndodhura mė
parė. Duke kėrkuar indirekt shfuqizimin e Ligjit 7501 pėr pronat, Paradias
thekson nė letrėn e tij se kjo masė, pėrveēse do tė zgjidhte problemin e
pronės nė vendin tonė, do t'u hapte gjithashtu rrugė investimeve tė huaja nė
vend. "Njė zgjidhje e drejtė e ēėshtjes sė kthimit tė pronave pronarėve tė
ligjshėm, do tė zgjidhte njė ēėshtje jo vetėm morale e sociale, por edhe njė
ēėshtje shumė tė rėndėsishme financiare dhe ekonomike", nėnvizon Paradias. E
shqetėsuar pėr zgjidhjen qė do tė marrė problemi i kthimit tė pronave nė
Shqipėri pas miratimit tė draftit tė OSBE-sė dhe tė njė grupi deputetėsh,
UIPI kėrkon miratimin sa mė parė nga Parlamenti tė ligjit pėr kthimin dhe
kompensimin e pronave, por me kusht qė tė zbatohen rekomandimet e Komisionit
tė Venecias dhe tė BE-sė. "Ne, sinqerisht, dėshirojmė qė drafti ligjor pėr
pronat tė jetė plotėsisht nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare tė
mbrojtjes sė pronės private", thekson presidenti Paradias nė letrėn qė u ka
dėrguar liderėve tė politikės shqiptare.

Apeli ballkanik pėr pronat
Shoqatat e ish-pronarėve tė vendeve ballkanike dhe vendeve tė tjera tė
Evropės Lindore kanė miratuar njė rezolutė pėr ēėshtjen e pronave. E
mbledhur nė datat 7 e 8 maj tė kėtij viti nė Selanik tė Greqisė, UIPI u
drejtohet kėshtu tė gjitha qeverive tė Ballkanit, mes tė cilave edhe asaj
shqiptare. "Kthimi i tė drejtave tė pronėsisė, tė shkelura padrejtėsisht dhe
mbrojtja e tė drejtave tė pronave ekzistuese janė njė pjesė integrale e tė
drejtave tė njeriut, ku e drejta e kthimit duhet tė ketė prioritet mbi ēdo
tė drejtė pronėsie qė rrjedh nga transaksionet me pronat e konfiskuara
padrejtėsisht, pėrpara kthimit tė tyre", thuhet nė rezolutėn e kėsaj
federate. Sė fundi, presidenti i UIPI-it shpreson qė politika dhe qeveria
shqiptare tė miratojnė njė ligj tė saktė pėr pronėn. "Do tė ishte kėnaqėsi e
madhe, nėse unė do tė isha nė gjendje tė raportoja diēka pozitive pėr vendin
tuaj nė takimin e ardhshėm tė shoqatave tė ish-pronarėve me pėrfaqėsuesit e
BE-sė nė Gjermani", thekson Paradias.

Fatura financiare
Rekomandime nė adresė tė qeverisė shqiptare kanė dėrguar edhe zyrtarėt e
Kėshillit tė Evropės. Nė paketėn e detyrave qė KE-ja i ka dorėzuar qeverisė
shqiptare theksohet se ligji duhet tė parashikojė njė faturė financiare pėr
kthimin dhe kompensimin e pronave. Kėtė fakt e kanė denoncuar nė Parlament
dhe nė komisione edhe deputetėt e opozitės dhe njė pjesė e mazhorancės.
Ndėrkohė, gjatė debatit nė Parlament pėr pronat, ministri i Financave, Arben
Malaj, ka pėrllogaritur vetėm vlerėn ekonomike qė mund tė kapė kreditimi pėr
familjet qė banojnė nė qira nė shtėpitė e ish-pronarėve. Ndėrkohė, KE-ja i
ka sugjeruar qeverisė qė ligji tė shoqėrohet edhe me njė studim
ekonomiko-social tė situatės sė tokave dhe pronave nė Shqipėri. Kėto dy pika
janė kontestuar edhe nga opozita gjatė debatit nė Parlament.



Komiteti Shtetėror, i kėrkohet ndihmė OSBE

Ligji i pronave mbetet sėrish nė duart e ekspertėve tė OSBE-sė. Kuvendi i ka
kėrkuar institucionit ndėrkombėtar qė tė ofrojė asistencėn e tij pėr
Komitetin Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Diskutimi pėr
pėrbėrjen e kėtij komiteti ngjalli debate tė forta nė seancėn e fundit tė
Kuvendit, gjatė shqyrtimit tė nenit 9 tė projektligjit "Pėr kthimin dhe
kompensimin e pronave". Drafti ligjor qė po diskutohet nė Parlament
pėrcakton formulėn 2+2+1 pėr anėtarėt e kėtij komiteti. Por, Partia
Demokratike nuk ka pranuar qė njė anėtar tė propozohet nga Kėshilli i
Ministrave, pasi kjo do tė bėjė qė ky komitet tė mos jetė i pavarur.
Ndėrkohė, Grupi Parlamentar i PS-sė dhe pėrfaqėsues tė qeverisė kanė
kundėrshtuar duke theksuar se Komiteti Shtetėror i Pronave duhet tė ketė
patjetėr njė emėr tė propozuar nga qeveria. Nė kėtė pikė debati,
kryeparlamentari Pėllumbi ka kėrkuar ndihmėn e OSBE-sė. Ekspertėt e kėtij
institucioni pritet tė kontaktojnė sot me pėrfaqėsuesit e forcave
parlamentare kryesore dhe me komisionet parlamentare pėr tė sqaruar kėtė
pikė. Ata do tė shpjegojnė mėnyrėn se si vendet e tjera tė Evropės
Juglindore dhe tė asaj Perėndimore e kanė zgjidhur kėtė ēėshtje.



Ish-pronarėt, ankesė nė BE

Shoqatat e ish-pronarėve kėrkojnė sėrish ndėrhyrjen e kryekomisionerit tė
jashtėm tė BE-sė, Kris Paten, qė tė ndėrhyjė pranė qeverisė shqiptare pėr tė
zgjidhur problemet e tyre. Krerėt e shoqatave kanė paralajmėruar protesta,
duke bėrė publik qėndrimin e tyre kundėr variantit pėrfundimtar qė po voton
PS-ja e PD-ja.



Bode paralajmėron bojkot pėr pronat
PD, kushte tė reja nė kėmbim tė votės

Demokratėt shtojnė kushtet nė kėmbim tė votave pėr projektligjin e kthimit
dhe kompesimit tė pronave. Sekretari i pėrgjithshėm i PD-sė, Ritvan Bode, ka
paralajmėruar dje me bojkot tė seancės plenare, nė rast se kreu i komitetit
shtetėror pėr kthimin dhe kompesimin e pronave nuk do tė caktohet nga
presidenti i Republikės. Gjithashtu, Bode nuk ėshtė dakord edhe me nenin 8,
pika 4 dhe 1, pėr tė cilat akuzon se mazhoranca synon grabitjen e pronave
publike. "Interesa tė caktuara brenda shumicės parlamentare po synojnė qė nė
ligj tė sanksionohen amendamente, tė cilat dėmtojnė rėndė dhe kompromentojnė
zbatimin e ligjit. Kėto klane brenda mazhorancės duan tė marrin nė mbrojtje
pėrfitimin e paligjshėn qė kanė mundur tė sigurojnė deri mė sot nėpėrmjet
kontratave tė qirasė apo amfiteozės", tha dje Bode. Sipas tij, kjo metodė do
t'i bėjė kėta njerėz me pushtet jo thjesht pėrdorues tė kėtyre pasurive
publike, por pronarė tė tyre. Ai konsideron se sipas amendamenteve tė bėra
nga shumica e parlamentarėve, synohet qė tė gjitha kontratat e qirasė e tė
marrėveshjeve tė tjera tė amfiteozės tė bėra mbi pasuritė publike qė u
takojnė ish-pronarėve apo qė i takojnė shtetit, tė tjetėrsohen nėpėrmjet
blerjes sė truallit mbi tė cilin janė ngritur kėto objekte. "Neni 8 pika 1,
i miratuar tashmė, synon bllokimin e procesit tė transferimit tė pronės
publike, privatizimit apo dhėnies me qira pas futjes nė fuqi tė kėtij ligji.
Ndėrsa, neni 8, pika 4, sipas formulimit tė qeverisė, kėrkon qė kontratat e
lidhura deri mė sot nė formėn e qirasė, tė tjetėrsohen nė interes tė
qiramarrėsit aktual apo disponuesit tė kontratave amfiteozė", sqaroi dje
qėndrimin e PD-sė, Bode.

----------------------------------------------
Data e Publikimit: 02/06/2004 http://www.ballkan.com/
PS-PD, pėrplasje pėr Komisionin e Pronave
 Bode: "Nėse nuk ndryshon, ne votojmė kundėr", Bufi kundėr: "Qeveria ka
pėrgjegjėsi pėr ndarjen e pronave"


 Autori i Lajmit: Bledar Hoti
TIRANĖ - Dy partitė kryesore politike, Partia Socialiste dhe Partia
Demokratike, pėrplasen sėrish pėr ligjin e pronave pėr varėsinė e Komisionit
Shtetėror tė Pronave, tė institucionit tė ri qė do tė merret me procesin e
ndarjes sė pronave. Sekretari i Pėrgjithshėm i PD-sė, Ridvan Bode, deklaroi
se mosdhėnia e pėlqimit nga ana e socialistėve mund tė sjellė votėn kundėr
tė demokratėve, pėr votimin pėrfundmitar tė ligjit tė "Pėr kthimin dhe
kompensimin e pronave pėr ish-pronarėt". "Nėse PS-ja nuk ndryshon mendimin e
saj pėr mėnyrėn e drejtimit tė Komisionit tė Kthimit Shtetėror tė Pronave,
pėr t'ia lėnė drejtimin Kėshillit tė Ministrave, kėtė strukturė tė re,
atėherė, ne si Parti Demokratike do tė votojmė kundėr kėtij projektligji tė
pronave, duke fajėsuar socialistėt pėr mungesėn e konsensusit", deklaroi
Bode. Sipas nėnkryetarit tė Komisionit parlamentar tė Ekonomisė, demokratit
Bode "ėshtė shumė e rėndėsishme qė kėtė Komitetit Shtetėror tė mos ta
drejtojė Qeveria, por tė jetė i pavarur dhe kryetari i saj, tė propozohet
nga ana e presidentit tė Republikės". "Ne mendojmė se mbikėqyrja e kėtij
institucioni nga ana e Qeverisė, do tė kishte mungesė transparencė nė
dhėnien e vendimeve dhe ndarjen e pronave", theksoi Bode.
Bufi
Kryetari i Komisionit parlamentar tė Ekonomisė, socialisti Ylli Bufi gjatė
deklarimit pėr median ka kundėrshtuar idenė e hedhur nga demokratėt, duke e
cilėsuar si tė zbatueshme. Sipas tij, komisioni shtetėror ėshtė njė
institucion qė duhet tė lihet nė varėsi tė Kėshillit Ministrave. "Procesi i
ndarjes sė pronave ka njė pėrgjegjėsi tė madhe, dhe duhet ta mbajė Qeveria
tė gjithė ngarkesėn pėr procesin e kompesimit dhe dhėnies sė pronave. Nėse
ne duhet tė vazhdojmė me idenė e njė KQZ-je tė balancuar, mendoj se kjo
frymė nuk duhet tė futet nė ndėrtimin e institucioneve", deklaroi deputeti i
PS-sė, Bufi. Ndėrkohė sekretari pėr Marrėdhėniet me Publikun nė PS, Bardhyl
Agasi, tha se PS-ja ka dhėnė kontributin e saj nė miratimin me konsensus tė
projektligjit pėr "Kthimin dhe kompensimin e pronave pėr ish-pronarėt".
Sipas tij, demokratėt nuk kanė pse tė vendosin kushte tė tilla, pasi ka disa
qėndrime qė PS-ja nuk mund t'i lėshojė. Diskutimet pėr projektligjin e
pronave, vazhdojnė akoma nė Kuvend. Deri tani Kuvendi ka miratuar disa nga
nenet kryesore tė kėtij projektligji, duke vendosur heqjen e tatimit tė
jashtėzakonshėm, si njė pjesė e konsensusit tė arritur mes pozitės dhe
opozitės. Deri tani janė miratuar 15 nene tė projejktligjit tė pronave, duke
pritur miratimin e 13 neneve tė tjera tė kėtij drafti. Nė votimin e kėtij
projektligji nė Kuvend nuk kanė marrė pjesė deputetėt e partive tė vogla
parlamentare, si PR-ja, PLL-ja, PBK-ja. Deputetėt e kėtyre partive janė
shprehur se "drafti i paraqitur nga qeveria nuk e zgjidh ēėshtjen e pronave,
duke lėnė nė fuqi abuzimet e kryera nė procesin e shpėrndarjes sė pronave
gjatė 14 viteve".

---------------
SHBA vlerėson paktin PS-PD pėr ligjin e pronave


 Autori i Lajmit: Tirane
Tiranė - Pakti qė u arrit nė Parlament mes Partisė Socialiste dhe Partisė
Demokratike pėr ēėshtjen e pronave, ka marrė vlerėsimin e Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės. Nė njė takim me zėvendėskryeministrin Namik Dokle, i
ngarkuari me punė i SHBA-sė nė Tiranė, Steven Zate, ka bėrė tė ditur kėtė
qėndrim, duke e cilėsuar kėtė konsesus si njė hap tė mirė pėr tė ardhmen e
vendit. Zate vjen nė Tiranė, pas largimit tė ambasadorit amerikan Xhejms
Xhefri, i cili akoma nuk ėshtė zėvendėsuar nga Uashingtoni. Nė kėtė takim,
Zate ka shprehur pėrgėzimet e Qeverisė Amerikane pėr progresin e bėrė pėr
ligjin pėr pronat. "Ky ėshtė me tė vėrtetė njė hap pozitiv, si pėr
shqiptarėt qė do tė qartėsohen pėr tė drejtėn pėr pronėn, por edhe pėr
investitorėt e huaj qė duan tė investojnė nė Shqipėri", tha ai nė kėtė
takim. Kėshtu bėn tė ditur zyra e shtypit pranė qeverisė. Zate ka shtuar se,
"Qeveria Amerikane shprehet optimiste pėr kėtė hap pozitiv dhe pėr mė tėpėr
qė mazhoranca dhe opozita shqiptare po bashkėpunojnė pėr probleme
fondamentale". Sipas tij, Qeveria e SHBA-sė dhe e vendeve tė tjera e
konsiderojnė kėtė bashkėpunim mes pozitės dhe opozitės njė mundėsi shumė tė
mirė edhe pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO dhe BE. "Bashkėpunimi midis
tė gjitha forcave politike", shtoi mė tej i ngarkuari me punė i SHBA-sė,
"duhet tė bėhet real edhe pėr zgjedhjet e vitit 2005, gjė qė do tė pėrbėjė
edhe njė hap tjetėr shumė pozitiv pėr Shqipėrinė". Ndėrsa Dokle nga ana e
tij vlerėsoi se marrėdhėniet e Shqipėrisė me SHBA-nė janė marrėdhėnie
strategjike. Ai ėshtė shprehur se, "SHBA-ja ėshtė miku ynė mė i madh". Dokle
e njohu tė ngarkuarin me punė tė SHBA me masat qė po merr Qeveria pėr
zbatimin e thellimin e reformave nė tė gjitha fushat, pėr diskutimin me
seriozitet qė po i bėhet nė Parlament ligjit tė pronave, duke e garantuar
pėr miratimin e tij. Po ashtu, Dokle e informoi tė ngarkuarin me punė tė
SHBA-sė pėr punėn e vazhdueshme dhe me pėrgjegjėsi qė po bėn Qeveria pėr
integrimin nė BE dhe nė NATO, duke vėnė nė dukje se pėrgatitjet janė
intensifikuar pėrpara Samitit tė Stambollit. Shqipėria, sipas Dokles, kėrkon
qė tė pėrfaqėsohet sa mė denjėsisht dhe me njė platformė tė qartė dhe
realiste.


---------------------
Mardi, Juin 1, 2004 Signalé: 2:52 PM

Le projet de loi pour la restitution des propriétés et la
compensation des propriétaires vers son adoption définitive


TIRANA, 1er juin /ATA/ Par Anila Struga/ - Le Parlement
albanais a réussi . adopter hier soir six autres articles du
projet de loi "pour la restitution des propriétés et la
compensation des propriétaires" tenant compte également d'une
partie des changements faits par les commissions parlementaires
et en leur ajoutant certains amendements proposés par des
députés.
Mźme si on est parvenu . un consensus sur certains des
articles les plus importants de ce projet de loi, les
représentants de la majorité et de l'opposition ont débattu de
nouveau lors de la séance pléničre de la veille de questions
particuličres.
L'article 9 concernant les habitations des anciens
propriétaires ,tait le point le plus débattu de ce projet de loi.
Les discussions sur cet article ont durée environ trois heures. A
la fin, la proposition du député social-démocrate, Skėnder
Gjinushi, a été soutenue par la plupart des députés.
Cette proposition prévoit que les habitations des anciens
propriétaires leur soient restituées dans trois ans et qu'aprčs
ce délai, les locataires payent le loyer selon une valeur adoptée
par le Conseil des ministres. En mźme temps, le gouvernement
assurera des habitations ą loyer minimal pour abriter 3400
familles locataires qui vivent dans des propriétés privées.
De mźme, un autre point débattu de l'article 9 était aussi
les constructions illégales faites dans les propriétés privées.
Aprčs les débats et certains amendements rejetés, le Parlement a
décidé que, partant d'hier, les personnes qui ont construit leurs
habitations illégalement dans une propriété, qui n'est pas la
leur, achčtent cette propriété, aprčs le processus de la
légalisation de leur habitation.
A l'issue de la séance de la veille, le Parlement a réussi .
adopter la moitié des articles de ce projet de loi, alors que le
reste est prévu źtre adopté, jeudi, 3 juin./klod/JDE