02/07/2004 http://www.shekulli.com.al/

Pa humbur asnjė sekondė PS e PD e kanė kaluar nė Kuvend marrėveshjen pėr
zgjedhjet

Pakti PS-PD, partitė e vogla deklarojnė bojkotin


A.Rama


TIRANE- Partitė e vogla parlamentare deklaruan dje nė Kuvend mospjesėmarrjen
nė komisionin dypalėsh pėr reformėn zgjedhore. Por pavarėsisht nga qėndrimi
tyre kundėr ngritjes sė kėtij komisioni pa marrė mendimin e tyre, Parlamenti
mbėshteti nė parim me shumicė votash ( 76) projektvendimin e paraqitur nga
dy forcat politike, duke i hapur rrugė ngritjes sė komisionit dypalėsh pėr
reformėn zgjedhore. Ndėrsa pėrfaqėsuesit e grupeve parlamentare tė PSD-sė,
PR-sė, PBDNJ-sė, PLL-sė, PBK-sė dhe PDR-sė votuan kundėr projektvendimit nė
fjalė i paraqitur nė seancė plenare nga PS dhe PD, pas konsensusit tė
arritur mes tyre pėr ngritjen e njė komisioni tė dytė bipartizan. Ata e
konsideruan tė papranueshėm faktin qė po shmangeshin nė kėtė mėnyrė ato
forca politike qė tė gjitha sė bashku kishin mbėshtetjen e 1/3 sė
elektoratit shqiptar duke kėrkuar qė miratimi i projektvendimit pėr ngritjen
e komisionit dypalėsh tė shtyhej pėr ditėn e hėnė me qėllim qė tė
konsultoheshin tė gjitha grupet parlamentare. Ndėrkaq kryetari i opozitės
Sali Berisha tha se konsensusi i arritur mes dy partive kryesore, ishte
transparent duke ftuar edhe forcat e tjera parlamentare qė tė bashkėpunonin
nė ngritjen e kėsaj strukture tė posaēme pėr vazhdimin e reformės zgjedhore.
Kryetari i PSD-sė Skėnder Gjinushi, e konsideroi shkelje tė rregullores,
pėrfshirjen e projektvendimit nė rendin e ditės, pa u shqyrtuar mė parė nga
komisioni i Ligjeve. Ai tha se miratimi i kėtij komisioni nė mėnyrė
arbitrare ishte zbatimi i njė urdhri politik dhe vazhdim i metodave tė
dėshtuara, siē u veprua me komisionin e mėparshėm bipartizan. Nga ana tjetėr
deputeti republikan Neritan Alibali shtoi se duhet tė mblidheshin tė gjitha
grupet parlamentare pėr tė diskutuar. Ndėrsa kryetari i komisionit tė
Ligjeve Spartak Braho sqaroi se asnjė vendim i Parlamentit, nuk mund tė
miratohet pa u shqyrtuar mė parė nga komisioni i Ligjeve. Sipas tij,
projektvendimi i paraqitur nė seancė, nuk mund tė quhet as nismė ligjore,
pasi nuk ka numrin e nevojshėm tė firmave tė deputetėve, pasi ėshtė firmosur
vetėm nga dy kryetarėt e grupeve parlamentare. Por kryetari i seancės Servet
Pėllumbi, tha se pėr pėrfshirjen e kėtij vendimi nė rendin e ditės kishte
vendosur byroja parlamentare. Ai kėrkoi qė tė mblidhej komisioni i Ligjeve
duke ndėrprerė seancėn, por as kjo nuk shėrbeu pėr tė arritur ndonjė
konkluzion dhe kompromis mes palėve.