http://www.ballkan.com/ Data e Publikimit: 02/10/2004
Foto e Lajmi i Pare
 
Leka I nuk pranon postin e Kryeministrit

 Referendumin pėr monarkinė do ta kėrkojmė pas stabilitetit tė ekonomisė nė vend 
 
 Autori i Lajmit: Ilir Bushi

“Mbreti Leka i Parė nuk pranon postin e Kryeministrit, kėshtu qė paralelizmi me Mbretin Simeon i Dytė tė Bullgarisė nuk mund tė jetė i pėrshtatshėm”. Kėshtu deklaroi dje kreu i grupit parlamentar Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, Maksim Begeja, nė njė intervistė pėr gazetėn “Ballkan”. Duke folur pėr lėvizjet e reja brenda Oborrit Mbretėror dhe brenda grupit tė ri parlamentar, Begeja tha gjithashtu se Leka i Parė nuk do tė kandidojė me emėr nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe as ministrat e Oborrit nuk do tė marrin poste ministrore nė rast tė njė krijimit tė njė kabineti tė ardhshėm mbretėror. Kėtė gjė ai e theksoi edhe pėr princin Leka dhe deklaroi se “nė postin kryeministror do tė zgjidhet ndonjė prej intelektualėve tė njohur qė kanė pėrqafuar lėvizjen mbarėkombėtare”.
 
Zoti Begeja, cilėt janė ministrat e kabinetit tė ardhshėm mbretėror?
Dua t’ju them qė nė fillim se kjo ėshtė njė pyetje abuzuese, sepse Mbreti Leka i Parė asnjėherė nuk ka ndėrtuar dhe as nuk ka paracaktuar njė qeveri tė tillė tė ashtuquajtur “qeveri hije”. Ndėrsa dua t’ju them me kėtė rast se emrat e tė ashtuquajturit “kabinet mbretėror” pėrbėjnė njė diversion. Ne kurrė nuk kemi deklaruar emra tė tillė.

A ėshtė e vėrtetė se ju ose Mbreti Leka i Parė do tė synoni postin e Kryeministrit, nė rast se formohet njė kabinet i tillė?
E para qė dua t’ju sqaroj kėtu ka tė bėjė me faktin se Mbreti Leka i Parė ka deklaruar disa herė se nuk do tė marrė pjesė si individ nė asnjė qeveri, qoftė edhe duke marrė postin kryeministror. Kėtė gjė ma ka thėnė disa herė edhe mua personalisht, por e ka bėrė edhe publike nė disa raste tė ndryshme. E dyta ėshtė se unė vetė asnjėherė nuk kam kėrkuar postin e kryeministrit dhe kurrė nuk kemi biseduar pėr kėto probleme. Nė kuadrin e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar ne kemi ndėrtuar njė strategji pėr nxjerrjen e vendit nga kriza, por jo pėr tė ndarė poste. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, saqė Mbreti Leka i Parė ka deklaruar se asnjėri prej pjesėtarėve tė Oborrit Mbretėror nuk do tė marrė pjesė nė ndonjė kabinet tė ardhshėm qeveritar. Dhe pėr tė sqaruar tė gjithė opinionin publik, unė po ju pėrsėris deklaratėn e Mbretit Leka i Parė, i cili ka thėnė qė nuk do tė kandidojė as si emėr nė zgjedhjet e ardhshme. Dhe kjo vlen edhe pėr pjesėtarėt e Oborrit Mbretėror.

Ēfarė roli do tė ketė Ēembėrleni nė rast tė njė kabineti mbretėror?
Ēembėrleni nuk do tė ketė asnjė rol tė veēantė nė kabinetin e ardhshėm mbretėror. Sepse tė gjithė punojnė pėr njė qėllim tė vetėm: tė nxjerrin vendin nga kriza ekonomike dhe politike.
Po ministrat e tjerė tė Oborrit Mbretėror nė ēfarė postesh do tė caktohen nė rast fitoreje?
Ministrat e Oborrit Mbretėror janė ministra qė bėjnė punė tė ndryshme sot, pėr komunikimin e familjes mbretėrore dhe lėvizjes qė ajo pėrfaqėson me botėn e gjerė. Disa merren me detyra tė caktuara, disa me aktivitetin dhe politikėn e jashtme e kėshtu me radhė. Mirėpo nė rast tė njė qeverie tė mundshme, ministrat e Oborrit gjithashtu nuk do tė inkuadrohen nė listėn e ministrave tė qeverisė. Ata qė do tė vendosen nė postet qeveritare do tė jenė njerėz tė tjerė.

Cilėt do tė jenė konkretisht?
Lėvizja jonė sot ka ofruar qindra dhe mijėra intelektualė tė shquar. Kėshtu qė ministrat e ardhshėm do tė dalin nga listat e kėtyre intelektualėve.

Po nė postin e kryeministrit cilin parashikoni tė vini?
Duhet tė kuptohemi qė e gjithė kjo bisedė po zhvillohet vetėm pėr tė kundėrshtuar njė listė qė ka dalė dje nė gazetė. Pra, unė nuk mund ta kundėrshtoj kėtė listė, duke ju paraqitur juve njė listė tjetėr, qė nė fakt nuk ekziston. Mirėpo duke iu pėrgjigjur pyetjes suaj, unė do tė thosha se edhe kryeministri i ardhshėm do tė dalė nga radhėt e kėtyre intelektualėve qė pėrmenda mė sipėr.

A mund tė jenė pėrfaqėsuesit e Partisė sė Lėvizjes sė Legalitetit disa nga drejtuesit e nesėrm tė qeverisė mbretėrore?
Lėvizja jonė pėr Zhvillimin Kombėtar ėshtė shumė mė e gjerė se sa njė parti e vetme, prandaj emrat e pėrveēėm tė partive nuk kanė lidhje pėr t’i pėrmendur si drejtues tė qeverisė sė ardhshme.

Pėrse refuzon sipas jush Mbreti Leka i Parė postin e kryeministrit tė ardhshėm?
Sepse Mbreti ka deklaruar: “Para mbretėrisė ėshtė kombi”. Dhe kjo ėshtė deviza e tij nė tė gjitha kohėt.

A ka arsye shėndetėsore nė refuzimin e Mbretit Leka i Parė?
Jo. Mbreti Leka i Parė gėzon shėndet tė plotė. Si nga ana shėndetėsore, ashtu edhe nga ana psikologjike ai ka njė formė tė shkėlqyer. Pas aksidentit nė kėmbė tani gjithēka ka shkuar mirė. Nė refuzimin e tij kėto arsye qė pėrmendėt nuk kanė asnjė ndikim apo lidhje. Refuzimi i Lekės pėr pjesėmarrjen nė ekzekutiv ėshtė i prerė dhe absolut. Jua sqarova edhe mė sipėr se ai mė shumė se njė herė mė ka thėnė mua personalisht se nuk pranon tė bėhet kryeministėr.

Ju e pėrjashtoni mundėsinė e aplikimit tė sistemit bullgar?
Nuk mund tė bėhet kėtu asnjė paralelizėm me Mbretin Simeon i Dytė tė Bullgarisė. Ka shumė ndryshime e specifika qė nuk e pranojnė njė paralelizėm tė tillė.
 
Kur parashikon Mbreti Leka i Parė njė referendum tė mundshėm pėr zgjedhjen midis republikės dhe monarkisė?
Kjo lėvizje qė kemi nisur sė bashku nuk pretendon pėr rikthimin e monarkisė. E thashė edhe njėherė se para mbretėrisė ėshtė kombi. Mirėpo, kur shteti shqiptar qė do tė dalė nga kėto zgjedhje tė konsolidohet, atėherė mund tė jetė edhe momenti i pėrshtatshėm pėr njė referendum tė tillė. Vetėm pas njė konsolidimi tė institucioneve populli mund tė dalė nė njė referendum pėr tė zgjedhur me vullnetin e lirė midis monarkisė dhe republikės.

Kur e parashikoni kohėn pėr tė kėrkuar kėtė referendum?
Kjo kėrkesė ka tė bėjė me strategjinė tonė afatgjatė. Nuk bėhet fjalė pėr periudhėn e zgjedhjeve tė tanishme parlamentare. Mė vonė do tė shohim e do tė vendosim.

Po princi Leka a ka pretendime pėr postin kryeministror?
Jo, nuk ka asnjė pretendim tė tillė. Askush prej tyre nuk ka ndonjė pretendim tė kėtij lloji.
Nė listėn e kabinetit mbretėror ishte vendosur edhe Neritan Ceka.
 
A ėshtė pėrmendur emri i tij nė mjediset e brendshme tė Oborrit Mbretėror?
Jo. Emri i Neritan Cekės nuk ėshtė pėrmendur asnjėherė aty. Nė listė kishte edhe shumė emra tė tjerė qė nuk janė pėrmendur ndonjėherė nė Oborrin Mbretėror ose nė mjediset pėrreth Lėvizjes pėr Zhvillimin Kombėtar. Kjo ndodh se konceptet tona politike ndryshojnė dhe secili ka tė drejtė tė zgjedhė kahun e vet nė politikė.

Ēfarė konceptesh kishte Mbretėresha Suzanė pėr tė ardhmen e politikės shqiptare?
Ajo ishte njė grua e shkėlqyer me koncepte bashkėkohore dhe me njė vizion tė qartė pėr politikėn. Ajo e dashuronte tmerrėsisht Shqipėrinė dhe donte qė ta shihte mirė e mė mirė. Suzana i donte shqiptarėt dhe uronte qė vėshtirėsitė ekonomike tė njerėzve tė mbaronin sa mė shpejt. Ajo thoshte gjithmonė: “Shqiptarėt meritojnė njė fat shumė mė tė mirė”.

Si pėrfundim, kur mund ta njohin shqiptarėt emrin e kryeministrit tė kabinetit mbretėror?
Kur tė vijė koha. Nuk ka rėndėsi emri i kryeministrit, por platformat drejtuese tė shtetit pėr tė dalė nga errėsira. Dhe ju e dini se ne kėto platforma i kemi bėrė publike ēdo ditė.
 
---------------------------------------------

 

Faqja 6 - POLITIKE Tetor 2, 2004 http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
 
 
Oborrtarėt e Lekės sė I nuk kandidojnė mė '05
 
Pretendenti pėr fronin mbretėror, Leka Zogu, si dhe pjesėtarėt e Oborrit Mbretėror nuk kanė tė drejtė tė kandidojnė pėr zgjedhje elektorale. Kėtė e bėri tė ditur dje kryetari i grupit parlamentar tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, Maksim Begeja. Ai u shpreh se nė statutin e Lėvizjes ėshtė e sanksionuar se jo vetėm Leka I, por edhe pjesėtarėt e tjerė tė Oborrit, ku futen ministrat e kėshilltarėt e pretendentit tė fronit, Leka I, nuk kanė tė drejtėn e tė qenit kandidat pėr deputet. Ndėrkohė, javėn e ardhshme do tė shpallet programi qė do tė ndiqet nga LZHK-ja. Zėdhėnėsi i Oborrit Mbretėror, Fluturak Gėrmenji, u shpreh pėr Gazetėn se tashmė ka pėrfunduar pėrpunimi i plotė tė gjithė programit tė Lėvizjes, i cili u hartua nga njė sėrė komisionesh tė ngritura nė funksion tė lėvizjes dhe javėn qė vjen ai do tė shpallet nga vetė Leka I. Gėrmenji u shpreh se ky program do tė shpallet nė tė gjitha rrethet e vendit, nė tė cilat janė ngritur tashmė strukturat e LZHK-sė. Gjatė kėsaj periudhe Leka I ka zhvilluar njė sėrė takimesh me pėrfaqėsues ndėrkombėtarė. Dje takimi u zhvillua me Grupin Ndėrkombėtar tė Krizave.