© 2003 Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al/
Faqe 3 - Politikė
 

3Janar 2004

Qeveria
 
Opozita braktis kuvendin. Nano falenderon reformatorėt e Pollos
 
Miratohet qeveria, pro edhe katėr nga grupi antinano
 

Luljeta Progni

Ėshtė miratuar nė seancėn e djeshme parlamentare qeveria e re me Kryeministėr Fatos Nanon.

Tė gjitha dekretet e Presidentit Moisiu pėr tetė shkarkime ministrash dhe pėr emėrimin e 12 tė tjerėve, janė miratuar nga votat e deputetėve socialistė dhe aleatėve tė tyre nė “Koalicionin pėr Integrim”. Seanca ka filluar me akuzat mjaft tė ashpra tė liderit tė opozitės ndaj Kryeministrit Fatos Nano dhe anėtarėve tė rinj tė kabinetit qeveritar. Berisha ka akuzuar edhe Presidentin e Republikės, Alfred Moisiu, se ėshtė i implikuar nė krimet e qeverisė sė re, pasi ai ka legjitimuar atė me dekretimin e ministrave tė rinj tė kėtij kabineti. Berisha i ka kujtuar Nanos akuzat e ashpra qė ky i fundit ka bėrė pėr ministrat qė do tė votoheshin vetėm pas pak ēastesh. Nė mbėshtetje tė Berishės, nėnkryetarja e parlamentit ka deklaruar se ndjehet e turpėruar se ka votuar Presidentin Moisiu pėr tė mbajtur postin e kreut tė shtetit. Topalli ėshtė mbėshtetur edhe nga deputetė tė tjerė tė opozitės.

Metistėt pro Nanos
Nė seancėn e djeshme kanė qenė tė pranishėm dhe kanė votuar pro kabinetit tė ri qeveritar katėr deputetė, anėtarė tė grupit tė mbėshtetėsve tė ish-kryeministrit Meta. Ilir Zela, Ardit Kaja, Eduard Alushi, Gjergji Koja kanė votuar dje pro dekreteve tė Presidentit pėr emėrimin e ministrave tė rinj nė kabinetin qeveritar, ndryshe nga 9 deputetėt e tjerė tė kėtij grupimi, tė cilėt kanė bojkotuar seancėn pėr miratimin e qeverisė. Ish-ministrja e Kulturės, Arta Dade dhe ish-ministrja e Punės, Valentina Leskaj, kanė qėndruar gjatė procesit tė votimit nė sallėn e deputetėve. Me 64 vota pro ėshtė miratuar dekreti pėr shkarkimin e Dades, duke shėnuar numrin mė tė vogėl tė votave pėr shkarkime, nė seancėn e djeshme pėr dekretet e Presidentit. Numri mė i vogėl i votave pro ka qenė pėr ministrin e Mjedisit, Ethem Ruka, i cili ka mundur tė marrė vetėm 73 vota pro.

Kundėrshtimet e opozitės
Deputetėt e opozitės kanė kundėrshtuar qė nė fillim tė seancės procedurėn e votimit tė dekreteve tė Presidentit. Brenda njė dekreti tė Presidentit ishin tė paraqitura tre nene, ku i pari shkarkonte njė ministėr, i dyti emėronte njė tjetėr. Kjo procedurė ėshtė vlerėsuar jo e rregullt nga opozita, pasi, sipas pretendimeve tė tyre, mund tė ishin pro me nenin e parė dhe kundėr me tė dytin dhe brenda njė vote nuk mund tė diferencoheshin qėndrimet e tyre ndaj neneve tė dekretit tė Presidentit. Pretendimi i opozitės ėshtė kundėrshtuar nga kryetari i Kuvendit dhe pas njė pushimi tė seancės ka filluar votimi, megjithė zhurmėn e opozitės para podiumit tė kryetarit tė parlamentit. Ka mbetur nė sallėn e parlamentit vetėm grupi parlamentar i PDR-sė, pasi pjesa tjetėr e opozitės ka bojkotuar seancėn. Deputetėt e PDR-sė kanė qėndruar nė sallėn e Kuvendit, megjithėse kanė dhėnė votėn e tyre kundėr qeverisė, kanė marrė falenderimet e Kryeministrit Nano pėr prezencėn nė sallė dhe ftesėn e tij pėr bashkėpunim nė fushėn e legjislativit nė tė ardhmen.

 

Grupi Meta, deklaratė kundėr qeverisė

Siē ishte paralajmėruar, dje kanė munguar nė seancėn plenare tė votimit tė qeverisė pjesa mė e madhe e grupit tė kundėrshtarėve tė Nanos nė PS. Ish-kryeministri Ilir Meta, deputetėt Dizdari, Brokaj, Kryemadhi, Prifti, Braho, Legisi, kanė munguar dje nė sallėn e Kuvendit, por kanė reaguar nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp ndaj zhvillimeve tė fundit: ”Ne njė grup deputetėsh tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, nė vazhdėn e qėndrimeve tė njohura tashmė pėr organet drejtuese tė PSSH-sė dhe pėr opinionin publik deklarojmė: Se rikompozimi i qeverisė ofruar nga z.Nano si zgjidhje pėr krizėn e qeverisjes, nė tė cilėn ėshtė pėrfshirė vendi muajt e fundit, nuk pėrbėn njė zgjidhje reale dhe tė plotė tė kėsaj krize. Kjo lloj zgjidhje e sforcuar dhe pa moral politik, vjen si produkt i kongresit tė gjashtė tė PSSH, i cili shėnoi regres jo vetėm nė jetėn politike tė PSSH, por edhe pėr pluralizmin politik shqiptar. Ky kongres siē ėshtė vlerėuar tashmė nga disa prej pėrfaqėsuesve mė nė zė tė opinionit intelektual shqiptar, ishte nė frymėn e zhvillimeve tė njohura totalitariste tė majta apo tė djathta, tė cilat sundonin nė Evropėn e fillimshekullit tė kaluar. Ata kanė bėrė sėrish publike tė gjitha arsyet pėr tė cilat nuk do tė mbėshtesin qeverinė e re tė kryesuar prej Nanos.

 

Opozita qėndrim unik nė Kuvend
Berisha: Jo votė pėr baronėt e drogės nė Qeverinė Nano

Seanca e djeshme parlamentare pėr votėbesim tė qeverisė Nano, e dekretuar nga presidenti Moisiu, ka nisur me akuza tė shumta tė opozitės ndaj emrave tė kabinetit tė ri qeveritar. Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpėr kryeministrin Nano dhe disa nga ministrat e rinj, si tė lidhur me krimin e organizuar, korrupsionin dhe trafiqet e drogės. “Dita e sotme ėshtė njė ditė turpi pėr parlamentin dhe ngjarje e zezė nė historinė kombėtare. Qeveria e re ėshtė turpi i Shqipėrisė. Ju pėrfaqėsoni klanet mė tė rrezikshme tė Europės. Kabineti i sotėm ėshtė mė i korruptuari e i inkriminuari i vendit qė nga viti 1913. Tė mbledhėsh nė qeveri gjithė pėrfaqėsuesit e krimit ekonomik dhe trafiqeve e t’i vėsh nė qeveri, tė forcosh pushtetin me lidhjet e krimit, do tė thotė qė kjo tė jetė qeveria mė afatshkurtėr”, u shpreh ai. Berisha akuzoi Anastas Angjelin dhe Bashkim Finon per korrupsion, duke i quajtur “baronė tė drogės e krimit”. Akuza i jane drejtuar edhe Arben Malajt, tė cilin Berisha e quajti “hajdutin mė tė madh tė financave shqiptare, dhe themeluaes tė firmave piramidale, ndėrsa pėr ministrin e Rendit, Igli Toska, ai tha se si gjyqtar nė vitin 1994 ėshtė dėnuar pėr mbrojtje tė njė vepre pėr mitmarrje dhe se akoma nuk ka marrė pafajėsinė”. Po ashtu, edhe kryetarėt e grupeve te tjera parlamentare kanė deklaruar votėn kundėr ministrave tė propozuar nga Nano dhe tė dekretuar nga Presidenti Moisiu.

  1. Namik Dokle
    pro 75
    kundėr 10
    astenim 3
  2. Arben Malaj
    pro 77
    kundėr 4
    astenim 2
  3. Kastriot Islami
    pro 77
    kundėr 4
    astenim 3
  4. Anastas Angjeli
    pro 76
    kundėr 5
    astenim 5
  5. Fatmir Xhafa
    pro 76
    kundėr 6
    astenim 3
  6. Bashkim Fino
    pro 76
    kundėr 8
    astenim 3
  7. Leonard Solis
    pro 76
    kundėr 7
    astenim 2
  8. Engjėll Bejtaj
    pro 75
    kundėr 10
    astenim 3
  9. Blendi Klosi
    pro 74
    kundėr 10
    astenim 4
  10. Et’hem Ruka
    pro 73
    kundėr 10
    astenim 4
  11. Marko Bello
    pro 77
    kundėr 4
    astenim 2
  12. Igli Toska
    pro 76
    kundėr 8
    astenim 6