03/03/2004 http://www.korrieri.com/
Liderat e Kosoves, falenderime Nanos per luften e UCK

Liderat kryesore kosovare kane falenderuar gjate takimeve te djeshme Kryeministrin Nano per mbeshtetjen e luftes se popullit kosovar kunder ushtrise serbe. Ne vitet '97-'98, kur u dhane shkendijat e para te nje lufte te armatosur ne Kosove, Nano ishte Kryeminister dhe gezonte marredhenie te mira me udheheqesit e Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Ndaj dje ne Prishtine, Rexhepi, Thaci e Haradinaj, por edhe Rugova e Daci kane falenderuar Nanon. Vete Kryeministri, i pyetur per mbeshtetjen e tij dhene luftes se kosovareve kunder forcave serbe te sigurimit, tha se "ato jane gjithashtu nje pjese e karrieres sime politike, sic jane pjese e pashlyeshme e historise se clirimit te Kosoves dhe integrimit te saj demokratik". "Ato ishin nje instrument i pandashem nga bashkepunimi diplomatik i Shqiperise me vendet kryesore perendimore qe percollen clirimin e Kosoves", tha Nano. Sipas tij veprimet e qeverise se Tiranes jane gjithashtu sot, shume aktive ne funksion te konfiguracionit politik qe ka jeta demokratike ne Kosove dhe te integrimit te faktoreve te rezistences dhe te luftes kunder se keqes genociviste te Armates millosheviciane ne institucionet perfaqesuese te Kosoves dhe ne te ardhmen integruese te saj.
--------------------------------------------------------------------------------

Nano-Rugova, 20 minuta per te shkrire akujt

Kryeministri viziton Presidentin e Kosoves, ne shtepine e tij ne Prishtine, ne te parin takim mes tyre prej shtatesh vitesh: "Me celjen e kohes dhe shkrirjen e bores, Rugova do te vije per nje vizite ne Shqiperi". Presidenti kosovar nuk pergjigjet, por thote se "njohja e pavaresise do te qetesonte popullin". Nano merr falenderime per mbeshtetjen e luftes se UCK-se
 
Nga Prishtina
 
Elton METAJ
 
Ibrahim Rugova dhe Fatos Nano jane perpjekur te shkrijne akujt disavjecare mes tyre, me nje takim 20 minutesh dje ne Prishtine. Megjithate, per Presidentin kosovar dhe Kryeministrin shqiptar ka qene e veshtire te hidhet prapa nje periudhe ngrice, mes se ciles qendron nje takim i ftohte dhe i shkurter para Samitit te Kretes ne nentor 1997, ku Nano bisedoi me Milloshevicin. Shefi i qeverise se Tiranes eshte paraqitur dje ne oren 12.00 ne deren e viles se Rugoves ne lagjen "Velani" te Prishtines, per te shtrenguar duart me politikanin kosovar, i cili nuk ka preferuar te zhvendoset ne seline ku ndodhen zyrat e Presidentit te Kosoves. Pas takimit, gjate te cilit Presidenti kosovar ka premtuar edhe ndertimin e Shtepise se Bardhe ne Prishtine, Rugova ka kerkuar nga Nano njohjen e pavaresise se Kosoves. Ndersa, Kryeministri, i cili gjate takimit i kishte dhuruar Rugoves nje nga simbolet e Tiranes, miniaturen e Kulles se Sahatit, ka kujtuar mungesen e gjate te Presidentit te Kosoves ne kryeqytetin shqiptar. Mungese qe daton prej vitin 1997, e pasuar nga nje takim me Presidentin Meidani ne Rinas me 1999. "Me celjen e kohes dhe shkrirjen e bores, zoti Rugova do te vije per nje vizite ne Shqiperi, per te dhene mesazhet e frymes se bashkepunimit", tha Nano, ne nje nga dhomat e vogla te shtepise se Presidentit te Kosoves. Nderkohe, zedhenesi i Kryeministrit, Aldrin Dalipi, i tha "Korrieri"-t se gjate takimit, Nano kishte theksuar se Rugova ishte i mirepritur nga te gjithe ne Shqiperi. "Rugova ka falenderuar Kryeministrin Nano, duke pranuar ftesen per nje vizite ne nje kohe te afert", tha Dalipi. Sidoqofte, vete Rugova nuk ka thene asnje fjale per nje vizite te mundshme ne Shqiperi. Ai eshte mjaftuar t'i kujtoje Nanos se ka nje vendim te Parlamentit te Shqiperise per njohjen e pavaresise se Kosoves. "Insistova qe njohja e pavaresise do te qetesonte popullin e Kosoves dhe rajonin (e Ballkanit)", tha udheheqesi kosovar, qe kishte dhuruar per vizitorin nje punim me gure te cmuar. Por Kryeministri Nano, i cili e kishte cilesuar bashkebiseduesin e tij "me vital dhe me funksionues se asnjehere tjeter ne raport me te gjitha vlerat, te cilat ai i ka treguar edhe me pare", u shpreh se gjerat formale nuk jane kaq te thjeshta. Megjithate, Rugova u shpreh se e kishte njoftuar Nanon per zhvillimet me te fundit ne Kosove, ne te gjitha fushat, "per nivelin aktual te permbushjes se standarteve, nje pjese e te cilave eshte plotesuar tashme". Nderkohe, Nano u angazhua se qeveria shqiptare do te vazhdoje bashkepunimin me UNMIK-un dhe institucionet vendore, me qellim perfshirjen me te madhe te tyre ne proceset e vendimmarrjes, bashkerendimin e politikave qe qendrojne me prane interesave te popullit kosovar, si dhe uljen e tensioneve te panevojshme.
 
Ne kete menyre dy liderat, ne takimin e pare mes tyre pas shtate vitesh, jane ndare me shpresen se vizita e premtuar e Rugoves ne Tirane do te ndikoje vertet ne forcimin e lidhjeve mes Shqiperise e Kosoves. Nano udhetoi i pari drejt Prishtines, ne nje vizite te shpresuar prej kohesh, duke i lene rradhen tashme nje bashkebiseduesi jo te lehte. Deklarimet e Rugoves duket se e kushtezonin uljen e avionit te tij ne Rinas me njohjen e pavaresise se Kosoves, ndersa per Nanon, ndonese pranvera kishte nisur, vetem "celja e motit dhe shkrirja e bores" do te sillnin Presidentin kosovar ne Tirane. Sidoqofte, Kryeministri i Shqiperise u largua nga Prishtina, e pushtuar nga nje vale te ftohti dhe reshje bore, ndersa piloti pak minuta para uljes ne Rinas, e njoftoi se ne Tirane temperatura ishte 9 grade Celsius.
--------------------------------------------------------------------------------
Si deshtoi komploti anglo- amerikan kunder Enverit
Plani i CIA dhe MI- 6 (SIS) britanik ne vitet 1949- 1953, synonte shkeputjen e Shqiperise nga blloku komunist. Qe si ne lojen e gureve te dominose, do rrezonte me rradhe te gjithe qeverite lindore. Diversantet e nisur nga Malta, do permbysnin Hoxhen, vendin e te cilit do e zinte qeveria e dale nga Komiteti "Shqiperia e Lire". Pse Ahmet Zogu u perjashtua nga skema dhe ne vend te tij Londra e Uashingtoni parapelqenin Mid'hat Frasherin si zevendesuesi i Enverit

Nga Alfred PEZA

Kur po mbushen 15 vjet nga rrezimi i Murit te Berlinit, cdo dite e me teper, po qartesohen mjaft enigma te atyre 45 viteve, te perplasjes se madhe mes Lindjes dhe Perendimit. Qeverite e te dy kampeve, nuk po ngurrojne te shkundin nga sirtaret dhe dosjet e bodrumeve te nendheshme te sherbimeve sekrete, pluhurin qe kishte mbuluar enigmat me te medha te Luftes se Ftohte. Nje lufte jo vetem ideologjike, por edhe me skema e kunderskema, komplote, spiunazh, sabotazh dhe perpjekjesh per te prishur balancat e dy boteve, te ndare artificialisht pas kapitullimit te gjermanise hitleriane.

E kur disa te verteta dukej se do te varroseshin bashke me renien e regjimeve komuniste, ka qene kryeministri i Britanise Toni Bler, ai qe vetem pak ore me pare, ka rihapur "Kutine e Pandores" se nje kapitulli, per te cilin shqiptaret jo rralle here kane bere fajtor fuqite e medha, qe nuk kishin bere aq sa duhet, per te na nxjerre jashte kampit komunist. Por, Bler pranon se nje perpjekje e tille jo vetem eshte bere seriozisht nga bashkepunimi mes sherbimeve sekrete britanike dhe atyre amerikane, por ajo deshtoi, ne nje menyre te tille qe ai e cilesoi si "deshtimi i dyte i madh ne histori".

Ceshte ky plan?

Atehere kur ende nuk ishin mbushur 3-4 vjet nga perfundimi i Luftes se Dyte Boterore, SHBA e Britania e Madhe vendosen nepermjet sherbimeve te tyre sekrete, te realizonin nje komplot per rrezimin e regjimit komunist te Enver Hoxhes.

"Po. Ka ekzituar nje plan i sherbimeve sekrete amerikane, (CIA) dhe atyre britanike, SIS, (me pas MI- 6) kunder qeverise shqiptare. Nje plan per te cilin Sigurimi i Shtetit, eshte vene ne dijeni nepermjet KGB, nga agjenti i saj ne Uashington D. C, Kim Filbi",- deklaron ekskluzivisht per "Korrieri", Zylyftar Ramizi, ish shefi i Sherbimit Sekret shqiptar.

Sigurimi i Shtetit u informua ne fundin e vitit 1949 per komplotin, nepermjet zyres se qendrore te KGB (Ljubjanka, ne Moske). Nje informacion qe prej aty eshte percjelle me lejen e njerezve te Stalinit, ne Ambasaden e Bashkimit te Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) ne Tirane. Prej aty, u vu ne dijeni Enver Hoxha dhe nje grup shume i ngushte drejtuesish te Sigurimit te Shtetit. Pas kesaj, u hartua dhe nisi zbatimi i operacionit nen emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit", per shkaterrimin e bandave. Nje loje e madhe sherbimesh sekrete, qe perfundoi ne dhjetorin e 1953, kur edhe u zhvillua nje proces i madh gjyqesor kunder komplotuesve.

Fillimi i kesaj fiaskoje duket se i dedikohet, legjendes se spiunazhit boteror, Kim Filbit, anglezit qe u ngjit ne maje te sherbimeve sekrete britanike, duke qene prej 3 dekadash, agjent i sherbimit sekret sovjetik.

Po t'i referohesh Enciklopedise se Spiunazhit, botuar me 1996 ne SHBA, "kur Filbi ishte ne Uashington, mesoi rreth perpjekjeve anglo- amerikane per permbysjen e regjimit komunist ne Shqiperi. Sovjetiket, pjesen me te madhe te informacioneve dhe raporteve te Filbit, u'a dergonin shqiptareve".

Ky moment, e ben edhe me te qarte, idene e ekzistences se nje plani te CIA-s dhe MI- 6 britanike, per rrezimin e regjimit komunist ne Shqiperi. Atij plani, qe Gabriel Partosh, analist i BBC per Europen Juglindore, e ka cilesuar si "nje nga fiaskot e para te CIA-s" pas Lufte se II Boterore. Ideja e se ciles sipas Eilliam Colbit, ish shefit te agjensise amerikane te zbulimit CIA, "ishte qe nese do te mund te shkeputnin nje vend nga blloku lindor, kjo mund te niste procesin e ndarjes se te tjereve prej tij". Nje proces i ngjashem me lojen e gureve te dominose, ku pas te pares, rrezohen me rradhe gjithe gurte e renditur pas tij.

MOZAIKU I KOMPLOTIT

Hapja e nje pjese te arkivave te CIA-s ne vitin 1994, qartesoi se "ne vitet 1949- 53, CIA dhe SIS kane nxitur nje kryengritje ne Shqiperi, duke derguar grupe te armatosura emigrantesh antikomuniste". Operacionet ushtarake ne terren, pergatiteshin paralelisht me organizimin politik te gjithe faktoreve kryesore te emigracionit antikomunist. Per kete u krijua Komiteti "Shqiperia e Lire", ne krye te te cilit u vendos Mid'hat Frasheri.

Sipas Zv/ ndihmes Sekretarit Amerikan te Shtetit Levin Tomson, "qeveria amerikane ishte e kufizuar ne ndihmen qe mund t'i jepte Komitetit "Shqiperia e Lire", ndaj ai do te mbante lidhje me Komitetin "Evropa e Lire". Ky Konsorcium i financuar nga CIA, deri ne renien e Murit te Berlinit, i dha fonde 164 fondacioneve. Pas shume vitesh, njeriu kryesor i ketij Komiteti do te ishte Ronald Regan, Presidenti i ardhshem republikan i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Te gjitha planet per operacione ushtarake dhe organizimin politik te shqiptareve ne emigracion, nisen te zbatoheshin ne vitin 1949. Nje vit me pare, "CIA dhe MI-6 kishin ngritur ne Uashington D.C, zyren e koordinimit per veprimet e perbashketa agjenturore, ne drejtim te vendeve te lindjes komuniste". Me detyren e koordinatorit ne kete zyre, u emerua nga ana e qeverise Britanike, Kim Filbi, i cili nderkohe ishte nje nga superagjenter qe punonte per KGB-ne.

Po ne vitin 1949, perfaqesuesit e Shqiperise sebashku me ato te 8 shteteve te tjera, moren pjese ne organizaten politike te quajtur "Asambleja e Kombeve te Roberuar Europiane" (ACEN) me qender ne Nee York. Nje organizem i perbere nga kreret e emigracionit te vendeve te lindjes ne perendim. E qe synonte organizimin e tyre, kunder regjimeve komuniste.

Levizjet ne kete periudhe, filluan edhe brenda Shqiperise. Disa figura dhe fraksione te vogla antikomuniste, u bashkuan duke krijuar organizaten ilegale "Fronti i Rezistenes". Nje organizem qe synonte te krijonte bazat e pritjes se grupeve desante qe do te hidheshin ne Shqiperi. Koordinimi i punes mes tyre, duket se synonte organizimin e nje kryengritje antikomuniste brenda vendit. Zgjerimi i se ciles, mund te conte ne rrezimin e Enver Hoxhes, dhe zevendesimin e tij me qeverine e dale nga Komiteti "Shqiperia e Lire".

DOSJA E OPERACIONIT

Ai qe hedh drite me shume mbi enigmen e ekzistences se nje komploti ne fund te viteve '40 dhe fillim te viteve '50, kunder qeverise komuniste ne Shqiperi, eshte Nikolas Beathels. I cili, ne librin e tij "Tradhetia e madhe",- bazuar ne te dhenat e dokumentave autentike arkivore te sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: "Qeverite amerikane dhe britanike, kishin miratuar ne parim nje operacion te fshehte me synimin per te shkeputur nje vend te Evropes Lindore nga blloku socialist. Per shume aresye, per realizimin e ketij objektivi, ishte zgjedhur Shqiperia. Ky ishte vendi me i vogel dhe me i dobeti ne rradhen e vendeve te tjera socialiste.

Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanise se Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, ne baze te ligjit mbreteror te Luftes se II Boterore, e konsideronte Shqiperine shtet armik dhe i kishte shpallur asaj lufte (nje vendim qe formalisht eshte ende ne fuqi?!). Ne veri dhe ne Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas eksperteve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante nje qendrim neutral per cfaredolloj ndryshimi qe mund te ndodhte ne Tirane. Ne keto rrethana, Shqiperia dukej e izoluar dhe me mundesi te mira per t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit te Maltes".

Sipas Bethelit, "anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte te vazhdueshme me grupet e emigranteve shqiptare, te gjithe fraksionet e te cileve filluan te bashkonin perpjekjet e tyre per ceshtjen e kunderevolucionit".

Ne kete kohe, ne Itali ndodheshin 750 emigrante, ndersa ne Greqi, 800 shqiptare te arratisur. "Per te ndihmuar ne riorganizimin e emigracionit shqiptar, Qeveria angleze dergoi ne Rome lordin Xhulian Emer". Zv/ Ministri i Luftes ne qeverine e Londres, pas eksperiences gjate luftes ne perberje te misioneve angleze ne territorin tone, konsiderohej si njohes i mire i Shqiperise.

Britania vuri ne dispozicion te pergatitjes se grupeve desante, ishullin e Maltes, e cila "ishte nje baze e avancuar dhe terren i pershtatshem per imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave permes detit dhe ajrit ne Shqiperi". Oficeret britanike Maikell Bruke dhe David Smajli, u moren me pergatitjen speciale te trupave desante. Nje grup ne perberjen e te cilit bente pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mesimet e shifrimit te radiokomunikimit.

Ndersa Amerikanet, moren persiper pjesen me te madhe te mbeshtetjes financiare dhe logjistike te operacioneve ushtarake. Si baze prapavije dhe depo materialesh, ata vune ne dispozicion Aeroportin e Mhelus ne Libi. Gjate 5 viteve, per pergatitjen dhe realizimin e operacioneve desante per rrezimin e qeverise komuniste te Hoxhes, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vete.

Ndersa shqiptaret, krijuan per kete, nje Komunitet Kombetar ne krye te se cilit u zgjodh Hasan Dosti, nderkohe qe anglezet kishin si kandidat per udheheqje, Abaz Kupin". Nje nga partizanet e ketij komploti, cilesohet edhe Abaz Ermenji.

Pergatitjet per rrezimin e qeverise komuniste, paralelisht me operacionet ushtarake, zhvilloheshin edhe ne rrafshin politik. Te gjitha fraksionet politike te organizuara ne emigracion, synohej te bashkoheshin, per te nxjerre ne krye te tyre, nje figure te pranueshme per Shqiperine e asaj kohe, e qe pergatitej te zevendesonte Enver Hoxhen.

Ai u zgjodh te ishte Mid'hat Frasheri, djali i Abdyl Frasherit, kreut te Rilindjes Kombetare Shqiptare. Edhe Ministria e Jashtme shqiptare, ne nje raport te saj, pranonte ne ate kohe se "Zogu ndjek nje politike te tille, qe te detyroje grupet e tjera te bien ne preherin e tij dhe te ikin nga skena e rendesise qe mund te kene sot disa elemente si Mid'hat Frasheri, qe konsiderohen si elemente te nje kalibri te madh". Vec kesaj, perendimi nuk mund te rrezikonte ne vitet '50, deri ne ate kete pike sa te luftonte per zevendesuar regjimin komunist, me nje regjim Monarkist.

"SHQIPERIA E LIRE"

Qeveria e Tiranes dhe Sigurimi i Shtetit, pas sinjaleve te Kim Filbit, kishin filluar te merrnin masat. Njera prej tyre, ishte ajo e 6 shtatorit te vitit 1949. Ndoshta pakkush e mban mend ne Shqiperi, ate pasdite, kur dritat u fiken njeheresh ne te gjithe vendin. Ky "black out" total, zgjati vetem 30 minuta, gjate kohes se transmetimit e edicionit te lajmeve te BBC ne gjuhen shqipe. Ato minuta, Mid'hat Frasheri lexoi ne radio, mesazhin per krijimin e Komitetit "Shqiperia e Lire".

Dhjete dite me pare, me 26 gusht 1949 ne France, ai i'a kishte dale me shume mund te bashkonte me ne fund nen cadren e tij, pjesen derrmuese te partive dhe fraksioneve te emigracionit shqiptar ne perendim. Vec programit dhe qellimeve te Komitetit, Frasheri prezantoi ne Paris, edhe emrat e njerezve kryesore qe do te punonin me te: Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Muharrem Bajraktari, Sahit Kryeziu, Nuci Kota, etj.

Nga ambasada shqiptare ne France, shefi i saj Behar Shtylla njoftonte Ministrine e Jashtme ne Tirane se "AFP dha lajmin e shkurter dhe te zbutur per krijimin e Komitetit "Shqiperia e Lire". Gazeta franceze prestigjioze "Le Monde", i dha cuditerisht publicitetin me te madh ketij lajmi duke shkruar se "Fuqite Perendimore e priten me simpati kete komitet". Kryeministri i Greqise, Diomedes u shpreh se "po te kete Shqiperia nje regjim te tille perfaqesues, atehere jemi gati te bashkepunojme ashtu si duhet dhe me qellime shume miqesore".

Por, emigracioni politik shqiptar nuk ishte i gjithi i bashkuar ne kete pike, pasi skema e komplotit linte ne hije ish Mbretin Ahmet Zogu. Kjo shihet qarte po ti referohesh nje lajmi te transmetuar pas 4 ditesh nga keto zhvillime, nga agjensia zyrtare franceze e lajmeve AFP. Ajo botoi nje deklarate te Zogut, i cili u shpreh se "nuk e njohim Komitetin "Shqiperia e Lire". Pas 7 prillit 1939, une jam i vetmi autoritet legjitim i shqiptareve".

Por, kjo nuk e pengoi aspak Mid'hat Frasherin te vazhdonte misionin qe kishte marre persiper. Pas Frances, ai shkoi ne Angli. Zv/ Ministri i luftes i qeverise angleze, Xhuliano Emeri,- njeriu i caktuar per zbatimin konkret te operacionit kunder Shqiperise,- i keshilloi anetaret e Komitetit se "ju, ndofta, pritni cdo gje nga te huajt. Duhet t'i merrni vete inisiativat. Duhet te tregoni nje vullnet ne rrugen tuaj, t'i terhiqni miqte e medhenj atje ku e lypin interesat e vendit tuaj fisnik".

E pasi perfundoi dhe turin britanik, Mid'hat Frasheri u nis drejt SHBA, per te vendosur ne Nee York, e per te qendruar ne seline e perhershme te Komitetit "Shqiperia e Lire".

Takimin e pare ne SHBA, kreret e tij, e zhvilluan me Kryetarin e Komitetit "Evropa e Lire", Xhosef Gree. Ky organizem i financuar nga CIA, ishte autorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, te mbante lidhjet e rregullta me Komitetin e shqiptareve, i konsideruar "si i pari forum ne rolin e nje qeverie demokratike ne mergim".

Madje "Amerikanet i kane njohur Komitetit "Shqiperia e Lire", edhe te drejten e ngritjes se flamurit kombetar, ne zyre",- thuhej nje nje raport sekret diplomatik te nisur ato dite nga Nee Yorku, drejt Ministrise se Jashtme ne Shqiperi.

"LIQENI I VAJKALIT"

Levizjet e perendimit per te organizuar emigracionin antikomunist shqiptar, nuk kaluan pa u vene re nga emisaret e Tiranes. Ambasadori Behar Shtylla, nga Parisi njoftoi qeverine se "Xhuliano Emeri, anglezi qe ka qene gjate luftes me Bazin e Canes (Abaz Kupin), ka vajtur ne Rome per te organizuar kriminelet rreth Zogut dhe mundesisht t'i infiltroje ata ne Shqiperi".

Prej permbajtjes se ketij mesazhi, me shume se kaq mesohet se Tirana nuk ishte ende ne dijeni te prishjes se Kupit me Zogun ne ate kohe dhe per afrimin e tij me Mid'hat Frasherin. Kjo inkoherence vihet re edhe rreth faktit se Enver Hoxha ende nuk ishte ne dijeni ne kete kohe, se Mbreti Zog po mbahej larg planit qe synonte rrezimin e tij dhe shkeputjen e Shqiperise nga kampi socialist.

Po te vazhdojme t'i referohemi Nikolas Beathel, "ana ushtarake e operacioneve te ketij plani filloi te zbatohet ne tetor 1949 kur grupet e para te agjenteve britanike te armatosur, zbarkuan ne territorin shqiptar". Ndersa Sigurimi i Shtetit, u vu ne dijeni per kete fakt, nepermjet "nje prej burimeve te rrjetit sekret shqiptar jashte vendit, ne fundin e vitit 1949 dhe fillim te vitit 1950. Informacionet per grupet e rendesishme, arriten ne mars- prill te vitit 1950".

Intensiteti i bandave diversante qe hynin ne territorin shqiptar gjate kesaj kohe, sa vinte dhe po shtohej. Sipas ish shefit te SHIK Irakli Kocollari, "nga fillimi i vitit 1951 deri ne fund te '52, ne Shqiperi u derguan ilegalisht permes kufirit tokesor, zbarkimit nga deti dhe desantimit nga ajri, 233 grupe te armatosura spiunazhi, ne te cilat u aktivizuan 892 vete".

Me 23 mars 1952, Sigurimi i Shtetit u njoftua se kanalet e tij te zbulimit ne Nee York, Kajro dhe Rome se "... pergatitet nje bande me mision teper te rendesishem dhe sekret, qe do te perdoret ne drejtim te Shqiperise me njerez te perzgjedhur dhe nder me te besuarit e anglezeve dhe amerikaneve".

Dhe nuk do te kalonte nje muaj, kur me 30 prill 1952, Ministria e Brendshme u njoftua per kalimin e kufirit nga nje grup diversantesh ne zonen e Korces. Ndersa me 5 maj, nje aeroplan jo larg prej andej, kishte kryer fluturime te uleta. Pas disa ditesh, me 18 maj, ishte njoftuar per levizje ilegale te nje grupi, ne rrethin e Matit. Ndersa dokumenta te tjera tregojne se te nesermen ministria e Mbrojtjes shqiptare, kishte njoftuar se "...ishin kapur sinjale te koduara te nje transmetimi me radio, gati ne verilindje te Shqiperise".

Ne kete menyre ata kishin rene ne gjurmet e bandes se Zenel Shehut. Pas arrestimit te te cilit, Sigurimi nisi nje operacion, qe me pas mori permasat e nje loje spiunazhi nen emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit".

Ne kete kohe, agjensia prestigjioze e lajmeve REUTERS njoftone me 12 maj 1952 se "ekzistenca e regjimit shqiptar tanime eshte ceshtje javesh". Ndersa me 30 maj AFP lajmeronte se "guerilet po luftojne me vendosmeri". Radio "Greqia e Lire" kishte emetuar me 20 prill lajmin se "ne Shqiperi jane formuar njesi te posacme ushtarake te perbera nga parashutiste greke dhe emigrante".

Por operacioni "Liqeni i Vajkalit", ne qender te te cilit ishte nje radioloje e Sigurimit te Shtetit, vazhdonte te terhiqte nje e nga nje sebashku, thuajse te gjitha fijet e padukshme te operacioneve ushtarake qe pergatiteshin ne Malte, ishullin tjeter Palagia ne detin Egje, apo ne afersi te 3 qyteteve te Gjermanise Perendimore: Munchen, Heidelberg dhe Frankfurt. I arrestuari Zenel Shehu, njeri prej kapove te bandave shqiptare, i komunikonte qendres me radio, te gjitha mesazhet e skenarit te Sigurimit te Shtetit. Per rrjedhoje, sipas statistikave, rreth 300 prej atyre qe desantuan gjate kesaj kohe, u vrane ne perpjekje me forcat shqiptare te ndjekjes, apo u pushkatuan pas gjyqeve.

Grupi i fundit zbarkoi ne Shqiperi, daton ne 1 majin e 1953. Ne krye te tij ishte Hamit Matjani, padyshim me i famshmi nder te gjithe desantet shqiptare te asaj periudhe. Arrestimi i tij, shenoi edhe fundin e operacioneve ushtarake te drejtuara nga CIA dhe MI-6 kunder qeverise komuniste te Hoxhes. Edhe Matjani ra ne gracken e radiolojes se Sigurimit, e realizuar nepermjet ish desanteve te kapur me pare Zenel Shehu e Xhaferr Mema.

Ne fundin e vitit 1953, Radio Tirana filloi transmetimin e drejtperdrejte te nje procesi gjyqesor publik, kunder grupit te agjenteve te stervitur nga anglo- amerikanet. Pra gjithcka ishte bere e njohur, duke shkaktuar buje te madhe dhe duke u botuar cdo dite ne te gjitha gazetat shqiptare te asaj kohe.

DESHTIMI I PARALAJMERUAR

Sipas ish Drejtorit te CIA-s Eilliam Colby, "operacioni deshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar ne organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendodhjen e shumices se grupeve pothuajse qe ne kohen kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashute".

Tradhetia e Filbit nuk ishte e vetmja shenje e rrjedhjes se sekretit rreth operacioneve ne Shqiperi. Sipas Sherbimeve Sekrete Perendimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambjentet e Komiteteve te emigracionit shqiptar ne Rome, ku personeli i Ambasades Shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe ne Athine.

Deshtimin ndoshta e ka pershpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverise shqiptare ne mergim", Mid'hat Frasheri. Sipas Beathelit, rreth kesaj vdekje ende te mistershme "ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nepermjet ilaceve apo nepermjet gazit nga agjentet e KGB-se).

Kim Filbi, agjent i dyfishte, i cili kishte qene ne Londer ne shtator te vitit 1949, kur Mid'hat Frasheri e koleget e tjere te Komitetit "Shqiperia e Lire" ishin atje, mendohet se kishte njoftuar nderkohe agjentet e KGB-se ne Nee York qe te vepronin mbi Mid'hat Frasherin, ashtu sic kishin vepruar edhe mbi disa personalitete te tjera antikomuniste te Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mid'hat Frasheri u gjend i vdekur sic supozohej nga nje atak zemre, atehere kur Kim Filbi udhetonte per ne Nee York me anijen "Coronia".

Sipas Gabriel Partosh "nje nga mesimet e nxjerra nga fiaskoja shqiptare e CIA-s, ishte konkluzioni i vyer se te kaloje thjesht nga frenimi- nga ndihma qe u jepej regjimeve perendimore per te mbijetuar- te zbrapsja e komunizmit, njera nga slloganet amerikane te viteve '50, ishte dicka tejet e veshtire".

Por ekziston edhe nje teze e fundit per shkaqet e "fiaskos se CIA dhe MI- 6", per rrezimin e regjimit te Enver Hoxhes ne Shqiperi. Per Reginald Hibbert,- ish oficer i misioneve angleze ne Shqiperi gjate luftes,- "ishte nje shprese e humbur te mendoje se pasuesit e merguar te nacionalisteve, te cilet kishin deshtuar me 1944, do te mundnin, pasi te sterviteshin nga Smajli dhe te depertonin ne Shqiperi, te ishin ne gjendje te ngrinin njerez kunder sundimit te hekurt te Partise Komuniste Shqiptare, pas 6 vjetesh dhune sociale drakoniane".

Po t'i referohesh fjalimit te fundit te Kryeministrit britanik Toni Bler, "nuk eshte hera e pare qe organet inteligjente britanike dhe CIA-s amerikane, bashkepunojne ne operacione teper sekrete. Ne vitin 1948, vetem nje vit para fillimit te zbatimit ne terren te operacionit komplotist per rrezimin e Enver Hoxhes, CIA ka shperndare shuma te medha parash per te financuar zgjedhjet ne vendin fqinj. Por, ne Shqiperi ishte hera e pare qe infiltroheshin sabotatoret e armatosur pa miratimin e Kongresit Amerikan e Presidentit te asaj kohe Herri Truman dhe parlamentit britanik e Kryeministrit Klement Atli,- tha Toni Bler duke shtuar se "ashtu si Kim Filmi, nje nga kokat e spiunazhit nderkombetar, ka ende te tjere".


Nano sjell presidentin kosovar Rugova nė Tiranė

Lajmi i ores 8:35 AM

Fatos Nano

TIRANE (3 Mars) - Nano mbylli dje vizitėn e tij tė parė zyrtare nė Kosovė. Nė ditėn e dytė tė vizitės sė tij ai i ėshtė kushtuar veēanėrisht politikanėve kosovarė, kryeparlamentarin Daci, kryeministrin Rexhepi, kreun e PDK, dhe Ramush Haradinaj i AAK. Por takimi mė i rėndėsishėm i realizuar nga Nano nė Kosovė ishte ai me Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova. Shumė shpejt presidenti i Kosovės do tė bėjė njė vizitė nė Tiranė. Kjo u konfirmua nė takimin e djeshėm Nano-Rugova. Mė skeptikėt pėr kėtė vizitė tė parė tė Nanos nė Kosovė ishin tė mendimit se Kryeministri do tė dėshtonte nė pikėn mė kryesore tė axhendės sė tij, nė takimin me Ibrahim Rugovėn. Por kjo nuk ndodhi. Pėrkundrazi. Nano dje nė Prishtinė e quajti takimin e tij me presidentin Rugova si pikėn kulminante tė vizitės sė tij nė Kosovė. Para se tė mbėrinte nė shtėpinė e Rugovės, Nano ishte takuar edhe me njė prej zyrtarėve tė lartė kosovarė, kryetarin e Kuvendit Nexhat Daci. Ky i fundit pas takimit me Nanon u shpreh se ishte shumė i kėnaqur pėr kėtė vizitė tė kryeministrit shqiptar. Nexhat Daci pėremendi temat e diskutuara me Nanon, si infrastruktura, energjia, turizmi. Kryeparlamentari kosovar kėrkoi nga ana e kryeministrit qė Shqipėria me anė tė institucioneve tė saja pėrfaqėsuar nė ambjentet ndėrkombėtare tė pėrcillte edhe qėndrimet e Kosovės. Mesditėn e djeshme eskorta e kryeministrit Nano ėshtė nisur nė drejtim tė shtėpisė sė Presidentit Rugova. Takimi ėshtė zhvilluar nė studion e Rugovės dhe Nano qė nė fillim I ka dhuruar nė mėnyrė simbolike njė punim nė alabastėr tė kullės sė sahatit tė Tiranės. Bashkė me tė Nano ka dhėnė edhe ftesėn pėr njė vizitė tė afėrt tė Presidentit Rugova nė Tiranė. Lajmin pėr kėtė vizitė e ka dhėnė vetė Nano nė prononcimin para mediave nė ambjentet e shtėpisė sė Presidentit tė Kosovės. Zoti Rugova ka shumė pėr tė thėnė. Me ēeljen e kohės dhe me shkrirjen e borės do tė vijė nė Tiranė tė sjellė informacione tė freskėta dhe optimiste edhe shumė shqiptarėve tė Shqipėrisė qė e nderojnė dhe e respektojnė", tha Nano duke marrė miratimin e Rugovės. Presidenti i Kosovės nė fjalėn e tij ėshtė shprehur se ishte i interesuar pėr bashkėpunimin mes Shqipėrisė e Kosovės si dhe pėr mbėshtetjen qė Shqipėria duhet tė japė nė arenėn ndėrkombėtare pėr sigurimin e pavarėsisė formale tė Kosovės. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)