E Diele, 03 Tetor 2004 http://www.korrieri.com/
Dashamir Shehi: Gati bashkepunimi me LZHK 

Deputeti Dashamir Shehi, ka deklaruar dje se, Levizja per Zhvillim Kombetar, e nismuar nga metonjesi per fronin mbreteror Leka Zogu, eshte nje shenje pozitive e gjallerimit te jetes politike ne kampin opozitar. Sipas tij, PDRn gjykon se LZHK eshte nje levizje qe i largohet gjithnje e me shume konceptit te monarkise, i afrohet konceptit te shtetit modern shqiptar dhe eshte i mbeshtetur mbi bazat e patriotizmit. "Ne kete kuader, gjykojme se LZHK do te gjeje gjithmone e me teper pasues dhe mbeshtetes ne te gjithe harkun opozitar, si dhe tek te gjithe shqiptaret", nenvizon Shehi. Sipas tij, nga kjo pikepamje, Partia Demokrate e Rinovuar e shikon me simpati kete levizje te re opozitare dhe eshte e gatshme per bashkerendim ne te gjitha nivelet, duke qene e bindur qe ky bashkepunim, do te jete frutdhenes per jeten politike dhe kontribues i rendesishem per rrezimin e qeverisjes se majte dhe kthimin ne pushtet te opozites.
 
A.M
 
----------------------------------------
03 Tetor 2004 http://www.kohajone.com/

KONSENSUS ME PS-NE PER KREUN E PRONAVE

Edlira Prenga

Te dy lideret e partive te medha dje gati ne te njejten kohe kane hedhur akuza per njeri-tjetrin. Por ndersa kryetari i mazhorances Nano kishte nje fjalim te gjate ne KPD ky 30 minuta ja kushtoi kundershtarit te tij politik, kryetari i selise blu Sali Berisha, u shpreh dje se me Nanon eshte ne lufte politike, por per ligje qe jane ne interes te integrimit te vendit opozita do te jape voten e saj pro ne parlament. Megjithate kryetari i opozites duke ju referuarraportit me te fundit te OSBE-se dhe deklarates se BE-se, beri te qarte se respektimi i atyre udhezimeve duhet te sherbeje si nje nxitje e madhe per daljen e vendit nga udhekryqi ky eshte perfshire. (PD vlereson se keto deklarata jane dokumente te nje rendesie te vecante dhe nje nxitje e madhe per daljen e Shqiperise nga udhekryqi dhe pershpejtimin e reformave dhe procesin e integrimit(, u shpreh shefi i selise blu ne takimin e djeshem me mediat duke qene teresisht dakort me problemet qe ngrihen ne keto dokumente dhe se opozita eshte e gatshme te mbeshtese cdo ligj dhe perpjekje qe sherben per pershpejtimin e procesit te integrimit. (PD vlereson si vendimtare per fatin e reformave dhe integrimin e vendit, zgjedhjet e lira(, vuri dje ne dukje Berisha. Ne kete konteskt ai kerkoi si kusht te domosdoshem per arritjen e kesaj alterantive balancimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, duke marre ne konsiderate votimin e njerit prej kater varianteve te paraqitura nga ekspertet e OSBE-se. Por kjo deklarate e liderit Berisha erdhi ne te njejten kohe kur Nano ne Pallatin e Kongresve u shpreh qarte se nuk ka balancim te KQZ-se dhe se PS e ka dhene versionin e saj. Berisha u shpreh i bindur se vetem respektimi i rekomndimeve te OSBE-se dhe i eksperteve qe kane bere reformen zgjedhore duke mos pranuar asnje takim tjeter mes Nanos dhe tij. (Une dhe Nano nuk jemi eksperte te reformes zgjedhore. Jane ulur ekspertet dhe kryetaret e grupeve parlamentare dhe une nuk pranoj te shkel mbi ato qe jane firmosur nga te dy ne, fjale per fjale. Nese mendojme ta bejme reformen si pelhura e Penelopes, thur e prish dhe dalim ne si shpetimtare te situates kjo nuk shkon. Kane firmosur dy perfaqesuesit tane krere te grupeve parlamentare, atehere le te respektojme ate qe eshte firmosur(, cilesoi ai ne fjalen e tij duke shtuar se mbeshtetja e nderkombetareve eshte e mjaftueshme per te.

Ne tryeze me PS-ne per kryetarin e komisionit te Pronave

Duke ju referuar gjithnje raportit te OSBE-se dhe deklarates se te gjithe faktorit nderkombetar, lideri demokrat beri te qarte se PD eshte e gatshme te ulet ne nje tryeze me PS-ne per zgjedhjen e kryetarit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. (Ne keto raporte kerkohet te behen perpjekje per nje emerim konsensual te kryetarit te komisionit te kthimit dhe Kompesimit te Pronave. Pavaresisht nga kundershtite e edha qe linden ne parlament ne rast se qeveria tregon gatishmeri per te negociuar, jemi plotesisht te predispozuar per te negociuar ne menyre qe te gjejme nje person qe do te pezullonte edhe disa nga mangesite qe ndodhen ne ligj(. Keshtu u shpreh kryetari i opozites duke bere te qarte ne kete menyre se eshte i gatshem te ulet ne nje tryeze tjeter me PS-ne. (Nese do te miratohej nje kandidature qe do te pranohej nga te gjitha palet, mendoj se do te kompesonte shume defekte te ligjit. Ne jemi shume dakort qe te angazhohemi ne nje proces qe te gjendej nje person qe te kete besimin e te gjitha paleve, per te drejtuar kete proces pavaresisht nga problemet tona qe kemi per ligjin(, vuri ne dukje ai. Gjithashtu lideri demokrat cilesoi se opozita eshte e angazhuar dhe per miratimin e rregullores se parlamentit duke ciclesuar se

(jemi te vendosur qe kundershtite politike, serioze te mos na pengojne per te votuar per te mbeshtetur te gjitha perpjekjet te kujdo qofshin ne rrugen e integrimit dhe kompletimit te reformes).

-------------------------------------------------

03/10/2004 http://www.shekulli.com.al/

Shehi: LZHK, sjell opozitėn nė pushtet

A. Rama

TIRANE - Kryetari i Partisė Demokrate tė Rinovuar Dashamir Shehi deklaroi dje se kjo forcė politike do tė mbėshteste Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar tė iniciuar nga pretendenti i fronit mbretėror Leka Zogu. Shehi pohoi se ndonėse forumet e partisė nuk kanė marrė njė vendim pėr kėtė lėvizje, tashmė pėrfaqėsohet nga njė grup prej 6 deputetėsh nė Kuvend. Sipas tij, kjo lėvizje e re politike, ishte shansi i vetėm qė e djathta tė kthehet nė pushtet vitin tjetėr pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare. “Do tė vendosin forumet, kur tė mblidhet edhe Kėshilli Kombėtar, por e shohim me simpati, si njė lėvizje frytdhėnėse pėr shėndetin e opozitės, dhe si njė shans qė pjesa mė e mirė e shqiptarėve qė nuk kanė votuar pėr krahun opozitar t’i bashkangjiten. Vetėm ky ėshtė shansi real dhe i mundshėm qė opozita shqiptare tė kthehet nė pushtet”, -tha Shefi. Ndėrkohė ai bėn pjesė nė njė tjetėr grup parlamentar nė Parlament, i krijuar me deputetė tė huazuar nga PD. Shehi nuk pohon nėse do t’i bashkohet edhe grupit tė ri tė LZHK-sė nė Kuvend, por ėshtė i mendimit se partia e tij do tė bashkėpunojė me Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar.

-----------------------------------------------------------------

Kreu i PD i pėrgjigjet Nanos: Nuk do tė hakmerrem kur tė vij nė pushtet

Berisha: Konsensus me PD pėr kreun e Komisionit tė Pronave

A. Rama

TIRANE - “Unė nuk jam hakmarrės dhe nuk do tė hakmarren ndaj kundėrshtarėve politikė, kur tė jemi nė pushtet”. Ky ka qenė ragimi i kreut tė PD-sė Berisha pėr fjalėn e Nanos nė KPD i cili tha se nėse opozita vjen nė pushtet, do tė sjellė me vetė pranga, kaos dhe destabilizim. “Po tė isha hakmarrės nuk do tė kisha firmosur dekretin e vitit ‘97. Ne jemi pėr njė shtet ligjor dhe jo pėr hakmarrje”, -tha ai. Nga ana tjetėr pavarėsisht nga ftesa qė kreu socialist i bėri dje nga mbledhja e KPD-sė lidhur me gjetjen e zgjidhjeve pėr t’i dhėnė fund ngėrēit tė reformės zgjedhore, kreu demokrat tha se nuk do tė shkelte mbi atė qė kanė nėnshkruar krerėt e grupeve parlamentare tė PS-sė dhe PD-sė. “Pavarėsisht se nuk kam firmėn aty, i qėndroj fjalė pėr fjalė. Unė dhe Nano nuk jemi ekspertė tė reformės zgjedhore, janė ulur ekspertėt, janė ulur kryetarėt e grupeve parlamentare dhe nuk pranoj tė shkel mbi ato qė janė firmosur. Ka disa mėnyra pėr tė garantuar dhe Kodi i Venecias, ėshtė njė kod i cili e trajton shumė gjatė. Ne jemi dakord me njė nga 4 variantet, ndėrsa socialistėt i hedhin poshtė tė gjitha”, -tha Berisha. Berisha ritheksoi se nė rast se socialistėt nuk do tė tėrhiqen nga qėndrimi pėr reformėn zgjedhore, opozita do tė fillojė zbatimin e tė gjitha formave demokratike pėr garantimin e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme vitin e ardhshėm. Berisha pėr herė tė parė u shpreh nė favor tė emėrimit tė njė kandidature tė pranueshme nga tė dyja palėt pėr kryetarin e ri tė Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave me qėllim qė tė pezulloheshin disa nga defektet gjatė miratimit tė ligjit “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. “Nėse do tė miratohej njė kandidaturė qė do tė pranohej nga tė gjitha palėt, mendoj se do tė kompensonte shumė defekte tė ligjit. Ne jemi shumė dakord qė tė angazhohemi nė njė proces qė tė gjendej njė person qė tė ketė besimin e tė gjitha palėve, pėr tė drejtuar kėtė proces pavarėsisht nga problemet tona qė kemi pėr ligjin”, -tha Berisha. Duke u ndalur tek zbatimi i parimit njė anėtar njė votė, ai saktėsoi se ky ishte njė proces qė donte kohė tė realizohej. “Ky ėshtė njė proces qė kėrkon mbi tė gjitha njė regjistėr partiak korrekt. Ne po pėrgatisim regjistrin dhe brenda dy viteve mendojmė ta konkretizojmė. Ky mekanizėm nuk duhet tė dėshtojė. Duhet tė sigurojmė periudhėn e sigurt tė kuorumit pasi mbi 50 % duhet tė marrin pjesė nė votim, se pėrndryshe bllokohet procesi. Duhet tė mendojmė edhe pėr votimin me postė”, -pėrfundoi Berisha.