http://www.panorama.com.al/ 
04/02/2004 © 2003 Gazeta Panorama

 

 
Lė spitalin
Leka Zogu

Pas operacionit, pretendeti pėr fron mban nė kėmbė njė shufėr

Leka Zogu, lė spitalin e rikthehet nė vilėn mbretėrore

 
Faqe 14 - Aktualitet

5Shkurt 2004

Pas operacionit, pretendeti pėr fron mban nė kėmbė njė shufėr
 
Leka Zogu, lė spitalin e rikthehet nė vilėn mbretėrore
 

 

Pretendenti pėr fronin mbretėror nė Shqipėri, Leka Zogu, ka lėnė dje spitalin pėr t’u kthyer nė vilėn e tij. Ai ishte shtruar nė repartin e traumatologjisė, ndėrsa ishte operuar nė njė nga sallat komode, ku dhe kushtet kanė qenė mė tė mira. Njė javė mė parė, Leka Zogu ishte shtruar nė spital, pasi pėsoi fraktura tė rėnda nė kėmbė. Incidenti ka ndodhur nė oborrin e vilės sė tij. Ndėrsa kishte qenė duke ecur, 63- vjeēari ka rrėshqitur mbi akull dhe ėshtė rrėzuar. Fillimisht ėshtė kujtuar se bėhej fjalė pėr njė ndrydhje tė lehtė. Por, kur ka mbėrritur te mjeku ėshtė mėsuar se kishte pėsuar dėmtime tė rėnda. Menjėherė me ambulancė ėshtė pėrcjellė pėr nė Spitalin Ushtarak, ku dhe ka marrė ndihmėn e parė mjekėsore. Nga grafia e bėrė ka rezultuar se bėhej fjalė pėr njė thyerje tė shkallės sė rėndė. Sipas mjekėve, ishin vėnė re krisje tė theksuara, qė kishin nevojė pėr njė operim dhe vendosje tė njė shufre speciale ēelik dhe titanium. Pa kaluar shumė ditė, pretendenti pėr fronin mbretėror ėshtė operuar dhe nė kėmbėn e tij ėshtė shtuar njė pjesė tjetėr e pėrbėrė nga ēeliku dhe titaniumi. Kėtė shufėr, Leka Zogu do ta mbajė edhe nė tė ardhmen, pasi dėmtimi ėshtė i rėndė. Atij i ėshtė rekomanduar konsultim i pėrhershėm me mjekėt edhe nė shtėpi. Duket se kėshillat e mjekut nė ditėt nė vazhdim, 63-vjeēari do t‘i duhet t‘i zbatojė me pėrpikmėri. Shufra qė u pėrdor pėr Leka Zogun ishte e njė cilėsie tė veēantė dhe ka kushtuar jo pak. Mjeku, qė bėri edhe operacionin, ėshtė shprehur se ndėrhyrja kirurgjikale ka qenė me sukses.
 
 
Faqe 9 - Politikė

5Shkurt 2004

Pronat
 

Komisioni i Ekonomisė ka propozuar dje shkrirjen e Komitetit Shtetėror, i cili ka mbi 10 vjet qė funksionon. Komiteti i ri, qė do tė zėvendėsojė tė parin, do tė jetė vetėm pėr njė mandat tė pėrcaktuar 3-vjeēar

 
Komisioni i Ekonomisė vendosi krijimin e njė strukture tė re pėr inventarizimin e tokave dhe pronarėve
 
Pronat, shkrihet Komiteti Shtetėror

Struktura e re do tė ketė degė nė tė gjithė rrethet e vendit

 

Elisabeta Ilnica

Komitetit Shtetėror pėr kthimin dhe kompensimin e pro-nave do tė shpėrbėhet. Nė vend tė tij, do tė ngrihet njė strukturė e re nė varėsi tė Qeverisė.

Komisioni i Ekonomisė ka propozuar dje shkrirjen e Komitetit Shtetėror, i cili ka mbi 10 vjet qė funksionon. Komiteti i ri, qė do tė zėvendėsojė tė parin, do tė jetė vetėm pėr njė mandat tė pėrcaktuar 3-vjeēar. Ky ndryshim mendohet qė tė pėrshpejtojė ritmin e kthimit dhe kompensimit tė pronave, menjėherė pas miratimit tė projektligjit. Pas ristrukturimit, Komiteti do tė mundė tė hapė zyrat e tij nė nivel Qarku. Qė kėtu njė numėr punonjėsish do tė merret me identifikimin e pronarėve, numrin e sipėrfaqeve tė lira dhe tė zėna tė tokės. Komisionerėt kanė kėrkuar dhe regjistrimin nė kadastėr tė tė gjithė pronarėve, qė kanė pėrfituar tokė nga ligji 7501, nė vitin 1991 dhe nuk janė regjistruar si pronarė tė ligjshėm.

Problemet dhe prioritetet
Njė komisioni i ri pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, nuk do tė thotė se do ta pėrfundojė kėtė proces sa hap e mbyll sytė. Edhe pse ėshtė propozuar ngritja e tij, problemet fillojnė qė nga marrja e “ok”-it pėrfundimtar pėr tė, drejtuesit, administrata etj. Madje, ende nuk ėshtė rėnė dakord se nė varėsi tė kujt do tė menaxhohet komiteti i ri. Po kėshtu, nuk ėshtė pėrcaktuar edhe pėrbėrja e tij. Deri tani dihet se do tė jenė pėrfaqėsues tė opozitės dhe mazhorancės qė do tė marrin “timonin” e Komitetit Shtetėror, por te kryetari ēėshtja sėrish ka ngelur pezull. Tė gjitha kėto “pėrkthehen”, pengesa tė tjera qė prona tė bjerė nė duart e pronarit tė vėrtetė. Megjithatė, njė Komitet me strukturė tė posaēme pėr tė ndihmuar nė kthimin dhe kompensimin e pronave, do tė krijonte lehtėsira nė kėtė proces. Komiteti ekzistues prej kohėsh ėshtė marrė me evidentimin e sipėrfaqeve tė lira tė tokave, por jo me regjistrimin direkt tė pronarėve pas vitit 1991 dhe detaje pėr shpronėsimet publike. Zyrat rajonale do tė koordinojnė punėn me Komitetin Shtetėror tė Tiranės, duke evidentuar brenda njė periudhe tė shkurtėr numrin e sipėrfaqeve disponibėl nė raport me pronarėt.

Pezullimi i ligjit 7501
Nga ana tjetėr, shqetėsim ngelet “masakra” e tokave. Vetė zėvendėskryeministri Dokle ka pranuar se njė pjesė e tokave mė tė mira janė zėnė. Gjatė analizės pėr vitin 2003 tė Komitetit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, ai “tokat e lira qė do tė pėrdoreshin pėr kompensim tė ish-pronarėve, tashmė janė tė pakta, pasi pjesa mė e madhe e tyre janė pėrvetėsuar nė mėnyrė tė paligjshme”. Komiteti pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve i kėrkoi qeverisė pezullimin e Ligjit 7501, deri nė pėrfundim tė studimit qė po bėhet pėr kompensimin fizik tė ish-pronarėve, nė tokat e lira nė vend. Kryetari i kėtij Komiteti, u shpreh se nė 10 vjet krijim tė kėtij institucioni, ėshtė shkelur ligji nga vetė drejtuesit e Komitetit dhe prefektė e pushtetarė tė tjerė lokalė nė qarqe tė ndryshme, duke pėrvetėsuar toka tė lira. Sipas tij, ky pezullim duhet tė zbatohet deri nė momentin e miratimit tė ligjit tė ri pėr pronat nė Kuvend. Por, kjo kėrkesė jo vetėm u rrėzua pėrfundimisht nėpėrmjet Komisionit tė Ekonomisė, por tashmė ėshtė vėnė nė dyshim edhe vetė ekzistenca e kėtij komiteti.

 

Begeja: Po shtyhet ēėshtja nė pafundėsi
PR kėrkon afat pėr kthimin e pronave

Deputeti republikan, Maksim Begeja, ka protestuar dje nė Byro pėr vonesat e komisioneve qė po diskutojnė ēėshtjen e kthimit dhe kompensimit tė pronės. Ai ka ngritur zėrin pėr mungesėn e detajeve qė pėrcaktojnė saktė mundėsinė e kthimit tė tokės. “Afatet duhen vendosur, sepse, kėshtu siē e kemi nisur, kjo ēėshtje do tė shtyhet nė pafundėsi”, deklaroi Begeja. Kėto argumente nuk kanė qenė tė mjaftueshme pėr Kryetarin e Kuvendit, Servet Pėllumbi. Sipas tij, puna nė komisione ka ecur dhe sė shpejti ky projektligj do tė mund tė diskutohet dhe t’i nėnshtrohet procesit tė votimit nė Kuvend. Begeja ka kėmbėngulur prapė nė kėrkesėn pėr njė faturė tė saktė nga qeveria pėr kompensimin e pronarėve. Por, zėvendėskryeministri Dokle kėrkoi mė shumė kohė nė dispozicion pėr faturėn, duke u fshehur pas saktėsisė sė saj. “Ne po punojmė dhe po mbledhim ēdo detaj pėr tė dhėnė faturėn sa mė tė plotė, por realizimi i mirė kėrkon edhe mė shumė kohė nė dispozicion”, u shpreh Dokle. Nė kėtė kuadėr, diskutimi i ēėshtjes sė kthimit dhe kompensimit tė pronės, do tė vazhdojė diskutimet nė komisionet parlamentare pa kufi kohor dhe vetėm pas pėrfundimit nė to, do tė mund tė bėhet pjesė e diskutimeve dhe votimit nė seancė.

 

Debat nė Byronė e Kuvendit. Topi: Qeveria s‘ka skemė pėr dėmshpėrblimin
Dokle: Pėr njė muaj pėrcaktojmė faturėn financiare pėr ish-tė pėrndjekurit

Qeveria pėrcakton afat pėr faturėn financiare tė ish tė pėrndjekurve politikė. Nė fund tė shkurtit, do tė zbardhet shpėrblimi qė do t’i takojė kėtij komuniteti. Zėvendėskryeministri Namik Dokle, ka theksuar se brenda njė muaji faturės do t’i vihet vula. Megjithatė, si problematikė ai ka nxjerrė nė dukje ndarjen e ish tė burgosurve politikė nga ato ordinerė. Nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit tė qeverisė nė kėtė mbledhje, Dokle rikonfirmoi vullnetin e plotė politik tė qeverisė pėr t’i dhėnė fund kėsaj maratone disavjeēare. Por, kreu i Grupit tė PD-sė, Bamir Topi, duket se nuk ishte i njė mendimi me tė. Sipas tij, “qeverisė i mungon vullneti politik dhe aftėsia pėr realizimin e kėtij procesi, pasi ajo ende nuk ka hartuar skemėn, faturėn financiare pėr kompensimin e shtresės sė ish-tė pėrndjekurve”. Ndėrsa zv.kryeministri Dokle bėri tė ditur se, sė shpejti nė buxhetin e shtetit do tė bėhen amendimet e nevojshme, ku do tė pėrfshihen fonde shtesė, tė siguruara nga shitja e objekteve strategjike. Njė pjesė e kėtyre fondeve do tė kalojnė pėr fillimin e procesit tė dėmshpėrblimit tė ish-tė pėrndjekurve, shtoi ai. “Aktualisht, qeveria, nė bashkėpunim me Institutin e tė Pėrndjekurve Politikė, po punon pėr pėrllogaritjen e njė fature sa mė reale, pasi nė ndonjė rast shifrat e paraqitura pėr kėtė proces kanė qenė abuzive”, theksoi Dokle. Ndėrkohė, gjatė mbledhjes sė djeshme tė Byrosė u ra dakord qė nė ditėt nė vazhdim, nė punimet e Kuvendit tė futet dhe projektrezoluta pėr ēėshtjen “ēame”, njė iniciativė kjo e deputetėve tė Partisė sė Ballit Kombėtar. Por, kjo ēėshtje nuk do tė jetė objekt diskutimi nė Kuvend edhe pėr dy javėt e ardhshme. Komisioni i Jashtėm e ka hedhur poshtė projektrezolutėn e paraqitur disa ditė mė parė. Edhe sipas Pėllumbit, njė projektrezolutė e tillė, ėshtė e papranueshme pėr parlamentin shqiptar, ndaj nismėtarėve u mbeten vetėm dy mundėsi, nėse duan vėrtet ta shtrojnė ēėshtjen pėr diskutim: ose ta riformulojnė projektrezolutėn, ose tė diskutojnė me anėtarėt e Komisionit tė Jashtėm pėr tė bėrė disa ndryshime nė dokumentin aktual.

Byroja e Kuvendit harron komisionet

Byroja Parlamentare harron tė diskutojė ēėshtjen e komisioneve hetimore, atė tragjedisė sė 9 janarit dhe tė Shkallnuerit. Edhe pse ishte planifikuar qė tė pėrfundoheshin dje debatet disajavore, anėtarėt e Byrosė e kanė anashkaluar, duke u marrė me problematikat e tjera.

 

-------------------------------------------------------------------
Copyright  KOHA JONE - E Enjte, 05 Shkurt 2004

PRONAT, KOMPESIMI DERI 10 VJET
 
Procesi i kthimit dhe kompesimit te pronave do te vazhdoje per nje periudhe dhjete-vjecare. Ne kete perfundim, arriten dje anetaret e komisionit parlamentar te Ekonomise. Pasi e shqyrtuan nen per nen draftin e pronave, deputetet rane dakord me mendimin se pronat mund te kompesohen totalisht vetem brenda nje dhjetevjecari. Ky eshte edhe afati i percaktuar ne nje nga nenet e draftit per te cilin rane dakord edhe deputetet. Ne kete rast, deputetet moren parasysh te gjitha variantet per mundesine qe ekziston lidhur me kompesimin dhe kthimin e pronave dhe arriten ne perfundimin se ky proces nuk ka per te qene edhe aq i thjeshte. Tashme, projektligji i pronave eshte pergatitur nga komisioni i Ekonomise megjithe amendimet qe jane paraqitur brenda tij nga ana e deputeteve. Sipas deputeteve, shume shpejt Komiteti Shteteror per Kthimin dhe Kompesimin e Pronave do filloje te hartoje nje liste te plote te pronareve dhe hipotezat e pageses se tyre. Nje kete liste pagesash si fond per kompesimin e pronave do te sherbeje edhe ai qe do te mblidhet ne menyre ritmike nga ana e ketij Komiteti per kthimin e pronave. Sipas ketij rregulli, te gjithe ata pronare te cilet duan kthimin e tokes, do te jene te detyruar te paguajne per te. Keto para do te kalojne ne fondin e posacem per kompensimin monetar te pronave. Komiteti Shteteror per Kthimin dhe Kompesimin e Pronave perbehet nga 5 anetare te cilet do te miratohen nga Kuvendi. Nje anetar do te propozohet nga Keshilli i Ministrave, dy anetare nga pozita dhe dy te tjere nga opozita. Ky Komitet pritet te filloje pune menjehere pas kalimit ne Kuvend te ligjit te pronave dhe miratimit te anetareve te tij.
 
E.Nasi
---------------------------------------------------------------------
 
05/02/2004 Shekulli http://www.shekulli.com.al/
 
Komisioni i Ekonomisė pėrfundon shqyrtimin e projektligjit tė OSBE-sė pėr pronat
 
Pronat, kompensimi nė lekė nis nė 2005 mbaron nė 2015
 
Buxheti i shtetit nga viti tjetėr do tė parashikojė si zė mė vete fondin pėr kompensimin financiar
 
Anila Rama
 
TIRANE - Kompensimi nė lekė i ish -pronarėve, pėr tė cilėt ėshtė i pamundur kompensimi fizik, do tė pėrfundojė pas 10 vjetėsh. Vendosja e kėtij afati kohor, prej njė dekade, u pėrcaktua dje nė komisionin e Ekonomisė dhe Financave, gjatė shqyrtimit pėrfundimtar tė draftit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Kėshtu sipas projektligjit tė hartuar me ndihmėn e ekspertėve tė OSBE-sė, si dhe me ndryshimin e bėrė nė komision, qė nga 2005 buxheti i shtetit do tė ketė njė zė mė vete fondin pėr kompensimin e ish-pronarėve. Sipas draftit, fondi qė do tė pėrcaktohet nga qeveria, do tė administrohet nga Komiteti Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, i cili do tė fillojė shpėrndarjen e parave sipas njė renditjeje tė pėrcaktuar nga ai vetė. Nė kėtė mėnyrė komisioni i Ekonomisė i ka dhėnė kompetencė tė plotė strukturės sė re pėr kthimin e pronave pėr tė menaxhuar paratė qė do tė vihen nė dispozicion nga buxheti i shtetit pėr kompensimin nė lekė. Sipas ndryshimit tė bėrė dje nė komisionin e Ekonomisė nė nenin 21 tė draftit, Komiteti Shtetėror, do tė pėrcaktojė radhėn dhe proporcionin e kompensimit tė pronarėve, bazuar nė vendimet qė do tė merren nga Komisionet Vendore. Pra teorikisht pronarėt e parė do tė marrin kompensim nė lekė brenda vitit tė ardhshėm nėse kjo ėshtė e mundur, ndėrsa tė fundit nė 2015, duke mbyllur tė gjithė procesin problematik pėr ēėshtjen e kthimit tė pronave. Por ndėrsa u pėrcaktuan afatet pėrfundimtare ligjore si pėr kompensimin fizik, ashtu edhe pėr atė nė tė holla, ende nuk ekziston njė faturė e qartė financiare, mbi bazėn e tė cilės tė ketė edhe njė shpėrndarje nė vite pėr fondin qė duhet tė vendosė qeveria nė buxhet pėr kėtė ēėshtje. Deputeti republikan Robert Ēeku, tha dje pėr gazetėn “Shekulli” se Komiteti Shtetėror qė do tė ngrihet pas hyrjes nė fuqi tė ligjit, do tė punonte pėr pėrcaktimin e kėsaj fature, tė cilėn do tė vijė ta raportojė nė Parlament. Ndėrkaq nė ligjin e miratuar dje nga komisioni i Ekonomisė, ėshtė pėrcaktuar qė vonesat nė kohė pėr marrjen e lekėve, pas vendimit pėr njohjen e pronėsisė pėr subjektin e shpronėsuar, personi nė fjalė do tė pėrfitojė edhe pėrqindjen bankare pėr shumėn nė fjalė. Sipas draftit tė miratuar nga komisioni i Ekonomisė, i gjithė aktiviteti ekonomik dhe financiar i Komitetit Shtetėror pėr Kthimin e Pronave, do tė kontrollohet nga Kontrolli i Lartė i Shtetit, ēdo 8 muaj, duke bėrė publike tė gjitha tė dhėnat qė do tė dalin nga ky kontroll. Nė kėtė mėnyrė komisioni parlamentar i Ekonomisė pėrfundoi dje shqyrtimin dhe pėrmirėsimin e njė prej projektligjeve mė tė rėndėsishme tė Kuvendit tė kėsaj periudhe. Ndėrkohė para se ligji tė pėrcillet pėr miratim nė seancė plenare, komisioni do tė mblidhet edhe njė herė pėr tė diskutuar rreth vėrejtjeve qė do tė paraqesin grupet parlamentare.
 
 
 
Format e kompensimit sipas draftit tė OSBE-sė:
1. Shteti kompenson subjektet e shpronėsuara;
a) me tjetėr pronė tė paluajtshme tė tė njėjtit lloj nė pronėsi tė shtetit deri nė 2006
b) me njė tjetėr pronė tė paluajtshme tė ēdo lloji, me vlerė tė barabartė me pronėn e paluajtshme deri nė 2006
c) me aksione nė shoqėri me kapital shtetėror qė kanė vlerė tė barabartė me pronėn e paluajtshme
d) me vlerėn e objekteve tė cilat janė objekt i privatizimit
e) me lehtėsim tė detyrimeve fiskale siē pėrcaktohet nė ligjet financiare
f) me tė holla deri nė 2015
2. Fondi i kompensimit
Duke filluar qė nga viti 2005 deri nė 2015, Kuvendi me propozim tė qeverisė, cakton njė zė mė vete nė buxhetin e shtetit, fondin e kompensimit, i cili do tė administrohet nga Komiteti Shtetėror i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave pėr kompensimin nė tė holla tė subjekteve tė shpronėsuara. Kjo strukturė do tė pėrcaktojė radhėn e kompensimit nė lekė pėr tė gjithė ish-pronarėt
 
 
Kryetari i Komisionit tė Kthimit tė Pronave: Qeveria tė pezullojė titujt pėr personat e stimuluar nė bregdet
 
Kompensimi fizik, harta e tokave tė lira nė fund tė shkurtit
 
Darina Tanushi
 
TIRANĖ – Komiteti Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave pritet tė deklarojė e tė publikojė deri nė fund tė kėtij muaji sipėrfaqen e tokave tė lira shtetėrore. Kėtė e ka bėrė tė ditur dje, gjatė seminarit “Kategorizimi i tokės dhe trojeve domosdoshmėri pėr nė kompensim objektiv”, kryetari i kėtij komiteti Sokrat Sinaj. Deklarimi i sipėrfaqes sė lirė tė tokave shtetėrore pritet tė bėhet pas pėrfundimit tė studimit qė ka disa kohė qė ka nisur. Por lidhur me kėtė, Sinaj i ka kėrkuar nė kėtė seminar zv/ministrit tė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit Artan Lame qė brenda dy muajsh tė pezulloheshin nga kjo ministri dhėnia e titujve pėr persona tė stimuluar nė tokat bregdetare. Kjo do tė thotė qė nė zonat bregdetare apo fshatrat turistikė pėr kėto dy muaj tė mos ketė tolerime pėr persona tė veēantė. Kėtu ėshtė pėrmendur sidomos Golemi qė ka patur ndėrtime tė shumta pa kriter. Edhe nė mbledhjen e fundit tė KRRTRSH-sė kryeministri Nano kėrkoi qė deri nė 1 mars tė paguhen tė gjitha detyrimet e prapambetura nga personat e stimuluar qė kanė ndėrtuar fshatra turistikė nė kėtė zonė. Sipas Sinajt, nė njė fazė tė parė ky komitet mbėshtetur edhe nė metodikėn shkencore tė plotė do tė evidentojė sipėrfaqet e lira, tė cilat janė pronė e shtetit dhe qė do tė shėrbejnė pėr kompensimin fizik tė ish-pronarėve. Kjo pjesė sipas tij, ėshtė duke u kryer nga grupet vendore nė bazė qarku dhe informacioni nė nivel kombėtar do tė bėhet i disponueshėm nė fund tė muajit shkurt tė kėtij viti. Ndėrsa nė njė fazė tė dytė do tė pėrcaktohen kriteret dhe parametrat shkencorė pėr njė vlerėsim sa mė objektiv tė sipėrfaqeve tė tokave tė natyrave tė ndryshme tė ish-pronarėve apo ato tė lira tė shtetit tė evidentuara nė fazėn e parė qė do tė shėrbejnė pėr efekt kompensimi nė natyrė ose tė holla. Nė seminarin e djeshėm ku kanė marrė pjesė drejtues tė ndryshėm, por edhe deputetė tė Kuvendit janė dhėnė mendime pėr pėrllogaritjen e vlerės sė kėtyre trojeve, pėr tė bėrė tė mundur mė pas llogaritjen hap pas hapi tė vlerės sė kompensimeve. Zv/ministri i Turizmit Artan Lame ka bėrė me faj strukturat lokale pėr keqpėrdorim tė trojeve sidomos nė fshatrat turistike.