Korrieri - 04/04/2004 http://www.korrieri.com/
Demokracia
shqiptare, krijesw e Ramiz Alisw
Kjo
interviste eshte bere ne kuader te 65 vjetorit te Mbretit shqiptar Leka Zogu.
Vete Lartmadheria, shpjegon brenda nje pyetsori, te themi te kufizuar, jeten e
tij dhe disa pika te perfolura, qe lidhen me historine e te jatit. Duhet thene
se: monarku shqiptar jeton disi i terhequr dhe i shikon me kujdes zhvillimet
shqiptare. Kjo maturi e ka bere qe te mos preket nga faktore te ndryshem
politikw, qw qarkullojnw nw vend
Gazmend
Bakiu*
Kur
i kerkova Lekes I te me jepte nje interviste, ai pranoi me miresjellje. Atehere
i thashe qe, ne se deshironte pyetjet mund t'ia beja te njohura me pare. Por, ai
refuzoi: "Ne se pyetjet do t'i di me pare, -me tha, -pergjigjet do te jene
artificiale. Une do te pergjigjem drejtperdrejt". Ne diten e caktuar per
intervisten shkova ne rezidencen mbreterore. U pershendetem dhe fillova:
-Madheri,
se pari ju falenderoj qe pranuat te me jepni kete interviste.
Leka
I: -Ju faleminderit qe erdhet te me intervistoni .
Le
ta fillojme nga femijeria juaj: Ne c'moshe Madheria juaj e kuptoi se ishte princ.
Cfare do te thonte kjo per ju?
"T'ju
them te verteten nuk mundem te gjykoj c'moshe kisha, por e kam pasur gjithmone,
qysh se e mbaj mend, e kam pasur si nje barre, ceshtjen e Mbretnise. Qysh shume
heret ne jeten time e kam kuptuar se, kjo donte me thane nje kushtim karshi
kombit, qe do te ishte i perjetshem".
Me
lejoni t'ju pyes: -Cilat ishin marredheniet tuaja, baba-djale, me Mbretin Zog?
Si ishte ai me ju: i ashper, i bute, apo i ftohte?
"Ai
ka qene gjithmone shume i afert, disiplinar po. Por, ne te njejten kohe me nje
dashuri te madhe, dhe me nje deshire per te me mesuar. Po te mos kisha pasur
mesimet qe me ka dhene ai, une nuk do te isha ne gjendje me iu pergjegjun
nevojave te kombit".
Po
Mbreteresha Geraldine c'vend ze ne jeten tuaj?
"Mbreteresha
Geraldine ka qene per mua, deri ne fund te jetes se saj, jo vetem nje shtylle
shume e forte, por edhe nje, si me e thane, burim dashurie, fuqie; ishte edhe
keshilltare".
A
benit ju me Mbretin Zog biseda rreth te kaluares se tij politike dhe, a mbani
mend ndonje kuvendim te vecante qe ju ka lene mbresa?
"Vazhdimisht.
Ajo ka qene shkolla ime, me e cmueshme".
Kam
lexuar se Mbreti Zog i pati lidhur pension Fan Nolit, kur ky i fundit mbeti
ngushte ekonomikisht, a dini ju dicka me te sakte per kete ceshtje?
"Po.
Eshte e vertete, jo vetem qe i ka lidhur nje pension, por kur ka qene i semure
ne spital, dhe nuk ishte ne gjendje me e pagu spitalin, ka qene im ate qe i
dergoi paret. Pas kesaj vazhdoi t'i jepte pension. Edhe ma vone kur ishim ne
mergim vazhdoi kjo gje".
Kundershtaret
e Mbretit Zog I kane permendur vazhdimisht faktin se ai u largua nga Shqiperia
ne vitin 1939, pas pushtimit italian. Sipas tyre, ai duhej te qendronte ne
Shqiperi, te organizonte rezistencen packa se kjo mund t'i kushtonte jeten. Cili
eshte komenti apo opinioni juaj per kete ceshtje?
"Thjesht,
eshte nje opinion qe duhet kuptuar, se ne kishim tre plane luftarake. Ne rast se
do t'u bente nje sulm nga Italia, qendresa kunder Italise do te ishte ne Malsine
e Veriut. Ne rast se sulmi do te vinte nga Greqia do te ishte nje plan tjeter,
ne rast se sulmi do te vinte nga Jugosllavia do te ishte nje plan tjeter. Por,
duke qene se planifikimi i mbrojtjes nga sulmi i Italise ishte i tille qe do t'u
bente ne Malsine e Veriut, dhe duke qene se Mbreti Pjeter i Jugosllavise ka qene
ne moshe shume te re, regjenca ishte ne doren e Princ Pavlit; Princ Pavli ishte
shume progjerman, atehere Jugosllavia, bash ne minuten e fundit, dergoi nje
telegram zyrtar babes, dhe qeverise shqiptare, ku thonte se po te behej nje
rezistence ne Malsine e Veriut, Jugosllavia do te pushtonte pesedhjete kilometra
nga kufiri shqiptar. Vetekuptohet atehere do te behej nje lufte ne dy fronte,
dhe kjo nuk ishte e mundur. Atehere, duheshin shkrepur ato pushke qe u shkrepen
kunder Italise, per te treguar vullnetin e popullit shqiptar kunder pushtimit,
dhe pastaj me u terheke sepse ishte i bindun qe nje lufte botnore do te vinte.
Me shprese se ajo lufte do te shkaktonte clirimin e Shqiperise u be largimi".
Kur
ju bete betimin si Mbret i Shqiptareve me 15 prill 1961, ju zgjodhet te quheni
Leka I. Pse Madheria Juaj nuk vazhdoi, te themi, traditen duke u quajtur Zog II
Mbreti i Shqiptareve?
"Kjo
ndodhi per arsye se emri im eshte Leke, atehere vetekuptohet..."
Por
mbiemri eshte Zogu!
"Po.
Sipas Statutit u kthye ne Zog I. Por, emri im eshte Leka, atehere Leka I,
vetekuptohet".
Ju
keni kryer Akademine Ushtarake, por do te doja te dija c'fushe tjeter e dijes ju
ka terhequr? A ka Leka I ndonje pasion tjeter vec koleksionit te armeve?
"Po.
Librat, notimin dhe koleksione te llojeve te ndryshme, sidomos persiane dhe sic
e shifni disa shqiptare. Por, per sa i takon studimeve, kam pase filluar ne
Sorbone per gjuhet orientale, edhe isha duke mesuar edhe turqishten, sepse ajo
ishte nje gjuhe qe na duhej per rajonin. Une ne ate kohe e dija frengjishten,
edhe italishten deri ne nje pike mjaft te pregatitun, atehere spanjishja erdhi
shume shpejt, edhe portugalishtja. Arabishten e dija se isha rritur ne Egjipt.
Por, me vdekjen e babes u detyrova menjehere me hy ne pune, me gjet menyren me
fitu pare, me mbajte jo vetem veten tone, por rreth 30 vete, qe ishin hallat e
mia, ishin oficeret shoqerues, qe na kishin ndjekur qe nga Shqipnia dhe
vazhdonin te qendronin me ne. Ishte nje barre e rande per nje djale 22 vjec. U
mora me tregti".
A
ka dicka ne jeten tuaj qe do te kishit dashur ta kishit bere ndryshe?
"Me
thene te verteten: -Jo!"
Cila
eshte e verteta e ardhjes dhe ikjes tuaj te shpejte ne vitin 1994. Si ndodhi?
"As
une nuk e di. Ka shume teorina, e di se ishte pregatitur nje takim ketu. Ai
takim nuk u materjalizua se ka pasur nderhyrje nga te huaj si edhe nga vendali,
por arsyetimi i plote nuk eshte akoma i mjaftueshem, me mund me thane se kush
dhe qysh ka qene qellimi i ndryshimit te mejtimeve te qeverise se asaj kohe. Por,
duhet me kuptue se me ardhe ne Shqipni, me nje aeroplan privat, duhet me e
lajmeru qeverine, kater pese dite perpara, me pas leje me ardhe. Ishte e
domosdoshme dhe qeveria ishte ne dijeni. Atehere pse u be ai ndryshim ate nate?
Nuk e di. Kam disa mejtime, por ato jane akoma mejtime".
Gjate
egzilit te detyruar, ju keni jetuar ne shume vende te ndryshme te botes, duke
dashur gjithmone te vini e te jetoni ne Shqiperi. Tani qe jeni ketu per cilin
vend ndjeni nostalgji?
"Ne
cdo vend te botes qe kemi jetuar, kemi pasur miqesina, kemi pasur gjana
specifike te vendit qe na kane terhequr, por nostalgji nuk mundem me thane se
kam per asnje vend, duke qene se jam ne vendin tim".
Ju
me siguri e ndiqni jeten politike te vendit tone. Por, a e lexoni shtypin e
perditshem dhe a i ndiqni kanalet e shumta televizive shqiptare? C'mendim keni
per to?
"Shikoni,
une i ndjek kanalet televizive. Lajmet, i ndjek jo vetem nepermjet gazetave dhe
medias, por edhe nga lajmet qe me vijne nga terreni, nga te gjitha anet e kombit,
si ne Shqipni edhe ne trevat tona qe jane jashte Shqipnise, jashte kufijve. Kjo
me jep nje pasqyre me te ballancuar se mund te me jepte media".
Sipas
mendimit tuaj ku calon demokracia shqiptare?
"Calon
per arsye se, fatkeqsisht, ka filluar si nje krijese e qeverise se Ramiz Alise,
per te siguruar nje vazhdimesi te menyres se qeverisjes, qe ishte ne kohen e
Enver Hoxhes. Po, ka disa ndryshime mjaft te medha qe jane bere, por te dy
partite, Demokratikja dhe Socialistja donin qe shqiptaret te kujtonin se u
shpall multipartitizmi, dhe brenda nje kohe shume te shkurter, a ishin 48 ore
apo jo, te dy partite kishin zyra, maqina, te gjitha mjetet per te permbushur
nevojat e tyre. Atehere, ky ka qene nje plan i parashikuem, dhe kryesia e te dy
partive ishte e parashikueme e dhane nga zoti Ramiz Alia, ne ate kohe".
A
jane shqiptaret nacionaliste, sa duhet, ne kuptimin e mire te fjales?
"Une
besoj se ne rast se nuk do te ishte kjo lufte per egzistence, e ketu kam
parasysh pjesen me te madhe te shqiptareve, qe jane ne lufte cdo dite, per me
mund me hanger nje kafshate buke, do te kishin ma teper kombtarizem. Shofim per
shembull Kosoven: Kosova e ndinte veten nje shtet i okupuem, atehere
nacionalizmi atje ishte ne kulm, kurse ketu dami eshte bere nga nje pjese e
shqiptareve vete, dhe kjo na ka hequr nje pjese te madhe te ndergjegjes kombtare".
Pra,
mendoni se shqiptaret jashte kufijve shteterore te Shqiperise jane me
nacionaliste se shqiptaret e ketushem?
"Deri
ne nje pike po".
Si
do te ishte zgjidhja me e pershtatshme sipas mendimit tuaj: Kosova e pavarur me
vete, apo nje Union Shqiperi-Kosove.
"Hapi
i pare eshte e domosdoshme qe Kosova te jete e pavarur. Por, po te gervishtni
nje shqiptar, te jete i Kosoves, te jete i Shqipnis, te dy kerkojne bashkimin".
A
eshte e veshtire te jesh Mbret, per me teper Mbreti i Shqiptareve, a nuk keni
thene ne nje moment te caktuar, ne dreq kjo puna e Mbreterise, me mire te kisha
qene nje qytetar i thjeshte?
"Shikoni,
deshira me qene Mbret nuk ka qene kurre e imja, ka qene detyra; me thane se, pse?
Eshte fati. Jam linde per kete detyre, e kete detyre do ta permbush brenda
mundesive te mia, per te miren e ketij populli".
A
besoni se eshte akoma e mundur qe Shqiperia te ndryshoje formen e regjimit, nga
Republike ne Mbreteri, kur kjo nuk ka ndodhur ne asnje nga vendet europiane qe
perpara luftes se II boterore ishin monarki, dhe sot vazhdojne te jene republika?
"Kjo
mund te ndodhe me kerkesen e popullit. Me duket se populli eshte mjaft i lodhun
nga forma e Republikes, sidomos ne keto vjetet e fundit, qe quhet demokraci, por
nuk eshte nje demokraci e vertete, sic eshte ne vendet e tjera. Une besoj se ka
mundesi qe populli... E kjo u tregua ne 97-n, kur megjithese u manipulua,
refendumi arriti nje fitore te jashtezakonshme, kjo tregon qe gjithe populli,
socialiste, demokrate, mbreterore apo cfaredo, kane votuar per Mbreterine, per
arsye se kishin shprese se, kjo do te binte nje ndryshim dhe nje stabilitet me
te madh. Por vetkuptohet me manipulimin qe u be, ky manipulim nuk ishte vetem
nga njerezit qe ishin ne pushtet, por edhe nga interesat e huaja, e ka krijuar
kete situate, ne te cilen jemi tashti. Atehere, ne nje rast te tille, populli
shqiptar ka te drejte per te kerkuar prape, ne rast se deshiron, nje refendum".
Jeni
shprehur me fjale te pergjithshme se do te viheni ne krye te nje levizjeje te
gjere. Cfare eshte, cfare synon dhe kur do te filloje kjo levizje?
"Me
26 janar jane shpallur ne nje konference shtypi, disa pika kryesore te kesaj
levizjeje, tashti do te behet perseri nje konference shtypi, ku do te shpallen
edhe disa pika. Kjo eshte nje levizje, nuk do te hyj ne detaje, tash per tash,
se perndryshe konferenca e shtypit nuk do te kete efektin e nevojshem, por kjo
levizje ka per synim ceshtjen kombetare, dhe ndergjegjsimin e popullit shqiptar".
Me
5 prill 2004 ju mbushni 65 vjec. Si ndjehet Madheria juaj, i lodhur, i merzitur,
apo i lumtur?
"I
lumtur se jam ne Shqipni".
Me
lejoni Madheri t'ju uroj Gezuar ditelindjen! Edhe 100 vjet!
"Ju
faleminderit shume".