04/06/2004 http://www.shekulli.com.al/

Spahiu: “Nano tė kėrkojė dorėheqjen e Finos dhe Rukės”


Tė kėrkohet dorėheqja e ministrave tė cilėt kanė nėnshkruar marrėeshjen pėr pėrpunimn e mbetjee urbane me kompaninė italiane “Albanianbeg ambienti”. Kėtė ka kėrkuar nga kryeminstri Fatos Nano ditėn e djeshme Kreshnik Spahiu, aktualisht drejtuesi i Zyrės pėr Mbrojtjen e Qytetarėve nė takimin mes Kėshillit Rinor shqiptar, ambientalistėve, shoqatave joqeveritare dhe qytetarėe tė ndryshėm. Duke folur pėr pėrmirėsimin e kudrit ligjor, Kreshnik Saphu deklaroir dje se nuk ėshtė e nevoja e pėrmirėsimit pasi ligji “Pėr ruajtjen e mjedisit” nė nenin 26 e pėrjshton nė mėnyrė eksplicite mundėsinė pėr tė importuar me qėllim ruajtje, asgjesimi dhe pėrpunimi tė mbetjeve tė ngurta. Sipas drejtuesit tė ZMQ-sė, organizata qėai drejton ka marrė mbėshtjetjen e dhjetra organizata tė tjera pėr ė pregatitur oponencėn ligjore nė lidhje me projekt vendimin e qeverisė pėr mbetjet e ngurta.

 

04/06/2004 http://www.korrieri.com/
Ligji i pronave, peng ne Parlament

Kuvendi i Shqiperise eshte perfshire perseri dje, nga sharjet dhe fyerjet mes deputeteve, duke mos lejuar fare zhvillimin e seances, ku pritej te shqyrtoheshin edhe 14 nenet e mbetura te projekt-ligjit "Per kthimin dhe kompensimin e pronave". Seanca e djeshme ka qene nje kopje e asaj te zhvilluar tre dite me pare, ne te cilen mbizoteruan fjalet "hale" te shkembyera mes Kreut te PD-se, Sali Berisha dhe Kryetarit te Kuvendit, Servet Pellumbi dhe karriket e perplasura nga deputetet, Pal Dajci e Taulant Dedja. Ka qene pikerisht ky i fundit, i cili qe ne fillim te seances, i ka kerkuar Kryetarit Pellumbi te marre masat per mosperseritjen e skenave te tilla, sepse ne rast te kundert nje pjese e mire e deputeteve te mazhorances do te braktisin mbledhjet e Kuvendit. "Per te disaten here, fyerjet nuk iu kursyen as juve (Pellumbin), megjithe thinjat fisnike qe mbulojne koken tuaj. Ne nuk mund te pranojme fyerjet kolektive dhe shpifjet, te dala nga goja e nje te cmenduri", u shpreh Dedja, ne drejtim te liderit demokrat Berisha. Pas ketyre fjaleve, kane reaguar disa deputete te opozites, te cilet nisen te perplasnin tavolinat, ndersa nenkryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e akuzoi socialistin Dedja se ka shume probleme me vrasjen e Azem Hajdarit, ndersa ky i eshte kunderpergjigjur, duke theksuar se eshte i vetmi qe ka deshmuar ne gjyq mbi kete ceshtje, "sa here ka patur nevoje drejtesia". Nderkaq, Kryetari i PD-se, Berisha i eshte drejtuar me pas, podiumit ku dhe etiketoi Kryetarin e Kuvendit me fjalet: "Nje vrases i vjeter, qe shembellen me halene e Fatos Nanos, ne kolltukun e Kryetarit te Parlamentit, e drejton kete Parlament". Kjo ka cuar ne prerjen e fjales se Berishes nga drejtuesi i seances dhe ngritjen ne kembe te deputeteve opozitare. Ne keta cast, punonjesit e Gardes se Republikes, nuk kane lejuar deputetin Sokol Olldashi t'i afrohet Pellumbit, kurse ky i fundit e ka pezulluar per 10 minuta seancen, por ajo nuk do te rifillonte me duke shtyre gjithcka per te henen.
 
R. Kalemi
 
DEBATET
 
SALI BERISHA: "Nje vrases i vjeter, qe shembellen me halene e Fatos Nanos, ne kolltukun e Kryetarit te Parlamentit, e drejton kete Parlament".
 
SERVET PELLUMBI: "Ai qe e quan hale Parlamentin, hale Kryetarin, te ulet atje ne vend"
 
TAULANT DEDJA: "Per te disaten here, fyerjet nuk ju kursyen as juve (Pellumbin), megjithe thinjat fisnike qe mbulojne koken tuaj. Une jam i detyruar t'ju them, ne emer te nje numri te konsiderueshem te deputeteve te mazhorances, se nese ju nuk do te merrni masat per mosperseritjen e skenave te tilla, nese ju nuk zbatoni kapitullin 12 te rregullores se ketij Kuvendi, per etiken dhe rregullin ne mbledhje, ne do te bojkotojme punimet per nje afat te pacaktuar. Ne nuk mund te pranojme fyerjet kolektive dhe shpifjet, te dala nga goja e nje te cmenduri".
 
JOZEFINA TOPALLI: "Dy vjet perpara, ai zoteria (Dedja) ishte ne krye te operacionit, kur na ka mbajtur tre cerek ore, mua dhe ish-Presidentin e Republikes, te rrethuar me 300 njerez te armatosur, qe ne cdo moment donin te qellonin ndaj nesh dhe pastaj na cuat ne komisariat. Je ti (Dedja) qe ke shume probleme me vrasjen e Azem Hajdarit se ti e di se ne cfare pozicioni ke qene ne ate periudhe. Do te mjaftonin keto te dyja qe te mbyllje gojen njehere e per gjithmone dhe te na i dish per faleminderit qe nuk t'i kemi permendur ndonjehere".
 
TAULANT DEDJA: "Nje here jane shprehur se e ka drejtuar (operacionin) Ilir Gjoni, nje here jane shprehur qe e ka drejtuar, Niko Brahimi, njehere jane shprehur qe e ka drejtuar Ilir Meta, sot doli qe e paska drejtuar Taulant Dedja. Persa i takon ceshtjes se te ndjerit Azem Hajdari, une jam i vetmi politikan, sebashku me zotin Genc Pollo, qe kam shkuar e kam deshmuar sa here ka patur nevoje drejtesia. Ndersa, atij zoterise (Berisha), qe prapa dhembeve permend fjalen 'vrases', i them vetem kaq: i nderuar zoteri midis meje dhe teje ka nje ndryshim shume te madh. Ate e quajne Sali Ram Berisha, kurse mua me quajne Taulant Bedri Dedja. Ai eshte rritur tek Lugina e Ujqerve, kurse une jam rritur midis librave".
 
--------------------------------------------------------------------------------
04 Qershor 2004 http://www.kohajone.com/

KUVENDI HARRON PRONAT, VAZHDON SHARJET

Deklaruan dje ne seance parlamentare:

Sali Berisha, PD:

- Ti kryetar i seances, je nje vrases i vjeter qe shembellen me halene e Fatos Nanos dhe qe e drejton seancen me 40 te cmendur.

Taulant Dedja, PS:

- Zoti kryetar i seances, nese nuk respektoni rregulloren e Kuvendit, une dhe nje numer i konsiderueshem i deputeteve socialiste do te bojkojtojme seancat plenare per nje afat te caktuar. Nuk mund te pranojme sharjet dhe fyerjet, qe e kane kthyer Kuvendin ne teater.

Jozefina Topalli, PD:

- Ju duhet te jeni nje njeri moderator, zoti kryetar, si i tille ju keni pergjegjesi per mbarevajtjen e Kuvendit. Nese dikush thyen rregulloren nxirreni, ju duhet t'i permbaheni asaj. Ndersa per deputetin Dedja mund te them se eshte nje njeri qe ka shume probleme me veten.

Limoz Dizdari, PS:

- Ngjarja qe ndodhi seancen e kaluar ishte mjaft e shemtuar, dhe shpresoj qe te mos perseritet. Por une nuk besoj se gjerat ndhodhin dhe qe vijne thjesht per shkak te efekteve emocionale. Theksoj se si mazhoranca ashtu dhe opozita duhet te respektojne njera-tjetren.

Oli Xhilaga

Zhvillimet e seancave plenare vazhdojne te ndjekin te njejten rruge, ate te sharjeve dhe fyerjve dhe si rrjedhoje bllokimin e tyre. Keshtu dhe seanca e djeshme plenare degjeneroi ne nje fjalor akuzash dhe fyerjesh. Ne fakt, ajo kishte ne rend te dites shqyrtimin dhe miratimin e disa prej neneve te projektligjit "P-_thimin dhe kompesimin e pronave" te cilit me sa duket i duhet nje kohe e gjate qe te gjeje zgjidhjen perfundimtare. Por qe ne fillim te seances deputeti socialist Taulant Dedja, ka terhequr vemendjen e kryetarit te Kuvendit, per mosrespektim te rregullores se ketij parlamenti. Kjo per arsye se Pellumbi, sipas deputetit Dedja, nuk ka mbajtur qendrimin e duhur kundrejt akuzave dhe sharjeve qe ne seancen e kaluar i jane drejtuar atij nga shefi i opozites Berisha. Socialisti kerkoi nga kryetari i Kuvendit, qe te marre masa ndaj deputeteve, te cilet me sjelljet e manifestuara ne seancen e fundit plenare shkelen etiken parlamentare. Por gjuha me te cilen deputeti socialist shprehu shqetesimin e tij ishte mjaft e vrazhde dhe fyese, gje e cila solli mjaft pakenaqesi tek deputetet opozitare. Nenkryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne emer te Partise Demokratike, duke iu kunderpergjgjigjur deputetit Dedja, i rikujtoi atij pergjegjesine qe ky i fundit ka per vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari. Gjithashtu Topalli duke iu referuar qendrimit qe ky deputet mbajti ne kete seance theksoi se "ai eshte nje njeri qe ka mjaft probleme me veten", duke kerkuar nga kryetari Pellumbi qe te respektoje rregulloren e parlamentit dhe te tregohet moderator ne drejtimin e seancave plenare. Dedja duke justifikuar veten kundrejt akuzes se Topallit, u shpreh se ne kohen kur ka qene prefekt ka bere vetem detyren. Nga ana tjeter, ne lidhje me akuzat e Berishes ndaj tij, Dedja nuk ngurroi t'i permendte origjinen liderit te opozites.

Pellumbi: "Me beni mocion, po deshet"

Kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi deklaroi se "ne rast se opozita mendon se ai shkel rregulloren, atehere i sugjeron asaj te hartoje nje mocion mosbesimi ndaj kryetarit te parlamentit". Ne kete menyre seanca plenare sa vinte dhe acarohej me shume per shkak te debateve te acaruara midis deputeteve. Por kulmin e acarimit kjo seance e arriti ne momentin, kur shefi i opozites Berisha mori fjalen ne kunderpergjigje te fyerjeve qe erdhen ndaj tij prej deputetit Dedja. Nga ana e tij, kryetari i PD-se, Sali Berisha nuk i kurseu fyerjet ne drejtim te pozites, pa kursyer madje as kryetarin e Kuvendit. Zhurma dhe nervozizmi ne salle, shoqeruar me fjale te renda fyese dhe ne perpjekje te deputeteve opozitare per t'u perqendruar grup te faltorja e kryetarit, i detyroi forcat e rendit brenda salles per t'u vene ne mbrojtje te kryeparlamentarit Servet Pellumbi. Duke marre shkas nga situata e krijuar, nga fjalet e pahijshme qe thyenin rende etiken parlamentare, kryetari Pellumbi u detyrua te jepte pushim, kohe gjate se ciles u mblodh Byroja e Kuvendit. Pas mbledhjes se saj, nepermjet nenkryetares Makbule Ceco, u njoftua nderprerja e krejt kesaj seance. Drejtuesi i seances plenare per te qetesuar situaten, i nderpreu punimet e parlamentit per t'i rifilluar ato te henen. Ne kete menyre, dhe kesaj radhe nuk ishte i mundur zhvillimi normal i punimeve parlamentare, duke lene pezull ceshtjen e pronave, e cila po shtyhet per disa here me radhe.

--------------------------------------------------------------------------------

http://www.panorama.com.al/

Faqe 6 - Politikė

4Qershor 2004

“Pronėsi e Drejtėsi” ankohet te Prodi, Priebe dhe tek ambasada amerikane nė Tiranė
 

“BE tė bllokojė ligjin pėr pronat”

Ish-pronarėt: Me ligjin e ri po mbulohet korrupsioni

 

Nikolin Todolli

Shoqatat e ish-pronarėve do tė ankohen pėr projektligjin qė po miraton Kuvendi te kreu i BE-sė, Romano Prodi, dhe te kryenegociatori i KE-sė pėr Shqipėrinė, Reinhard Priebe.

Gjithashtu, ish-pronarėt kanė theksuar se shqetėsimin e tyre ia kanė paraqitur edhe ambasadės amerikane nė Tiranė, si dhe OSBE-sė. Sekretari i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”, Agim Toro, tha dje pėr “Panoramėn” se institucionet e huaja duhet tė kėmbėngulin pranė qeverisė dhe dy forcave kryesore, PS-sė dhe PD-sė pėr tė mos lejuar miratimin e ligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. “I jemi drejtuar OSBE-sė qė tė shprehė qėndrimin e saj, nėse ligji qė po diskutohet nė Parlament ofron njė zgjidhje tė saktė apo jo pėr kthimin dhe kompensimin e pronave”, tha Toro, i cili ka komentuar edhe nenet qė janė miratuar deri tani nga Parlamenti.

“Njė ligj antikushtetues”
“Ligji qė po miratohet nga Parlamenti ėshtė demagogjik dhe shkel Kushtetutėn”. Kėshtu tha dje Toro duke komentuar se neni 9 i draftit, i sapomiratuar nga Parlamenti, bie nė kundėrshtim me vendimin e vitit 2002 tė Gjykatės Kushtetuese, e cila ka pėrcaktuar qė, qiraja e familjeve tė pastreha tė paguhet me vlerėn e tregut. Ndėrkohė, qė PS-ja dhe PD-ja ranė dakord qė qiraja e familjeve tė pastreha pėr dy vjet tė jetė me vlerėn qė do tė pėrcaktojė Kėshilli i Ministrave, ndėrsa pas kėtyre dy viteve qiraja do tė jetė me vlerėn e tregut. “Nene tė tjera gjithashtu ligjėrojnė tė gjithė ata qė janė favorizuar nga politika pėr tė marrė pronė nė kurriz tė pronarėve tė vėrtetė”, thekson nėnkryetari i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”, Ahmet Sulstarova. Po kėshtu, sipas tij, drafti qė po diskutohet ėshtė demagogjik, pasi qeveria po pėrpiqet t’i tregojė Evropės se vėrtet po gjen njė zgjidhje pėr problemin e pronave. “Por, Shoqata Evropiane e Pasurive tė Paluajtshme, me qendėr nė Bruksel, ka theksuar me anėn e rezolutės sė 9 majit tė kėtij viti se nuk do tė pranojė tė bėjė investime private nė vendet ku nuk respektohet prona dhe, nė veēanti, nė Shqipėri, ku akoma nuk ka njė ligj”, tha Sulstarova.

“Ligji i ri mbulon korrupsionin”
Ish-pronarėt kėmbėngulin qė partitė kryesore, PS-ja dhe PD-ja po tentojnė qė me anėn e kėtij ligji tė mbulojnė korrupsionin e bėrė deri tani me pronat nė Shqipėri. “Gjatė gjithė debatit pėr pronat, kėto dy parti janė pėrpjekur tė bėjnė fushatė elektorale, duke mos mbrojtur interesat dhe tė drejtėn e pronarėve tė vėrtetė. Praktikisht, ligji qė po miratohet nuk do tė mund tė zbatohet, pasi shteti nuk ka toka tė mjaftueshme pėr kompensim, ndėrsa fatura financiare ėshtė e papėrballueshme”, tha mė tej sekretari i pėrgjithshėm i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”.

Zydi Pepa: Largimi im nuk e dėmton PS-nė

Deputeti i PS-sė, Zydi Pepa, i cili hoqi dorė nga firma qė kishte dhėnė pėr projektligjin e pronave, tha pėr “Panoramėn” se largimi i tij nga seanca nuk do tė ketė efekt negativ te deputetėt e tjerė tė grupit parlamentar tė PS-sė. Pepa ka refuzuar tė marrė pjesė nė diskutimin e mėtejshėm tė projektligjit, pasi, sipas tij, nuk parashikohet fatura financiare.

 

Kuvendi
Sot, miratimi pėrfundimtar

Kuvendi pritet tė miratojė sot nenet e mbetura nga seancat e kaluara tė projekligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Diskutimi ėshtė parashikuar tė nisė paradite, ndėrkohė qė PD-ja ka paralajmėruar se nuk do tė lejojė miratimin pa debat tė pikave tė rėndėsishme, si zonat turistike, emėrimit tė kryetarit tė Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave etj. Gjithashtu, sot pritet tė marrė pjesė nė seancė edhe kryeministri, Fatos Nano.

 

Kreu demokrat shpjegon tek OSBE-ja kundėrshtimet mbi pronat
Berisha Liponenit: Ja pse nuk e kalojmė ligjin

Konfliktet e fundit pėr ēėshtjen e pronave e takojnė sėrish Berishėn me Liponenin. Kreu i PD-sė ėshtė ankuar pranė ambasadorit tė OSBE-sė, lidhur me disa amendamente tė miratuara nga socialistėt pėr pronat, pėr tė cilat ka paralajėmruar edhe votėn kundėr. Konkretisht, ky qėndrim do tė jetė nėse nuk do tė korrigjohet neni qė trajton ēėshtjen e tė shpėrngulurve. Sipas tij, lėnia e kėtij problemi mes pronarėve dhe banorėve tė ardhur nė tokat e tyre do tė shkaktojė njė gjakderdhje tė re mes pronarėve dhe tė shpėrngulurve. “Ideja se ky problem mund tė zgjidhet pa ndėrhyrjen e shtetit ėshtė me pasoja jashtėzakonisht tė rrezikshme, pasi bėn tė pamundur legalizimin, sjell konflikte mes popullsisė dhe shtim tė viktimave pėr ēėshtjen e pronave”, u shpreh dje lideri demokrat, Berisha, pas takimit dypalėsh. Ai ka shprehur shqetėsim edhe pėr polipronėsinė qė del pėr tė njėjtin truall. Nė kėtė linjė, ai tha se “nė zonat suburbane ka pronarė, por ka edhe njė spekulim tė pafund dhe mund t’ju them se nė kėto zona gjen rėndom dy ose tre bashkėpronarė pėr tė njėjtėn pronė”. Duke akuzuar PS-nė se po bėn dallime klasore mes ligjit pėr shtesat dhe nenit pėr tė shpėrngulurit, Berisha theksoi se “u pėrdoren dy standarde: pėr qytetarėt qė kanė ndėrtuar me mijėra shtesa dhe jo vetėm nė kate, por edhe mbi troje ėshtė bėrė ligji i legalizimit”.

Liponeni pret edhe negociatorėt e Kodit

Vetėm pak orė pas takimit Berisha - Liponen, dje nė OSBE kanė “bujtur” negociatorėt e PD-sė dhe PS-sė pėr reformėn zgjedhore. Pėrkatėsisht, Ilir Rusmajli dhe Ylli Bufi, kanė vijuar edhe dje konsultat, pėr tė dalė me njė dokument tė vetėm pėr ēėshtjet zgjedhore, i cili do tė jetė nė formėn e njė protokolli.

© 2003 Gazeta Panorama

 ----------------------------------------------------

 Rilindja Demokratike - 03/06/2004 http://pages.albaniaonline.net/rd/

Berisha akuzon qeverinė se ka anashkaluar ēėshtjen e tė ardhurve, duke vėshtirėsuar legalizimin e tyre

PD kushtėzon votimin e projektligjit tė pronave

Ligji i hartuar nga OSBE pėr tė shpėrblyer pronarėt, po kthehet nė ligjin e pronėsimit tė qeveritarėve. Kjo, pėr PD, ėshtė totalisht e dėnueshme

Berisha: "Ligjin e kishim konceptuar pėr tė kompensuar ish-pronarėt dhe jo pėr tė pronėsuar qeveritarėt, por ligji po shndėrrohet nė ligj tė pronėsimit tė qeveritarėve"

Partia Demokratike ka denoncuar shumicėn nė Parlament se me ligjin qė po kalon, ka anashkaluar apo lėnė pas dore ēėshtjen e tė ardhurve, duke vėshtirėsuar legalizimin e tyre, si njė ēėshtje qė prodhon ēdo ditė konflikte.

Shkak pėr kėtė reagim tė kryetarit tė PD, Sali Berisha, ėshtė bėrė rrėzimi nė Parlament i amendamentit tė propozuar nga opozita, i cili i jepte pėrgjigjen mė tė drejtė problemit tė tė shpėrngulurve qė sipas kreut demokrat, janė afėrsisht njė gjysėm milion shqiptarė nė mbarė vendin.

Berisha deklaroi dje gjatė njė konference shtypi se me kėtė votim kundėr, socialistėt kanė kompromentuar shumė rėndė procesin e legalizimit.

Sipas liderit demokrat, "ky fenomen, pothuajse masiv, nuk mund tė ketė asnjė zgjidhje tjetėr pėrveēse njė zgjidhje shtetėrore, nė tė cilėn shteti merr pėrsipėr tė kompensojė plotėsisht pronarėt dhe pastaj me ligj tė veēantė tė bėhet legalizimi i kėtyre banesave, vetėm kėshtu mund tė zgjidhet nė mėnyrė pėrfundimtare kjo ēėshtje".

Lideri demokrat ka mbrojtur kėshtu idenė se duhet zgjidhur ēėshtja e legalizimeve, duke kompensuar plotėsisht pronarėt, pėr tė cilat tha se ka njė spekulim tė vėrtetė. Siē pohoi Berisha, "nė zonat e urbanizuara apo suburbane ka pronarė, por ka dhe njė spekulim tė pafund, dhe mund t'ju them se nė kėto zona gjen rėndom 2 apo 3 palė pronarė pėr tė njėjtėn parcelė, pėr kėtė arsye askush nuk mund ta zgjidhė kėtė problem pėrveēse shtetit. Ėshtė shteti qė duhet tė merret me pronarin, ėshtė shteti qė duhet tė merret me spekulatorin, ėshtė shteti qė duhet tė legjitimojė tė shpėrngulurit".

Berisha: Qeveria po nxit konfliktin mes tė shpėrngulurve dhe pronarėve

Kreu demokrat ka deklaruar se vetėm shteti mund tė zgjidhė problemin disa herė tė ngatėrruar midis tė shpėrngulurve dhe ish-pronarėve

Berisha ka hedhur poshtė idenė qė ky problem tė zgjidhet midis tė shpėrngulurve dhe pronarėve, "si diēka absolutisht me pasoja tė rrezikshme". Kryetari i PD-sė ka argumentuar konkluzionin e tij nė kėtė mėnyrė: "Sė pari, bėn tė pamundur procesin e legalizimit, sė dyti, nxit njė konfliktualitet tė madh si dhe shton viktimat e pronės. Ēdo ditė dėgjojmė lajme tė tilla". Berisha ka bėrė thirrje qė shteti tė marrė pėrgjegjėsinė qė ka pėr kėtė ēėshtje, duke sjellė edhe shkaqet pėrkatėse. Kjo pėrgjegjėsi, pėr liderin e opozitės, duhet tė merret: "Sė pari, sepse shteti solli lėvizjen e lirė nė dallim nga shteti i mėparshėm. Ky shtet ėshtė shteti i lėvizjes sė lirė dhe lėvizja e tyre ka qenė njė gjė normale. Sė dyti, shteti mund tė pėrcaktonte qė nė fillim urbanizimin e kėtyre zonave para se ato tė popullohen, tė bėnte projektin e urbanizimit tė tyre. Pra, ka njė seri pėrgjegjėsish nė kėtė proces dhe vetėm shteti mund tė zgjidhė atė". Berisha bėri tė ditur se qėndrimi i PD nė kėtė rast nuk kishte frymė politike, "por vetėm njė qėllim shumė fondamental pėr tė zgjidhur ēėshtjen e pronarėve dhe pastaj pėr tė bėrė legalizimet me ēmime qė pėrcakton ligji tjetėr, por qė zgjidh ēėshtjen e pronarit".

PD dėnon politikėn e dy standarteve, pėr qytetin dhe periferitė

Partia Demokratike ka dėnuar politikėn e dy standarteve, njė pėr shtesat e paligjshme nė qytete dhe njė tjetėr pėr banesat e tė shpėrngulurve nė periferi. Kėto komente, lideri demokrat Sali Berisha i bėri dje gjatė njė konference shtypi tė dhėnė nė selinė blu, ku komentoi politikėn e shumicės socialiste pėr tė ndėrtuar njė ligj pėr vete dhe pronat e tyre, si dhe anashkaluar ēėshtjen e tė shpėrngulurve.

Siē tha Berisha: "Janė pėrdorur dy standarte; pėr qytetarėt qė kanė ndėrtuar me qindra dhe mijėra shtesa, dhe jo vetėm kate, por edhe troje, u bė ligji i legalizimit, nuk u pyet pėr asgjė, vetėm tė paguhet njė shumė dhe dilet nė anėn tjetėr, kurse pėr ata qė nė tėrėsi janė skllevėrit e socializmit, u lanė nė mėshirėn e konfliktit me pseudopronarėt apo me ufopronarėt dhe ky ėshtė njė zhvillim shumė negativ".

Mė tej Berisha tha se, "unė gjykoj se ligji qė po kalon, e bėn absolutisht tė pamundur zgjidhjen e kėsaj ēėshtje".

 

Shteti ka gjithmonė pėrgjegjėsi ndaj qytetarėve tė tij

Shteti ka gjithmonė pėrgjegjėsi pėr qytetarėt e tij dhe ky ėshtė njė detyrim qė zbatohet nga ēdo shtet nė botė. Shkak pėr kėtė reagim tė liderit demokrat ėshtė bėrė pyetja e njė gazetari sipas tė cilit, fatura e tė shpėrngulurve rėndon mbi taksapaguesit shqiptarė. Nė vazhdim tė komentit tė tij, Berisha tha se, "fenomeni i shpėrnguljes ėshtė njė fenomen botėror, ėshtė njė emigrim i brendshėm, por ne nuk duhet tė harrojmė se mė shumė shqiptarė kanė emigruar jashtė, nė njė shifėr qė shkon tė paktėn sa dyfishi i shqiptarėve qė janė shpėrngulur brenda vendit".

"Atėherė sipas kėsaj logjike, u shpreh Berisha, taksapaguesit grekė, taksapaguesit anglezė apo gjermanė, paskan disa pėrgjegjėsi pėr t'i strehuar kėta emigrantė shqiptarė, ndėrsa vetė Shqipėria nuk i paska kėta shtetas asgjė"

Pėr liderin demokrat, "shteti ka gjithmonė pėrgjegjėsi ndaj qytetarėve dhe unė nuk po them tė paguajnė taksapaguesit, por nė qoftė se shteti merr pėrsipėr kompensimin, ka kompensim fizik. Pse pėr nė qytete e merr parasysh ligji dhe pėrreth qyteteve nuk e merr?" pyeti ai. Berisha tha se pėr ish-pronarėt mund tė bėhet kompensim fizik. Siē tha ai, "ato 300-400 ha tokė qė janė zėnė, shteti t'i kompensojė tė tjerat e mbetura tė pakompensuara. Pushteti duhet tė marrė pėrsipėr, sepse kjo ėshtė gjendja. Pėr shembull mund t'i shpėrngulė kush ata? Kjo ėshtė e pamundur, prandaj nuk duhet tė bėjmė gjėra jashtė logjike. Ata nuk i shpėrngul dot, prandaj do tė bėsh legalizim, por nė kėtė proces legalizimi duhet tė respektuar pronari".

 

Berisha denoncon pėrpjekjet pėr arapizimin e Komisionit tė Pronave

Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, i ka denoncuar pėrpjekjet pėr arapizimin e Komisionit tė Pronave ose ndryshimin e drejtimit tė tij nga njė person i pavarur, nė njė dorė tė kontrolluar nga qeveria. Lideri demokrat u tha gazetarėve se zoti Bode u kishte shpjeguar njė ditė mė parė shumė qartė, se pėrpjekjet pėr arapizimin e Komisionit tė Pronave nga Fatos Nano, tė cilat pėrbėjnė pėrpjekjen e dytė mė tė paimagjinueshme pėr tė kthyer ligjin e pronave, qė synon tė kompensojė pronarėt, ta kthejnė nė njė ligj pėr pronėsimin e tyre. Siē dihet, dje, sekretari i Pėrgjithshėm i PD denoncoi PS se kishte ndryshuar variantin fillestar tė ligjit tė sjellė nga OSBE. Siē tha ai, "modeli i parė i paraqitur nga OSBE dhe prej deputetėve qė paraqitėn ligjin nė Parlament, ishte ai i ngritjes sė njė komisioni jashtėqeveritar pėr tė mundėsuar kohezionin politik nė tė gjithė procesin e zbatimit tė ligjit. Dhe tani ky model zėvendėsohet me njė model tėrėsisht qeveritar nga ana e mazhorancės, e cila ka vullnet tė dukshėm pėr tė mbajtur nėn kontroll procesin e kthimit tė pronave".

Pėr tė provuar kėtė konkluzion, Berisha i ftoi gazetarėt tė lexonin deklaratėn e ish- ministrit tė Turizmit, Besnik Dervishi, pėr tė kuptuar se si ligji i hartuar nga OSBE, pėr tė shpėrblyer pronarėt, po kthehet nė ligjin e pronėsimit tė qeveritarėve. Kjo pėr PD ėshtė totalisht e dėnueshme.

Siē komentoi Berisha, "pėrveē nenit pėr fshatrat turistike dhe vilat e tyre, ata kanė vendosur nenin tjetėr nė tė cilin Fatos Nano u hap rrugėn e privatizimit tė Piramidės dhe tė Pallatit tė Kulturės pėr vete dhe pėr klanin e tij". Siē tha Berisha, "ligjin e kishim konceptuar pėr tė kompensuar ish-pronarėt dhe jo pėr tė pronėsuar qeveritarėt, por ligji po shndėrrohet nė ligj tė pronėsimit tė qeveritarėve".

Siē dihet, Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do tė marrė pjesė nė Komitetin e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, nė rast se kryetari i kėtij institucioni do tė zgjidhet nga qeveria dhe jo nga Presidenti. PD ka bėrė tė qartė se nuk do tė marrė pjesė nė asnjė rast nė njė komision apo nė njė strukturė qeveritare, pasi roli dhe misioni i opozitės nuk ėshtė qė tė ndajė pushtete ekzekutive me shumicėn parlamentare.

PD ka deklaruar se kėrkon njė komision tė varur nga Parlamenti. Sipas saj nuk ėshtė ēėshtja thjesht pėr tė krijuar njė institucion asnjanės, por pėr tė krijuar njė strukturė, e cila nuk nėnkupton domosdoshmėrisht qeverinė si e vetmja palė pėr tė implementuar dhe ekzekutuar ligjin.

Lideri demokrat u tha gazetarėve se ishin bėrė konsulta me OSBE edhe lidhur me procesin e arapizimit tė Komisionit tė Pronave dhe se ajo ėshtė shprehur se ėshtė ndryshuar ligji i pėrgatitur prej saj. Pra, OSBE i qėndron ligjit tė vet, ajo mbron ligjin e vet. Siē dihet, ligji i OSBE ka pėrcaktuar njė institucion tė pavarur dhe neutral pėr kthimin e ēėshtjes sė pronėsisė.

Mujė Buēpapaj

------------------------------------------------------

http://www.ballkan.com/

Neritan Ceka: Liponen tė shpallet “non-grata”

Autori i Lajmit: Tirane
Tiranė - Aleatėt e majtė kanė kundėrshtuar njė marrėveshje tė mundshme mes dy partive tė mėdha pėr pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor, duke e cilėsuar atė si ”tradhėti” tė radhės. Kreu i Partisė Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, ka qenė mė i ashpėr nė deklaratėn e tij, duke kėrkuar qė kreu i OSBE-sė tė shpallet person “non-grata”, pasi, sipas tij, ėshtė fajtor pėr tė gjitha dashuritė mes dy partive tė mėdha. “Ky ėshtė njė protokoll i turpshėm dhe ne duhet tė marrim tė gjitha masat urgjente qė tė bllokojmė kėtė lloj protokolli dhe tė hiqet dorė pėrfundimisht nga shkatėrrimi i zgjedhjeve”, tha dje Ceka. Ai bėri tė ditur se ashtu si mė parė, “akuzoj direkt zotin Liponen”. Ai bėri tė ditur se do u bėnte thirrje partive tė quajtura tė vogla, qė tė bėjnė njė kėrkesė zyrtare qė Liponen tė ikė sa mė parė nga Shqipėria. “Tė kėrkohet gjithashtu qė Liponen tė quhet ‘persona non-grata’, si organizator i tėrė marrėveshjeve tė fshehta pėr shkatėrrimin e zgjedhjeve”, deklaroi Ceka. Ky reagim erdhi vetėm njė ditė pasi PD-ja pranoi se konsensusi me PS-nė ishte i afėrt pėr rikompozimin e KQZ-sė. Ndėrsa, kreu i Partisė Demokracia Sociale, Paskal Milo, e ka cilėsuar njė tentativė tė partive tė mėdha, pėr tė manipuluar zgjedhjet e ardhshme. "Ne do tė kundėrshtojmė ēdo marrėveshje tė dy partive tė mėdha politike, tė cilat kėrkojnė tė manipulojnė pėrgatitjet e amendimeve tė Kodit Zgjedhor, gjithnjė nė pėrputhje me interesat e tyre”, u shpreh Milo pėr kėtė ēėshtje. Ai bėri tė ditur se nuk do jetė dakort dhe shtoi se “do tė votoj kundėr njė Kodi Zgjedhor tė tillė, i cili kėrkon tė ruajė monopolin e manipulimit nga dy partitė e mėdha”. Sipas tij, “kjo marrėveshje synon tė mohojė transparencėn e nevojshme tė procesit elektoral dhe sidomos tė procesit tė votimit, nė pėrputhje me rekomandimet qė janė bėrė nga OSBE/ODIHR-i, por edhe nga Presidenti i Republikės”.

Data e Publikimit: 04/06/2004

--------------------------------------------------------------------------------

04/06/2004 http://www.shekulli.com.al/
Ēifti Nano u divorcua nė 7 nėntor 2001 pas kėrkesės sė kreut tė PS-sė pėr t’u ndarė nga Rexhina

Rexhina, zv/ambasadore nė Paris

Ish-bashkėshortja e kryeministrit nuk ka pasur ndonjė karrierė diplomatike

A.Rama

TIRANE- Ish –bashkėshortja e kryeministrit Fatos Nano, Rexhina Nano, ėshtė emėruar zyrtarisht zv/ambasadore e Shqipėrisė nė Paris. Emėrimi ėshtė zyrtarizuar nga kreu i diplomacisė shqiptare dhe ėshtė konfirmuar nga burime konfidenciale pranė Ministrisė sė Jashtme. Ndonėse Rexhina Nano, nuk ka dhėnė ndonjė kontribut nė diplomaci, apo ka pasur lidhje me tė, duket se tashmė ajo do tė zhvendoset pėrkohėsisht nga Tirana nė kryeqytetin francez, Paris pėr tė filluar karrierėn si diplomate. Nė emėrimin e Rexhinės si numri dy i ambasadės sonė nė Paris duket se ka ndikuar jo pak edhe ish-bashkėshorti Fatos Nano ndoshta pėr t’i dhėnė mundėsinė Rexhinės, tė qėndrojė pranė vajzės qė ndodhet me studime nė Paris. Pėr njė kohė tė gjatė, Rexhina Nano ka punuar nė Albtelekom. Kriza e martesės nė ēiftin Nano u shfaq 3 vjet mė parė, shumė kohė para se Fatos Nano tė bėnte publike lidhjen tjetėr me Xhoana Nanon. Ndėrsa procesi gjyqėsor pėr zgjidhjen e martesės sė ēiftit Fatos dhe Rexhina Nano ka filluar ditėt e para tė muajit tetor, kur Evelina Qiriako, avokatja mbrojtėse e Fatos Nanos, ka paraqitur aktpadinė e klientit tė saj pėr t’u ndarė nga e shoqja. As Fatosi, as Rexhina nuk ka qenė prezent nė seancė. Nė seancėn e dytė tė procesit, Fatos Nano, refuzoi tė pajtohej. Ai gjithashtu me anė tė avokates Evelina Qiriako, refuzoi tė tėrhiqte aktpadinė, qė do tė sillte ndarjen bashkėshortore midis ēiftit Fatos dhe Rexhina Nano. Pala e paditur, Rexhina Nano, as kėtė herė nuk ishte e pranishme nė sallė. Ajo paraqiti njė raport mjekėsor ku thuhej se ishte e sėmurė. Seanca e tretė e procesit u zhvillua mė datė 27 tetor. Nė kėtė seancė ishte e pranishme Rexhina e shoqėruar nga djali Sokoli dhe avokati Vladimir Meēe. Duke qenė se pala e akuzuar merrte pjesė pėr herė tė parė nė proces asaj iu komunikua padia pėr divorc. Sipas Kodit tė Procedurės Civile, nė seancėn e parė, gjithmonė synohet qė tė bėhet pajtimi i palėve. Gjykata i dha asaj mundėsinė pėr t’u pajtuar me bashkėshortin. Rexhina e refuzoi kėtė mundėsi. Seanca e katėrt dhe e fundit pėrpara vendimit tė divorcit, u zhvilluan mė datė 2 nėntor. Nė kėtė seancė tė dyja palėt lexuan nga njė deklaratė. Rexhina nė deklaratėn e saj i kėrkonte trupit gjykues qė nė vendimin pėrfundimtar tė divorcit tė specifikohej i kujt ėshtė faji pėr ndarjen. Kjo kėrkesė u pranua nga gjyqtarja. Gjithashtu u vendos qė shpenzimet e shkollės sė vajzės Edlirės, nė Francė tė paguhen nė mėnyrė tė barabartė. Mė 7 nėntor u zhvillua seanca e fundit ku gjykata vendosi ndarjen bashkėshortore tė ēiftit Fatos dhe Rexhina Nano.