E Shtune, 04 Shtator 2004 http://www.korrieri.com/
LSI, tre zevendesa per Ilir Meten 
Ilir Meta, lideri i Levizjes Socialiste per Integrim, do te kete tre zevendeskryetare ne forcen e re politike qe pritet te linde me 6 shtator. Sabit Brokaj dhe Dritan Prifti vleresohen si emrat me te mundshem per postet e larta drejtuese ne LSI, ndersa nje tjeter deputet, ndoshta Braho, do te plotesoje kuartetin drejtues. Gjithashtu, partia e re do te kete ne kupolen e saj sekretaret per marredheniet me jashte dhe per marredheniet me publikun, ndersa pritet te funksionoje pas disa javesh edhe nje organ zyrtar shtypi. Ne postin e sekretarit te pergjithsem te Levizjes emri me i diskutuar eshte ai i Petrit Vasilit, aktualisht zedhenes politik i LSI-se. Megjithate, zyrtarizimi i Levizjes Socialiste per Integrim dhe miratimi i dokumenteve themelore te saj, si statuti dhe programi, do te behen te henen me 6 shtator.
 
Deputetet e LSI:
 
1 - Ilir Meta
2 - Monika Kryemadhi
3 - Sabit Brokaj
4 - Dritan Prifti
5 - Mustafa Muēi
6 - Spartak Braho
7 - Ndre Legisi
8 - Limoz Dizdari
9 - Eduart Alushi
10 - Albert Ēaēi 
 
--------------------------------------
Meta i merr 10 deputete Nanos 

Levizja Socialiste per Integrim do te kete te pakten 10 deputete ne Parlament, ndersa eshte konfirmuar bashkimi me Meten edhe i Eduart Alushit e Albert Ēaēit. Ne pikepyetje dy parlamentaret e PBDNJ, Goxhi e Karamelo, ndersa ngushtohet mazhoranca qe mbeshtet qeverine e Kryeministrit Nano
 
Elton METAJ
 
Levizja Socialiste per Integrim e ish-Kryeministrit Ilir Meta do te kete te pakten 10 deputete ne Parlament. Grupit thuajse solid prej 8 parlamentaresh, te udhehequr nga deputeti i Skraparit, i jane bashkuar edhe socialistet Eduart Alushi dhe Albert Ēaēi. Deputeti i Vlores Alushi ka bere nje deklarate te zjarrte ne mbeshtetje te forces se re politike, ndersa Ēaēi, ish-zv/minister dhe i cilesuar deri pak muaj me pare si mbeshtetes kryesor i Kryeministrit Nano, mesohet te kete nenshkruar ne dokumentet e Levizjes. Ne kete menyre nen urdhrat e Nanos e Ruēit do te mbeten vetem 60 deputete socialiste, ndersa mbledhja e tyre e pare pas pushimeve verore pritet te zhvillohet te marten e ardhshme. Gjithashtu, te enjten pritet te mbyllet edhe procesi i deklarimit te deputeteve ne grupet parlamentare. Nje procedure standarte ne fillim te ēdo sesioni, por qe kete here pritet te marre rendesi te veēante per shkak te largimit te te pakten 10 deputeteve nga rradhet e socialisteve.
 
Megjithate, ne planet e Metes dhe bashkepunetoreve te tij duket te kete optimizem, ndersa numri 10 i deputeteve cilesohet si minimumi i arritur. Vemendja eshte hedhur nga dy deputetet e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, te cilet u jane rebeluar urdherave te Vangjel Dules. Kristo Goxhi dhe Ligoraq Karamelo ne disa votime ne Parlament kane bashkuar votat me ish-Kryeministrin Meta per te kundershtuar liderin socialist Nano. Deri tani mbetet ende e paqarte nese edhe dy deputetet e PBDNJ-se do te jene pjese e grupit te ri parlamentar te LSI, por sidoqofte ata jane rreshtuar jashte mazhorances qe mbeshtet qeverine e Kryeministrit Nano.
 
Ne kete menyre, shifrat per shefin e qeverise ribehen te veshtira ne Parlament, ndonese kundershtaret e tij, ne opozite ose jo, kane hezituar te kerkojne nje mocion mosbesimi per shkak te pasigurise ne arritjen e 71 votave. Pasi arriti te shperbente kundershtaret e tij ne parti, qe e bllokuan per 6 muaj ne plotesimin e vendeve bosh ne qeveri pas largimit te Ilir Metes dhe Sokol Nakos ne korrik 2003, Kryeministri socialist ia doli te miratonte ne fund te dhjetorit 2003 nje ekip te ri ministrash.
 
Alushi: Nano-Ruēi po ēajne PS
 
"Kam marre nje vendim per te qene anetar i kesaj Levizjeje. Eshte nje moment qe mua me ngarkon me shume emocione, mbasi asnjehere ne angazhimin tim 15-vjeēar politik nuk e kisha deshiruar te vinte ky moment". Eshte kjo deklarata e deputetit Eduart Alushi, me te cilen ai konfirmon rreshtimin ne Levizjen Socialiste per Integrim te ish-Kryeministrit Meta. "Duke qene nje nder themeluesit e PS, duke qene tete vjet drejtues i PS se Vlores ne vitet me te veshtira te saj, absolutisht nuk e kisha menduar se do te vinte kjo dite qe PS te ndahej", eshte shprehur Alushi. Ai tha se motivet lidhen me lidershipin aktual te PS-se, i cili ka qene gjate gjithe historise se PS ne pluralizem. "Pra lidhen me drejtuesit kryesore te PS, me zotin Nano, me zotin Ruēi, te cilet per pergjegjesi te plote te tyre, e kane ēuar PS deri ne kere pike te ndarjes se saj. Pra motivet dhe pergjegjesia per ndarjen e PS i mbetet lidershipit te kesaj partie, te cilet kerkonin te mbysnin frymen oponente ne parti, mendimin ndryshe ne parti, pavaresisht se PS ka patur nje renie te theksuar ne elektoratin e saj ne mbare Shqiperine", u shpreh deputeti Alushi. Sipas tij, rreth 2/3 e elektoratit e kane braktisur PS dhe kjo eshte nje humbje e madhe. "PS nuk duhej te kenaqej me qenien ne pushtet per shkak te mbeshtetjes se ulet ne elektorat te Partise Demokratike, por PS duhet te analizonte me pergjegjesi keto fenomene, qe ēuan ne percipitimin e situates dhe ne tkurrjen e elektoratit dhe te mbeshtetjes se saj", nenvizon Alushi. Sipas deputetit me te ri te Metes, ndermjet ketyre dy rrugeve, asaj per luajalitetin dhe bashkepunimin ne PS, qe do i sherbente forcimit te PS dhe rruges tjeter per te siguruar hegjemonine e lidershipit aktual ne PS, fatkeqesisht lidershipi zgjodhi rrugen e dyte. 
------------------------------------------------------------
 
4 Shtator 2004 © 2003 Gazeta Panorama  http://www.panorama.com.al/
Faqe 6 - Politikė

Krijimi i grupeve tė reja parlamentare fut nė ethe partitė e vogla
 
Leka I, takon Shehin, Rroqin e Metkon pėr grupin e ri
 
Bledar Hoti
 
Partitė e vogla parlamentare pėrfshihen nė ethet e krijimit tė grupeve parlamentare.
 
Pėrveē PS-sė, PD-sė, PDR-sė dhe PR-sė, tė gjitha partitė e tjera parlamentare si Partia Socialdemokrate, Partia Agrare, Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Partia e Ballit Kombėtar, Partia Lėvizja e Legalitetit, janė nė pritje tė huazimit tė deputetėve nga tė dy partitė e mėdha, PS-ja dhe PD-ja, pėr krijimin e grupeve parlamentare. Kėshtu, nga 11 grupe parlamentare vetėm katėr prej tyre janė ligjėrisht tė rregullta e tė plota. Ndėrkohė, shumė deputetė si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, presin ftesa tė veēanta nga partitė e ndryshme pėr formimin e grupeve parlamentare, ku nė skenėn politike kanė dalė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, e drejtuar nga ish-kryeministri Meta, dhe Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, e drejtuar nga pretendenti i Fronit Mbretėror, Leka Zogu.
 
Lėvizja monarkiste
Edhe dy ditė kanė mbetur nga hapja zyrtare e punimeve parlamentare qė partitė politike tė paraqesin zyrtarisht emrat e deputetėve qė do tė jenė nė grupet e tyre parlamentare. Nė skenėn politike kohėt e fundit po luan fuqishėm edhe pretendenti i Fronit Mbretėror, Leka i Parė, i cili, sipas burimeve, ka nisur kontaktet me deputetėt e partive tė vogla pėr tė krijuar grupin parlamentar me emrin e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Sipas burimeve, Leka Zogu pritet tė zhvillojė takime tė veēanta me deputetėt e PBK-sė, Shpėtim Rroqin e Uran Metkon, si dhe tė PBKD-sė, Alfred Cakon. Gjithashtu, nė pėrpjekje pėr tė krijuar njė grup parlamentar, me mė shumė se pesė deputetė, Leka i Parė po tenton tė kontaktojė edhe me deputetin Dashamir Shehi dhe deputetė tė PDR-sė. Ndėrkohė, PLL-ja, si pjesė e LKZH-sė, ka aktualisht nė Kuvend katėr deputetė. Eqerem Spahiu, Et“hem Fezollari, Bahri Kollēaku dhe Sadedin Balla, janė deputetėt qė sė bashku me deputetin e pėrbashkėt tė PD-sė, Sali Shehu, kanė pasur grupin e tyre parlamentar. Nuk dihet nėse Shehu do tė jetė pėrsėri pjesėtar i kėtij grupi, pas shkėputjes qė PLL-ja i bėri koalicionit tė djathtė me PD-nė.
 
PSD-ja dhe agrarėt
PSD-ja, tė Gjelbėrit, Qendra Liberal-Demokrate (me deputetėt Karamelo, Ceka, Goēi, Dule dhe Hushi i PS-sė) janė nė pritje tė zbatimit tė marrėveshjes me socialistėt pėr huazimin e deputetėve pėr moshumbjen e grupeve parlamentare. Nėnkryetari i PSD-sė, Gaqo Apostoli, deklaroi dje pėr gazetėn “Panorama” se “socialdemokratėt janė nė pritje tė rikonfirmimit tė paktit me PS-nė pėr grupet parlamentare”. “Patjetėr, qė ne do tė kemi edhe pėr kėtė sesion grupin tonė parlamentar, dhe kjo nuk mund tė diskutohet”, theksoi Apostoli.
 
 
Sfidat mė tė mėdha: Buxheti i shtetit, guvernatori dhe KLSH
Pėllumbi: Tė hėnėn seanca e re e Kuvendit
 
Kryetari i Kuvendi ka lajmėruar tė gjithė deputetėt e Kuvendit se tė hėnėn pasdite, nė ora 18.00, do tė zhvillohet seanca e parė pėr kėtė sesion tė ri parlamentar. Mė 6 shtator pritet tė mblidhet Kuvendi pėr tė pėrcaktuar kalendarin e punimeve pėr dy muajt e ardhshėm. Ndėrkohė, po tė hėnėn paradite, do tė mblidhet Byroja Parlamentare pėr tė miratuar programin e punės sė Kuvendit, si dhe kalendarin e punimeve dyjavore. Sfidat mė tė mėdha tė Kuvendit, pėr kėtė periudhė, janė pėrfundimi i reformės zgjedhore dhe miratimi i buxhetit tė ardhshėm pėr vitin 2005. Pas krijimit tė grupeve tė reja parlamentare, krijimi i LSI-sė, shkėputja e pjesės mė tė mirė tė deputetėve nga Grupi Parlamentar i PS-sė, mund tė sjellė zhvillime nė votimin e ligjeve shumė tė rėndėsishme, siē ėshtė edhe buxheti i shtetit. Largimi i 10 deputetėve nga PS-ja pėr t’iu bashkangjitur LSI-sė, sjell moskontrollimin e maxhorancės nga ana e socialistėve. Gjithashtu, nė kėtė sesion kaq tė rėndėsishėm parashikohet edhe votimi i Kuvendit pėr guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė, si dhe pėr kreun e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit. Ndėrkohė, gjatė kėtyre dy javėve tė punimeve tė Kuvendit, parashikohet zhvillimi i shtatė interpelancave me ministrat e Rendit, Mjedisit e tė Arsimit. Komisionet mė tė rėndėsishme pritet tė shqyrtojnė njė sėrė projektligjesh, ku mė tė rėndėsishmet janė ato “Pėr legalizimin e zonave informale” dhe drafti i ngjashėm “Pėr legalizimin e ndėrtimeve nė ngulmimet e reja komunitare nė qytete”. Nismat ligjore janė marrė nga qeveria, si dhe nga njė grup deputetėsh tė Kuvendit.
 
 
 
Kalendari i punimeve nė Kuvend
 
Nga 6 deri mė 16 shtator
Seanca e sė hėnės mė 6 shtator
 
Hapja e Sesionit VII tė Legjislaturės XVI
Miratimi i Programit tė Punės tė Kuvendit
Miratimi i kalendarit dyjavor tė punimeve

Seanca e ditės sė 9 shtatorit
Shqyrtimi dhe votimi
 
Projektligji “Pėr industrinė joushqimore”
Projektligji “Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin pėr barnat narkotike dhe lėndėt psikotrope”
Projektligji “Pėr disa ndryshime nė ligjin pėr koncensionet dhe pjesėmarrjen e sektorit privat nė shėrbimet publike dhe infrastrukturė”
Projektvendimi pėr ndryshimin e vendimit tė Kuvendit “Pėr krijimin e Komisionit Parlamentar pėr shqyrtimin e rekomandimeve tė OSBE-sė dhe ODIHR-it, pėr pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor”, paraqitur nga PDR-ja
Projektvendimi pėr njė shtesė tė vendimit tė Kuvendit “Pėr krijimin e Komisionit Parlamentar pėr shqyrtimin dhe zbatimin e rekomandimeve tė OSBE-sė dhe ODIHR-it, pėr pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor”
Projektvendimi “Pėr caktimin e anėtarėve tė Komisionit tė Posaēėm tė Kuvendit pėr pėrgatitjen e ligjit pėr ndarjen e re administrativo-territoriale”

Seanca e sė hėnės mė 13 shtator
Tri interpelanca me ministrin e Rendit, Toska, kėrkuar nga deputetėt Bano, Berzani dhe Hoxha
Dy interpelanca me ministrin e Mjedisit, Ruka, kėrkuar nga deputetėt Goēi dhe Hoxha
Dy interpelanca me ministrin e Arsimit, Memushi, kėrkuar nga deputetėt Topalli dhe Jak Ndokaj