E Shtune, 04 Dhjetor 2004 http://www.korrieri.com/
 
PS: Marreveshje edhe me Leken, jo me Meten
E Shtune, 04 Dhjetor 2004
Socialistet mbajne te hapur mundesine e bashkepunimit me Levizjen per Zhvillim Kombetar pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te veres se ardhshme. Nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste, Bardhyl Agasi, ka theksuar se partia e tij eshte e hapur per bashkepunim me forca te ndryshme politike, te cilat kane te njejtat objektiva me PS, zgjidhjen e problemeve jetike te vendit. "PS vazhdimisht ka qene nje parti e hapur, parti qe ka qene e gatshme per te bashkepunuar me forcat e tjera politike, sidomos per te probleme e rendesishme kombetare, probleme me interes te te gjitheve", ka deklaruar dje Agasi. Ne kete menyre, zyrtari i larte socialist le te hapur rrugen per nje bashkepunim me forcen e re politike te pretendentit per fron, Leka Zogu, aktualisht ne opozite dhe kritike ndaj qeverise. Nga ana tjeter, Agasi, hedh poshte ne menyre kategorike mundesine per bashkepunim te partise se tij me Levizjen Socialiste per Integrim, te Ilir Metes. Sipas tij, PS do te bashkepunoje me te gjitha aleatet e saj aktuale. "Mundesia me e madhe eshte qe PS te dale force bindese. Synimi yne kryesor eshte qe ne te drejtojme perseri me aleatet tane e deritanishem dhe jo me forcat qe jane kundervene pa hyre mire ne zgjedhje", ka theksuar ai. Per Agasin, nje tjeter aspekt qe largon keto dy parti nga bashkepunimi me njera-tjetren eshte edhe fakti se anetaret e LSI jane ish-socialiste qe nuk kane njohur Kongresin e VI-te te PS.

E. GJ
------------------
LZHK: Po na afrohen ish- aleatet e PD
E Shtune, 04 Dhjetor 2004
LZHK do te jete e hapur per koalicione politike paralektorale, me te gjitha ato subjekte politike qe pranojne programin dhe qellimet politike te Levizjes. Qendrimi ne fjale eshte bere i ditur per gazeten "Korrieri", nga kryetari i grupit parlamentar te LZHK, Maks Begeja. Sipas tij, per zgjedhjet e ardhshme parlamentare, LZHK po pergatitet te dale e vetme dhe per kete ajo po punon per te gjetur 100 kandidaturat per 100 zonat elektorale, si dhe po ngren edhe infrastrukturen e nevojshme per te mbeshtetur pikerisht keto kandidatura. "Po pergatitemi per te dale vetem ne zgjedhje, pasi kemi besim se elektorati po afrohet me platformen e LZHK. Por dy forcat e medha politike, PS dhe PD, po perpiqen te krijojne nje rrotacion pushteti midis tyre, me qellim qe te perjashtojne te gjitha forcat e tjera, ose ne rastin me te mire te mbajne prane tyre ndonje satelit, thjesht per garniture, por jo qe te ndikoje ne jeten politike, ekonomike dhe sociale te vendit", nenvizon Begeja. Ne keto kushte, sipas tij, LZHK do te jete e detyruar te shikoje edhe strategjine e saj elektorale. Kjo, vijon Begeja, do te varet nga zhvillimi i ngjarjeve. "Nese dy forcat e medha do te kerkojne te na perjashtojne e te na nxjerrin jashte loje ne menyre arbitrare, do te bashkepunojme ne rradhe te pare me forcat e djatha qe jane perjashtuar nga PD. Ka afrime ne LZHK te forcave politike dhe te elementeve qe kane qene me pare ne BF, por qe tani e shohin veten jo vetem jashte "BF", por nuk shohin me as edhe ndonje perspektive ketij koalicioni", nenvizon Begeja.

A.META
------------------
 
PROCESI "HAJDARI"
Te akuzuarit per vrasjen

1-JAHO MULOSMANI denuar
2-IZET HAXHIA denuar ne kerkim
3-ISMET HAXHIA denuar
4-ISAMEDIN HAXHIA denuar
5-FATMIR META i pafajshem
6-FATMIR HAKLAJ i vrare
7-HALIL HAKLAJ i vrare
8-FERRIZ KERNAJ i vrare
9-ASTRIT MULDAKA i penduar

Denimet

Jaho Mulosmani u denua me "burgim te perjetshem" per vrasje ne bashkepunim me paramendim
Izet Haxhia u denua me 25 vjet burg ne mungese per bashkepunim ne vrasjen e Azem Hajdarit
Ismet Haxhia u denua me 20 vjet burg per akuzen e bashkepunimit ne vrasjen e 12 shtatorit 1998
Isamedin Haxhia u lirua nga burgu pasi denimi me 2 vjet e 6 muaj per armembajtje, u amnistua
Fatmir Meta u cilesua i pafajshem per akuzen e vrasjes ne bashkepunim me paramendim

 
 
04/12/2004 http://www.shekulli.com.al/
Astrit Muldaka ėshtė arrestuar dhe akuzohet vetėm pėr veprėn penale tė pėrdorimit tė dokumenteve tė falsifikuara

Akuza: Muldaka nuk akuzohet pėr vrasjen e Hajdarit

Ai ėshtė konsideruar nga prokuroria si bashkėpunėtor dhe asnjė herė nuk ėshtė marrė i pandehur

Ened Janina

TIRANĖ- Astrit Muldaka ėshtė arrestuar vetėm pėr pėrdorimin e njė pasaporte tė falsifikuar. Ndaj tij Prokuroria e Rrethit Durrės ka filluar procedimin penal pėr kėtė vepėr dhe nuk po e heton pėr asgjė tjetėr. Personazhi i bėrė i njohur nė media tre vjet mė parė kur jepte dėshminė e tij me anė tė videokonferencės pėr procesin “Hajdari” nuk ka asnjė akuzė tjetėr mbi vete. Ai nuk ėshtė akuzuar asnjė herė pėr vrasjen e deputetit Azem Hajdari mė 12 shtator tė vitit 1998. Madje Muldaka ėshtė konsideruar nga prokuroria shqiptare nė lidhje me kėtė ēėshtje si njė bashkėpunėtor i drejtėsisė qė ka zbardhur shumė detaje nga vrasja mė e bujshme e shekullit tė kaluar. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burimet zyrtare tė prokurorisė shqiptare. Sipas tyre, Muldaka i ka larė duart me drejtėsinė pėr ēėshtjen “Hajdari” kur ka dėshmuar kundėr ish -shokėve tė tij.
Astrit Muldaka ėshtė arrestuar nga policia e Portit tė Durrėsit sapo ai ka shkelur territorin e Shqipėrisė. Muldaka po kthehej nga Italia, i shoqėruar nga policia e atij vendi, dhe i ėshtė dorėzuar policisė shqiptare. Gjatė kontrollit fizik, tropojanit 31- vjeēar i ėshtė gjetur njė pasaportė shqiptare me vizė pėr tė dalė jashtė shtetit. Efektivat e policisė kanė parė pasaportėn por kanė pikasur se nė tė ndodhej fotografia dhe tė gjitha tė dhėnat e personit qė kishin pėrballė por emri ishte i rremė. Pėr kėtė arsye ėshtė kryer edhe arrestimi i Muldakės. “Mė datėn 02.12.2004, ora 19.00, u arrestua shtetasi Astrit Zog Muldaka, 31 vjeē, banues nė Tropojė, me arsim tetėvjeēar, sepse ėshtė kthyer nga policia italiane nė VKK, me dokumenta tė falsifikuara”,- thoshte dje njoftimi i Ministrisė sė Rendit Publik nė lidhje me kėtė ēėshtje. Ndėrkohė, burimet zyrtare tė Prokurorisė sė Durrėsit tė pyetura pėr kėtė ēėshtje kanė pohuar se Muldaka akuzohet vetėm pėr pėrdorim dokumentesh tė falsifikuara. “Ai u arrestua nga policia sepse u kap me njė pasaportė dhe vizė false. Materialet na kaluan ne nė prokurori dhe ngritėm akuzėn. Kjo ėshtė e vetmja akuzė qė ne kemi ngritur ndaj tij”,- pohuan dje burimet zyrtare tė Prokurorisė sė rrethit Durrės. Sipas tyre, Astrit Muldakėn e ktheu policia italiane dhe gjatė kontrollit iu gjet pasaporta me vizė por jo me emrin e tij. Gjatė marrjes nė pyetje nga polia pas arrestimit, Astrit Muldaka ka thėnė se ėshtė kthyer nė Shqipėri pėr vėllanė dhe babanė qė kishte kėtu. Ai e ka justifikuar pėrdorimin e dokumenteve false duke thėnė se nuk kishte dokumente tė tjera me emrin e tij dhe kėshtu qė e kishte pasur mė tė lehtė t’i bėnte nga e para me emėr tjetėr. Ky argumentim i Muldakės ėshtė vėnė disi nė dyshim nga policia shqiptare pasi i arrestuari ėshtė deportuar nga shteti italian. Nė Itali Muldaka ka kryer dėnimin e dhėnė nga gjykata pėr veprėn penale tė shfrytėzimit tė prostitucionit. Ky dėnim ka mbaruar vetėm pak kohė mė parė dhe menjėherė ai ėshtė deportuar nė drejtim tė Shqipėrisė.

Tropojani ka qenė ndėr njerėzit qė ka marrė pjesė nė vrasje dhe ka pranuar tė bashkėpunojė me drejtėsinė

Dėshmia e Muldakės nė dosjen “Hajdari”

E.Janina

Emri i Astrit Muldakės ėshtė pėrmendur shumė gjatė hetimit dhe gjykimit tė dosjes pėr vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Tropojani 31- vjeēar ka qenė njė ndėr njerėzit qė ka marrė pjesė nė vrasjen e deputetit por qė nuk ėshtė ndjekur penalisht nga prokuroria shqiptare. Kur grupi i prokurorėve shkoi qė ta merrte nė pyetje nė Itali, Muldaka pranoi menjėherė qė tė bashkėpunonte me drejtėsinė dhe tė tregonte gjithēka qė dinte pėr vrasjen e Hajdarit. Nė kėtė mėnyrė emri i tij nuk u pėrmend nė dosje si i implikuar dhe i akuzuar por si njė person qė kishte qenė i pranishėm nė ngjarje dhe kishte bashkėpunuar me drejtėsinė. Ai u morr nė pyetje nga gjykata me anė tė njė videokonference nga Roma dhe tregoi deri nė detajet mė tė vogla tė organizimit tė vrasjes. Nė dėshminė e tij Astrit Muldaka ishte shumė i paqartė dhe ngatėrronte shpesh oraret. Pėr kėtė arsye gjykata vendosi qė ta merrte me rezerva dėshminė e tij. Gjithsesi kjo dėshmi ndihmoi gjykatėn nė punėn e saj dhe prokurorinė qė tė tregonte se vrasja e Azem Hajdarit nuk kishte qenė si pasojė e njė gjaknxehtėsie tė momentin por e planifikuar deri nė detajin mė tė vogėl. Muldaka u tregoi gjyqtarėve se nė vrajse kishin marrė pjesė rreth 100 njerėz dhe gjashtė makina. Me dėshminė e tij Muldaka pothuajse shfajėsoi Fatmir Metėn nga implikimi nė vrasje por “fundosi” dy nga vėllezėrit Haxhia. Ai ka treguar tė gjitha lėvizjet e kryera nga ekzekutorėt e Azem Hajdarit tė drejtuar nga Fatmir Haklaj. Nė dėshminė e tij Muldaka ka folur pėr mėnyrėn se si janė gjetur makinat e krimit si dhe vendet ku ka qendruar grupi i ekzekutorėve. Madje edhe makinėn me tė cilėn ėshtė bėrė vrasja e kishte siguruar Astrit Muldaka. Dėshmia e Muldakės pritej qė tė ishte edhe pikėnisja e dosjes hetimore “Hajdari 2” nė tė cilėn do tė akuzoheshin personat e tjerė qė nuk kishin marrė pjesė direkt nė vrasje. Kohė mė pas kjo dosje u harrua dhe nuk u hap kurrė.

Personat qė do tė pėrbėnin dosjen “Hajdari 2”

 

Shekulli

- Elez Haklaj, 81 vjeē, nga Bujani i Tropojės. Akuzohet si pjesėmarrės nė vrasjen e Azem Hajdarit. Fletarresti i firmosur nė janar 2001, ende i paekzekutuar nga policia
- Astrit Muldaka, 28 vjeē, nga njė fshat pranė Bajram Currit. Ai u pėrdor nga prokuroria si dėshmitar i ngjarjes
Naim Ēangu, ish-punonjės policie i akuzuar si "pjesėmarrės nė vrasje". Mbeti i plagosur nė vendngjarje dhe vdiq pas afro 10 orėsh nga plagėt
- Ēel Pozllomi, punonjės i Komisariatit tė Policisė sė Bajram Currit. Njė prej personazheve qendrorė tė ruajtjes sė godinės sė kėtij komisariati gjatė sulmit tė 28 nėntorit 2000. Ai akuzohet se ka krijuar alibine pėr Jaho Salihin kur shkoi tė verifikojė vendndodhjen e tij