05/02/2004 http://www.korrieri.com/


Pronat, Leka falenderon Nanon
Ish-familja mbreterore vlereson qendrimin e qeverise per kthimin e pronave te ish-mbretit Zog. Reagojne legalistet: "Nuk ndikohemi ne vendimin tone per te votuar kunder ministrave te rinj te Nanos". Historia e viles se Durresit dhe shpresa per ringjalljen e saj

Ish-familja mbreterore shqiptare, nepermjet zedhenesit te saj, Fluturak Germenji, ka pershendetur angazhimin e qeverise shqiptare per kthimin e pronave te saj. Por, krahu politik i pretendentit per fronin mbreteror Leka I, Partia "Levizja e Legalitetit", eshte shprehur se kjo levizje e Kryeministrit Fatos Nano, nuk do te ndikoje ne qendrimin e saj ne votimin e dy dekreteve presidenciale per zevendesimin e dy posteve ministrore. Votim qe do te zhvillohet ne seancen plenare te dites se hene. Kryetari i PLL-se, Ekrem Spahia, vlereson se qeveria shqiptare, eshte e obliguar te zbatoje ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave pe familjen mbreterore. Spahia ka theksuar se "vete Mbreti Leka I, eshte shprehur se kthimi i pronave te familjes mbreterore, te behet ne kuadrin e kthimit te prones tek pronari legjitim per te gjithe pronaret". Gjithsesi, kreu i PLL-se, vlereson angazhimin e kreut te ekzekutivit shqiptar. Por, veren se "kjo nuk ka te beje aspak me nje koncension te votave te deputeteve te PLL per te mbajtur qeverine "Nano" ne kembe".

Nderkohe, Kryeministri Nano ka premtuar dy dite me pare se do t'i ktheje ish-familjes mbreterore vilen ne qytetin e Durresit dhe disa prona te tjera. Ne kete aspekt, ministri i Shtetit prane Kryeministrit, Blendi Klosi, i cili eshte ngarkuar nga Nano per te ndjekur me perparesi praktikat administrative te kthimit dhe kompensimit te pronave te familjes mbreterore, ka bere te ditur se shefi i qeverise mbetet i angazhuar per zgjidhjen e ceshtjeve, qe kane te bejne me plotesimin e detyrimeve ligjore. Ndersa kreu i opozites, Sali Berisha, ka nenvizuar se kthimi i pronave familjes mbreterore eshte nje akt legjitim.

E.GJ

Thane:

EKREM SPAHIA, Kryetar i PLL:

"Kuvendi i Shqiperise ka miratuar ligjin per statusin e familjes mbreterore, ku ne te perfshihet edhe kthimi i pronave te familjes mbreterore dhe vete Mbreti Leka I, eshte shprehur se kthimi i pronave te familjes mbreterore do te behet ne kuadrin e kthimit te prones tek pronari legjitim per te gjithe pronaret. Ne kete kontekst, themi qe qeveria shqiptare eshte e obliguar te zbatoje ligjin e dale nga Kuvendi. Ndersa hapat qe hedh zoti Nano tani, qe te merret qeveria me kthimin e pronave familjes mbreterore duhet pershendetur, por kjo nuk ka te beje aspak me ato, sikurse keto jane koncesion te votave te deputeteve te PLL per te mbajtur qeverine "Nano" ne kembe. Keshtu qe vota e deputeteve te PLL do te jete kunder qeverise 'Nano 6'".

BLENDI KLOSI, Minister Shteti prane Kryeministrit:

"Problemi i pronave te ish-familjes mbreterore, ashtu si dhe vete familja mbreterore eshte deklaruar disa here, do te zgjidhet ne kuadrin te ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave, ligj te cilin Parlamenti shqiptar tashme e ka ne shqyrtim dhe ne perfundim te tij. Nepermjet ketij ligji do te kete mundesi qe familja mbretorore te perfitoje pronat, te cilat jepen nga ky ligj, duke filluar nga vila e Durresit dhe me radhe ne disa nga momentet e tjera, te cilat do te jene te gjitha fryme e nje diskutimi te vazhdueshem. Ne jemi ne procesin e fillimit te ketij diskutimi. Per momentin nuk kemi asnje evidence te sakte te ketij realiteti".

SALI BERISHA, Kryetar i PD:

"Zoti Nano, ne paskrupullsine e tij, nuk do te ngurronte per te perdorur cdo lloj mjeti per mbijetese, ndonese eshte me kohera te numeruara. Rikthimi i pronave te mbretit eshte nje akt legjitim, eshte pjese e programit tone. Qe ne Kongresin e parafundit te PD-se egziston nje pike e platformes sone, rikthimi i pronave te mbretit per te rivendosur nje padrejtesi te madhe qe regjimi komunist kishte bere. E lidhur kjo me perpjekje tjera qe do te jene te deshtuara, jam i bindur se asgje nuk do te mund te detyroje perfaqesuesit e legalisteve shqiptare, te cilet jane nje tradite mirfilltas kunder Nano, te hutohen ne voten e tyre te kthjellet kunder Nanos dhe ministrave te tij".


Vila e Zogut, shpresa e rishkelqimit Deklarata e ministrit te Shtetit prane Kryeministrit, Blendi Klosi, se Kryeministri Fatos Nano vazhdon te jete i angazhuar zyrtarisht per zgjidhjen e ceshtjeve qe kane te bejne me plotesimin e detyrimeve ligjore per statusin e trashegimtareve te ish-familjes mbreterore, ka risjelle ne qender te vemendjes edhe nje nga godinat me te bukura te qytetit te Durresit, e cila 77 vjet pas ndertimit vazhdon te thirret me emrin "Vila e Zogut". Nje vendim i mundshem qeveritar per rikthimin e Viles ne pronesi te familjes Zogu, do t'i hapte rruge rikonstruksionit te plote te saj, duke i rikthyer shkelqimin qe ajo rrezatoi deri ne ditet e mbrapshta te vitit 1997.
Tregtaret, dhurate Presidentit Zog

Godina e Viles se ish-mbretit Zog I eshte ndertuar ne vitin 1926, kur ende Ahmet Zogolli ishte President i Republikes. Tregtaret e Durresit, te cilet kishin nisur te ndjenin efektet

pozitive te hapjes ekonomike me Italine fqinje dhe kur tregtia me fqinjet tokesore, Jugosllavine dhe Greqine, ishte nje realitet i prekshem, vendosen t'i dhurojne atij nje godine te ndertuar enkas per te dhe familjen e tij.

Profesor Kristo Sotiri, i lauruar ne universitetin e Padovas dhe ne Akademine e Arteve te Bukura te Venecias, i cili sapo ishte kthyer nga detyra 12-vjecare e arkitektit te oborrit

mbreteror rumun te mbretereshes rumune, Elisabet Karmen Silva, vendosi ndertimin e saj ne kodren qe dominon Durresin, me lartesine 98 metra dhe ku thuhet se jane vendosur edhe nje pjese e banoreve te pare te Epidamnit antik, afro 2700 vjet me pare. Pjesa ballore mjaft impozante e godines ka dy krahe, ne formen e shqiponjes, te cilat qendrojne ne harmoni te plote me relievin kodrinor. Kati i pare i godines, qe ngrihej ne nje mjedis krejt te pabanuar, perfundoi shpejt, ndersa kati i siperm dhe rifiniturat e plota u kryen nen kujdesin e arkitekteve italiane ne vitin 1937, vetem nje vit para ceremonise se marteses se ish-mbretit me princeshen hungareze Geraldine Apony.

Godina e bujtesve

Kronikat e kohes shkruajne se mbreti Zog ka qendruar shume pak ne Vilen e ndertuar per te. Ai preferonte me shume pushimet ne Banjat mbreterore, prane stabilimentit aktual te Plepave, rreth 7 km ne jug te Durresit. Zgjedhja e tij me sa duket lidhet me familjen e madhe ne numer, e cila qendronte gjithnje se bashku me te. Periudha me e gjate e qendrimit ne godinen e mrekullueshme ka qene ajo pas marteses, periudhe sic dihet mjaft e shkurter per shkak te pushtimit fashist ne prill te vitit 1939.

Vila e Zogut arriti te shpetoje nga bombardimet e luftes se Dyte Boterore dhe te moshuarit thone se banoret prane saj strehoheshin ne bodrumet e saj per t'u shpetuar bombave. Pak vite pas clirimit te vendit godina, qe durrsaket vazhduan ta quajne me fanatizem "Vila e Zogut", u mbyll krejtesisht per publikun. Ajo u emertua shtepi pritjeje dhe u vu nen kujdesin e deges se sherbimeve qeveritare, duke sherbyer kryesisht per

zhvillimin e mbledhjeve te ish-Byrose politike apo te qeverise. Per afro 50 vjet Vila njohu bujtes te famshem, si sekretari komunist sovjetik Nikita Hrushovi, Kryeministri kinez Cu En Lai, cifti mbreteror kamboxhian Samde Norodom Sihanuk dhe princesha

Monika, ndersa pas viteve '90-te ne vile u ngjiten edhe ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter, etj.

Nga rrenimi tek rishkelqimi

Ne ditet e marrezise kolektive te vitit 1997 nje burre i moshuar kishte bllokuar nje djalosh qe shkonte ne shtepi me nje karrige te stilizuar, te cilen sapo e kishte grabitur ne Vilen e

Zogut. Per nje jave rresht godina me e bukur e qytetit bregdetar ishte kthyer nga brenda ne nje germadhe. Gjithcka ishte shkulur, ndersa thone se plaku, nje ish-monarkist i vjeter, kishte vdekur ne ate karrike qe e bleu me kursimet e tij, i bindur se po qendron ne karriken e Lartmadherise. Specialistet e sherbimeve qeveritare thone se te gjitha

mobiljet origjinale te viles, qe ishin sjelle ne vitit '20-'30 nga Italia, ne vitet '50 ishin zhdukur nga vila. Megjithate gjithcka mbetej e shkelyer deri ne vitin 1997. Sallone te gjera, me qilime dhe kolltuke te stilit imperial, llambadare vezullues dhe mermere pafund.

Tashme ne Vile jane vendosur antenat civile te TV lokale dhe ato ushtarake te NATO-s. Nje toge ushtaresh vendas ruajne mjediset e viles. Rreth saj dhjetra godina banimi jane afruar shume afer themeleve te saj, te cilat rrezikohen teper nga rreshqitjet e dheut, si pasoje e prerjes se pemeve dhe zjarreve te vazhdueshme. Administrata bashkiake kerkoi para disa vitesh ndihmen e oborreve mbreterore evropiane per te shpetuar kete perle te

arkitektures. Ndersa kthimi i familjes mbreterore dhe kujdesi i qeverise per t'ia ridhene ne pronesi zgjojne tek durrsaket shpresen e kthimit te lavdise se dikurshme ne Kodren mbi qytet, ate te viles se Zogut.

ATSH

 
Gazeta Shqiptare
Faqja 7 - SPECIALE

Shkurt 4, 2004

 http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
INTERVISTA/ LEKA ZOGU: DITET NE NEUROKIRUGJI
 
"Mungoi njė shtrat pėr kėmbėt e mia"
Leka: Mė mori malli pėr shtėpinė e Mbretėreshėn

Odeta Halili


TIRANE

Mė nė fund "home sweet home". Njė javė, qė megjithatė mbretit Leka nuk i ėshtė dukur kushedi sa e gjatė, meqenėse nuk kanė munguar vizitat e tė dashurve, qetėsia fisnike dhe doktorėt zėulėt tė Neurokirurgjisė qė e kanė rrethuar veēa-nėrisht me pėrkujdesje. Dje qe dita e fundit nė spital dhe dhoma e ngrohtė e gjithė dritė e reanimacionit ruante nė heshtje atmosferėn e paqtė nė gjithēka brenda. Njė tufė lulesh tė bardha lis, dhuratė me shije mbretėrore aty pranė me njė pusullė elegante, oborrtari pak mė tutje i pagojė, siē janė nė tekefundja ushtarėt e mbretit, dhe vetė Mbreti qė shplodhet nė orėt e fundit pranė mjekėve. Ulur pėrgjysmė mbi shtrat, pozicion qė s'mund ta fshehė prapėseprapė fizikun e gjatė, kėmbėt qė nuk mbėshteten tėrėsisht, duke sfiduar krevatin "e shkurtėr", kallėp i standarteve tė spitalit. Dhe nuk ngurron ta pohojė rehatinė e prishur. Se pėr mbretėrit dhe princeshat qė gjumin ua trazon njė kokėrr bizele nėn dyshekė puplash, kjo ėshtė e pritshme. E megjithatė, i qetė dhe i ēlirėt pas mėngjesit tė vonė Mbreti ynė pranoi t'i ndajė me ne pėrshtypjet e gjithė kėtyre ditėve larg shtėpisė dhe bashkėshortes qė i ka munguar veēanėrisht, gjė qė ai s'mundohet ta fshehė.

Si ndiheni sot dhe ēfarė ju ka munguar gjatė gjithė kėtyre ditėve nė spital?
Mrekullisht mirė. Gjithēka ka qenė perfekte, shėrbimi, mjekėt, tė cilėt unė i falenderoj me gjithė zemėr. Ē'mė ka munguar? (vė buzėn nė gaz) Mė ka munguar shtėpia, familja. Mė ka munguar shtrati im. Ky ku jam shtrirė nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr gjatėsinė time. Kėmbėt s'i kam ndjerė rehat nė ndonjė rast (hedh sytė nė fund tė shtratit).

Ēfarė do tė bėni sapo tė mbėrrini nė shtėpi?
Do tė pėrqafoj Mbretė-reshėn, mė ka munguar. Mė ka marrė malli gjithashtu pėr qenin tim dhe pėr gjithēka tjetėr prej nga jam shkėputur njė javė. Ndėrsa im bir ka ardhur pothuaj ēdo pasdite. Pastaj do tė filloj me fizioterapinė. Duhet tė stėrvitem nga pak, e ndjej qė shumė shpejt do tė eci.

Oborrtarėt janė shprehur se ka qenė dėshira juaj pėr t'u operuar nė Tiranė, megjithė mundėsitė pėr t'u kuruar nė Francė. Do t'i zgjidhnit mjekėt tanė edhe nėse ndėrhyrja do tė kishte qenė e planifikuar?
Padyshim qė po. Nė asnjė moment nuk kam menduar tė shkoj jashtė shtetit. Dhe as nuk jam penduar pėr kėtė gjė, megjithėse nuk jam shėruar plotėsisht. Ne kemi mjekė tė shkėlqyer, qė nuk e kanė zhgėnjyer vlerėsimin dhe besimin tim. Nuk besoj se do tė ndihesha mė mirė kudo qė tė isha nė kėto momente. Pėrkundrazi.

Si kanė qenė pėr ju ditėt e spitalit? Si i keni kaluar momentet pėrtej konsultave tė doktorėve?
Jam ēlodhur. Kam lexuar nga pak dhe kam menduar. E rėndėsishme ėshtė qė nuk jam mėrzitur.

Jeni ndjerė nė ndonjė moment vetėm? A kanė ardhur t'ju vizitojnė?
Po ka pasur shumė vizita.

Politikanė?
Kanė ardhur politikanė dhe njerėz tė tjerė tė dashur.

Ditėn qė u operuat kishit planifikuar njė takim me intelektualėt shqiptarė dhe mediat. Do t'i ftoni sėrish pėr tė dhėnė mesazhin tuaj kur tė merrni veten?
Mesazhi im tashmė ėshtė bėrė i ditur. Por unė do tė kem njė takim tė dytė pėr tė thėnė fjalėn time, sapo ta ndjej veten mirė. Ndoshta pas dy javėsh.
Pėrshėndetemi pa e humbur ndjesinė e njė atmosfere ndryshe nė njė dhomė tė zakonshme spitali edhe pasi shkelim pragun e derės. Se pėrcillemi nė heshtje nga vėshtrime tė buzėqeshura oborrtarėsh tė pafjalė… Pak mė vonė reanimacioni i Neurokirurgjisė do zhurmonte si asnjėherė nga kamerat dhe gazetarėt…


Ja VIP-at qė vizituan Mbretin Leka nė Neurokirurgji

Mbreti nuk pranoi t'i diferencojė vizitat, tė gjithave iu ėshtė pėrgjigjur me mirėnjohje dhe mesazhin dhe reflektimin qė ka marrė prej secilės e di vetėm Ai. Personeli i shėrbimit na e shuajti kureshtjen duke na pohuar emrat e njohur qė kishin kapėrcyer pragun e spitalit kėtė javė. Ambasadorė, politikanė, pushtetarė… Ka qenė ambasadori anglez, vizita e tė cilit ka pasuar me atė zėvendėskryeministrit Namik Dokle dhe ministrit tė Shėndetėsisė, Leonard Solis. Nuk ka munguar gjithashtu dhe prezenca pranė tij e liderit tė Partisė Demokrate tė Shqiptarėve tė Maqedonisė, Arbėn Xhaferri. Njerėz tė tjerė tė dashur, princi Leka qė ka mbėrritur zakonisht pasditeve, prania e tij ka zėvendėsuar dhe mbretėreshėn e munguar pėr arsye shėndetėsore, njerėz tė tjerė tė afėrt dhe natyrisht politikanė legalistė… Por dhe tė tjerė, mė pak tė ekspozuar, qė iu kanė shpėtuar syve kureshtarė.


Mbretėrorėt, foto zyrtare nė publik

Nuk mund tė mos pohojmė qė pamja zyrtare e Leka Zogut para kamerave dy orė pas mesdite, mund ta kishte thyer spontanitetin nėse do tė ishte e tillė dhe gjatė intervistės sonė. Me bluzė tė pambuktė dhe mbėshtetur mbi jastėkė, por gjithnjė i kujdesshėm pėr syzet hijerėnda mbi sy, ne s'mund ta fiksonim nė celuloid kėtė prezantim. Se nė tė gjitha daljet publike mbretėrorėt nuk mund tė jenė ndryshe veēse zyrtarė… E nė kėtė rast pėr ne mjaftonte njerėzorja e njė interviste, larg komenteve pėr politikėn dhe situatėn nė vend, pa u konkretizuar me foto. Tri orė me vonė fotoreporterėt dhe kameramanėt kishin para tyre Mbretin me kėmishė e e pantallona tė hekurosura, qė s'mund t'i rrėfente mė emocionet e tij tė vėrteta.


Petrela: Kėtu janė kuruar Qosja e Hamiti

Mbreti i kaloi me sukses tė dyja ndėrhyrjet dhe ne jemi para jush pėr t'jua konfirmuar kėtė meritė tė doktor Pėllumb Karagjozit dhe tė gjithė mjekėve qė asistuan", u shpreh nė njė takim me gazetarėt shefi i shėrbimit tė Neurokirurgjisė, doktor Mentor Petrela. "E rėndėsishme ėshtė, vijoi mė tej ai, tė transmetohet besimi i Mbretit ndaj specialistėve shqiptarė, vlerėsim i merituar qė nuk u takon vetėm mjekėve qė asistuan konkretisht nė kėtė rast, po gjithė specialistėve tanė". Doktor Petrela pėrmendi se nė ambientet e Neurokirugjisė janė trajtuar gjithashtu akademiku Rexhep Qosja dhe profesori i njohur Sabri Hamiti, por dhe emra tė tjerė tė njohur. Ndėrsa ne tė gjithė jemi dėshmitarė tė zgjedhjeve tė pushtetarėve dhe politikanėve tanė nė kėsi rastesh, klinikat e pėrtej kufijve, ashtu siē kanė rendur dhe shumė tė tjerė, por pėr trajtime me tė vėrtetė tė pamundura. E, kjo e fundit, siē ka deklaruar njė herė njė nga profesorėt e nderuar tė Kirurgjisė dėshmon dėshtimin e mjekėsisė shqiptare…


http://www.shekulli.com.al/

Operacioni, mbreti Leka nė kėmbė

Bruna Prifti

Pas operacionit tė kryer nė kėmbė, mbreti Leka Zogu e ka marrė plotėsisht veten. Madje si pėr tė treguar se tashmė ėshtė nė formė tė mirė shėndetėsore ėshtė ngritur nė kėmbė e ka mundur tė ecė. Nė njė konferencė pėr shtyp zhvilluar pasditen e djeshme nė ambientet e klinikės sė mjekut tė njohur Mentor Petrela, mbreti Leka ka falenderuar mjekun qė u pėrkujdes pėr tė. Ndėrsa vetė doktor Petrela, nėn kujdesin e tė cilit u zhvillua ndėrhyrja kirurgjikale, ka falenderuar mbretin i cili pati besim tė plotė tek ai duke i besuar shėndetin. Gjithēka ndodhi nė ditėt e ftohta nė Tiranė, kur mbreti gjatė njė shėtitjeje nė oborrin e shtėpisė sė tij rrėshqiti nė akull dhe pėsoi frakturė nė kėmbė. Ndėrhyrja e parė u shoqėrua me njė tė dytė, e cila sipas mjekut pati efikasitet tė plotė. Sa i pėrket aktiviteteve tė tij, tė lėna nė mes pas aksidentit qė pėsoi, mbreti ka theksuar se do t’i zhvillojė pas dy javėsh.

04/02/2004
----------------

Komisioni i Ekonomisė miraton afatin e dorėzimit tė tapive dhe kompensimit pėr ish-pronarėt

Pronat, kthimi pas dy vjetėsh

“Dy vjet kohė pėr ish- pronarėt pėr tė dorėzuar dokumentet. Ja format e kompensimit”

Anila Rama

TIRANE - Pronarėt e ligjshėm brenda dy viteve tė ardhshėm do tė kenė mundėsi tė dorėzojnė tė gjitha dokumentet qė vėrtetojnė pronėsinė pėr tokat apo trojet qė dikur ua shpronėsoi shteti komunist. Komisioni parlamentar i Ekonomisė vendosi dje tė pėrcaktojė si afat limit 2 vjet kohė pėr njohjen dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve, qė nga koha e hyrjes nė fuqi tė ligjit tė ri. Afati i pėrcaktuar nė nenin 20 tė draftit tė hartuar me ndihmėn e ekspertėve tė OSBE-sė, krijon mundėsi qė pėr 2 vitet e ardhshme tė gjithė pronarėt tė dorėzojnė pranė Komitetit Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave dokumentet e trashėguara nga zyrat e kadastrės apo nga tė afėrmit e tyre. Deputeti Ridvan Bode kėrkoi qė kėto dy vjet tė mos pėrcaktohen si periudhė pėr tė njohur pronat, por edhe pėr kompensimin e tyre. Nga deputeti Mezan Malaj u kėrkua qė tė mos pėrcaktohej afati pėr kthimin e pronave pėr dy vjet, por tė ishte mė i shkurtėr. Sipas tij, pronarėt qė janė tė interesuar pėr tė marrė pronėn i kanė gati dokumentet dhe nuk do tė zvarrisnin dorėzimin e tyre pėr dy vjet. Por nga ekspertėt e Ministrisė sė Bujqėsisė, u arsyetua se kjo kohė ishte pėrcaktuar duke pasur parasysh edhe faktin qė njė pjesė e pronarėve tė ligjshėm mund tė jenė nė emigracion. Ndėrkaq vendimin pėr tė njohur pronėn e pretenduar nga njė ish-pronar, do ta japin Komisionet Vendore pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave,(strukturė e re qė do tė ngrihet pas miratimit tė ligjit), brenda 3 muajve nga paraqitja e kėrkesės nga i interesuari. Por ligji pėrcakton qė nė rast se brenda kėsaj kohe, komisioni nuk arrin tė kryejė tė gjitha veprimet, afati shtyhet edhe pėr njė muaj tjetėr. Nga ana tjetėr, kur ēėshtja nuk zgjidhet as gjatė kėsaj periudhe, Komiteti Shtetėror merr nė shqyrtim ēėshtjen duke shpallur vendimin brenda 30 ditėsh. Ndėrsa hallka e fundit qė mund t’i japė zgjidhje ngėrēit, nė projektligj pėrcaktohet gjykata. Por edhe pėr ato raste qė lidhen me anėn proceduriale tė pėrcaktuar nė nenin 16, subjekti i shpronėsuar ka tė drejtė tė bėjė ankimin nė gjykatė ndaj vendimit tė marrė nė Komisionin Vendor.

Fomat e kompensimit
Si mėnyrė kompesimi pėr subjektet e shpronėsuara nė komision janė pėrcaktuar: me tjetėr pronė tė paluajtshme tė tė njėjtit lloj nė pronėsi tė shtetit, me pronė tjetėr tė paluajtshme tė ēdo lloji me vlerė tė barabartė nė pronėsi tė shtetit, me aksione nė shoqėri me kapital shtetėror qė kanė vlerė tė barabartė me pronėn e paluajtshme, me vlerėn e objekteve nė privatizim, me lehtėsi tė detyrimeve fiskale ose me tė holla. Sipas draftit, subjekti i shpronėsuar duhet tė paraqesė me shkrim nė Komisionin Vendor pėr Kthimin e Pronave formėn me tė cilėn kėrkon tė realizohet kompensimi. Kjo kėrkesė mund tė pranohet ose rrėzohet brenda 30 ditėve.

----

Komisioni i Ekonomisė vendos krijimin e Komitetit pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave

Shkrihet Komisioni i Kthimit tė Pronave, tani nė varėsi tė Kuvendit

 

Anila Rama

TIRANE - Komisioni i Ekonomisė miraton kalimin nė varėsi tė Parlamentit tė Komitetit pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-Pronarėve. Ndėrkaq Komisioni aktual shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, i cili ka qenė nė varėsi tė Kėshillit tė Ministrave, nuk do tė funksionojė mė. Dispozitat e reja tė pėrcaktuara nė projektligjin e ri pėr kthimin e pronave, parashikojnė ngritjen e njė strukture tė re me 5 vetė, 2 pėrfaqėsues tė pozitės, 2 tė opozitės dhe i propozuar nga presidenti. Pėrbėrja e kėsaj strukture do tė miratohet nė Parlament, ndėrsa kryetari do tė zgjidhet sipas propozimit tė bėrė dje, nga Kėshilli i Ministrave, pėr tė kaluar mė pas pėr miratim nė Parlament. Ndėrkohė drafti parashikonte qė anėtari i propozuar nga presidenti duhet tė marrė edhe detyrėn e kryetarit tė KSHKKP-sė. Por kjo ėshtė lėnė pėr t’u diskutuar edhe nga komisionet e tjera tė Kuvendit. Deputetja Valentina Leskaj, propozoi dje qė nė ligj tė pėrcaktohej mosemėrimi i anėtarėve qė kanė konflikte interesash pėr ēėshtje pronash apo edhe pėr ata qė kanė biznese tė ndryshme. Komisioni vendosi qė Komiteti Shtetėror apo edhe komisionet vendore, nuk do tė marrin asnjė vendim me dokumente tė mangėta, pėr t’i mbyllur rrugė abuzimeve dhe thellimit tė mėtejshėm tė problemit tė pronave nė raste tė caktuara. Nė rast se kjo dispozitė shkelet vendimet do tė kalojnė pėr shqyrtim nė gjykatė. Por debati kryesor dje nė komisionin e Ekonomisė, ishte pėr ngritjen e strukturave tė komisioneve vendore pėr kthimin e pronave, tė cilat do tė jenė nė varėsi tė Komitetit Shtetėror. Deputetėt propozuan dy variante pėr ngritjen e strukturave vendore, duke kėrkuar qė tė ketė komisione vendore vetėm nė 12 qendrat e qarqeve si dhe variantin tjetėr, i cili krijon mundėsinė pėr tė ngritur agjenci nė njė rreth ku kėrkesat nga subjektet e interesuara janė tė shumta. Deputeti i PR-sė Maksim Begeja propozoi qė tė zgjidheshin me konkurs, tė gjithė anėtarėt e komisioneve vendore, pėr tė shmangur abuzimet e mundshme, nė rast se do tė bėhen me emėrim. Por propozimi i tij u kundėrshtua thuajse nga i gjithė komisioni, duke vendosur qė propozimet pėr anėtarėt e komisionit vendor tė bėhen nga Kėshilli i Qarkut dhe mė pas tė kalojnė pėr miratim nė Komitetin Shtetėror nė qendėr. Por ekspertėt e kundėrshtuan kėtė amendim, duke pohuar se ishte nė kundėrshtim me ligjin. Ndėrkaq deputeti Begeja, tha qė nuk komisionet vendore nuk duhet tė ngriheshin pranė Zyrave tė Regjistrimit tė Pasurive, pasi kjo do tė shėrbente si bazė e mirėfilltė pėr shpėrdorime dhe abuzime, ashtu si kanė vepruar kėto struktura pėrgjatė kėtyre viteve. Si kriter kryesor pėr tė gjithė anėtarėt e Komisionit Shtetėror ėshtė pėrcaktuar pėrvoja 10-vjeēare nė profesin si ekonomist, jurist apo nė fushėn inxhinierike qė ka lidhje me procesin e kthimit tė pronave. Anėtari nuk duhet tė jetė i pėrfshirė nė ndonjė aktivitet tjetėr politik dhe shtetėror.

-----

Ish-tė pėrndjekurit, Dokle: Njė fond nga shitja e BK-sė pėr kompensimin

 

Anila Rama

TIRANE - Zv/kryeministri Namik Dokle deklaroi dje nė byronė parlamentare se njė fond i posaēėm nga shitja e Bankės sė Kursimeve do tė vihet nė dispozicion pėr zgjidhjen e kompensimit financiar pėr ish -tė pėrndjekurve politikė. Numri dy i qeverisė, i vendosur nė krye tė grupit tė punės pėr zgjidhjen e problemit tė ish -pėrndjekurve, sqaroi dje se tashmė ishte pėrcaktuar fatura financiare tė cilėn shteti do ta shlyente gjatė njė periudhė tė caktuar kohore. Pėr herė tė parė ai tha se ishin gjetur edhe mekanizmat pėr tė zgjidhur njė nga problemet kryesore tė kėsaj periudhe i trashėguar i pazgjidhur nga qeveritė e pas viteve ‘90. “Qeveria po i kushton vėmendjen e duhur zgjidhjes sė kėtij problemi. Jemi tė vendosur ta bėjmė kėtė. Unė jam vetė njė nga deputetėt qė kanė firmosur projektligjin pėr kėtė ēėshtje”, -tha Dokle gjatė diskutimit pėr kalendarin e ri tė punimeve tė Kuvendit. Por sipas tij, duhej ende kohė pėr tė filluar zbatimin konkret tė pikave qė janė pėrcaktuar pėr t’u zgjidhur, pas miratimit tė njė ligji tė posaēėm. Dokle tha se qeveria e kishte pėrcaktuar zgjidhjen e kėtij problemi si njė nga prioritetet kryesore nė programin e saj qeverisės gjatė kėtij viti. Ndėrsa deputeti republikan Maksim Begeja, tha se qeveria vetėm sa po bėnte demagogji me ligjin pėr tė pėrndjekurit politikė. Ai tha se nė rast se ishte pėrcaktuar fondi i posaēėm pas shitjes sė Bankės sė Kursimeve, nuk kishte pse tė zvarritej pafundėsisht nė njė kohė tė pacaktuar.