E Premte, 05 Mars 2004 Copyright ? KOHA JONE http://www.kohajone.com/

PRONAT, KOMPESIMI ME I VESHTIRE SE KTHIMI
 
Eglantina Nasi
 
Kompesimi i tokes se ish-pronareve do jete me i veshtire sesa procesi i kthimit te saj. Ne nje perfundim te tille kane arritur deputetet e komisioneve parlamentare gjate diskutimit te projektligjit te kthimit dhe kompesimit te pronave. Sipas tyre, drafti paraqet mjaft veshtiresi per realizimin e procesit te kompesimit te pronave. Persa i perket kompesimit fizik, pika e nxehte e debatit qendrin ne faktin se ish-pronaret kerkojne qe te gjithe kompesim me zona te favorizuara dhe te zhvilluara. Ne kete rast, per vendin tone te tilla jane vetem ato qe gjenden ne zona bregdetare. Por nga ana e tij, shteti eshte i papergatitur per te realizuar nje kompesim fizik te plote lidhur me zonat bregdetare. Kjo per faktin pasi ato rezultojne te zena edhe me objekte te rendesishme shteterore, ao me objekte qe paraqesin rendesi per zhvillimin turistik te vendit tone. Ne keto kushte, specialiste te Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit bejne te ditur se njera nga rruget e mundshme per kompesimin fizik te ketyre pronareve do te jete ajo me toka te lira te zonave fushore apo malore. Por reagimet lidhur me nje fakt te tille kane nisur qe tani ne radhet e ish-pronareve te zonave bregdetare te cilet paraqiten mjaft te shqetesuar per kete veprim arbitrar te shtetit. Nga ana tjeter, gjate diskutimeve ne parlament ka patur edhe deputete te cilet kane qene kunder nje veprimi te tille si republikanet Mediu dhe Begeja, sipas te cileve shteti nuk duhet t'ua mohoje ne asnje menyre pronesine ish-pronareve te zonave bregdetare.
 
Kompesimi monetar, cila quhet vlere e tregut?
 
Nje problem i veshtire per te cilet deputetet nuk po bien dot dakord gjate diskutimit ne komisionet parlamentare ka qene edhe ai i kompesimit monetar te prones. Cila do jete vlera reale e tregut me te cilen do kompesohen pronaret? Sipas drejtorit te ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit Bardhi Qamili, vlera e shitjes se tokave ka ndryshuar nga viti ne vit. Gjate tyre, ato jane shitur me cmim te ndryshuar nga njeri pronar tek tjetri. Deri tani shteti ka arritur te regjistroje deri ne 72 perqind te mases totale te zonave kadastrale ne vend. Vlera e tregut nenkupton vleren e transaksioneve me te cilen jane realizuar keto shitje tokash. Per kete arsye, specialistet kane llogaritur nje vlere mesatare ne zona te caktuara sipas shitjeve te realizuara. Nga ana tjeter, deputetet propozojne qe per kete lloj kompedimi me vlere te tregut te nenkuptohet cmimi i blerjes, i shumezuar me indeksin e rritjes se cmimeve.
 
 
CILAT PRONA NUK MUND TE KTHEHEN?
 
- Shpronesimet per nevoja publike. Ky fakt paraqitet ne nenin shtate te projektligjit per kthimin dhe kompesimin e pronave. Sipas tij, nuk mund t'u kthehen ish-pronareve pronat te cilat jane marre nga shteti per te plotesuar nevoja publike. Ne kete grup futen shpronesimet e realizuara per te ndertuar baza ushtarake, plazhe etj, te gjitha keto per sherbime te cilat i nevojiten popullates shqiptare.
 
- Trualli ku jane ndertuar objekte shteterore. Behet fjale per ndertime te sektoreve arsim, shendetesi etj gjate viteve te fundit te cilat sherbejne te gjitha per sherbime publike. Te gjithe ish-pronaret e trojeve ne keto ambjente do te'u kompesohen, por nuk mund t'u kthehen ish-pronareve pasi tashme mbi to ekzistojne objekte te ndertuara te cilat i sherbejne popullates si spitale dhe shkolla dhe per kete arsye, ato nuk mund te kthehen.
 
- Trualli ku kalojne objekte te rendesise publike. Behet fjale per objekte per arsye te te cilave jane shpronesuar ish-pronaret, me qellim ndertimin e ujesjellesave, kanalizimeve te ndryshme etj.
 
- Trualli i ndertesave per te cilat nuk ekziston dokumentacioni. Nese nuk ekziston nje dokumentacion per token, ajo as nuk kthehet dhe as kompesohet. Por nese per te ekzistojne dokumente pronesie, atehere shteti eshte i detyruar t'i kompesoje ish-pronaret. Per kete pjese te draftit tashme kane rene dakord deputetet e komisioneve kryesore parlamentare, te Ligjeve, Ekonomise dhe Bujqesise. Sipas tyre, nese toka apo objekti nuk njeh asnje dokument pronesie, konsiderohet e lire dhe per kete nuk meriton kthim apo kompesim nga shteti.Shembull merret toka ne Bathore ku eshte pa dokumentacion dhe s'ka pronare per te kompesuar.
 
E.Nasi