E Merkure, 05 Maj 2004 http://www.kohajone.com/
PRONAT MBETEN PENG NE KUVEND
Eglantina Nasi
 
Diskutimi i projektligjit "Per kthimin dhe kompensimin e pronave" ka mbetur peng ne komisionin parlamentar te Ligjeve. Dhe kjo sepse qeveria ende nuk ka paraqitur rezultatet e studimit te dyte mbi zonat e lira te cilat do te perdoren per kompensimin e kategorise se ish-pronareve. Ishte parashikuar qe keto rezultate te publikoheshin gjate muajit prill dhe menjehere ne baze te tyre, te perfundonte edhe debati ne komisionet parlamentare per projektligjin e kthimit dhe kompensimit te pronave. Por nje gje e tille nuk ndodhi, megjithese kryetari i Komitetit Shteteror per Pronat, Sokrat Sina, ne nje interviste per mediat para pak ditesh ka pohuar se studimi ka qene ne fund te tij.
 
Studimi i pare, plotesohen vetem 70 per qind te kerkesave
 
Shteti me tokat e lira qe ka evidentuar deri tani, mund te plotesoje vetem 70-80 per qind te kerkesave te pronareve per kompensim fizik. Ky eshte perfundimi i fazes se pare te studimit qe qeveria ka ndermarre ne lidhje me mundesite reale te kompensimit te pronave. Nga ana tjeter, studimi i pare pohoi se kompensimi i pronareve do t'i kushtoje buxhetit te shtetit rreth 160 milione dollare. Por kjo shifer kundershtohet nga pronaret, te cilet jane teper te pakenaqur prej vleres se kompensimeve qe po u ben qeveria. Shoqata perfaqesuese e tyre deklaron se ne gjithe Shqiperine mund te kete rreth 700 mije ha toke bujqesore. Por nga ky total sipas tyre, 135 mije ha jane toka te pafrutshme. Nderkohe kjo shoqate kembengul qe kompensimi te behet me vleren e tregut dhe sipas tyre, kete gje e parashikon edhe Kushtetuta.
 
Ja te dhenat konkrete te studimit te pare:
 
Toka bujqesore e lie ne Shqiperi qe mund te perdoret per kompensim, sipas studimit te Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te pronave eshte ne nje siperfaqje prej 134 952 ha. Nga kjo, vetem 4025 ha jane toke bujqesore ne zonen turistike. Pervec 130 567 ha toke bujqesore te lire sipas Sines, per kompensim mund te perdoren edhe 4025 ha toke bujqesore ne zonen turistike, 3300 ha toke e pafrutshme ne zone turistike, 5392 ha toke pyjore ne zonen turistike, qe ne total bejne 12717 ha toke si dhe 71787 ha pyll dhe 22483 ha kullota po ne zonat turistike. Nderkaq, pretendimet e pronareve deri me sot, te jene per 124 105 ha toke, nderkohe qe sipas tyre rezultojne te lira 134 592 ha, per te cilen shoqata "Pronesi me Drejtesi" shprehet se eshte toke e pavlefshme per kompensim. Nderkaq gjate paraqitjes se shifrave qe kane rezultuar ne fund te studimit per evidentimin e tokave te lira, ne zonat brenda vijave te verdha, pra toke realisht e pelqyeshme nga ish-pronaret rezulton te jete 4337 ha troje te lira, nga te cilat 293 ha ne zonat turistike. Sipas ketij studimi, qe prej vitit 1991 nga ish-sektori kooperativist jane dhene ne pronesi 440778 ha toke bujqesore dhe nga ish-sektori shteteror 117932 ha me nje total prej 558710 ha. Rezultojne te lira 107762 ha nga ish-sektori kooperativist dhe 26830 ha nga ish-sektori shteteror. Nga keto ne zonen turistike 870 ha nga ish-sektori kooperativist dhe 3155 ha nga ish-sektori shteteror me nje total prej 4025 ha toke qe jane turistike. Nderkohe jane evidentuar toka te pafrutshme 187295 ha nga te cilat ne zonen turistike 3300 ha, toka pyjore 78 753 ha nga te cilat ne zonen turistike 5392 ha, pyje 1 036 902 ha, nga te cilat ne zonen turistike 71787 ha dhe kullota 395763 ha, nga te cilat ne zone turistike 22483 ha. Perfundimisht ne zonen turistike jane evidentuar te lira 12717 ha toke, ku futet toke bujqesore, toke e pafrutshme dhe pyjore, 71787 ha pyll dhe 22483 ha kullote, rezerve kjo, sipas Sines, e konsiderueshme per kompensimin e tokes bujqesore apo kthimin e pyjeve dhe kullotave. Mirepo per kete ka pretendime nga ish-pronaret, te cilet mendojne se kjo nuk eshte siperfaqja e duhur per te bere kete kompensim, pasi nuk eshte e frutshme.
 
http://www.balkanweb.com/
Nano- Karamanlis: Komisioni greko-shqiptar do tė zgjidhė ēėshtjen reth pronave
Lajmi i ores 6:00 PM
 ATHINE (5 Maj) - Greqia dhe Shqipėria arritėn pajtueshmėri pėr formimin e komisionit tė pėrbashkėt qė do tė punojė nė ēėshtjen rreth pronave tė qytetarėve tė tė dy shteteve, qė u nacionalizuan pas shpalljes sė gjendejs sė luftės nė Greqi nė vitin 1940. Shefat e qeverive ranė dakord pėr nisjen e konsultimeve tė ekspertėve tė dy palėve pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje sipas traktatit tė miqėsisė e bashkėpunimit tė vitit 1996. Karamanlis i cilėsoi emigrantėt njė faktor tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e ekonomisė greke dhe asaj shqiptare dhe shprehu angazhimin e autoriteteve greke pėr integrimin e tyre dhe legalizimin sa mė shpejt tė dokumentave. Ai pėrsėriti angazhimin e Qeverisė sė tij pėr tė mbėshtetur vendin tonė nė rrugėn drejt integrimit nė BE. Kryeministri Nano pėrmendi pas takimit ekzistencėn e marrėdhėnieve shumė tė mira tė partneritetit me Greqinė dhe shtoi se Athina shpreh mbėshtetjen pėr mbylljen e negociatave pėr Marrėveshjen e stabilizim-asociimit nė mesin e vitit 2005. Nano tha se mori mbėshtetjen e Karamanlisit pėr tė vazhduar procesin e legalizimit tė emigrantėve, ndėrsa vetė u angazhua pėr vazhdimin e integrimit tė minoritetit grek, qė shėrben si urė bashkėpunimi mes dy vendeve. bm/bm(News24/BalkanWeb) 
 
Nano-Karamanlis: Zgjidhje pėr ēėshtjen ēame dhe legalizimin e emigrantėve (UPDATE)
Lajmi i ores 11:25 PM 
 ATHINE (5 Maj) - Takimi i zhvilluar sot nė selinė e kryeministrisė greke mes kryeministrit shqiptar Fatos Nano dhe atij grek Kostas Karamanlis u pėrqėndrua nė ēėshtjen e legalizimit tė emigrantėve, ēėshtjen ēame dhe tė bashkėpunimit nė kuadrin e luftės kundėr terrorizmit. Nano dhe Karamanlis u angazhuan pėr zgjidhjen sa mė tė shpejtė tė ēėshtjes sė pronave tė shqiptarėve nė tokėn greke dhe ato tė grekėve nė Shqipėri. Shefat e qeverive ranė dakord pėr nisjen e konsultimeve tė ekspertėve tė dy palėve pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje sipas traktatit tė miqėsisė e bashkėpunimit tė vitit 1996. Karamanlis i cilėsoi emigrantėt njė faktor tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e ekonomisė greke dhe asaj shqiptare dhe shprehu angazhimin e autoriteteve greke pėr integrimin e tyre dhe legalizimin sa mė shpejt tė dokumentave. Karamanlis vlerėsoi se prania e PBDNJ-sė nė koalicionin qeverisės nė Shqipėri ėshtė shembull i integrimit tė minoriteteve tek ne. Ai pėrsėriti angazhimin e qeverisė sė tij pėr tė mbėshtetur vendin tonė nė rrugėn drejt integrimit nė BE. Ndėrsa kryeministri Nano pėrmendi pas takimit ekzistencėn e marrėdhėnieve shumė tė mira tė partneritetit me Greqinė dhe shtoi se Athina shpreh mbėshtetjen pėr mbylljen e negociatave pėr marrvėeshjen e stabilizim-asociimit nė mesin e vitit 2005. Nano tha se mori mbėshtetjen e Karamanlis pėr tė vazhduar procesin e legalizimit tė emigrantėve, ndėrsa vetė u angazhua pėr vazhdimin e integrimit tė minoritetit grek, qė shėrben si urė bashkėpunimi mes dy vendeve. ro/ro(News24/BalkanWeb) 
 
 
 

Nano takon Karamanlis, do diskutohet ēėshtja ēame e ligji i luftės

Lajmi i ores 10:20 AM

Fatos Nano

ATHINE (5 Maj) - Kryeministri shqiptar, Fatos Nano ndodhet nė Athinė nė njė vizitė zyrtare. Ai ka nisur njė takim me homologun e tij grek, Kostas Karamanlis. Pritet qė Athina zyrtare tė rikonfirmojė mbėshtetjen e vet nė procesin e intregrimit euroatlantik tė Shqipėrisė, ndėrkohė qė nė tavolinėn e bisedimeve do tė hidhen edhe ēėshtje qė burojnė nė zbatimin shumėvjeēar tė ligjit tė luftės ndėrmjet dy vendeve, ligj pėr tė cilin edhe qeveria e re greke ėshtė shprehur se nuk ekziston, si dhe ēėshtja ēame. Nano do takohet edhe me zyrtarė tė tjerė tė lartė, pėrfshirė presidentin e republikės. Nesėr kryeministri shqiptar do tė flasė nė Ligėn e Industrialistėve Grekė, me qėllim qė t'u paraqesė atyre shanset qė ofron Shqipėria pėr investitorėt e huaj. Fatos Nano ėshtė kryeministri i parė qė viziton zyrtarisht Athinėn qė nga ardhja nė pushtet e konservatorėve tė Demokracisė sė Re nė mars tė kėtij viti. Vizitės i ka paraprirė botimi i njė interviste tė zotit Nano nė njėrėn prej gazetave mė tė mėdha greke, Etnos. ro/ro (News24/BalkanWeb)