05 Qershor 2004 http://www.kohajone.com/

SPAHIU: NANO NA ZHGENJEU ME DEKLARIMIN E TIJ


Pasteria e politikes, ishte dje tema e takimit qe u organizua mes Zyres per
Mbrojtjen e Qytetareve, Qeverise Studentore te Fakultetit te Drejtesise dhe
Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu. Ne kete tryeze bashkebisedimi,
debati u fokusua kryesisht ne arsyet themelore qe gjenerojne nje krize te
thelle besimi te qytetareve tek politika. Gjate fjales se mbajtur para te
pranishmeve, drejtori i ZMQ-se, Kreshnik Spahiu u perpoq te servirte nje
seri argumentash, qe vertetonin sipas tij shkaqe kryesore te ketij
konstatimi. Midis te tjerash ai vecoi shperdorimin e pushtetit dhe fenomenet
e abuzivizmit te verejtura gjate qeverisjes roze, si faktoret qe kane nje
ndikim direkt ne zhgenjimin e opinionit publik nga politika. Gjithashtu ai i
adresoi nje sere kritikash te renda edhe kreut te qeverise te cilin e
fajesoi per deshmi te rreme, bere gjate deklarimit te pasurise se tij.
"Ndihem i zhgenjyer nga deklarimet e kreut te qeverise per dhuratat qe ai ka
perfituar, ne radhe te pare makinen mbi 100 mije dollareshe dhe te
apartamentit me vlere disa here me shume. Dhuratat kane nje vlere te
limituar qe e ndajne nga ryshfeti. Pasurite te lujtshme apo te paluajtshme
si do qofshin kane nje kuptim juridik te vecante te ryshfetit kur merren ne
keto vlera prej funksionarve te ketij niveli", komentoi Spahiu. Madje keto
argumenta gjeten perkrahjen edhe te Presidentit, Moisiu, i cili e garantoi
ZMQ-ne per nje mbeshtetje publike ne cdo inisiative qe do te ndermarre kjo e
fundit. Ndersa per t'i dhene fund fjales se tij, drejtori i kesaj levizjeje
qytetare, preferoi te konstatonte me keqardhje se aktualisht ne vendin tone
riciklimi i mbetjeve te politikes eshte me i rrezikshem se riciklimi i
mbetjeve urbane.


 http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama

Faqe 9 - Koment
5Qershor 2004

Vrasja e shpresės popullore nga klasa politike

Liljana Hoxha


Personalisht, pėrshėndes Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar tė Leka Zogut. Sikur
Leka Zogu tė shpallte abdikim pėr pretendimin e kurorės mbretėrore nė synim
tė marrjes sė pushtetit me normat e demokracisė moderne, a do tė qe mė i
pranueshėm si faktor politik nga klasa e sotme politike? Pėrsėri mendoj se
jo...

...Ky ėshtė vetėm njė pretekst-pengesė, nė dukje konstitucional dhe statutor
pėr Shqipėrinė institucionale evropiane. Po tė hiqnim dorė nga mjergullnajat
teorike, gjoja principiale nė emėr tė emancipimit modern shoqėror, nė
shėrbim tė ruajtjes sė pushtetit tė sotėm, variacioni mė kriminal, jo vetėm
postdiktatorial, por i 60 viteve tė fundit, ndaj interesave kombėtare do tė
dimin tė vlerėsonim iniciativėn e Leka Zogut, tė paktėn nė qėllimet e saj.
Natyrisht, shumė me padurimpritur si progresiste, dinjitoze e modernisht
evropiane, do tė ishte zgjidhja politike, ardhur prej rinisė shqiptare. Jo
vetėm pėr hir tė dialetikės sė zhvillimit, rinia ėshtė mė e emancuipuar
shpirtėrisht dhe intelektualisht, por ajo ėshtė e favorizuar, dhe pėr
pasojė, njėherėsh superiore pėr shėndet psikologjik mė tė garantuar nga tė
gjitha grupmoshat e tjera tė shoqėrisė. Krejtėsisht me konceptet moderne tė
bashkėmoshatarėve tė tyre nė botė, penguar vetėm nga kushtet e sotme qė u
kondicionojnė jetėn, ata nuk duan t'ia dinė pėr dominime politike, sado me
pėrfitime interesash nga e kaluara (deri nė mvartėsi tragjike e deformime
psikike, ku individi nuk i shpėton dot as vetes) pėr tė ndėrtuar shoqėrinė
me piksynim mirėqenien e pėrgjithshme qytetare, ruajtjes sė interesave tė
pėrgjithshme kombėtare. Shpesh u jam referuar figurave krejtėsisht kredibėl
nga pastėrtia individuale, profesionalizmi e vitaliteti pėr tė ardhmen tė
Kreshnik Spahiut, Andrea Stefanit, Erjon Velisė etj., etj., qė do tė
pėrfaqėsonin alternativėn mė tė mirė shqiptare pėr sot, sikur tė vendosnin
tė merrnin pėrsipėr fatet e vendit, tė popullit tė tyre, nė rindėrtim tė
ekonomisė dhe emancipimit kombėtar. Gjithsesi, jo vetėm thjesht pėr
ezaurimin tė rolit historik pėrpara dramės sė pėrgjithėshme shkatėrruese tė
klasės sė sotme politike, por pėrpara turpit tė saj, si mė e korruptuara nė
historinė e Shqipėrisė, ēdo pretendim politik i ri (sado i vjetėr nė
origjinėn e tij si ky) qė shpalos njė program tė duarve tė pastra si lėvizja
e Leka Zogut e pėr mė tepėr, tė njė objektivi madhor historik, tė bashkimit
tė trojeve shqiptare, ėshtė dhe duhet parė si njė shpresė ngrohėse e
krejtėsisht normale, qė tė zėrė vakuumin e krizės sė besimit tė popullit
shqiptar ndaj politikės sė sotme. Kush ėshtė ai shqiptar i ndershėm, i majtė
apo i djathtė, qė nuk do ta pėrqafonte kėtė program antikorrupsion e pėr
dinjitet kombėtar, vetėm nė hezitim tė zgjidhjes sė dilemės institucionale
midis monarkisė dhe demokracisė si kjo e tupshme dhe kriminale e sotmja?
Ėndėrra e vjetėr e shqiptarėve pėr njė republikė tė denjė demokratike, nuk
mund tė mbyllet me pranimin e arternativės sė Leka Zogut. Unė besoj se ai,
pėr interesat mbarėkombėtare, do tė synojė tė aktivizojė elementin mė
progresist shqiptar pėr t'i dhėnė, sė pari, shoqėrisė njė zgjidhje teknike
pa ngjyrime politike pasionantėsh tė sėmurė apo militantėsh e kongresmenėsh
interesash, qė nė esencė na lanė skllevėr tė sė kaluarės me fasadėn e sotme.
Pushteti sot ėshtė pushteti i ish- komunistėve tė pandershėm, konvertuar nė
antikomunistė pėr tė trashėguar ata dhe vetėm ata atė, pushtetin pra, pas
viteve “90-tė. Do tė ishte pikėrisht Ramiz Alia, ai qė deklaronte nė kėtė
kohė se pėr dy-tri legjislatura pluraliste, me pozitė e opozitė, qė mbronin
interesat e kontigjentit tė Ramizit, pėr hir tė rotacionit, do tė kapnin tė
gjitha arteriet kryesore tė ekonomisė, pėr t'u bėrė kėshtu realisht pronarėt
dhe kapitalistėt e parė tė Shqipėrisė. Nuk besoj tė keqinterpretohet nga
keqdashės e injorantė. Si deri mė sot, unė nuk kam frikė tė vlerėsoj
publikisht njėherėsh Enver Hoxhėn dhe Bahri Omarin, nė raport me ēėshtjen
kombėtare, e sidomos nė lidhje me njėri-tjetrin, pėr rrethanat e kohės mė tė
re, me synimet e pėrmbysjes me dhunė tė kohės sė vjetėr. Nuk kam frikė tė
vlerėsoj njėherėsh Ahmet Zogun e Enver Hoxhėn, secili pėr kohėn e vet.
Mjafton tė kesh qenė i ndershėm ndaj vetes, ndaj tė tjerėve, si dhe vetė
sistemit, dje dhe sot, pėr tė mos pasur frikė. Ndėrkaq, kundėrshtojnė
pikėrisht frikacakėt, rrjedhojė e natyrės sė tyre mashtruese nė ēdo kohė.

Pas viteve '90 kam ridimensionuar gjykimin pėr gjithēka nė vlerėsim kritik,
pėrshtatur me kohėn pėrkatėse tė gjithė spektrit politik e social-kuluror mė
nė zė tė historisė sė Shqipėrisė. Si nacionalistė e jo sipas ideologjive,
kėtu do tė shtoj qė, pėrveē rilindasve, m'u desh qė pėr kėnaqėsinė time mė
tė madhe, tė njihem me veprėn e Nolit, Fishtės, Koliqit, Konicės, pėrveē
Kadaresė, Agollit, Kongolit, Trebeshinės e tė tjerė mė tė rinj si Elvira
Dones etj., etj. Jo vetėm qė ēėshtja kombėtare do parė mbi tė gjitha, por
papėrcaktueshmėria nė pėrmbajtje morale dhe politke e sė majtės e sė
djathtės, sot ėshtė arsyeja kyē se pėrse duhet tė largohet klasa politike e
sotme, nė thelb vazhdimėsi e pushtetit diktatorial. Qėndrimi i tė dy palėve
dhe sė fundi ndaj ēėshtjes sė pronės, ėshtė shprehi shumė sinjifikative e
kėtij fakti permanent. Duke qenė se tė majtėt janė mė tė djathtė se ata qė
duhet tė ishin tė tillė, bėhet emergjente zgjidhja e problemit: shpėtimi i
Shqipėrisė nga kėta gjakpirės, hajdutė e kriminelė. Duke iu kėrkuar ndjesė
atyre qė nuk duan tė mė kuptojnė, unė do tė eci me mendimin tim krejtėsisht
Htė pavarur, kundrejt ēdo sinjali mashtrimi politik nė dėm tė interesit tė
pėrgjithshėm.

Pėr ēka thashė mė lart, do tė vazhdoj tė vlerėsoj pėr arsye evidente:
-Cili ėshtė Leka Zogu. Prejardhja e tij gjenetike si djalė i faktorit tė
fuqishėm, autoritetit tė padiskutueshėm shtetformues nė historinė e
Shqipėrisė, Ahmet Zogut
-Pikėpamja e Ahmet Zogut, madje, ambicje konstante e bashkimit kombėtar. Ai
injoron njohjen zyrtare nga bota e jashtme si mbret i Shqipėrisė, pėrveē si
mbret i gjithė shqiptarėve.
-Leka Zogu, edhe pse 50-vjetėsh nė ekzil, ushqeu ėndėrrėn ambicioze tė ishte
trashėgimtar i mbretit.

Kjo nuk i jep dot njė kontribut personal, racional prej burri shteti atij,
por i jep mundėsinė Shqipėrisė tė vetėndėrtohet me nė krye intelektualėt e
ndershėm deri mė sot tė tėrhequr, tė stimuluar prej shpresės sė interesit tė
pėrgjithshėm. Me kėtė qėllim, divi Leka Zogu mund tė mbledhė rreth ekipit tė
tij drejtues prej intelektualėsh, gjithė menēurinė dhe ndershmėrinė absolute
shqiptare tė patriotėve shqiptarė. Sot pėr sot Shqipėria duhet tė shpėtojė
nga pushteti i duarve tė pista. Duke qenė koshiente se mė keq se kaq ne s'
mund tė biem dot pėrsėri nga shiu nė breshėr, s'do tė isha dakord me
kritikat qė politika i bėn iniciativės sė Leka Zogut. Pikėrisht kėtu mund tė
insistoj sėrish qė nė cilindo moment, nė cilėndo rrethanė, ēdo figurė
shteti, s'duhet kurrė kategorikisht, qėllimisht e politikisht tė baltoset,
pikėrisht pėr dinjitetin tonė kombėtar, pėrveēse pėr hir tė sė vėrtetės. Por
tė shihet me prioritet kontributi i sė mirės, krahas sė keqes, kjo e fundit
duhet njohur thellė pėr t'u korrigjuar nė tė ardhmen, si eksperiencė
politike njerėzore e drejtimit tė shoqėrisė. Tė friksuar pėr pushtetin,
polikanėt e analistėt mė nė zė u prononcuan urgjentisht kundėr lėvizjes sė
Leka Zogut. Vetėm kėshtu kuptohen seritė pararendėse tė telenovelave
politike tė montuara me pasion pervers antishqiptar, jo vetėm pėr Enver
Hoxhėn, por edhe pėr Ahmet Zogun. Vetėm kėshtu kuptohen ēudia pse Fevziu nga
njė monarkist servil, pėr tė shkuar deri nė Johanesburg, pėr tė lajkatosur
jetėn nė ekzil tė familjes mbretėrore, transformohet nė njė interpretues
antiahmetzogu, pa mohuar dot faktet, si gjithmonė, por duke i keqmotivuar
ato.

Politika sot trembet nga modeli bullgar. Realisht, nuk ka asgjė pėr t'u
trembur. Nėse nė tentativėn e parė alternativa e Leka Zogut ishte jobindėse,
por as e drejtė pėrpara vizionit shqiptar, pėr republikėn demokratike tė
ėndėrruar, sot nuk mund ta themi kėtė pėr katraurėn ku kemi rėnė. Cila ėshtė
e keqja mė e madhe se ajo nga e cila duhet tė shpėtojmė sot nėse jo, ēfarė
zgjidhje politike sugjerojnė kokat e ndritura tė Shqipėrisė, pa pėrmirėsuar
kurrė asgjė e tė gatshėm vetėm pėr tė kritikuar nė ruajtje tė statukuosė, tė
pushtetit qė ju ka falur Ramiz Alia. Kur populli shqiptar do tė jetė i zoti
tė vetėvendosė pėr veten e tij, duke zgjedhur pushtetin e nderit tė tij,
qoftė edhe tė varfėr ekonomikisht e jo pushtetin e diktatit mafioz, tė
parasė qė rrjedh prej krimit e korrupsionit. Lidhur me ėndėrrėn e
shqiptarėve pėr Evropėn, pavarėsisht nga skepticizmi i saj ndaj nesh, a s'
ėshtė politika e sotme antishqiptare, qė na largon jo vetėm nga Envropa, por
nga vetė vendi ynė e nga njėri-tjetri, me luftėnxitje pa fund.

Nėse kjo lėvizje e Leka Zogu do tė mbetet nė kufij tė testimit pėr mundėsinė
e marrjes sė pushtetit, prej zhgėnjimit tė popullit nga politika sot apo do
tė shkojė drejt garancive pėr realizimin e tij, kjo ėshtė njė ēėshtje qė do
tė shihet, pavarėsisht nga prognozat politike fataliste tė pushtetit tė
sotėm.

E rėndėsishme ėshtė qė klasa politike sot tė mos vrasė sėrish shpresėn
popullore pėr tė na ruajtur gjoja nga iludimi i kotė. Nė tė kundėrt,
ekziston frika e madhe prej tyre se ushqimi i ėndėrrės popullore
transformohet nė kėto kushte shumė shpejt nė lėvizje tė mirėfilltė
popullore, pas ēdo figure qė sot afron kredbilitet moral e aspak prej fuqije
mafioze ekonomike personale, si politikė kjo e instrumentalizuar e mbajtjes
sė pushtetit me dhumė psikologjike prej Fatos Nanos. Ēuditėrisht, opinioni
publik reagon vakėt kundrejt kėtyre ēėshtjeve themelore tė zhvillimit tė
vendit, ndėrkaq qė duartroket dhuratat-mėshirė tė djepave elementarė tė
pesėnjakėve tė porsalindur, ndėrsa harrojmė se sa fėmijė trafikohen pėr t'u
pėrdorur kriminalisht deri edhe nė transplante organesh. Sė fundmi, pranojmė
bizneset kėrcėnuese kancerogjene tė djegies sė plehrave nė varfėrinė tonė e
inferioritet absolut ndaj pushtetit ekonomik tė Njėshit e tė numrave afėr
afėr tij, fituar nėpėrmjet politikės kriminale tė sotme.


 http://www.ballkan.com/
Sfidė Nanos, Godos e Laēos pėr t'i "rrjepur" nė poker
 Propozimi: Ftoj Nanon Godon dhe Laēon nė njė seancė bixhozi qė t'i mund

 Autori i Lajmit: Ilir Bushi

Pokeri ėshtė loja e intelektualėve, prandaj ftoj Fatos Nanon, Sabri Godon
dhe Teodor Laēon nė njė seancė dyorėshe, ku i paralmėroj se do t'i mund".
Kėshtu u shpreh dje, Armando Ruēo, kreu i konservatorėve nė lidhje me
konkurrencėn e pokeristėve tė Shqipėrisė, ku ai evidenton si tre muskėtierėt
e tjerė tė kėsaj loje, pikėrisht tre kryetarė partish midis tė cilėve veēon
se frikėn mė tė madhe e ka nga mėnyra sulmuese e lojės sė Nanos. Nga ana
tjetėr duke treguar historikun dhe lidhjet e qytetarėve shqiptarė me
pokerin, Ruēo sqaron se dikur njerėzit ndiqeshin dhe arrestoheshin prej
kėsaj loje tė ndaluar. "Megjithatė ne luanim natėn nėpėr bazat tona tė
vjetra duke u futur atje njė nga njė, tamam si ilegalėt", nėnvizon ai.

Kur u pėrhap loja e pokerit nė Shqipėri?
Kjo lojė ka qenė shumė e vjetėr por gjatė kohės sė Mbretėrisė sė Zogut u
pėrhap shumė, sidomos nga intelektualėt qė vinin nga shkollat perėndimore.
Kjo u konsiderua lojė fisnikėsh. Por menjėherė pas ēlirimit komunistėt qė
erdhėn nė pushtet e konsiderean si "lojė borgjezėsh" dhe e ndaluan.
Nėpėrmjet njė ligji tė veēantė kush kapej duke luajtur, dėnohej nga gjoba e
rėndė deri nė 6 muaj. Kėshtu numri i pokeristėve u kufizua, por ata qė e
kishin pasion dhe mikrob vazhdonin tė luanin fshehurazi. Kėshtu nė Tiranė
mbahen mend, disa mjekė tė shquar, disa artistė (qė mė pas u bėnė Artistė tė
Popullit), profesorė, prokurorė, etj, etj. Por atėherė thuhej se vetė Enver
Hoxha ka qenė njė njohės i mirė i pokerit. Atėherė kam dėgjuar nga babai im
se njerėzit e Bahri Omarit i kishin thėnė atij qė njeri prej fisit tė
Omarėve kish qenė ortak me Enverin gjatė pokerit qė luhej nė Paris. Vetė
Enveri ia ka pohuar kėtė Beqir Ballukut kur ata e takuan njeriun e Omarėve,
(tani nuk mė kujtohet emri), tek Kombinati "Ali Kelmendi". Aty Enveri i ka
thėnė Beqirit: "ky ka qenė ortaku im nė Paris". Atė ditė ata tė dy u takuan
dhe u puthėn si miq tė vjetėr. Kurse anėtarėt e tjerė tė Byrosė luanin mė
shumė "Spathi" dhe "Xing", ndėrkohė qė, P.Peristeri ishte kundėrshtari mė i
fortė i Enverit nė lojėn "Pesėqindėsh". Por vetė Enveri pas ndalimit me ligj
tė bixhozit nuk ka luajtur asnjėherė poker.
Ju vetė nė ēmoshė e keni mėsuar lojėn e pokerit?
Kam qenė 14 vjeē. Ishte periudhė plazhi dhe unė e mėsova ngas im-atė. Qė
atėherė e kam prefeksionuar shumė mirė dhe kam luajtur vazhdimisht, madje
edhe atėherė kur kjo lojė konsiderohej e ndaluar. Luanim fshehurazi.
Ku luanit?
Kishim disa shtėpi qė atėherė i quanim me shaka baza tė fshehta kundėr
diktaturės. Gjatė lojės bėnim edhe muhabete kundėr regjimit, se vetė fjalėt
e pokerit janė nė frėngjisht, por kishte raste qė vetėm luanim duke mos bėrė
muhabete. Futeshim nė shtėpi natėn, njė nga njė tamam si ilegalėt. Pastaj
linim ndonjė roje nė dritare apo jashtė oborrit, nė mėnyrė qė tė na
lajmėronin nėse vinin sigurimsa. E thashė edhe mė lartė se poker luanin
intelektualėt qė quheshin "pokeristė", ndėrsa njerėzit e tjerė tė zakonshėm
luanin me zara dhe quheshin "zaraxhinj".
Me sa lekė hynin nė lojė pokeristėt?
Shumė pak. Mjaftonin vetėm 20-30 mijė lekė tė vjetra. Por bėhet fjalė pėr
atė kohė kur rroga e punėtorėve ishte 4-5 mijė lekė nė muaj. Ai qė dilte i
fituar pas lojės dyorėshe mund tė kish marrė rreth 50-60 mijė lekė. Ndėrsa
tani kjo lojė luhet me shifra shumė mė tė larta.
A ka qėlluar ndonjėherė qė dikush prej lojtarėve tė ketė lėnė pantallonat nė
bixhoz?
Jo. Kjo nuk ndodhte kurrė sepse lojtarėt luanin vazhdimisht me njeri tjetrin
dhe ekzistonte besimi reciprok pėr tė marrė borxhe. Ndonjėherė lihej si peng
ora, ose ndonjė varse floriri, por deri te rrobat e trupit nuk ka arritur
kurrė puna.
Nė cilat institucione luhej mė shumė poker nė atė kohė?
Ishin artistėt, kineastėt, sportistėt, prokurorėt, profesorėt etj, etj, por
sidomos ata qė kishin shėrbime nė grup jashtė Tiranės. Nėpėr hotele ishte mė
e lehtė se bashkoheshin nė njė dhomė dhe shpesh vinin zilen e orės qė tė
binte pasi tė kalonin dy orė, pra njė seancė dyorėshe dhe pastaj shkonin tė
flinin. Por kishte raste edhe kur e gdhinin.
Kur filloi mė shumė vala e dėnimeve pėr pokeristėt?
Dėnimet ekzistonin gjithmonė si njė kėrcėnim dhe presion. Por hera-herės
arrestonin ndonjerin dhe e dėnonin pėr ta marrė si shembull. Por dėnimi
ishte rreth dy-tre muaj burg, maksimumi. Sidoqoftė dua tė them se dėnime ka
pasur kryesisht nė Tiranė, Korēė, Shkodėr, Vlorė, Durrės, Lezhė, etj, pra nė
vendet mė tė kulturuara ku edhe intelektualė kishte mė shumė. Por pas
vdekjes sė Enver Hoxhės presioni ndaj pokeristėve u pakėsua dhe ne ishim mė
tė lirė.
A keni dėgjuar atėherė ndonjė prej emrave tė politikanėve tė sotėm tė
pėrmendej si pokeristė?
Ata atėherė ishin profesorė apo shkrimtarė. Pėr disa prej tyre kisha dėgjuar
qė e luanin mirė, por vetė nuk mė kishte rastisur tė luaja. Unė vetė isha i
njohur si lojtar i mirė dhe i pastėr. Por pas 90-ės, shumė prej tyre si
Nano, Godo, Laēo, Shehi, Mustafaj etj, e kanė thėnė vetė se luanin mirė
poker. Kjo tregon se ata ishin lojtarė tė vjetėr dhe kishin luajtur
fshehurazi edhe mė parė. Por ne pokeristėt nuk njiheshin tė gjithė me njeri
tjetrin sepse luanim grupe-grupe nė zona tė ndryshme tė Tiranės. Pastaj pas
90-ės kur ata nisėn tė luajnė nė dy-tre klube tė kryeqytetit, unė kisha
filluar disa lojėra tė tjera mė tė rėnda si Bllej Xhek, apo ato nė makinat
ektronike e kazino.
Cilat kazino tė botės preferon mė shumė?
Kam hyrė dhe kam luajtur nė 60 pėrqind tė kazinove mė tė njohura tė botės.
Jam abonent i rregullt i Venecias, Las-Vegas-it, Zvicrės, Francės, etj, etj.
Sot unė luaj dhjetra lojra pokeri, kur dihet se kjo lojė luhet ndryshe nė
kazinotė e Europės dhe ndryshe nė ato tė Amerikės.
Ēfarė tė ka mbetur peng nga pokeri?
Unė kam luajtur shumė dhe nuk kam asnjė peng. Por dua tė bėj njė seancė
dyorėshe me tre liderėt e tjerė tė politikės, Nanon, Godon e Laēon, tė cilėt
janė lojtarė tė fortė tė pokerit dhe e luajnė pastėrtisht atė. Por edhe
Shehi ėshtė njė lojtar i fortė nė poker, ndėrkohė qė mund tė ketė edhe shumė
tė tjerė.
Nga kush ke mė shumė frikė nėse luan me ta?
Frikė jo, por do tė thosha se do tė kem kujdes nga Nano. Kjo sepse ai thuhet
se luan poker tė kujdesshėm dhe nuk kuptohet nėse godet me "rest" kur ka
letėr apo kur luan blofin. Por edhe Godo e Laēo mė kanė thėnė se luajnė
mirė. Kurse puna ime dihet qė jam i vjetėr nė kėtė fushė. Por them se nė
fund unė do t'ua fitoj tė treve sepse kam luajtur qė 14 vjeē lojėn e
pokerit. Kėtu dua ta theksoj se loja do tė jetė simbolike pėr tė shpalluar
kampionin e politikanėve dhe jo thjesht pėr tė fituar para.
Si ndjehesh pas eksperiencave tė pokerit: i fituar apo i humbur?
Ēdo njeri nė poker bėrtet kur fiton dhe hesht kur humbet. Kėshtu krijohet
pėrshtypja qė ai ka fituar shumė. Por asnjeri nuk e di saktėsisht sa ka
humbur. Shkurt unė do tė thosha se gjatė jetės ashtu si shumė tė tjerė, kam
fituar njė apartament, dhomė e guzhinė dhe kam humbur njė pallat dykatėsh.
Por pokeri luhet edhe pėr t'u argėtuar e jo vetėm pėr fitim.


Politikanėt marrin me vete gratė e tyre si shenjė fati

Ruēo: "Femrat nuk duhen
paragjykuar kur luajnė nė kazino"


"Edhe gratė janė njerėz dhe kanė nevojė tė luajnė e tė argtohen nėpėr
kazino, prandaj kėtu nuk ka asgjė tė keqe". Kėshtu ėshtė shprehur dje, pėr
Gazetėn "Ballkan", kreu i konservatorėve Armando Ruēo, i cili rrėfen se njė
pjesė tė emocioneve nėpėr lojrat e fatit i ka njohur nė prezencėn e
bashkėshortes sė tij, Luēiana Ruēo. Sipas, Armandos, gratė nė fillim kanė
shumė fat nėpėr lojrat e ndryshme, por ato sidomos janė njė shans edhe pėr
burrat. "Bashkėshortja ime nė fillim ka fituar disa herė, por tani ka kohė
qė nuk fituar", shton ai. Nė kėtė kontekst Ruēo tregon se tė gjithė
politikanėt qė hyjnė sidomos nėpėr kazinotė e Venecias dhe Las Vegasit,
shoqėrohen patjetėr edhe nga bashkėshortet e tyre. Megjithatė duke
pėrfunduar ai nėnvizon se njė ditė ky fenomen do tė konsiderohet krejtėsisht
i natyrshėm edhe pėr shoqėrinė shqiptare.

Data e Publikimit: 05/06/2004




http://www.shekulli.com.al/
Nga 2-4 qershor u zhvilluan nė Paris punimet e sesionit tė 50-tė tė
Asamblesė tė Bashkimit tė Evropės Perėndimore. Komisioni Politik i kėsaj
Asambleje ka nxjerrė dhe raportin e fundit pėr Shqipėrinė...

Evropa: Me Nanon dhe Berishėn nuk ka progres

« Tensionet ndėrmjet partive politike kryesore dhe brenda PS-sė kėrcėnojnė
stabilitetin e vendit »

Erwin BAKU


PARIS - Shqipėria ka progresuar pak qė nga viti 1999, kėshtu thekson nė
raportin e tij, nė emėr tė Komisionit Politik tė Asamblesė tė Bashkimit tė
Evropės Perėndimore, britaniku Uilkinson. Megjithė disa progrese nė sektorė
tė veēantė, shumė rekomandime tė formuluara nė raportin e 2003 mbi procesin
e stabilizimit dhe asociimit nuk janė vėnė nė jetė nė mėnyrė korrekte. Klima
politike nuk ka qenė e volitshme pėr kryerjen e reformave. Viabiliteti i
rritjes ekonomike nė njė afat tė mesėm, si dhe kapaciteti i vendit pėr tė
ulur varfėrinė aktualisht kompromentohen nga pasiguria politike dhe reformat
shumė tė kufizuara. Ēėshtjet esenciale pėr shtetin e sė drejtės janė shumė
shqetėsuese. Bėhet fjalė veēanėrisht pėr luftėn kundėr kriminalitetit tė
organizuar dhe korrupsionit, funksionimit tė aparatit gjyqėsor dhe reformės
sė administratės publike. Tensionet ndėrmjet partive politike kryesore dhe
brenda Partisė Socialiste kėrcėnojnė stabilitetin e vendit .
Pasi ka bėrė njė kronologji tė jetės politike nė Shqipėri, nga dhjetori i
vitit tė kaluar e deri mė sot, raporti i Asamblesė sė Bashkimit tė Evropės
Perėndimore ėshtė ndalur tek dy figurat qendrore tė politikės shqiptare dhe
ka theksuar tekstualisht se «...ashtu siē e ka nėnvizuar dhe Komisioni
Politik nė raportin e tij tė vjetshėm, e mira ėshtė qė tė pranojmė se
pėrderisa Fatos Nano dhe Sali Berisha, armiq tė betuar, do tė vazhdojnė tė
ushtrojnė njė influencė mbizotėruese mbi jetėn politike nė Shqipėri, nuk do
tė mundemi tė presim progrese tė vėrteta nė vend...». Asambleja e Bashkimit
tė Evropės Perėndimore ėshtė e shqetėsuar nga rėndėsia dhe karakteri i
pėrhershėm i krimit tė organizuar nė Shqipėri dhe konstaton me keqardhje qė
qeveritė e njėpasnjėshme nuk kanė treguar vullnetin e mjaftueshėm politik
pėr zgjidhjen e kėtij problemi qė frenon nė mėnyrė tė konsiderueshme
zhvillimin e njė ekonomie tė shėndoshė dhe pėrbėn njė pengesė serioze nė
forcimin e transparencės politike.
Nė lidhje me procesin e stabilizimit dhe asociimit me Bashkimin Evropian,
Bashkimi i Evropės Perėndimore ka nxjerrė dhe detyrat e shtėpisė ku
Shqipėria duhet tė pėrqėndrohet pėr momentin, qė janė: mbrojtja e
stabilitetit politik; forcimi i demokracisė; kujdesi qė zgjedhjet tė jenė tė
lira e tė drejta; respektimi i tė drejtave tė njeriut dhe minoriteteve;
intensifikimi i luftės kundėr mashtrimit, korrupsionit, krimit tė
organizuar, trafiqeve, shtimi i kapaciteteve tė forcave tė rendit, sjellja e
vendit nė nivelet e BE-sė dhe pėrgatitja graduale pėr integrim nė strukturat
e BE-sė dhe tė ndihmohen autoritetet pėr zbatimin e ligjit. Po sipas
raportit negociatat me BE-nė janė duke vazhduar dhe ato do tė jenė tė qeta
pėr disa kohė para se tė pėrfundojnė.
Nė raport si pikė e 36-tė ėshtė vendosur deklarata qė pėrfaqėsuesi i lartė i
BE-sė Havier Solana ka bėrė nė takimin nė Bruksel me ministrin e Jashtėm
shqiptar Kastriot Islami. « Solana inkurajoi Shqipėrinė qė tė pėrshpejtojė
reformat nė fushat e zbatimit tė ligjit dhe luftės kundėr krimit tė
organizuar dhe korrupsionit. Ai bėri tė qartė se negociatat e
stabilizim -asociimit mund tė pėrshpejtohen vetėm me kushtin nėse vihen re
reforma konkrete dhe tė shpejta nė kėto tre fusha. Sipas Asamblesė sė
Bashkimit tė Evropės Perėndimore tani progresi i mėtejshėm varet nga
aftėsisė e Shqipėrisė pėr tė zgjidhur sfidat serioze qė lidhen me
asociim-stabilizimin.