http://www.korrieri.com/

Moisiu, partive: Konsensus per pronat
E Hene, 05 Korrik 2004

Presidenti dekreton rishqyrtimin nga Kuvendi te ligjit per kthimin dhe
kompensimin e pronave. Ne nje leter per deputetet, Moisiu shpjegon arsyet
teknike dhe politike, qe e shtyne ne kete vendim. OSBE pershendet Kreun e
Shtetit, ndersa socialistet shprehen se nuk ka baze ligjore per nje vendim
te tille

Elton METAJ

Presidenti Moisiu i ka drejtuar nje leter Kuvendit te Shqiperise, ne te
cilen ai shpjegon arsyet e kthimit per rishqyrtim te ligjit per pronat. Ne
nje mesazh te gjate, Kreu i Shtetit u ka shpjeguar deputeteve, se ne
vleresimin e tij, ligji i miratuar ne fillim te korrikut duhet korrigjuar,
ne disa pika, qe lidhen kryesisht me Komitetin Shteteror per Kthimin dhe
Kompensimin e Prones. Sidoqofte, Moisiu ka renditur edhe arsyetimin e tij
politik, duke kerkuar konsensus maksimal nga partite parlamentare. "Ky duhet
te jete ligj i paqtimit dhe jo i konfliktualitetit", shkruan Presidenti, ne
letren, qe shoqeron dekretin e kthimit te ligjit te pronave, qe do t'u
njoftohet neser deputeteve.

Presidenti e ka cilesuar rishqyrtimin e ligjit te pronave, si nje mundesi qe
u jepet forcave politike parlamentare, te gjejne konsensusin e munguar dhe
njeheresh te bejne korrigjimet. "Rendesia e jashtezakonshme e ligjit te
kthimit dhe kompesimit te pronave shtron edhe njehere nevojen, qe forcat
politike te kerkojne e te gjejne konsensus maksimal per te gjitha ceshtjet
madhore qe kane te bejne me te ardhmen e vendit dhe interesat madhore te
tij", shprehet Presidenti.

Arsyet teknike

Ne baze te vleresimeve teknike, qe Moisiu ka renditur per te kthyer ligjin,
eshte rishikimi i tij, "me qellim qe te jete sa me mire i zbatueshem dhe te
evitoje mosmarreveshje apo konflikte te panevojshme per shkak te
mosrregullimeve te plota dhe interpretimeve te ndryshme qe mund t'u jepen
atyre". Ne kete kuader, Kreu i Shtetit eshte kunder te drejtes se Komitetit
Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Prones, per te shfuqizuar vendime te
komisioneve vendore. Ai sugjeron qe kjo e drejte t'i jepet gjykates. Ne te
njejten kohe, juristet e Presidences kane vleresuar te panevojshem edhe
percaktimin qe Komitetit Shteteror te verifikoje, shfuqizoje apo dergoje ne
gjykate vendimet e komisioneve qe kane zbatuar ligjin e vitit 1993 "Per
kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve", si dhe ligjin nr. 7501 te
vitit 1991. "Kjo e drejte e Komitetit Shteteror mund te njihej ne formen e
mbrojtjes se interesave te shtetit, atehere kur, padrejtesisht, nje prone i
eshte kthyer individeve, kur ajo nuk ka qene e tyre, por e shtetit",
propozon Presidenti. Ai mendon se percaktimi, sic eshte ne ligj, do t'i
hapte rruge nje arbitrariteti, i cili mund te kishte pasoja me te renda se
sa zgjidhjet e deritanishme te paplota ligjore. Moisiu ka sugjeruar qe
Avokatit te Shtetit mund t'i vihen detyra te posacme, qe ai te ushtroje
funksionet e tij ne mbrojtje te pasurise shteterore.

Ne te njejten kohe, ne letren e tij per deputetet, Moisiu kerkon qe te
percaktohen me qarte rastet dhe menyra e shkarkimit te anetareve te
Komitetit Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Prones, per te shmangur
pershtjellimet politike.

Arsyet politike

Presidenti, ne vleresimin per ligjin, konstaton se ai nuk reflekton
plotesisht piken e pare te marreveshjes se partive politike te 18 dhjetorit
2002. Ne te njejten kohe, Kreu i Shtetit, sic shprehet konstaton edhe
"angazhime politike ne nje perqindje jo te vogel, te cilat jane kunder
zgjidhjeve ne aspekte te vecanta te ligjit". "Varianti i miratuar nuk
respekton parime dhe elemente thelbesore te marreveshjes se arritur me
ndermjetesimin e OSBE-se", shkruan Moisiu. Gjithashtu, sipas tij, nje pjese
e forcave politike, te cilat drejtojne nje pjese te konsiderueshme te
bashkive, komunave, qarqeve dhe keshillave perkates, kane deklaruar
mosnjohjen e ligjit dhe angazhimin politik per ta ndryshuar ate ne rast
ndryshimi ne qeverisje, gje qe e cenon integritetin, besueshmerine dhe
hapesiren per veprim te procesit te zbatimit te ligjit. Nje referim per
deklarimet kundershtuese ndaj ligjit te ardhura nga Partia Demokratike e
ish-Presidentit Berisha.

----------------------------------------------------------------------------

OSBE: OK me Presidentin per kthimin
E Hene, 05 Korrik 2004


Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi mirepriti vendimin e djeshem te Presidentit
te Republikes, "te arritur pas konsultimesh dhe shqyrtimesh te kujdesshme,
per te kthyer ne Parlamentin shqiptar ligjin per kthimin dhe kompensimin e
pronave, date 8 qershor 2004". "Kthimi i ligjit ne Parlament, - thuhet ne
nje deklarate te zyres se drejtuar nga Liponen, - duhet t'i hape rrugen
rivendosjes se konsensusit qe kishte ekzistuar me pare dhe perben nje
mundesi per Parlamentin per ta permiresuar ligjin ne ato ceshtje per te
cilat Prezenca eshte shprehur tashme".

Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi shprehu serish se mbetet e gatshme per te
dhene kontributin dhe ekspertizen e saj te vazhdueshme ne kete drejtim. OSBE
ishte hartuesja e projektit fillestar te ligjit per pronat.

Ligji

"Komiteti Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Prones ka te drejte te
shfuqizoje vendime te komisioneve vendore".

Presidenti

"Ankimi kunder vendimit te komisioneve vendore duhet te behet ne gjykate e
cila duhet te mbese autoriteti i vetem ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve te
paleve ne nje konflikt".

Ligji

"Komitetit Shteteror ka te drejte te verifikoje vendimet e komisioneve qe
kane zbatuar Ligjin nr. 7698, dt.15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e
pronave ish-pronareve", dhe Ligjin nr. 7501, date 19.07.1991 "Per token",
dhe t'i shfuqizoje ato ose te kerkoje shfuqizimin e tyre ne rruge
gjyqesore".

Presidenti

"Kjo e drejte e Komitetit Shteteror mund te njihej ne formen e mbrojtjes se
interesave te shtetit, atehere kur, padrejtesisht, nje prone i eshte kthyer
individeve, kur ajo nuk ka qene e tyre, por e shtetit. Avokatit te Shtetit
mund t'i vihen detyra te posacme qe ai te ushtroje funksionet e tij ne
mbrojtje te pasurise shteterore".

Ligji

"Krijohet Komitetin Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Prones me 5
anetare, te cilet emerohen nga Kuvendi. Nje anetar propozohet nga Keshilli i
Ministrave, dy anetare nga pozita dhe dy anetare nga opozita parlamentare.
Anetari i propozuar nga Keshilli i Ministrave eshte kryetar i Komitetit".

Presidenti

"As ne kete nen (15), as ne ndonje dispozite tjeter te ligjit, qofte dhe
referuese, nuk percaktohen rastet dhe menyra e shkarkimit te anetareve te
ketij Komiteti. Duhet te percaktohen qarte rastet, se cila do te jete
procedura dhe nga cila ane e spektrit politik do te jete zevendesuesi ne
rastin eventual te shkarkimit apo te largimit te nje anetari te Komitetit".

BARDHYL AGASI, Sekretar per Marredheniet me Publikun, PS:

"Presidenti nuk ka asnje baze ligjore per te kthyer ligjin per pronen, ai
ligj eshte hartuar dhe miratuar me konsensus te plote te opozites se madhe,
pra te PD. Eshte lene vetem nje nen i parendesishem ne dukje per
perfaqesimin nga qeveria apo nga presidenca me propozim per kandidatura.
Ngulim kembe se ai eshte nje propozim shume realist, sepse ne te gjithe
procesin nuk mund te shmanget perfaqesuesi i qeverise"

ILIR META, ish-kryeminister:

"Kthimi qe i ka bere Moisiu ligjit te pronave eshte ne drejtimin e
keshillave qe kane dhene edhe institucionet nderkombetare ne pergatitjen e
ketij projekt-ligji, me qellim qe ky projekt-ligj kaq i rendesishem per
stabilitetin social dhe per zhvillimin ekonomik te vendit te miratohet me
nje konsensus sa me te gjere. Jemi te gatshem te kontiubojme per zgjerimin e
bazes se konsensusit".

FATOS BEJA, Deputet i PD:

"Arritja e nje konsensusi pozite- opozite eshte i nevojshem, ne menyre qe
ligji te jete i zbatueshem dhe i qendrueshem. Behet fjale per toka me vlere
te rralle ne bregdet, pas te cilave fshihen emra qeveritaresh, qe duan te
perligjin grabitjet e tyre. Problem tjeter eshte kufizimi ne kthimin e
pronave, pasi ka qene marreveshja qe ne fillim, qe te mos kishte asnje lloj
kufizimi, por prona te shkonte teresisht tek pronari".

GENC POLLO, Kryetar i PDR:

"Akti i Presidentit ishte i duhur, pasi ofronte nje mundesi qe te tere
faktoret e spektrit politik shqiptar te arritjne nje akord dhe nje ligj qe
ofron nje zgjidhje te drejte dhe afatgjate. Ajo duhet te permbaje, si
korrigjimet e nevojshme ashtu edhe konfirmimin e domosdoshem te tapive
aktuale. Vetem keshtu, titulli i pronesise do te kete kredibilitet dhe per
te arritur kete duhet nje konsensus i gjere".
------------------------------------


Pronat, "bomba" per mazhorancen
E Hene, 05 Korrik 2004


Rikthimi ne Kuvend i ligjit per pronat, do te vere jo pak ne veshtiresi
mazhorancen parlamentare te drejtuar nga socialistet. Veshtiresi qe duket se
do te nderthuren me rivotimin e ligjit per kompensimin e ish-te perndjekurve
apo pakenaqesite e aleateve te vegjel te "Koalicionit per Integrim", lidhur
me marreveshjen per reformen zgjedhore. Por se pari socialistet duhet te
vendosin se si do te sillen me dekretin e Presidentit 75 vjecar. Nese, ai do
te hidhet ne koshin e plehrave, duket se do te nise nje duel jo i lehte, ku
PS do te kete perballe Presidencen, opoziten dhe OSBE-ne. Gjithashtu, te
ashtuquajturit "metiste" kane pershendetur dje kthimin e ligjit. Pra
socialistet ne kete rast do te duhet te ritentonin nje prove force, apo me
sakte nje prove numrash ne Kuvend. Shqyrtimi i ligjit per kompensimin e
ish-te perndjekurve, tregoi se numrat jane veshtire te plotesohen,
fillimisht ata qe nevojiten per prezence (71), ne rast te nje bojkoti te
mundshem te opozites. Apo me tej, mbetja ne shumice gjate votimit ne Kuvend,
ku Berisha dhe Meta duket te orientuar te mos mbeshtetesin qendrimet e PS.
Nano do t'i duhet serish te marre stilolapsin per te numeruar ata qe ka pas,
si ne rastin e votimit per ministrat e rinj te qeverise se tij.

Megjithate, socialistet kane edhe nje alternative te dyte, ate te pranimit
te dekretit te Moisiut dhe kerkimit te nje konsensusi. Per Presidentin ky
konsensus duhet te sa me i gjere, ndersa Nanos e Rucit do t'u duhet te
bindin ne rradhe te pare deputetet roze, te mbledhur rreth Ilir Metes. Me
tej, socialistet duhet te tentojne mirekuptimin me opoziten. Nje mirekuptim
qe duket sa i veshtire dhe i mundshem. Replikat e ndezura mes dy lidereve
mund ta pengojne kompromisin, por renia dakort per reformen zgjedhore duket
te jete shembulli per t'u kopjuar. Te pakten per kompromisin PS-PD, qe do te
shpetonte edhe mazhorancen.

El.Me

--------------------------------------------

E Hene, 05 Korrik 2004 http://www.kohajone.com/

DEKRETI I MOISIUT PER PRONAT, SOT NE KUVEND

Eglantina Nasi


Dekreti i Presidentit te Republikes Alfred Moisiu mbi kthimin e ligjit te
miratuar nga Kuvendi "Per kthimin dhe kompensimin e pronave" do t'u
prezantohet sot deputeteve te Kvendit. Nje gje e tille do te behet gjate
mbledhjes se byrose parlamentare, e cila do te drejtohet vetem nga
nenkryetarja e Kuvendit Makbule Ceco. Dhe kjo per faktin pasi
kryeparlamentari Servet Pellumbi ka shkuar jashte shtetit per nje vizite
pune nje javore. Largimi i kryetarit te Kuvendit ndodhi pikerisht vetem nje
dite pas votimit te gabuar qe u be ne seancen e fundit parlamentare lidhur
me miratimin e projektligjit per demshperblimin e te perndjekurve politike.
Pas ketij gabimi i cili u be publik, menjehere kryetari i Kuvendit reagoi
duke deklaruar se ai do te zhvillohet edhe nje here.

Debat per dekretin e Moisiut

Ndersa dje me ane te nje prononcimi zyrtar, selia blu perkrahu vendimin e
Presidentit per kthimin e ligjit mbi pronat, nuk pritet te ndodhe e njejta
gje edhe me partite e tjera politike ye perfaqesuara ne Kuvend. Njera nga
partite kryesore qe pritet te reagoje lidhur me nje fakt te tille eshte
Partia Socialiste e cila ka shprehur qe ne fillim besimin ne variantin e
qeverise per kthimin dhe kompensimin e pronave. Por edhe partite e tjera te
koalicionit qeverises nuk kane sesi te jene dakord me kete dekret te kreut
te shtetit perderisa i dhane ketij projektligji votat e tyre pro per ta
miratuar. Prandaj per kete arsye pritet qe te kete nje reagim te madh gjate
debateve te byrone parlameentare lidhur me diskutimin e dekretit te
Presidentit Alfred Moisiu per miratimin e ketij projektligji mjaft te
rendesishem per vendin dhe per procesin e integrimit te tij drejt
strukturave euroatlantike.

Moisiu i tha "Jo" Kuvendit per Pronat

Ligji per kthimin dhe kompensimin e prones eshte kthyer para dy ditesh edhe
nje here per rishqyrtim ne Kuvend nga ana e kreut te shtetit Alfred Moisiu.
Pas gati nje muaj debati ne te gjitha rrethet politike, Moisiu i ka thene
"jo" ketij ligji, duke dhene nje varg argumentesh per mosdekretimin nga ana
e tij. Njoftimi zyrtar presidencial ka ofruar lidhur me kete fakt, nje
arsyetim te gjate drejtuar ligjvenesve shqiptare. "Pasi e shqyrtova me
vemendje, mendoj se ligji i ardhur per dekretim ka nevoje te rishikohet ne
disa aspekte, me qellim qe te jete sa me mire i zbatueshem dhe te evitoje
mosmarreveshje apo konflikte te panevojshme per shkak te mosrregullimeve te
plota dhe interpretimeve te ndryshme qe mund t'u jepen atyre". Keshtu eshte
shprehur Moisiu ne argumentimin e mosfirmosjes se dekretit duke u ndalur dhe
ne pikat kryesore te kundershtimeve te tij. Duke e pare kete ligj si
themeltar ne vendosjen e rregullave te rendesishme ne shoqerine shqiptare,
pas miratimit te Kushtetutes, Moisiu kerkon nga ligjvenesit shqiptare te
marrin dhe nje here ne konsiderate, per te gjetur konsensusin me te madh te
mundshem te forcave politike parlamentare.

Pas ridebatimit, ligji mund te miratohet

Behet e ditur se sipas rregullave parlamentare, ligji "Per kthimin dhe
kompensimin e pronave" mund te miratohet ne Kuvend me votat e mazhorances
pas zhvillimit te debatit te dyte. Kjo do te thote se vetem nje here e ka te
drejten institucioni i kreut te shtetit te paraqese kerkesen e tij per
kthimin mbrapsht dhe rishqyrtimin e ketij projektligji ne Kuvend. Me pas, i
takon ketij te fundit qe te zhvilloje nje debat te ri mbi kete ceshtje neper
komisione parlamentare dhe ta coje serish ne Kuvend per ta votuar per here
te dyte. Kete radhe, votimi mund te kaloje kete ligj qfte edhe me votat e
mazhorances dhe ne kete menyre te konsiderohet si i miratuar. Pas kesaj,
megjithese ligji mund te kete serish diskutime, nuk ka me te drejte askush
qe ta dekretoje per rishqyrtim. Ai konsiderohet si i miratuar.

Ja rezervat kryesore qe paraqiti Moisiu:

"Konstatoj se ligji i miratuar nuk reflekton plotesisht piken e pare te
marreveshjes se partive politike te 18 dhjetorit 2002, si dhe konstatoj
angazhime politike ne nje perqindje jo te vogel, te cilat jane kunder
zgjidhjeve ne aspekte te vecanta te ligjit" eshte shprehur presidenti lidhur
me kete fakt. Duke u ndalur tek hartuesit e ligjit, te inicuar nga OSBE dhe
hartuar me ndihmen e saj per kreun e shtetit varianti perfundimtar nuk
respekton parime dhe elemente thelbesore te marreveshjes se arritur me
ndermjetesimin e saj. Nenet qe konteston Moisiu ne ligjin e pronave jane: 1.
Ne nenin 16, pika 1/a dhe 3, eshte percaktuar se Komiteti Shteteror per
Kthimin dhe Kompensimin e Prones ka te drejte te shfuqizoje vendime te
komisioneve vendore. 2. Nje rregullim me implikime te panevojshme mendoj se
eshte dhe e drejta e Komitetit Shteteror, neni 16, pika 2, qe te verifikoje
vendimet e komisioneve qe kane zbatuar Ligjin nr. 7698, dt.15.04.1993 "Per
kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve" dhe Ligjin nr. 7501, date
19.07.1991 "Per token" dhe t'i shfuqizoje ato ose te kerkoje shfuqizimin e
tyre ne rruge gjyqesore. 3. Neni 15, krijon Komitetin Shteteror per Kthimin
dhe Kompensimin e Prones.

----------------------------------------------------------

05/07/2004 http://www.shekulli.com.al/
Nėnkryetarja e PD-sė pėrshėndeti dje kthimin e ligjit tė pronave nė Kuvend

PD: Pronat, Nuk heqim dorė nga kėrkesat tona

N.Perndoj

TIRANE- Partia Demokratike pėrshėndet dekretin e Presidentit pėr kthimin e
ligjit tė pronave nė Kuvend, por nė tė njėjtėn kohė nuk heq dorė nga dy
kėrkesat e saj pėr kėtė ligj. Nė njė deklarim tė shkurtėr pėr mediat,
Nėnkryetarja e PD, Jozefina Topalli deklaroi se grupi parlamentar i
demokratėve do tė kėrkojė me ngulm qė kryesimi i Komitetit Shtetėror pėr
Kthimin dhe Kompensimin e Pronave tė bėhet nga njė titullar i emėruar nga
Presidenti Moisiu. Topalli shtoi gjithashtu se mazhoranca duhet tė pranojė
amendimet e opozitės qė favorizojnė ish-pronarėt nė zonat e tokės tė dhėna
me konēesion dhe me qira, dhe tė mos legjitimojnė pronat e paligjshme qė,
sipas saj, janė nė duart e qeveritarėve. Nėnkryetarja demokrate sqaroi se
ligji pėr pronat i kthyer edhe njėherė pėr shqyrtim nė Kuvend, duhet tė
marrė konsensusin e tė gjitha palėve, me qėllim evitimin e konflikteve
sociale. "Mendoj se dy momente janė mė tė rėndėsishme, ajo qė lidhet me
moslegjitimimin e pronave tė paligjshme nė duart e qeveritarėve dhe moslėnia
e Komisionit tė kthimit dhe kompesimit tė pronave nė duart e tyre", tha
Topalli.
Dy ditė mė parė, presidenti Alfred Moisiu dekretoi kthimin e ligjit tė
pronave me arsyen se ligji i miratuar nuk reflektonte plotėsisht pikėn e
parė tė marrėveshjes sė partive politike tė 18 dhjetorit 2002, dhe nė tė
njėjtėn kohė nuk respektonte parimet dhe elementet thelbėsorė tė
marrėveshjes sė arritur me ndėrmjetėsimin e OSBE-sė.

--------------------------------------------

http://www.balkanweb.com/

 Partitė e vogla paralajmėrojnė pėr bojkotim tė komisionit pėr reformėn
zgjedhore

Lajmi i ores 7:20 PM

 TIRANE (5 Korrik) - Partitė e vogla parlamentare paralajmėruan sot gjatė
mbledhjes sė byrosė parlamentare, pėr bojkotim tė komisionit pėr reformėn
zgjedhore. Pėrbėrja e kėtij komisioni pritet tė miratohet gjatė seancės
parlamentare tė pasdites nė Kuvend. Deputetėt e partive e vogla, qė nė
fillim kundėrshtuan miratimin nė parlament tė tij (1 Korrik). Sipas tyre,
komisioni ėshtė "njė shkelje e standarteve ndėrkombėtare pėr proceset
zgjedhore" dhe ai "pėrjashton padrejtėsisht spektrin politik nga ndryshimet
nė legjislacionin zgjedhor". Reagimi i kėtyre partive lidhet me tė drejtėn e
vendimmarrjes nė komision, e cila iu takon vetėm dy partive tė mėdha, PS dhe
PD, ndėrkohė qė forcave tė vogla politike iu njihet e drejta tė paraqesin
propozimet e tyre pėr pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor. Komisioni, i cili ka
njė mandat dymujor, do tė ketė 16 anėtarė, 8 prej tė cilėve janė pėrfaqėsues
tė mazhorancės, ndėrsa 8 tė tjerė i pėrkasin opozitės. Ky komision do tė
drejtohet nga dy bashkėkryetarė, tė cilėt do tė zgjidhen me mirėkuptim nga
radhėt e komisionerėve. Vendimet e komisionit merren me shumicė votash dhe
quhen tė miratuara, kur 'pro' tyre votojnė pėrfaqėsuesit e dy partive mė tė
mėdha parlamentare, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike . bm/bm
(BalkanWeb)



Mehdiu: PR pėrshėndet kthimin nė parlament tė ligjit pėr pronat

Lajmi i ores 3:35 PM


Fatmir Mehdiu
 TIRANE (5 Korrik) - Kryetari i Partisė Republikane, Fatmir Mediu,
pėrshėndeti sot (e Hėnė) kthimin nė parlament pėr rishqyrtim tė ligjit "pėr
kthimin dhe kompensimin e pronave". Nė njė konferencė pėr shtyp, Mediu tha
se "mosdekretimi nga kreu i shtetit i kėtij ligji, argumentohet me kėrkesėn
pėr rishikimin e kompetencave tė Komitetit Shtetėror tė Kthimit tė Pronave".
Nė kontekst, ai vuri nė dukje se kjo ėshtė e pamjaftueshme, pasi "ligji nė
tėrėsi nuk respekton Kushtetutėn dhe niset nga interesat politike". Mė 8
Qershor, Kuvendi miratoi projektligjin 'pėr kthimin dhe kompesimin e
pronave" vetėm me votat e mazhorancės. Kjo, pasi opozita e bojkotoi seancėn
parlamentare, pėr shkak tė prishjes sė konsensusit mes Partisė Socialiste
dhe Partisė Demokratike, lidhur me kryesimin e Komitetit Shtetėror pėr
Kthimin e Pronave. Dy ditė mė parė (3 Korrik), Presidenti Moisiu ktheu pėr
rishqyrtim nė Kuvend kėtė ligj, pėrr rishikimin e disa neneve tė caktuara tė
tij bm/bm (BalkanWeb)

-----------------------------------------------
 

© 2003 Gazeta Panorama


Faqe 7 - Politikė
5Korrik 2004

Konfliktit pėr variantin e pronave, i shtohet edhe marrėveshja me PS-nė pėr
Kodin Zgjedhor

PD-aleatėt, divorci fare pranė

Selia blu nėn presionin e bazės pėr koalicionin

Elisabeta ilnica
Arsyet dhe mundėsitė qė Partia Demokratike tė braktisė aleatėt para
zgjedhjeve, po shkojnė drejt rritjes. Presioni i bazės, Kodi Zgjedhor dhe
Ligji i Pronave, ka thelluar hendekun e PD-sė me tė djathtėt e tjerė.

Ēdo lėvizje e selisė blu duket sikur tashmė po kushtėzohet nga kėta tre
elementė. Edhe pse duket si njė kundėrpėrgjigje e kėrcėnimit qė po bėjnė tė
vegjėlit, nė fakt, shkėputja e PD-sė po bėhet e detyrueshme. Jo vetėm degėt,
por edhe kryesia e selisė blu, ėshtė pėrfshirė nga debatet se kė tė mbajmė e
kė tė largojmė nga aleatėt. Frika se mos kjo ēėshtje mund tė kthehet nė
pėrēarje brenda pėr brenda PD-sė, ka bėrė qė tė fillojnė distancat e para me
tė vegjėlit. Presioni tashmė ka depėrtuar nė kryesinė e selisė blu, duke i
kėrkuar lidershipit qė tė zgjedhė mes tė vetėve dhe aleatėve.

Tentativat
Edhe pse jo nė mėnyrė direkte, demokratėt po lėnė pa alternativė tė
vegjėlit. Nga njėra anė premtojnė gjithpėrfshirje nė proceset mė tė
rėndėsishme, por nga ana tjetėr, nė fakt, i kanė pėrjashtuar ato. Shtysa pėr
tė arritur nė kėtė vendim, ka pasur tė bėjė me rezultatet e dobėta qė kėto
parti arritėn tė merrnin, jo vetėm nė legjislaturėn e kaluar, por edhe nė
zgjedhjet vendore tė tetorit. Nė kėtė mėnyrė, vetė kryesia e PD-sė ka pėsuar
ēarje tė madhe, pėrsa i pėrket koalicionit tė djathtė. Duke e ndjerė veten
tė fuqishme, ata po lėnė gjithmonė e mė pak hapėsira pėr aleatėt e tyre. Tė
paktėn, vetėm gjatė kėtij viti, PD-ja pati tri pėrplasje kryesore me forcat
e tjera opozitare. Fillimisht, nisi lehtė me ēėshtjen ēame dhe disa gjėra tė
tjera tė vogla. Pastaj, krisja mė e madhe u vu re te Ligji i Pronave. Asnjė
nga partitė e vogla tė djathta, nuk ėshtė pajtuar me Ligjin 7501, ndėrsa
PD-ja u detyrua qė tė pėrkrahte njė ligj qė e kishte miratuar vetė, kur
ishte nė pushtet. Megjithatė, telashet opozitare duket sikur u sfumuan deri
nė momentin e nėnshkrimit tė protokollit tė pėrbashkėt zgjedhor, PS-PD. Tė
vegjlit u ndien tė prerė nė besė nga selia blu, pasi paraprakisht kishin
rėnė dakord rreth njė tryeze, qė nuk do tė hidhej asnjė hap pa firmosur tė
gjitha forcat opozitare, njė pakt rreth Kodit Zgjedhor. Ndėrkohė, fjala e
fundit qė do tė pėrcaktojė tė ardhmen e sė djathtės, do tė jetė tryeza e
partive tė vogla, si dhe vota e PD-sė pėr Ligjin 7501.



Mediu paralajmėron 5 amendamente tė reja
Pronat, konflikti i pazgjidhur PR-PD

Pas kthimit tė ligjit tė pronave nė Kuvend, republikanėt kanė pėrgatitur
disa amendamente, duke synuar garantimin e sė drejtės sė pronės. Deputetėt e
kėsaj partie do tė paraqesin gjatė seancės sė sotme, kėrkesėn pėr tė
rishqyrtuar Nenin 6 tė projektligjit, i cili kufizon kthimin e tokave nė 60
hektarė. Gjithashtu, do tė kundėrshtohet edhe kufizimi i dhėnies sė tokave
turistike. Sipas republikanėve, "ligji i miratuar detyron nga ana tjetėr
pronarėt nė kėto zona tė shesin tokėn kundėr vullnetit tė tyre, personave tė
caktuar me njė ēmim 3-5 herė mė tė ulėt se ēmimi i tregut. Njė imponim i
tillė ligjor ėshtė antikushtetues". Pjesė e amendamenteve tė kėsaj partie,
do tė jenė dhe mbrojtja e prodhimit vendas nga ai i huaj, zgjidhja e
problemeve tė banesave, tė zėna nga persona tė tretė, si dhe pjesėmarrje tė
pronarėve tė ligjshėm nė Komitetin e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave.
Ndėrsa PD-ja, nėpėrmjet nėnkryetares Jozefina Topalli, deklaron se nuk do ta
tolerojė Komitetin e Kthimit tė Pronave, si dhe moslegjitimimin e pronave tė
qeveritarėve.



Vendimi
Topi: Pėr Kodin, edhe vetėm me PS-nė

PD-ja nuk shqetėsohet pėr aleatėt. Nėnkryetari demokrat, Bamir Topi, shprehu
dje bindjen se pėrmirėsimet nė Kodin Zgjedhor, fare mirė mund tė realizohen,
edhe pa pjesėmarrjen e tė vegjėlve. "Komisioni bipartizan, edhe vetėm me
PD-nė dhe PS-nė, do e kryejė shumė mirė punėn e tij pėr pėrmirėsimin e
kuadrit ligjor tė zgjedhjeve, pavarėsisht bojkotimit tė aleatėve tė vegjėl",
tha ai, duke nėnvizuar faktin se boshllėqet e tyre do tė mbushen nga
deputetėt e majtė dhe tė djathtė, respektivisht tė partive tė mėdha. Sipas
tij, pasi tė jenė bėrė pėrmirėsimet e duhura nė Kodin Zgjedhor, atėherė mund
tė flitet edhe pėr zgjedhje tė parakohshme.


Faqe 8 - Koment
5Korrik 2004

Nė emėr tė sedrės sė sėmurė e tė jetės pa vlerė, harram!


Besnik Mustafaj

Kohė pas kohe nė shtypin e shkruar, si dhe nė mediat elektronike mėsojmė se
familje tė ndryshme, nė hasmėri njėra me tjetrėn, kanė falur gjakun. Kėto
janė ndėr lajmet mė tė gėzuara, qė mund tė marrė shoqėria shqiptare. Pėr
fatin e keq tė ne tė gjithėve, janė shumė e shumė mė tė shpeshta lajmet pėr
familje...

...qė mbyllen me burra, gra e fėmijė, ngujohen, siē thuhet nė terminologjinė
e aktualizuar tė Kanunit. Pasojat e zemėrimit, thotė njė mendimtar i Romės
sė vjetėr, janė gjithmonė mė tė tmerrshme se sa shkaqet e zemėrimit. Dhe
vėrtet, njė krim individual pasohet nga njė ndėshkim kolektiv, ku e pėsojnė
njerėz tė cilėt, zakonisht, nuk kanė asnjė lidhje tė drejtpėrdrejtė me aktin
kriminal, kanė vetėm lidhje gjaku me autorin, lidhje qė po ashtu ata nuk i
kanė zgjedhur vetė, por kanė qėlluar tė tilla. Askush nuk e zgjedh vėllain,
babain, xhaxhain apo kushėririn, pėr shkak tė tė cilėve njė ditė prej
ditėsh, krejt papritur, rrufe nė qiell tė kthjellėt, detyrohen tė lėnė punėt
jetėdhėnėse, tė heqin fėmijėt nga shkolla, shkurt, tė vetėburgosen, duke i
dhėnė njė goditje shpesh shkatėrrimtare tė sotmes dhe tė ardhmes sė
familjeve tė veta. Tė gjitha kėto dihen.

Po a ka dobi pėrsėritja e gjėrave tė ditura? Mendoj se po. Tė paktėn na
kujton se te njė pjesė e mirė e shqiptarėve jo vetėm ka mbijetuar njė tharm
mesjetar barbarie, por edhe ėshtė mahisur mė keq. Nė njė kontekst tė tillė
nuk ka mė rėndėsi as pėrqasja e fakteve me Kanunin, siē shoh tė bėhet
nganjėherė, pėr tė nxjerrė nė pah se ėshtė deformuar Kanuni, meqenėse ai nuk
e lejon kurrė vrasjen e fėmijėve, siē nuk lejon as vrasjen e grave dhe as tė
burrave kur ata janė tė shoqėruar me gra. Besoj se autorė tė tillė nisen
sinqerisht nga qėllimi i mirė pėr t'i pakėsuar gjithsesi dėmet e fenomenit
barbar tė gjakmarrjes. Tė paktėn fėmijėt tė shkojnė nė shkollė, thonė ata.
Tė paktėn gratė tė punojnė diēka pėr tė mbajtur gjallė familjet. Mua kjo
pėrpjekje, pavarėsisht qėllimit tė ndershėm qė e ushqen, mė duket nė thelb
njė kapitullim i modernitetit tė Shqipėrisė. Nė asnjė rrethanė pėr
lehtėsimin e kėsaj plage nuk mund tė thirret nė ndihmė Kanuni. Do tė ishte
si njė lloj legjitimimi i asaj ēka mbetet pastaj nga interpretimi, domethėnė
legjitimim i sė drejtės pėr tė vrarė burrat, me njė fjalė, legjitimim i
gjakmarrjes. Kanuni ėshtė vėrtet njė monument unikal i kulturės shqiptare,
por njė monument qė e ka vendin vetėm nė muze e nė arkiva. Koha e tij do tė
duhej tė kishte perėnduar dhe ēdo pėrpjekje pėr ta pėrdorur si instrument
legal rregullues nė marrėdhėniet mes shqiptarėve nė vitet dy mijė, ėshtė i
gabuar e me pasoja. Unė jam i bindur, pra, se ndaj Kanunit duhet mbajtur njė
qėndrim radikal dhe i pėrcaktuar mirė e qartė pėr t'i hapur rrugė vetėm
veprimit tė ligjit e tė drejtėsisė.

Nė kėtė frymė e kam kuptuar vazhdimisht unė veprimtarinė e misionarėve tė
paqes nė Veri. Tė paktėn, publikisht, nuk kam parė ndonjėherė qė ata tė
shfaqen duke folur nė emėr tė Kanunit. Pajtimet qė ata pėrpiqen tė
realizojnė, nuk pėrbėjnė kėsisoj asnjė rivalitet me drejtėsinė dhe as nuk
ēojnė nė zvogėlimin e pėrgjegjėsisė sė atij qė ka kryer krimin. Pėrkundrazi,
veprimtaria e kėtyre misionarėve, ashtu siē e kam kuptuar unė deri tani,
ndihmon pikėrisht pėr ta pėrqendruar mirė e mė mirė pėrgjegjėsinė pėr krimin
tek ai qė e ka kryer, duke i ndihmuar kėshtu tė gjithė njėsoj: edhe
drejtėsinė, edhe farefisin e kriminelit, edhe farefisin e viktimės e, madje,
edhe vetė kriminelin, sado qė kjo e fundit ngjan si paradoks. Drejtėsia
ndihmohet, sepse duke ia lėnė asaj nė dorė tėrė tė drejtėn e ndėshkimit tė
fajtorit, veprimi i saj lehtėsohet, autoriteti i saj rritet dhe vetė
ndėshkimi pastrohet nga pėrmbajtja hakmarrėse dhe realizohet nė atė masė sa
ē'i nevojitet gjithė shoqėrisė dhe jo sa ē'e kėrkojnė emocionet e tronditura
tė familjes sė dėmtuar. Qysh nė Deklaratėn e tė Drejtave tė Njeriut mė 1794,
kur u hodhėn themelet e Evropės moderne, thuhet se ligji shpreh vullnetin e
gjithė shoqėrisė. Ndihmohet po aq edhe farefisi i kriminelit, duke ēliruar
nga fajėsia dhe pasojat mė sė shpeshti fatale qė nėnkuptojnė kėto rrethana,
njė numėr njerėzish, burra, gra e fėmijė, tė cilėt nuk e kanė kėrkuar dhe as
nuk e meritojnė tė gjenden nė njė kalvar tė tillė. Ndihmon veēanėrisht shumė
farefisin e viktimės, duke i mbrojtur ata nga fati i keq pėr t'u shndėrruar
nga tė dėmtuar nė kriminelė. Sepse tė vrasėsh, qoftė edhe pėr tė marrė
hakun, ke kryer njė krim dhe gjuha ende nuk ka shpikur njė fjalė tjetėr pėr
ta dalluar autorin e njė vrasjeje tė tillė nga kriminelėt e tjerė qė nuk
kanė vrarė pėr tė marrė ndonjė hak. Edhe vetė krimineli ndihmohet, pa
dyshim. Duke marrė gjithė pėrgjegjėsinė qė i takon, pra edhe ndėshkimin qė e
ka hak, ai lehtėsohet sė paku nga pėrfshirja e pjesėtarėve tė familjes sė
vet nė pasojat e ēmendurisė apo tė poshtėrsisė sė tij. Shkurt, ngushtohet
rrethi i tragjedisė.

Gjithė sa rreshtova mė lart, janė vėrtet gjėra tė ditura pėr kėdo dhe
meqenėse nuk mėtoj aspak tė marr autorėsinė e njė arsyetimi tė tillė krejt
komun, ndihem i shpenguar pėr tė gjykuar se argumentet e shpalosura aty mė
duken fare tė thjeshta dhe bindėse pėr ēdo njeri me logjikė tė shėndoshė..

Pse atėherė janė kaq tė rralla rastet e faljes sė gjakut? E thėnė ndryshe e
mė troē, pse atėherė janė kaq tė shumtė njerėzit qė zgjedhin rrugėn e
shndėrrimit tė vetes nga i dėmtuar padrejtėsisht nė kriminelė? Pėrgjigjja mė
e shpejtė e mė pėrgjithėsuese do tė ēonte nė pėrfundimin se diēka thelbėsore
ėshtė cėnuar nė logjikėn e nė psikikėn e tyre njerėzore. Sepse fjala
zakonisht ėshtė pėr njerėz qė deri dje nuk kishin shfaqur asnjė simptomė
prej krimineli. Del kėshtu nė pah njė cėnim i logjikės e i psikikės sė tyre
njerėzore, qė nuk mund tė kurohet nė rrugėn klasike tė mjekėsisė sė
specializuar. Por nevoja pėr t'i ndihmuar mbetet, e madje urgjente. Fakti
ėshtė se mė sė shpeshti reagimi shfaqet njėsoj si tek ata qė e kanė parė
hasmin e vet tė ndėshkohet me drejtėsi nga ligji, edhe tek ata, qė e kanė
parė hasmin e vet tė ledhatohet nga ndoca gjyqtarė tė korruptuar. Pra,
veprimi i saj ėshtė i domosdoshėm, njė veprim nė kohė, i fortė dhe i
paanshėm, ama nėse ai veprim mbetet i vetėm, ai ėshtė krejt i pamjaftueshėm
pėr tė arritur rezultatin e dėshiruar. Duke u ndalur te drejtėsia, do tė
thosha edhe se veprimi i saj duhet tė bėhet shumė mė kompleks nga ē'
paraqitet deri tani. Bie fjala, nė kodin penal parashikohet ndėshkimi i atij
qė kėrcėnon me vdekje. Tė gjithė tė ngujuarit natyrshėm kanė marrė kėrcėnime
tė tilla. Por nuk kam dėgjuar ndonjė rast denoncimi nė prokurori nga ana e
tyre. Pse gjithė ky nėnshtrim? E mira e do qė tė zgjerohet sa mė shumė fusha
e veprimit tė ligjit, sado qė vetė ky nėnshtrim nxjerr nė pah edhe njė herė
se problemi ēon mirėfilli nė thelbin e qytetėrimit shqiptar, si njė
qytetėrim i prapambetur, nė tė cilin kultivohet sedra nė kurriz tė logjikės.
Lexoja nė njė tė pėrditshme para pak javėsh mbi pajtimin nė Shkodėr tė
familjes Toka me familjen Hasani. Ishte organizuar edhe njė ceremoni, nė tė
cilėn kishte marrė pjesė edhe njė funksionar i Kėshillit tė Evropės.
Gjithēka me vend e fort kuptimplote. Aty citohej funksionari i Kėshillit tė
Evropės tė kishte thėnė: "Ėshtė e lehtė tė marrėsh hak, por ėshtė e vėshtirė
tė falėsh. Ju zgjodhėt rrugėn mė tė vėshtirė dhe unė ju pėrgėzoj." Nuk besoj
se ai do tė guxonte tė thoshte nė Strasburg, para bashkatdhetarėve tė vet,
se marrja e hakut, domethėnė asgjesimi fizik i hasmit tė vet, ėshtė njė
veprim mė i lehtė se sa lėnia e ndėshkimit tė fajtorit nė dorė tė
drejtėsisė. Do ta merrnin pėr tė ēmendur po tė dėgjonin nga goja e tij
gjykime tė tilla. Ndėrsa kėtu midis nesh jo. Pėrkundrazi. Sigurisht qė ai
niset nga parimi se kuvendi bėhet siē ėshtė vendi. Me fjalė tė tjera, vendi
i sedėrlinjve tė sėmurė.

Kontaktoni me autorin e shkrimit: besnikmustafaj2001@yahoo.com



Faqe 9 - Koment
5Korrik 2004

Pronat dhe dilemat e lėvizjeve tė reja politike


Rudi Erebara

Mė nė fund, tė gjitha kahet politike ranė nė "grackėn" e pronave. Tani, nuk
mund tė shtyhet mė ky problem pėr vitet e ardhshme, me qėllim qė kriza dhe
dėmi t'i mbetet njė force tė mėvonshme. Fakti qė tė gjitha forcat politike
janė deklaruar, nė njė formė a nė njė tjetėr, pėr pronat si kyēi...

...i krizės dhe i daljes nga ajo, nuk po tregon se ekziston njė forcė
politike qė tė ketė lidhje organike dhe tė pėrfaqėsojė progresin me
zgjidhjen e kėtij problemi. Njė parti e tipit "kamikaze" politike, gjithmonė
qė tė mbartė totalisht suksesin dhe dėshtimin, pikėrisht me pronat. Lėvizja
e Mbretit dhe e Metės, hė pėr hė jashtė formacionit institucional parti,
pėrkrahėn vendimin e presidentit Moisiu pėr rikthim tė ligjit nė Parlament,
por nuk u deklaruan hapur dhe pastėr kundėr zgjidhjes mes kompromisit tė dy
partive tė mėdha. Kėshtu, duke mos e atashuar veten nė krah tė zgjidhjes sė
problemit mė tė madh qė po vuan Shqipėria, si kusht pėr integrim tė
mėtejshėm nė Evropė, pa nisur ende fushata, mbeten tė paqarta. Kėrcėnimi i
zgjedhjeve tė parakohshme, qė i gjen tė papėrgatitura partitė e vogla, nėse
nuk deklarohen hapur pėr zgjidhjen e problemit tė pronave, i le nė pozita tė
tilla, sa votuesi nuk do tė mund t'i gjejė edhe aq lehtė nė listėn me shumė
emra partish ku shndrisin si parulla e vjetėr Parti-Enver, PS-PD. E kjo,
gjithmonė sikur, si Lėvizjes Mretėrore, si Lėvizjes sė Metės, t'u shkruhet
emri nė fletėn e votimit si alternativat e reja, e majtė e djathtė; kėtė
ngatėrresė qė ne e quajmė politikė. Ky ndoshta mund tė shėnojė edhe
pėrfaqėsimin mė tė ri, duke qenė se ende Mbreti nuk i ka shpallur partitė qė
mbėshtesin lėvizjen e tij, por qė siē duket, do tė pėrfaqėsohet nga partitė
mė tė vogla tė spektrit tė djathtė.

Pse ėshtė e rėndėsishme, tė deklarohesh si njėsh me zgjidhjen e ēėshtjes sė
pronės?

Sepse, ėshtė e vetmja mėnyrė qė t'i jepet njė goditje mosbesueshmėrisė nė
drejtimin politik dhe institucional nė vendit. "Beteja" e Mediut dhe e
republikanėve pėr ēėshtjen e pronave dhe ēėshtje tė tjera, qė kanė lidhje me
drejtimin e djathtė, megjithė sukseset e arrituara, vuan pikėrisht mungesėn
e lidhjes 100 pėr qind me elektoratin qė e ka interes zgjidhjen e kėtij
problemi, sepse pėrfaqėson njė pjesė qė deri mė sot nuk i ka nxjerrė
fitimtarė maxhoranca, ndoshta se janė disi kundėr monarkisė, e kjo,
reflektohet pronėsisht nė elektorat. Por ku ėshtė pozicionimi i Lėvizjes
Socialiste pėr Integrim? Lėvizja e tij nė bazėn e PS-sė thuhet qė kėrkon
kohė, tė marrė formė dhe fuqi, por edhe socialistėt janė po aq shqiptarė dhe
kanė prona njėlloj si tė djathtėt.

Nė kėto kushte, mund tė parashikohet njė alenacė me bazė zgjidhjen shqiptare
tė pronės, pa tutelėn e OSBE-sė dhe marrėveshjen mes dy partive tė mėdha,
pakt qė i ēon nė fitore partitė e vogla. Por kjo mund tė sjellė pėr Metėn
daljen me 100 pėr qind nga PS-ja. Kjo dalje e paragjykuar, deri mė sot, si
humbje pėr tė dhe krahun qė pėrfaqėson, ka nevojėn e votės sė sigurt tė
socialistėve, po aq sa ka PD-ja nevojė pėr votėn e sigurt tė atyre qė quan
ish-pronarė. Pa mundėsi taktikash, nėse kemi zgjedhje tė parakohshme,
inkuadrimi i Lėvizjes sė Metės nė frontin e pronarėve do ta prishė alenacėn
e tė mėdhenjve, pėr shtyrjen deri nė pafundėsi tė problemit, metodė kjo e
ndjekur nga PS-ja dhe PD-ja, por edhe do rrezikojė nė njė farė mase
rezultatin e votimit, pro tij. Kėshtu, forca e tretė, e aq pėrfolur si
zgjidhja magjike e problemit, do pėrbėhet nga konglomerati i problemeve qė
ishin pėr t'u zgjidhur nga PD-ja e 1996-s dhe nga PS-ja e deri 2004, ku ai
bėnte pjesė. Brenda kėsaj force qė duhet tė parashikohet si aleancė,
interesat puqen te prona, pasi nuk ka asnjė shans tjetėr pėrballė
kalkulatorėve tė votave tė PS-sė dhe PD-sė. Kjo gjė i kthen tė dyja
lėvizjet, Mbretėroren dhe Metėn, nė aleatė tė njė fronti me qėllime tė
pėrbashkėta, por me politika qė vėrtet ka mundėsi tė zgjidhen, pasi tė jetė
ndėrruar raporti i forcave.

A do t“i kthejė Meta pronat, kur del nga PS-ja qė nuk i ktheu? Mbetet pėr t'
u parė, por taktikisht, i duhet ta propozojė si problemin e parė nė listė,
qė tė balancojė koston elektorale qė ka mundėsi se duhet tė paguajė.
Integrimi dhe zhvillimi kombėtar, i zėnė fill si platforma elektorale nga tė
dyja lėvizjet, kalon nga kufijtė e pronės ku alenaca mes sė djathtės dhe sė
majtės shqiptare, pėr herė tė parė ka njė qėllim pozitiv. Sigurisht, qė ka
mė shumė emra brenda, por qėllimet e mėdha kėrkojnė edhe mė shumė forca.