E Enjte, 05 Gusht 2004 http://www.korrieri.com/

Levizja e Lekes, ne daren e krizes


Pas shpalljes publike te Levizjes per Zhvillim Kombetar, nga pretendenti i
Fronit Mbreteror, Leka Zogu, kane lindur pikepyetjet e para. Ende nuk eshte
njoftuar programi, ndersa kane nisur perlasjet me strukturat e Partise
"Levizja e Legalitetit"

Armando META

Levizja per Zhvillim Kombetar (LZHK), e nismuar muaj me pare nga metonjesi
per fronin mbreteror Leka i I, duket se tashme eshte nen peshen e
komponenteve te nje krize ende te padukshme. Fill pas shpalljes publike te
Levizjes, nga vete Leka Zogu, linden edhe pikepyetjet e para, jo vetem nga
analistet, partite politike, por edhe nga vete legalistet dhe simpatizantet
e monarkise. Leka Zogu deklaroi se do ta kryesonte vete kete Levizje.
Gazetareve ne konferencen per shtyp u tregoi kapaket e nje materiali
voluminoz, te cilin e quajti "program te Levizjes", te cilin premtoi t'ua
bente te ditur shume shpejt te gjithe shqiptareve. Por qe nga ajo dite ka
kaluar mjaft kohe dhe te interesuarit nuk kane mundur te mesojne asgje rreth
kesaj platforme. Madje, ka zera qe thone se ajo nuk ekziston, jo vetem e
shkruar ne leter, por as ne kokat e atyre qe metojne te shpallen lidere te
Levizjes.

Me vone, vete Leka Zogu e mohoi abdikimin, qe nenkuptonte kryesimi i nje
Levizjeje te tille te ngjashme me ate te Simeonit ne Bullgari dhe deklaroi
se, vazhdonte ta pretendonte kuroren dhe fronin e Mbreterise se babait te
tij. Fatkeqesia e vdekjes se bashkeshortes Suzane, e ka shtyre perkohesisht
angazhimin e tij ne krye te LZHK. Burimet nga Oborri Mbreteror informojne
se, "shtatori do te jete muaji i zhvillimeve te reja ne kuader te Levizjes".
Permendja e Levizjes dhe vleresimi i saj dhe nga Nikolla Pano ne Komitetin e
Helsinkit te Kongresit te SHBA, duket se e ngriti pak enthuziazmin e
simpatizanteve te saj. Por problemet qe kane lindur ne baze dhe ne qender,
kane krijuar nje konfuzion tek mbeshtetesit potenciale te saj. Keshtu, shume
simpatizante e kane quajtur deklaraten e shpalljes se Levizjes, si "nje
shumesi sloganesh qe nuk thone dhe nuk premtojne asgje lidhur me vizionet
politike, zgjedhore dhe qeverisese te metuara prej nismetareve, me ne krye
Leka Zogun". Gjithashtu, nga mbreteroret dhe legalistet nuk eshte mirepritur
aspak deklarimi se, "kjo levizje do te perfshije elemente dhe interesa nga e
majta ne te djathte te spektrit politik". Me te ndjeshmit ndaj kesaj
thirrjeje per gjitheperfshirje jane legalistet, te cilet ne statutin e PLL e
kane te ndaluar bashkepunimin me ish- komunistet dhe pranimin e tyre ne
partine ku ata militojne (neni 11). Angazhimi i tyre ne Levizje, si dhe
afrimi i mjaft intelektualeve te pavarur, ish- politikaneve, apo krereve te
partive te vogla, ka krijuar shqetesim edhe tek drejtuesit e PLL-se, te
cilet e shohin veten te konkuruar politikisht, nderkohe qe mendohet se votat
e Levizjes do te jene pak me shume se rezultatet zgjedhore te kesaj partie,
e cila mendohet te jete baza e Levizjes, qofte si infrastrukture
organizative, qofte si kontigjent elektoral.

Shqetesim ka krijuar gjithashtu edhe paqartesia se si do te regjistrohet
Levizja, si subjekt zgjedhor konkurues ne zgjedhjet e ardhshme dhe PLL do te
perfshihet nen siglen e LZHK. Ne rastin e dyte, mjaft legaliste mendojne se
partia e tyre, me e vjetra ne vend, "do te humbase identitetin politik dhe
ate te perfaqesimit zgjedhor". Ne kete mishmash, duket se nuk gjendet askush
qe te sqaroje ligjerisht problemin, duke iu referuar Kodit Zgjedhor.

Levizja dhe legalistet, mishmash organizativ ne baze

Por problemi me i mprehte i Levizjes eshte trysnia qe strukturat e bazes se
PD ushtrojne ndaj atyre te PLL, me autoritetin e aleatit te madh, me
kritikat se "legalistet po bashkepunojne me te majten" dhe me joshjet qe u
behen krereve te bazes se PLL me poste ne pushtetin e ardhshem. Konfuzionin
ne bazen e PLL e shtojne edhe disa perfaqesues te Levizjes, qe metojne se
kane mandat nga qendra e saj, e qe kane filluar prezantimin e tyre ne qytete
te ndryshme. Madje, ata kane bere edhe organizime, ku legalistet mungojne
ose konsiderohen me rendesi periferike. Kete konfuzion te krijuar, e kane
shtuar edhe disa drejtues partish te vogla, te cilat metojne se jane pjese e
Levizjes dhe ne kontaktet me bazen e tyre e kane injoruar rolin e
legalisteve, duke trumbetuar rolin e tyre te "rendesishem" ne shtabin
drejtues te Levizjes. Burime nga rrethet bejne te ditur se, metonjes te
vetdeklaruar si perfaqesues kryesore te Levizjes, jane shfaqur disa ish-
drejtues te degeve te PLL, te cilet pasi kane humbur postet drejtuese
synojne te riciklohen politikisht nepermjet angazhimit ne Levizje, duke
injoruar drejtuesit aktuale te bazes, te cilet i rivalizojne hapur.
Gjithashtu mesohet se disa krere te Levizjes kane kerkuar qe tani
percaktimin e listave shumemerore te saj, si kusht per angazhimin e tyre
konkret, dhe kane kerkuar qe keto lista te miratohen edhe nga PLL, si partia
kryesore e Levizjes. Edhe konkursi me studente te Akademise se Arteve,
organizuar para nje muaji nga djali i pretendentit, Leka II, per realizimin
e emblemes se LZHK, ka shqetesuar shume simpatizante te saj, sepse eshte
konsideruar si "hapi i pare per ligjerimin dhe regjistrimin e saj si subjekt
zgjedhor", duke prishur shume skemat politike per perfaqesimin e drejtuesve
kryesore legaliste ne Parlamentin e ardhshem. Paqartesia e simpatizanteve te
Levizjes shkaktohet kryesisht nga mungesa e informacionit per hapat e saj te
metejshem, per te cilat drejtuesit kryesore te saj prane Leka Zogut nuk te
thone asgje. Madje, pergjigjet e tyre te mjegullta, deshmojne se ethet ne
kampin e Levizjes jane te shtuara dhe lidhen me ambiciet e fryra politike,
te pambeshtetura ende nga platforma e munguar deri me tash, si dhe nga
pozicioni i paqarte i secilit nga metonjesit per lidere te kesaj Levizje te
nisur me shume buje e te rene tani ne apati te plote. Shqetesimet aktuale te
shefit te Levizjes, pretendentit Leka Zogu, e kane shtuar dozen e ankthit te
metonjesve politike prane tij, nepermjet largimit ne kohe te fillimit te
Levizjes dhe mundesive te pakta per ngopjen e ambicieve te shumta qe gelojne
prane tryezave "mbreterore".

---------------------------
   Komunitetet fetare letėr Nanos: Na jepni pronat pronat pa ligjin 7501

Lajmi i ores 12:40 PM http://www.balkanweb.com/


arkiv
 TIRANE (4 Gusht) - 4 komunitete fetare nė vend, komuniteti mysliman,
katolik, ortodoks si dhe komuniteti bektashi, me njė letėr tė pėrbashkėt i
kėrkojnė qeverisė dhe parlamentit qė tė merret parasysh kėrkesa e tyre pėr
kthimin e pronave dhe objekteve te kultit tė komuniteteve fetare. Letra ka
mė shumė se njė muaj qė ka mbėrritur nė zyrat e kryeministrisė ndėrkohė qė
kėrkesat e tyre janė bazuar nė realitetin para votimit tė ligjit tė pronave
nga kuvendi. Megjithatė 4 komunitetet kėrkojnė pronat e tyre ashtu sikurse u
ka premtuar edhe kryeministri Nano gjatė vizitave dhe kontakteve qė ka pasur
me drejtuesit e kėtyre komuniteteve. Pronat e komuniteteve janė bėrė nė tė
vėrtetė objekt debati shpesh herė pėr aktorėt kryesorė tė shoqėrisė
shqiptare. Komunitetet fetare kwrkojne qe drejtuesit e shtetit te marrin
parasysh pretendimet e tyre jashte ligjit 7501. Por me miratimin e ligjit te
pronave ne parament, komunitetet fetare nuk perfituan asgje. bm/bm
(News24/Balkanweb)


----------------------------------------------------------------------------
Faqja 5 - POLITIKE Gusht 5, 2004  http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm





PARA SE TE MIRATOHEJ LIGJI PER PRONAT NE KUVEND

Komunitetet fetare letėr Nanos
"Na jepni pronat tona, pa marrė parasysh ligjin 7501"


Katėr komunitete fetare nė vend, komuniteti musliman, ata katolik e ortodoks
si dhe komuniteti bektashi me njė letėr tė pėrbashkėt i kėrkojnė qeverisė
dhe parlamentit qė tė merret parasysh kėrkesa e tyre pėr kthimin e pronave
dhe objekteve tė kultit tė komuniteteve fetare. Letra ka mė shumė se njė
muaj qė ka mbėrritur nė zyrat e kryeministrisė ndėrkohė qė kėrkesat e tyre
janė bazuar nė realitetin para votimit tė ligjit tė pronave nga kuvendi.
Megjithatė, katėr komunitetet kėrkojnė pronat e tyre ashtu sikurse edhe
kryeministri u ka premtuar gjatė vizitave dhe kontakteve qė ka pasur me
drejtuesit e kėtyre komuniteteve. Pronat e komuniteteve janė bėrė nė tė
vėrtetė objekt debati shpeshherė pėr aktorėt kryesorė tė shoqėrisė
shqiptare.

Si lindi ideja
Katėr komunitetet, pasi panė se kontaktet me drejtuesit e qeverisė rezultuan
tė pasuksesshme, vendosėn qė gjithēka ta bėjnė publike pėr kryeministrin dhe
parlamentin me anė tė njė letre. Nė kėtė mėnyrė ata do tė "zyrtarizonin"
edhe pretendimet e tyre. Ata i kėrkojnė drejtuesve tė shtetit qė tė marrin
parasysh pretendimet e tyre pėr pronat, jashtė ligjit 7501. Kėrkesat e tyre
u bėnė nė njė kohė qė nė kuvend po diskutohej ligji pėr pronat, por kur dy
partitė mė tė mėdha, PD e PS kishin rėnė dakord qė tė mos preknin ligjin
7501. Me mosprekjen e kėtij ligji, edhe pėr komunitetetet fetare, nuk do tė
kishte shumė shpresė nėse ata do tė arrinin tė merrnin sipas dėshirave tė
tyre si pronat, ashtu edhe objektet e kultit. Ndaj ata e panė mė tė
arsyeshme qe ti drejtoheshin me njė letėr qeverisė dhe parlamentit, por
gjithēka u mbajt e fshehtė dhe nuk u bė publike. Ndėr tė tjera, njė ndėr
argumentat qė ata kanė paraqitur nė pretendimin e tyre ėshtė se kėto
institucione fetare, janė institucione sociale, e jo buxhetore dhe kėrkesat
e tyre janė tė ligjshme pėr sa kohė qė kanė qenė pronarė tė kėtyre tokave.
Ndryshe nga pronarėt privatė dhe partia republikane, tė cilat kėrkuan hapur
shfuqizimin e ligjit 7501, shfuqizim ,i cili do tė mundėsonte edhe "kthimin
e pronės tek i zoti" pėr pronat e komuniteteve fetare nuk u bė asgjė. Sot
pas miratimit nė kuvend tė ligjit pėr pronat, vetėm me votat e socialistėve,
del nė pah qė ka pasur edhe njė tjetėr kategori qė ka kėrkuar shfuqizimin e
ligjit 7501 dhe kėto kanė qenė komunitetet fetare.

Reagimi
Nga ana e parlamentit, por nė mėnyrė tė njėkohshme dhe nga ana e qeverisė,
nuk ėshtė bėrė asgjė pėr tė zgjidhur problemin e pronės sė komuniteteve
fetare. Madje, edhe komiteti ndėrministror pėr kultet, i varur nga Kėshilli
i Ministrave, nuk ka dhėnė ndonjė zgjidhje apo propozim pėr problemet e
ngritura shpeshherė prej tyre. Nuk dihet nėse komunitetet do tė vazhdojnė
pėrpjekjet e tyre pėr tė marrė deri nė fund gjithēka u takon, por asgjė nuk
ėshtė vendosur deri mė tani. Nė fakt, edhe mes komuniteteve fetare ka pasur
nga ata qė kanė mbetur tė kėnaqur nga "qeveria" aktuale, por edhe ata qė
kanė qenė tė zhgėnjyer prej saj. Ndėrkohė qė pas miratimit tė ligjit tė
pronave nga kuvendi, nga ana e kėtyre komuniteteve, nuk pati asnjė lloj
reagimi publik, ndėrkohė qė vetė komunietetet janė po aq tė prekura nga 7501
sikurse edhe pjesa tjetėr e pronarėve.


Nano: Komunitetet fetare do t'i marrin pronat e tyre

Gjatė vizitės qė kryeministri Fatos Nano zhvilloi nė komunitetin musliman
pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri tė komunitetit, tha se qeveria shqiptare do
tė bėjė tė pamundurėn pėr kthimin e pronave tė komuniteteve dhe njėkohėsisht
objektet e kulteve. "Komunitetit musliman dhe komuniteteve tė tjera fetare
do tu rikthehen pronat dhe objektet e kultit" premtoi kryeministri nė selinė
e komunitetit musliman. Selim Muēa kreu i ri i komunitetit e ka falenderuar
kryeministrin shqiptar pėr interesimin e tij direct pėr ēėshtjen e pronave.
Por ndėrkohė, qė nga ai takim, qeveria shqiptare ende nuk ka mundur tė
ndėrmarrė ndonjė hap serioz lidhur me problemet e pronave tė komuniteteve.
Sipas informacioneve tė marra nga nėnkryetari i komunitetit musliman, kėta
tė fundit, i kanė kėrkuar komisioneve dhe grupeve parlamentare, njė
interesim tė qartė pėr pronat e tyre. Shqetėsimi i tyre ėshtė bėrė serioz
edhe mė shumė, kur parlamenti ka votuar ligjin e pronave dhe kur ėshtė lėnė
nė fuqi ligji 7501 i cili ndėr tė tjera cėnon edhe komunitetet.


Komuniteti Musliman me skandale shitjesh tokash

Drejtuesit e Komunitetit Musliman shqiptar janė pėrplasur shumėherė ndėrmjet
njėri-tjetrit pėrsa i pėrket ēėshtjes sė pronave qė andministrohen nga ky
institucion. Vetėm dy vitet e fundit krerėt e muslimanėve shqiptarė kanė
janė akuzuar nga besimtarėt pėr mė tepėr se 10 raste abusive nė vlera shumė
tė mėdha. Nė fund tė vitit tė kaluar besimtarėt elbasanas pretenduan se
Komuniteti Musliman dhe Myftinia Elbasan u kishin shitur "namazgjanė", (njė
sipėrfaqe e madhe toke pranė qendrės sė qytetit). Ndėrsa nė selinė e KMSH-sė
u evidentuan njė sėrė vjedhjesh tė reja pronash, si dyqane, qera tė lira dhe
njė sipėrfaqe e madhe truajesh ndėrtimi, njė pjesė e mirė e tyre pranė
qendrės sė kreyqytetit.


Pas xhamisė, njė kishė nė mes tė Tiranės

Njė kishė ortodokse ėshtė duke u ndėrtuar mes ministrisė sė mbrotjes dhe
selisė sė Partisė Socialiste. Ndėrtimi i kėtij objekti nė qendėr tė
kryeqytetit, solli pėshtjellim pėr njė kohė tė gjatė nė institucionet
kryesore tė shtetit, KRRTRSH, Kėshill Bashkiak, Qeveri, por gjithēka u
finalizua nė favor tė Kishės. E gjithė ajo zonė ka qenė nė pronėsi tė kishės
dhe kėta tė fundit, kėrkuan qė nga viti 1998 qė tė merrnin atė qė ju
takonte. Ishte koha kur kryetari i bashkisė sė kryeqytetit Edi Rama kishte
prishur kioskat qė ndotnin atė pjesė dhe kishte ndėrtuar aty njė lulishte.
Sot nuk ekziston mė njė lulishte e tillė, sepse prona e marrė nga
institucioni fetar tė cilit i pėrkiste, ka filluar menjėherė ndėrtimin e
objektit tė vet tė kultit, njė kishe e projektuar vetė nga komuniteti fetar
dhe qė sipas tyre, do tė jetė njė object arti ndėr tė tjera. Por marrja e
kėsaj toke, nė qendėr tė kryeqytetit, nga ana e komunitetit ortodoks, solli
pakėnaqėsi tek institucionet e tjera fetare. Menjėherė institucioni musliman
kėrkoi qė ti jepej toka qė I takon te parlamenti. Debatet qė lindėn ishin tė
shumta pėrsa I pėrkiste faktit nėse do tė mund tė tolerohej njė xhami nė
krah tė institucionit ku populli vetvendoste me anė tė deputetėve. Njė xhami
nė oborrin pėrpara selisė sė Kuvendit tė Shqipėrisė, do tė linte njė shije
tė hidhur. Megjithatė, komuniteti musliman nuk i ka rreshtur pėrpjekjet e
veta pėr tė ndėrtuar njė tjetėr xhami nė kryeqytet, pėrveē xhamisė qendrore
e cila ėshtė nė qendėr tė Tiranės. Por nga ana e njerėzve qė vendosin pėr
urbanistikėn e qytetit por edhe nė vend, deri tani nuk ėshtė marrė asnjė
vendim lidhur me kėtė projekt

----------------------

05/08/2004 http://www.shekulli.com.al/
 
Komisioneri i KE-sė pėr Politikėn e Jashtme, letėr konfidenciale Nanos pėr zgjedhjet, krimin dhe reformat
 
Pronat, BE: Jemi tė zhgėnjyer
 
“Komuniteti ndėrkombėtar priste njė kuadėr ligjor korrekt, tė mbėshtetur nga njė konsensus i gjerė politik”
 
Christopher Patten
 
TIRANE- Odiseja e pronave nuk ėshtė mbyllur. Miratimi pa konsensus i ligjit para njė jave duket se nuk do tė kalojė lehtė jo vetėm pėr politikėn shqiptare, por edhe pėr Komisionin Evropian nė Bruksel. Nė njė letėr konfidenciale qė komisioneri i Jashtėm i KE-sė Kris Paten i dėrgon kryeministrit Nano, nė 19 korrik kur presidenti e kishte kthyer sėrish nė Kuvend ligjin e miratuar pa konsensus thuhet se “Mbi njė ēėshtje tjetėr, jam informuar sė fundmi nga partnerė ndėrkombėtarė qė faza finale e adoptimit nga Parlamenti tė “Ligjit mbi Kthimin dhe Kompensimin e Pronave” ishte veēanėrisht kontroverse; qė amendimet nė minutat e fundit, nė veēanti mbi pėrbėrjen dhe kompetencat e Komitetit tė Shtetit pėr Kthimin dhe Kompensimin, dėmtuan seriozisht transparencėn e kėtij procesi dhe balancėn politike delikate tė arritur mbas mundimeve disamujore. Kjo ėshė shumė zhgėnjyese. Komuniteti ndėrkombėtar priste njė kuadėr ligjor korrekt, tė mbėshtetur nga njė konsensus tė gjerė politik. Rrjedhimisht do t’ju ftoja tė pėrfitonit nga fakti qė ky ligj ėshtė kthyer nga presidenti Moisiu pėr tė rivlerėsuar kėtė ēėshtje tė rėndėsishme”. Edhe pse letra ėshtė e 19 korrikut dhe Kuvendi sėrish diskutoi pėr vėrejtjet e bėra nga Moisiu, nė thelb nuk ndryshoi asgjė. Kryetari i Komisionit tė Kthimit tė Pronave do tė zgjidhet tani nga Kuvendi (dhe jo qeveria), ku PS ka maxhorancėn. Njė ēėshtje tjetėr qė ngre Paten ka tė bėjė me zgjedhjet e 2005. Sipas komisionerit tė BE-sė, zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė 2005 janė gjithashtu njė ēėshtje shqetėsuese. “BE do tė shohė qė kėto zgjedhje tė zhvillohen nė pėrputhje tė plotė me standardet ndėrkombėtare. Ato do tė pėrbėjnė njė tjetėr test tė qenėsishėm tė kapacitetit tė Shqipėrisė pėr tė respektuar parimet thelbėsore tė demokracisė, tė cilat siē e dini, janė elemente kryesore tė njė Marrėveshjeje tė ardhme tė Stabilizim -Asociimit (MSA). Pėr kėto arsye, unė shpresoj sinqerisht qė tė gjitha partitė politike shqiptare do tė punojnė sė bashku pėr tė siguruar zbatimin nė kohė tė rekomandimeve tė pėrbashkėta formuluar nga OSBE/ Organizata pėr Institucionet Demokratike dhe tė Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Kėshilli i Europės (Komisioni i Venecias). Ėshtė thelbėsore qė tė bėhen tė gjitha pėrēapjet e mundshme nė mėnyrė qė problemet e pėrsėritura qė kanė ndodhur nė tė shkuarėn tė evitohen. Nė veēanti, unė vlerėsoj se ėshtė emergjente tė merren vendimet e nevojshme pėr pėrgatitjen e listave tė votuesve tė pėrmirėsuara dhe tė pranuara gjerėsisht”.
Po kėshtu Patten lidhur me tė ecurinė e negociatave shprehet se “Komisioni Europian do tė mund tė pėrfundojė kėto negociata vetėm nėse Shqipėria ndėrmerr hapa tė vendosura drejt trajtimit tė shumė ēėshtjeve tė identifikuara nė raportin e PSA tė 2004 dhe Partneritetit Europian. Ėshtė pra e domosdoshme qė Shqipėria tė pėrshpejtojė hapat e procesit tė reformės dhe qė arritjet e saj tė jenė veēanėrisht tė besueshme, nė mėnyrė qė raporti i PSA pėr 2005 tė konkludojė qė ėshtė arritur progres thelbėsor. Kam frikė qė pėrsėritja e progresit tė mangėt qė kemi vėnė re nė vitet e kaluara do tė ēojė vetėm nė stanjacion tė kėtij procesi. Komisioni Europian ėshtė gati tė mbėshtesė pėrpjekjet tuaja pėr reformė por vendimi pėrfundimtar pėr tė ecur me vendosmėrinė e nevojshme, sigurisht nuk ėshtė nė fuqinė tonė”.
Ndėrsa pėr krimin e organizuar dhe korrupsionin si gjithnjė Patten kujton se “BE po mbėshtet Shqipėrinė nė kėtė fushė, nė veēanti nėpėrmjet misioneve tė asistencės sė policisė dhe doganave dhe iniciativės kundėr krimit tė organizuar. Unė pres mbėshtetjen tuaj personale dhe tė pakushtėzuar pėr kėto operacione dhe pres nga qeveria juaj angazhimin e nevojshėm dhe pėrpjekje tė ndershme, nė mėnyrė qė ky problem katastrofik tė trajtohet nė mėnyrėn e duhur. Me rėndėsi tė madhe ėshtė gjithashtu edhe njė pėrqasje mė proaktive e trupave pėrkatės shqiptarė tė zbatimit tė ligjit. Pa progres tė mėtejshėm dhe konkret nė kėtė fushė, ecuria nė zhvillimin e marrėdhėnieve tona do tė kufizohet nė mėnyrė tė paevitueshme”.
 
-----------------------------
© 2003 Gazeta Panora http://www.panorama.com.al/
 
 

 
Faqe 5 - Politikė

5Gusht 2004

ligji i pronave
 

kundėrshtimi

 
pronat/ Gati tryeza e re. Kėrkohet tė respektohen rekomandimet e KE-sė dhe tė drejtat ndėrkombėtare
 

Komunitetet fetare drejt Kushtetueses

Mostjetėrsimi apo dėmshpėrblimi, shkak pėr mospranimin e ligjit

 

Agim Baēi

Komunitetet fetare do t“i drejtohen Gjykatės Kushtetuese. Sipas burimeve nga tė katėr komunitetet fetare, bėhet e ditur se shumė shpejt mund tė rimblidhet njė tryezė e pėrbashkėt pėr tė pėrgatitur qėndrimin mbi ligjin e sapomiratuar tė pronave.

Shkak pėr kėtė kundėrshtim ėshtė bėrė mosaprovimi i njė neni tė veēantė pėr pronat e komuniteteve fetare. “Pėr nga specifika e kėtyre pronave, ėshtė e rėndėsishme tė aprovohet njė nen i posaēėm, pasi kėto prona nuk mund tė konsiderohen nė kuadėr kompensimi apo shpėrblimi”, thotė pėr “Panorama“ nėnkryetari i Komunitetit Mysliman, Bledar Myftari. Sipas tij, ėshtė absurde tė mendosh se komuniteteve mund t“u kompensohet njė xhami, njė kishė nė bregdet apo nė zonė turistike. “Nuk mund tė trajtohen me tė njėjtėn logjikė pronat e komuniteteve me atė tė qytetarėve, pasi pronat qė u pėrkasin komuniteteve fetare pėrmbajnė natyrėn e patjetėrsimit, e si tė tilla, nuk mund tė parashikohen as nė kompensim e as nė dėshmpėrblim financiar”, thotė Myftari, duke e konsideruar ligjin e sapomiratuar si njė ligj qė lė shumė dyshime pėr arritjen e zgjidhjes sė kėtyre pronave.

Ku mbėshtetet kėrkesa
Pėrveē natyrės sė veēantė qė pėrbėjnė kėto prona, pėrfaqėsuesit e komuniteteve kanė aleatė nė kėtė kundėrshtim edhe rekomandimet e Kėshillit tė Evropės dhe gjithė institucioneve ndėrkombėtare qė merren me tė drejtėn e pronės, sidomos, Komitetit tė Helsinkit. Nė rekomandimet e kėtyre institucioneve kėrkohet qė pronat e besimtarėve tė shihen pėrmes njė ligji tė posaēėm, pasi natyra e tyre e patjetėrsueshme, si dhe mosekzistenca e dėmshpėrblimit (pasi janė prona tė dhuruara pėr besimtarėt e nuk parashikohen tė kėmbehen nė vlerė monetare), i bėn ato tė llojit tė veēantė tė trajtimit. “Nė kėrkesėn pėrpara shqyrtimit tė ligjit, ne u kemi kėrkuar tė gjitha institucioneve qė tė plotėsojnė kushtet tona, kushte qė mbėshteten nė tė drejtat ndėrkombėtare tė pronave fetare”, thonė numri dy i Komunitetit Mysliman.

Ēfarė mund tė kėrkohet nė Kushtetuese
Kėrkesa e komuniteteve fetare mund tė jetė njė armė e fortė nė kthimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Pas ankimimit nė kėtė gjykatė, tė Shoqatės sė Pronarėve, si dhe tė Partisė Republikane, tė cilėt e konsiderojnė ligjin si njė “veprim antikushtetues” pėr shkak tė kufizimit tė pronės, duket se kundėrshtia e komuniteteve fetare do tė jetė njė argumet qė mund ta bindė “padronin” e Kushtetutės qė tė kėrkojė nga Kuvendi rishikimin e ligjin. Ky vendim mund tė jetė mė i lehtė, edhe pėr shkak se ligji ka kaluar me minimumin e kompromisit politik, vetėm me 69 vota, pra, me mė pak se gjysmėn e deputetėve.

 

OSBE ka mbėshtetur kėrkesėn e komuniteteve

OSBE-ja ka pasur nė rekomandimet e saj pėr Kuvendin edhe parashikimin pėr njė nen tė posaēėm nė Ligjin e Pronave, pėr atė qė u pėrket komuniteteve fetare. Kjo kėrkesė ka ardhur bazuar nė tė drejtat ndėrkombėtare, tė drejta tė cilat janė firmosur edhe nga shteti shqiptar. Sipas burimeve pranė OSBE-sė, pronat e komuniteteve fetare nė tė gjithė botėn janė tė trajtuara me ligj tė posaēėm, ligj qė rregullohet nė bazė tė natyrės sė tyre tė veēantė. “Duke qenė se janė pasuri shpirtėrore dhe u pėrkasin tė gjitha brezave, kėto prona nuk mund tė trajtohen njėlloj, si ato tė qytetarėve apo pronave shtetėrore. Edhe nė rekomandimet e Strazburgut kėshillohet trajtimi i posaēėm i tyre”, janė shprehur ekspertėt e OSBE-sė. Por, Kuvendi mėsohet se ėshtė kėshilluar me pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare, vetėm nė fillim tė hartimit tė projektligjit. Mė pas, edhe pse kanė pasur nė duar kėrkesat e detajuara, deputetėt kanė kaluar mė shumė nė njė debat politik; si ajo e kreut tė Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė pronave, sesa nė kėrkesat e posaēme si ato tė ekspertėve tė katėr komuniteteve fetare.

 

Zhgėnjimi, Kuvendi tė merr nė shqyrtim, vetėm me protesta

Pėrfaqėsues tė katėr komuniteteve fetare janė shprehur menjėherė pas aprovimit tė ligjit se kėrkesat e tyre kanė mbetur tė shpėrfillura pėr shkak tė mungesės sė protestės apo kėmbėnguljes sė tyre nė dyert e Kuvendit. “Eshtė pėr tė ardhur keq qė Kuvendi merr nė shqyrtim vetėm mėnyrat e protestės, dhe jo atė qė ėshtė e ligjshme”, janė shprehur pėrfaqėsues nga kėto komunitete.

 

Flet nuri dy i Komunitetit
Myftari: Ligji tė respektojė natyrėn e pronave

Nėnkryetari i Komunitetit Mysliman, Bledar Myftari, e konsideron mostrajtimin me ligj tė veēantė tė pronave fetare, si njė rigabim tė dytė tė shoqėrisė shqiptare ndaj institucioneve tė besimit. Gjatė njė interviste pėr “Panorama”, Myftari thotė se pas asaj qė ka ndodhur me besimet nė Shqipėri, me komunizmin, kjo me pronat ėshtė njė goditje qė tashmė do shumė mund qė tė rikuperohet.

Si e konsideroni mungesėn e njė neni tė posaēėm pėr pronat fetare, nė ligjin e sapomiratuar?
Ne ende nuk jemi njohur zyrtarisht nga Kuvendi pėr variantin pėrfundimmtar. Megjithatė, jemi paralajmėruar nga zyrtarė tė maxhorancės, tė cilėt kanė deklaruar se nuk do tė ketė asnjė nen tė posaēėm pėr trajtimin e pronave fetare. Unė mendoj se ky ėshtė njė gabim, pasi kėto prona nuk kanė natyrė individuale. Kėto prona nuk mund tė tjetėrsohen dhe nuk mund tė kompensohen. P. sh., ne nuk mund ta marrim njė xhami nė bregdet, as nė tokė turistike. Por, nuk mund tė marrim as para, pasi kėto prona, nė bazė tė ligjit dhe moralit Islam, janė tė dhuruara pėr besimtarėt dhe pėr asnjė arsye nuk mund tė trajtohen ndryshe.

Ēfarė mund tė humbni nga kjo mungesė e ligjit tė pėrcaktuar pėr pronat tuaja?
Komuniteti Mysliman ėshtė institucioni fetar me mė shumė prona nė Shqipėri, e pėr pasojė, edhe mė i dėmtuari nė kėto vite pėr shkak tė Ligjit 7501, si dhe vendimeve tė ndryshme tė pushtetit qendror apo lokal qė ėshtė bazuar nė kėtė ligj. Si pasojė, pas 14 vjetėsh ndryshimesh, ne ende kemi shumė prona tė pamarra. Pėr kėtė arsye, duke pasur parasysh se mund tė ketė prona tė dhėna me qira, tė shitura apo tjetėrsuara nga persona qė kanė vepruar nė bazė tė Ligjit 7501, ne kėrkojmė tė trajtohemi me ligj tė posaēėm.

Atėherė, ēfarė do tė pėrfitonit saktėsisht?
Nėse do tė kryhej kjo, atėherė Komuniteti Mysliman, pėrveē tė drejtės qė i takon me ligj, do tė kishte mundėsinė tė kthehej nė njė institucion qė do tė vetėfinancohej, pra, nė njė institucion qė nuk do tė kishte nevojė pėr ndihma ekonomike ashtu siē ka ndodhur deri tani. Si pasojė, do tė shmangeshim edhe ndihmat, qė prej disa kohėsh kanė qenė edhe nė qendėr tė dyshimeve pėr veprimtari terroriste. Pra, kjo do tė ishte njė e mirė jo vetėm pėr ne si Komunitet, por edhe pėr vetė shtetin shqiptar.