E Diele, 05 Shtator 2004 http://www.korrieri.com/
Shqiperia mundi mbreme Greqine, kampione te Europes, 2-1 duke i nisur mbare eliminatoret e Kupes te Botes 2006. Ne "Qemal Stafa", per Grupin 2, vendosen golat e Edvin Muratit dhe Adrian Aliajt, ndersa goli grek, shenuar nga Giannakopoulos, nuk mundi te pr |
E Diele, 05 Shtator 2004 |
Me mungesen
e Geri Cipit dhe demtimin e Altin Rrakllit, trajneri Briegel pati probleme
ne krijimin e formacionit dhe te stolit rezerve, por Besnik Hasi ne qender
te mbrojtjes, Adrian Aliaj ne krahun e majte dhe Lorik Cana, shkaterrues
ne mesin e fushes, ishin te shkelqyer per ekipin vendas. Fillimi i
Shqiperise ishte i jashtezakonshem dhe pas nje presioni te Florian Myrtajt,
mbrojtja greke gaboi brenda zones. Edvin Murati e shfrytezoi kete hutim te
tyre, duke u hedhur dhe shenuar me koke. Ishte minuta e trete dhe skuadra
shqiptare e pa veten ne epersi. Pa kaluar 8 minuta, Adrian Aliaj ekzekutoi
ne menyre te shkelqyer nje goditje denimi, nga mbi 25 metra largesi duke
shenuar nje gol te madh e duke e lene pa levizur portierin Nikopolidis.
Skuadra shqiptare i vazhdoi minutat shume te mira, duke ushtruar presion
mbi mesfushen dhe mbrojtjen greke, ndersa portieri Nikopolidis u duk shume
i shperqendruar, duke mos mundur te zoteronte as topat e kthyer prapa nga
lojtaret e tij. Ne gjysmen e dyte te pjeses te dyte, Greqia e rriti lojen, edhe pas dy nderrimeve qe beri trajneri Otto Rehhagel. Giannakopoulos hyri ne vend te Dabizas ne 17', ndersa Tsartas zevendesoi Fyssasin ne 33'. Pa kaluar 6 minuta nga zevendesimi i fundit, Greqia shenoi. Ishte nje gabim i mbrojtesve shqiptare, qe e tepruan me mbajtjen e topit prane zones. Perfiton Tsartas qe harkon dhe Giannakopoulos shenon me koke. Me pas, ndeshja vazhdoi e ekuilibruar deri ne fund te pjeses te pare. Me fillimin e pjeses te dyte, Greqia nisi te sulmonte me dendur, duke synuar golin e barazimit, por me kalimin e minutave, forca e sulmeve ra dhe miqte nuk krijuan dot raste te pastra per shenim. Haristeas gjuajti nje here jashte, me pas Tsiartas harkoi rrezikshem fare prane vijes fatale, por serish rastet me te pastra i paten shqiptaret me ane te Skeles dhe Canes. Ky i fundit ndermori nje aksion personal, duke care krejt mbrojtjen greke, por duke u vonuar dhe gjuajtur jashte perballe portierit Nikopolidis. Minutat e fundit, me zevendesimin e Myrtajt nga Dragusha, ishim me luftarake per ekipin shqiptar, qe shfrytezoi formen shume te mire te shqiptarit nga Kosova, si dhe te Muratit, Aliajt, Canes dhe Hasit. Futbollistet shqiptare kerkuan 11-metersh nga gjyqtari Gonzales, kur nje top i gjuajtur nga Murati u ndal me dore nga nje mbrojtes grek. Rreziku i fundit per porten shqiptare erdhi nga nje ndermarrje personale e Karagounisit, qe gjuajti nga jashte zone shume forte, por Strakosha grushtoi sakte. Pas 4 minutave shtese te dhena nga gjyqtari spanjoll Gonzales, gjithcka perfundoi, per t'i lene vendin entuziazmit te papare ne "Qemal Stafa", xhiros te nderit te skuadres fituese dhe fishekzjarreve qe pershendeten fitoren ndaj kampioneve europiane. |
Skedina e ndeshjes |
E Diele, 05 Shtator 2004 |
Shqiperia:
Strakosha, E.Beqiri, Hasi, Aliaj, Cana, Lala, Skela, Duro, Murati, Myrtaj,
Tare. Tr.Briegel. Greqia: Nikopolidis, Fyssas (33' Tsartas), Seitaridis, Zagorakis, Basinas, Dabizas (17' Giannakopoulos), Kapsis, Haristeas, Vryzas (65' Papadopoulos), Katsouranis, Karagounis. Tr.Rehhagel. Shenues: 1-0 Murati 3', 2-0 Aliaj 11', 2-1 Giannakopoulos 39' Gjyqtar: Eduardo Iturralde Gonzales (Spanje) Ecuria e lojes 3' GOL 1-0: Gabim i Katsouranis, nen presionin e Myrtajt dhe Murati shenon me nje gjuajtje ne koke ne hedhje e siper, brenda zones. 5' Basinas hedh nje top ne zonen shqiptare, por Strakosha fiton goditje denimi, pas kontaktit me sulmuesit greke. 9' Aksion koral i skuadres shqiptare, topi nga e djathta e sulmit shkon te Cana, qe gjuan, por shume lart mbi traverse. 11' GOL 2-0: Goditje denimi e ekzekutuar mrekullisht nga Adrian Aliaj, ndersa Nikopolidis vetem e shoqeron me sy topin qe perfundon ne kendin e siperm, te djathte te portes te mbrojtur nga ai. 13' Harkim i Seitaridis, gjuajtje me koke e Vryzas, por Strakosha pret ne dy kohe. 17' Zevendesimi i pare per Greqine, largohet Dabizas dhe ne vend te tij hyn Giannakopoulos. 20' Goditje kendi nga Giannakopoulos, Katsouranis gjuan me koke, por Strakosha prêt me siguri. 29' Moment shume i mire per Shqiperine, kur Lala thuajse shenoi golin e trete, por per fatin e Nikopolidisit topi doli jashte. 30' Karagounis ekzekuton nje goditje denimi, Fyssas gjuan, por jashte. 33' Ndryshimi i dyte per Greqine, del Fyssas dhe hyn Tsartas. 35' Harkim i Giannakopoulosit, gjuan me koke Tsartas, por prêt Strakosha. 39' GOL 2-1: Tsartas harkon dhe Giannakopoulos gjuan mire me koke, ne kendin e majte, te poshtem, te Strakoshes, qe nuk mund ta ndale topin, ndonese vepron. 45' Tare gjuan me koke pas nje goditje nga kendi, por pafatesisht topi del jashte. 50' Karton i verdhe per Duron per faull ndaj Karagounis. 53' Ekzekutim goditjeje denimi nga Basinas, por Strakosha largon me veshtiresi, ndersa topi po i kalonte mbi koke. 59' Konfuzion ne mbrojtjen greke, ndersa Skela nga pozicion i mire gjuan jashte. 60' Serish Skela e ve ne veshtiresi portierin Nikopolidis. 65' Zevendesimi i trete per Greqine, Papadopoulos zevendeson Vryzasin. 69' Harkim i rrezikshem i Tsartas, por mbrojtja shqiptare largon topin. 71' Shqiptaret nisin te kendojne himnin kombetar. 72' Rast i madhe per Shqiperine, por Skela ndalet ne momentin e fundit nga Zagorakis. 75' Zevendesim per Shqiperine, largohet Myrtaj, hyn Mehmet Dragusha. 80' Aksion individual i Canes, qe driblon gjithe mbrojtesit greke, por ne fund ngurron te gjuaje dhe perfundimisht gjuan jashte. 84' Presion i Greqise, Tsiartas harkon, Papadopoulos gjuan dhe Strakosha largon rrezikun. 86' Zevendesim per Shqiperine, largohet Duro, ne vend te tij hyn Ardit Beqiri. 87' Veprime te bukura individuale te Dragushes, qe bejne qe Shqiperia te fitoje kohe ne krahun e majte. 88' Gjuajtje shume e forte e Karagounisit, por Strakosha grushton shume mire. 4 minuta shtese dhene nga gjyqtari i katert, por qe nuk ndryshojne asgje. Shqiperia fiton 2-1. |
Shtypi i huaj |
E Diele, 05 Shtator 2004 |
Reuters:
Shqiperia tronditi Greqine, fituese e Euro 2004 Shqiperia e tronditi fituesen e Euro 2004, Greqine, me dy gola ne 10 minutat e para te ndeshjes per Kupen e Botes dhe me pas u mbrojt fort duke fituar 2-1 dhe duke i derguar ne ekstaze tifozet e saj, qe festuan me fishekzjarre. Edvin Murati e kaloi ne epersi ekipin shqiptar, ndersa Adrian Aliaj shenoi golin e dyte. Greqia, qe nuk kishte mbrojtesin e qendres, Traianos Dellas u duk hija e asaj skuadre qe fitoi Europianin. Greket e paten te veshtire gjate pjeses me te madhe te pjeses te pare. Sulmuesit Haristeas dhe Vryzas nuk shkaktuan shume probleme per mbrojtjen shqiptare, ndersa Greqia sulmoi me shume ne pjesen e dyte, por pa krijuar raste te pastra. Shqiperia i humbi disa raste shenimi dhe protestoi ndaj gjyqtarit Gonzales per nje penallti, para se mesfushori grek Karagounis te gjuante fort, por Strakosha e largoi rrezikun ne 89'. Kicker Briegel mundi Otton dhe Greqine Ndeshja me "me xixa" e mbremjes ishte dueli mes ish-lauternit Otto Rehhagel si trajner i Greqise dhe trajnerit te Shqiperise, Hans-Peter Briegel. Kjo ndeshje shkoi ne favor te "ealz aus der pfalz" (sic mbiquhet Briegel ne Gjermani). Shqiperia e nisi me nje fitore sensacionale 2-1 mbi kampionen e Europes: Murati (2') dhe Aliaj i Oberhausenit (10') tronditen greket me golat e shpejte. Skuadra e Rehhagelit, qe kishte 9 nga 11 lojtare ne formacion qe luajten ne finalen e Euro 2004, shenuan vetem nje here me Giannakopoulos (39'). "Marca" Shqiperia, lideri i papritur i Grupit 2 Shqiperia e gjen veten si lider te papritur te Grupit 2 te Boterorit 2006, pas nje fitoreje 2-1 ndaj Greqise, kampione ne fuqi te Europes, qe ofroi pak nga imazhi i saj. "Kombinati" shqiptar, i motivuar per viziten e Otto Rehhagelit nga kryeministri Fatos Nano me 411.000 euro per fitoren, luajti me vendosmeri per fitoren. Me me shume pervoje nderkombetare dhe me nivel me te larte, qe zoteron tashme, Shqiperia i shkaktoi humbjen e pare grekeve qe nga fitorja e titullit europian me 4 korrik. Murati dhe Aliaj shkaktuan alegri ne "Qemal Stafa", ndersa per Greqine Giannakopoulos shkurtoi distancen. Por sulmi i tyre nuk vlejti per asgje, sepse Shqiperia e mbajti fitoren deri ne fund. Uefa.com Kampionet e Europes, Greqia, zbriti ne toke, me stil, e mundur tronditshem nga Shqiperia 2-1 ne Tirane. Dy gola ne 10 minutat e para ishin mjaft per shqiptaret qe i mbrojten 3 piket ne Grupin 2. Greqia me besim sulmoi per te barazuar, por skuadra e Hans-Peter Briegelit eshte c'mesuar me humbjet shtepiake. Ata nuk u munden ne shtepi gjate eliminatoreve te Euro 2004. |
Feste ne Shqiperi e ne bote, dhune ne Greqi |
E Diele, 05 Shtator 2004 |
Fitorja
2-1 e perfaqesueses shqiptare te futbollit ndaj asaj greke u shoqerua
nga nje feste e madhe ne Tirane dhe qytete te tjera te vendit. Me mijera
tifoze kane dale me makina neper rruge, me flamuj kombetare dhe bluza
kuqezi duke festuar, duke i rene burive dhe duke gezuar deri ne oret e
para te mengjesit. Tifoze te shumte kane ardhur ne Tirane nga rrethe te ndryshme te vendit, qe u jane shtuar atyre te ardhur nga diaspora. Vetem tifoze nga Kosova numerohen mese 8 000 vete, qe erdhen te organizuar ne shoqatat e tyre perkatese sportive per te mbeshtetur si gjithnje ekipin perfaqesues shqiptar. Me mijera tifoze te zjarrte shqiptare qe nuk kishin mundur te siguronin bileta per ndeshjen, e pane ndeshjen dhe festuan fitoren ne sheshin "Nene Tereza", ku ishte instaluar nje ekran gjigand. Nje gje e tille ka ndodhur kudo ku ka shqiptare, qe nga Nju Jorku, Londra, etj. ku shqiptaret kane festuar neper rruge suksesin e skuadres te tyre kombetare. Por ne Athine, Selanik dhe deri ne ishujt e Greqise, nje gje e tille nuk ka kaluar pa incidente, madje te renda. Me mijera emigrante qe kane dale te festojne, pa prishur aspak rendin publik, jane sulmuar nga tifoze greke, shume prej tyre jane plagosur, ndersa policia greke, sipas shume emigranteve qe kane marre ne telefon Shqiperine, ua ka hedhur gjithe fajin atyre, duke i shoqeruar neper stacionet e policise. Nje emigrant nga nje ishull, duke telefonuar ne nje televizion shqiptar, ka deklaruar se "me kane goditur me thike, duke me care veshin". |